Miku im Scott m’u qa përmes shpatullave të gotave të verës
me pezme të fermentuar, se lamtumira e tij ndaj një gruaje
që e desh nuk ish e përsosur, si kjo verë, tha, që e kemi kapur
jashtë kohe, musht i ftohur pas orgazmës nëpër bute të largët
edhe piu si për të dënuar veten, alkoole të paplotë, që kafkën
ta gërryejnë bashkë me pishmanet - këta në kokën e tij
nuk përzihen me fjalë turke, si në timen, thikat e mia vrasin më hidhët
sepse mbishkrimet arabe s’ua kuptoj, veç kanalet për gjakun i kanë të njëjta
me të tijën si dhe ndryshkun e mospërdorimit, cipë oksidesh të përndezur, hematite të bluar,
gjak shkëmbi të tharë ndanë kësaj vere të bardhë, të ftohtë, për verë
si pasvdekjet me të verdhë meiti, pothuaj e bardhë prej pëlhure liri
me të cilën janë pështjellë 1001 tabute vajzash pa fat si mollza hëne,
dhe gjë nuk i thashë… gjë nuk i thashë sepse mjaft ish e tepronte trishtimi i tij,
thikën time e nxora nga këllëfet e ngrohtë të plagëve të mia të reja
dhe e futa në këllëfin e fildishtë e të ftohtë me përkorje rutinash qytetse,
ndërsa sytë monokla m’përjetonin tmerrin e venitjes pa kthim të ca çasteve të mbrame,
sepse për fatin e keq retina s’më kish besnikërinë grafike të syve kapakrënë të meitëve
dhe veten po e vrisja me jetë.

 

21 Komente

 Love it. Brilliant!

Me pelqeu vertet ..5*

Shume e bukur !

 Emigrant, keto poezite e fundit, shum te ngatarrume smiley po me duken. 

Pjero, keshtu me duket edhe mua.. vizione te turbullume, poezi me vere te bardhe (lexo te vjeter)... kesej here Emo-ja eshte futur ne domain-in tend.smiley

Vera e bardhe (e vjeter)? smiley

Pse jo edhe nje vere te kuqe te ftohte akull, direkt nga frigoriferi? smiley

 vertet bukur! 

Flm per leximin/komentet! smiley

 

Time for a Gewürztraminer!!!

Gjerbi nje gllenke , ndaloi pak dhe e reklleu me nje kenaqesi te madhe me fund goten e mbushur me vetre . Fshiu buzet me kurriz te dores , ndenji pak dhe tha ....

Ehhh .. vere si qemoti ! Pa hile ! Nga rrush bio , pa sperkatje ! Mbushe dhe nje oshanar !

 

 Emo,vera e bardhe eshte shume nazike!

po! dhe qe ta njofesh duhet me qen me ter men esnaf.

 Ke zbuluar ndonje vere te re?

kam zbulu ate qe e di gjithe bota: sa shko vera e bardhe e ftofet me peshk ne ket sezon.

jom shum i vonum... mos u merr me mu... smiley

Lere se po me pihet nje gote vere e kuqe nga Bourgogne tani  ... smiley

 opo nje gote vere e mire s'ka rendesi se nga ku, qysh e tek....smiley

 

lene mi aman smiley po me ben me dal prej shpie e megjithse kam per te write sth sonte kam frike se do dorzohem smiley ti Em e ke fajin !

 thuhet qe ata qe pine alkol para nji paperi, ose provimi dalin me rezultate te larta smiley  

 

your typing n vesh  te perenis  smiley

 Emo, e bukur poezia, pak e trishtuar por me nje gote vere nga pas mbase mbytet dhimbja! smiley 

Mesmerizing !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).