Që kur të kam njohur

bie kohë tërë kohën
me kokrra të mëdha,
na lag e ne larg
fije të hutuara,
skaj e bishta rrudhash
rrëshqanore vijat
tona, i presim,
dalin prapë, hardhuca
vape mbi avllitë
e nxehta që brenda
për brenda mbajnë kuvlitë
ku struket dashuria,
kafshë e çuditshme me gëzof që s’duket
në terr, terr i butë me dy sy që ndrijnë.


Verë e verdhë,

po ç’u shthurën k’shtu vijat në visore,
u zhdërdhitën trojet, flurudhat e zogjve
të shlirëta shkrifërohen
nga lëmshet e qiellit,
litare fundeprerë,
kompaset nuk bëjnë
dot rrathë e s’bashkojnë
dot s’kajet e lidhëse
e këpucës si gjarpër
hyn e del në vrima
të prangës së kyçit,
kafshon koka bishtin
edhe vdes në nyje,
vetëm i tillë
bashkimi kur ndodh,
verë e verdhë vret
me helme prej drite.

13 Komente

 5 yje absolute smiley

per shqipen e mrekullueshme, figurat e lidhura nder unaza gjarpri, por sidomos per ato helmet e drites...

ps, zoto, jena ne rregull tash? smiley

smiley

zoto m'ka mor inot, s'di pse.

ps. i drejti e ha gjithmone, nqse e ke ven re, Av smiley

 

 po c'pune ka i drejti te rrije drejt, i here.... le te perkulet i cik ne ai  mo, se nuk e gjen gjo smiley

e para, patjeter me vlere. e dyta ta lexoj edhe njehere neser se sikur nuk e kuptoj.

e dyta s'vjen mire, rud? s'kom c'i boj se s'me nigjon mo.

ama, gjithnji munet me t'pershnet me ca thonj gishtash dore te mdhenj (aka thumbnails) te paul ranson. qe, per ty dhe per mu:

http://web.mac.com/karinrush/Karinrush.com/Karin_Rush_files/DSC02942_2.jpghttp://www.oilpaintingsgallery.com/ProdImages/_Paul_Ranson_The_Vines_LA-0360.JPGhttp://www.paintinghere.com/UploadPic/Paul%20Ranson/big/The%20Vines.jpg

rrofsh cimo. shif ajo e ka edhe miellin edhe ujin po sikur nuk ka maja sa duhet edhe kaq. ket autor e shof per here te pare. ej, cimo do i cik haiku e sake kjo puna e artit e poezise. e do se ashtu disiplina ka estetike.

s't'kundershtoj dot. dhe ktu esht gjith e keqja. qe, per ta lidh icik tani, "nuk esht edhe aq e keqe" smiley

 

nuk diskutohet e keqe ne poezi pa rime cimo. te lutem. te pakten jemi aq te vetedijshem. po une po te them se ende e besoj ate distilimin e shkrete. si pune rakie poezia, po do edhe rrush sa duhet, edhe sheqer ndonjehere se mos e ka rrushin shume te tharte. po aty afer teje, ne NC e kemi zier direkt prej vere te bardhe e vinte si ere korporate...

"mire" nuk edhte aq e keqe.

po jo mer jo... smiley

nuk e kisha per vargzmin, amon. e keqe po thoja per ate qe s't'kundershtoja dot. dmth kur te qepet goja ene s'ke as ca thu e as ca "mbron" (mbron ne kuptimin zborist te fjales, por edhe te perikli dhalesit).

se robi vdes per icik sherr mooo, mbi ket baz esht ngrit i gjith peshku pa uj, po ta vesh re me i cik kujdes... mirpo ke pa, rud, kur s'ke ca thu. mek mek mek ... do, ke qejf me kundershtu, por a-ha! smiley

ej, se hajgare po bojm, e ke parasysh ne ato bisedat tipike shqipe, dialog A vs. B, tip A: ia thashe te gjithe tek e tek e tek, ia "numerova" (dmth narracion dhe matematik, everything). B: po ai/ajo, ca tha? A: s'foli (fare)...

tani kjo "s'foli" perben nje hark triumfi ne llojin e vet, tip xhuzepe verdi ose monument i sent ljuisit, welcome to far west...

 

cimo ne fakt, nuk di kush te tha para ca ditesh te besh nje permbledhje edhe nuk e kishte "aq keq" amkuptove. te kam lexuar nja ca pjese edhe ne proze, (keto qe ke postar ketu), edhe me duhet te te them se ke nje mesatare te lakmushme pjesesh te mira. dmth ke shume pjese qe e kalojne me kollaj steken, vec nje pytje e kisha: pse nuk mbarojne me nje forme si psh novele, a roman i gjate a i shkurter? pse rrijne si proze poetike, (por jo ne kuptimin sprove)?

Do te sjell (jo une, Moni, tha, se ai ka i rreth kalamoj), ca gjona me lexu, petlle, qe mbarojn si po thoje, belqim nji a dy tituj me pak fat edhe qellojn ne shenj, qe t'mos m'akuzosh per bjerrje te kohes tate ne masen 100%. kshtu do t'veproj dhe une me ju ne rast deshtimi, tha nderk luca ne nje film qe ti e di mire... dmth fjalen e kam s'do mend per "thellezat"...

e sigurisht qe une do zgjidhja shtratin e ngrohte te sinjora bertinit, ne vet te nje qelie te lagur, te ftohte, ... por duhanin me te dredhme do ta mbaja si xha jaho, edhe qeni qepen ta haje. : D te pije macja uthull.

gjalle jane bilbilenjte, gjalle jane! : )

edhe "eva", po e ktija.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).