Edhe pse me dëshirën e mirë për të liberalizuar vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën, disa shtete europiane janë disi të pavendosur për të thënë OK. Hezitimi i tyre mbetet në faktin që nga shtetet e tjera të sapo liberalizuara kanë patur prurje emigrantësh më të mëdha sesa ato të kaskadës së lumit Drin.

Kryeministri Berisha ka mbledhur “nacot dhe cogat” dmth Keshillin e Ministrave.org dhe ka shprehur shqetësimin e Europës se mos shqiptarët shkojnë me kuç e me maç nëpër dyert e institucioneve për të kërkuar azil politik dhe ekonomik.

Të gjithë ministrat dhe ministreshat ja plasën të qeshurave duke parë me stil nga shefi i madh që të shihnin kur ai tu jepte sinjalin e ndalimit. Kryeministri Berisha nuk e bojkotoi aspak procedurën e të qeshurës kolektive por ju bashkua vartësve bashkë me zv/kryeministrin Meta i cili qeshte në mënyrë të integruar.

Pasi mbaruan batarete e hareshme ministrore, Berisha u tha se duhet tu renditim disa argumenta Europës që ti bindim se shqiptaret qe nuk kanë nevojë të shkojnë si emigrantë por si turistë.

Kryeministri u tha ministrave që të pregatisin një raport ku të citojnë se ku ka vend në botë që të jesh mafioz i kerkuar dhe të investosh lirisht në Shqipëria ku të duash e sa të duash.

Ku ka vend në botë që sa më shumë të akuzohesh aq më vip bëhesh.

Në Shqipëri sapo hap një biznes, qeveria të dhuron një kasë elektronike biometrike digjitalle Sal Definejshën me abonim 1 vjecar.

Tek ne po vijnë serbo-boshnjakë e ushtarakë për të hapur biznese ndërsa bota ka frikë se mos shkojmë ne refugjatë tek ata.

Ne jemi i vetmi vend në botë që sigurojmë bukën dhe elektrifikimin në vend me forcat tona.

Ne realizuam pllanet 5 vjecare brenda 5 muajve. Ta dijë Europa se vetëm uniteti Sali-Kuvend e can bllokadën dhe nuk njeh krizë ekonomike apo pulitike.

Qeveria ime që trashëgoi 3 milionë shqiptarë pabuksa brenda mandatit të parë i ktheu në 3 milionë Facebooksa.

Ku është parë në histori, të rritësh nga muaji në muaj rroga dhe pensione?!! Ku është parë të blesh të gjithë Shqipërinë vetëm me 1 Euro.

Ta marrë vesh Franca dhe e gjithë bota perëndimore se qeveria e Berishës prodhon vetëm milionerë dhe jo emigrantë.

Kur të mbaroni raportin ma dërgoni me email, ta lexoj në iSAL dhe tjua dërgoj me korrogjimet e duhura, mbylli mbledhjen e Keshillit të Ministrave.org, shef Berisha.

4 Komente

Qeveria ime që trashëgoi 3 milionë shqiptarë pabuksa brenda mandatit të parë i ktheu në 3 milionë Facebooksa.

Epike. smiley

 

qeveria franceze nuk kundërshton procesin, por kërkon garanci me shumë të drejtë dhe garancitë që kërkon qeveria franceze është që qeveria shqiptare të zbatojë disa detyra.....dhe me poshte te lidhura me te paren rendit disa qe nenkuptojne se kerkon Franca . Po te tilla si

...lufta kundër korrupsionit, kundër kriminalitetit dhe ......korrupsionit  ??? smiley do të njohë dimensione të reja”.

Po mire po shtetet e tjera nuk i kerkojne keto ? Vetem Franca . Leri mashtrimet Sali Mullahu . Bjeri drejt e mos u perdridh .Leri ato pordhet me nostalgji . Te kerkohet hic po SHQETO ...

Jep garanci se do te kesh shtetas Shqiptare ne Shqiperi pas heqjes se Vizave .

Jep garanci se nuk do behesh vatra e Megakorrupsionit botror per te lanchuar neper Europe e Bote shtetas te huaj te inkriminuar e terroriste me pashaporta shqiptare !

Jep garanci se nuk do te behesh vatra e mafies Botrore e baze e sofistikuar per te mesyre Europen per qellime te mbushjes se xhepave te Tarafit tend pa pyetur per Ligje e Detyrime ndaj Shtetit e shteteve te tjere qe do te hapin dyert .

Keto te kane kerkuar e jo te fshihesh pas fjaleve qe sido ti perdoresh kane vetem nje kuptim

" Qeveria ime që trashëgoi 3 milionë shqiptarë pabuksa brenda mandatit të parë i ktheu në 3 milionë Facebooksa "

 

Je perle e rralle me kete sintetizim dhe esencen e Qeverise Berisha . Jo vetem thenie viti por nje stende e vecante ne Muzeun Kombetar per te mesuar shqiptaret se nga kush jane drejtuar per me se 20 vjet !

 

Ti idris, je me shqiptarët apo je me arushën?

Pse nuk ia kerkon Franca keto kushte edhe greqise, serbise, italise, bullgarise e rumanise, pra?

Ti mendon se ne keto shtete nuk ka krim te organizuar dhe korrupsion ne nivele te larta?

Sa me dashamiresi qe i pranon keshillat per izolim vetem te shqiptareve, more dai?!

 Eh, ju marrte e mira ju marrte smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).