http://t1.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcQIzYNosUiKZ9KhHjsrV-AOySTIPvscqS4ZePnnB6MoDpKgtjs&t=1&usg=__ajFaVt-Q4POa4SrrR62VH4YwVHE=

(Ditar intim)

Nga Lasgush Poradeci

Pogradec, 18 qershor 1978

Sot mbrëmave, si nga ora 8 erdhi zonjusha Ana për të parën herë në odiçkën t’ime të Kullës në katin e tretë. Mori të kopiojë në shtëpi të saj poezinë, që më ka kushtuar Petraq Kolevica dhe që ma solli Petraqi më 28 Prill 1978 në Tiranë mbrëmave për apotezimin e Kamadevas ( duke më thënë në këtë poezi “Ravvi”.)

Poradec, e shtunë 24 qershor 1978

Sot nga ora 4 pas mesdite ardhi në shtëpinë time në dhomën e poshtme të katit të dytë Zonjusha Ana. Më gjeti dyke ngrënë drekë, kisha një copë sallam prej atij më të lirit, sallam i keq prej mbeturinave të mishit, prej buburrecave dhe damarëve të mishit të derrit, sallam që e blejnë fukarenjtë, ata të cilët tashi janë në shtërngim ekonomik. Kisha edhe rrotullamka kungulleshkash të thekura me vaj kikiriku, jo me vaj ulliri se kikiriku është më i lirë se ulliri, veç që ka një erë të papëlqyer, erë të paduruar. Po unë që jam I vojtur në tërë jetën time, që kam mbetur pa baba kur isha 16 vjeçar, e duroj këtë erë, erë kikiriku. Kisha ngrënë 1/3 e drekës kur ardhi Ana e mërekulluarshme, femra e re e mërekulluarshme për gjithë Poradecin, jo vetëm për mua… E ndërpreva drekën kur hyri e letë e qeshur me hap të shpejtë edhe të pandjerë. Ana, i thashë, kam mbaruar, i thashë kështu nga gëzimi që më ardhi, sepse në atë kohë s’më kish ardhur ndonjëherë. E futa gjellën në dollap menjëherë, nuk më la gëzimi t’a vazhdoj drekën prandaj i thashë Anës “kam mbaruar”. U fjalosëm me shumë ëndje sindonja 1 orë e ¼ dhe vajtmë lart në katin e III-të, në odiçkën e kullës sime ku punoj unë. Atje folmë me shumë dashuri për shumë gjëra tonat, për poezi dhe kritikë letrare, për filozofi e kulturë, për gjëra biografike të mijat për të cilat ajo me një dashuri për Lasgushin, me një zell, me një këmbëngulje, me një durim edhe me një lutje të madhe, zell të madh e të padëshpëruarsëm të saj – për të cilat ajo mua gjithnjë më kërkon, më lyp, më shtyn t’i jap, më ngacmon t’i jap, më detyron t’i jap, t’i jap, t’i jap çdo gjë gjithnjë t’i jap prej gojës sime, prej jetës sime, ngjarjeve të mija, prej arkivit tim. Sapo unë zë të flas ajo që më shkruan zë shënon, shkruan shpejt e shpejt, shumë shpejt, shumë shpejt, shkruan, aq shpejt, sikur t’ishte stenografiste. “Lër-i shënimet” i them, “lër-i këto”, “dëgjo bashkëfjalimin, dëgjo këto që flasim, që bisedojmë, jeta s’është gjë, asgjë, veç arti na kënaq, veç kënaqësitë spirituale kënaqin, na kënaqin neve që jemi intelektualë, veç gëzimi spiritual na mbetet, veç ay na ngushëllon nga të zezat e jetës, të kësaj jete. Do t’i lesh, do punosh që marri shënime, apo të të puth prapë në të dyja faqet, do t’i lësh apo – e shëkon apo jo do të të puth në buzë në gojë, kupton apo jo?” “Puthmë si të duash, unë nuk dëgjoj!” thotë, dhe kështu unë s’kam ç’bëj, kështu ajo më bind, më bën për vete, për veten e saj, më bën të bëj ç’thotë ajo. ç’far femër e mërekulluarshme, e mërekulluarshme për mua, ç’është kjo tërheqja e saj kaq e madhe për mua, kaq e pakundërshtuar prej meje. Kështu dyke folur unë, dyke folur ajo – ç’ngjau? Ngjavi që Ana, dyke parë këtë atje, dyke vënë re ç’do gjë, çdo hollësirë, çdo “sekret” që vëren në odiçkën time të kullës – dyke ngarë kështu me duart e saj të paqetësuarshme për punët e odiçkës: shtiri sytë, ato syçka aq të bukura, aq inteligjente, aq shumë “vërejtëse”, skrutonjëse, aq skruatotore për sendet e “mija” dhe e tërhoqi një fletë imja shumë e hollë, e hollë si fletë cigari; m’i të cilën fletë unë kisha shënuar nja katër a pesë radhë sekrete ( ato më sekretisimet të ngjarjeve të mija me Niqkën), radhë sekrete si nata, përmbajtjen e të cilave asnjeri gjer më sot s’ka ditur, s’mund t’ia dinte s’e dinte dot. Ana e mori atë fletë cigare, unë s’e lashë, ia mora prej duarve, ajo s’ma jepte, më lutej me 1 000 lutje t’a kopjojë, s’e lejonja, me 1 000 kundërshtime të mijat, nuk e lejonja, mos i thashë se… të putha në gojë!” “bë’më ç’të duash” tha, “unë do t’a kopjoj”, dhe e lashë, po kjo femër e lartë, e re, e hollë, elegante, bardhoshe, me fytyrën ovale, gjithnjë e buzëqeshur, më rrobërovi me këmbënguljen e saj, me insistencën e saj, me persistencën e saj dhe… nuk e ndalova dot më që ta kopjojë atë shënim timin mbi atë fletë cigare aq të hollë ku rastësisht kisha shënuar për një punë mementoje timën. (vijojnë fjalët)

Jo vetëm që e kopiovi Ana këtë shënim timin ( siç shënova këtu më lart më 24 Qershor), po Ana hapi edhe baullën time prej lëkure, ku unë ruaj gjërat më të shtrenjta dhe më të shenjta të dashurisë sime ne Niqkën, e hapi ajo baullën dhe mori, nxori prej baullës të parin Dosar ( boj kafe e çelur) ( më të sipërmin) dhe atë e mori për në shtëpinë e saj, që ta lexojë në shtëpinë e saj, se ora në odiçkë është bërë 9 e ½ e natës. S’e lashë t’a marrë, me 1 000 kundërshtime, me 1 000 të lutura, s’e linja t’a marrë t’a lexojë, por edhe Ana me mijra kundërshtime e mor, më mundi, dashurija e saj për mua, adhurimi i saj për Lasgushin, tërheqja e saj shpirtërore e parezistueshme për mua. Unë nuk desh t’a le t’a marrë Ana atë Dosar, se atje kam – përveç të tjerave – kopjen e pastër të ditarëve të mij me Niqkën, kopjen e kam nxjerrë prej ditarëve të mij lakonikë, e kam nxjerrë pastër, me bojë shkrimi, prej ditarëve, jo kopjen e ditarëve, por veç 222 faqe, të shkrojtura pastër me bojë. Kopje me bojë shkrimi është bërë prej meje inextenso, e kam bërë in –extenso në bazë të ditarëve të ndryshmë lakonikë. Kjo kopje ka 222 faqe, prej faqes 1 gjer në faqen 222. kopja është fragmentare, dmth. nuk përmban tërë shënimet e mija për Niqkën dhe për mua, të cilat jam duke i bërë in-extenso. S’i kam bërë të tëra in-extenso, sepse s’kam patur kohë, shpresoj t’i mbaroj të tëra simvjet këtu në Pogradec, gjer nga Tetor 1978. Ajo kopje që mori zonjusha Anë ka titullin ( po e nënvizoj sot me të kuq)

Shënim: Faqja 222 ( e kopjes që mori Ana) është tekstualisht kjo (që e nënvizoj sot me të kuq) Karneti N. III ( 1938)

(E hënë 27 qershor 1938) Tiranë, ora 9.15, mëngjes, u nisa me aeroplan për në Korçë. Ora 10.25, në Korçë, më priti Niqka përpara zyrës së aeroplanëve. Mbrëmave, ora 8.50, I vura Niqkës në krahun e djathtë bylezikun me 15 diamante. Ora 10.1 pas mesnate, përkëdheljet dhe puthjet e dashura me Niqkën në shtrat dhe dysheme.

(Radhori N.XI. 1938) Pjekja ime me Niqkën në Korçë 27 Qershor 1938, e Hënë. Dosarin bojë kafe; të cilin e mori sot më 24 Qershor Ana nga ora 9 e natës prej baullës së lëkurtë që të lexojë përmbajtjen e tij (siç më tha), m’a solli të nesërmen (siç më tha kur e mori) e Djelë 25 Qershor)

- vijon -

20 Komente

Flm!

nje falenderim te fuqishem per prurjen.

shume e fresket... smiley

Ana per Anen smiley

C`mekat te bukur paskerka kaluar poeti ne moshen kur mbetet vetem shpirt.!

Ditarin e plote te Lasgushit e kam ne pdf dhe kete arrita ta kopjoja shpejt e shpejt, ( edhe une po kopjoja smiley vetem se s'kisha Poradecin perqark, po shefen, qe ulerin "Ana, raportin e korrikut!" smiley

Sa e padrejte!

Do te perpiqem ta sjell te gjithin pjese-pjese, si menyre dhe per "t'i vjedhur" ca kohe punes se merzitshme, per t'u zhytur sic thote Lasgushi tek shpirterorja. smiley

 

 Po s'e ndalonja dot Anen. Shenimi ishte ky: "Ketu eshte carcafi me lulet e kuqe te Niqkes, faqja e jastekut ku kish vene kryet, shamicka e mendafshte qe me parfumovi trupin pas ekstazes s'one dashurore te asaj nate ne Dardhe, dhe gjoks-mbajtesia delikatisime prej mendafshi e Niqkes".

 Faleminderit Ana,

You made my day!

 

flm per sjelljen e dashur

 Rrofsh Ana! smiley

E "mërekulluarshme"

smiley

 Ana H. Ja ke ''vjedhur'' pseudonimin Lasgushit. Gjithmone kete mendoj kur cfaqet pseudonimi yt. Sic duket te ka pelqyer personazhi pas tij. Me pelqen pjesa kur Ana tjeter behet xheloze sepse Lasgushi po ja varte shume zonjes F. I.

 Nga gjithë kjo mrekulli dhe kjo e parëndësishmja më pëlqeu :

Tiranë, ora 9.15, mëngjes, u nisa me aeroplan për në Korçë. Ora 10.25, në Korçë, më priti Niqka përpara zyrës së aeroplanëve

Admin, falemnderit per moderimin.

Demeter, ate pjesez e pata postuar diku ketu ne peshk, tek nje shkrim i akvllit, dhe nuk pata kohe me teper se kaq.

Ishte kenaqesia ime, miq. Me vjen shume mire qe ju ka pelqyer. smiley

  Eh! Ditari i Lasgushit ! Rrofshi dhe e kujtofshi perhere !

E kendova 2 here...Plak i poshter smiley 

 Pse, tu duk qejfli? Ashtu ishte Lasgushi !Por nje qejfli, teper nazeli....

E kam lexu ne nje gazet ket ditarin dhe pat plas nje sherr i madh,mes gazetes dhe vajzes se poetit...

çar pasurie eshte ky rob. Lum kombi qe e ka.

Ditarin e plote te Lasgushit e kam ne pdf

Po vernje moj gjekundi ne linje ta lexojme dhe ne. Dhe flm. smiley

 

U fjalosëm me shumë ëndje sindonja 1 orë e ¼

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).