Poradec, e Hënë 26 qershor 1978

Në orën 3.30 dyke ngrënë drekën me gurnecka të thekura erdhi Ana në dhomën poshtë ku hanja, I fshiva shpejt buzët me dorë se I kisha me vaj dhe e ngrita shpejt lloskën . meqë e mbaj me lloskë mos më hyjë macja – u hap dera prej lloskës hyri e qeshur e lëvizur si një gjarpërushkë Ana, sapo hyri i-a putha shumë faqet, ia putha dhe gojën me rrëmbim në atë sekondë, po më ardhi pastaj si turp, turp për veten time, që e putha në gojë me buzët e mija gjysmë të vajosura. Pasë ndonjë ore u ngjitmë në odiçkën lart në kullë, ku folmë gjer në orën 9 e ½ të natës.

 

Poradec, e Martë 27 Qershor 1978

Sot m’i solli, mbrëmave nga ora 7, të dy paqetkat Ana, ato që m’i mori dje. E pieta, ç’bëri me to, Tha: “I lexova qe mora shënimet që desha”.

Sot 27/6 78 Ana rrëmovi në baullën time prej lëkure dhe mori, me kundërshtimin t’im të madh, 1 paqetë të lidhur prej meje me shumë kujdes me letër bojë kafe të çelur, të lidhur me spango. Tha: “sa me kujdes janë të lidhura, të vështjella gjithë paqetat”. Kjo paqetë ka madhësinë e një kartpostaleje dhe është e trashë më shumë se 1 gisht. “Po ç’i merr kështu”, i thashë, pa më pyetur fare i rrëmben? Tha: “Unë jam rrëmbenjëse”. Ndenji Ana në kullë me mua gjer më ora 9 e ½ të natës dyke biseduar për art, për poezi, për kritikë letrare, për filozofi, Sokratin, Kantin, Shën –Agustinin ( Aurelius Augustinus): per Agustinin i thashë Anës se ay shkrojti Autobiografinë e tij, “konfesionet” e tij dhe është i famshëm, siç thonë eruditët për sinqeritetin e konfesioneve të tija. I thashë Anës: Ay është në shumë gjëra i sinqertë, për atë që di të lëxojë kuptohet lehtë, shumë lehtë pasinqeriteti i tij, pra: lëndohet edhe ay, ndonëse është… i “shëntë”. Edhe “konfesionet” e Jean Jacques Rousseau-jt i thashë Anës, eruditët i mbajnë për të famëshme nga “sinqeriteti” i tyre. “Nuk janë, Anë, as këto me sinqeritet, unë i kam lexuar ato, ja ku i kam këtu në 3 volume të vogla frëngjisht, janë të sinqerta po dhe vende vende s’janë. Duket menjëherë që s’janë për atë që di të kuptojë si shkruan tjetri. Pra, edhe Rusoj bën vetë-lëvdim. Të sinqerta Anë janë vetëm këto, këto shënimet të Niqkës, shënime të dashurisë, të cilat t’i mua m’i rrëmben kështu me zor. Pse janë ato të sinqerta, të sinqerta absolutisht, absolutisht të sinqerta. Ato Anë janë siç e shikon të sinqerta – pse? Si? Janë të sinqerta sepse unë i shkruaj, i kam shkruajtur për veten time, vetëm e vetëm për veten time, që t’i kem për veten time, jo për të tjerët, t’i kem po t’i kem vetëm për veten time. S’i kam që t’i botoj, që t’i marrin vesh të tjerët, po i kam për mua, për kujtimin t’im, kujtimin t’im personal. A kupton Anë? Kupton si janë ato të sinqerta? Të shkrojtura për vefte, për veften time dhe jo për të tjerët ( siç bëri Augustini dhe Rousseau-j?) Prandaj unë ty Anë, s’t’i jap shënimet e mija, kujtimet e mija, prandaj mos m’a merr për të keq që s’t’i jap, që t’i jap me kaq kundërshtim nga ana ime, prandaj ti – nuk m’i merr, por m’i “rrëmben”; edhe Ana qeshte kur i fola kështu, për shënimet e mija ne Niqkën. “ Ja si e kuptoj unë sot, sot pas kaq e kaq vjetësh dashurinë për Niqkën, dhe sikur e shijoj atë edhe tashi, sikur e jetoj edhe atë tashi e jetoj edhe e shijoj qindpërqind, si atëherë kur adhuroheshim të dy me Niqkën.”

Kështu këto fjalë edhe shumë të tjera bisedonim, flisnim me Anën sot të Martën më 27 qershor përpara se të shkojë ajo nga ora 9, 9 e gjysmë e natës për në shtëpi, kur më mori për në shtëpi paqetën me format kart-postaleje ( prej baullës së lëkurtë.)

 

27 Komente

o ana rrofsh. duam prapë.

o jero, kur t'kthehesh, do t'bej trahana. smiley

A ma dërgo kshu me email attachment, se deri sa të vij unë do e ketë hongër naj losttext a naj fh smiley

Ata jane per vete te e hongmja me atch. Pe verteti mund ta haj una me vllain e Nohise. Keni inot juve???? Kthehuni m'atdhe pra mo, mos na rrini rrugve.

aha, guce, vetem ne te dy kemi ngel m'duket me honger trahana dal vivo, na kane "tradhetu" te gjithe... smiley

9 & 1/2, 9 & 1/2 paska qene numer magjik, numer "sherri" qe qemoti  ... smiley.

Flm Ana, se edhe te takon te na qerasesh sot, e cfare qerasje, vere nektar smiley.

 Ec e thuaj qe bota s'eshte e vogel. E kam pase takuar njehere kete protagonisten. Pastaj e mora vesh terthorazi per lidhjen me Lasgushin, hahaha Paska shkruar Lasgushi edhe tregim per te! Bote e vogel. Zonjushe ka mbetur.

Whatever. Mbase eshte edhe reaksioni ndaj penicillines qe po e kaloj ne forme icik te rende. Por them qe vetem nje adhurim i pakusht ndaj Poradecit - qe eshte nje gje fare e natyrshme dhe fare e paqortueshme - do gjente kushedi se c'e ne kete pjese te shkeputur qe jepet ketu.

Une do beja ne fakt pyetjen thelbesore qe me ka gervishtur me mote per Lasgushin, pa lidhje shume me ditaret apo Niqkat:

Cfare vlere reale pati heshtja e tij ne disa dekada, megjithe shtysat dhe qellimin siperan te saj, te cilat i marr si aksiomatike. A mund te quhet "heshtje qe flet" nje heshtje konstante? A ka vepra ne doreshkrim poeti gjendur pas vdekjes, qe do na rrefenin si nuk do heshtte?

Sqaroj qe nga asnje shkrimtar nuk mund te kerkohet performance gjithekohore, pasi arti nuk eshte prodhim dritherash. Lasgushi me ate qe ka dhene (dy vellime poetike qe i di une te pakten) eshte i nderuar dhe kapelja hequr i eshte si per pakkend. Gjerat personale, fluturimet aeroport me aeroport ne ndjekje te afeksionit, figura mitike me pallto, bastun, borsaline dhe qen qe shetit, heshtja mosaprovuese, bisedat pikante me kolege, kontrasti gati befasues me grine kolkoziane rreth e rrotull, intelektuali i shquar ne saharen rrethinore me te cilin ia vlente vertet te pije nje kafe e te tilla gjera si keto, me thene te drejten nuk me bejne ndonje pershtypje te thelle; jane shume OK ne te drejte te tyre, por qe te behen mbresa te thella, nuk arrijne. Me gjithe predispoziten. "you don't impress me much", tha shania twain.

 

Frankly darling, te shkuara smiley.

Te shkuara pra smiley.

Sa per te tjerat, kur te sherohesh se m'vjen keq to take advantage of you under current conditions.  Se jo per gje, po ke alibi t'fort Ademo smiley

won't use no alibis. plus qe nuk jam dakord me ate muhabetin e sinqeritetit. Sinqeriteti ka probleme ne definicion. Plus qe kur shkruan "per vete", kete e ben per "vetet" ne kohet e ardhshme, qe jane te tjeter uner, nje audience e huaj pra.

S'je ti dakort po qe kur e tha Kllarku, u shkrua ne gur  smiley.  

Sinqerisht, a drejt me thene (se mos te cyt fjala), duhej nje pike-presje te ajo fjali.  Pjesa e pare, aludim se c'mund te thoshte Lasgushi, dhe pjesa e dyte, sinqerisht te shkuarat. Per llafet e mundshme te Lasgushit edhe mund te diskutojme.  Per pjesen e dyte, nqs e ve sinqeritetin ne diskutim, aha, qenka grip i keq, e duhet pare ose doza e antibiotikeve, ose ndonje mundesi reaksioni jo i mire per shendetin smiley

sinqeriteti eshte koncepti abuzuar Monde. Flitet shume per sinqeritet ne raport me tjetrin, kur cdo gje nis me sinqeritetin ndaj vetes, si e dhene e pare. Dhe pikerisht aty ngaterrohen punet, pasi i shkreti sinqeritet na qenkesh funksion kohor, mbi te gjitha. Dhe per ta bere mish mashin perfekt, futet ne loje edhe mosnjohja e vetes dhe nenndergjegjia si thele mbi bisht.

Ndaj te thom.

Perpos kesaj, te tjerat ne c'thashe i kisha bukur mire te organizuara, kshu si me bullet points ne nje ppt preso si me thene... derdha shume djerse n'ate koment me nje llaf... smiley

Pra, muhabeti ishte tek respekti ndaj autorit si faktor konfondues ne trajtimin e pjeseve te marra prej tij qe nuk para ia thone shume... nuk di a m'kupton. Se nqse thomi "Great" per cdo gje qe vjen nga X apo Y, i humbet e ndrejta per te qene "Great" pjesevee qe vertet jane te tilla.

smiley

 

Ore pse ma keni fshire pyetjen? Mua ky robi me duket plak qefli qe do mish te njome. Tip pedofili. Fakti qe ka qene poet dhe qe flet me llafe te "bukura" i jepka tis magjie jargavitjeve te nje plaku te pjerdh?

Pjese e bukur. Te pakten mesova qe Rrefenjat apo autobiografite mund te shihen me sy tjeter. Dakort dhe me emon, megjithese hmm. Sot veshtire se te impresionon Lasgushi, por behet fjale per nje njeri qe ka lindur ne 1899. Dhe nuk kishte as internet e jo me fejsbuk.

Flm Anahiste. smiley

 

Sot veshtire se te impresionon Lasgushi, por behet fjale per nje njeri qe ka lindur ne 1899. Dhe nuk kishte as internet e jo me fejsbuk.

Per nje moment e perfytyrova Lasgushin ne kohet e internetit, duke instant message-uar romantikisht* me Anen ose Niqken ne Facebook a gjetke, me smilies e zhargone &  shkurtime interneti. smiley

Kush na thote si vazhdon dialogu i tyre ne kete skenar? smiley

*mbase dhe duke i kenduar vargje tip "we could have had a bad romance" lol

 

P.S. Per ne qe s'e dime, a beri gje Lazua me Anen pervec puthjeve ne faqe te shoqeruara me 3 ore e gjysem biseda? smiley

flm per leximin dhe Xhibit vecan, qe nxjerr koken here e tek me pyetje pikante. Nuk e ka shkruar gjekundi, Xhib, as ne ndonje leter derguar ndonje miku, sic beri dikur Pushkini "Sot, me ndihmen e zotit, e "shtiva ne dore" Ana Kernin". Por s'e kuptoj ku qendron rendesia e kesaj pyetje mashkullore? Apo vetvetiu qenia shkon drejt instiktit, per te plotesuar nevojat bio-fiziologjike, e duke lene menjane ate shpirteroren? Mua nuk me intereson fare kjo pjese, por edhe ne ka ndodhur, uroj te kete qene e bukur.

Aha, Monde, vera e datelindjes sime s'i paska shijuar Emos, por  si pa qejf qe ka qene, ndoshta  nje vin brule' a nje raki e nxehte me pak kanelle, ndoshta do t'i bente me mire... smiley

scherzi a parte, Em, te uroj sherim te shpejte. Dhe po, nuk e fsheh qe kam nje lloj... ta quajme admirim te vecante, per njerezit qe jane kshu te krisur, qe jetojne ne ate boten e tyre, ne nje kohe te pakohshme. E te mendosh qe shume vone e kam mesuar qe ai ishte gjalle, ne njefare menyre e ka perjetuar persegjalli harrimin nga bota, kur nderkaq ai linte jashte botes se vet, ate tonen, te rendomten, te perditshmen. S'e mbaj mend mire tani, por me duket se tek "Ikja e shtergut", Kadareja shkruan se kur i pat shkuar per vizite pas "prockes" qe pat bere me Anen, ai e pat pyetur per Hoxhen: "C'ben ai, gjalle eshte apo ka vdekur?" E merr dot me mend se ne c'kohe jetonte ai? Une do te doja ta kisha njohur, qofte dhe per kete faktin e te qenit "ekstrentik", ndoshta. Si mund ta interpretojme heshtjen e tij? do te thuash ti, qe pas clirimit nuk shkroi thuajse me asgje. Ndoshta i humbi muza, ndoshta i menjanuar nga te tjeret, ai preferoi te qendronte ne hije, duke u shfaqur rralle e tek si fantazme si per t'ju kujtuar te tjereve qe ju doni te me fshini nga kujtesa, por  une ju fanepsem  kudo.  Mbase dhe kjo historia me Anen  ishte nje nga ato "kokekrisjet" e tij,  per te sfiduar  kohen  tone,  jo te tijen,  per te sfiduar  "ata lart" dhe kjo sfide vinte ne trajten e me te pabesueshmes gje, nje historie dashurie ne moshen 80 e kusur vjecare.

Keto kohe, te bijat kane botuar 3 vellime te vepres se Lasgushit: nje me poezi, qe e kam ne shtepi, tjetra permbledh gjithe veprimtarine publicistike te tijen, kete s'arrita ta lexoj, sepse ia bera dhurate dikujt, dhe e treta eshte Ditari intim, qe them se do ta marr tani se shpejti.

Ndoshta pjeset e sjella me lart nuk jane ne lartesine e te qenit "great", por ne fakt, ishin ne sintoni me humorin tim te asaj dite, "giu di corde".

ju pershendes

Imagine

http://www.dailymotion.com/video/xhkab_j...

 

Faqe të grisura nga ditari Lasgushit që i gjeta në rrugë.

Ndjeva zemrën që të ngrihej kur dallova siluetën e A-së. Ora po shkonte 9 dhe i kisha humbur të gjitha shpresat. E kishim lënë që të takoheshim në orën 20½. I zura dorën dhe duke kaluar nga bodrumet, në mes të errësirës, ngjitëm shkallët e drunjta në majë të gishtave. Edhe pse frika më kishte ngrirë, vetëm prekja e dorës së saj  më bënte të lumtur. >>

Mendoja çdo ditë për të. Sa herë ëndërroja që ta kisha pranë si në ato çaste.>>

Me të hyrë në dhomën time, e mbylla menjëherë derën. Afrova buzët pranë buzëve të saj. Të buta dhe akoma të freskta nga të ftohtit që bënte jasht. Kalova duart nën pallto dhe duke ndjekur linjën e mesit preka vithet e saj të ngritura. Buzët u njomëzuan. E putha në qafë, prapa veshit  dhe i pëshpërita : të dua. Dëgjova : edhe unë. E thënë aq ngrohtë, aq me sinqeritet (të paktën ashtu mu duk), ndjeva trupin të tronditej i tëri…>>

 

 

Ana, nuk e dija qe ishte vere ditelindje. E kush eshte ai qe do te behet "open mouth, insert foot"? Si dhe, kush jam une te diskutoj shijet, simpatite apo afeksionet e te tjereve! Nqse idolatria ndaj nje autori te caktum do denohej si mekat prej dikujt pa kete mekat, une nuk do isha kurre ne gjendje me gjujt me gur.

Sa per Lasgushin, ky eshte ndoshta nje nga njerzit qe ka qene me ne rregull me veten e vet. Plus, mbase edhe ai qe e degjoi me fort nga te gjithe lutjen e F. Konices, foli kur kish gjera per te thene, heshti kur nuk kish te tilla. Mbase. Tani eshte sh veshtire te kuantifikosh pse pelqehet dicka e shkruar. Hedonimetri i Francis Edgeworthit mbetet edhe sot pas nje shekulli e kusur dicka pothuaj iluzore. Pra eshte i kote diskutimi i te pelqyerit. Kembengulja (nga ana ime) ne kete rast do kalonte ne llafazaneri - gje e rendomte kjo ne keto terkuzat komentore te virtualitetit.

Per hyrjen me kepuce pafshire ne sallonin e nje ditelindje qe s'e dija, kerkoj ndjese.

Em i dashur, idolatri eshte paksa term i tepruar, prandaj kam shkruar admirim i vecante dhe s'ka arsye per te kerkuar ndjese apo shfajesime, thjesht po bisedojme mbi gjera per te cilat, ne kete rast, nuk ndajme te njejtin mendim. pastaj, sic thote dhe Lasgushi, nuk ka gje me fisnike se vdekja dhe balta, ne kete rast kepucet e tua te pafshira jane perhere te mirepritura ne sallonin tim me ose pa datelindje. smiley

Xhibi thotë:

"Per nje moment e perfytyrova Lasgushin ne kohet e internetit, duke instant message-uar romantikisht* me Anen ose Niqken ne Facebook a gjetke, me smilies e zhargone &  shkurtime interneti. Big Grin

Kush na thote si vazhdon dialogu i tyre ne kete skenar? Smile "

 

ja ta provojme shpejt e shpejt Xhib smiley

 

...>>

> >

-Ciao. Txt nga prmanenti. Floket bliç.>>

-vr8? Do mi verboç sytë. Sonte jam i lig.>>

-vij të rrëmoj baulet.>>

-i mbaj ndën krevat. Do sh3hesh?>>

-sa të hedh pak benzinë>>

-parfum i flamosur>>

-lol. Me shkrive.>>

-?. Po më bien bateritë. Duhet karikuar me të parë.>>

> >

...>>

- zëre se erdha.>>

- keshtu thua gjith1.>>

- s’të pëlqen?>>

- më preke tani.>>

- u preke?>>

- u preka.>>

- mi 2 smiley>>

- tema sonte = 4 liturgjine.>>

-ç’kishërimin?>>

- je djall.>>

- mbrëmë = unikorn, sonte djall me brir. 2x Ç’vete?!>>

-lol. Stop filosofitë. Zbrasu në fletorkën me quaderna.>>

> >

....>>

> >

-çthot Shoppinghauri?>>

-uffff traplik i madh.>>

-????>>

- smiley trafik i madh. s’më punojnë gishtat.>>

- e mbarova Liqerin.>>

- vr8?>>

- atë në shishe.>>

 

rrofsh o fh, se isha gdhire gjithe xhind sot.

- e mbarova Liqerin.

- vr8?

- atë në shishe.

lool

 Pse, "Stop filosofitë. Zbrasu në fletorkën me quaderna.", si të duket AH? smiley

Qesha shumë o fh. Rrofsh! Dhe ti AH u bëfsh sa të të dojë zemra! : )

 

 

 

 

Rri se desh me hipi frimezimi te ngallosnja dhe une ca gjera, por jo... se kam turp smiley

flm, akllo! smiley

-vr8? Do mi verboç sytë. Sonte jam i lig.

fh, no internet/sms sex per keta? smiley

 

Anush, thjesht kuriozitet qe moj, pse na etiketoni maskilista per te tilla pjetje, sikur vetem ne na i ka qefi ato gjerat joshpirterore. smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).