Përdoruesit e WordPress-it duhet të përditësojnë platformën e tyre me versionin 3.0.2, një përditësim sigurie dhe që këshillohet me forcë karshi krejt versioneve të mëparshëm të WordPress-it. Problemi në fjalë mund t'i lejojë një përdoruesi të shkallës Autor të ketë më tepër të drejta mbi blogun se sa parashikon lloji i përdoruesit përshoqëruar atij nga administratorët e blogut. Ekipi i WordPress-it këshillon përditësim pa humbur kohë, edhe në rastin kur nuk keni përdorues jo të besuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).