Unë ngordh të dal për xhixhivalle. Por në R s’ka xhixhivalle. Nuk e di a ngrihet kush para meje dhe i mbledh të tëra apo deti s’ka takat ti nxjerrë der në breg dhe i lë diku në mes të gjirit. Megjithatë, një mëngjes të bukur (vërtetë të bukur) kur uji është kristal dhe unë, në mungesë të xhixhivalleve, kërkoj me sy mini-lavrakët që banojnë rrotull molit, shoh disa spica kockorë që shpojnë rërën. Fiks si ato të një guacke kërmilli që zbukuronte një nga raftet e bufesë së shtëpisë së vegjëlisë. Më në fund, një xhixhivalle souvenir nga R! Bëj ta kap me dorë, por spicat më shpojnë. I kërkoj V. të më sjellë një copë letër a gazetë ndërkohë që unë ruaj kërmillin. V më sheh siç shihet kalamani që s’ke ç’i bën, del nga uji duke sharë guralecët e thepisur të bregut që i shpojnë shputat dhe më sjell dy-tre fletë nga libri i vet me enigma. E armatosur me fletët e Sudokusë e kap gjënë me spica dhe e nxjerr nga uji. Është një guackë kërmilli e madhe dhe me spica elegantë, bashkë me ligavecin brënda. E shoh dhe më ngjallen të gjitha ndjesitë e imponuara nga gjithë spamet e WWF-s që më mbushin kutinë e postës elektronike. E kthej ligavecin në ujë dhe dal e dëshpëruar që operacioni « Xhixhivalle nga R » dështoi. Fakti që një ligavec vazhdon të jetojë falë zemërgjerësisë time nuk e zbut dëshpërimin se unë s’do ta kem guackën si ajo që kishte gjetur babagjyshi kur bënte ushtrinë në të njejtin bregdet.

Paraditja kalon në diell dhe në det. Kërmilli është harruar, por unë vazhdoj të kërkoj mes gurëve ndonjë kujtim nga deti. Kërkimi është në plan të dytë. Lexoj dhe herë pas here ngre kokën dhe qëmtoj gurët me sy. Pi ujë dhe qëmtoj gurët me sy. Bisedojmë dhe qëmtoj gurët me sy. Kthehemi për në dhomë duke diskutuar alternativat e darkës dhe unë qëmtoj gurët me sy. Dhe ja, mu atje në rrëzë të molit, mbi gurëzit e imët, një guackë kërmilli, me spica elegantë në kafe të çelët, fiks si ajo që i kisha kthyer detit. Jeeeee! Xhixhivalle! E braktis V. dhe i drejtohem kërmillit. E kthej ta kontrolloj dhe kësaj radhe guacka duket bosh. Ky kërmill është fati im! Ia tregoj V. gjithë gëzim. Bosh është?- më pyet. Bosh- i them unë. Dhe tek e kthej kërmillin që ti tregoj se është bosh, një gjë e squllët rrjedh e bie përtokë. Tani është bosh, i them dhe vazhdoj ta rrotulloj kërmillin duke kundruar elegancën e spicave të kafenjtë. Tek i afrohemi dhomës V shtrëmbëron hundët dhe ndërron rrugë. Era peshk i qelbur-më thotë! Unë ndaloj së sodituri dhe rrotulluari guackën dhe ndjej një erë shpuese peshku të prishur që më rrethon aq qartë sa duket sikur buron nën hundën time. Vij unë erë, i them! Dhe pas një sekondi reflektim sipas të cilit unë vetë s’mund të vija era peshk, afroj kërmillin tek hunda dhe era shumfishohet dhe vendimi është i qartë: një copë ligavec endet brenda guackës dhe tani merr hak! E lëshoj xhixhivallen para derës me frikën se dikush mund të ma marrë dhe futemi brënda. Era na ndjek. Afroj dorën te hunda. Qelbet peshk i prishur. Sapun, ujë i nxehtë. Qelbet peshk i prishur me erë sapuni. Pastë dhëmbësh. Qelbet peshk i prishur, me erë sapuni dhe paste dhëmbësh. Mastro Lindo! Ky po që i shkatarron të tëra erërat! Qelbet peshk i prishur dhe Mastro Lindo!... E dëshpëruar përpiqem ti rri larg V-s që gajaset me mua ndërkohë që më siguron se nuk ndjehet më era. Përveç erës së dorës së djathtë, kam gjithmonë merakun e xhixhivalles që ndodhet e vetme anash derës së dhomës. Mos u bëj merak- më siguron V duke qeshur. S’ka bir nëne që i afrohet guackës tënde! E mbron era e vet!

Lahemi, ndërrohemi dhe dalim për të ngrënë bukë. Kërkoj një copë limon dhe kamarieri ma sjell gjithë çudi sepse ne kemi porositur picë. I fërkoj duart me limon, i shpëlaj me ujë pa gaz dhe më në fund era e ligavecit ka ikur. Ufff!...

Kthehemi në dhomë dhe kërmillin s’e ka prekur njeri, as kafshë. Kam frikë mos i ndodh gjë natën, por nuk guxoj ta fus brënda se mos i zgjohet përsëri era e tmerrshme.

Në mëngjes, guacka prehet buzë derës nën rrezet e diellit. Kësaj radhe, e kap me një qese plastike dhe i drejtohem detit. Ky i lan të tëra. E mbush qesen me ujë, e tund, e shkund, i marr erë: era peshk i qelbur prej dy ditësh... Përpiqem ta ngec qesen mes ca gurëve të mëdhenj, por një dallgë e madhe vjen e ma zbraz qesen. Guacka zhduket diku mes dallgëve dhe gurëve. E kërkoj me sy, por hiç. S’paska qenë fati im, them. Dhe kthehem drejt V që qesh akoma dhe një herë me dalldinë time për kërmillin.

Që prej atij çasti, sa herë i afrohem bregut, shkoj dhe rrëmoj me sy anash gurëve. Ndoshta ndonjë dallgë e ka larë e ka bërë të pastër dhe e ka nxjerrë në breg. Por asgjë. Hiç.

Nga inati i detit nisem të blej një shishe ujë. Tek i afrohem molit, shoh një guackë kërmilli, me spica të kafenjtë elegantë, fiks si ajo që më ka marrë deti. Kësaj radhe e kap me kujdes nga spicat dhe e kontrolloj në është vërtetë bosh. Nga një vrimë e vockël duket drita që hyn nga ana tjetër. Dhe uji qarkullon liirshëm. Kësaj here guacka është bosh. E laj prapë me ujë deti dhe vë re se është ca e thyer. Bishtin s’e ka të plotë dhe spicat nuk janë aq shpues sa ato të guackave të mëparshme. Por prapë ka forma elegante dhe atë ngjyrën e kafesë së çelur me shumë qumësht. Kthehem gjithë gëzim në çadër. Prapë ti? –më thotë V. Prapë unë, - i përgjigjem duke i treguar se si është vërtetë bosh kësaj here.

Guacka thahet në diell dhe unë e vë bashkë me ca guralecë shumëngjyrësh në çantën e plazhit. Ne kalojmë dhe dy-tre ditë diell e det. Kthehemi në shtëpi. Guackën nuk ma kanë zënë sytë ende. Me siguri prehet në ndonjë xhep valixheje. Ndoshta do të dalë në dritë në udhëtimin e ardhshëm.

 

109 Komente

Dje kalova une nje fund jave aty afer R. U tromaksa. Mire qe e paguje si frengu pulen, por dhe duhet te fusje mik qe te ishte vertet deti ajo gjeja qe fusnim  ne goje . Rrofte miqesia, po po na shikonin me zili : Ku e gjeti ai koklopa ate taven ?

E porositem qe ne mengjes se aty nga dreka mund te merrje pergjigje te tipit: kan ngel vetem 500 gr Barbunj smiley  .

Sec na thane qe peshkataret tane i ndrokan peshqit me ata qe u afrohen brigjeve tona. I bie me shku ne Gerqi me gren peshk te atij vendit afer R-se. Ne nje tavoline kater dorace ( te gjithe duar prere ) lunin peskaç. Tavoline pelgrinazhi mund te behej nese shikoje sa mire i perdornin letrat edhe ashtu em dur te cungume.

Si ndryshe mu duk kete here. Jam i detyrum me shku dhe fundjaven tjeter, por nga Tirana do nisem ne oren 4 te mengjesit qe mos e kaloj serish ate katrahuren nga hyrja e Vlores deri afer Ujit te Ftohte. Si vuajtje mu duk kete rradhe. Edhe kur u ktheva po keshtu. U dashka levis mbas ores 11 te nates ne kthim. smiley

Ajo qe me ngelet e palevizur por qe eshte mema natyre qe vendos, eshte mjegulla qe vesh jeshillukun si kapuce kalamaqesh.

10 dite te tjera pushim ? Mbase jo ne Shqiperi.

He se harrova : Kam i dyshim qe keni konsumu peshk te eger deti sa per nje vit ju me gjithe kete V-ne smiley . Se si situata shfarosje mu duk.  smiley

Se eshte kulm i kulmit qe te jesh 1 m afer detit e te hash per dreke peshk frigoriferi . smiley

 

 me peshk, pa peshk, poetik të paska bërë ai vëndi. : )

 

Kam qene ne rreth letrar mer ne shekullin e kaluar, e na mesonin si te beheshim Cehove smiley

Plus qe e heq zona andej qe behesh prozatmen. Po thuaj komshi me Zenepe Luken. smiley

P.S. Po qe me ngjanin te gjithe femnat andej mu si Zenepe kete nuk e mora vesh . smiley

 

 do jesh traumatizu nga komshija, pranej. smiley

Fatkeqsisht, nderrimi i peshkut ne det eshte 100% i vertete, ashtu si dhe i jashteligjshem..

Per te tjerat ju kam zili, na mbyti lageshtira, buze detit..

Sa me vonese e mora vesh çfare ishte R-ja smiley. Me pelqen fjala xhixhivalle!

Une me gjithse nuk i marr vesh kush eshte R e kush eshte V them se akvllin e muarta vesh smiley

Kom i menje me dal i here nga deti me pa ..a ka mo peshk apo ka rrjedhe uji , ne ka met si i thone si peshku pa uje . Tani akvlli i vje verdalle i gjoje me tul te kalbur mrene dhe thote Peshk. E kthe nga lart poshte e poshte lart dhe po vrima ..long qe rrjedh. Dhe pastaj ..ajo e tmerrshmja ERA e Qelbur.

Akvell nuk o faji i Guackes ( mbeshtjelljes) o faji lengut . Ti e ke kuptu dhe ja ke gjet ca menyra me e la eren...po them se duhet ma mire me i gjet i lloj lengu tjeter qe te mos mbaje ere sic po te mba ty produkti i lloit Peshk !

Falem per shijen qe jep po cuk e  kisha menu qe akvlli do ishte e G J A T E dhe  pa ato fundet made in  AKVLLI smiley

 Idris i dashur, jam krejt dakord që s'e ka fajin mbështjellja që është kalbur ligaveci brënda saj. Por që era me atë të peshkut të prishur ngjante, dhe kjo qe e vërtetë. Për të tjerat, më duket se ti më shton ca qëllime që s'ishin dhe s'janë të miat. 

Ja shëndet! smiley

Te kujtohet ajo gje e gjeza  e atij maturantit "ters" qe boni kur i erdhi rradha

Kush e gjen car kam une ne mes te kembeve - tha ose pyti

 iiiiiiiiiii - ben gocat dhe cunat gjith turp .

Nuk o ajo  qe menoni Ju . Kom komen e tavolines - sqaroi .

I erdhi rradha prape dhe po ate pyti

Kush e gjen car kam une ne mes te komeve

Oooooooo- bene gocat dhe cunat . Komen e tavolines pra

Jo - tha pse sqaroi  . Kom ate qe menute ne fillim

Mo me vur re mu shume Akvlli , se une jam nga koha e syrit vigjilent ere . Po dhe Carls Snow e ka pas thone

Prapa nje te thonme fshihet i gjo smiley

 Fshihet, sigurisht, por në vend tjetër. : )

 R-ja mos eshte Radhima, deti eshte i bukur atje dhe transparent, ndersa sa per eren e asaj xhixhivalles,qe se kam idene se si eshte, dhe emrin per here te pare po e degjoj, e besoj, sepse si cdo krijese deti, era e keqe eshte karakteristike! Shkrimi i bukur!

 xhixhivalle u thonë guackave të detit në jug. falemnderit!

 oo..! Kot nuk thone sa te rrosh do t` mesosh!

Ta kishe lene dhe ca akvll .Te shihje e lexoje nonje pergjigje tjeter per xhixhivallet.

psh ne Korce kane kuptimin e gjerave qe zbukurojne por me tallje . Psh kur kalon nonjona e vecnte i thone "si mi ka varur e tund xhixhivallkat"

Po Korca s'ka det smiley  Big Grin

Me kete nuk mohoj qe edhe kjo ta kete prejardhjen nga zbukurimet guackore ! Po prape se c'me guxulis . Peshqit sikur s'kane per mbulese e zbukurim xhixhivallka ?

 Peshqit s'kanë, por ligavecët po. smiley

Keshtu shkurt me ha mua ti . E kam pat pas pat pranuar dhe e pranoj . Megjithse kush jam une qe te mat mendimet me Yve U smiley .

 E ke lene me pak fjale Ligavec gollash smileysmiley

 jooooooooo! 

: )

e ke shkruajtur shume bukur. ishte kenaqesi leximi, sidomos pjesa e eres ne duar. smiley

Unë ndaloj së sodituri dhe rrotulluari guackën dhe ndjej një erë shpuese peshku të prishur që më rrethon aq qartë sa duket sikur buron nën hundën time. Vij unë erë, i them!

kësaj po që i thonë sakrificë.

 

Booooo çfar deluzioni... smiley

Jo për shkrimin, po se më erdhi ndërmënd që, herën e kaluar, në Portofino e kishit fiksimin tek e ngrëna dhe restorantet... ndërsa tani... tek xhixhivallet.

Nejse... nga 5 çifte shokësh që kaluam pushimet e dyjavshit t'mjaltit atje, pas 9mujsh , katër u bënë me goca dhe nji me djalë smiley (megjithse, me thon t'vërtetën, u merrshim me gjojna t'tjera dhe jo me peshkim smiley )

 falemnderit o njerëz që e lexuat! (edhe ti orange blu : P ) 

rudeta, s'po e gjej gjallë në botë shkrimin për të cilin flet ti. e kam shkrujt me vërte apo ka kaluar në formë telepatie nga unë te ti? : ) dhe gjithësesi, në Shqipëri s'ke si ta kesh mëndjen te e ngrëna dhe restorantet, se kjo nevojë të plotësohet sapo hap e mbyll sytë brenda 50m. : )

akllo, me ke kenaq se po te imagjinoja duke rremuar neper gure si ata femijet capkene qe o e gjejne ate qe duan, o s'ka dhe kur e gjejne, e kthejne pare e mbrapsht me sy kureshtare, per ta gjet si funksionon. Me pelqen edhe per nje gje tjeter, qe s'e ke humbur aftesine e te parit te botes me sy femije... Me pelqejne ata njerez qe s'mbahen me te rende, por dine te bejne akoma camarroklleqe.... smiley

po, po, dhe kala me rërë sa herë të më jepet rasti. : ) diell, Ana H! smiley

Shume e kendshme. Cfare zilie akvll per pushimet dhe per xhixhivallen (une e dija xhinxhivalle smiley ) .

p.s. Po ne rere direkt, a shtrihet me njeri? 

p.s. 2. Pershendetje Ana smiley .

Ciao, Finis smiley

ne fakt, tani qe u kujtova, kur ishim te vegjel, xhinxhivalle u thoshim dhe atyre makaronave qe ishin te rrumbullta, ne forme guacke. smiley

per p.s. e pare: Ne guricka jemi shtrire kete vit. Ishte si pune terapie per trupin dhe per xhepin. smiley

aklli te them te drejten e nisa nja-dy here dje po pertoja ta vazhdoja, ndoshta fillimi ishte i merzitshem, ndoshta fjala xhixhivalle me bezdiste, po kur mora vesh qe behej fjale per guacke me ere dhe sidomos tani qe falenderove njerezit me shume perzemersi, e lexova. very cute. me pelqen shume qe personazhi yt (vetja apo kushdo) del i gjalle dhe sigurisht i perqafueshem, i kafepijshem. dhe pastaj ty te jepet per pershkrime etj etj; ne pergjithesi tregimi eshte i bukur si tregim plazhi, fiks nje dhurate e vogel per plazhistet e tjere. se harrova: eren e ketyre kermijve e kam akoma te skalitur ne tru nga femijeria, e shpifur, por cool e shpifur smiley

i do miss your poems though..

For my tropizma

The sky is grey

I'm working at home

today

Lay

in the coach

dreaming of some smelly conch

Auch! 

smiley

 

Finis, përshëndetje! Nuk kam qenë në plazh me rërë prej vitesh, po atje ke gurat s'kishe vënd përtoke nga shezllonat (no typo ju lutem smiley ).

 

how sad

is me

sitting to the right of blue

thinking of somebody

else's conch

smiley

thote brother leo pastaj dhe ne fakt gjithe kenga eshte mistrece:

So I knelt there at the delta,
at the alpha and the omega,
at the cradle of the river and the seas.
And like a blessing come from heaven
for something like a second
I was healed and my heart
was at ease.

(and it ain't exactly prison
but you'll never be forgiven
for whatever you've done
with the keys.)

long live brother leo! : ) 

aklli nga e njejta kenge:

Now you can drink it or you can nurse it,
it don't matter how you worship

as long as you're
down on your knees.

(hapesiren e shtova une)

he ca t'i thuash ketij?

 

thanks ana smiley

vetem se muzika e kesaj kenges eshte zere se jo aty, si puna e nje rripi a zinxhiri qe ekziston vetem sa per te varur gurin, a kemben e gaforres a xhinxhivallen.

 po mirë, ç'borxh ju ka njeriu i shkretë që e lini pa punë me cohen'ri? : )

 the grocer of despair

smiley

smiley

shiko:

On Anthem (1992), he wrote: "There is a crack, a crack in everything, that's how the light gets in." Later he said: "That's the closest thing I could describe to a credo. That idea is one of the fundamental positions behind a lot of the songs."

dhe pastaj:

Cohen's work has been chosen on Desert Island Discs by the artist Jack Vettriano (I'm Your Man), Pink Floyd guitarist David Gilmour (Anthem) and the singer and Velvet Underground viola player John Cale (Alexandra Leaving).

smiley

kaq per sot, mirutakofshim ne edicione te tjera smiley

 rrofsh, se s'dija si të mos punoja pa më vrarë ndërgjegjja. smiley

 moj!smiley

akvll, po i vija rrotull tregimit tend, pa lene shenim.  Pa merak, me titull vegjelie e me muhabet plazhi, (a sucker for these things,) you had me at hello.

Qe ka peshq qe s'dine c'eshte xhixhivallja, apo me keq akoma, qe bezdisen (trop, warning: friendly fire smiley ) me hoqen idene se bota rrotullohet rreth dëtit smiley

Tregimi me pelqeu shume.  Te kam zili gjithesesi, me gjithe kerkimet e mia neper plazh si Sherlock Holmes me lupe ne dore, asnje xhixhivalle s'kam gjetur (sikur edhe me ere kundermuese) dy heret e fundit.  Valixhja e mbushur me guralece.

Ne Zvernec ka plot smiley

Nuk kam pare andej Irushe, per xhixhivalle.  Dy here qe kam shkuar ne Zvernec isha per tjeter pune.  Ndoshta heres tjeter kur te vete, do marr masa per kerkim xhixhivallesh smiley

mbaj mend nje here para shume vitesh kishim vajtur ne zvernec per te peshkuar.. of all places.. ne po donim te peshkonim ne liqen te zvernecit.. e mire na del njeri aty.. ca beni ktu ju? hic i themi po peshkojme.. ouu? po e dini ju se une jam roja i liqenit qe te mos peshkojne njerezia ktu. ok po ne s'e dinim. mire.. atehere mi jepni mua gjithe peshqit qe keni kapur.. edhe ikni. jo more. po more. jo more. po more. jo more. po more. jo more. po more. ohuha.. gjithe diten kshtu ne? po s'ti dham ca do besh? ky beri nje levizje kshtu agresive edhe se ca do nxirrte nga mbrapa kurrizit. ne tham na vrau edhe desh ja futem vrapit. kur ky hop.. nxjerr nje celes anglez edhe filloi te na i tundte ne shenje kercenimi. a thua se do na shterngonte me te deri sa te vdisnim!?

Mbase ka dashur t'ju shtrengonte vidat... smiley

twin, po Manastirin e ke pare? Pah, sa me ka pelqyer.

hahah.. si jo moj ti.. ne manastir ka pas gallate. kur kam qene per here te pare ne manastir.. imagjino ka qene andej nga 88-89.. edhe ikem me zis kinez deri ne ngjol.. e forte ka qene se me kujtohet.. ne maje te zisit duke bertitur e duke kenduar te gjithe si te cmendur.. aaaa... 1.2.3. nga ky vendi vijme ne.. edhe i gjuanim kabines se zisit... pastaj erdhem tek ngjoli edhe i hypem varkes se s'ka pas ure aty me pare, ajo ura e drurit kohet e fundit eshte ndertuar edhe kalonin robt me varka ngjoli. e mire, hypim ne ne varke.. me pjata, luge e pirunj, byreke, mish te pjekur.. orriz.. birra.. lloj soj.. edhe nja 30 veta ne varke ngjoli.. varka ishte bere per max 10 veta. nje tu batuar varka edhe rame te gjithe brenda.. pjatat iknin si pupla drejt fundit.. se haroj kete skenen e pjatave.. byreku lundronte.. lere orizin.. arritem ne manastir pime birrat e i hype prape varkes per ne shpite tona.. po kto mbahen mend.. smiley

hehehehe, me kujtove kohen kur udhetimet ne Zvernec beheshin me varke.  Ruaj ca grimca love-hate te nje udhetimi. 

Megjithese varka jone s'u kthye permbys.  Po shyqyr qe kane bere uren tani, se ka shume kallaballek qe shkojne tek Manastiri.  Manastiri me pelqen, por me shume apo ne menyre tjeter me ka pelqyer kisheza e vogel nga ana tjeter e Zvernecit.

Akoma i kam dafinat qe mblodha heren e fundit kur vajta smiley.  Dafina e guralece ...

 

 

shittiest memory from zvernec, dreke me karkaleca te mrekullueshem me nje skafist, nje kapterr, dhe ca qe iu mbanin ison. manastiri me bente thirrje per gjera te erreta.

fiks edhe mua ashtu me ka bere pershtypje ky vend perhere.. eshte shume vend i zymte vallaj.. ndoshta qepariset.. te jep perstypjen se ktu ka fantazma e gjera.. edhe se ktu kane ndodhur shume krime e gjera ne te kaluaren.. do ti se mua me del edhe ne ender shpesh ky manastiri?

o twin ke ngec pa dashje ne mes te gocave me duket smiley me dafina, mami, kisheza, dredheza, kenge romantike bobo ik luj futboll tani smiley

s'kam faj une se kur permendet zvireci (c me cengel nga poshte) kthehem mbrapa ne kohe.. e ka fajin kjo Irisi, Monda edhe Ana qe permendin zvirecin edhe manastirin.. hahaha mu kujtua nje here tjeter kishte mar me vete nusja e xhaxhait tim nje plake 90 vjece nga greqia per ne manastir.. plaka mbaj mend kishte afro-hair.. edhe nja 2.5 kg flori gjithsej me vete... e mire.. kishte bere plaka e shkrete gjithe ate rruge prej athines edhe do kalonte ngjolin tani per ne manastir se kish degjuar shume per manastirin.... mirepo.. qe thare ngjoli se gusht hesapi.. edhe nuk vinin dot varkat fareeee... por as ura s'qe ndertuar ende.. kshtu qe literalisht varkat na lane ne balte.... e mire.. ne kembe tani.. ca do bejme se s'kthehemi prape ne athine tani qe erdhem deri ktu... ok.... fundngjoli ishte thare ishte bere si sac.. edhe tham sa qejf.. mirepo hec e hec e ktej nga mesi s'ishte pjekur mire.. edhe filluan te na nguleshin thembrat ne balte.. hec e hec e lluca vajti tek kycet... eeeee... ja bente plaka.. ti ine afto... dhen maresi.. (ca eshte kjo s'po me pelqen shume).. por ne s'i vume vesh fjaleve te plakes edhe vazhduam rrugen.. njeri ktej e tjetri andej duke mbajtur plaken.. hec e hec.. por ku ka filluar lluca deri tek gjuri filluam te shqetsoheshim cik se tham dale nje here.. hec e hec.. lluca kaloi gjurin e plaka mbeti ne lluce.. edhe ka filluar plaka 90 vjecare duke qare.. manamuuuuu... (nena imeee)... kush e di ca ka menduar plaka e shkrete.. ku po me cojne kta mua... obobo thash na vdiq plaka nga ngeli ne balte.. kjo nusja e xhaxhait tim s'e di ce donte kete plake me vete por kam pershtypjen se kto florinjte qe kishte me vete mund te qene nje faktor i vogel... e nejse.. manamuuuuuuu... qante plaka.. e s'kishim ca ti benin se s'kishe nga e kapje plaken.. ta kapje per krahesh kishim frike se i shkuleshin krahet... hahaha... e degjoi zoti edhe ndertoi nje ure..

 fundi është fantastik fare! : )

hahahha o te lumshin gishtat!

goca edhe mund ta veshim si goce kete twinin (se ne fakt as garanci qe s'eshte goce nuk kemi) edhe ta marrim me vete ... ose te lejojme nje mashkull si prostitutat femra tek salo-ja, dhe me kete perfundimisht une e kam trembur irisin.

smiley

@ twin, loved it smiley.

PS: Irushe mo u tremb se po e pame punen keq, e lidhim trop pas ndonje peme smiley.

 pupupu, je çthurur fare, je çthurur! 

po thur e thur gjithe diten akllo, vjen ora 5 dhe çthur penelopa smiley

 unë them të shkojmë para orës 5 se kështu është akoma duke u thurur tropizma. smiley

po mendoja tani rruges per penelopen dhe thurjet e mia qe i thencin, dhe based on this true life experience arrita ne konkluzionin qe penelopes thjesht nuk i pelqenin pelhurat e veta prandaj i shthurte smiley (tani ti mund te thuash qe i mungonte frymezimi i dashurise etj etj, po ti e the, jo une)

Paska qene shetitje frymezuese prape? smiley

Penelopa s'kishte tjeter model mi ndaj po te mbaronte ate çfare do bente pastaj?

ose per te qene me 'goca' mund te sugjerojme se ajo perpiqej te endte fytyren e burrit te dashur, por fytyra e imagjinuar e dashurise eshte gjithmone ndryshe nga realiteti, dhe ajo kerkonte e kerkonte te vertetin por hic, e shthur e shtur smiley

Po ç'te kerkonte mi? Ajo e kishte, apo po imagjinonte si mund te kishte ndryshuar ne vite smiley

nuk kuptoj. si mund ta kesh tjetrin vecse si nje perceptim? pastaj kur s'eshte aty, ai eshte me teper figment. ta riprodhosh tjetrin ne art pastaj, eshte dicka qe do t'ua lija artisteve, shume guxova deri ketu. ej, a e hollojme kete fillin e bisedes deri ne fund? smiley

une thom poliandria do i kishte zgjidh pune pa thurrje smiley.

s'di t'i kete zgjidhur kujt pune deri me sot poliandria monde smiley po me te degjuar e kam smiley

po per te mos kerku sebep shtizash pa kshu s'te zgjidh gje jo smiley.  Une me te degju e kam po per inat te poligamise e thashe qe edhe ka zgjidh ca ne ca vende smiley.

atehere per qellimin fisnik kunder shtizave une them e provojme smiley

duhet holluar edhe pak dhe vetem atehere filli eshte gati per tu bere corap neper shtiza smiley

(u hollua ? )

shpresoj te jesh futur me leje neper keto ujra smiley se te gjuan twintipi me bisht peshku

Jam prifti smiley

Po imazhin e dinte moj, e kishte s'e kishte tashiiii!Poliandria, hmmm, per çfare andres po flasim, se nga ata qe u bene mengjesin dreken dhe darken dhe nje e s'mban takati smiley

Kam [pershtypje se mban edhe nje here, mban, smiley

 Shumë e bukur ! Tregimtar i llahtarshëm .

Qyqja, goce... po me skafistin c'pune kishe, mi? Kishe nder mend te ikje me skaf ne itali?! smiley

 Aproposito, e di si quhet manastiri? Manastiri i Hyjlindeses, me ka bere shume pershtypje emri kur e kam lexuar per here te pare.

Ai vend eshte tamam "unheimlisch".

Naten paskeni vajtur ju?  smiley

Mua me duket shume "peaceful" smiley.

hahha po ti nuk e sheh c'thote twintipi, qe te duhet skafisti per te kaluar tek manastiri dhe pastaj kismet per te lindur ndonje hyjni, a per t'iu bere mami kesaj hyjlindeses smiley

Falemnderit, Monde!

Sa për të shtuar zilinë tënde, gjeta disa guacka kaçamillësh, për çudi, larg nga uji. : )

monda me fal po duke pasur fjalen e bukur guaske, nuk e kuptoj pse njeriu do te sajonte nje fjale kaq te perbindshme sa xhixhivalle apo xhinxhivalle, mua me duket vertet si perbindesh deti, a lagune, a lumi. me fal me fal me fal, one women's gogol is another woman's yll bote sidomos kur behet fjale per fiksime femijerije. rrofshin xhixhivallet!

S'te fal fare.  Se te bezdiska dhe fjala e bukur "guacke" smiley.  Une me "c" i kam thene gjithe jeten, mos me bezdisni ju lutna smiley.

In the eyes of the beholder smiley.

PS: xhinxhivalle i kane thene ata/ato pertej ures se Mifolit.  Dalloheshin nga vendallinjte per kete arsye dhe per rrjepje lekure e trajtim me kos a cer benin qemoti ..., apo jo Anush smiley.

hahahha monde kam qesh me shpirt!

Anytime, darling smiley.

PS: se mos keqkuptohna, tek xhinxhivallja dallimi, se pjesa tjeter eshte birinxhi .

ne fakt tropizme.. xhixhivallet e guaskat jane specie te ndryshme me cfare mbaj mend une. xhixhivalle jane guaskat e ngjolit ne pergjithesi (por nuk esht e thene), jane si tip rondokope. psh ka edhe makarona xhixhivalle. kurse guaskat jane kushurirat e tyre te detit, jane me te bukura e me elegante. eshte ndryshimi midis cockles and shells, ne anglisht, kam pershtypjen.

po te rremoj ne fjalorin e gjysherve, e gjej fjalen xhixhivalle, me kuptimin xhinglamingla (po kjo ka kuptim per ju?) dmth gjera te vockla te lezetshme por pa shume rendesi.

e kuptoj kete qe thua po per mua ato ngelen te gjitha guaska smiley i dua fort te gjitha, me duken si thesare te rena nga qielli, sikur kane rene naten me nje shi sekret.

twin akoma s'te eshte mbushur mendja per futbollin? smiley

Mund te besh dhe ndryshe, Monda... ke Nimfa, mblidhja qelqet me ngjyra, te lemuara nga uji i detit, dhe i mbaja ne nje vazo te vogel me uje. Po s'ishte pune dhe ajo, se uji duhej nderruar, a thua se kisha peshq. Kshuqe hoqa dore dhe nga ai muhabet. xhixhivalle pastaj, ju duhet te zbrisni nga plazhet e Myzeqese, andej nga Pishe-Poro, se Semanin s'ta rekomandoj. smiley

Anushe, plazh dhe nje pozicion tjeter gjeografik pervec Vlores, me duket dikotomi me pjese shume shume kontradiktore smiley

Kismet heres tjeter smiley

E mire de mire, se te thashe, nuk te rashe...

Pastaj, dhe une ftesen kshu e kisha, "m'ka cu nana me la gojen", se ti s'ben kembe ketej ures se Mifolit. smiley

manastiri me bente thirrje per gjera te erreta.

Ta kem parasysh une kete smiley

He de Irushe, fol.  Por qe ta ndjekim fare twintip qe ketej, propozoj nje Bacchanalia me gocat e peshkut ne Zvernec smiley.  

Now that's unheimlich smiley.

Jo jo, une me keta qe u bejne veshet per thirrje te erreta s'shkoj ! smiley

 Xhixhivallet jane te plazhi jo te manastiri.

 Shif kjo, bon sikur s'do... smiley

hahaha twini e ka bere te pakten nje korne (po kete e thashe mire? smiley ) by now.

vetem goca, bacchanalia me peshqit e lagunes do bejme ne??? i have to think about this smiley

What's there to think about?  Bacchanalia eshte rit gocash.  Meshkujt me zor u futen e derisa na e hoqen me ligj smiley.

Do marrim hak smiley.

Irushe, ca vere Dionisi edhe mos ki frike fare smiley.  Pastaj, oj goce labe, s'te ka lezet fryka nga erresimi smiley.

Ajo po pyste nese hahen peshqit e lagunes si meze vere, apo  jane me mire peshqit e detit smiley

 Nga erresimi jo, po nga trop kam smiley

smiley

Trop, nuk e di cer i ke bere goces, but I hope it's nothing a Bacchanalia cannot fix smiley.

 

atehere per qellimin fisnik kunder shtizave une them e provojme Big Grin

Po le shenim ketu se lart sikur nuk nxe me.

Mire qe eshte duke ngrene makarona me gucka a xhixhivalle akvll, se do na kishte terhequr veshin "qysh e shthuret pa e thurur" smiley.

hahaha monde, do ta mbaj mend kete 'qysh e shthuret pa e thurur', ndjehem e flagjeluar smiley

ej une po dal se shthurja qenka e lodhshme smiley. ju pershendes, gocat e mia te detit smiley edhe ty spiritus.

trop perpiqemi, perpiqemi smiley.

Irushe, duhet te te kete dale fryka tashme besoj smiley.

PS: Dalje te shplodhshme smiley.

Po po, qe pa pire , imagjino me vere, sa shume gjera te pathurura shthurni smiley

Edhe kete na e the? smiley

Vera eshte pjese e ritualit, nuk se thur smiley.

U knaqa shume duke e lexuar, sepse e ke shkruar kaq bukur sa ska. Por mbi te gjitha, u knaqa shume me konkluzionin tend. Disa gjera, sidomos kundra gjese se gjalle, jane vertete te panevojshme .

Tregimet e Akull-najes, i lexoj gjithmon me endje,  ka nje stil te vecante, si ne veten e pare ashtu dhe ne veten e trete,  fjalite i ben te shkurtera por kuptimplote, me krahasime, figura, dhe pershtypje ndjenjash.  

 Falemnderit Zhak dhe Pjer!

Për gocat e detit (sa m'pëlqeu ky togfjalëshiiiiii! smiley ) në kërkim të gocave të detit:

Shkoni te dyqani i peshkut, blini një kile vongole, dy qepë, 4 thelpinj hudhër, 1/2kg spageti, 4 domate. Bëni makarona për darkë dhe xhixhivallet lajini dhe rujini. : D

e tmerrshme 100 komente.

nuk kam fuqi me lexu asnji.

jam e sigurte qe do jeni zene per pune molusqesh, i forte, i bute , me ere, pa ere smiley

shkrimi freskues, veror, dhe une si perhere e pelqej stilin e akullores smiley

guackat i du fort, per ti ngrene dhe per te zbukuruar bufene smiley

good gjob aklli

Uaaa, ca shoqesh, ca shoqesh, me shtroheni ne muhabet me peshk gjoli e me peshk te eger para edhe s'beni as nje cerre... This is... is.... ca t'them... "uncanny" smiley

Miremengjes xhixhivallka, miremengjes... smiley

 Lajm: dje pashë përtej dritares së një dyqani një enë qelqi plot e përplot me guacka shumëngjyrëshe për ekuivalentin shqiptar të 500L copa. Nuk bleva asnjë për bè.

Përshëndetje o goca! smiley 

akull, po ku ke humbur moj vajze. A ke bere noi tregim a novele. 

+1

Ore Zeqo do na lesh rehat ne hallin tone apo si e ke hallin

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).