Xhuzepe Ungareti


Porti i varrosur

Vjen atje poeti
e pastaj i kthehet dritës me këngët e tij
e i flak n’erë

Nga kjo poezi
më mbetet
ai hiç
i t’fshehtës së pashtershme

Mariano, 29 qershor 1916



Pa peshë më
A Ottone Rosai


Për një Zot që t'qeshet si fëmijë.
Sa thirrma trumcakësh,
Sa valle nëpër degë,

Një shpirt lehtësohet,
Livadhet janë aq të brishtë,
Aq ndrojë ringjallet ndër sy,

Duart porsi gjethe
Magjepsen në ajër...

Kush frigohet më, kush gjykon?

1934


Guiseppe Ungaretti

Il porto sepolto

Vi arriva il poeta
e poi torna alla luce con i suoi canti
e li disperde

Di questa poesia
mi resta
quel nulla
d’inesauribile segreto

Mariano il 29 giugno 1916



Senza piu peso
A Ottone Rosai


Per un Iddio che rida come un bimbo,
Tanti gridi di passeri,
Tante danze nei rami,

Un'anima si fa senza più peso,
I prati hanno una tale tenerezza,
Tale pudore negli occhi rivive,

Le mani come foglie
S'incantano nell'aria...

Chi teme più, chi giudica?

1934

7 Komente

Ungareti, tek ndjenjat e kohës është në periudhën e tij të meditimit... dhimbjen e kthen në habi në atë ndjenjë të gëzueshme që gjen tek mëshira dhe mirësia e Zotit (të paraqitur me buzëqeshjen e pafajshme prej fëmije)...
Duke patur parasysh këtë rrethanë, shikoje dhe një herë vargun me duart (ato janë lart në ajër... në pozicionin e lutjes smiley ).

Për at'Zot që qeshet si fmija
Sa cicrima harabelash
Sa k'cime n'ër dega

Shpirti pa peshë bahet,
Rudinat kan nji but'si t'atillë,
Një drojë e tillë n'ër sy përjetohet,

Dhe duart si gjethi
magjepsen n'ajër...

Kush i tremet mà, atij që gjykon?

____________

Ju m'rrin poeti
e del n'dritë me kangët e veta
e i shpërnda'

Prej ksaj poezie
m'ngelet
ajo hiçgjà
e sekretit t'pafund...

 Me ato duart ke të drejtë, megjithëse edhe ti njëlloj i paske përkthyer. Po mendoja ta bëja fillimisht " magjepsen" e jo "magjepsin", por pata frikë se do të humbiste kuptimi. Ndoshta do e ndryshoj.

Edhe përkthimi yt është mjaft i këndshëm.  Vetëm fjala "magjepsin"  më duket jo si fjalë gegnisht.

Mu m'falet se s'jam as geg, as poet dhe as përkthys

P.s: edhe ti, përdor fjalën thirrma (që s'është komplet e standartit dhe aq më tepër toskë) gjatë një përkthimi që e bën atë fjalë të duket e huaj

P.s 2: Në fillim e kisha mahiten... por nuk e di se pse, as vetë nuk isha i sigurtë se a ishte fjala e duhur... dhe për të mos krijuar ndonjë keqkuptim me ndonjë të "degës", ju ktheva standartit smiley

Meqe duke lexuar postin e ri, rashe dhe ke Ungaretti,  do te thosha nja dy gjera, qe nuk i ke kapur. ( une per vete, per shkak te ketyre hollesive, nuk guxoj ende te perkthej Ungaretin, sepse sado t'i kuptoj vete, nuk e ndjej se mund t'i sjell ne shqip, pa humbur shumecka prej tij.)

Tek "il porto sepolto": perkthimi i vargut te pare nuk eshte "ju vjen poeti"  "Vi" ne kete  rast perdoret si  rrethanor vendi: dmth. aty ( tek porti) dhe ai (porti) i kthehet drites (dmth. jetes) me kenget e tij dhe i haperdan ne ere. pra, zhduken hijet dhe ndaj poeti mbetet me hicin misterioz ne dore, qe gjer pak me pare e kish ndjere tek humbetira e portit.

per un Iddio che rida come un bimbo - folja nuk eshte "che ride - qe qesh", eshte ne lidhore " qe te qeshe".. Pra, qe Zoti te qeshe si femije duhen cicerima trumcakesh... etj. etj.

Ke shumë të drejtë, sidomos me vërejtjen e parë.

Për të dytën, ndonëse edhe aty qëndron ajo që shkruan, nuk do të dija si ta përktheja shqip ndryshe, pa e rënduar edhe më. Megjithatë i korrektova ashtu siç propozon ti. Më mirë të humbasë ritmi dhe ngjeshja se sa kuptimi.

Do isha kureshtar se si do t'i shqipëroje ti; lutje kjo.

Theksoj këtu se nuk kam ambicje profesionale në gjërat që përkthej; më tepër e bëj për qejfin tim dhe e di që nuk janë të mbaruara. Nuk do të guxoja kurrë p.sh. t'i botoja këto gjëra. 

p.s. versionin tënd të "Corona" e kam vënë në blog.

 

 

Ungareti eshte shume i veshtire per t'u perkthyer, megjithese nuk te duket keshtu, kur e sheh nga jashte. Une e kam pas studiuar me analiza te thella ne fakultet e prape i rri larg. Ndoshta eshte dhe "cen" perfeksioni nga ana ime, gje qe une e kam shume te theksuar, kur perkthej. Te pergezoj per guximin, ne kete pike.

faleminderit per Coronen. Une ende s'kam gjetur kohen per ta ripare dhe per ta hedhur tek blogu im. Megjithate, nje mikesha ime, kur i tregova perkthimin tim, nuk ishte fort entuziaste duke qene se ishte me teper lirik e romantik sec duhej. ishte me me kembe ne toke e me prane surrealizmit te Celan-it, yti. Dhe une kam shume besim tek shijet e asaj. Ndaj, nen driten e zhvillimeve te fundit smiley kur te kem kohe, ( kur te behet koha ose ose, kur t'i zbresi sahati) do merrem prape seriozisht me te. smiley

Meqe me hodhe dorashken, nuk mund ta lija te binte pertoke. Detyrat i shtepise i bera smiley

Pa peshë më

Kushtuar Ottone Rosai-t

Që një Zot t'qeshë si kërthijë,

cicërima të shumta trumcakësh,

fluturime pa fund ndër degë pemësh.

 

Shpirti  bëhet i papeshë,

lëndinat me butësi vishen

droja ringjallet ndër sy

 

Duart porsi gjethe

drith'rohen lutshëm drejt qiellit...

 

E kush i druhet më, gjykimit t'Atij?

 

p.s. Ottone Rosai ka qene piktor, bashkekohes i Ungaretit me nje jete shume te tallazitur.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).