Pasi shërbimet sekrete amerikane deklaruanë se kishin të dhëna se i shumëkërkuari ndërkombëtar Osama Bin Laden strehohet në Teheran, presidenti iranian Ahmedinexhad ka reaguar duke u shprehur se sipas raporteve të organizmave iraniane, Osama Bin Laden ndodhet në Shtetet e Bashkuara në një vilë luksoze në New York. Por ku ndodhet Bin Laden?

Por surpriza më e papritur erdhi nga kryetari i Këshillit të Ministrave.org vetë kryeministri Sali Berisha i pranishëm në forumin Crans Montana, ka habitur të gjithë duke deklaruar se sipas të informacioneve të sigurta nga Shërbimi Informativ i Shefit (SHISH)i shumëkërkuari Bin Laden, ndodhet në kryeqytetin shqiptar.

Duke parë shqetësimin e të pranishmëve të cilët u tmerruan nga lajmi se terroristi më i kërkuar i botës ndodhej kaq pranë, kryeministri Berisha i qetësoi ata duke u shpjeguar se materialet me prova për prezencën e Bin Laden i janë dërguar autoriteteve amerikane në Tiranë dhe shumë shpejt ai do të arrestohet.

Berisha ka nxjerrë me duart e pastra ëndrrën e tij kompjuterin iSAL dhe u ka treguar të gjithëve publikisht foton dhe identitetin e vërtetë të terroristit i cili tashmë mbante emrin: Orama Bin Laden. 

Prej kohësh Orama Bin Laden vepronte i maskuar si kryetar bashkie dhe si kryetar i PS, duke përfituar nga liritë dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri të garantuara nga Keshilli i Ministrave.org dhe nga kryetari i saj Sali Berisha.

Ashtu si Osama Bin Laden goditi kryeqendrën e demokracisë Amerikën, edhe Orama Bin Laden kishte planifikuar të godiste kryeqendrën e demokracisë europiane, Tiranën dhe më konkretisht qeverine.

Me pretekstin e protestave të opozitës, Orama Bin Laden ka vendosur disa cadra ku brenda tyre ka ngritur shtabin terrorist me një qëllim të vetëm:goditjen e kryeministrit Berisha dhe përmbysjen e qeverisë më të sukseshme që nga koha e Ismail Qemalit.

Prej muajsh opozita e Oramës i kërkon kryeministrit Berisha të hapë kutitë pasi brenda tyre gjoja paska vota të vjedhura apo të manipuluara.

Por Këshilli i Ministrave.org zbuloi se brenda kutive, Orama Bin Laden ka fshehur dinamit dhe bomba me sahat. Në momentin që kryeministri do të hapë kutitë, buuum, do të përmbysej qeveria.

Por kryeministri ynë që sja ha qeni shkopin, (pasi ai nuk është plak dhe nuk mban shkop) ka zbuluar që në distancë edhe plane të tjera djallëzore të Orama Bin Laden.
 
kompjuterin iSAL të gjithë shqiptarët panë foto origjinale ekskluzive se nga brenda cadrave Orama Bin Laden së bashku me 22 deputetë medemek grevistë  kanë marrë kazma dhe lopata dhe gërmojnë 24 orë pa pushim duke hapur tunele për ti dalë zyrës së kryeministrit  nga poshtë dhe ti heqin kolltukun që ja ka dhënë populli.

Jo vetëm kaq por Orama Bin Laden ka marrë peng shumë qytetarë të pafajshëm mes tyre edhe shumë nuse dhe i mban të shtetrrethuara brenda cadrave që në rast se  forcat e policisë ndërhyjnë ai do të flijojë nuset.

Por falë largpamësisë së kryeministrit Berisha i cili e ka zyrën lart dhe sheh larg, plani i Orama Bin Laden doli në shesh, dmth në bulevard se sheshi është i zënë me punime.

Kryeministri Berisha i ka bërë thirrje Orama Bin Laden të dorëzohet sa nuk është vonë pasi nuk do të mundet tja heqë kolltukun e betonuar, e celikosur me Celikun e Partisë Demokratike.

Ndërkohë të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë kanë marrë foton dhe të dhënat e terroristit Orama Bin Laden me qëllim që sapo ta shohin ta kapin cëfësht.

1 Komente

                                                                              https://youtu.be/0f1k14GQmNE

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).