Nga Andi Kananaj

 

Në këto javë, tragjike gjer në kufijtë e komikes, shefat e OSBE-së kanë pjesën e tyre në dozën e buzëqeshjeve kolektive. Ideja e tyre për të filluar kampingun ekzotik në një vend që të bën kurioz për shumë arsye, psh. për detin blu, mustaqet spirale (si të burrave trima ashtu dhe të grave trimëresha), trenin më të ngadalshëm në botë, e plehrat që konkurojnë kodrat e buta, përrallat mbi Parisin e vogël e mbi penisin e madh, legjendat me pellazgët që u mësuan grekëve filozofinë, besa e Veriut dhe flokët me këna të burrave lezhianë në andro-pauzë, duket se gjeti konsensus të gjerë dhe në mediumet tona.

[...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).