Zgjim

Të linjtat janë rrudhur, ëndrra vazhdon edhe ca zgjuarDritën e hirit, të mbetur prej yjeve, fryma jote e rregullte shpërndan saktësisht në ajër, atë po përthith akomaedhe ca unë. Shuhem, bota po tkurret, cepat pluskojnë përmbi tokë si ajsbergë me podrumet poshtë, ku flenështatë të tetat e njerëzisë, zhytur ndër varre, në gjumë...
Ndoshta i panjohuri, që sheh turbull dhe s`po e kap dot,jam unë, ndoshta unë fle akoma dhe qenkësh zgjuar ti,ndoshta flemë dyfish si nyje, si ëndrra në ëndrra e botaështë shtrati ku shkojmë në këmbë, ku na kanë kallurgjallë e s`e dimë, ndoshta jam në botën tjetër e s`e di,ndoshta ti je unë e unë ti; ia kam bërë vetes ç`të bëj ty...







1 Komente

Ndoshta, ad infinitum.

Flm qe i ndan smiley.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).