Zogjtë s’duken
Zogjtë s’duken kund, por cicërimat u dëgjohenpërzjerë me zhurmat e makinave e rrëshqitjenvajore të plazmës diellore nëpër gishtat me lyrëtë pemëve, të montuara keq . Hm...Pas xhamitpërgjojnë fantazmat e ditës, përzjerë me perde,kalimtarët e huaj të dyshimtë, mua domethënë, shënojnë orarët e sakta të hyrjes dhe daljesnë kafaz, regjistrojnë gjithë çfarë bëj e them, ndaj nuk mundem të flas me vete, nuk mund ta cicëroj me zë të lartë në qiell të vërtetën,të klith emrat e vrasësve, të mashtruesvedhe të ligjve, nuk mundem të këng dlirët,çelët, hapur; mundem veçse të jem ende,t’i rëndoj brezit me bust, shpatullave me kokëdhe kokës me vete, t’i rëndoj dheut me trup,të lëkundem në hap nga këmba në këmbë,të fsheh flokëve mendjen, të bëj folenë atjee të pres të ndodhë çka për të ndodhur ka.
Zogjtë s’duken, kukulla voodoo fshehur gjëkundicicërojnë dhimbjen klithët, kur gjilpërat m’i ngulnë gjoks dora që kërkon zemrën e nuk e gjen...


1 Komente

Eshte e trishtuar mu si semundje. "Nuk jam revolucionar", thoshte G. T. "[...] ne epoken time nuk kam tjeter zgjedhje perveç dhimbjes".

p.s. Magritte, merret vesh. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).