Dosja “Mediu”, Ina Rama: Presim qendrimin e Kuvendit

Dosja “Mediu”, Ina Rama: Presim qendrimin e Kuvendit

Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama deklaron se dosja e hetimit per ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu eshte derguar ne Kuvend sipas procedurave ligjore. Ajo shton se eshte ne pritje te vendimit te Kuvendit per heqjen ose jo te imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kryeprokurorja ishte e pranishme ne prezantimin e programit Euralius2.

Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama deklaron se eshte ne pritje te vendimit te Kuvendit per heqjen ose jo te imunitetit te ish-ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Kryeprokurorja Rama iu pergjigj interesit te gazetareve menjehere pas aktivitetit te prezantimit programit Euralius2. E pyetur nga media ne lidhje me dosjen “Mediu” qe prokuroria i ka derguar Keshillit te Imunitetit te Mandateve ajo u shpreh se “dosja eshte derguar sipas procedurave ligjore dhe permban gjithe materialet qe prokuroria ka ne dispozicion”. Nderkohe anetaret e Keshillit te Imuniteteve deklaruan se ne dosja e prokurorise nuk ishte serioze. Keshilli i Imuniteteve dhe Mandateve do te mblidhet javen tjeter per te vendosur ne lidhje me heqjen ose jo te imunitit te deputetit Fatmir Mediu. Por me pare do te degjohet dhe fjala e ish-ministrit te Mbrojtjes, i cili aktualisht nuk ndodhet ne Shqiperi por ne Amerike.

Prokuroria kerkon hetimin e Mediut per akuzen e “shperdorim detyre” ne lidhje me shperthimin e fabrikes se demontimit “AlbaDemil” me 15 mars ne Gerdec te Vores. Ne kete tragjedi mbeten te vrare 26 persona, u plagosen mbi 300 vete ndersa mijera banesa dhe biznese u demtuan.

(s.g/Balkanweb)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

Komentet janë mbyllur.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com