Dy lloje mërgimesh dhe një moment fluturak
1. Mister Minesota
Dita eshte e thate dhe une po rri ne verande duke soditur dridhjen e saj nga etja. Ndihet qe shirat nuk jane larg, te pakten keshtu thote kemba uloke e Bukuries. Jam i merzitur dhe ndihem si i paralizuar; dy ditet e lejes i kalova duke shetitur neper qytet me shprese mos takoja shoket e te merrja vesh ne kishim fituar gje. Asgje! Shoket i takova, por asgje! Pra tani po rri i ulur ne shezlong duke u marre me gjera te kota. Hm, dridhja e dites nga etja… Por jam i lodhur dhe i merzitur. Merzia me shtohet si batice kur mendoj se duhet te vishem ushtarak dhe te nisem per ne repart pas gjysem ore. Leja mbaron. Nje, dy, para marsh! Jeshil. Kazerme. Ah, sa te sakta jane te gjitha keto! Jeshil-mandat…
Nuk e zgjas me. Dredh nje cigare qe ta kem rruges deri tek stacioni i furgoneve dhe filloj te vishem me gjeste te ngadalta, shenje e nje pendimi te pashpallur. Ndersa vishem, degjoj nje si gurgullime zerash, pastaj me qarte zeri i nipit te Bukuries qe therret tim ate. E di qe ate e ka zene gjumi, keshtu qe dal tek dera e jashtme gjysem i veshur, me rripin e pantallonave ne dhembe. C`ka ndodhur, i them nipit te Bukuries porsa shoh fytyren e tij camarroke te ngazellyer. Llotaria, thote, Amerika, fitove, apapapapaaaaaa! Nuk di c`te bej. Nuk ndjej asgje. Shoh gruan e postes, fytyren e saj zeshkane te shtremberuar si nga artriti dhe zgjas doren te marr zarfin e madh. Ajo e fsheh zarfin prapa trupit te saj te shkrehur. Bakshishin, thote pothuaj me urdher, bakshishin. Rremoj neper xhepa dhe gjej nje pesedhjeteshe. Jam ushtar, i them dhe ja zgjas kartmonedhen e vjeteruar nga perdorimi. E shtremberon edhe me fytyren me nje lehtesi te hatashme, por e merr pesedhjeteshen e me zgjat zarfin e bardhe ngadale, sikur t`i kthehej mendja nga casti ne cast. Iku duke tundur tulet e saj madhoshe, pa thene asnje fjale urimi.
Amerika. Amerika dhe une. Nuk e prisja. Me kujtohen nje pjese e shokeve dhe te njohurve te mi te shperndare neper bote. Me prisni, them me vete, po vij dhe une atje. Do t`ju gjej te tereve, te shoh c`beni dhe pse, te shoh pse kane ikur gjithnje te tjeret prej ketij vendi, cfare ka atje qe ju josh kaq shume e qe s`mund te gjendet ketu, a? Pse ikni si prej murtajes, nga se keni frike?! Mendoj te gjitha keto dhe pastaj shtoj se ndoshta s`kam te drejte. Jam vetem i pezmatuar qe u shperndame te gjithe. Tymos cigaren dhe vishem me ne fund. Amerika po pret.
~~~~
2. Purgator (perftuar nga nje enderr)
Nje nga ditet e merzitshme te veres kur une, i perfshire nga ideja se mund te mrekulloja shoket e shoqet e klases, u reklamoja zyren qe kishte marre shoqata jone ne katin e katert te nje ndertese te rende e madhoshe. Kete e beja me te gjithe: “Kemi marre zyre atje, kati i katert, zyra pesembedhjete,” u thoja, perserites si papagall. Por kishte raste, kur gjate reklamimit vereja se fytyra e atij apo asaj qe po degjonte, kishte qene edhe here te tjera perbri meje kur solemnisht proklamoja zyren. Keshtu, nderprisja entuziazmin tim dhe u kerkoja te falur me nje buzeqeshje te perulur, por fytyra e atij apo asaj mbetej e pandryshuar, si mur qe i kane hedhur shtresen e dyte te suvase opake. Atehere vazhdoja me gjysme zeri ligjeraten time, qe tani e mbaroja ngutshem, si te kisha vjedhur nje pule e cila per dreq s`me futet e tera ne canten e ngushte, nderkohe qe polici afrohet, keshtu qe detyrohem t`i kepus koken e mbetur jashte cantes dhe, pasi degjoj klithmen e cjerre ne castin e shkuljes, marr fryme rende, i mbytur ne djerse dhe veshtroj policin.
Por polic nuk ka. Nuk eshte as shoku a shoqja ime. Ne te vertete, ate klithmen e degjova. Brenda meje. E cjerre. E imja. Por njehere nuk ndodhi keshtu. Shoku, te cilit i tregoja per zyren, u mrekullua vertet, dhe une u lumturova, aq u lumturova sa nuk mbajta mend ne ja tregova zyren shokut vertet apo jo. Por kjo s`kish rendesi. Shoku po ikte i gezuar dhe kjo gje me shtyri per t`u ngjitur edhe nje here ne katin e katert.
Gjate ngjitjes neper shkalle, degjohej zhurmerima e mbytur e nje ashensori. S`e dija qe paskesh patur ashensor ndertesa, them me vete. Fytyra qe me duken te njohura (hm, se ku i kam pare…) me pershendesin ne korridorin e gjate. Vazhdoj te eci neper korridor, por kete here korridori ngjasonte me ato te Teatrit te Operas dhe Baletit. Eshte mbasdite e vone. Une jam i lumtur dhe shetis neper korridor. Shkoj prane deres me te afert. Dyert jane te uleta dhe te ngushta aq sa saktesisht mund te kaloje vetem nje njeri dhe une ulem ne pragun e tyre. Ne cdo dere ka nga nje skice dhe nje mbishkrim. Nuk mendoj c`mund te jene ato dyer ashtu. Jam i lumtur. Shoh skicen. Dy koka vajzash. Duart e njeres mbi supet e tjetres. Lexoj mbishkrimin: “E desha shume, shume. Ajo ishte kaq e bute, e kendshme, dritheruese.” Ha, ha, qesh une dhe s`di sesi, ne deren qe isha, ish pikturuar nje cast pornografik me dy vajzat ne fjale.
Kercej nga ajo dere dhe fluturoj per te te tjerat. Tani kam idene se gjate gjithe kesaj, me shoqeron nje i njohuri im, qe s`ja kujtoj dot emrin. Por kjo s`kish rendesi. Te gjitha dyert kane nga nje skice dhe nje mbishkrim. Me behet sikur te gjitha dyert kane gjithashtu nga nje vizatim pornografik. Per cudi, me ngulitet ne koke mendimi se vizatimet i kam bere une. Tani, sapo lexoj mbishkrimin, pas deres degjohen te qeshura dhe klithma gazmore. Nuk kureshtohem. Shoh syte e shoqeruesit tim. Syte i ka qortues, apo me sakte, demaskues dhe me vone gjykues. Perpiqem te buzeqesh. C`ke, i them. I permbushen syte dhe i shtremberohen buzet. “Nuk duhet ta beje kete, Blerim,” thote ai me buzet e shtremberuara dhe syte e permbushur. “Ti e di qe Gentit i pelqen te lexoje mbishkrime,” i pergjigjem une dhe kthej rrufeshem koken. Shoh Gentin te ulur ne vendin tim, me duar te kapura mbi gjunje, me nofull e floket e verdhe pak perpara. Vertet, lexon i qete mbishkrimet. Shoqeruesi nuk flet. S`ja shoh dot syte. Me behet sikur bie nje zile. Shefi po mbyll deren, mendoj e ngrihem ne kembe. Korridori eshte gjysem i erret, me aty-ketu ca drita jeshilzbehta. “Shpejt,” i them shoqeruesit, akuzuesit, gjykatesit tim, “shpejt tek ashensori.”
Mbeshtes doren e majte ne mur, por kap ose me japin ne dore telin e zhveshur te korrentit. Me dridhet trupi nga ngarkesa elektrike dhe bertas me britma te gjata, te keputura nga njera tjetra. Shoqeruesi me sheh pak i hutuar. Une e shkul doren nga teli i korrentit dhe duke kapur shoqeruesin tim prej zverku, hova drejt deres se hapur te ashensorit. Ishte shume i madh, per cudi, dhe midis deres qe u mbyll dhe dyshemese kishte rreth dy pellembe boshllek. Filloi te levize duke hungeritur. “Leviz per lart,” i them shoqeruesit tim, me nje tmerr te plasur. Ai me sheh ne sy, por nuk ja njoh syte me. Fillon te shnderrohet ne dicka si djall, por nuk kam kohe te veshtroj shnderrimin e tij. Ashensori turret gjithnje e me shpejt per lart, gjithnje e me fort hungeron. Pergatitem per perplasjen e ndaleses se siperme. S`ndalohet gjekundi. Ai ngjitet shpejt, shume shpejt; oh, c`tmerr! Nga boshlleku midis deres dhe dyshemese shoh dicka te njohur qe zvogelohej llahtarisht. Toka. Ne ate moment, me vjen mendimi se ato dyer me mbishkrime e skica kishin qene varre.
Tani ne ashensor isha vetem. Nga presioni, u ngrita nga dyshemeja dhe u rrotullova kokeposhte. Gjaku perplasej terbueshem neper vena. M`u mblodh ne koke, ne duar dhe ne kembe, te cilat m`u renduan padurueshem nga vlimi i gjakut ne to. Mes gjithe kesaj, kisha kohe te shihja kozmosin e erret, me yje e mjegullnaja si germadhe e nxire, e sterpikur me perla e vello nusesh. Edhe pak e do te isha nje shatervan makaber qe zbukuron sheshin e asgjese dhe qeteson veshet e shpervjelur te banoreve te nje qyteterimi te paqene.
~~~
3. Moment fluturak
Thashe sot te shetis
ne park,
me tutat sportive dhe nje pulover,
e me pak uri ne bark;
me lodhjen dhe nginjen e plot
30 vjeteve, -
tre vitet e meparshme
nuk i kujtoj me dot,
ndryre
hermetikisht
ne katakomb te mendafshte
pafajsie -,
E me kete mendim
u leshova teposhte parkut,
mes pemesh te larta
mizanskenore.
Djathtas
lumi i qete,
ku pata te majme me qetesi
henore,
piklonin brigjet e gjelbra,
pergjumur nen hije,
sa me kapte veshtrimi,
dhe majtas, e shplare nen diell,
me rreshtat qe zbardhnin gjer
ne ngecje,
me rreshtat e ngazellyer te varreve
hepohej varreza ne kodrine,
indiferente,
anash-majtas hapit tim.
Thashe te vrapoj.

3 October 2007 @ 4:38 pm
Lost… nga të paktat fjalë që më kanë ardhur nga telefilmat amerikanë ;)…
Shkruan shumë bukur për të shkruajtur me atë nik dhe aq më tepër për makthe dhe për varreza.
Dhe ‘momentin fluturak’ mund ta rrjeshtoje tek “mërgimet”… megjithëse s’merrej vesh se nga doje të vrapoje :), shpresoj të mos kesh parë më as majtas dhe as djathtas.
3 October 2007 @ 7:10 pm
Hajde “mister minesota” hajde.Them se jemi te gjithe aty,edhe po te mos duam …pashmangerisht.Me riktheve ne kujtesa .
U ngrit fati “yne” /si i vdekuri nga vari…..mori rruget….. duke ikur si i marri..
Per ku mergon hija dhe fati yne
si shpese per shprese larg shume larg/
ku eshte shpirti dhe trupi yne
atje ku “lost” ngjyen te emblin varg.
I bera nje mbyllje skraparlie qe te vije Ai se e ka denuar veten tek Hatibi.
Kush te viktimizon ty? Nga padija z.hetus.
3 October 2007 @ 9:48 pm
Shume interesante qe te dyja mergimet dhe fluturimi gjithashtu…………….
3 October 2007 @ 10:45 pm
edrus, falemnderit.
Padija ma heton zakonisht viktimizimin, dhe anashpersjelltas. Me vjen mire.
Duhet shkruajtur edhe per varrezat dhe makthet, apo jo. “Moment Fluturak” nuk e rrjeshtova me mergimet tamam pse “s’merrej vesh se nga doje të vrapoje.”
Idris-o, je shume kriptik per mua, byrazer,
Pershendetje.
4 October 2007 @ 12:58 am
I/E nderuar ….Ai mergimi i pare me duket me i qarte ndersa ky i dyti sikur eshte nga vetevetja.
Ja mbylli syte per nje cast dhe bier ne ender koshiente me motivet e mergimit te dyte.
Kudo takon njerez te lexushem e te deshifrushem te te gjitha sekseve qe te afrojne ngrohtesi,mbeshtetje,buzeqeshje nepermjet asaj te madhes
…Njoha…
Ndjesi e vjetruar,perse me duhet……ngjitesh deri ne moralin e c’eshte mire e c’eshte keq me emrin Genti..vazhdon ngjitesh deri…. ne nje shok elektrik..i shndruar ne copra telash dhe gjak…..Ti je askushi…Ti ke ikur nga vetvetja…
Perceptim njerezor kjo dukuri …
Ikja ,arratisja nga vetvetja,ndoshta edhe pa PERSENE e FAMSHME njerezore,si germe e pare e alfabetit te pervojes….
vetem gjurme ose lumenj gjaku…mos shkel……..
..pa to be continued…
4 October 2007 @ 2:49 am
Mendime dhe interpretime me vend, Idris…
pres vazhdimin
4 October 2007 @ 3:13 am
Figura shume te bukura tek poezia. Prozat me duken me shume si sprova letrare
4 October 2007 @ 3:16 am
In Memoriam ka qene shume me i bukur dhe i perpunuar
4 October 2007 @ 3:30 am
Peshku, ke te drejte… Prozat jane te hershme, por me jane te dashura per arsye te ndryshme. “In Memoriam” ishte shkruar ne ato dite qe edhe e postova ke Peisazhe te Fjales dhe ke PeshkuPaUje; ndoshta kishte me motivim, mes arsyesh te tjera, pse doli ashtu. Flm per komentin
4 October 2007 @ 4:37 am
Per vjershen.Ajo nuk perligj motivin e shetitjes ne park…ke vajtur per relax…..c’dreqin do me meditime varrezash…ne se do te kishe perfunduar me vdekje… e natyrshme qe gjithshka kishte mbaruar dhe nga groposja (vithisja) jote ne ate truall dote mbinin mijra nje qeparis nga do te mblidheshin kurora per vazhdimin e kauzes…KUJT Kauze?????
Ne qoftese kishe vajtur per nje kros(vrap) se je mbipeshe, shume fund i bukur qe gati ja dhe vrapit se per dreq te iken dhe ora…Ne kete rast interpetimi, do shume nderhyrje ne figura e meditim ,ta lidhesh me dispepsine si nje nga diagnostikimet qe ndikon shum tek “makuteria” e cila cfaqet ne vetevete me endra te frikshme.Sqaroje nepermjet vargjeve ose shkeputu nga fragmentarizmi qe mund ta komentosh si te duash…….
Mendoj se brenda do gjesh nje perzierje qe do te shkaktoje dhembje koke ose te v…Po s’ka gje Emigranti te mburri gje qe do te thote se e pranon humorin,qe per mua eshte JETE.
4 October 2007 @ 5:26 am
I nderuar Idris, lereni emigrantin rehat… Me vjen gjithashtu mire qe e kaloni JETEN ne HUMOR, si ai i pertheni prej jush, dhe jo mundesisht ai qe i vute vulen ketu. Me behet qejfi sidosido qe vecanerisht, qenkeni me mision ne jete, duke trokitur dhe duke zgjuar/ mijerat ne pula duke shnderruar/ se Diogjeni paska merguar…
Sa per diagnostikimin bujar, te pakursyer te vjershes, c`te te them, i nderuar, pervecse it takes one, to know one.
Me JETE, dhe me gati-JETE.
5 October 2007 @ 1:00 am
Kam nje fshesaxhi te tmershem tek admin.qe mendon se do i prish blogun duke i larguar “Diogjenet”…ose eshte produkt i nje gjendjeje alarmi zyrtar se mos i mbetet qejfi po Diogjeneve……
Nga i di ti vergjet makbethiane.Une jam i fshire dhe gjysmak..eshte vetem thenia e METALTE e Diogjenit..Te qenka spanuar truri….eshte humor skretaresh partie qe me ledhati na thonin …C’ben mo?Te kane ikur vidhat?..dmth na tallnin.
Lost!Nick i ri ose s’te kam pare me pare,e c’rendesi ka per ty kjo?????po aromen e talentit qe ndiej me duket i njohur.Une te erdha dy here me te njejten domethenie por me veshje te ndryshme .Miqesisht dhe perunjesisht ose vazhdo brenda lajkes “se hermetizmit ……qe as ti nuk merr vesh gje se c’fare thua e jo me ata qe te lavderojne….dhe futu me guxim ne linje si “i pare ne liri”(ate te kohes sone M.Zeqon e goditen)…ose shko tek linja prozaike ku duket qe meditimi i jot perket me rrymen From (arratisja…..)dhe shume penave te cquara por shume pak ne peidestal si Kafka etj .
Po te vecosh ndonje (gje qe ti e di vete) lexo me vemendje dhe ne sintezen e te gjithe lavderimeve do gjesh emruesin e perbashket me origjine nga Lumi i Vlores “Na kenaqe a derebardhe”.
N.q.se ke nevoje per kete dhe vetem per kete Admin.fshesaxhi paska shume te drejte qe na fshin se i ndotim rubrikat letrare,sidomos mua.
Ne qofte e kunderta hidhu te kundershtojme se perse turmes i pelqejne kritikat “ftjk” pra ato “sy pjerta”.
Ti ne menyre te vecante ne turbulliren qe krijon tek Minessota..qarteson shume thjeshte se c’do te thuash, ndersa ne poezi ,fal talentit qe zotron,hedh ne vargje ….
A)- impulse te zena” rob” nga nje ide e paqarte
B)- Figura te bukura por me “Ferexhe”
Dhe ne se thashe ndonje gje qe mua se si po me duket vetja (i madh,mos ja thuj njeriu) ty te sjellin buzeqeshje ..Paska akoma nga keta rrotat qe lexokan me tere mend…
5 October 2007 @ 3:02 am
Idris, ose sipas rastit,
“fshesaxhiu”, qe ta dish, s`ka kaluar as mesazhe te miat, dhe perderisa ka marre persiper punen e administratorit (qe s`ja kemi dhene as une e as ti), e sheh te arsyeshme te beje sic ka bere pa na dhene llogari as mua dhe as ty.
Kjo gje, sado hidhur qe mund te na vije e te ckermitemi pas pc-ve respektive, eshte jashte diskutimit qe po perpiqemi te kemi.
S`ka pse te te vije keq kur s`te shkon fjala; cinizmi shembullor dhe ‘holier than thou attitude’ qe shprehni ne mungese te nje modestie elementare qe duhet te ekzistoje mes personash qe nuk njihen, jane te prirura, ne rastin me te mire, te injorohen, dhe ne ate me te pavend, te marrin nje pergjigje per hir te paturpesise.
Thua ti:”Lost!Nick i ri ose s’te kam pare me pare,e c’rendesi ka per ty kjo?????po aromen e talentit qe ndiej me duket i njohur.Une te erdha dy here me te njejten domethenie por me veshje te ndryshme.”
Emrin e kam dhene ne nje postim, aty e ke, lexoje po pati rendesi per ty. Sa per veshjet e ndryshme nen te cilat kryen misionin tend, pune per ty; do kishe te drejte qe s`me intereson fare.
Paragjykimet e tua te tipit si: “Miqesisht dhe perunjesisht ose vazhdo brenda lajkes “se hermetizmit ……qe as ti nuk merr vesh gje se c’fare thua e jo me ata qe te lavderojne…,”
ose: “dhe futu me guxim ne linje si “i pare ne liri,”
dhe epifanite e tjera qe rrjeshton “me buzeqeshjen skajore te vetenginjes me… veten” (TM kjo e fundit mos te ngele aksh), thone me shume per ty, i nderuar, sesa interpretimi unik qe u ben poezise dhe prozes sime te paket.
Mos ma qaj hallin mua per cfare kam nevoje, e si duhet te sillem, cfare te lexoj e cfare te kuptoj. Krijimet e mia interpretoji si te duash e veru vulen qe ta ka qejfi i momentit, por tonin didaktik personal ndaj meje mund ta zhveshesh ne momentin qe te shkon ne mend ta besh ate gje.
Mendimtaret, ata te njemendte, edhe ata qe ngashnjehen qe jane ashtu, te pakten “udheheqin” me shembull personal dhe jo me pehlivanlliqe kritizeresh qe i piperosin rrjeshtat e tyre kapercyes me dy a tre fjale “akademike.” Kur te shfaqesh vepren sipas predikimit qe ben, packa veshjes se rastit qe mund te kesh, atehere flasim ndryshe bashke.
Pothuajse me…
P.S- per administratoret: Ju lutem kalojeni kete mesazh te pacensuruar.
Falemnderit.
5 October 2007 @ 3:53 am
Losttext, me kenaqe me ate administratorin. Po me duket vetja si personazhet e Kafkes tek “Procesi” megjithese ke te drejte per ato qe thua. Le ta quajme me mire tani e tutje “kujdestari” qe kur te na i heqe shkrimet te mund ta shajme “kujdestar surrat patate”.