E mjera mjekësi

Mungesa e vëmendjes dhe mos kushtimi i rëndësisë ndaj problemeve shëndetësore, kanë sjelle kaos, dhune, pasiguri dhe mungese totale besimi në sistemin dhe shërbimin e këtij sektori jetik në vend.

Vizita e një mjeku gjerman në Shqipëri dhe eksperimenti i tij prej kureshtari ngjallen një kureshtje edhe me të madhe se e tija. Mjeku gjerman ishte çuditur me numrin e paktë të njerëzve qe mbanin syze. Shumë i habitur nga fenomeni, ai organizon një eksperiment duke vizituar një numër të madh njerëzish në një klinike optike në Shqipëri. Rezultati? Gjashtë në çdo dhjetë pacientë kishin nevojë për syze. Pra, shqiptarët nuk ishin aq të shëndetshëm nga sytë sa ç’iu krijua përshtypja mjekut të çuditur.

Në të vërtetë, sa të shëndetshëm jemi dhe sa mundësi dhe lehtësi kemi për të pasur kujdes shëndetësor?
Në një deklaratë të zakonshme dhe spontane lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se ajo do të investoje(për të disatën herë dhe gjithmonë me donacione të huaja) disa miliona euro nëpër disa nga spitalet e vendit! Premtuese!Do të rindërtohen, modernizohen, pajisen mire spitalet etj, etj, etj. Pra, do të kemi shërbim me të mire shëndetësor. Ku dhe kur? Gjithkush është i lirë të fantazojë, se nuk do mendojë Ministria për gjithçka!!!
Disa fakte kokëfortë dhe tronditës venë me shpatulla për muri Ministrinë dhe rikthejnë në skenë eksperimentin e mjekut gjerman; shqiptarët vuajnë aq shumë sa as vetë nuk e dinë (nga ta marrin vesh, kur nuk vizitohen tek mjeku përveçse kur sëmundja i mposht)?
-Shqipëria ka vdekshmërinë foshnjore me të lartë në Evrope; 30 në 1000.(synimet kanë qenë qe kjo shifër të shkoje në 25 që në 1995 e ne vazhdim. Akoma pa rezultat)
-Fëmijët e ushqyer SHUME keq përbëjnë 10% të grupmoshës 0-5 vjeç. Jetimore për ketë grupmoshë ka vetëm në pesë qytete në Shqipëri!

Një nga të shumtat raporte të publikuara në faqen zyrtare të Kombeve të Bashkuara (www.un.org) të sjell dramatike gjendjen e vërtetë të shëndetësisë në Shqipëri.
Deklaratat e Ministrisë se Shëndetësisë janë mbushur me fjale gjigande dhe premtime tipike fushatash; televizionet janë plot me pamje qendrash shëndetësore publike e private në gjendje të mjerueshme; e serish pacientët vuajnë, vuajnë e edhe vdesin publikisht apo privatisht.
Tirana gëzon standardet e një shërbimi që pretendohet te jete bashkëkohor ne te dy maternitetet e saj; megjithatë, përqindja e vdekjes foshnjore në kryeqytetet nuk ngelet pas me të prekurave në vend. Në Dibër, Bulqizë dhe Malësinë e Madhe shifrat do të ishin tmerruese për një qeveri ose ministri tjetërkund ne Europe; 50 në çdo 1 mije të sapolindur nuk arrijnë të mbijetojnë.

Shkaqet? As Unicefi me studimet dhe projektet e njëpasnjëshme studiuese nuk ka mundur t’i gjej apo t’i rendisë zyrtarisht .(www.unicef.com/Albania) Si t’i gjeje kur nëpër spitale shpesh mungojnë mjekët pediatër qe të bëjnë kontrollin e të sapolindurve? Madje jo vetëm pediatrit, por a e dini sa staf mjekësor për fryme të popullsisë ka nëpër Shqipëri? Ka vetëm katër mjekë për çdo 10 mijë banorë në Has! Me tragjiku numër në Shqipëri! Janë në po ketë mjerim Dibra, Bulqiza, Mallakastra dhe Devolli.
Ku shkojnë njerëzit e sëmure të këtyre rretheve? Kush kujdeset për ta? Ku është qendra me e afërt mjekësore për një fëmijë të sëmure në tre të mëngjesit në një fshat të thelle të Malësisë se madhe? Po rruga qe te çoje automjetin një ore e me pare në qytet?!

Diku ne xhepat e ministrisë duhet te jete.

Vetëm 69% e popullsisë në të gjithë vendin ka mundësi të shohë një mjek brenda ditës në rast emergjence. Të tjerët duhet të bëjnë marrëveshje me sëmundjen dhe me Zotin qe të presin deri sa pacienti të gjeje rrugën dhe mundësinë për të takuar një mjek (qoftë edhe në lokalitetin me të afërt. Kufizim mundësish financiare, infrastrukturë dhe kulturë shëndetësore janë disa nga arsyet e përdorura nga burimi).
Një nga objektivat e Ministrisë se Shëndetësisë(sipas websitit të saj dhe deklaratave zyrtare qe ka lëshuar ne faqen e UN-it), ka qenë shtrirja e qendrave shëndetësore nga 95%-100%!!!!të territorit të vendit. Mollë e ndalume për popullsinë rurale. Një përqindje shume e vogël mjekësh jetojnë në fshat. Të diplomuarit janë përqendruar nëpër qytete duke i lenë zonat rurale në duart e infermiereve qe në shumicën e rasteve nuk kanë as një dhome ku të bëjnë gjilpërat (lëshimi i recetave dhe blerja e barnave nëpër farmaci është një anektodë me vetë, ku çdokush mund të blejë në farmaci çdo lloj ilaçi pa pasur fare nevojë për rekomandim mjeku. Mirë se erdhët në Shqipëri!)

Problemet shëndetësore po rriten me shpejtësi dhe po shoqërojnë me përpikmëri katrahurën mjedisore në vend. Sipas një tjetër raporti të UN, cigarja është në një nga vendet e para të produkteve të importuara në Shqipëri. Shumica dërmuese e popullsisë, sidomos ndër të rinjtë është duhan-pirëse. Rastet e kancerit të mushkërive janë shtuar pesë vitet e fundit. Sida është një tjetër problem në rritje; droga dhe alkooli janë kthyer me kohë në “modë” në disa zona të mbi-frekuentuara në Tiranë. Kujdesi dhe qendrat e rehabilitimit për këtë kategori janë thjesht zyra ku nuk bie as telefoni, as damllaja!

Ofrimi i shërbimeve dhe ndihmës e terapisë nëpërmjet psikologut apo këshillueseve është vakët i praktikueshëm vetëm në dy-tre qytete në këtë shoqëri qe zien nga problemet sociale, papunësia dhe shtimi drastik i krimit në familjet e traumatizuara dhe ekonokimikisht te rrënuara.
Kujdesi social për njerëzit me probleme ka nevoje vetë për kujdes. Në të gjithë Shqipërinë ka vetëm 5 azile për pleqtë (Shkodër, Tiranë, Kavajë, Fier dhe Gjirokastër) ndërkohe qe tendenca në rritje e çifteve shqiptare është të jetojnë veç prindërve qoftë edhe kur këta janë të pa-aftë të jetojnë vetëm. Në 19 rrethe të Shqipërisë nuk ka as jetimore, as azil pleqsh, as qendra për njerëzit me aftësi të kufizuara!Nga ana tjetër, përse të gjithë vrapojnë për në spital nëse behet fjalë qoftë edhe për një grip të thjeshtë? Statistikat e Ministrisë thonë se ka shërbim të kompletuar shëndetësor në 37 rrethe të Shqipërisë. (D.m.th. “qendra shëndetësore me një staf që punon gjysmë dite në një tip dhome pa pajisje mjekësore”- për këto duhet ta ketë fjalën Ministria). Atëherë përse në spital?! Thjesht sepse nuk ka ambulanca, nuk ka qendra mjekësore, nuk ka reparte emergjence, NUK KA staf mjekësor tjetërkund.
Përveç vaksinimit, asgjë tjetër nuk shkon sipas ndonjë programimi apo organizmi. Dhe përpos disa përpjekjeve qe bëjnë organizatat e huaja, nëpër zonat rurale shume pak ka lëvizur dhe bëhet për shëndetin e këtyre njerëzve qe jetojnë përditë nën kërcënimin e sëmundjeve ngjitëse dhe qe prodhojnë me të lartën vdekshmëri foshnjore në Europe.

Përfundimisht, të gjithë (me stafin ministror ne krye) kemi nevojë për syze, që ta shohim më mirë këtë situatë e cila nesër mund të infektoje gjithë Shqipërinë dhe të mjerueshmen shëndetësi të saj (me gjithë klinikat private ku jeta e një pacienti është kthyer ne mallin më te lirë)

t_red

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

10 Komente

  1. Moza thotë:

    5 May 2008 @ 12:26 pm

    Ufff t_red,
    Shyqyr qe shkrujte ti dy llafe tamam.
    Panoramen e ke dhene sic duhet, e ke qare.
    E lexova 2 here nga fillimi ne fund.

    Une do kisha shtu dhe qe kjo mizereje qe lidhet me shendetin dhe sherbimin shendetesor po kthehet ne shkakun primar te largimit te njerezve nga shqiperia. Sepse as me para se blen dot sot nje sherbim te denje.
    Do doja te kisha ndonje shifer se sa para harxhojne shqiptaret ne vizita mjekesore jashte, ne ilace qe vijne nga jashte etj.
    Une si duke u tallur nje 50 Euro ne muaj per prindin e harxhoj.
    Dhe pa ndonje problem serioz, zoti na ruajte.

  2. Tironsi thotë:

    5 May 2008 @ 12:34 pm

    Sa te jete Arqileja gjalle nuk ma bo syni terr mu :P

  3. t_red thotë:

    5 May 2008 @ 12:51 pm

    Mund te te jepja nje shifer Moze, per ato vizitat jashte shtetit; por s’mund te merren per baze, se jane vetem te miat. Dhe shendeti im ka qelluar gjelle me kripe nga ajo qe s’blihet as ne Vlore e as ne Durres!
    50 euro? Dalke mire ne fund te muajit ti!
    Kurse prindit tim i tha mjeku i rrethit te vinte ne Tirane per te bere nje skanim te gjithe trupit, edhe per cdo pjese qe i dhimbte, do te nxirrte kompjuteri nje drite te kuqe, edhe nje zhurme “piip, piiip, piiiiiiiiip” :D :D :D
    “po c’hall ke ti”?- e pyeta prindin!
    “Jo,-tha.-Une s’kam ndonje hall te dukshem. Po ja meqe ky doktori ka sjelle kete aparaturen tek klinika e tij private ne Tirane e meqe po e ofron per kaq mije leke me pak se ai tjetri, thashe te shoh njehere se mos kam ndonje semunde qe pale ku fshihet”!
    Po rri rehat mor prind, edhe kurseji ato leket qe iu ka vene syrin doktori.
    Keta jane bere si ata numrat qe nxjerr BBF-ja. “dergoni sms ne aq e kaq, thoni emrin e te dashurit t’ju tregoj nese keni te dashur!!!”
    Rrofte mjekesia private ne Shqiperi! (edhe ajo publikja, se mos i ngelet hatri)

  4. Blendi Salaj thotë:

    5 May 2008 @ 12:56 pm

    Shume shkrim i mire t_red, teme jashtezakonisht e rendesishme. Mungojne dhe barna te rendomta qe kane 40 vjet qe u ka skaduar patenta. Si puna e Mozes dmth. Padyshim qe gjendja e mjere e mjeksise eshte bere arsye per largim apo moskthim. Eshte vjedhur/abuzuar shume.

  5. Moza thotë:

    5 May 2008 @ 12:59 pm

    Eeee per ate pune, prindit tim ke klinika private i thane, ska ec mire kjo kura per filan gje, pse di fut nje set analizash (500 Euro) se pale ca do kesh ndonje gje te keqe.
    Boll stresi, se 500 Evrote u harruan.
    Po te thashe pra, une jam me fat, zoti me ruajte. Vetem 50 Euro.
    Le qe, se mos jam vizitu une naihere qe ta di a kam nevoje per gje.
    Une vetem ditlindjen, seksin dhe gjatesine di per veten.
    As grupin e gjakut se di.
    As peshen, se kam frike nga peshorja :-)

  6. Moza thotë:

    5 May 2008 @ 1:00 pm

    Blendo,
    Duhet me me kthy permys me ma pa daten e skadimit.
    Ene ske shans :-) ta bojsh !

  7. Leon thotë:

    5 May 2008 @ 1:13 pm

    Nderkohe qe vetem debat per kushtetute,politike,zgjedhje dhe referendum lexon dhe shikon neper media (ketu ka rene ne grakce edhe peshku) eshte vertet mbreselenes te lexosh nje artikull te tille qe drejt per se drejti ndikon ne jeten e individid..
    Gjithashtu do me pelqente edhe nje artikull i tille per krizen ekonomike qe ka shume mundesi te perballet shqiperia si edhe rritjen e cmimeve te ushimeve kryesore…
    Personalisht mendoj per sistemin shendetsor qe jemi aq larg fqinjeve tane (krahasimet me vendet e zhvilluara perendimore do ishin te turpshme) saqe edhe sikur te tentohet te rimerkembet sistemi shendetsor ne shqiperi nuk e di a do ja vlente… Investimi do te duhej te ishte aq i madh dhe do te zgjaste aq shume kohe te shihje ndryshime, sa mund ta kalonte ne falimentim nje shtet si shqiperia..
    20 vjet harrese dhe neglizhence ne nje sektor si shendetsia do te duheshin te pakten edhe 30 vjet investime te fuqishme qe te arrinte standaret e fqinjeve tane…
    Edhe kur shikon se me te tilla probleme po perballen edhe shtetet e zhvilluara (ku ka nje tendece per perfshirje me te gjere te sektorit privat)
    atehere duhen ide te reja per sistemin shendetsor ne shqiperi..
    Ide qe mbi te gjitha te jene sa me praktike per popullaten e thjeshte dhe mbi te gjitha te funksionojne..
    P.s. Problemi i duhanit eshte vertet shume shqetsues.. Eshte jashte cdo llogjike normale qe nje vende si shqiperia nuk respekton te pakten ligjin per ndalimin e duhanit dhe me shqetesues adoleshentat po e shohin kafen dhe duhanin si shenje te pjekurise dhe zhvillimit..

  8. t_red thotë:

    5 May 2008 @ 3:25 pm

    Nuk mund te behen analogjira kot ne mes te dites me diell, por per te cuar dhimbjen ne force, po shoh se nje Johnson i Laburisteve ne Angli (ministri i shendetesise) po “sfidon” bujen e fitores se Johnsonit konservator per Londren.
    Ky i shendetesise (qe te sjell lidhjen me temen) prezantoi zot planin e ri per hapjen e 12 qendrave te tjera mjekesore ne Angli, shtimin e oreve gjate te cilave mund te merret sherbimi mjekesor (falas) gjate dites dhe gjate fundjaves. Paketa qenka £105m (http://news.bbc.co.uk/2/hi/uk_news/england/7383749.stm) dhe ka per synim te rrise numrin e mjekeve te familjes 88 per cdo 100 mije banore.

    Reduktuar me shifrat matese te burimit per Shqiperine, do te perkthehej 8.8 (nga 4) per cdo 10 mije banore qe eshte sot gjendja ne Shqiperi.
    Tani, ky Johnsoni nuk flet shume per vertetesine e diplomave te tij ne te mesmen apo per licensat qe leshon Ministria e tij per subjektet private.
    Ky thote vetem se ndermjet qendrave te reja mjekesore qe do hapen,(publike flitet gjithmone), dy prej tyre do te jene edhe ne Londren qe laburistet sapo e humben.
    Po po, vota per referendum do mbledhin edhe keta; te rrezojne kete vendimin e ri per lehtesim ne sherbimin mjekesor, se eshte anti-kushtuetues!!!!!

  9. ela thotë:

    5 May 2008 @ 6:19 pm

    Pervec shume te keqijave te tjera ne Shqiperi (mungesa e ilaceve, laboratoreve te mire, rryshfetet, etj) nuk ka edhe nivel midis personelit mjekesor dhe ketu fus mjeke e infermiere, por sidomos mjeket. Ne rradhe te pare edukimi ne fakultet ka qene per te qare hallin (dhe une jam mjeke a diplomuar nga QSUT e flas nga pervoja) ku mungonin tekstet a altaset si dhe interesi i pedagogeve per te mesuar brezin e ri (helbete kafja ishte me e mire). Kjo rendohet me shume nga fakti qe ne pergjithesi mjeket atje nuk jane te interesuar te rifreskojne dijet e tyre apo te mesojne gjerat e reja. Mos harrojme qe mjekesia ndryshon perdite. Une jetoj e punoj jashte dhe per te mbajtur licensen me duhet t’i nenshtrohem provimit cdo 10 vjet, ndryshe quhesh “demode”. Eshte e vertete qe ne Shqiperi mungojne shume gjera por ndryshimi duhet te filloje nga individi, pajisjet moderne asnjehere nuk kompensojne mungesen e dijes

  10. jay-z thotë:

    6 May 2008 @ 3:53 pm

    Mjekesia ka kosto te larta - monetare dhe personale. Keto kosto duhen mbuluar ne nje menyre apo nje tjeter. Qe nga A deri tek Z-ja, dmth qe nga edukimi ne bankat e shkolles, ne laboratore e spitale - deri ne fund, kur dilet ne pension. Doktori, infermierja, farmacistja - te gjithe kane nevoje qe kostot e tyre te mbulohen. Nuk mund te presesh ti qe doktori te punoje falas te shtunen, te dielen, te marten ne 2 te mengjesit, te enjten ne 11 te nates, te premten ne 5 te mengjesit. Nuk mund te presesh ti qe doktori te nxjerre nga xhepi e te bleje ilacet, pajisjet etj sidomos ne keto dite kur cmimet e ilaceve dhe pajisjeve kane vajtur ne stratosfere.

    Nuk ka kuptim qe doktori me 30 vjet eksperience te marre 350,000 leke te vjetra rroge nderkohe qe nje qurre ne zyrat e ministrive apo ne privat te marre 500,000 700,000 apo 1 milion leke rroge. Kjo eshte nje imbalance qe shkakton ato mijra probleme qe i dime te gjithe e qe i heqim ne kurriz te gjithe.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com