Economist: Kosova, kapitull i ri

U kry! Në 17 Shkurt, Kosova më në fund deklaroi pavarësinë e saj, duke u bërë kështu i shtati shtet i krijuar nga vetë-shkatërrimi i Jugosllavisë. Të kishte qenë republikë në federatën jugosllave, si Kroacia e Sllovenia, me siguri që do ish shkëputur shumë kohë më parë. Përkundrazi, Kosova ishte provincë e Serbisë dhe ky dallim do të thotë se Kosova, të paktën për të ardhmen e parashikueshme, nuk do të jetë një shtet njësoj si gjithë të tjerët.

Kosova ka rreth 2 milionë banorë, 90% e të cilëve janë shqiptarë etnikë. Këta të fundit thonë se e kanë pritur këtë ditë jo që nga 1991-shi, por që nga 1912, kur Serbia mori shumicën e Kosovës nga rrënojat e perandorisë osmane. Nga ana tjetër, serbët e Kosovës, që janë rreth 120,000 (megjithëse askush nuk e di me saktësi sa janë), e shikuan deklaratën e pavarësisë me frikë dhe inat.

Pas deklaratës, Amerika dhe shumica e vendeve të BE-së filluan procesin e njohjes. Shtetet myslimane pritet të bëjnë të njëjtën. Si populli i Shqipërisë, kosovarët janë një kombinim i rrallë: popullatë kryesisht myslimane dhe njëkohësisht pro-amerikanë të zellshëm. Rusia, dhe sigurisht, Serbia, reaguan ashpër. Sipas rusëve, pavarësia e Kosovës i hap rrugë lëvizjeve separatiste në vende të tjera të botës, prandaj dhe rusët do e bllokojnë hyrjen e shtetit kosovar në OKB.

Serbia bëri disa gjeste pak a shumë boshe: shpalli anullimin e deklaratës së pavarësisë dhe hodhi në gjyq presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Kosovës me akuzën e tentativës së paligjshme për copëtimin e territorit serb. Nga ana tjetër, qeveria serbe mbështeti veprimet e serbëve të Kosovës që shkatërruan dy pika kufitare mes Kosovës e Serbisë. Slobodan Samardzic, ministri i Serbisë për Kosovë, tha se veprimet ishin legjitime, paçka se mund të mos dukeshin miqësore.

Në Kosovë ka 17.000 trupa të NATO-s të cilat kanë marrë në kontroll kufirin verior të vendit. Por historia e vërtetë është forcimi i një particioni de facto në shtetin e ri nga tokat e kontrolluar nga serbët. Gjysma e serbëve të Kosovës jetojnë në veri të vendit, afër Mitrovicës së ndarë. Liderat serbë i kanë thënë të tyreve të injorojnë deklaratën e pavarësisë.

Një diplomat i BE-së tha se në përgjithësi, ditët e para të pavarësisë kanë shkuar mirë (”so far, so good”). Zonat serbe tani bëjnë pjesë në një konflikt të ri të ngrirë në Europë, si Qiproja apo pjesë të ish-Bashkimit Sovjetik. Dhe kjo pritej. Tani misioni i OKB në Kosovë po ia lë radhën një misioni të BE-së.

Misioni i ri i BE do ketë dy qëllime. I pari është të mbikqyrë policinë dhe drejtësinë në shtetin e ri. I dyti është ndërtimi i Zyrës Ndërkombëtare Civile (International Civilian Office) për të mbikqyrur aplikimin e planit Ahtisaari. Kjo zyrë do të drejtohet nga diplomati hollandez Pieter Feith. Ai, si Kosova, ka përpara një betejë. Thelbi i planit është decentralizimi i shtetit, duke iu dhënë zonave serbe mjaft autonomi. Por nëse liderat serbë nuk janë të interesuar në këtë proces, dhe nëse preferojnë të shkëputen nga Kosova, atëhere shumica e planit do të mbetet thjesht në letër.

E ndërsa deklarata e pavarësisë mbyll një kapitull, statusi final do të mbetet për t’u vendosur në një kapitull tjetër të të njëjtit libër. Pak kosovarë e kuptojnë këtë. 8 vjetët e protektoratit të OKB ka shumë gjasa të pasohen nga një periudhë protektorati nga BE-ja. Diplomatë e analistë lokalë thonë se Feith duhet të jetë i kujdesshëm të qëndrojë në sfond e të mos tejkalojë mandatin e tij. Përndryshe Kosova, si Bosnja, rrezikon të adaptojë “sindromën ballkanikë të varësisë” - një formë sjelljeje ky liderët lokalë lejojnë të huajt të bëjnë punën e tyre, duke ia transferuar atyre përgjegjësinë për vendime të papëlqyeshme dhe, sigurisht, dështimet.

“Kosova u bë,” thotë Migjen Kelmendi, redaktor i gazetës Java, duke parafrazuar një shprehje të kohës së krijimit të Shqipërisë në 1912. “Tani duhet të bëjmë kosovarët.” Kelmendi do të thotë se Kosova ka nevojë të ketë identitetin e vet kombëtar dhe kulturor, dhe jo tëmbyte — siç po ndodh tani — nga influencat dhe importet që vijnë nga Shqipëria.

Por sfida kryesore është ekonomia. Stastikat janë të tejmbushura me shifra të tmerrshme, të gjitha të pasakta dhe konfuzuese. Nëse 40 apo 50 për qind e kosovarëve do ishin të papunë (siç thonë shifrat zyrtare) dhe nuk do kishin asnjë burim të ardhurash tjetër, atëhere i gjithë vendi do ishte në uri. Dhe nuk është kështu. Kosova duket si një zonë e varfër e Europës, dhe jo si pjesë e botës së tretë apo ish-Bashkimit Sovjetik. Papunësia është e lartë — 2/3 e të rinjëve janë të papunë — sepse ekonomia gri është jo pak e zhvilluar. Gjithashtu, shumë familje kanë njerëz jashtë që çojnë para në shtëpi. Breza të tërë kosovarësh kanë punuar si Gastarbeiter, punëtorë të përkohshëm, nëpër Europë. Sot, pensionet e tyre po kontribuojnë në mbajtjen gjallë të Kosovës.

Kosova ka disa probleme akute. Sipas Shpend Ahmetit, drejtor i Institutit të Kosovës për Studime të Avancuara, vendi importon rreth 1.3 miliardë euro në vit dhe eksporton shumë shumë më pak, afron 90-130 milion euro. Çdo vit rreth 25-30,000 të rinjë hyjnë në tregun e punës, shumica me pak ose aspak edukim formal. Taksat e biznesit janë shumë më të larta se në vende të tjera në rajon, dhe normat e interesit janë po ashtu të larta. Si Ballkani në përgjithësi, Kosova ka një reputacion (tashmë pak të vjetëruar) se është e dominuar nga krimim i organizuar - simptomë kjo e një shteti të dobët.

Nga ana tjetër, Ahmeti thotë se Kosova është e pasur në minerale. Ka gjithashtu dhe një Kosovë të vogël sekrete - një sektor i vogël fabrikash moderne që prodhojnë mallra. Në Suharekë, ka punëtorë me rroba të bardha që punojnë tek fabrika e mishit Flor-En. Ngjitur është fabrika e këpucëve Solid që prodhon për tregun lokal, por edhe eksporton.

Kur e pyetëm nëse pavarësia i bënte mirë biznesit, Ahmet Kuci, drejtori komercial i Solid tha “Jo”. Ulja e taksave tha ai, do e ndihmonte. Kushtrim Xhakli, sipërmarrës interneti, tha se problemi qëndron më thellë: problemi është tradita e kompanive që nuk bëhen aq të mëdha sa të kapërcejnë kufirin familjar. “Kanë frikë nga teknologjia moderne dhe humbja e kontrollit,” tha Xhakli.

Nëse Enver Hoxhaj, ministri i ri dhe energjik i arsimit në Kosovë, merr situatën në kontroll, ai është i vendosur të ndryshojë traditat e vendit. Në ministrinë që drejton ka 200 punonjës ndërsa sistemi arsimor përballet me 500,000 nxënës. Hoxhaj nuk e di nëse 25,000 mësuesit e vendit i kanë apo jo kualifikimet e duhura. Si prioritet ama, ai ka ndërtimin e 76 shkollave të reja, regjistrimit të mësuesve dhe implementimin e një programi serioz për trajnimin e mësuesve.
Më tej, Kosova ka nevojë të përmirësojë shtetin ligjor duke detyruar gjykatat të funksionojnë. Sigurimi i një burimi të vazhdueshëm të energjisë elektrike është një tjetër sfidë. Vendi ka kufizime të përditshme energjitike. Kosova ka gjithashtu nevojë të tërheqë investime nga jashtë, dhe mënyra më e mirë për të arritur këtë qëllim është, siç thotë dhe Ahmeti, t’i largohet lajmeve të BBC dhe EuroNews për ca kohë.

Kjo nuk duket se do të ndodhë, të paktën jo tani. Në javët e muajt që vijnë do të shohim trazira në Ballkanin perëndimor. Ama, shiko hartën. Kosova dhe rajoni janë të rrethuar nga vende të BE-së. Dhe BE po përhapet në Ballkan jo nga dashuria e madhe për Kosovën por sepse një Ballkan i stabilizuar është në interesin e të gjithëve. Ka shanse që Serbia, vendi më i madh dhe më i fuqishëm i ish-Jugosllavisë të tërhiqet, të paktën përkohësisht, nga integrimi europian. Më 11 Maj serbët do të votojnë në zgjedhje lokale dhe duke qënë se synojnë t’i mbajnë zgjedhjet edhe në zonat serbe të Kosovës, do të ketë terren plot për incidente që mund të bëhen dhe të ndyra. E prapë, e ardhmja është më shumë arsye për shqetësim, sesa panik. Të paktën deri tani.

The Economist

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

25 Komente

  1. Penar Musaraj thotë:

    22 February 2008 @ 8:06 pm

    problemi qëndron më thellë: problemi është tradita e kompanive që nuk bëhen aq të mëdha sa të kapërcejnë kufirin familjar. “Kanë frikë nga teknologjia moderne dhe humbja e kontrollit,” tha Xhakli.

    Ky koment nga Xhakli eshte shume i ngjashem me tribalizmin e Nanos (diskutime ketu). Por edhe nuk eshte. Sepse kritika eshte shume specifike dhe ka te beje me ekonomine. (S’eshte thjesht perplasje e pergjithshme tribalizem-modernizem, sic flet Nano.) Apo mbase jam edhe une “biased”?

  2. bledi thotë:

    22 February 2008 @ 8:19 pm

    ”Përndryshe Kosova, si Bosnja, rrezikon të adaptojë “sindromën ballkanikë të varësisë” - një formë sjelljeje ky liderët lokalë lejojnë të huajt të bëjnë punën e tyre, duke ia transferuar atyre përgjegjësinë për vendime të papëlqyeshme dhe, sigurisht, dështimet.”

    Shume e goditur, kjo vlen dhe per shqiperine, e njejta gje ka ndodhur dhe te ne.

  3. gre_wireless thotë:

    22 February 2008 @ 8:21 pm

    kete koment e kisha bere ne nje teme tjeter ku kisha sjelle dhe origjinalin e ketij artikullit. Mendoj se eshte me i pershtatshmen ketu…

    Sipas artikullit pervec dhe perpara ekonomise jane tre gjera shume te rendesishme qe duhet te zgjidhen sa me mire…

    1. Menazhimi i situates dhe shmangia ndaj provokimeve e kosovareve. Kjo ka nisur mire dhe eshte ne rruge te mbare.

    2. Perfshirja e serbeve ne shtetin e Kosoves. Thaci e theksoi edhe gjate shpalljes se pavaresise kete gje dhe politikanet shqiptare te Kosoves e hodhen hapin e pare dhe i ftuan serbet per bashkepunim. Mendoj se me pak qetesi dhe presion nderkombetar do arrihet qe dhe serbet e Kosoves te afrohen dhe te behen pjese e shtetit te Kosoves

    3. Zgjedhjet lokale ne maj ne Serbi. Ky me duket problem i madh qe mund te sjelle perplasje te medha mes shqiptareve dhe serbeve ne Kosove. Nuk e di cfare eshte menduar per kete, por mendoj se politika kosovare dhe UNMIK (nderkombetaret) duhet te fillojne urgjentisht te mendojne se si do veprojne ne cdo rast te mundshem dhe te mos e lene per momentin e fundit.

  4. Selfmaderadio thotë:

    22 February 2008 @ 8:22 pm

    Penar,

    interesante. Nje analize tek NZZ thoshte se nje nga pikat me te forta te shoqerise kosovare eshte shpirti i iniciatives. Te lene ne meshiren e fatit nga shteti jugosllav kosovaret, te perjashtuar nga punet e shtetit (te rezervuara per serbet), siguruan mbijetesen me bizneset e vogla familjare. Po keshtu, mbeshtjetja familjare ishte per analistin e NZZ nje nga pikat e forta te shoqerise kosovare edhe sepse kjo mbeshtetje brendabrenda familjes e lehteson shtetin nga barra e subvencioneve.

    Perse biznesi familjar qenkerka tribalizem? Eshte hera e pare qe e degjoj. Ne zvicer biznesi familjar eshte shume i perhapur. Roche - firmen e madhe farmaceutike, eshte biznes familjar: dikur i vogel, tani shume i madh. Rasti me i fundit eshte firma Navi Boot - nje familje secondosh italiane. Bile, edhe firma Roger Feder eshte nje biznes familjar: gjtihe menaxhimin e tij e ben familja e tij.

  5. bledi thotë:

    22 February 2008 @ 8:27 pm

    “Kosova u bë,” thotë Migjen Kelmendi, redaktor i gazetës Java, duke parafrazuar një shprehje të kohës së krijimit të Shqipërisë në 1912. “Tani duhet të bëjmë kosovarët.” Kelmendi do të thotë se Kosova ka nevojë të ketë identitetin e vet kombëtar dhe kulturor, dhe jo tëmbyte — siç po ndodh tani — nga influencat dhe importet që vijnë nga Shqipëria.”

    Pikerisht tani ka nevoj me teper shqipteret e Kosoves per Shqiperine, pasi beteja do jete ekonomike te besh shtetin e ri, e bashkepunimi ka hapesira te medha, e shfrytezimi i gjithe mundesive, pra hapie e jo mbyllje.

    Nuk behen kombet me emra mar borxh, nga vende (serbia ne kete raste e serbishtia) qe populli i atij vendi ka shume ngarkes emocionale negative, nga krimet qe u jane bere.
    Emri i Kosoves qe dikur qe Dardani, e dikur qe Pashalleku i Prizerenit, e ju vu nga ish-jugosllavi kur e mori ne zoterim, Kosove, pranohet per arsye te ecurise se ngjarieve,e se ndryshojme dote ne Dardani tani, po nuk mund te besh komb me nje emer te tille, absurde.

    Shqiptaret e kosoves jane ata shqiptare qe e meritojne me shume EMRIN SHQIPTAR se gjithe shqiptaret e tjere, kjo qe nga Lidhja e Prizerenite e deri me sote.

  6. preparat thotë:

    22 February 2008 @ 8:31 pm

    Qe deri tani nuk ka pasur shume kompani qe e kane “kapercyer kufirin familjar” nuk tregon mungesen e deshires per te rritur biznesin, por mungesen e mjedisit ne te cilin mund te ndodhte kjo rritje. Tani mund te kete shume mendime qe na thone se ku qendrojne problemet, po e verteta eshte qe pavaresia ne Kosove eshte aq e re, saqe eshte e veshtire per te izoluar problemet e shkaktuara nga e kaluara 100 vjecare politiko-ekonomike, dhe probleme te mjergullta sociologjike te tipit “kane frike nga [] humbja e kontrollit.” Meqe ra fjala, ka kompani te suksesshme multi-bilionere te struktutuara si Limited Liability Partnership dhe te kontrolluara ne esence nga nje familje e vetme. Ne vetvete kjo nuk eshte as e keqe as e mire.

    Jam shume optimist per te ardhmen e Kosoves dhe jam i bindur qe ekomomikisht do te perparoje me shpejt se Shqiperia.

  7. Penar Musaraj thotë:

    22 February 2008 @ 8:36 pm

    Self,
    Cfare eshte NZZ?

    Dakord jam deri diku me analizen e NZZ. Por kjo nuk eliminon idene e Xhaklit. Dmth, deri tani inisiativa familjare ka qene mire. Por mund te zgjerohen me tej bizneset, dhe familja nuk e lejon zgjerimin pertej vetes. Eshte problem i ngjashem me ate qe flitet per Italine sot, qe duke qene kaq mosbues ndaj jo-familjareve, bizneset vuajne. (Mbase s’eshte dhe aq akut si problem ama.)

    Biznesi familjar eshte pak a shume tribalizem, ne kuptimin sa me pak te nuancuar te fjales tribalizem. Ne thelb tribalizmi do te thote qe individi i beson me shume tribuse se vet. Dhe kjo eshte mese normale. Prandaj dhe mua nuk me duket shume i rendesishem kontrasti tribalizem-modernizem, sepse sic thua dhe ti me shume te drejte, nje tufe me gjera “moderne” (si korporatat) i kane themelet ne familje, ne fis.

  8. ujku i zi thotë:

    22 February 2008 @ 8:39 pm

    Penar, e ke kapur shume drejte problemin. Modernizimi eshte nje nga sfidat kryesore qe duhet te perballoje shoqeria shqiptare. Nderkohe, duhet kuptuar natyra e “modernizmit”, per te gjetur shkaqet qe e pengojne ate. Personalisht nuk mendoj se shkaqet, si ne rastin e Xhaklit, si te Nanos, jane mentaliteti. Mentaliteti i “mosbesimit” eshte vetem shfaqja e mungeses se realitetit modern, nuk eshte thelbi i tij. Thelbi i realitetit modern jane platformat. Sa me te medha/massive platformat aq me i suksesshem moderniteti. Ne Kosove nuk kane ekzistuar ndonjehere platformat, sepse jo vetem shteti qe u eshte mohuar, por deri edhe tek e drejta per tu arsimuar. Kurse ne Shqiperi kane ekzistuar platformat deri diku, por kane qene teresisht te ideologjizuara dhe totalitare, ose ne sherbim te platformave apo qellimeve me te ngushta.
    Pra suksesi i modernitetit te kombit shqiptar do varet kryesisht ne aftesine per te ngitur platforma masive.
    Per t’u theksuar perseri eshte qe nuk eshte c’eshtje mentaliteti. Platformat mund te ekzistojne pavaresisht nga shprehjet lokale. Shembuj te mire per kete mund te gjesh qofte ne Europe edhe ne US.

  9. anonymus thotë:

    22 February 2008 @ 8:40 pm

    Perse biznesi familjar qenkerka tribalizem? Eshte hera e pare qe e degjoj.

    Selfo! E ke lexuar “Shkelqimi dhe Renia e Shokut Zylo”?
    Aty, Driteroi ka nje te “nolte”. Hyn ky fshatari me qeleshe ne Hotel Tirana, me llulle ne goje, dhe i thone “konservator”! Del, dhe ja jep llullen ketij me borsaline ne koke. Hyn ky me borsaline dhe me te njejten llulle ne goje, dhe i thone “liberal”!! :)

    Keshtu edhe keta vete-urryesit!
    Kur eshte biznes familjar ne Kosove eshte “tribal”, (whatever the f@#! that means - dyshoj se duan te thone fisnor),
    Kur eshte biznes familjar “jashte shtetit” atehere eshte “organik”, artizanal, boutique!
    Llulla njesoj eshte por ndryshon festja!

  10. preparat thotë:

    22 February 2008 @ 8:49 pm

    Komentet e Xhaklit besoj jane bere nga kendveshtrimi i pronesise, dmth, kush jane pronaret e ndermarrjes, dhe jo (besoj) nga kendveshtrimi i klienteles, dmth kujt i sherben me produktet e sherbimet e tua.

    Ne rradhe te pare, pronesia familjare nuk eshte ne vetvete dicka negative, sic u tha me lart. Problemi i mundshem shfaqet kur kompania eshte zmadhuar deri ne nje pike te tille ku nuk rritet dot “nga brenda” dhe ne menyre per t’u zgjeruar duhet kapital i ri. Ky sigurohet duke shitur nje pjese te pronesise. Ne shume vende gjejme tregje zyrtare ku kryhen veprime te tilla nepermjet shitjes se aksioneve. Ne Kosove ky treg nuk egziston dhe lidhja ndermjet atyre me kapital dhe atyre me nevojen per te ndodh ne menyra joformale. Ne shumicen e rasteve, ata me kapital thjesht investojne vete, ndersa ata me nevoje nuk zgjerohen.

    Kur nje treg i tille te krijohet, do shohim si do shkojne punet.

  11. Selfmaderadio thotë:

    22 February 2008 @ 8:55 pm

    Me fal Penar,

    NZZ=Neue Zürcher Zeitung, eshte nje nga gazetat qe per ceshtjet e politikes se jashtme ka shume peshe ne qarqet e politikes dhe diplomacise evropiane.

    Sa per ate thenien e Xhaklit, pyetja ime eshte: biznesi ngelet familjar per shkak te mosbesimit apo sepse mungon nevoja apo/dhe infrastruktura?

  12. bledi thotë:

    22 February 2008 @ 8:56 pm

    Biznesi familiar e i vogel ketu ne ameriken e veriut nxitet shume.

    Asgje te keqe ska, madie sakrifica e energjia qe ka nje person per te mbajtur familien, eshte forca me e madhe shtytese.

    Biznesi i vogel dhe ai familiar jo vetem puneson shume njerez,eshte i shumte ne numur, po eshte dhe me i thjeshti, po sherben edhe si faz e pare per te nxitur njerezit te marin guximin e ti dalin zot vetes e families se tyre ,e mos te jene bare e vendit ose e shteti.
    E ne ambientin shqiptar kjo eshte nje force pozitive qe duhet nxitur.

    Harojme qe gjithe shoqerite e tjera keshtu i ngjiten shkallet nje e nga nje.

    Pastaj bizneset harmonizohen po nje biznes i vogel ose familiar i madh ne numur e i nxitur ka shume rendesi ne nje vend.

    Kosova duhet te bej ses ben te fitoj ekonomikisht dhe nga perkrahia politike, pra ta kthej ate ne ekonomi.
    Te bej ate qe shqiperia se beri.
    Ka shume sektore ne kosove qe shume firma te medha, nga vendet perendimore mund te vine e investojne shume te medha e jene lider ne ekonomi, qe nga energjitika e me rradhe.

    Uroj te shikoj sa me shume firma te medha nga vendet perendimore ne kosove.

    Plus ndoshta kjo nevoj, per te ndertuar e ndezur ekonomine e kosoves, mbeshtetia e botes per kete, e konceptimi i nje bashkepunimi gjitheshqiptar, mund te jete ajo esenca e jo vetem kosoven po dhe shqiperine do ta nxjerri nga trazicioni e gjithe hapesira shqiptare te kete nje hop ekonomik.
    Pra ajo qe ndodhi ne perendim pas luftes se dyte boterore.

  13. preparat thotë:

    22 February 2008 @ 8:58 pm

    Self,
    Gjate e gjate, ketu kam dash me dale edhe une. Dmth, deri tani ka munguar infrastruktura, dhe rrjedhimisht nevoja.

    Sa per ate thenien e Xhaklit, pyetja ime eshte: biznesi ngelet familjar per shkak te mosbesimit apo sepse mungon nevoja apo/dhe infrastruktura?

  14. Artian thotë:

    22 February 2008 @ 9:04 pm

    Kam nje bindje se Kosova jo vetem do te rregullohet,por do tia kaloje edhe Shqiperise., sepse ne Kosove ka disa principe burrerore,ai qe nuk eshte i zoti dhe perflitet jep dorheqen,ne Shqiperi jo,nuk po shohim principe gjekundi,..ne shqiperi behen “arnime ” dhe jo” reforma”,njeri e qep diten dhe tjeteri e shqep diten tjeter,Kosova do te jete krejt ndryshe..

  15. Penar Musaraj thotë:

    22 February 2008 @ 9:14 pm

    Self, per ate pyetje s’te jap dot pergjigje. Po s’do ishte çudi qe pergjigja te qendronte diku ndermjet mosbesimit dhe mungeses se infrastruktures. S’eshte çudi dhe qe njera (mungesa e infrastruktures) te frymezoje tjetren (mosbesimin), dhe anasjellas.

  16. toko thotë:

    22 February 2008 @ 9:38 pm

    Kosovo’s Independence and Your Money
    By Todd Wenning February 22, 2008

    In the U.S., Kosovo’s declaration of independence from Serbia is cause for celebration. Unfortunately, that view is not shared by all, particularly Russia and Serbia.

    You want political risk? You got it.
    U.S. and Russian relations were already heated, because of the proposed U.S. missile shield in Ukraine, but Kosovo’s independence turns things up a few notches. Russia is a staunch ally of Serbia. Add Chinese and Spanish disapproval to the mix (they have their own separatist concerns with Taiwan and the Basque region, respectively) and you have yourself a spicy geopolitical gumbo.

    Franz Ferdinand: Not just a rock band
    Political instability in Eastern Europe is nothing new, nor is its uncanny ability to bring world powers to conflict. Hopefully, the recent geopolitical debate surrounding Kosovo’s independence will remain civil and diplomatic (even after the U.S. embassy in Belgrade was attacked by protesters yesterday). If tensions escalate, free-market reforms in some of the rapidly growing Eastern European economies — where Russia continues to have a strong influence — could be delayed or even reversed.

    One country to watch as these events unfold is the economically progressive Slovakia, which is set to adopt the euro currency in 2009, but is against Kosovar independence. It will be interesting to see if this process hits any speed bumps if strained East-West relations continue.

    Global repercussions
    If you don’t think Eastern Europe matters in the scope of the global economy, think again. According to analysts at the Economist Intelligence Unit, foreign direct investment in Eastern Europe “hit a record [$112 billion U.S.] in 2006, putting the region ahead of Latin America and second only to Asia among emerging markets.” U.S. investors in the region include:

    Company Investment Type — Location

    U.S. Steel (NYSE: X) Steel Plant — Smederevo

    Altria (NYSE: MO) Tobacco Factory — Nis

    Microsoft (Nasdaq: MSFT) Development Center — Belgrade

    Ball Corp. (NYSE: BLL) Factory — Belgrade

    In fact, Altria is Serbia’s single largest foreign direct investor. Any disruption of the flow of capital from foreign investors could have serious consequences to the region’s growth.

    Investors who hold shares of the aforementioned U.S. companies, as well as those who are hoping for sustained growth in Eastern Europe, need to stay tuned to the events surrounding Kosovar independence. Don’t forget what history teaches us: What happens in Eastern Europe can have a profound effect on the world.

  17. Idris thotë:

    22 February 2008 @ 10:05 pm

    Keta te Economist duhet te kene pervoje, besoj!
    Duhet te kene bere edhe analiza te tjera te ngjashme apo eshte hera e PARE? Ndoshta ,ndoshta ,ndoshta….
    Mua me pelqeu ajo thenia e bukur qe thote AHMETI,por e prure zgjuarsisht nga botusi , tamam si nje orientues i dobishem pa tonet urdheruse ….
    Ndoshta duhet te heqin dore se pari lajmet tek BBC dhe EURONEWS…per
    ca kohe .!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ne nje analize te ketij “Ekonomistit” gjate 93 i prure ne Shqip ,nuk me kujtohet gazeta ,por problemi rrihte tek shembulli GJERMAN pas bashkimit
    dhe orientonte politiken e bizneseve qe zhvilloheshin e krahasuar me
    njeriun….SI MUSHKRITE qe MARRIN FRYME” dhe qendrimin e vetem kritik qe mbante ,megjithse jo me tone imponuese, ishte :
    -Goditja e terminologjise MEGALLOMANE per te HUAZUAR terminologji ekonomike si TRUSTE,MONOPOLE etj nga vendet me ekonomi te 8-shes botrore……
    Ndoshta ai shembulli i prure mund te kete vlere per keto momente per KOSOVEN e SHQIPERINE !

  18. Grupi thotë:

    22 February 2008 @ 10:14 pm

    Me falni…mbase jam injorant une…po ne pjesen me te madhe te Evropes Lindore…”biznesi” ka ndonje tipar tjeter lloj?? Shumica biznese “familjare” jane ose ashtu filluan…rendesi ka sa te zhvilluara jane kto biznese dhe jo nese jane familjare apo publike. Kosova ka fatin qe ka nje “mbikqyrje” te huaj…qe te pakten i jep pak siguri investitorve dhe qe kontrollon ne nje fare menyre arenen politike (pra nuk mund te ndodhi si ne Shqiperi ku injoranca politike mbreteron). Politika ne Kosove eshte e stabilizuar…me shume se ne vendet e tjera te rrajonit bile.

    Nuk ja kam friken zhvillimit ekonomik te Kosoves…me aq sa kam degjuar e sa kam pare. Kisha dhe nje profesor ekonomie qe shkonte ne Kosove per te studjuar potencialet e minjerave. Ata kan kaluar kohra shume me te veshtira dhe kan dale mire…

  19. Qafir Arnaut thotë:

    22 February 2008 @ 10:24 pm

    Hmmm Altria dhe Microsoft ne Serbi ndikojne ne nxitjen e njohurive me te medha per rajonin ne rradhet e komunitetit financiar ne ShBA. Imagjinoni ,nje koleg imi qe ka blere aksione te Bankers Petroleum me vjen sot e me pyet per situaten ne Kosove. Vellai eshte nga India dhe as qe ia kishte haberin fare zones para se te blinte ato aksione.

  20. Peshku Fluturues thotë:

    23 February 2008 @ 2:12 am

    “Biznes familjar” ne Kosove nenkupton biznes ku te gjithe punetoret e ketij biznesi jane anetare te se njejtes familje, ne ndryshim psh nga Hilton qe me sa di une eshte edhe ai “biznes familjar”.

  21. Ravintsara thotë:

    23 February 2008 @ 8:16 pm

    E ndërsa deklarata e pavarësisë mbyll një kapitull, statusi final do të mbetet për t’u vendosur në një kapitull tjetër të të njëjtit libër. Pak kosovarë e kuptojnë këtë. 8 vjetët e protektoratit të OKB ka shumë gjasa të pasohen nga një periudhë protektorati nga BE-ja.

    …no comment…

  22. Zana thotë:

    24 February 2008 @ 10:33 pm

    Kosova ishalla zhvillohet lart e me lart e pertej biznesit familiar.Nuk mund te krahasohet me Shqiperine.Shqiperia eshte shtet i konsoliduar ,me ligje themelore e te te tjere.Zhvillimi i sotem nuk behet mbi baze burrerie ,bese e fjale te dhene.Behet mbi baze ligjesh e rregullash te perparuara qe ndihmojne zhvillimin e nje vendi.Mendoj se Shqiperia ka popullsi shume me te ditur e arsimuar se Kosova e kjo eshte nje nga garancite kryesore per zhvillim.

  23. Pjer Thomas thotë:

    26 February 2008 @ 9:32 pm

    Qafir Arnaut, ata indianet e shohin jeten me optimizem, plus qe i dine resurset e kompanive te medha, dhe zgjerimet qe ato mund te pesojne, nderkoh qe ne shqiptaret çdo gje e shohim me skepticizem, si anglezet dhe nordiket :-)

  24. finish thotë:

    28 February 2008 @ 1:56 am

    je ti ajo Zana qi ke than i uroj pavarsin kosovarve nese esht ajo qe duan….po per mu jan te huaj me ka ardh keq per ty….ti SJA KE HABERIN Ks e kosovarve dhe as identitetit tend e aq ma teper si the moj si the SHQIPERIA SHTET I KONSOLIDUAR? E ARSIMUAR? LIGJE E RREGULLA TE PERPARUARA?e LUMJA EUROP KE ka e nuk ja din vleren.Parashikimin e sakte e ka GRUPI po Kosova do te bahet e pasun…

  25. dardania thotë:

    11 March 2008 @ 7:56 am

    Ju pershendes te gjithëve. Nuk është me rëndësi të zhvillohen diskutime tani apo analiza të pa thukta, sepse ajo që është bër ka njëfarë dinamike ekzkluzive për ne, andaj trajtesat paraprake edhe mund të destinojnë çështjet në hipoteza eksreme saqë ne vetëm se do ta qanim këtë hall pa kurrfarë arszesh. Koherenca politike dhe koordinimi i Kosovës në aspektin interpersonal është hapi më i volitshën i ndryshimeve thelbësore në strukturën e saj morale dhe politike, se fundja të gjithë kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve, prandaj edhe me kalimin e kohës mund të bëhen REVOLUCIONE nëse ne jemi të ndërgjegjshëm dhe kemi vullnet të çeliktë për ndryshime të tilla…!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com