Edisoni, nga klasa e 2-të në faqen e 22-të

Edisoni, viktima e 26 e Gërdecit sot do të ishte në klasën e dytë…” fillon një shkrim përkujtimor mbi një 6 vjeçar që humbi jetën si pasojë e djegies së mbi 80% të trupit në shpërthimin gjigand të Gërdecit. Është një shkrim i mirë, një shkrim i dhimbshëm që tregon për çastet e fundit të jetës së vogëlushit, për dhimbjen e të ëmës, për dhimbjen e të atit. Është një shkrim i cili këtë fundjavë arriti të shfaqej jo në faqen 1, jo në faqen 2, 3, 4, 5 apo 6 të gazetave por në faqen numër 22 të gazetës Shekulli, në shtesën e veçantë për fundjava të quajtur “Sh2”.

Edisoni, plagët e tij dhe dhimbja e prindërve nuk ishte aq seksi sa të meritonte më shumë vëmendje në ndonjë faqe më të përparëme. Po të gjykosh nga renditja e shkrimeve Edisoni ishtë shumë më pak interesant sesa një sërë çështjesh si

Vrasja e Kosta Trebickës
Projektligji për gjyqtarët
Aeroportit të Sarandës
Kosovës dhe vendeve Islamike
Reformave që duhen reformuar
Banderolat e Kompleksit
Një ish-marksisti Italian që kishte zënë dy faqe të plota
Letrave të “lexuesve” drejtuar Shekullit
Komentet për protestën e të premtes
Etj, etj, etj

Edisoni, ai 6-vjeçari i cili sipas prindërve ishte i dashur me të gjithë, nuk zuri dot vendin e asnjë prej tyre, biles edhe vendin në faqen 22 të gazetës, ose në faqen 4 të materialit shtesë “Sh2” e zuri fill pas titujve të tipit “Shqiptarja e Harvardit” ose “Ish-stomatologia në Oksford”. Mbase nuk duhet të ankohet shumë, të paktën arriti të dilte një faqe më mirë sesa “Sexy mes sëmundjeve dhe plagësve të rënda”, një shkrimi mbi minifundet e mjekeve të reja në QSUT. Shuarja e kotë e jetës së tij ne nuk na bën më përshtypje, ne jemi të imunizuar, të gurëzuar ndaj ngjarjeve të këtilla dhe jo pa arsye; vetëm gurëzimi të mbron nga çmendina në një mjedis që ngjan si një rrugë e madhe, e gjërë drejt saj.

Sikur të mos kish qënë Gërdeci, Edisoni do kish qënë sot në klasë të dytë por meqë për një arsye të papërcaktuar akoma,6 muaj më parë ndodhi ai shpërthim vrastar, në vend të shkollës Edisoni është sot në fund të gazetës. Nëse kjo s’na bën përshtypje sot, atëherë mund të jemi të sigurtë që pas 6 muajve të tjerë, Edisoni as nuk do të përmendet fare!

Llukan Tako
21 shtator 2008

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

28 Komente

  1. edrus thotë:

    21 September 2008 @ 7:00 pm

    Çshtë vërtet shumë e dhimbshme Llukan.
    Indiferencë që VRET!

  2. Roma thotë:

    21 September 2008 @ 7:26 pm

    Kam nje opnion persenal ,se nuk eshte faji i Berishes ,Nanos, Edit dhe shume te tjereve, qe shume gabime harrohen,shume perseriten . Faji e ka Inteligjenca shqiptare ! Pse ?

    1-Pjesa me e madhe e inteligjences eshte e politizuar ,e ndare , e kompromentuar me politiken ,per interesa personale te saja te vockla, poste ,favore !

    2-Inteleigjenca shqiptare flet pak ,nuk e ngre me force zerin ose degjohet pak ,nuk eshte e guximshme .

    3-Inteligjenca shqiptare nuk ka nerv guximi , te mposhti budallaliqet e politikes, ecila e ka vene perpara .

    4-Inteligjenca ka braktisur vendin , dhe brenda vendit eshte e plevitosur .

    5-Inteligjenca shqiptare i lene vendin njeriut medioker qe te udheheq vendin .

    6-Inteligjenca jone eshte e tipit qe kur te rrezohet diktatura ,te marr rolin e disidenteve dhe te justifikohet .

    7-Inteligjenca Shqiptare sot ne shekullin 21 ,eshte shume e dobet per ti sherbyer Kombit .

    8-Inteligjenca eshte ne bishtin e POLITIKES ,njesoj si ne kohen e diktatures ,kur Politika ishte ne plane te pare !!!!!!!

    Po me quajtet budalla ,per kete opninion, pranoj .

  3. edrus thotë:

    21 September 2008 @ 7:32 pm

    Roma, kur shikon përfaqsues të inteligjencës shqiptare që diskutojnë si e jëma e Zeqos në majë të thanës (shiko Xhibin tek tema tjetër) që kërkojnë të evitojnë me ç’do ksuht një problem sepse janë të fiksuar mbas ndonjë tjetri… kam frikë se s’do të mund që të të quante askush budalla për ato që aq mirë ke përmbledhur në ato pika.

  4. Iris thotë:

    21 September 2008 @ 7:36 pm

    Perveç faktit qe jam shume dakort me Romen, sepse pergjegjesia morale eshte e atyre qe dine te veprojne dhe s’veprojne dhe jo e atyre qe s’kane aftesi dhe bejne zhurme.
    Kur e shkruani artikullin, ja vini titullin sensacional dhe prekes qe te kapni faqen e pare? C’rendesi ka faqja, rendesi ka çfare keni shkruar.

  5. anonim thotë:

    21 September 2008 @ 7:49 pm

    Iris,

    Edisoni do ishte ne klasen e dyte - eshte fakt, nuk eshte sensacion. As genjeshter. Se perndryshe duhet te na provoje qe ai do te kishte shkuar ne klase te trete apo te katert. Nese nuk do kishte vdekur!

    Edisoni, nga klasa e dytë në faqen e 22-të - eshte fakt, sepse artikulli gjendet pikerisht ne faqen 22, dhe sa do te te preke e sensacionale te jete fakti qe ky femije do kishte shkuar ne shkolle tani, si te tjeret, nese …, vdekja e tij nuk eshte me e rendesishme se sa faqja 22 e revostes MAPO.

    Por, tani qe po e mendoj mire, ndoshta MApO ka pasur frike nga lexues si puna jote qe do ta akuzonin per sensacionalizem dhe … hop ne faqen 22. Duhet te ndihesh e kenaqur, sepse opinioni i lexuesit duket se ka pasur efekt tek MAPO. Por, Iris, uroj qe neser te mos i ndodhe femijes tend, ajo qe i ndodhi Edisonit!!!

  6. xhibi thotë:

    21 September 2008 @ 7:50 pm

    Llukan, u futa tek faqja e Mapos tani se me bere kurioz, dhe pashe qe kryeartikull kishin kete artikullin “Kryqëzatë kundër Sali Berishës” kurse menjehere poshte saj ishte ky artikulli tjeter Gërdeci, ana e panjohur e hetimit. Nuk te beri pershtypje ky fare? :) Nuk e di si duken te shtypura ne reviste artikujt kuptohet, i referohem versionit online.

    Ti kthehemi prap debatit; ku ndryshon berja dicka pozitive ne lidhje me nje tragjedi nga shfrytezimi i saj per politike?

    Cfaredo te jete pergjigjia, personalisht do preferoja qe te behet dicka mbi te, jo thjesht te bejme refrene emrash te viktimave. A nuk eshte me acarues nervash fakti qe 6 muaj mbas kesaj tragjedie administrata e Berishes nuk ka pranuar fajin dhe nuk jane vene pergjegjesit e tragjedise para ligjit?

    Pertej asaj, cfare po behet per te siguruar qe gjera te tilla te mos ndodhin me, qe femijet te mos punojne me ne tregje te tilla, qe ngjarje te tilla te mos kalojne me “poshte radarit”, qe jetet e njerzve te mos shikohen si mjete parash per bosat e kompanine ne bashkepunim me bosat e politikes?

    Kjo vlen per administraten se pari, dhe se dyti per opoziten, e me pas mendoj vine instancat e tjera si mediat, si revista Mapo. Vendin dhe politiken shqiptare nuk e luajne revistat apo Peshku, po pozita me opoziten, dhe atyre i takon pergjegjsia se pari, se ata ka votuar populli per te zgjidhur problemet e vendit.

    Retorika ka efektet e veta, ne varesi te si dhe per ca qellime perdoret, po fjalet jane te tilla; vec fjale. Mungesa e veprimeve konkrete nga pozita e opozita mendoj eshte shume me acaruese sesa ku e faqon nje reviste apo nje gazete nje artikull.

    Po me quajtet budalla ,per kete opninion, pranoj .

    Mos ki frike. Budalla quhesh kur kritikon partite ose politikanet. :D

  7. Ll thotë:

    21 September 2008 @ 7:53 pm

    O Xhib,

    Shkrimi per Edisonin s’eshte botuar tek revista MAPO por tek gazeta Shekulli. Pse behesh i lodhshem me zor mer njeri?

  8. xhibi thotë:

    21 September 2008 @ 7:55 pm

    Po mire se nuk e pashe titullin e gazetes, me fal per gabimin. :)

    Tani pikat e tjera qe shkrova ishin thelbi i acarimit te nervave. Nuk te duket se qendrojne? :)

  9. anonim thotë:

    21 September 2008 @ 8:54 pm

    Xhibo,

    e shef qe ti funksionon ne baze paragjykimesh dhe thashethemesh? Isha me se i bindur per kete: sepse njerezit qe dine pak ata bertasin dhe gjuajne me shume dhe me ashper.

    Ishte e shkruar ne tekstin e Kristit qe ishte botuar tek shekulli. Por, paragjykimet jane paragjykime, c’tu besh. Dhe, sigurisht, Xhib, ke shume te drejte, si gjithmone. Me fal, po a nuk te duket jeta shume e merzitshme kur ke gjithmone te drejte?

  10. ThoughtPolice thotë:

    21 September 2008 @ 8:57 pm

    Problemi eshte ketu o Xhib, se flitet per viktima te pafajshme dhe fatkeqesi te ndryshme vetem per perfitim dhe propagande politike. Nuk ka sinqeritet ne vajtimin medemek per nje vogelush qe ka humbur jeten ne shperthimin e Gerdecit.

    Cfare kane bere keta njerez qe vajtojne mediave dhe blogeve te ndryshme per banoret e Gerdecit? Sa para kane dhene ne menyre individuale nga rroga e tyre mjaft e madhe, per viktimat dhe te plagosurit?

    Nje organizate turp i shoqerise civile si Mjaft, ju deshtoi edhe greven atyre punetoreve qe kerkonin me teper demshperblim. Drejtuesi i greves i denoncoi publikisht njerezit e Mjaft se kerkonin t’i keqperdornin.

    Pra, nuk eshte qellimi i mire per te folur per nje viktime apo fatkeqesi, eshte qellimi per te mbajtur te ndezur flaken e nje shperthimi per arsye politike, pasi nuk kane alternative tjeter.

    Edhe dy fjale meqe permende qeverine o Xhib, qe te mos i themi te bardhes te zeze thjesht per t’u dukur te pavarur apo ku di une.

    Administrata e Berishes ka marre te gjitha pergjegjesite qe i takojne dhe ka proceduar me masat administrative qe jane ne kompetencen e saj. Eshte shkarkuar pothuajse e gjithe kupola drejtuese e ushtrise dhe zevendesuar me te tjere ushtarake. I eshte hequr imuniteti ish-ministrit te mbrojtjes dhe vene ne dispozicion te hetimit te prokurorise. Berisha personalisht, pas shperthimit te Gerdecit doli me idene e riorganizimit te shume agjensive te zbatimit te ligjit, pasi ne gjendjen aktuale keto agjensi deshtuan teresisht ne parandalimin e Gerdecit. E di cili ishte reagimi i opozites dhe mediave prane saj? Berisha po shfrytezon kete situate per te vene nen kontroll institucionet e ndryshme! Shikohet qarte qe nuk ka seriozitet dhe sinqeritet ne shq

  11. ThoughtPolice thotë:

    21 September 2008 @ 9:00 pm

    Vazhdim i postimit te mesiperm: Shikohet qarte qe nuk ka seriozitet dhe sinqeritet ne shqetesimin per kete ngjarje, por vetem shfrytezim dhe keqperdorim per arsye politike.

  12. Ll thotë:

    21 September 2008 @ 9:01 pm

    …Sa para kane dhene ne menyre individuale nga rroga e tyre mjaft e madhe, per viktimat dhe te plagosurit? ….

    Me siguri shume me teper se ty ThP se fundja ti je nje polic i thjeshte interneti dhe ushqehesh vetem me groshe propagande.

  13. ThoughtPolice thotë:

    21 September 2008 @ 9:03 pm

    Mire qe te genjen mendja mer daj. Eshte gje e mire kjo, e ben gjumin te qete.

  14. Ll thotë:

    21 September 2008 @ 9:05 pm

    Mua s’me genjen mendja mer ThP se e di qe antare te Mjaft-it dhuruan leke vullnetarisht dhe keto leke u perdoren per te organizuar nje kamp 2-javor per femijet e Gerdecit. Ne keto leke bente pjese edhe nje shume nga rroga ime personale keshtu qe une s’flas dot kot. Ti vete ke dhene ndonje lek?

  15. ThoughtPolice thotë:

    21 September 2008 @ 9:11 pm

    Jo e pata per ate sigurine qe kishe. Si shume mu duk qe genjehesh.
    Po sigurisht, ndoshta une ka mundesi marr me pak se ti, megjithate nje shume modeste kemi pasur mundesi dhe deshire ta japim.

    Ato kampet dy javore, hmmm i keni bere me donacione te huaja se per ju, aha e di une sa jepni.

  16. xhibi thotë:

    21 September 2008 @ 9:13 pm

    ThoughtPolice thote:
    Administrata e Berishes ka marre te gjitha pergjegjesite qe i takojne dhe ka proceduar me masat administrative qe jane ne kompetencen e saj. Eshte shkarkuar pothuajse e gjithe kupola drejtuese e ushtrise dhe zevendesuar me te tjere ushtarake.

    Polico, me sa pata lexuar une, Birisha me te tjeret u munduan ti lajne duart nga pergjegjsia duke thene “ishte aksident”. Padyshim qe ishte aksident, po gjithashtu pa dyshim qe ishte pergjegjsia 100% e dikujt, pasi nese ke nje fabrike armesh anesh fshatit dhe ne te punojne gra dhe kalamaj, kjo nuk eshte fatkeqsi natyrore po njerezore.

    Tani meqe ti i di dhe je i anes se administrates politikisht dhe shpesh thua info me detaje, ja na thuaj pak me emra dhe pozicione kush eshte shkarkuar per kete tragjedi? Dhe per te teper, kush eshte gjetur fajtor? Pasi shpesh here shkarkohen peshqit e vegjel per te mbuluar aferat e te medhenjve.

    Dhe me kryesorja per mua, cfare masa ka mare administrata e Birishesh qe tragjedi te tilla te mos perseriten me? Ok me kompensimet e familjeve etj duket se reaguan menjehere, po ca po bejne per te nxjere ne drite afera te tjera te ngjashme dhe per te parandaluar tragjedi te tjera?

    Anonim, shumica e atyre qe “u vjen keq” per tragjedirat, jane si ty, militante, dhe flasin ne nje kah gjithmone, pavaresisht thelbit apo situates. Une bera gabim ne titullin e medias, shkrova Mapo ne vend te Shekullit. Po argumenti qe thashe qendron njesoj. Llukanit apo ty apo disa te tjereve nuk u intereson argumenti apo thelbi, dhe normal do merreni me mua jo me ceshtjen. Se po te merresh me argumentin i bie qe inatin mos tia qitesh Shekullit apo gazetave, po atyre qe kane ne dore te bejne dicka, dhe gjysma e tyre jane ata qe nuk iu intereson juve ti kritikoni, jane opozita, pjese e se ciles eshte dhe Mjafti de fakto.

    Ose kur i kritikoni i beni si raporti i Mjaftit per monitorimin e Bashkise se Tiranes; kritike per perdet e zyrave dhe kafet e sekretareve, nderkohe qe Edvini e ka afrikanizuar Tiranen dhe qindra njerez vdesin cdo vit nga ndotja e ajrit, pa permendur gjerat e tjera.

  17. klajdevour thotë:

    21 September 2008 @ 9:19 pm

    iris, faleminderit per shqetesimin ne lidhje me titullin dhe permbajtjen

  18. ThoughtPolice thotë:

    21 September 2008 @ 9:21 pm

    Xhibi, une nuk jam i anes se administrates, jam nje qytetar i thjeshte si ti. Kam te njejtat info qe ke edhe ti, megjithate nese nuk i di po te kujtoj se eshte shkarkuar shefi i shtabit te pergjithshem dhe disa ushtarake madhore, pas shefit te shtabit, qe drejtonin ushtrine dhe kane pergjegjesi per Gerdecin.

    Gerdeci ishte aksident, por nuk do te thote qe nuk ka pergjegjesi administrative, ligjore etj. per ate qe ndodhi.

    Ndersa fajtor, nuk te gjen qeveria o Xhib djali, por gjykata. Mediu eshte pa imunitet dhe nen hetim, nderkohe qe hetimet e prokurorise vazhdojne. Te presim sa t’i mbylle hetimet prokuroria dhe ta dergoje ceshtjen ne gjykate.

  19. xhibi thotë:

    21 September 2008 @ 9:29 pm

    Polico, nuk thashe se punon ne administrate, se as te njoh as me njeh. Po nga shkrimet qe ben nuk ka dyshim qe je “i anes se administrates” dmth teper i politizuar dhe shkrimet e tua reflektojne politizimin se pari dhe se parafundi :) ashtu si shkrimet e shumices ketu tek Peshku bejne te njejten gje nga e majta. Nuk e them si dicka te keqe kete, thjesht si obzervim timin.

    Tani Gerdeci ishte 100% fatkeqsi njerezore, nuk ka dyshim kjo, pra ishte dicka qe ndodhi per faj te njerzve. Per sa ndodhi ne regjimin e administrates se Birishes, dhe per me teper, per sa kishte implikime direkte interesash dhe aferash me qeveritare, eshte pergjegjsia e kesaj administrate qe te zbardhe ngjarjet, te gjeje fajtoret, te beje punen e saj pavaresisht dhe paralelisht me gjykaten.

    Dhe per me teper te mare masat parandaluese. P.sh. shume qeveri te tjera perendimore, kur ndodhin tragjedi te tilla, percaktojne nje komision, bejne investigimet e tyre, nxjerrin konkluzione, nxjerrin udhezimi per ca duhet bere ne te ardhmen etj.

    Birisha dhe administrata e tij ku jane ne keto hapa? Nuk hidhet lumi vec duke i dhene para viktimave.

  20. anonim thotë:

    21 September 2008 @ 9:30 pm

    xhibo,

    si gjithmone, ke te drejte.

  21. xhibi thotë:

    22 September 2008 @ 12:00 am

    Vdekja e Trebickes mbulohet dhe nga mediat e huaja te nje sere vendeve, nga Reuters e deri tek South East Times, qe ka mbushur gjysmen e artikullit te blogut te vet me komentet e peshqve, si puna e kesaj:

    By contrast, Skenderbeu is sure the death “was no accident”.

  22. flokenaja thotë:

    22 September 2008 @ 6:32 am

    Ehhhh….
    Ll. e nisa me lotene sy mengjesin sot, fale ketij shkrimi

  23. arb thotë:

    22 September 2008 @ 11:18 am

    prekès….nuk kisha dijeni pèr edisonin!!flm pèr prurjen….sa pèr koment nuk i heq asnjè presje atij tè ROMA!!presim nga kèta njerèz shumè…por u mungon guximi u mungon…u mungon nè çdo fushè tè jetès…nuk arrijnè tè shikojnè pèrtej perdeve tè klubeve ku pijnè kafenè!!

  24. Anabel thotë:

    22 September 2008 @ 12:33 pm

    Administrata e Berishes ka marre te gjitha pergjegjesite qe i takojne dhe ka proceduar me masat administrative qe jane ne kompetencen e saj. Eshte shkarkuar pothuajse e gjithe kupola drejtuese e ushtrise dhe zevendesuar me te tjere ushtarake. I eshte hequr imuniteti ish-ministrit te mbrojtjes dhe vene ne dispozicion te hetimit te prokurorise. Berisha personalisht, pas shperthimit te Gerdecit doli me idene e riorganizimit te shume agjensive te zbatimit te ligjit, pasi ne gjendjen aktuale keto agjensi deshtuan teresisht ne parandalimin e Gerdecit.

    UA vertete?!!!! Po kjo eshte e padegjuar. Ka marre gjithe pergjegjesite qe i takojne??? Me fal thoughtpolice a mund te perkufizosh fjalen “pergjegjesi”, vetem ne shqip te lutem mire? Pastaj edhe kompetencat e qeverise aman te lutem.
    E di qe eshte e tepert te kerkosh qe opinionet ti kemi pa ngjyrime politike, ja ti i ke blu psh nje tjeter i ka roze, portokalli te gjelbra, gri, te zeza po jane ca fakte njerezore te dhimbshme sa ikja e Edisonit ,qe jane vec te zeza te zeza dhe i dhembin cdokujt. Pertej militantizmit, i dhembin njeriut.
    Sa per shkrimin ish shume i mire, ja kalonte edhe per nga perditshmeria dhe vertetesia e thjeshte edhe atij konkursit midis hartimeve te Spiropalit dhe Ghandit (me fal o zot per ket) qe kishin hap ne nje artikull ketu n’peshk.

  25. Abi thotë:

    22 September 2008 @ 5:12 pm

    Eshte shume cudi se si ne (Shqipateret) ne vend qe te perqendrohemi tek problemet merremi me egot e vogla personale, dhe inate injorantesh… Nuk dua te ofendoj as edhe nje njeri.. por pse kapemi me Mjaft.. G99.. B55 e ku ta di une… pse presim kaq shume nga keto organizata… Ky ishte nje shkrim ose me mire nje shembull qe te ve ne dukje indiferentizmin e “gazetarve???” Shqiptare ndaj tragjedise… pra humbjen humanitare dhe mendore qe kemi si komb… Kurse disa ketu merren pse c fare bete ju dhe cfare ben ato..

    Kaq te veshtire e paskan disa individe qe te pranojne qe fatki “Lajmi per Edisonin” ne faqen e 22 eshte nje INJORANCE-JO HUMANITET-JO LLOGJIKE, dhe ne faqet para 1-21 lajme mbi individe qe kane arritur dicka ne vende te huaja…. (qe per momentin une mendoj se jane lajme luksi-te jemi realist kujt i ndryshon jeta se dikush po jep apo jo mesim ne Harvard apo Lushnje)…..

    Mjaft, G99, B55, D77 apo ku ta di une te bejne c fare te duan… qellimi i shkrimit eshte tjeter gje.. por si gjithmon ne Shqiptaret nuk mund ti shikojme gjerat qarte dhe te ndara.. i bejme nje lemsh.. dhe me pas pyesim pse nuk po ecim perpara? Pse valle?

    Abi

  26. lejla thotë:

    22 September 2008 @ 5:18 pm

    O Lluke, nuk me rrihet pa e thene–me duket sikur po shfrytezon viktimat e Gerdecit per interesat e tua apo te Mjaftit-te mjaftuar. Edhe ne proteste nxorret nje grua fukareshe qe mezi lexoi ate pacavuren qe i kishit shkruar ju. Nuk foli nga zemra–e si te fliste e shkreta—kushedi e kishit marre ju per skapalaresh dhe nxorret aty si mish per top per turmen.
    Pse o njerez merret Mjafti me rrezime qeverish?! Sikur LSI dhe PS dhe G99 nuk po bejne te njejten gje cdo dite–duhet dhe nje MJAFT tani—qe sillet si particke.
    A thua valle u mbaruan hallet e shqiperise dhe do merremi me rrezime sistemesh ne tani….o te paafte pa ide—kot ia keni zene Gryken Mjafit.
    Hap gazeten Celsi—eshte plot diskriminim sexist—”duhet femer e bukur”===prostuticion i maskuar ” duhen 10 femra te pashme”.
    Pse nuk bertet Mjafti qe populli te hyje pa 1000 pengesa per te ndjekur seancat e parlamentit?—e drejte e turmes kjo?!
    Pse nuk shkon Mjafti tu beje nje video gjithe atyre vilave qe kane gjyksit tone apo ato BMW and Mercedes.
    Me duket se u jane shteruar idete ose nuk ua mban prapanica!
    Mjaft me duket se ka marre fund! Mendimi im ky!

  27. klajdevour thotë:

    22 September 2008 @ 6:02 pm

    o lejla te lutem, nuk po merremi fare me mjaftin!!!!!!!!!

    E leme fare mjaftin. Ja per shembull, une nuk do jem pergjithmone ne mjaft, ama do vazhdoj te shkruaj aq sa te jem gjalle: e zeme se nuk jam te mjafti qe tani, nuk jam fare as te g99, nuk shkruaj fare as atje ku shkruaj cdo jave, ama zgjedh te shkruaj per kete ceshtje: cili do te ishte pastaj “argumenti” i kapur me thonj per te anashkaluar ceshtjen e vertete????

  28. Pjer Thomas thotë:

    23 September 2008 @ 6:59 pm

    Anashkalimi i nje problemi nga shtypi Llukan, varet se si e gjykon redaksia e asaj gazete. Per nje redaktor a kryeredaktor, nje problem ka me shume rendesi se problemi tjeter, nderkoh qe per nje kryeredaktor tjeter mendimi eshte krejt ndryshe.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com