Emigranti mashkull kthehet ne atdhe per tu mbareshtuar

Duke plotesuar nje nga ritualet me interesante te natyres emigranti shqiptar me banim ne Athine, Arben (Andrea) Duka, u kthye sot ne qytetin e tij te lindjes, Fier, nepermjet pikes kufitare te Kakavijes per te gjetur nje femer ne moshe reproduktive me te cilen te mund te prodhoje specie te tjera me te njejtin mbiemer.

I shoqerurar ne kete rrugetim nga e jema, Shukrie (Sotirulla) Duka, mashkulli ne fjale i beri te 700 kilometrat qe e ndajne Qipselin e Athines ku ai punon ne nje benzinato me Fierin ku ai ka lindur, duke enderruar per femren ne fjale.

Duhet shtuar se ne Fier disa pergatitje paraprake jane bere nga te afermit e specimenit ne fjale per permbushjen e misionit te tij qe para mberritjes se tij eventuale, duke mbledhur informacione mbi specie vendase te gjinise femerore, dhe duke analizuar me kujdes per sejcilen prej tyre faktoret kryesore te perzgjedhjes sic jane: mosha, promiskuiteti i deritanishem seksual, paraqitja e jashtme estetike, dhe prejardhja familjare.

Arbeni (Andrea) eshte nje mashkull i moshes rreth 30 vjec qe ka emigruar ne shtetin helen para 17 vjetesh me prinderit e tij, dhe ne 17 vjetet e fundit te ketij intervali kohor eshte angazhuar ne nje rutine te njejte ne benzinatin e dashurise duke perdorur vetem pompen e vetsherbimit.

Ai po vjen ne vendlindje si shume emigrante te tjere meshkuj qe kthehen ne muajt korrik-gusht per tu mbareshtuar.

“Cdo vit me mijra meshkuj shqiptare nga mbare bota kthehen ne qytetin ose fshatin e tyre te lindjes me qellimin e vetem per te gjetur nje femer, cka perben nje nga fenomenet me interesante te natyres”, thote prefesori Ylli Ngjala i departamentit te Zoollogjise ne Universitetin bujqesor te Kamzes.

“Megjithese shume prej tyre mund te kene dekada pa u kthyer ne vendlindje, te gjithe keto specie e gjejne drejtimin me saktesi te mahnitshme, pa patur nevoje tju tregoje dikush rrugen” vazhdon profesori Ngjala. “Eshte me te vertete cudi se si e ndjekin thirrjen e natyres per tu shtuar!”

Shenja te tjera qe tregonin se koha per Andrebenin kishte ardhur per kryer kete ritual, ishin pakesimi i numrit ne flokeve, rritja e diametrit te barkut dhe ulja e nivelit te kenaqesise qe sjell vetsherbimi rutinor i deshirave riprodhuese natyrore ne dhomen e tij pa dritare ne Ipojion e nje Polikatiqie ne Qipseli ku ai banon 12 vjtetet e fundit me prinderit e tij.

Pas nje pritje ne rradhe per 13 oresh ne piken kufitare te Kakavijes e cila ne keto dite perjeton nje fluks te madh shqiptaresh me destinacion Shqiperine, Arbeni shkeli se bashku me turmen ne token shqiptare, si nje levozhge ne mes te nje lumi i cili rrjedh me shpejtesi pas daljes nga nje gryke e ngushte, duke gjetur shpejt nje furgon te mbushur plot me
bahkekombas te djersitur, lodhur, kundermues, te pluhurosur, te hutuar, te pergjumur, e gjithsesi me optimizem per rrugen ne vazhdim dhe qellimin final te mberritjes ne destinacionin e mbareshtimit.

“Eshte nje vecori e ketyre specimeneve qe te gjejne mundesite e pllenimit pikerisht ne vendin e lindjes” perserit profesor Ngjala. “Me gjithe veshtiresite e shumta qe u paraqiten, ata gjithmone e gjejne rrugen”.

“Ne s’me beson, Pyet gruan time!” perfundon profesor Ngjala duke fshire ballin e djersitur me kurrizin e pellembes se dores.

Furgoni u nis me shpejtesi.

Ne te hyre te Fierit mashkulli ne fjale leshoi syte te kullosnin me veshtrime shigjetore mespermes pluhurit ne bulevard mbi trupat femerore qu u ndodhen aty rastesisht.

Specimenet femra, si duket te mesuara me veshtrime te tilla, nuk treguan shume interes, megjithese mespermes fytyres se pudrosur, buzekuqit dhe qepallave te krehuara, dukesh nje ngerdheshje qe smund te ishte vec tregues i kenaqesise qe keto specie ndienin nga atencioni qe po ju kushtohej nga specimenet meshkuj te porsa ardhur ne qytet pikerisht per to.

Pamje Nga Fieri

Kete vezhgim ndaj objektit te deshires se tij biollogjike, specimeni e vazhdoi dhe pasi zbriti nga furgoni, deri sa ra brenda ne nje bucete te hapur ne ane te rruges.

Kur mberriti ne shtepine e vjeter, megjithe lodhjen e rruges, doren e thyer, ballin e gjakosur dhe mungesen e dy dhembeve te pare, deshira e tij biollogjike ishte me e forte se kurre!

Ne ditet qe vijuan mashkulli u prezantua me disa nga ato specie femra qe si mijra femra te tjera ne qytetin e Fierit qe mund te quhet sqetulla e Shqiperise, e kane jetuar cdo cast te jetes se tyre duke enderruar per kete moment.
Nuk kaloi shume dhe ai zgjodhi nje femer te quajtur Albana, nje specimen me kembe te gjata dhe me cicat te rrumbullakosura si dy dardha.

Me kaq processi i perzgjedhjes arriti konkluzionin dhe cifti permbushi nje ritual te quajtur martese, qellimi biollogjik i te cilit nuk dihet sakte shkencerisht, dhe menjehere filloi processi i pllenimit meqenese koha e shkurter e pushimeve nuk e lejonte specimenin mashkull te shpenzonte shume kohe per tu njohur me mire me femren e perzgjedhur.

Kjo ndodhi ne te dale te qytetit, ne nje ritual qe ndodh gjithmone qe nga Shkodra ne veri deri tek kodrat me ullinj ne Konispol. Pasi manovroi trupin e tij te djersitur mbi ate te specimenit femer, mashkulli faqeskuqur Andrea, leshoi disa hungerrima ritmike dhe sekretoi nje leng ngjyre te bardhe brenda traktit reproduktiv te femres, duke fertilizuar kete te fundit.

Afer vendit te ngjarjes

“Sa gje e bukur” tha nje deshmitar okular i ngjarjes qe nuk donte te identifikohej. “Asnjehere nuk lodhem duke pare keto krijesa te mrekullueshme ne aktin e pllenimit” vazhdoi ai.

Ne muajt e ardhshem femra e fertilizuar, do te filloje jeten e saj te re ne Greqi, ne bodrumin e polikatiqise ku jeton mashkulli. Gjate kesaj kohe ajo do te filloje te pergatitet per lindjen eventuale te pjelles se zene si u pershkrua me lart. Trupi i saj do te filloje te shendoshet per te ushqyer embrionin dhe cicat do te fryhen ne anticipim te rolit te tyre te ri ushqyes.

Tani qe vazhdimesia e fares se tij gjenetike eshte siguruar, mashkulli emigrant qe udhetoi me qindra kilometra per tu mbareshtuar, mund ti kthehet punes ne benzinato, dhe te filloje te vdese nga brenda shpirterisht. Kjo do te ndodhe dale nga dale, derisa nuk do te ngelet asgje vec nje guaske bosh te mbushur me keqardhje, depresim dhe nostalgji per ditet perpara dites kur ai martoi gruan e pare qe i treguan.


© KokQepa.com ^ Po ta kopjosh shkruaje nga e morre ore qen bir qepe. ^ levozhga@kokqepa.com

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

104 Komente

  1. edrus thotë:

    18 August 2008 @ 12:23 pm

    Dynjaja s’ka hiç!

  2. Scarlett thotë:

    18 August 2008 @ 12:43 pm

    Sa reale!

  3. anonim thotë:

    18 August 2008 @ 12:49 pm

    pllenohen lulet - njerezit dhe kafshet fekondohen.

  4. mark thotë:

    18 August 2008 @ 1:06 pm

    shume banale….

  5. bela thotë:

    18 August 2008 @ 1:14 pm

    Kjo eshte tradite e emigranteve ne fakt per faktin se duan te martohen me nje te origjines se tyre.

    Por menyra e zgjedhjes nga meshkujt eshte tragjike.Te vish nga fundi botes dhe te martohesh brenda pak ditesh eshte tamam mbarezim se se di tani tamam keshtu quhet apo jo, dmth ne menyre kafsherore

    po njeriun nga kafsha e ndan ndjenja dhe ne kete lloj mbarezimi nuk ka ndjenje pervecse ajo e shfryrjes dhe kenaqsise mashkullore ne nje trup femre te panjohur dhe te re per te ne rradhen e gjate te shumllojshmerive te femrave qe ka kaluar te mira apo te keqia pak rendesi kane pasur per te dikur deri ne momentin qe truri it ij u stakua si me suste dhe mendoi per martesen.

    Ky eshte tragjizmi i meshkujve injorante shqiptare qe nuk shpresoj te me kuptojne dhe as nuk dua te ndeshem me ta ne kete pike se e di se cfare komentesh te japin per vetembrojtje ku ne fakt do bejshin mire te vetmbrojshin veten qe ne momentin e mos-mendimit apo sjelljes neper mend te idese se kesaj tipikje martese kafsherore.

    Ne qe jemi emigrante i kemi pare dhe perfundimet sepse shkrimi me lart nuk vazhdon me tutje per perfundimin e tyre.

    Jua jap une.

    Vjen gruaja nga Shqiperia me barre ose jo , mbetet me barre muajt e pare mundesisht me te parin , behen dy ose tre femije dhe pas 5 vjetesh gruaja merr vesh ku jan rruget, si flitet gjuha e huaj, sa dashnore ka kalu burri i saj qe ne ardhjen e saj dhe cuditerisht ose nuk i ben pershtypje dhe vazhdon nen rrogoz duke kerkuar dhe vete ajo dashnore venediku neper punerat e saj te rendomta pastrimesh ose i fut nje te ndame dhe fillon te beje ate jeten e saj “vajzerore” qe se ka bere kur ishte goce e pamartuar se duhej te ishte e virgjura e burrit te saj horr i = cvirgjeruar dhe kshu te dy te “gatshem” per martese perfundojne aty ku se kishin menduar dhe prap nuk arrijne keta tipa te kuptojne rendesine ca dmth te jesh i vendosur ne ate qe do dhe ajo qe do eshte liria jote shpirterore.

  6. bela thotë:

    18 August 2008 @ 1:17 pm

    kur fola per keta tipa meshkujsh mos me keqkuptoni fola per nje pjese te tyre qe quhen per mua injorante dhe nuk po perziej shqiptare te tjere qe duan te martohen me shqiptare por ne rruge te tjera njohje, keshtu kam kaluar dhe une fazen e njohjes se burrit tim por jo duke shkuar ne shqiperi por e njoha vete ketu ku jetoj sigurisht ne trurin tim jetonte ideja e marteses me nje cun shqiptar 100% dhe e realizova flm zotit .

    por se te me shkonte mendja te shkoja te martohesha ne shqiperi per ………..? kurre !!!!!!!

  7. bela thotë:

    18 August 2008 @ 1:20 pm

    ore po sa i shemtuar ai dhom-kali , ua ma shpifi ajo fotoja lart zot me fal.

  8. voilamoi thotë:

    18 August 2008 @ 1:24 pm

    deshtim humori! Gjysma e shkrimit eshte me fjalor te huaj! Nuk ndjehem aq e ’shkeputur’ nga realiteti Shqiptar sa ta pranoj kte perbuzje, kte njevlereshim te Shqiptarit me Kafshen.

  9. zarathustra thotë:

    18 August 2008 @ 1:29 pm

    Nje miku im me pushime ne Shqiperi, e kishte vendosur te fejohej, kish pare nje dit nje vajze qe e kish lene pa mend, mbas shume perpjekjesh kishte arritur me se fundmi ta takonte, “colpo di fulmine”. Pushimet mbaruan dhe ai u kthye I PAFEJUAR! E pyeta pse?! M’u pergjigj:- Kur shkova ne fshatin e saj per te marre vesh dicka me teper rreth saj dhe familjes se saj, me thane “AJO GOC E KA FATIN E LIDHUR”. A ka ndonjeri te me shpjegoi se cdo te thote “AJO GOC E KA FATIN E LIDHUR”.

  10. Ftjkt thotë:

    18 August 2008 @ 1:30 pm

    O Kokeqepe, leri ore njerezit te pllenohen a fekondohen rehat, po qy ore!!
    “Te vjeterit” (dhe ketu nuk e kam fjalen per xhaketat e vjetra) kane thene: Sipas vendit dhe Kuvendi!! Tani, si mendon ti a te keqen, qe po mos ishin emigrante keta palloshet, do kishin zgjedhur ndonje menyre tjeter te mbareshtroheshin!?… Une them ndoshta po, ndoshta jo… ndoshta emigracioni nuk eshte ndonje faktor shume i rendesishem ne kete mes, dhe ne fund te fundit me mire te mbareshtrohen me shqiptare (duke pasur paraysh qe edhe keto te fundit e bejne me deshire kete gje) sesa te na prishin rracen me jevgat e Europes … tani ç’a l.esh rrace do thoni ju, s’e shikon se cere kaptine skiç osht ai ne foto… ajo eshte pune tjeter dhe ja le Ypit te merret me te, se ai ka nje teori te tij mbi frutet e pasionit etj, etj…

  11. Luçi thotë:

    18 August 2008 @ 1:32 pm

    Te hongsha dhomet o Arben ! :P

  12. Ftjkt thotë:

    18 August 2008 @ 1:34 pm

    bela thotë:
    ore po sa i shemtuar ai dhom-kali , ua ma shpifi ajo fotoja lart zot me fal

    -
    He mi Bela se s’osht ene aq i keq jo. :D Tipa te tille ke plot tek Blloku. “Jena Tiranas mer jaaahuuu” thone gjithe diten…

  13. Tironsi thotë:

    18 August 2008 @ 1:41 pm

    qytetin e Fierit qe mund te quhet sqetulla e Shqiperise

    po ket ku e gjete mer? :lol: :D

  14. J. thotë:

    18 August 2008 @ 1:44 pm

    eshte tamam mbarezim se se di tani tamam keshtu quhet apo jo, dmth ne menyre kafsherore

    mbarështim quhet tamam, ose ndërzim. :D
    Në fakt ti e le disi në mes.

    Kjo punë tani është “kafshërore” shtoni…po mirë mre ashtu nuk e bëjnë dhe kafshët? edhe ne kemi kopju stile nga ata…
    Stil flutur psh, apo lopthi, ok amerikanomanët përdorin një shprehje më të kulturuar (doggy - qënçe dmth). Po unë kam dyshime se zanafillën kjo shprehje e ka në burimin folklorik tonin kur femrës me dashamirësi labërore i thërrasim “qëne”.

    Te gjithë mbretëria e kafshëve “ajo punë” ashtu bëhet, pra njësoj. Gjithë lajle lulet e tjera janë shpikje të dëmshme borgjeze që nuk e lënë klasën punëtore të mbarështohet.

  15. Tironsi thotë:

    18 August 2008 @ 1:48 pm

    sa i shemtuar ai dhom-kali

    Ai me 5 mije euro servis bohet si pellumb mi Bele :D

  16. Luçi thotë:

    18 August 2008 @ 1:51 pm

    Ska nevoje mer per 5 mije Euro, E gadit nruja ene dashnija e ban si llakum :P

  17. Tironsi thotë:

    18 August 2008 @ 1:57 pm

    Vallaj, ato veshe s’ka nru qi i merr persiper :( Vec thika u bo dermon atyne o goce

  18. Luçi thotë:

    18 August 2008 @ 2:01 pm

    Jo thika mer, pse thika.
    Gjylpona thuj. Ja qep pas kokes, i mban fashuar disa dite dhe u gaditen :P

  19. bela thotë:

    18 August 2008 @ 2:11 pm

    J.

    doggy-style , macja style apo robi-style kur vjen puna te seksi bilogjikisht trashegimia nje rruge te perbashket ka puna eshte se ndonjeher e ha sorren per pule apo ne rastin e femres qenin per burre!

    i ke vu re ca kelyshe qeni me kacurrela delje?

    tironso te kete 5 mije euro robi martohet me pamela anderson me cin tallesh ti? ( ahahaha sa po qesh me ket teme ahahahahaahah)

  20. Tironsi thotë:

    18 August 2008 @ 2:15 pm

    eo mire, do intervenim e kisha llafnë :P

    Qe i kong pershnetje. Te na trashegohet Bençja, ene mos u tallni shume me te se kshu osht tradita.

  21. bela thotë:

    18 August 2008 @ 2:19 pm

    Kot sthojn:

    veshet si parafanga makine ahahaahahahah

  22. Luçi thotë:

    18 August 2008 @ 2:20 pm

    Po kshu them ne une.
    Te trashegohet, te lumturohet, ishalla me nji tufe kalamaqer.
    Ene i paste te hajrit, ene i sjellshin bereqet jarebi.
    Ene shyqyr ka ala cuna me menje si te Benit, se keta tanet pri qyteti dhe ntelektuale po na shuajne rracen :-( ose ose po marrin zuzska qe sdihet me cil i kane kalamajte si pune e nuses se cunit tim :P

  23. J. thotë:

    18 August 2008 @ 2:22 pm

    Tironso nuk dinë këto Belatë nga traditat e lashtësishme martesore.
    Të përshnes o rob i nerum, qy i kupton ca gjona më shumë.

  24. Tironsi thotë:

    18 August 2008 @ 2:23 pm

    e c’rendesi ka te kujt jon a derbardhe?! Rendesi ka te jene femije te mbare :D :D

  25. Zana thotë:

    18 August 2008 @ 2:30 pm

    Ne fillim me pelqeu se mu duk ironi e lehte dhe e pademshme.Me pas i kaloi kufijte….Nuk flitet me kaq cinizem.Pastaj nuk mund te jete as real.Ky andrebeni eshte rritur praktikisht ne Greqi e se aq me jep kaq ne mos paste probleme psikofizike e di shume mire si funksionon kjo bote ,shume me teper se ai bashkemoshatari nga çorrushi,Ninshi,o Qishbardha.Ky qe shkruan eshte ne Shqiperi,e po plas nga marazi sepse vijne emigrantet nga ane e anes e marrin vajzat me te mira,me te kolme e ai fryn syte.Duro edhe pak ,ja iku gushti….ndonje do te ngelet edhe per ty

  26. berti thotë:

    18 August 2008 @ 2:39 pm

    I ka thone gjyshi Benit, gruan dhe lopen mere nga fshati yt.

  27. Liqeni thotë:

    18 August 2008 @ 3:24 pm

    Ju thafte pompa atij emigrantit qe shkon ne shqiperi per nuse.!!!Ja de kshu se s’merr vesh ky milet ndryshe.
    Ta marresh zezake s’ti duan kalamaqt ,ju thone evgjit!
    Ta marresh vendase ankohen se s’dine te kembejne dy llafe me te!
    Te rrish beqar me nder te cajne menderen se ngele beqar!
    Te shkosh ne shqiperi te marresh nusen, te marrin per injorant dhe te prapambetur!!
    U befte dreq ky muhabet s’po din robi c’te bej me pare. Te gjithe te japin mende dhe te bejne moral.

  28. Mirel thotë:

    18 August 2008 @ 3:33 pm

    Per Peshkun Fluturues!
    Kur do ta nxerresh pjesen e fundit te “Shqipes me dy koka” dhe ku!

  29. Zana thotë:

    18 August 2008 @ 3:34 pm

    Nejse mendoj se edhe Koth e kishte me shaka.
    Tashti pa shaka.Ky sentiment kaq denigrues deri ne kufijte e debil-llekut per emigrantet nuk eshte hera e pare qe e ndjej.Para ca ditesh nga ku gjendem telefonoj te mite si zakonisht.Me thone :”lene Zane se s’ke ku del n’piace.Asht mush me emigranta me t’marr frymen.Kallabllek i madh,nuk po e dime kur po kalon gushti………Pa pike zori,nje sentment kaq natural sa m’çoi nervat……Une e di qe na kane ba dalje,e di qe ka cmire e zili,por qe te mos shohin as interes e leverdi kjo ndodh veç nder ne.Keshtu eshte edhe me kete Andrebenin ketu.Nuk ka genjeshter me te madhe se gjysma e se vertetes.Shpesh format e martesave jane keto,por jo kaq groteske e lyraqe.Njoh mjaft çifte te martuar ne pak kohe,por shpesh me durim e ndershemeri kane arritur te krijojne familje te lumtura e solide.Me veshtiresi natyrisht,mungesa e frenkuentimit e njohjes paraprake eshte handikap i madh,por garancia e familjeve te bazes ju jep goxha ndihme.

  30. Qafir Arnaut thotë:

    18 August 2008 @ 3:42 pm

    .Njoh mjaft çifte te martuar ne pak kohe,por shpesh me durim e ndershemeri kane arritur te krijojne familje te lumtura e solide.

    Eshte e vertete. Keto femra qe dun t’martohen me dashni e s’i pelqe ky modeli tjeter do pendohen por shume vone:)

  31. Tironsi thotë:

    18 August 2008 @ 3:45 pm

    Zane, e kom von re dhe une kete sentimentin anti emigrant, po pranoje qe eshte i dyanshem, per te mos thene qe eshte kryesisht per faj te vete emigranteve.
    Sa per keto martesat me mbleseri, nuk jane fare ekskluzivitet i emigranteve, po ata thjesht bien me shume ne sy.

  32. arb thotë:

    18 August 2008 @ 3:48 pm

    ..qenkan tè gjithè brad pit e angelina jolie kètu!!avash avash se u shkritè..po lèreni o tjetrin tè jetojè si i do qejfi,dhe mos bèni shumè ironi…po mirè e ka liqeni sdi robi çfarè tè bèj..mè kujton shumè atè filmin..po bota çdo thotè???unè pèr vete nuk jam i martuar…por po ju them se po mu mbush mendja edhe me zezake do martohem,edhe vendase do marr,edhe nè shqipèri do shkoj tè marr nuse,por edhe beqar do rri po tè dua….edhe sdua tja di fare se çdo thotè bota qè bèn moral e jep mèndje…

  33. berti thotë:

    18 August 2008 @ 3:51 pm

    Liqeno, te gjesh grua sot eshte njesoj si te shkosh e te blesh nje makine te perdorur.
    1- Do ta shohesh njehere si karroceri, shasi(mos ka mare ndonje goditje)
    2- Tapiceria te jete ok
    3- Shife sa Km ka bere(pas 250 000 km te gjitha sofjojne)
    4- Amortizimi(Susta, amortizatore)
    Ne fund pastaj, hypja vet njehere beji nje xhiro, shterngoje, mbushe mire me gaz.

    Kto jane se car do besh tjeter.

  34. berti thotë:

    18 August 2008 @ 3:57 pm

    Liqeno, se nuk te thashe dhe dy me kryesoret.

    1- Sistemi i drejtimit.(t’i prese mire timoni)
    2- Sistemi frenimit.

  35. Tironsi thotë:

    18 August 2008 @ 3:57 pm

    ueeee Berto cere ke thon tani!!!!
    Msyniiii graaaa :D :D :D

  36. Zana thotë:

    18 August 2008 @ 4:01 pm

    Ne kemi aspetativa me te medha nga ajo ç’gjejme Tirons.Kthehem ne Shqiperi sepse me merr malli,kujtoj gjithçka ne imtesi.Kthehem te pushoj e te ç’lodhem.Gjendem shpesh rrethuar me indiference e ftohtesi,te hedhin ne kurriz te gjithe qarjet e kesaj bote,s’te pyet kush si je.Presin prej teje dhurata,euro e ndonje garaci o kontrate.Shpenzoj me shume se ne Sardegna.Shpesh i kap tu m’vjedh ashi qare,siç thote Ypi ta shesin coca -cola-n si ne Londer.E une kam shku me pushu o jo me mbijetu.E nuk kam kohe e nerva me u marre me hajna.Nejse.Nuk eshte rasti im.Une kam te pakten 10 vjet qe nuk shkoj me per pushime ne Shqiperi.Koha me e madhe e qendrimit eshte 120 ore.Sa shoh mamen ,edhe ate ka ca kohe qe e kam ketu.Por ama me mungon,si dreqi me mungon e me duket se qenka pa derman kjo pune.Nuk po di si me i dhan dum kesaj alkimie qe ne fund te fundit po na kushtezon goxha ekzistencen ketej.

  37. berti thotë:

    18 August 2008 @ 4:03 pm

    Tironso, kjo ishte per te orientuar pak Liqenin se ishte ne hall, keta te tjeret e kane te pjekur.

  38. enka thotë:

    18 August 2008 @ 4:07 pm

    dhe mundesisht duan vajza pa histori dashurie… kete e sheh neper plot gazeta..eshte vertet zorreperzjeres fakti:(

  39. Liqeni thotë:

    18 August 2008 @ 4:09 pm

    berti,
    Kto pordhe qe degjon ne shqiperi bota i ka bere dhe mbaruar me to shekullin e kaluar.
    Edhe njehere.
    Ju thafte pompa atij emigrantit qe shkon ne shqiperi per nuse.!!!Le te mbytet ai vende me femra shteprke qe nuk pjellin dhe me dobicat e 15 katshit apo moteleve :) :D
    Qafiri thote vone do ta kuptojne. Une them Qafir shekullin tjeter!

  40. gre_wireless thotë:

    18 August 2008 @ 4:10 pm

    Tani nese Loni do kthehej nga jashte pasi kishte bere nja dy shkolla dhe kishte harxhuar familja per edukimin e tij dhe do kerkonte nuse ne fshatin e lindjes, do e kuptoja idene e ketij shkrimi dhe postimet e mesiperme, por ne rastin konkret te Asderbenit dhe Zylyfyses jeni te sigurt qe kjo nuk eshte zgjidhja me e mire per ta, dhe nuk eshte me leverdi per te dy?

    Merrni Zylyfysen: ajo mund te zgjedhi midis Asderbenit dhe Cecos. Cecua eshte nje djale ng fshati, i urte i mire por qe nuk ka marre kurre rruget e mergimit apo nuk ka provuar kurre asgje te re. Zylyfysja e njeh, i beson, por dhe e di te ardhmen me Cecon. Ndersa Asdereni ka rrezikuar, ka ikur ne Gerqi, dhe simbolizon nje mundesi me shume per jeten e te dyve. Zylyfja e mban mend qe femije qe ishte cun i mire, dhe vendos te marre nje rrezik per te ardhmen qe mund t’i dale me humbje ose te perfitoje me shume nga jeta. Ajo zgjedh kete te dyten.

    Asderbeni ka 12 ne Gerqi dhe nuk nuk eshte integruar dot ne jeten e atjeshme. Cfare i mungon eshte nje familje, dhe eshte i kenaqur te vazhdoje punen qe ka dhe ta harxhoje kohen tjeter me familjen. Zylyfeja ia ploteson keto, keshtu qe me pak perpjekje e mundim, dalte per hajer.

  41. bela thotë:

    18 August 2008 @ 4:10 pm

    J .

    Per ke Belate e pate se ty sta kom zon deren shyqyr zotit

  42. bela thotë:

    18 August 2008 @ 4:16 pm

    gra gra gra gra blla blla blla diskutimi ketu

    une them te gjeni gra qe skane vellezer perndryshe dhe ato (vellezerit e motrave) fatin tuaj do kene grua-maqine para mbrapa

    likewise……

  43. linda thotë:

    18 August 2008 @ 5:42 pm

    Prandaj nuk me ka pelqyer asnje here ndonje mashkull shqiptar se sillen si te ky shkrimi ketu, banalitet, e heqin gjithe romanticizmin.
    Mentaliteti post komunist i viteve 90 akoma ketu ne kete shkrim. I njejti mentalitet qe te perbuzte atehere po te ngrije flamurin shqiptar, qe i trajton shqiptaret si humbameno te pavlere. Njerez pa dinjitet dhe perspektive ata qe mendojne keshtu per veten e tyre, per shqiptaret, traditen shqiptare, dhe martesen. Keta njerez nuk e kane njohur asnjehere dashurine e vertete!

  44. mand thotë:

    18 August 2008 @ 5:48 pm

    O linda, mos mu bej si ato fshataret qe vijne nga emigracioni dhe na flasin per ato “mrekulli” meshkujsh qe shohin atje. Tregimi ne fjale nuk mund te pergjithesoje nje komb, ashtu si une nuk mund te them se te gjithe gjermanet jane impotente. tregimi ehste pjese e fantazise qe sjell ne vemendje nje dukuri e cila ndodh, po te thuash “Prandaj nuk me ka pelqyer asnje here ndonje mashkull shqiptar se sillen si te ky shkrimi ketu, banalitet, e heqin gjithe romanticizmin”. Po ci keni keto traplliqe. Ai ka qene ndonje fshatar qe aq di aq ben, dhe po pastaj, do te thote qe jane te gjitha keshtu. Kam pershtypjen se ato qe thone “sme pelqejne meshkujt shqiptare”, jane ca lloj femrash deshtake qe sja ka hedh njeri syte ketej dhe kane shkuar te gjejne ndonje pleqeri hesapi andej nga perendimi. Dhe sa per meshkujt shqiptare dije se e mbajne steken fort lart per femrat

  45. Tironsi thotë:

    18 August 2008 @ 5:52 pm

    e c’thua o Linda? Na pra llafet dhe romancen e meshkujve te evropit:

    …A man is a man all of his life, but a woman is only worth it, till she becomes your wife

    Na morsh te ligat e komes :P :D
    Te kom pershnet dhe ty me ket kongen :P

  46. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 6:05 pm

    voilamoi thotë:
    deshtim humori!

    Po pra. Nuk e kuptoj dot kete stilin e humorit. Ta kishte shkruar ndonje i huaj dhe mund ta kuptoja pse e kishte shkruar, po nje shqiptari nuk besoj se kjo gje i qenka dukur me skandalozja ne Shqiperi, qe vijne emigrantet nga Greqia apo gjetke dhe martohen. Aty ke akoma martesa me mbleseri te vajzave qe ne moshe femijenore dhe adoleshente, dhe nje mije e nje cudira.

    Pastaj le shume per te deshiruar pozita qe mer autori, dhe Peshku bashke qe e boton kete pjesen “humoristike”. Jam i sigurt qe po tia botoshin ndonje foto te ketij autorit ne ndonje pjese te tille karshi ndonje foto gomari me “humore” te tilla nuk do i vinte mire, dhe nuk do i dukej e drejte apo jo? Pavaresisht se ca emri do i vinin karakterit te fotos se vet.

    Rrofte anonimiteti i internetit qe i jep disa njerzve nje fare self-righteousness dhe ata nuk kane nevoje te zbatojne ndonje limit, se kshu i ka thene vetja. :D

    bela thotë:

    ore po sa i shemtuar ai dhom-kali , ua ma shpifi ajo fotoja lart zot me fal.

    Tipa si ty jam i sigurt qe do gjenin nje mije e nje gjera per tu tallur me foton tende po ta vije ketu ose po te te dilte fotoja ty pa fajin apo deshiren tende, sic i ka dale atij tjetrit.

    Leqe harrova ti je bela. :D

  47. berti thotë:

    18 August 2008 @ 6:46 pm

    Xhibo te gjitha femrat nje turi kane. :P

  48. arb thotë:

    18 August 2008 @ 6:48 pm

    ..mendoj se vajzat shqiptare nè pèrgjithsi janè pjesa me e bukur e shqipèrisè!! unè banoj prej 13 vjetèsh nè itali dhe me qè ra rasti po ju tregoj se para 2 ditèsh po bèja 1 muhabet tè tillè me miqtè e mi italianè…pyetjes sè tyre se çfarè preferoja mè mirè pèr tè lidhur jetèn 1 italiane apo shqiptare,ju pèrgjigja pa pikè ezitimi, dhe pèr habi tè tyren, se po tè mè jepej mundèsia 100 herè mè mirè 1 shqiptare!!dhe pas insistimit tè vajzave qè ndodheshin aty,mu desh tu shpjegoja se nuk e them kètè pèr faktin se do tè mè pèlqente tè kisha 1 skllave..apo 1 hu gardhi si i thonè nga anèt e mia..por pèr faktin se mendoj se femra shqiptare ska asgjè pèr ti patur zili as italianes e as ndonjè tjetre,as nè nivelin intelktual e as nè bukuri qè jo e jo..pastaj mendoj se tek femra shqiptare ndodhet mè shumè sensi i sakrificès,dhe se nikoqire si shqiptaret skam parè nè jetèn time!! kjo nuk do tè thotè se janè tè gjitha kèshtu,por nè pèrgjithsi mendoj se èshtè kèshtu..uroj tè mos jem gabuar,por sa herè qè vij nè shqipèri e duke parè mjedisin qè rrethon shumicèn e femrave nè atè vend mua kjo pèrshtypje mè forcohet gjithnjè e mè shumè..prandaj i kuptoj shumè mirè emigrantèt qè kthehen nè atdhe pèr tu martuar ..

  49. J. thotë:

    18 August 2008 @ 6:50 pm

    Xhibo te gjitha femrat nje turi kane. :P

    2.

    Po vetsakrifikohem përpara femrave. fcuk it smu durua pa e thënë. :D

    Në fund të fundit Im a sick fcuk!

  50. Gennta thotë:

    18 August 2008 @ 6:55 pm

    Po me duket shume gogol ky pershkrimi , s´me pelqeu aspak shume banalizues.

  51. berti thotë:

    18 August 2008 @ 6:59 pm

    arb, per zotin na i kepute telat e zemres. Djem si arb une them t’i mbjellim.

  52. TG1 thotë:

    18 August 2008 @ 7:27 pm

    Ajo që të tërheq më shum nga ky shkrim,dhe që vërtetë të bën të qeshësh, është se, zotëria që ka servirur një pjatë të tillë, harron se nga ç’brum është gatuar ai vetë. Nuk gaboj, mendoj, po të them se, kur është përzjerë fara me vezën, në atë torbë nga ku dolli ky zotëria, ka qënë ende në kohët kur, gruaja i shkonte burrit me fytyrë të mbuluar, apo Daja dilte me shkop ne dorë për t’i gjetur nuse nipit.
    Pra i nderuar, nëse shqiptarët po të duken rracë Hajvani, përse nuk sqarove para se të shkruaje se nga ç’rracë ke ardhur vetë ??????????????

    Lavdi mëndjemadhësisë dhe karagjozllëkut.
    E mjera Shqipëri që po mbytet prej pisllëkut.

  53. bela thotë:

    18 August 2008 @ 7:33 pm

    qyqa cpate me xhibe me belen ti

    une fola ca pashe me

    ncncncn sa siguri paske per mu thu sikur kemi flejt bashk mram ahahahaha, jam goc elbasani si ballakume jam ,

    si thu ti tomi korca?( se sbesojne kta ri)

  54. Qafir Arnaut thotë:

    18 August 2008 @ 8:09 pm

    ele una. ele una

    Në fund të fundit Im a sick fcuk!

  55. peshkupabenzine thotë:

    18 August 2008 @ 8:57 pm

    TG1 koqet ngelen koqe ku do qe te hikin megjithate i duket vetja te emancipuar se kane rruajt leshte me makina te huaja humori ironik bie mbi vete ata qe nuk e kane kuptuar vetveten dhe shkruajne per te tjeret.Gjithe te mirat.

  56. INTENSE-girl thotë:

    18 August 2008 @ 9:24 pm

    Hahaaha….Aman,gjth keto shfryrje (komente) per Benin:),nuk u be qameti se ndonje Benushe ka futur ne strofken e tij,ne muret e te ciles edhe mundet te spikatet ndonje rreke lengu jetesjelles….hahahaah….
    P.S:Sa rehat jane ca njerez…..i kam zili….

  57. emigranti_mashkull thotë:

    18 August 2008 @ 9:33 pm

    Ky shkrimi jo vetem qe ishte banal, por i kaloi krejt kufijte e humorit. Me nje arrogance te pakuptim e ka bastarduar shoqerine shqiptare, si edhe dukurite e saj, dukuri keto qe jane imponuar si rrjedhim i nevojes per emigrim.
    Ne kete zone te amerikes ku banoj, 99% e cunave shqiptare, ua thone drejt e ne sy gocave te huaja qysh ne fillim, se me ty s’kam asgje serioze dhe se ne martohemi vetem me goca shqiptare.
    Shume lehte mund te pyesesh te pakte per ne USA, se c’fare mendojne ex-et e cunave shqiptare. Jane bere paranojake nga vajzat shqiptare.
    Per ato vajza shqiptare qe i klasifikojne gjith cunat njesoj, si shtaze qe keqtrajtojne femrat, e keni shume gabim.
    Mostra ka ne c’do vend te botes, dhe nese zgjidhni cuna te huaj per arsye mediokre turp t’iu vije.

  58. etrc1 thotë:

    18 August 2008 @ 10:55 pm

    Faleminderit te gjitheve per komentet, eshte me te vertete kenaqesi te lexosh gjithe kete sallate me domate dhe qepe opinionesh nga bashkekombasit e mij kudo ku jane. Si autor i ketij shkrimi marr pergjegjesine kryesore per cdo lloj ndjenje te prekur, buzeqeshje te eger, ete tjere ete tjere… Megjithate do te ishte ca si shume tju kerkoja ndjese per kete gje.
    Une aktualisht banoj ne Vlore dhe nuk perpiqem te fshihem aspak mbas anonimitetit, kush ka deshire mund te me takoje tek kafeneja e lagjes ku ndodhem gjithe kohen.
    Ju dua shume te gjitheve,
    Ervini. (levozhga@kokqepa.com)
    ps. Neve tek www.kokqepa.com nuk duam aspak te denigrojme shqiptaret se shqiptare jemi vete dhe shume krenare per kete gje. Se e duam shume kombin tone prandaj dhe deshirojme te nxjerrim ne pah te verteten e palare, kudo qe ta gjejme ate.

  59. xhibi thotë:

    18 August 2008 @ 11:00 pm

    Kokeqepa, nganjehere qellimi justifikon mjetet. Mjafton te promovohet faqja, c’rendesi ka e kujt eshte ajo fotoja me te cilen tall bythen ti. :P

  60. Qafir Arnaut thotë:

    18 August 2008 @ 11:10 pm

    Qenka lab autori? Epo shyqyr qe e tha se po vrisja mentjen se c’e kishte kap me Fajerin aq keq…

  61. Qafir Arnaut thotë:

    18 August 2008 @ 11:12 pm

    tek femra shqiptare ndodhet mè shumè sensi sakrificès

    E di qe ke te drejte ti plako? U caperly per mu ajo fjerakja ime, ene une s’ja di as per nder

  62. vlonjati thotë:

    18 August 2008 @ 11:15 pm

    e c’ke derman qe na le pa martuar.:)
    q* ti q* se mushka ime e piu haha

  63. deni thotë:

    18 August 2008 @ 11:25 pm

    Shkrimi ishte interesant por nuk kuptova c’lidhje ka profesor Ngjala i departamentit te Zoollogjise ne Universitetin bujqesor te Kamzes???

  64. vlonjati thotë:

    18 August 2008 @ 11:36 pm

    e ka ngaterruar o deni se ishte te frutikultura,sharretimi i kungullit me sallatorin nxjerr babunja hahahaa

  65. irsida thotë:

    18 August 2008 @ 11:38 pm

    Dmth shoqeria shqiptare eshte e bastarduar nga nje shkrim qe ve ne loje dicka qe ndodh ne realitet? Mua me pelqeu shume shkrimi dhe madje mu duk teper i rafinuar, i ke ato sarkazmat more djale kaq pikante sa nuk di ca te them, dhe per me teper, ishte argetues :).

    Eshte nje thenie qe thote per ciftet: Kur ciftet pushojne se qeshuri me veten e tyre, e vetmja gje qe ka ngelur eshte te shkosh tek avokati.
    Edhe ne shqipot, duhet te mesojme te qeshim me veten tone, me budalliqet e races sone dhe te mos marrim gjithcka kaq seriozisht.

    Sa per ju shqipot qe ngelet duke thene une vetem shqiptare e du, zakonisht ju jeni mo qypat se nje rob i drejte dhe i zgjuar e kupton qe zemra nuk njef as moshe, as nenshtetesi, as asgje dhe qe njerezit e mire jane te pranishem kudo dhe ne cfaredolloj ngjyre.

    Por, tipat tradicionaliste qe duan vetem shqiptare qe te iu laje prapanicen e breket patjeter qe duan te zgjedhin nje shqipo nga fshati i tyre se nuk i ben as gek as mek ajo po i thote nje flm te madhe qe po me nxjerr jashte.

    Te mos ndjehemi keq eeee, se kshu bejne te gjithe kombet e tjera ne varferi. Zbavituni te shihni nje dokumentar per nje familje nga Bangladesh ku i marton te bijat me cuna (qe paguajne qimet e kokes dhe i nenshtrohen ketij plakut vetem te martohen me vajzat qe te marrin letrat) nga fshati i vet andej nga ka ardh dhe se si jeton si mbret kur kthehet atje kur ne Londer ai punon in a sweatshop. Por kjo eshte gjendja dhe ne vend qe te themi ore shyqyr qe e ka marre njeri me humor, i hidhemi ne qafe.

    Nejse, merzituni sa te doni ju, une u kenaqa per vete :D

  66. irsida thotë:

    18 August 2008 @ 11:44 pm

    Arb, tani sa e pashe komentin tend dhe nuk mund te rri pa komentuar. Te kuptoj fare mire ku e ke muhabetin dhe bashkohem me ty por koherat kane ndryshuar mik dhe fatkeqesisht femrat shqiptare nuk jane me ashtu sic kane, te pakten me sa kam degjuar. E kuptoj gjithashtu qe njeriu gjithmone do dike qe ka te njejtat vlera por shumica e atyre emigranteve qe kthehen ne Shqiperi per nuseri jam e sigurte qe nuk kane te njejtin intelekt si ty. Mgjth, keto qe po bej akoma ngelen supozime te miat te pabazuara ne burime te verteta por me shume nga thashetheme apo te degjuara.

    Ndoshta, dikush me i mireinformuar ne te ketilla subjekte mund te na ndricoje me disa histori (qe do jene argetuese, jam e sigurte lol).

  67. Peshku Fluturues thotë:

    19 August 2008 @ 12:29 am

    Une e shoh kete tregim si nje vazhdim i atij mentaliteti qe ekzistonte ne kohen e Enverit kur tironsit shkoshin me ndonje qytet tjeter dhe gjithe garipat e qytezes rrinin gati per sherr se “ja erdhen tironcit te na i marrin gocat me te mira!”

  68. irsida thotë:

    19 August 2008 @ 12:44 am

    Fluturues, sbesoj qe ky argumenti jot qendron ne kete teme sepse ky tipi po shkon tek vendi i lindjes dhe sado qe te jete larguar, prape se prape, familjen, racen e te gjitha i ka nga ky fshat. Nuk po e merr nje i huaj vajzen, por nje prej lagjes se tyre. Kshu qe, tironcat ene garipat e qytezave nuk hyjne ketu :D

  69. toko thotë:

    19 August 2008 @ 12:45 am

    Peshku Fluturues thotë:
    19 Gusht 2008 @ 12:29 am
    Une e shoh kete tregim si nje vazhdim i atij mentaliteti qe ekzistonte ne kohen e Enverit kur tironsit shkoshin me ndonje qytet tjeter dhe gjithe garipat e qytezes rrinin gati per sherr se “ja erdhen tironcit te na i marrin gocat me te mira!”…

    Dhe te atij Tironcit qe kur shkone ne qytet tjeter kerkonte gjithe po..rdhe qe vajzat ti shkoni pas se ishte nga Tirona
    Pfff I njejti mentalitet

  70. Peshku Fluturues thotë:

    19 August 2008 @ 1:05 am

    Irsida.
    Nuk e kisha llafin tek personazhi konkret i tregimit. Flas per nje mentalitet qe emigrantet qe kthehen ne atdhe po e ndjejne gjithmone e me shume, dhe qe le ta quajme me miredashje si jomiqesor dhe shpesh here me nje fare zilie idiote. Nese do te flasesh per tregimin, mjafton te shikosh foton e atij qe duhet te perfaqesoje “emigrantin” shqiptar qe kthehet per tu martuar.
    Per me teper kur edhe punon prej 12 vjetesh ne te njejten pike benzine dhe jeton ne nje dhome pa dritare. Ky me duket nje stereotip shume idiot, sepse vertet qe ka akoma njerez qe s’kane bere hajer, por 90% e emigranteve qe kane mbi dhejte vjet ne emigracion jane rregulluar me pune te mira, biznese private e shtepira ne lagje te mira.
    Pastaj mua kjo dukurie e kthimit per tu martuar ne Shqiperi, e ka nje baze. Pjesa me e madhe e jona s’ka rrenje ne mergim duke qene brezi i pare. Ndaj per vendime si martesa ndjehemi me te sigurte kur lidhemi atje ku “kam njohur nene e babe/ ku me njeh dhe guri i thate.” E kjo nuk ka ndodhur vetem me shqiptaret. Mbase e mbani menden Al Pacinon tek Padrino qe kthehet te martohet me katunaren nga Sicilia, megjithese nuk punonte tek pompa e benzines dhe shtepine e kishte me me shume se nje dritare. ;) Por dhe kjo eshte nje dukuri qe do te kaloje , e mos kujtoni se femijet e emigranteve qe kane lindur ne perendim do te kthehen te gjejne nuse a dhendurre ne Shqiperi.

    Pervec femijeve te Tokos mbase, qe u kendojne Himnin e Flamurit per t’i vene ne gjume. :)

  71. Peshku Fluturues thotë:

    19 August 2008 @ 1:16 am

    Jo te gjitha Toko, jo te gjitha. Po ‘nonjones” po t’ia veshe gishtin , vinte mu si qingj. Ja qe kshu ishte realiteti “ombjektiv” ne ate kohe. Per te levizur ne Tirane e per te lene pas humbetiren e provinces, cdo mjet e justifikonte qellimin.
    E qe mos ma marrin per ters vajzat, kjo vlente per te dyja palet! Le te me thote njona qe ishte goce tirone se si iu mlidhshin cunat sapo shkonte ne nje qytet tjeter, qofte ai edhe Durresi!

  72. irsida thotë:

    19 August 2008 @ 2:21 am

    Fluturues, e kuptoj kendveshtrimin tend dhe deri diku bashkohem me te. Nuk dua ti futem ne thellesi analizimit te cdo fjale qe ka perdorur autori apo rast dhe shembuj, thjesht ne pergjithesi e ka kapur pak se si eshte situata dhe patjeter disa gjera i ka hiperbolizuar per te vene ne dukje te qarte se si eshte situata ne shumicen e rasteve. Dhe nuk e di se sa ne dijeni por shumica e emigranteve ne greqi, si puna e ketij tipit duken dhe kete mund ta them me plot gojen se kam pa mo sa te dush. Eshte gjynaf te shash nje njeri per nga pamja dhe ai ate figuren e ka vendosur me shume si karikature per arsye hiperbolizimi perseri, por nuk eshte aspak negative. Nuk na u prish shoqeria neve se bejme sarkazem me dukurite sociale te vendit tone.
    Na u prish shoqeria pikerisht prej asaj mendjemadhesise sone per kombin tone, dashurine tone te verber per vendin tone dhe nje analize teper biased per vendin tone, sa here shofim te ketilla shkrime.

    Jam dakort kur thua qe nje nga arsyet pse emigrantet kthehen ne shqiperi per tu martuar eshte sepse jane brezi i pare ne mergim. Me kete bashkohem plotesisht. Por, rasti i Al Pacinos prape nuk eshte shembull i duhur sepse Michael iku ne Sicili per ti shpetuar familjes qe e ndiqte per ta vrare dhe atje takovi ate gocen me te cilen u dashurua kshu me shikim te pare dhe e martovi pastaj :D
    Tani, me thuaj te verteten, dmth ate qe mendon se ndodh shumicen e kohes. Per arsye intelektuale na kthehen keta tipat, per arsye patriotike apo per arsye personale qe iu pershtaten mentalitetit, edukimit, traditave dhe menyres se si jane rritur dhe shohin jeten? Edhe ketu, po bej nje pergjithesim te madh, por po them qe kjo makes more sense (duke u bazuar ne stereotipin e katunarizmit lol).

  73. Peshku Fluturues thotë:

    19 August 2008 @ 2:39 am

    Per Zotin me ke bere nje pyetje qe s’di te pergjigjem.
    Mund te te them vetem nje shembull. Kam pasur nje shok qe pa e ekzagjeruar mund te kete pasur (nuk po ta them numurin se as ai vete si kishte numuruar e sidoqofte do te dukej i ekazagjeruar)nje numur goxha te konsiderueshem te dashurash ne Tirane. Dhe me beso femra qe pjesa me e madhe e cunave ne Tirane do i kishin marre per gra qe mbas takimit te pare. Ne vitet 90 iku jashte. Edhe aty i njejti muhabet (ves eshte i keq :) ) me nje numur X dashnoresh te zeza te kuqe, te verdha te bardha, bluxhins e si ti duash. Me pune jo te benzina, por ne nje pune ne pershtatje me universitetin qe kishte bere si nga pozita ashtu edhe nga rroga.
    E nje dite, kur kishte vajtur rreth te dyzetave, na thote se kishte vendosur te martohej dhe donte te gjente nje goce te vogel, familje e mire, ortodokse, qe ta merrte me vete atje ku ishte! Po them sa s’kemi rene mbrapsht nga tavolina kur na e tha. Koment! No koment. Pune qejfi.

  74. xhibi thotë:

    19 August 2008 @ 2:39 am

    Irsida thote:
    Eshte gjynaf te shash nje njeri per nga pamja dhe ai ate figuren e ka vendosur me shume si karikature per arsye hiperbolizimi perseri, por nuk eshte aspak negative.

    Me nje fjale po te ishte fotoja jote ne ndonje forum pa miratimin e djenine tende, dhe te ishte i njejti tregim me te njejtat pershkrime dhe personifikime te tij qe dashur padashur njehesohen me ate foto, ketu nuk do kishte asgje te keqe dhe negative?

    Per mua ketu qendron shkelja. Dhe per mua ne kete rast shkelja eshte me shume e Peshkut, se faqja ku po shkruajme eshte Peshku pa uje jo qepa pa koke. Te tjeret mund te bejne c’te duan, po kur ti ve dicka tek faqja jote, eshte pergjegjsia jote.

    Sa per ate qe thote PF per stereotipet apo dhe nivelin e tregimit nuk e ve ujin ne zjarr fare se jam mesuar e kam pare plot raste ne Shqiperi qe mundohen njerzit te nxjerrin dufin tek emigrantet per pamundesite apo paplotesite ne jetet e tyre, duke filluar qe tek policat e trafikut, e deri tek Ypat e emisioneve televizive dhe Spiropalosjet e shoqatave. :D

  75. toni thotë:

    19 August 2008 @ 3:06 am

    ec mo te pakten keti i ka ecur muhabeti po un vajta dhe zgjeta fare.

  76. blete thotë:

    19 August 2008 @ 3:07 am

    rri rri gjuha e ku dhemb dhembi vete. e kemi bere kete teme te gjore me me shume dimensione se teoria e ajnshtajnit.
    ja dhe nje pergjigje per emigrantin ne periudhe mbareshtimi
    (kot sa per t’u kruar)

    fustani

    Se ç’më sollën një fustan

    Të bukur që aman aman

    Pa ç’më rrinte krëk në trup

    Çupë për t’u pirë në kupë

    Dukesha (ajo që jeshë)

    Bojalleshë dhe sojlleshë

    E bukur ndalu më mua

    Misi s’më vinte as në thua

    E vesha te dasma e Lejlasë

    Se kishte kushërinjtë nga jashtë

    Keshnë ardhur nga Gjermania,

    Amerika dhe Greqia

    Kërkonin nuse të mira

    Punëtore dhe të dlira

    Pa të bukura pa të reja

    Të ëmbla si reshedija

    Thoshin që fëmrat andej

    Qenë nursëze e jo terbije

    E nuk bënin hiç për nuse

    S’qenë rritur me ujë pusi

    Argaliseshin ditë e natë

    Burrave u prishnin paratë

    E kështu vajta në dasmë

    Sytë poshtë e llërët jashtë

    Mi nguli sytë amerikani

    Që te porta i krisi xhani

    Nuk se ishte yll me bisht

    Dhe dhëmbët të vënë i kish

    Po dhe i keq fare s’qe

    Edhe kishte mall e gjë

    Ashtu si thoshte Lejlaja

    E kishin zili dynjaja

    Vetëm shqip fliste çalë-çalë

    Sikur përtypte një kile zall

    Greku veshur tërë kuturë-

    -hëm dantellë, hëm lëkurë-

    vetull trashë e sy-bardhë

    duart si brumë i ardhur

    më premtoi fushë e male

    pa c’kërcente edhe valle

    Gjermani pa llafe shumë

    Seç më fliste për ca punë

    Ca biznese dhe ca plane

    Prishur nga bota nallane

    Që nuk ndreqej më kurrë

    Burrin s’e linte të ish burrë

    Fshati ynë veç qe mënjanë

    I paprishur anë e mbanë

    Sa i paqmë sa i qetë

    Një parajsë e vërtetë

    Vashat ishin si sorkadhe

    Kokulur, e punë madhe

    Vura buzën pak në gaz

    Edhe ika gjithë maraz

    Ç’më vajti fustani kot

    Gjithë trushkulur kjo botë

    Nga i fundit tek i pari

    Jo, nuk i gjendet karari

    Çoban, të marrsha të keqen tynë

    N’daç për qejf e n’daç për punë

    Buza të rri vetëm në gaz

    Kënga të ndjek nga pas

    Ashtu dhe unë si manare

    Ja të marr, ja vdiqa fare.

  77. irsida thotë:

    19 August 2008 @ 3:21 am

    Dmth, gjithsecili me faren e vet? lol
    Btw, cfare do te thote manare?

  78. Peshku Fluturues thotë:

    19 August 2008 @ 3:25 am

    @Blete, ja ku e ke cobanin e fshatit.
    @Irsida, ja ku e ke dhe manaren :)
    http://www.youtube.com/watch?v=g-7kXnfXyXc&feature=related

  79. jo pra thotë:

    19 August 2008 @ 3:30 am

    cfare shkrimi debil. s’di pse shkruesja po ngjan te jete moter a shoqe e ngushte me njefare laureta qe pati shkruar dicka te ngjashme ketu para ca kohesh. i ka marre leje kjo shkruesja atij personit qe t’ja nxjerri fotografine ketu? jo per gje po ndoshta e gjen veten te implikuar me probleme gjyqesore.

    pse eshte shkrim debil, sipas meje (gjindje pa shkolle zoti hetus):
    1. E kam une gabim apo shumica e emigranteve shqiptare jane meshkuj? mua me duket qe po. keshtu qe normalisht qe “personazhi” do jete mashkull
    2. Nese meshkujt martohen me vendalije (ne emigrim), shqiptarkat do bejne “shkrime” te tipti “meshkujt shqiptare jane mendjemedhenj, cfare te keqe kemi ne?” Kur martohen me shqiptare, prape keq puna. so, ladies, make up your @#$% mind!
    3. Meqe #1 eshte e vertete, ku do i gjejne meshkujt e shkrete shqiptarkat pervec se ne Shqiperi? jo per gje po (shif #4)
    4. Shumica e shqiptarkave qe kam takuar une ketej ne emigracion, pavaresisht se mund te kene kaluar ca te dashur Shqiptare neper duar (ne emigracion hapen shal… me falni, byt… eee, edhe kjo s’doli mire, goxha mire), perfundimisht martohen me vendalinj ose per te bere letrat, ose me “arsyen” qe e kane ne maje te gojes “shqiptaret s’dine te trajtojne femren, vetem kta te huajt dine.”

    Keshtu qe lau… kshu, etrc1, shko e gjej ndonje teme tjeter se boll inat i paske marre meshkujt Shqiptare. kushedi sa te paska vrare emocionalisht ndonjeri dikur edhe s’po sherohesh dot duke nxjerre mllef.

  80. blete thotë:

    19 August 2008 @ 3:35 am

    e vjeter p.f. e vjeter, delegatet iken

  81. Peshku Fluturues thotë:

    19 August 2008 @ 3:47 am

    E vjeter nuk eshte sinonim i se keqes. Varet se cfare pi, vere apo uthull!
    Delegatet le te ikin, ne i delegumi na maro pune.

  82. blete thotë:

    19 August 2008 @ 3:49 am

    amin o zot.

  83. Ani thotë:

    19 August 2008 @ 4:12 am

    Jo te gjitha Toko, jo te gjitha. Po ‘nonjones” po t’ia veshe gishtin , vinte mu si qingj. Ja qe kshu ishte realiteti “ombjektiv” ne ate kohe. Per te levizur ne Tirane e per te lene pas humbetiren e provinces, cdo mjet e justifikonte qellimin.

    Tani per kete ke te drejte se ka shume njerez qe martohen per interes. Edhe ne ato kohera s’kishte njeri para, vetem ndonje apartament te nderuar me pune vullnetare andej nga porcelani (ku jetonin nganjehere pervec prinderve edhe gjyshi me gjyshen). Po une asnjehere nuk e kam kuptuar perse keta cunat tirans e hidhnin perpjete. Se te te duan per shtepine ne Tirane nuk eshte njelloj si te te vleresojne per inteligjencen apo pamjen apo kudi une se cfare.

  84. irsida thotë:

    19 August 2008 @ 4:25 am

    E paske kap shume mire fare muhabetin ti emigranti “jo pra”. Ia bone qejfin atij qe ka shkruar mbi emigrantin se ne nje fare menyre, ia vertetove teorine lol.

  85. Peshku Fluturues thotë:

    19 August 2008 @ 4:44 am

    Ani
    Tirana ka fillu popullimin nga Qendra dhe nga vitet 75 eshte shtrire deri nga Porcelani, dhe nuk ka filluar nga Porcelani per te vajtur ne qender. Kur kam qene une ne fillore, Vorri Bomit (nese e di ku eshte) ka qene akoma varreze ku shkoshim per te kap kagzoza!

  86. ujku i zi thotë:

    19 August 2008 @ 5:50 am

    qytetin e Fierit qe mund te quhet sqetulla e Shqiperise

    Fieri eshte sqetulla e majte, kurse e djathta eshte ndoshta Laci.
    Me sguri autori do kete pasur parasysh naften dhe kimikatet qe burojne dhe prodhohen ne ate zone, dhe jo banoret e atyre trevave qe me aftesite e tyre te jashtezakonshme mund te pershtaten (mutacion?) per c’do pjese te trupit te atdheut tone te dashur, dhe jo vetem sqetullave.

  87. berti thotë:

    19 August 2008 @ 9:26 am

    Ujku i zi, me duket se e ke 10-ere pak. Mund te japesh komente per shkrimin sa te duash. Nuk eshte se po dal te “ruaj nderin” e Fierakeve, por duhet te kerkosh ndjese.

  88. max thotë:

    19 August 2008 @ 9:44 am

    Emigranti mashkull kthehet ne atdhe per tu mbareshtuar mos eshte She ky, se mashkull qe mbareshtohet skam degjuar ndonje here :D

  89. arb thotë:

    19 August 2008 @ 11:36 am

    etrc1 unè e di shumè mirè pèr çfarè tipash e ke fjalèn ti tek shkrimi qè ke bèrè..pasi edhe unè jam nga vlora e i kam parè sa tè neveritshèm janè,tipa tè cilèt vijnè nè shqipèri nè kèrkim tè virgjèreshès sè tyre e cila mundèsisht tè flas vetèm kur i japin leje ata dhe sigurisht tè jetè e mirè e puntore,por doja tè thoja se tjetèr punè janè kèta tipat e tjetèr punè èshtè fenomeni i tè njohurit nè pak ditè,i cili nuk èshtè kaq i zi sa e bèn ti,me sa di unè nè fund tè fundit askush nuk detyron askènd tè fejohet me zor,qoftè djalin apo vajzèn…unè si di mirè kèto gjèra por kam miq tè mi tè martuar nè kètè mènyrè tè cilèt shkojnè shumè mirè,…IRSIDA…po e pèrsèris prapè mendimin tim..FEMRAT SHQIPTARE JANè PJESA Mè E BUKUR E SHQIPèRISè!!nè komentin tim tè mèparshèm u pèrpoqa tu shpjegoj miqve tè mi pèrse preferoja mè mirè 1 shqiptare..dhe tè betohem se nuk e bèj sepse jam ndonjè nacionalist i flaktè,edhe unè mendoj se dashuria kur vjen ske çfarè i bèn,edhe mendoj se ka shumè vajza tè mira si italiane,polake,ruse apo edhe mè….pèrshembull unè kam shokè tè mi qè janè martuar me vajza italiane apo kam vèllanè tim tè martuar me 1 gocé polake,dhe shkojnè pèr bukuri me to!por e thashè edhe mè parè dhe jam shumè i bindur pèr kètè…vajzat shqiptare nuk kanè asgjè pèr tu patur zili as italianeve e askujt…pra nuk mendoj se emigrantèt kthehen nè shqipèri pèr tu martuar vetèm sepse kèshtu ju thotè babaja apo mamaja apo se kèshtu e do zakoni..por edhe pèr faktin e thjeshtè se vajzat shqipatare janè shumè tè mira!!!po pse kaq e vèshtirè èshtè ti besosh kèsaj gjèje??unè deri tani kam takuar italianè belg grek anglez shqiptar(unè deri kètu kam aritur)tè martuar me goca shqiptare dhe askush nuk mè èshtè ankuar pèr to..e pra diçka tè vèrtetè ka kètu!!edhe diçka tjetèr pèr tè qenè i sinqertè deri nè fund me vetem time…unè mendoj se shumè nè shqipèri nuk e kanè idenè mirè se çdo tè thotè jetè emigranti,nè shumicèn e rasteve jemi njerèz qè bèjmè 1 jetè vèshtirè kètu ku ndodhemi,bèjmè punèt mè tè rènda e lekèt me njèrèn dorè na i japin e me tjetrèn na i marin..prandaj mendoj se shqiptari kur vendos tè krijoj familjen e tij , nè shumicèn e rasteve vjen nè vendin e tij,me shpresèn pèr tè gjetur GRUA e jo pèr tè gjetur njè ZONJè!!se po tè jetè pèr zonja apo zonjusha ka plot edhe kètej…pra mendoj se gocat shqiptare dinè tè jenè gra shumè tè mira..e njohin shumè mè mirè se tè tjerat vuajtjen,e dinè tè sakrifikojnè mè shumè pèr familjen e tyre!!ky tè paktèn èshtè mendimi im, pastaj mund tè thuhen shumè gjèra e mund tè flitet pèr orè pèr kètè muhabet..por desha tè thosha diçka tè fundit e mos ma merni as pèr nacionalizèm e as mos tè fyhet askush…unè nè qoftè se do tè martohem me 1 italiane apo angleze amerikane apo çtè jetè mendoj se do tè fitoj shumè prej kulturès apo mentalitetit tè saj..por kam pèr humbur diçka qè mua mè kènaq shpirtin…AJO:UUU Tè HèNGèRT MORTJA TY ISHALLA…DèGJOVE?…..AI:EEE MOJ EEEEE…ATè MUHABET KE TI!!!..mè thoni ku tingèllojnè kaq bukur kèto zènkat gjasme???????????????

  90. bela thotë:

    19 August 2008 @ 11:44 am

    Se di,ndoshta ngaqe kisha shume vjet pa u kthyher ne Shqiperi o ndoshta me beri pershtypje por mu duk sikur ektremet nuk u linin shteg fare konstatimeve.
    Jam e mendimit qe ne Shqiperi ky hendek midis ekstremeve,nuk le nje vertetim te faktit qe jane hedh hapa perpara.

    (nuk dua te fus ne kete mesele benushet e benit orangutang)

    Jua them me bindje qe mashkulli perseri ishte shume here me i viktimizuar, dhe me i prirur drejt autoviktimizmit nga vete sistemi mendor qe zoti i ka dhuruar…Egoja e tepruar te thyen hundet dhe ka pasojat me te dhimbshme krahasuar me te tjerat.. (pashe sjelljet e te afermeve te mij , per te ardhur keq).

    P.s Te thuash qe ne nje mjedis,nje femer adoptohet me kushtet me shpejt se nje mashkull….del kunder ligjeve te natyres vete dhe kerkon nje fare kurajoje.
    Admirim nga une…

    I sjell keto mendime per te hequr sadopak kete banalitet tregim qe te prish shijen e kafese time te mengjesit dhe shoqerine tuaj peshkatare duke pare dhe anet pozitive te qenit shqiptar.

    Respekte nga Bela.

  91. bela thotë:

    19 August 2008 @ 11:48 am

    arb respekte per komunikimin e qarte!

    ps. mos ndoshta ideja e mos-dallimit midis emigrant dhe kontrabandist “biznesmen” –hici i ka bere corap keto opinione?

    Jo te gjithe kane pasur sukses ne emigracion , shumica kane paguar cmimin e tregut te panjohur!

  92. Ani thotë:

    19 August 2008 @ 1:31 pm

    Tirana ka fillu popullimin nga Qendra dhe nga vitet 75 eshte shtrire deri nga Porcelani, dhe nuk ka filluar nga Porcelani per te vajtur ne qender. Kur kam qene une ne fillore, Vorri Bomit (nese e di ku eshte) ka qene akoma varreze ku shkoshim per te kap kagzoza!

    Tani me duket bo behemi si Zonja nga Qyteti. Une nuk po diskutoj sa zona e nenzona ka Tirana. Mua me ben pershtypje si ka mundesi qe adressa e shtepise te te rrite vlerat. Kam nje mik qe banon ne nje zone shume te pasur. Edhe nuk e kam pare ndonjehere ta perdore kete si arme per te genjyer ndonje vajze ne bar. Megjithse adresa e tij te pakten ka lidhje me rrogen dhe me punene qe ben. Pra mund te behet nje lidhje midis aftesive dhe vendbanimit.

  93. Peshku Fluturues thotë:

    19 August 2008 @ 1:54 pm

    Po pra, aty ta kisha llafin. Zona e Porcelanit ka qene nje zone e populluar nga klase punetore ose “inteligjence” e sapoardhur nga rrethet. Ashtu sic ishin ne pergjithesi gjithe zonat e Tiranes jashte Unazes, pervec Tiranes se re. Ndaj dhe une iu futa pernjehere stereotipit te Porcelanit. Se per ate aresyen qe permend ti ne fund, kishte ndryshim kur thoje qe e kam shtepine tek Pallatet e Aviatoreve ne Tirane te Re dhe e kam shtepine tek Porcelani apo tek Uzina Traktori!

  94. Ani thotë:

    19 August 2008 @ 2:18 pm

    Tani une mund te vazhdoj gjithe diten te diskutoj per “inteligjencen” shqiptare ne kohen e Partise edhe se si fitonin favore njerzit ne ate kohe duke perfshire edhe apartamentet ne qender te Tiranes. Meqe ra fjala andej nga porcelani kane banuar disa intelektuale te vertete me biografi jo shume te qeruar (me duket kishin ardhur nga provincat pasi ishin edukuar aty njady vjet). Une kam njohur nje djale nga nje familje e tille dhe nuk e perfytyroj dot ne ate poziten e tiransit tangerlligs.

  95. ujku i zi thotë:

    19 August 2008 @ 2:25 pm

    Berti, tema eshte humoristike dhe mos e merr shume seriozisht. Shkrimi eshte argetues dhe fjala e fundit e shkences…

    Ujku i zi, me duket se e ke 10-ere pak. Mund te japesh komente per shkrimin sa te duash. Nuk eshte se po dal te “ruaj nderin” e Fierakeve, por duhet te kerkosh ndjese.

  96. Idris thotë:

    19 August 2008 @ 2:41 pm

    Pf nje korigjim te vogel…
    Nuk ka “Pallatet e Aviatoreve” po “Pallatet e Aviacionit”….Kot sa per konformitet muhabeti me ….zonen e “inteligjences” tek Porcelani :)

  97. Idris thotë:

    19 August 2008 @ 2:52 pm

    Te pakten duhet te zgjedhesh edhe mjetet krahasimore.
    Ne se kjo pyetje nuk shoqerohet nga kokat do te thote qe si pergjigje ka
    -Nuk jam nga injoranca e Vorrabomsave ! :) :)…vetem nje shtepi pa hyre mire tek Varret dhe nje aman o zot me tre ha sume qe sherbente per ??????.
    Flas gjithnje per kohen time !

  98. Qafir Arnaut thotë:

    19 August 2008 @ 3:31 pm

    E kështu vajta në dasmë

    Sytë poshtë e llërët jashtë

    Me i lumte dora kush e ka qenis kte

  99. Koth thotë:

    19 August 2008 @ 3:36 pm

    Idris,

    ne jemi populli me i vecante ne bote. Jam i sigurte per kete. Cdo dite marr prova me shkrim per kete pune. Boll te lexoj ketu ca syresh.

    Nuk jemi te vecante per ato arsyet qe ti i di , por per nje gje tjeter : Ne mburremi dhe me ate qe dhjesim !
    Une e kam bere me te madh !

    Prandaj e vecanta qendron tek fakti qe sa here cohemi nga yzyrhania, shofim prapa sa te madh e kemi bere. Se vjen rasti dhe dikujt ketu i duhet me u mburr dhe me kete.

    E di une qe do i koke ti, e di :)

  100. blete thotë:

    20 August 2008 @ 4:57 am

    qafir, faleminderit

  101. bela thotë:

    22 August 2008 @ 1:43 pm

    e dini sa burra duhet qe te nderrojne nje llambe??

    5 burra,nje qe e nderron e kater te tjeret per ta degjuar te lavderohet mbasi e ka nderruar

    Ata jane shume te keqinj,genjeshtare, maskarenj nuk mbajne fjalen e jo prinder te mire.
    Te pelqen ndopak sinqeriteti im?? Me thuaj me postimin e ardhshem se ne cilen forme do kerkosh te me imponosh mendimin,meqe tek postimi i pare kujtove se me preke ……………..

    leqe harrova perderisa ti je koshient kush eshte xhibi nuk diskutohet se e imagjinon belen ne forma kubike .

    e veshtire he?

  102. Vlore1920 thotë:

    22 August 2008 @ 2:31 pm

    Liqeni thotë:

    18 Gusht 2008 @ 3:24 pm

    Ju thafte pompa atij emigrantit qe shkon ne shqiperi per nuse.!!!Ja de kshu se s’merr vesh ky milet ndryshe.
    Ta marresh zezake s’ti duan kalamaqt ,ju thone evgjit!
    Ta marresh vendase ankohen se s’dine te kembejne dy llafe me te!
    Te rrish beqar me nder te cajne menderen se ngele beqar!
    Te shkosh ne shqiperi te marresh nusen, te marrin per injorant dhe te prapambetur!!
    U befte dreq ky muhabet s’po din robi c’te bej me pare. Te gjithe te japin mende dhe te bejne moral.
    *******************************
    Liqeno i ke thene te gjitha. eshte per tu vene tek shprehje momenti

  103. bela thotë:

    22 August 2008 @ 3:08 pm

    Mua me duket se nuk eshte njesoj te menduarit vetem nje nuse dhe tung punes se marteses por ti lejsh pak hapesire vetes te zgjedhesh ate qe te duket e ” bukur” ose your soul made dhe jo te “bukuren” apo te kerkuaren qe i duket te tjereve !!!!!!!

    duhet bere ky dallim sido qe te jete puna

  104. INTENSE-girl thotë:

    23 August 2008 @ 6:42 pm

    Se zakonisht,lexoj vetem shkrimin edhe 2 postimet siper komentit qe planifikoj te realizoj…:)
    E per te qene paralele me ate idene e asaj qe te duket ty e bukur dhe jo komshies,po e fashis me nje ngjarje te perjetuar:

    “Ne shtetin ku studioj,saktesisht ne fillimet e mija,patjeter do e nxirrja ne pah pjesen time te kalbur menduese:),me nje mike 4 mujorshe,ekzaktesisht kaq ishim ne ate kohe. Ne hollin e unit,kalon nje femer me disa kile me teper,shto ketu edhe disa defekte te tjera fizike,(te cilat nuk i kishte vetepercaktuar ajo,si te gjithe ne),dhe ne krahe kishte nje partner te cilin shume femra e shikonin jargueshem.Kthehem nga mikja me nje optike angleze shume here me te zhvilluar se ajo imja shqipe,dhe i them: ‘S… shiko sa nuk perputhen ata te dy,e me pas shtova:-Po te isha mashkull nuk do i hidhja syte asaj femres’
    S… me shikon,e me nje buzeqeshje,si per mos me vendosur ne siklet,shoqeron fjalet: Ajo eshte e vetjma femer e cila e ben te ndihet mire shpirterisht,edhe pse jo burrerisht…!

    E si ky fenomen te ha syri plot ne rruget e atij shteti,ama ketu eshte ndryshe…Njerezit balancohen mire fizikisht,madje edhe ne mardheniet shoqerore,jo me ne ato partneriale qe duhet nje peshore edhe me e mprehte. Se te duhet te prezantosh “prehen” tende me shoqerine,me djalin e xhaxhait,halles,tezes,me ekset qe do te shikojne ne rruge,duke u perpjekur t’u imponosh idene:-”sa e paska permisuar doren ky dreq”…
    Kjo eshte as me pak e as me shume indikator i siprfaqesoritetit qe po i gerryen shpirtin nje pjese derrmuese,e po i stakulon te kene ID-ne e tyre.

    Po vetedilemohesha ne fakt,nese jam formuar deri ne ate pike sa te pranoj diferenca te theksuara ne nje cift….:Hmmmm,them se jo:):)
    Por kjo eshte vetem kostoja oportune e zgjedhjes time,qe i ka bazat ne mos-paragjykimin e cifteve te tilla…

    E sa per Benken:),kam nje parandjenje qe ka nje bombushe ne krahe…:):):)

    P.S: Poshte borgjezia,dhe urraa shpirtit te lire:)….!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com