Fëmijët në muajin e Ramazanit

djaloshi-ramazan.jpg

Ne mbare boten besimtaret muslimane po agjerojne muajin e Ramazanit qe kete vit qellon midis datave 1 dhe 30 shtator. Kjo seri fotografish fokusohet ne me te vegjlit nder ta, femijet.

Ne foton e pare nje vogelush ne Indonezi fle qetesisht ne nje xhami ne pritje te perendimit te diellit per te ngrene iftarin. Foto: REUTERS/Yusuf Ahmad

ramazan-2.jpg
Nje vajze e vogel mes grave qe luten ne nje xhami ne Javen Lindore, Indonezi diten e pare te Ramazanit. Foto: REUTERS/Sigit Pamungkas

-

ramazan-3.jpg

Nje djale i vogel ne Pakistan pregatit vaktin e darkes per besimtaret qe falen ne xhami. Foto: REUTERS/Athar Hussain

-

ramazan-4.jpg

Dy vogelushe Boshnjake ne nje shpelle lutjesh 50km ne veri te Sarajeves. Tradita thote se lutja dhe larja e fytyres me ujin qe rrjedh ne muret e shpelles sjell bukuri dhe mbaresi.

Foto: AP /Amel Emric

-

ramazan-5.jpg

Nje vajze palestineze lutet ne xhamine e burrave ne Ramallah perpara se xhamia te mbushet me besimtaret per lutjes se mbremjes.  Foto: AP /Muhammed Muheisen

-

ramazan-6.jpg

Femije te verber palestineze lexojne me mollezat e gishtave Kuranin ne versionin  Brail (per te verbrerit). Foto: AP /Muhammed Muheisen

 

 

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

47 Komente

  1. totally thotë:

    26 September 2008 @ 2:52 pm

    Shume foto te bukura dhe interesante, por me shume me pelqeu e dyta me ate vajzen e vogel me fustan te kuq.

  2. XYZ thotë:

    26 September 2008 @ 3:06 pm

    Per veten time, jam krejtesisht kunder ngulitjes ne tru te praktikave fetare tek femijet.

    Femijeve mund t’iu jepen mesime te nderthurura fe-filozofi-histori, dmth, mesimi duhet te perqendrohet tek veshtrimi dhe studimi i fese NEPERMJET filozofise.

    Por praktikimi i verber i fese sjell vetem te keqija. Sjell varesi, sjell thatesi, sjell shterpesi mendimi.

    Dhe ketu e kam fjalen per te GJITHA fete, pa perjashtim. Riti fetar, praktikimi i fese duhet te vije si nje vetedijesim i individit, dhe jo si “nostalgji” e viteve te femijerise kur na thoshin BENI KESHTU DHE ASHTU NE KISHE APO NE XHAMI.

    Kur riti kthehet ne diçka mekanike, atehere aty ska kurrfare te perpjete. Riti eshte diçka qe ia pret hovin mendimit. Nuk te le shume te shtrosh pyetje e te japesh pergjigje.

    Voilà, c’est tout.

  3. njera thotë:

    26 September 2008 @ 3:13 pm

    Me kaq shume njerez besimtare qe ekzistojne, kjo bote duhet te ishte parajse.

    Pya veten ku dreqin e deshmojne gjithe ket besim e bindje nga zotit keta njerez, pervec vrasjeve qe bejne?

  4. Permetari thotë:

    26 September 2008 @ 3:13 pm

    Jam shume dakord me ato qe thua XYZ. Indoktrinimi fetar i femijeve eshte gabim. Femija nuk lind as i krishtere e as myslyman; ai eshte femije. Eshte gjynah te indoktrinohet ne kete fare feje.

  5. klajdevour thotë:

    26 September 2008 @ 3:16 pm

    mos e prishim pafajesine e ketyre fotove me komente per luftrat e vrasjet. Une besoj se foto te tilla, ndonjehere duhet thjesht te botohen dhe tu hiqet ketu te peshku mundesia per ti komentuar. Nuk e di, por ato i thone te gjitha, dhe kane brenda gjithe ate kompleksitet qe po te tentosh ta zgjidhesh dhe komentosh permes qendrimeve dhe pozicionimeve personale, e prish fare

  6. Hack thotë:

    26 September 2008 @ 3:20 pm

    komente me mllef qe vjellin vrer. As ne muajin e ramazanit smund te thoni nje fjale te mire mor “filozofet” e pjatave ne perendim?!

  7. klajdevour thotë:

    26 September 2008 @ 3:33 pm

    po pra, gezuar ramazanin te gjithe

  8. Mr. Pink thotë:

    26 September 2008 @ 3:46 pm

    Gezuar Ramazin, miqte e mi, dhe Bajromin.

    Se me cfare e perligj moralin dikush ketu! Nuk e di?! Porse perkundrazi, nga riti, tradita, nuk vjen dem, vetem kur kjo feja rinovohet, kthehet ne rrezik per sekularet, kur feja eshte aktive, se kur ajo eshte nje dogme si gjithe te tjerat, nuk i prish pune asnjerit. Atehere feja eshte si nje loje elektronike qe i ka levizjet te parashikuara.

  9. enka thotë:

    26 September 2008 @ 3:58 pm

    gezuar Bajramin dhe fund ramazani te mbare te tere atyre qe mbajne agjerim.
    fotot shume te bukura veshtire shume te veçosh por e dyta eshte e mrekullueshme.kapja e levizjes se grave me kohe te perzgjatur (long exposure) e ka bere foton te duket me blurry dhe me e veçante.
    me pelqeka kendi tek foto e atij çunit qe pergatiska ushqimit per burrat si dhe fotoja e bere ne Bosnje ka nje lloj force shprehese shume te veçante.
    fotografia e vajzes qe falet ne xhamine e burrave eshte unike si nga rrethanat per te cilat flet foto ashtu dhe per menyren si eshte kapur.

    flm qe na sillni ketu keshtu fotosh!

  10. Hehu thotë:

    26 September 2008 @ 6:08 pm

    Me pelqyen shum fotot, por nuk me pelqeu debati i disave ketu, por nejse, nuk eshte me rendesi. By the way, sonte eshte nata me e shenjte e muajit te bekuar te Ramazanit, nata e Miraxhit. Thone, kush i lutet Zotit ne kete nate, me sinqeritet, per falje te mekateve, atij do ti falen gjitha.

    Pra gezuar naten e shenjte te Miraxhit gjith besimtareve musliman shqiptar, ndersa te tjeret i pershendes perzemersisht.

  11. arb1 thotë:

    26 September 2008 @ 8:02 pm

    Fotot jane te shkelqyera

  12. cluephone thotë:

    26 September 2008 @ 10:10 pm

    nje mesazh qe me derguan per ramadan nga hollanda nje nga vendet me paqesore dhe qe ehste gjithomne kenaqesi ta visitosh (mgjse gjithmone qesh me emrin e aeroportit schipol, duke e quajtur sh_thole, same pronuncation :)

    http://video.google.com/videoplay?docid=3369102968312745410

    ne fakt perkoi dhe me mbarimin se lexuari te librit te orhan pamuk BORA.
    e cte them per Geert Wilders se rezik ia ka kthyer patkojte diellit, po te pakte e tha ckishte per te thene.

    kam idene se njeriu me shume se cdo besim do jeten dhe deshiren per te jetuar …

    WARNING: videoja ehste me imazhe shume diskrete, keshtu qe u paralajmerova

  13. lupi thotë:

    26 September 2008 @ 10:18 pm

    Me vjen keq per femijet qe ju mesohet feja qe te vegjel dhe jam kunder praktikes se indoktrinimit qe ne femijeri. Femijeria eshte kohe per lodra dhe per zbulime femijnore. Lerjani pjekurise fene o njerez.

  14. Dori thotë:

    27 September 2008 @ 12:25 am

    Dawkins kishte një krahasim të bukur, nuk i thotë njeri një kalamani fashist apo komunist, por shumica s’e kanë problem ta bëjnë një kalama mysliman apo të krishterë. Përse duhen indoktrinuar që të vegjël kur akoma s’kanë formuar trurin dhe s’dinë të mendojnë për vete?

  15. Blendi Salaj thotë:

    27 September 2008 @ 10:01 am

    Gezuar dhe agjerim te lehte.
    Paqe!

  16. Besnik thotë:

    27 September 2008 @ 10:11 am

    Foto te mrekullueshme,

    Muaji i Ramazanit për fëmijët është më e këndshme se lojërat e playstation, xbox apo nintento etj…

    Në këtë muaj të shenjtë fëmijët e ndjenje dashurinë që prindërit kan per ta, te moshuarit, të varfërit, të sëmurit,… Në ketë muaj, fëmive u mësohet se qfar është Respekti, solidarizimi, mirkuptimi dhe si konkludim, del se të gjitha të mirat e këti muaji qe dhuron Zoti, ajo quhët Paqe/Selam, ! Gjë që na mungon seriozisht Shqiptarëve, !

    Sepse shumica e elitës së re nuk ka pasur rastin ti ndjej këte paqe, meqë besimi ishte i ndaluar.

  17. ada thotë:

    27 September 2008 @ 8:24 pm

    fotot e bukura artistikisht
    mesazhet fetare absurde per mijvjecarin e trete, ku luftrat vijne nen petkun e vete fese islame

  18. Peshku Fluturues thotë:

    27 September 2008 @ 9:42 pm

    Fotoja e dyte eshte e mrekullueshme. Ajo vajza e vogel me te kuqe dhe duart e vendosura mbi koke ne menyre aq feminore, ne nje bote fantazmash te bardha, te lena qellimisht jashte fokusit, ngjan si e vetmja shprese!

  19. njeni thotë:

    27 September 2008 @ 11:13 pm

    shume interesant kur flasin shqiptaret per fene, ne pergjithsi….po te ishte fjala per ndonje hollesi te mjekesise apo inxhinierise nuk do hapnin goje sepse e dine se nuk dine…kurse kur eshte fjala per fe te gjithe behen kompetente edhe pse e dine mire se vetem imitojne fjalet e te tjereve….sipas teologeve te peshkut duhen lene femijet qe te behen roberit e playstacion apo seksfaqeve te internetit apo te mesojne edukaten e rrugeve…e pastaj ta zgjedhin vete rrugen…keshtu mendon me te vertete vetem ai qe ka tru peshku

  20. lupi thotë:

    28 September 2008 @ 1:28 am

    Keto gjera si ka thene asnje njeri por po i thua vetem ti, cka po thuhet ketu eshte qe femijet te kene nje femijeri sa me ‘femijnore’ dhe te pafaje, te mos kanalizohen ne kanalet e erreta te fese te cilat shpesh shpallin te drejten dhe te verteten sipas menyres se tyre por te lihen te qete ta vrojtojne boten sic duan vete ata dhe kur arsyeja e tyre te jete formuar te vendosin vete per udhen spirituale qe duan te ndjekin. Ja keshtu o njeri i verber.

  21. village-bey thotë:

    28 September 2008 @ 8:15 pm

    A mund te me shpjegoje dikush rregullat e cencures ne kete forum. Se kuptova arsyen perse komenti im u fshi pernjehere. Shpresoj qe urimet e mia per Bajramin te mos kene ofenduar dike. Qofte larg ndonje moderator.

  22. kenguri thotë:

    29 September 2008 @ 12:34 am

    Gezuar Bajrami te gjithe shqiptareve ane kand botes,le te jete ky bajram realizim i deshires sone shekullore ,dhe zanafille e bashkimit kombetare,ti shpalosim zemrat tona te pastra me ndjenja kombetare me dashuri ,respekt dhe tolerance ne mes njeni tjetrit.

    Toleranca ideopolitike dhe fetare jane shtyllat e sendertimit te shtetit modern dhe demokratik shqiptare.

    Me nderime nga Melbourni,Australi.

  23. voilamoi thotë:

    29 September 2008 @ 6:35 am

    Indoktrinim fetar seshte aq larg indoktrinimit moral qe cdo prind e ben. Ne (Shqiptaret) vertet nuk jemi mesuar me rituale fetare , por per njerez qe jan rritur me kto tradita , si mund te mos ua pasojne femijeve te tyre? Eshte njesoj sikur un te mos pasoj traditat dhe moralin tim femijeve te mi. Feja, ne fund te fundit, eshte tradite. Dhe femija nuk rritet hallakatur pa asnje lloj drejtimi ose sic thoni disa lart, ne bote feminore, pa asnje strukture ose worldview. Dhe ne jemi rritur me rregulla, me traditat e prinderve, te imponuar tek ne. Pra, asnje femij nuk eshte tabele boshe…ai gjithmone eshte produkt i familjes dhe komunitetit te tij, sado i vogel.

    (Shume komente banale, dhe pa pik origjinaliteti)

    Gezuar Bajramin gjith Besimtareve.

  24. voilamoi thotë:

    29 September 2008 @ 6:37 am

    Foto #1 eshte fantastike. Pafajshmeria, pastertia dhe paqesia e femijerise.

  25. Blendi Salaj thotë:

    29 September 2008 @ 7:32 am

    E gjej ironike qe ata qe akuzojne Besimin si mungese tolerance manifestuan mungese tolerance ne kete artikull me karakter artistik ne kohe feste - dhe harruan (ne gjithe perkujdesjen e tyre per femijet e te tjereve) te linin nje urim.

  26. norracakja thotë:

    29 September 2008 @ 7:35 am

    Veshtire te urosh per dicka te cilen se aprovoj.

  27. Blendi Salaj thotë:

    29 September 2008 @ 7:40 am

    Jo dhe aq, jo dhe aq.
    Urohet festa, shtrengohet dora. Eshte A-ja e te qenit i njerezishem.

    Ne shqiptaret mburremi qe gezojme edhe gezimet e njeri tjetrit. Nuk eshte keshtu? Me tutje, s’ka nevoje te jesh musliman te shijosh keto fotografi.

    Aprovon apo s’aprovon eshte personale - ate me mire mbaje per vete, diskutoje kur eshte vendi dhe koha, sesa te vish ketu me kamen zhveshur, si te vete percaktuarit “kalores te se drejtes (sipas nesh)”, armiq te fese, blla-blla-blla.

  28. vet une thotë:

    29 September 2008 @ 11:19 am

    Ncnc, akoma paska prapambeturi ne trurin e disa shqiptarve. Nuk do doja te bie nen ndikim te ketyre mbeturinave komuniste.

    Sidoqofte, Urime Fiter Bajrami. Paqa, meshira dhe begatite e All-llahut qofshin mbi gjithe ata qe kane se paku dy fije truri.

  29. XYZ thotë:

    29 September 2008 @ 11:26 am

    @ voilatoi dhe Blendi :

    Urimet behen ku eshte vendi. Shikoni titullin e temes : femijet ne diten e bajramit.

    Shkurt, eshte fjala per femijen ne fe. Madje jo ne fe (kjo eshte gjysma e se keqes), por ne rit.

    Per botekuptimin tim, siç e kam thene dhe me lart, mesimi i ritit fetar tek femijet eshte ndrydhes, shtypes i aftesive te tij mendore.

    Feja tek femijet nuk duhet te futet permes riteve dhe dogmave, por nepermjet nje qasje kritike dhe filozofike te fese. Prinderit kane shume per te bere. Nuk mjafton t’i thuash femijes : thuaj formulen e rastit dhe kaq eshte. Por duhet te ndezesh tek ata motorin e vetekerkimit dhe te reflektimit.

    Te dy ju nuk keni marre vesh per ç’flitet ketu dhe vraponi pernjehere te zbuloni diversante. Dhe kjo s’na çon asgjekundi.

  30. J. thotë:

    29 September 2008 @ 11:35 am

    Fotot të bukura, gëzuar festën. Kaq.

  31. Blendi Salaj thotë:

    29 September 2008 @ 12:37 pm

    Shikoni titullin e temes : femijet ne diten e bajramit. Shkurt, eshte fjala per femijen ne fe. Madje jo ne fe (kjo eshte gjysma e se keqes), por ne rit.

    ———–

    Nuk kam ndermend te replikoj se s’me premton koha. Por temen e hapa une, titullin e zgjodha une, dhe nuk eshte fjala (nuk ishte diskutim ky) per per femijet ne fe…por thjesht nje ilustrim fotografik i perjetimeve femijnore gjate muajit te ramazanit.

    Duke qene se perkon me fundin e muajit, nje urim ishte i qelluar.

  32. ballshori thotë:

    29 September 2008 @ 1:29 pm

    urime fiter bajramin

  33. eni thotë:

    29 September 2008 @ 10:04 pm

    Gezuar muaj e shenjte te Ramazanit per te gjithe besimtaret muslimane!!!

  34. kenguri thotë:

    30 September 2008 @ 1:46 am

    Hyme ne diten e ketij Fiter Bajrami,dhe sa po perfundoi falja ne te gjitha xhamite shqiptare ne qytetin e Melbournit me rethine.Me se njemije shqiptare kryen ritualin fetar ne xhamine me te vjeter te qytetit e cila mund te qquhet edhe xhamia ne qender te qytetit,por veshtiresia me e madhe qe hasim eshte parkimi i veturave,meqe xhamia gjindet ne nji gjysem bulevardi ,por me mungese te vendit per parkimin e automjeteve.

    Edhe ne lagjen Dandenong pesedhjete km. ne jug te qytetit te Melbournit e cila eshte karakteristike per nga kohezioni dhe numri i madh i shqiptareve me mijera besimtare vecanerisht shumica dermuese nga fshati Keshave rrethi i Manastirit , kryen obligimete e tyre fetare por e cila sadopak ploteson nevojat per parkimin e automjeteve.

    Shqiptarete e krahines se Prespes kryen faljene e fiter bajramit ne xhamine qe u ndertue me kontributin e tyre,e sila gjindet njizet km.ne lindje te qytetit dhe ku gravitojne nje numer i madh i shqiptareve ,por koheve te fundit duhet te arijsh pak me heret per te zene vend,por me parkim te konsiderueshem .

    Krahina karakteristike e quajtur Gollbourn Valley [Pellgu i Goullburn-it] dhe qyteza e Shepartonit, dyqind km.ne veri lindje te qytetit te Melbuornit,qe eshte e njohur me farmat pjellore dhe shqiptaret e vyeshem per prodhimin e pemeve dhe perimeve qe gjenerate pas gjenerate e kane trasheguar kete profesion,qe eshte edhe Komuniteti me i hershem i popullzuar me shqiptare nga viset e Devollit dhe Kolonjes . felen fiter bajramin ne xhamine e ndertuar krejt nga kontributi i tyre ne fillimin e viteve gjashtedhjete.

    Ti shfeytezojme kapacitetet tona ne sherbim te kombit.

    Mirupafshim ne Festivalin Gjithekombetare ne muajin Nentor ne parqet e bukura te qytetit te Melbournit veren e e vitit 2008 , per te madheshtuar flamurin tone kombetare dheper ta festuar pavaresine e Shqiperise dhe kesaj radhe edhe te kosoves

    N e Melbourne dhe Shepparton festivalet organizohen ne muajin e Nentorit ,kurse ne Dendenong ne Janar 2009.

    Me nderime nga Melbourni,kryeqyteti i Shtetit Victoria.

  35. XYZ thotë:

    30 September 2008 @ 1:59 am

    Gezuar o Kangur !

    Pasi na i rreshton aty festoi ky e festoi ai, fshati Domosdove e katundi Nepravishte, ne fund ia fut nje : t’i shfrytezojme kapacitet ne sherbim te kombit.

    Se ç’lidhje kishin keto, nje Zot e merr vesh.

    Megjithate, festat fetare jane te bukura vetem atehere kur nuk flitet fare per fe. Per shembull, ne diten e Krishtlindjeve, mblidhesh me shoke dhe ia kercet muhabet per vitet e gjimnazit, mish e raki, e dajre e tarabuk, dhe kalon nata si qemoti.

    Ose diten e Bajramit psh, te mblidhesh me njerezit e shtepise, ndonje daje e ndonje halle, dhe t’ia kercasesh nje dore domino, e pa i vajtur mendja kurrkujt pse jeni mbledhe aty, por rrofte sebepi ta kthejme nje gote e te shihemi se u bene dy vjet qe s’e kam pare nusen e Shaqirit.

    E keshtu o kangur daja, ne festa duhet festuar dhe jo fjalime.

  36. lupi thotë:

    30 September 2008 @ 2:16 am

    Tema eshte per tjeter gje juve e kthyet ne oren e edulimit islam. Pastaj thoni pse nuk ju uron njeri juve. Juve qe flisni per ‘kosa’ dhe percmoni Beckett-in, Bulowskin-n apo kedo qe vjen era kulture dhe arsye. Nese ne jemi ‘mbeturina komuniste’, juve cfare jeni?

  37. kenguri thotë:

    30 September 2008 @ 5:11 am

    Zoterinj te nderuar ,

    Shkrimi im nuk ishte ndonji mesim fetar islamik,si e kan kuptuar apo duan ti japin kuptimin disa,por thjesht nje hartim informativ mbi organet e Komunitetit dhe shqiptareve ne pergjithesi ne Hemisferen Jugore pra nji largesi deri 18 mije km.Kuptohet pervec objekteve fetare kemi edhe organet kombetare , pra ne kete largesi ne ngadhnjejme mbi vdekjen - pra gjaku i arberit ron.Nuk ka dyshim deri sa ne kemi kater apo pese objekte feare,por kemi edhe zemren e madhe kombetare,Festivalin Gjithekombetare qe organizohet tash tradicionalisht ne muajin Nentor,ku tubohen deri ne 5-6 mije shqiptare ,parku mbushet zi me njerez.Mandej vijne radhe radiot shqipe,klubet futbolistike e tj.

    Nuk deshiroj te ndelidhem me disa shkrues te mesiperm me mendimet e dhe shprehjet e tyre-te cilat meduken sikur sufleri.

    Une nuk permenda asnji personazh ,dhe nuk e pershkruejta biografine e dikujt,apo nuk u mora me poezi satirike ne shkrimin tim.

    Sa per informate ketu egziston edhe Komuniteti i Famshem Katolik Shqiptare,e them i famshem sepse per gjysem shekulli ,ky komunitet ka punuar intenzivisht per kombin tone -por mjerisht mungon Famullia per numrin e pamjaftueshem te te popullates sone te besimit katolik ne qytetin e Melbournit -por ndjeshem po ritet dita dites.

    Me fjale te tjera shkrimi im mund te meret ne nji kontekst tjeter si statistike ,se sa shqipteare ka ne qytetin e Melbournit kuptohet perafersisht.Por apsolutisht jo si shkrim provokues .

    Ne mburemi me popullin dhe Komunitetitn me te madh ne Hemisferen Jugore pasiqe jemi zoterue i tapise se tokES [truallit] me nji vlere tregu deri ne 7 -8 milion dollare Aus.

    Me nderime vellazerore te gjithe shqiptareve ane kand botes.
    Por pershendetje te posacme ”dajes” imagjinues XYZ. Gezuar dajo,dhe falemnderit qe u paraqite.

    Melbourne Australi.

  38. chene thotë:

    30 September 2008 @ 6:28 am

    Melbourne Australi,

    Do me behej qefi dhe do ishte arritje e madhe qe vlera e tregut 7-8 milion dollar Ozi te posedohej mesatarisht nga te gjith ju, individualisht..

    Gezuar festen dhe ju befte feja njerez e shqiptare me te mire!

    Me bere kurioz per xhamine..

  39. kenguri thotë:

    30 September 2008 @ 10:00 am

    Chene i nderuar per cilen xhami e ke fjalen qe je bere kurijoz,i kemi kater dy te ndertuara ne vitet 60-ta,me kontributin e shqiptareve dhe udheheqesi shqiptare te garantuar me ligj.Dhe dy te ndertuara para 15 viteve me te njejtat atribute.

  40. Koth thotë:

    30 September 2008 @ 8:16 pm

    I coni haber ketij trapit ta qepe halen se filloi te kruhet dhe me Boset e Feve

    Komenti aty nuk eshte i plote ( ndersa ne faqen e vet te internetit G99 nuk e permend fare kete episod, por ngjarja eshte pak a shume keshtu :

    Ne mengjes kur foli kryetari i komunitetit musliman tha : Bashkia te na jape mundesine te ndertojme dhe ne si fete e tjera nje objekt me te madh kulti ( sepse robt po faleshin jashte xhamie )

    Ky kishte marre nje parrulle , kishte shku diku ku bejne greve disa minatore dhe the : Boset e feve mos kerkojne pronat, por te protestojne e terci e verci.

    Ndalohemi djaloshin Veli ne percartjene vet, sepse tani nuk eshte duke ndreq me pune, por duke prish.

  41. ThoughtPolice thotë:

    30 September 2008 @ 8:27 pm

    Ky tip duhet nxjerre jashte me shqelma nga jeta publike shqiptare. Po mire kur e sulmojne Ramen politikane apo te tjere, por edhe kur ka nje ngritje zeri nga komunitetet fetare per Ramen, ky ish-misionar do te marre persiper te sulmoje te “paudhet” qe guxojne dhe flasin per bashkine e Rames?!

    Ka ndonje plan levizja e tij “social-politike” se si te disiplinoje edhe komunitetet fetare apo ti beje pune OJQ-esh? Te na tregoje qe tani qe te marrim dhe te lexojme kushtetuten, ku qartesohet ndarja e shtetit dhe fese.

  42. toko thotë:

    30 September 2008 @ 8:30 pm

    Ne litar, ne litar, ne litar.

  43. xhibi thotë:

    30 September 2008 @ 8:33 pm

    Mire thote Blendi. Ne nje kohe festimi per keta njerez dhe ne nje teme me ca foto femijesh e gjetem ne te shprehim rezervat per fete dhe te tregojme se sa gabim jane? :D Lerini rehat tek kjo teme, diskutoni diku tjeter ato rezerva.

    P.S. Blendo, dhe “e gjej” qe vjen nga anglishtja “I find” ne shqip eshte “me duket” ose dicka e tille, se “e gjej” nuk ka kuptim ne shqip. :P

  44. ThoughtPolice thotë:

    30 September 2008 @ 8:38 pm

    Keshtu si ja ka nisur ky po behet rrezik publik.

  45. lupi thotë:

    30 September 2008 @ 10:33 pm

    Nuk e ka me detyrim njeri ti uroje njeri fetaret sepse kane festen e tyre. Ndoshta do ishte mire qe te uroheshin thjesht per njerzillek por ja qe shume vete sqe e ndjejne si feste te tyre dhe urimin mund ta bejne edhe me telegram. Veliajt bravo i qofte se ne nje dite kur politikanet tone i lepihen si morra kreve te fese ne Shqiperi vetem e vetem qe ne tv te dalin si ‘te ndjeshem e sensibel’ per ca vota te qelbura, Veliaj shkoji dhe vizitoi minatoret te cilet po vdesin na 3 cdo muaj dhe shteti se rruan fare.

  46. ThoughtPolice thotë:

    30 September 2008 @ 10:39 pm

    Ore ky s`ka pune ne dyert e komuniteteve fetare se i ndyen ato hapesira, por te mos sulmoje me ate fjalor kreret e ketyre komuniteteve. Me ngadale mer mik se jo cdo njeri qe flet per bashkine e Tiranes eshte Ilir Meta apo Sali Berisha.

  47. krye-fare thotë:

    1 October 2008 @ 11:02 am

    Po te diskutojme pak mbi fotografite.Ne fotografi shuikojme nje vajze te vogel te mbuluar koke e kembe.Mbulesa ne Islam justifikohet me faktin se femra duhet te jete shume modeste kundrejte shfaqjeve qe lindin epshe seksuale tek meshkujt me te cilet nuk i perket te kete marredhenie seksuale.(mnjf meshkujt pervec burrit te saj).
    Po femijes te vogel e cila nuk eshte akoma ne moshen e pjekjes seksuale,perse atehre duhet ti vendosin shami,ose edhe ta mbulojne nga koka tek kembet?

    E verteta eshte,dhe ti leme menjane sensibilizmat,dhe debilizmat e tolerances fetare,e cila ne Shqiperi sot po na kthehet ne intolerance te kritikes ndaj fese,qe bota islame nuk ka asnje vlere te perbashket me shqipetaret e vertete.Ne Shqipetaret kemi tolerance fetare pikerisht sepse jemi e njejta etni,dhe sepse kemi pasur historikisht te njejtat vlera kulturore dhe tradicionale.

    Mendimi im personal eshte qe ata qe faleshin ne mes te Tiranes ku edhe poshte bustit te Skenderbeut kishin vendosur nje fotografi te madhe te Mekes,nuk jane Shqipetare,por anetare te komuniteteve minoritare ne Shqiperi,si Turq,Boshnjak,Rome etj.Ne Shqipetaret ka ardhur koha qe ta bejme kete dallim.

    Kam edhe nje pyetje shume legjitime,perse vashdon komuniteti Musliman ne shqiperi ti quaje Shqipetaret 70% mysliman?Ku bazohet?
    Ne Jug te Shqiperise Popullata falej ose betohej jo para Kuranit,por tek Kurora e malit ose ne Teqe.Ne te gjithe jugun xhamite kane egzistuar vetem ne qyetete te madha ku nuk kane qene edhe aq te frekuentuara.
    Shikoni ndertimine xhamive sot ne shqiperi,pa kriter,dhe propaganden pro-muslimane te medias e cila eshte e pakuptueshme.

    Keto jane pyetje shume legjitime.Media shqipetare mund te bente censure kundrejt shfaqjeve raciste kundr islamit si fe,apo Arabeve dhe Turqeve si civilizim,gje qe ne nuk po e bejme.Por sulmi kundrejt vlerave te shoqerise ku jetojme duhet patketer te krijoje debat.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com