Greket: Papulias ne Tirane

Darina Tanushi
Gazeta Shqiptare
02/10/2007

Presidenti grek, Karolos Papulias pritet të vijë në Shqipëri e pikërisht në Tiranë. Ai është i ftuar në përurimin e kompleksit të ri shkollor privat, kolegjit greko-shqiptar të Tiranës, “Arsakeio”, i cili funksionon në Shqipëri që nga viti 1998. Në ftesën e shpërndarë për të ftuarit në ceremoninë e përurimit, thuhet se përurimet e mjediseve do të bëhen nga Presidenti i Republikës së Greqisë, Karolos Papulias, në 12 tetor në orën 12:30. Gati dy vjet më parë, Papulias anuloi një vizitë në Sarandë, ku pritej të takohej me Presidentin shqiptar, Alfred Moisiu. Për shkak të protestave të komunitetit çam, Papulias nuk arriti dot në Sarandë, ku ndërkohë kishte ardhur për ta pritur Moisiu. Ai kërkoi ndjesë për mungesën e tij, megjithëse takimi ishte planifikuar me kohë, por duke mos dashur të krijojë tension, ka menduar më mirë shtyrjen e vizitës në një kohë të dytë. Nuk dihet nëse vizita e planifikuar këtë herë do të arrijë të shkojë deri në fund, ndërkohë që Ministria e Jashtme shqiptare nuk ka dijeni dhe në të njëjtën kohë as Presidenca nuk ka ndonjë njoftim për këtë vizitë që konsiderohet e rëndësishme. Në ftesën e shpërndarë për ceremoninë e përurimit të mjediseve të reja të shkollës greko-shqiptare, saktësohet madje me germa të zeza se i ftuari i nderit që do t’i japë edhe bekimit fillimit të vitit të ri shkollor në këtë shkollë do të jetë pikërisht Presidenti i Greqisë, Papulias. Në fakt, duket disi e çuditshme që kreu i shtetit grek të vizitojë Shqipërinë dhe të mos planifikohet asnjë takim zyrtar me homologun e tij shqiptar apo edhe me Kryeministrin. Në momentin e anulimit të vizitës së tij, rreth dy vjet më parë, në nëntor të vitit 2005, Ministria e Jashtme greke nëpërmjet zëdhënësit të saj, z.Kumucakos e konsideroi të mbyllur problemin e krijuar me rastin e vizitës së Presidentit te Republikës së Greqisë, Karolos Papulias në Shqipëri. Madje, pati një seri takimesh diplomatike edhe në Tiranë mes ambasadorit grek dhe ministrit të Jashtëm, për të sqaruar se marrëdhëniet mes dy shteteve vazhdojnë të jenë të mira, edhe pas protestave që u zhvilluan nga komuniteti çam. “Marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve nuk mund të imponohen nga veprime ekstremiste”, - u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke në një sqarim publik, pas anulimit të vizitës. Ai u ka dhënë përgjigje edhe protestave të komunitetit çam në Sarandë në momentin kur pritej vizita e Presidentit grek. Sipas faqes zyrtare të Ministrisë së Jashtme shqiptare, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke sqaroi se: “Në veçanti një vend si Greqia, jo vetëm respekton këto parime, por dëshiron t’i respektojnë edhe fqinjët e saj dhe sigurisht, vendet që aspirojnë integrimin e tyre në BE, i cili ishte kriteri orientues që drejton vendimet të cilat mbështeten në vetëpërmbajtje”. Duke ju referuar Marrëveshjes, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke ka sqaruar në atë kohë, se “Greqia, me çdo lloj mënyre, duhet të shikojë rregullimin e çështjes së pasurive në kuadrin që parashikon Marrëveshja e Fqinjësisë dhe Bashkëpunimit e vitit 1996’. Para pak kohësh, midis qeverive u ra dakord për ngritjen e komisioneve të përbashkëta për të sqaruar çështjen e pasurive të çamëve, por ende nuk ka asgjë konkrete në këtë drejtim. Prandaj, edhe në Shqipëri komuniteti çam përfitoi nga rasti i vizitës së Presidentit Papulias për të ngritur zërin. Çështja e tokave çame tashmë ka mbetur pezull edhe në diskutimet zyrtare dhe kalohet me një deklaratë të thjeshtë publike, pa hyrë në detaje konkrete.

Presidenca dhe MPJ: Papulias? Nuk dimë gjë

Asnjë nga autoritetet zyrtare, si Presidenca ashtu dhe Qeveria, nuk di asgjë lidhur me vizitën e Papuliasit, Presidentit grek, në Shqipëri. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Taip Sulko, kur u pyet për këtë çështje, hezitoi të jepte një përgjigje, por më pas theksoi se “meqë është Papulias President, diçka duhet të dinë nga Presidenca”. Ministria e Jashtme nuk di asgjë për vizitën e Presidentit grek, numrit një të shtetit grek, fqinj me vendin tonë, vizitë e cila pritet të zhvillohet me 12 tetor, pra pas 10 ditësh. Por as Presidenca nuk kishte një përgjigje për këtë çështje. Këshilltari diplomatik i Presidentit Topi, Arben Cici, dikur drejtor i Protokollit Shtetëror, që kishte për detyrë përgatitjen e vizitave zyrtare të drejtuesve të ndryshëm të huaj që vizitonin vendin tonë, nuk dinte asgjë për këtë vizitë. “S’kemi njoftim se vjen Papulias. Deri më tani nuk kemi njoftim të tillë”, - u shpreh ai dje. Në Presidencë gjithashtu na drejtuan të merrnim një informacion në ambasadën greke për këtë çështje.
Ashtu siç është njoftuar, Presidenti i Greqisë, Papulias është një nga të ftuarit kryesorë të një kolegji privat grek, i cili është hapur që më 1998. Sipas axhendës që është ofruar, bëhet e ditur se ai do të përurojë kompleksin e ri shkollor të këtij kolegji. Në ditët në vijim do të mësohet nëse Presidenti grek do të caktojë ndonjë takim me drejtuesit më të lartë të shtetit shqiptar, që në këtë rast duhet të jetë Presidenti Topi.
Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë aktualisht janë të qeta. Kryeministri Berisha, dy javë më parë e uroi menjëherë për fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, Kryeministrin grek, Karamanlis. Po kështu, me nota të qeta ka shkuar dhe takimi mes ministrit të Jashtëm, Basha me homologen e tij, Bakojanis, që në fund të takimit të tyre, ai e ftoi zyrtarisht të vizitojë Shqipërinë, ftesë që ajo e priti me kënaqësi.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

17 Komente

  1. rual thotë:

    2 October 2007 @ 11:39 pm

    Ky hyn e del neper shtepi pa trokite as ne dere,a me te lumsha per zot shtepie qe kemi ….

  2. ados thotë:

    2 October 2007 @ 11:53 pm

    Nuk besoj se mund te ndodhe dicka e tille, jam i sigurte se nese vjen keshtu, do perballet me demostrate masive nga Camet…Te shohim me pare. Detyrimisht nje fare injorimi duhet ti behet, mbas asaj qe i bere ish-presidentit Moisiu!!

  3. labi thotë:

    3 October 2007 @ 12:43 am

    Nese vjen; TE TERE NE TIRANE PER DEMOSTRATE!

  4. peshkaqeni thotë:

    3 October 2007 @ 2:31 pm

    Oh…. gamisu tu mana elenikaaaa

    Nuk e ka fajin Karolos Papulias që do të hyjë e dalë në Shqipëri si në shtëpinë e vet. Fajin e ka e ëma e camit dhe aktorit të teatrit Bylis të Fierit Fuat Boci që i ka dhënë gji këtij krimineli grek.
    Sa për info: Këtij greku kur ka lindur i ka vdekur e ëma dhe në nëna e Fuatit i ka dhënë gji së bashku me Fuatin këtij krimineli grek.

    Greku, serbi dhe turku më i mirë është greku, serbi dhe turku i vdekur!

  5. FALKON thotë:

    3 October 2007 @ 4:04 pm

    Mire do ishte te behej nje proteste masive. Ku vete ky nje here, si ne shtepi te vet thjesht per te inaguruar nje shkolle pa patur asnje protokoll shteteror ne axhende?

    Te isha ne Tr do kisha dale ne proteste para asaj shkolles!

  6. FALKON thotë:

    3 October 2007 @ 4:05 pm

    P.S: Une jam per thirrje per proteste me ane te e-maileve masive drejtuar te gjithe te njohurve tane! Mund te ishte nje rruge shume e mire per nje sensibilizim ne kohe rekord!

  7. Qafir Arnaut thotë:

    3 October 2007 @ 4:20 pm

    Proteste per cfare ekzaktesisht?

  8. FALKON thotë:

    3 October 2007 @ 4:33 pm

    Per pronat e shqiptareve çame, per te drejtat e emigranteve tane ne Greqi qe paguajne çdo vit nga 2.000 euro per rinovime dokumentash, per dhunen qe eshte ushtruar ndaj emigranteve tane kudo ne kufi e neper rajone policish, per kenget rraciste qe ushqejne zjarrin dhe marshet e ushtareve greke, per statusin ekzistues te ligjit te luftes qe ka akoma Greqia me Shqiperine, per eshtrat e Kosines, per vonesat ne dogana, per valet greke qe hyjne ne sarande, per çmimet e larta te telefonise qe ka Telekomi grek vetem me Shqiperine, per monopolet e AMC dhe Vodafonit…per….gjen 100 arsye per te protesuar!

  9. bledi thotë:

    3 October 2007 @ 4:40 pm

    Sa shqiptaret do ti lene greket te bejne ca te dojne ne vendin tone, kuptohet pse mos te vjedhin heshtra e deri ne Tirane na hapin modele fashite per indokriminimi helenist te brezit te ri.(abuzim me femijet, se ato per te bere femite si do greqia)

    Te qe nje vend tjeter, do ti kishin dale ne sheshe, bllokuar rruget e thyre makinen, gjera qe i kemi pare ne TV ngado, e per cudi ne Athine ndodhine demostrata te tilla gjithnje, sidomos kur mendohet se preken a provokohen interesat e greqise, ca here me viktima shqiptare. Ose kujto ato anti amerikane e anti-nato.

    Pame para dy ditesh ne tv , gjenocidin cam, e fshatra te tera ne Cameri qe dhe sot flasin shqip. po greket jo vetem shkolla nuk i kane lene te hapin, po u kane bere nje represin si shtet per ti zhdukur si minoritet.

    Sa shqiptaret te rine urte , pse te mos vazhdojne greket, jo vetem moren Camerine e shtypen gjithe minioritetet shqiptare qe nga Athina e gjithe greqine, po oreksi deri ne Tirane!?

  10. bledi thotë:

    3 October 2007 @ 4:45 pm

    Normale ne nje vend ku pushteti rrjedh nga populli, reagimi i popullit te shprehej qarte, e ne menyre direkte, per keto provokime, qe skane kufi ne zgjatje te pretendimeve shoviniste.
    Te gjithe e dime ca kuptim ka kjo vizite e Presidentit Grek (kreut te helenizmit sipas grekerve), po u be, e ska nevoj per debate hipokritke.

    Uroje nje dite shqiptaret do ta shprehin hapur vullnetin e tyre e direkt.

  11. Qafir Arnaut thotë:

    3 October 2007 @ 4:47 pm

    Falkon protesta duhet: por ne Tirane kunder Tiranes.

  12. losttext thotë:

    3 October 2007 @ 4:50 pm

    “Greku, serbi dhe turku më i mirë është greku, serbi dhe turku i vdekur!”

    I ben ndonjerit pershtypje kjo thenie, apo jeni te gjithe dakort heshturazi…

  13. bledi thotë:

    3 October 2007 @ 4:52 pm

    Protesta kunde pretendimeve shoviniste te megalidese, qe gjysma e Shqiperise eshte greke ose te behet e tille.

    Presidenti Grek, cilesohet si kreu i helenizmit, dhe kjo vizite ne kete institut helenisto-fashist, eshte per te mbjell e perhapur elenizimin,manipuluar si do greqia femite, e qe kupton qe shqiperia qe nga Tirana e poshte eshte greke, sipas shovinisteve grek, qe jane ne nje paralele me qeverine greke, parat e saj financuse, e presidentin helenistik.

  14. bledi thotë:

    3 October 2007 @ 4:56 pm

    Turp e faqe e zeze per shtetin tone.

    Na hap insitute greqizimi e turqizimi ne Tirane, kur dihet historia pushtuse e pretenduse e ckomebetarizuse e ketyre dy vendeve me ne.

    Dje pashe ne TV, qe drejtori shqiptar i Albtelekomit dha doreheqien, pasi do vi drejtori turk.
    Kompania AMC e celularet na kane drejtora grek.
    Pra shqiperia u be si ne kohen e perandorise turke me turq e grek qe bejne ligjin.
    Ketu ne amerike ne sektoret strategjike ME LIGJ drejtoret e kompamive, dhe po jane te huaja duhet te jene amerikan, pa fole qe gjithe kompanite e huaja ne shenje respekti per konsumatorin e vendit e lidhje me te i kane gjithe drejtorat amerikan.

  15. Idris thotë:

    3 October 2007 @ 5:53 pm

    Do vika Papi(jo ky i joni :D)Dmth.shqip shkurtimi i emrit Papulias.
    Shume mire.Nuk di gjo as presidenca as shteti as ….AS-i besoj,ajo pra xhozi .
    “Duhet ta ket bo Sala me kok te vet se Une(Topi) e JOZI nuk dime gje”
    Me kujtohet kur erdhi per here te pare dhe do takohej me vellane e gjirit Lipe Shtogun ne Fier.Takimi qe pregatitur nga “shoket” si nje takim i “papritur” gjate kembimit ne hyrje dalje te shkallet e hotel turizmit.Nejse u takuan…u permalluan …u perqafuan…..dhe LIPJA me pamje nga “shoket” i perqafuar me papuljan jepte e merrte me shenja qe donin te thonin :”ta puth apo jo?’.Merr sinjalin “puthe” dhe e mbyti “vellane” me te puthura.
    Pas kuinte Lipja me “shoket”
    Shoku:- Po ti pse u vonove me perqafime e me puthje?
    Lipja:-Po s’ me thate qe ne fillim ta puth apo jo?
    Shoku tjeter-Pse ore ,per vllane do marresh leje ti ta puthesh apo jo?
    Lipja:-E er e,Ashtu thoni Ju, po pastaj thoni “pse kalove kopetencat”?
    Kjo skene humoristike te kujtohet me lepujt e shtetit tone te famshem Salist,sa here qe ndodhin te tilla gjera si Urimi i hapjes se shkollave greqisht,ku Bamka,Jozi dhe Moisiu s’dinin gje po e kishte bere “Sala me kok te vet”

  16. Qafir Arnaut thotë:

    3 October 2007 @ 6:05 pm

    “Greku, serbi dhe turku më i mirë është greku, serbi dhe turku i vdekur!”

    I ben ndonjerit pershtypje kjo thenie, apo jeni te gjithe dakort heshturazi…

    Fashizem???:)

  17. FALKON thotë:

    3 October 2007 @ 6:30 pm

    Mesa duket kjo teme u nxor para kohe jashte lojel. U preken probleme shume te ndjeshme keshtu?!

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com