Jetët e kithëta

Unë dua tu besoj universeve paralele. Dua të besoj që atë mësuesen angleze e kanë parë në të njëjtën kohë duke dhënë mësim dhe duke blerë perime në një dyqan larg shkollës. “Back to the future” për mua ka kohë që ka dale nga lista Science Fiction. Albertit “me një gur” edhe po të mos ja merrja vesh formulat, do t’ja besoja fjalën menjëherë. Trekëndëshin e Bermudeve mundohem ta shmang. Sidoqoftë, sado i hapur jam ndaj këtyre çùdeve, gjithnjë më ka sikletosur nocioni i jetëve paralele. Plutarku i bëri çift dhe i solli ashtu dy nga dy; as shekujt, as kritikët pendëhidhur nuk i ndanë e nuk i shqitën dot. Për paradoks, paralelet kanë mallkimin që të mos e prekin kurrë shoshoqen. Ndërkaq jetët tona e prekin dhe e godasin njera tjetrën duke nxjerrë shkëndia, xixëllima a tym të zi. Jetët tona nuk janë paralele. Ne i mbështjellim ato me izolantë të papërshkueshëm, dhe pasi morëm hua fjalën “privacy” e bëmë atë jatagan me të cilin kërcënojmë gjithkënd që mundohet të futet në Sezamin e botës sonë, të cilin e duam jo se është i bukur, por ngaqë është i vetmi vend ku ndihemi mbretër; gjetkë s’na e var kush. Ne blejmë e përdorim lloj lloj tertipesh që të lidhin në sekondë me dikë që po ekspoloron një shpellë në Australi apo me një tjetër që ka shkuar për pushime në Groenlandë, në një kohë kur s’duam komunikim pothuaj me askënd; kur logo e ditëve tona është “No news good news”; kur vetminë e blejmë shtrenjtë si mall që s’gjendet; kur ajo është bërë indeks standard i cilësisë së jetës. Ndërkaq atje poshtë, ku nuk është aq ftohtë, ku ka jetë të ulëta (“lowlives”) që përplasen si tehe të mprehta në terr apo që i ngjiten e përdridhen njera-tjetrës si kulpra, nuk ka vend për jetë madhështore paralele dhe Plutarkët e gjithë kohërave do ndiheshin ligsht. Nëqoftëse ti nuk mund të dyzohesh e të jesh në dy vende njëkohësisht, siç kërkon të na bindë Alberti me një gur e shumë formula, përsëri thonë që në këtë botë diku, për kapriçio kromozomesh, ekziston një i ngjashmi yt, mbase në tjetër kontinent, ndoshta me tjetër fat, me tjetër status, por që është alter ego juaj fizik dhe shpirtëror. Ngase çdo gjë ndodh për një arsye, alter ego-t tona të panjohura duan të na kujtojnë se nuk jemi aq unikë sa pandehim; se jemi të zëvendësueshëm; se vetmia dhe e përveçmja që kërkojmë të arrijmë si një send luksi, shtojcë e Porsches dhe e jahtit, është shumë e brishtë dhe e kërcënuar çdo moment nga një i panjohur me ADN të ngjashme. Dhe ç’është më e keqja, se kurrë s’do dimë nëse kulla e fildishtë, drejt së cilës u cfilitëm, ja vlente apo jo në fund te fundit…

****************

Barraka e Sulë Huqit në muzgun blu tiranas dukej edhe më e trishtë në qetësinë e vet aty buzë rrugës gropa-gropa, që ishte njëkohësisht prag, verandë, oborr, belvedere, hyrje në botën e madhe dhe gjithçka tjetër që s’ishte “shtëpi” për Sulën. Rreth e rrotull kishte formacione qerpiçi më të mira se streha e tij. Ngjitur ishte Rrema, pastaj Xhirja, Xhepi, Bajromi, si dhe mëhalla e Gungëve, që ishin kapur jo keq qyshse njeri prej tyre, pikërisht Kaku i Daves, ishte futur në Ansamblin e Valleve te Kombinatit si kërcimtar amator dhe kishte hongër edhe një rrugë jashtë shtetit për dy ditë me 12 dollarë dietë, duke e çuar ekstazën e gjithë lagjes në kufijtë e jermit për 3 muaj të tërë atë botë. Kaku kishte futur fshehurazi 6 ora elektronike që ishin shitur në kohë rekord me tetë mijë lekë të atëhershëm copa. Kishte sjellë edhe ca gjëra të tjera që njerëzit vdiqën për ti parë, por Kaku nuk i tregonte për qamet. Ishte garip Kaku. Jevg trim. Sulës do i kishin shkuar shtatë dhe nuk do kish futur dot as edhe një gjëlpëre fshehurazi, pale më gjashtë ora, që Kaku i kishte futur aty ku s’tregohet. Ishte jevg i zgjut Kaku.

My aty te pragu, që ishte njëkohësisht pjesë e rrugës gropa-gropa, verandë, oborr, belvedere apo hyrje në botën e madhe, Sula u bë gati për adetin e akshamit: nxori ca mëlçi derri nga një qese plastike dhe i vuri të skuqen në një tigan sterrë të zi mbi një pirusti të ndryshkur, që rrinin prej vitesh te hyrja e barrakës. Mëlçitë ja jepte herë pas here një magaziniere mishi afer fushës së druve. Më shpesh i jepte cironka, që ai i skuqte e i kriposte aq shumë, sa që me dy-tre prej tyre mund të pijshe gjys qile raki. Pijanecit për s’mari dhe esnof si maro mezja kurr’. Ajo magazinierja ishte shumë e shëndoshë dhe Sula e kishte dashnore. Asnjeri s’e dinte. Asnjeri s’do ta besonte. Ishte gaxhije. E ve. Sulës do ja kishte qejfi shumë të shiste mend në lagje për at’punë, por ajo i kishte thënë që po dul llaf, mbaroi nji herë e mirë ai muhabet. Sula kish pra një anë kavalieri, që s’ja shihte kush: ai shijonte dhe heshtte. Natyrisht ai i bënte edhe plot shërbime të tjera asaj, i çante ndonjë dru a ndonjë hamallëk tjetër. Nuk ishte si Tosja, Don Zhuani i lagjes, që mbahej shumë, me kolonje e me te gjitha, dhe që kishte plot dashnore andej nga Tirona e Re. U hodhi mëlçive ca erëza dhe era e skuqjes u ndje gjithandej. Sot ishte ditë e mire. Kishte shitur shishe më shumë se zakonisht. Dhe kishte blere raki te Jani greku, që ishte zanatlli vere dhe rakije. Rakija ishte e dobët, raki mareje, por Sula kishte edhe një pagure një litroshe me raki të mire që e ruante si sytë e ballit. Kishte vjedhur rrush te vreshta e fermës pa rënë në sy, për ditë me rradhë, një kile sot, një neser, dhe ia shpinte Janit. E ndanin rakinë gjys-për-gjys. Hesap i thjeshtë dhe i qërum. 15 qile rrush bënte 1 litër raki. Sula çoi 30 qile dhe mori litrin. Se Jani kishte gjithë aletet e tjera, me kazon e me fuçija, kurse Sula kishte vetëm durët me vjedh, gojën me pi dhe i gjosen tjetër me…. Pinte sa pinte rakinë e dobët, dhe në fund i fuste një gjys teke nga rakija e mirë që i mbeste ne gurrmaz gjithë notën e perëndisë. Këtë taktikë ja pat fut në mend një gaxho me shkollë që kalonte përballë barrakes së Sulës çdo ditë. Janë të qut’ gaxhojt. S’ke ç’u thu. Ktheu mëlçitë dhe njëra i kërceu nga tigani përjashta. Lupi, qeni gjys rrugaç i Sulës, nuk e la rastin ti ikte, por e rrëmbeu mëlçinë e nxehtë gjithë qejf. Sula s’i tha gjë. Ndonjë kopaçe ja fuste kur s’i kish ec mbarë, por jo sot, sot ishte në rregull muhabeti. Teken e parë me raki mareje e piu eks. Si zakonisht. Pasuar nga kënga e Ramos, hiti i asaj vere, platinumi i Lanës, un disco per l’estate.

Ramo, Ramo-Ramo eja ti,
Ma jep dorën me kalu,
Se dashnorja m’ka tradhtu….

Sot kishte parë skenen kur Tosja ishte prish me Lijen (gjithkush e dinte që kjo ishte dashnorja e parë e Toses, që bëhej në përgjithësi xheloze për jevgat e tjera me të cilat shkonte Tosi, por krenohej për gaxhijet, sidomos ato të Tiranës se Re). Ishin prishur mu përballë barrakes së Sules. Për të shtatën herë.

- Pse e ke sha Fijen “kurva hoteleve”, i kishte bërtitur Tosi gjithë zemërim.

- Se ashtu osht!

- Nigjo, mylle halen, se sa kom pa si ty unë….

- Hik ër ti, se sa tangërllik ke ti, une kom brima në kanatjere….

- Po pra, ke brima, e kish mbyllur idhtas Tosi gjithë nënkuptim dhe të dy ishin larguar në drejtime të ndryshme.

I pari që erdhi te Sula ishte Bashi. Ku paske ra n’kto mulçi, tha duke nxjerrë nga xhepi një copë gazete ku kishte mbështjellë pak gjizë dhe një qepë të kuqe, si dhe një faqore petashuqe me më pak se çerekun me raki. S’tha llaf tjetër, mbajti ritmin me një legen alumini që e përdornin si xhez – edhe ky arsenal i përhershem i hyrjes së barrakes – dhe kaloi në zë të dytë:

Porsa dola nga shtepia,
M’arrestoi policia,
A më do apo s’më do, ooo Ramo…..

Ramo, Ramo-Ramo eja ti……

Muzgu po bëhej më i thellë. Sula u ngrit dhe ndezi dritën e zbehtë 40 vateshe, të cilën e merrte nga telat që kalonin aty pranë. Askush s’i thoshtë gje. U ul prapë dhe e kthyen një gllënjkë me Bashin.

Lagjes tate u ekspozova,
Me ty Lida s’perfundova…..
Lida, Lida, Lida e pabesë……

S’kaloi shumë dhe erdhën edhe Fiti me Zhabën. “Eeeej, ja paskena shtru mirë ne. Ku paskeni ra n’kto mulçi?”

- Mos pyt, po a ke raki me vete?

- Kom. Un’ kurr’ s’vij pa raki.

- Po qite pra, t’shkretën, se s’po ta hajm m’sysh.

- Qe lala.

- Abubuja, paskena punë sot m’duket…”

Çin-çin.

- Ke bo gjo, Sule?

- Me raste.

- Ke pas raste?

- I mut.

Hehehe…..

Flok’t e tuja Vali,
Krefur me kujdes-e
Flok’t e tuja Vali,
Krefur me kujdes-e
Pranë ju qëndron lali,
Derisa të vdes-e….

- Shum’ kryp’ i paske hudh mulçive.

- Qyshkur mbake pehris ti?

- Pehrisin e leshit.

Dona, Dona, mi Dona,
Dil mi në dritare,
Se do t’boj un’
Serenat-o me kitare….

S’kaloi shumë dhe erdhi Nukja. Ky ishte adoleshent, i vetmi që mësonte mirë në shkollë, dhe sikur u shoqëronte një çike si shumë me gocat gaxhije të klasës, që e respektonin.

- E Nuke, e prefesoro…

- Mirëmbrëma.

- Ç’thotë ajo bjondia me fjongo?

- Nuk e di për çin po thu.

- Auuu, e di ti e di, po ashtu bo…. A osht fut Kurti n’Kavajë ala?

- ………

- Hec mo, se ajo punë për q’at punë osht.

S’kaloi shumë dhe erdhën Nevzati (i vetmi gaxho që vinte aty), Jari, Pupi dhe Veri. Ky i fundit ishte “i javashmi” i lagjes. Kishte zakon që mësonte ndonjë frazë dhe e përsëriste njëmijë herë, një muaj rresht, kudo…. Para pak kohe pyeste çdo njeri që takonte “a i ke la durët?” Po ti thoshte tjetri “po”, Veri ja kthente “mirë, ec ma kap një herë për qafe”. S’kish pak ditë që ish martuar dhe sikur s’po përsëriste më fraza. Ishte bërë pak më i heshtur. Nusen ja kishte gjetur Symja e Refikut. Diku nga një rreth i jugut. Çfarë s’bonin robt për me ardhë n’Tiron’.

- A i kom syt’ e kuq? pyeti Veri. S’ju përgjegj njeri. Sido që rrinin shtrënguar në formë rrethi, sikur po behej ngushtë. Herë herë nga veranda e Xhires dëgjoheshin zarat e tavllës, dhe ndonje britëm triumfi: “Marrs! Marrs! Po unë kom lujt me turq mër qafir, ça po t’rrete menia ty….”

- A i kom syt’ e kuq?

Komshia e Sulës, Vaja, doli për të thirrur kalamajte. “Anjeza! Anjeza! Ec n’shpi se të theri yt ate. Mos shkel te muti, Deniso! Ah, të shpëlaftë jot omë!”

- A i kom syt’ e kuq-e?

- Po. Pse?

- Gjithë notën cipër….

- Ja paske da frymen.

- Joooo më, se s’bo gjo ky!

- Si ere s’bo! Kush ka hundën e modhe e ka edhe matrapikun t’modh.

Veri e kishte hundën me sheshpushim.

- Osht përtac ky dreq…..

- Qeke hundrrenc i modh ti ere…. Hi hi hi….

- ………..

- A i kom syt’ e kuq-e?

- Po i ke, pra, ta thamë një herë.

- Gjithë notën cipër….

Jena mbledh’o ny nji tavolinë,
Ene po pim’o ka nji pik’ reki….
E syt’e tuja Vali, plot’ ngash’rim-eee,
Ny jetën time mbetesh, mbetesh nji kujtim….

Tara ra ra ra tarararara …. vap va-vap va-vap …… vap va-vap va-vap ……

E jena plenaxhi-e,
E nuk na do njeri-e….

Grupit ju bashkua edhe Tosi, dora vet. Rrethi u hap. Suksesi respektohet jo vetëm në Wall Street.

- Tose, ç’kena, si ke kalu?

- Mirë.

- Na, ktheje një herë.

- Jo se s’du me majt erë. Ashtu kom nji variant.

Heshtje me respekt.

- I modh je per Zotin!

- E ke “punu” at’ Venerandën, teoricienten, at’ shefen e modhe që s’ti hudh syt’ e? A ja ke “knu rregulloren”?

- Ohu, ai osht muhabet i vjetër.

- I modh je për Zotin!

- Po si i rregullo mër jahu? Çër i thu?

- Çër i thotë? A ma le nji herë, e? i thot’, çër tjetër?.

- Po mër po, me at menien tate do e kishim fut të gjithë në allçi ne.

- Femna do usta.

- Femna osht si vjolinë. Mos e luj po nuk di ti bish.

Suksesi të bën dhe filozofik, jo vetëm seksi.

- I modh je per Zotin!

- A i kom syt’ e kuq, e?

- Syt’ i ke si loqe.

Hehehe….

Tosja u ngrit dhe iku ngadalë për tek varianti…..

Kur u zgjova nji mëgjes’e,
Kutova se bite shi-e,
Ato ishin lot’t e mi-e,
Shesh-besh, Shehrezadja vogël ti më je-e…
Kur u zjova nje mëngjes-e,
Thashë se ç’jon’ kyto gjarpninj-e
Ato ishin flok’t e mi-e
Shesh-besh, Shehrezadja vogël do më jesh-e……

…………………..

- Si thoni, e prishim, e?

- Po, hikim. Natën, pra.

- Natën!

- Natën!

- A i kom syt’ e kuq, e?

- Jo, jo, nuk i ke te kuq. Natën, Sule. Halall ta boftë Zoti.

Te gjithe u larguan. Sula piu gllënjkën e rakisë së mirë me rrush të vjedhur dhe ra për të fjetur. Gjumi e zu top. Lupi e ngrohte te këmbët.

****************

Ra edhe një ditë tjetër e zakonshme me njerëz të zakonshëm dhe histori të zakonshme… ashtu si gjethet e kësaj vjeshte të vonë. Pa Plutark. Ky ishte diku larg, ku pihej Remi Martin, ndoshta në shoqërinë e Donald Trump apo Paris Hilton. Me jetë paralele. Sula vazhdonte jetën e vet të kithët dhe rënkonte nga kënaqesia kur çlironte gazin e mëlçive nëpër gjumë. Alter egoja i tij ishte vërtet mijëra kilometra larg, në Missouri, e quanin Xho, dhe të nesërmen nga “Xhoi mesatar” do shndërrohej në legjendë pasi do vriste gruan që po e tradhëtonte, mu në mes të qytetit. Shumë veta e panë duke ikur si i ndërkryer me një revole në dore. “Hey Joe, where you goin’ to with that gun in your hand? Hey Joe….” Xhoi kish qenë femijë i mbarë, rritur pranë lumit Çatahuçi, kur ishte pesë vjeç nëna e vet parashikoi që ai do bëhej burri më i madh i planetit, se kish lindur në orën shtatë të ditës së shtatë të muajit të shtatë, Xhoi e besoi për shumë kohë këtë profeci, e quajti veten Huçi-Kuçi-Men, dhe në momentin që bëri 700 dollarë ju duk se ishte shumë afër realizimit të profecisë, pasi deklaroi “mos e krruni me mu!” (I’ve got seven hundred dollars/ don’t you mess with me!). Alter ego-n e kishte në Shqipëri, prane lumit Lana, me emrin Sulë Huqi, që nuk vrau kurrë njeri dhe nuk u bë kurrë i famshëm për asgjë.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

131 Komente

  1. e.T thotë:

    2 March 2007 @ 10:10 am

    Bukur.

  2. zana thotë:

    2 March 2007 @ 10:28 am

    Drejteza t kithta per sa kujtoj nuk jane drejteza paralele por nuk nderpriten kurre sepse shtrihen ne plane te ndryshme.Te jesh ne te njejtin moment ne dy vende te ndryshme quhet ubicuità e ka te beje me sopra naturale.Thone qe Padre pio nga Pietralcina (shenjt shume i njohur ne kohen tone)kishte kete aftesi

  3. blete thotë:

    2 March 2007 @ 8:33 pm

    shume shpesh gjate fakultetit edhe mua me shikonin njekohesisht shoket e kursit (qe pergjigjeshin “ketu” kur profesori bente apelin) edhe kamarieri i Deas i cili me sillte nje ekspres te vockel.
    Na i kujtove ato kohera emigrant. edhe dasmat e gabelve.

  4. zana thotë:

    2 March 2007 @ 10:17 pm

    Kush e percakton se kush eshte alter ego i njeri tjetrit?

  5. iliriani thotë:

    2 March 2007 @ 10:40 pm

    Folk, lali, folk… Ec Bedrana, ec, Bedrana/ Ec e mos ndalo/ Qeke bo si meniemodhe/ dhe s’na flet me goj…

  6. swed thotë:

    2 March 2007 @ 11:04 pm

    Shume bukur.

  7. emigrant thotë:

    2 March 2007 @ 11:24 pm

    Cfare ka qene Bedrana? E kujtoj si emer, por me shume s’mbaj mend….

  8. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 12:10 am

    Bedrana ka qene nje personazh ne nje film te vjeter turk… Nje aktore e bukur ne nje histori familjare turke… tip Shamikuqja… Atehere vajzat e bukura i thirrnin me te tille emra…

    Tjeter…

    O vajza miope,
    jo, jo nuk ta fal
    se nje nate me ty
    rashe ne nje kanal…

  9. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 12:46 am

    Qe dhe bedrana ilirian:

    http://www.imdb.com/title/tt0279681/

    Njeri nga ata qe ka bere skenarin u quka Beqir Jilldizi…. ec Beqiro, mos nalo …. :-)

  10. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 1:06 am

    Emigrant! Kjo “Bedrana” - Perihan Savas - Paska luajtur ne 37 filma qe nga 1972 till now… Paska te drejte qe eshte bere mendjemadhe, e s’na flet me goje… Ne 1972 ne filmin e pare Perihani ka qene 17 vjec, ndersa kur luajtur Bedranen ka qene 19 vjec… Tani eshte afro 51 vjec… nje Sharon Stone e Turqise…

    Look at this…

    Perihan Savas
    Date of birth
    1955, Istanbul, Turkey

    Eve dönüs (2006)
    “Yanik koza” (2005) (mini) TV Series …. as Hacer
    Çalinan Ceset (2004) (TV) …. as Sula
    “Gece yürüyüsü” (2004) (mini) TV Series …. as Nahide
    “Kardelen” (2002) (mini) TV Series … aka The Snowdrop (International: English title)
    “Yalanin batsin” (2002) (mini) TV Series …. as Buse
    “Ana kuzusu” (2000) (mini) TV Series … aka Baby-in-Arms (International: English title: literal title)

    Kopekler adasi (1997) … aka Island of Dogs (International: English title)
    “Sevda kondu” (1996) (mini) TV Series …. as Elmas
    Acilar ve arzular (1991) … aka Silence infini d’un amour (France)
    Kiralik Anne (1990)
    Minyeli Abdullah (1989) … aka Abdullah from Minye (International: English title)
    Keriz (1985) …. as Zülfüye
    Kirlangiç firtinasi (1985) …. as Gönül
    Sosyete saban (1985) …. as Peri
    Günes dogarken (1984)
    Yalan (1982) …. as Safiye … aka The Lie (International: English title)
    Ayrilik kolay degil (1980)
    Çile (1980)
    Köse kapmaca (1979)
    Çilekes (1978)
    Kilic bey (1978)
    Olum gorevi (1978)
    Sevgili oglum (1977)
    Analar ölmez (1976) …. as Kezban
    Bes milyoncuk borç verir misin (1975)
    Bitirimler sinifi (1975) …. as Selma
    Bedrana (1974) …. as Bedrana
    Esir hayat (1974) …. as Ayse
    Bebek yüzlü (1973) … aka The Baby Face (International: English title)
    Caresizler (1973)
    Kuscu (1973)
    Yemin (1973)
    Malkoçoglu - kurt bey (1972)
    Namus (1972)
    Para (1972) …. as Aysel
    Sev dedi gözlerim (1972)

  11. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 1:31 am

    @iliriani, duke rrezikuar ndonje dacke syve: ;-)

    Turkesha

    1)
    Dikur kam njohur një Turkeshë
    Nga vendi i largët Adana
    Me sy te zezë e vetull zezë
    Me flokët lyer me këna

    Ajo ne vesh më pëshpëriste
    Si fërfërima në zabel
    Po fërfërima ish turqishte
    Si varg divani “çok gjyzel”

    Çudira pranë saj mendoja
    Çudirat merrnin rrugën vrap
    Këtë turkeshe kur pushtoja
    Unë Anadollin, bëja zap.

    Nga buzët rridhte një turqishte
    Si rrjedhin rimat në gazel
    Turkesha këngët përshpëriste
    “Ah, Arnaut , gjyzel gjyzel”

    2)
    Turkesh e dashur, kjo që ndodhi
    Të kishte ndodhur atëherë
    Kur Krujën digjte Anadolli
    Ç’do kishim bërë moj e mjerë?

    S’do mend qe kokën Skenderbeu
    Ma kishte prerë si karpuz
    “Tani kur flakë digjet dheu
    Ti puth Turkeshën mor domuz?”

    Dhe ti mbi trupin tim do bije
    Do shaje Krisht e Muhamet
    Mes kujës faqet do t’i çirrje
    “Ah! Arnaut! medet medet.”

    Por gjer këtu s’do kisha rënë
    S’do kisha kohe për sevda
    Pusi diku do kisha zënë
    Atje mbi muret ne kala.

    3)
    Kjo histori është e trilluar
    Kur isha largë në Adana
    Betohem, hiç s’kam dashuruar
    Ndonjë turkeshë me këna!

    E ku ta lija një lanete
    Një xhinde Shkodre, një kaproll
    Ajo me not do çante dete
    Dhe do më gjente në Anadoll!

    Po kjo s’do thotë se si dua
    Syzeskat turke si gazel
    Kur çel si bahce, rrjedh si krua
    Nga buzët verbi “Cok gjyzel”.

    Zana, attenzione:

    “E ku ta lija një lanete
    Një xhinde Shkodre, një kaproll…” :-D

  12. Idris thotë:

    3 March 2007 @ 1:36 am

    Si gjithnje teknologjia e te shkruarit e njejte.Dicka qe po qartesohet. Ndoshta jam inxituar por “Si prroi i ndergjegjes”Subjekt i vecante qe reflekton me thelle mse c’fare shpreh.Do kemi kohe,kur te fi8llojne edhe borite.

    Ne Korce ka qene nje karocier qe binte drute e dimrit ne shtepi qe kalin (pelen) e vet e quante me embelsi: “.Ec Bedrana”. Kete shprehje mund ta gjeje me vone edhe nder shofera .Mbase pranon dicka por pasi te shijosh nje varg kenge nga simotrat e personazheve te tu:
    -@-
    Mos me rrih more Rexhep
    Parat e kosit i ke ne xhep
    Lele babo lele Mamo
    hajde moj pallamare.
    -@-
    Nq.se ke Korcar QYTETAR afer mund edhe te ta kendoje .Ka nje melodi te embel

  13. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 1:39 am

    Po si mo u beka nje kile raki me 15 kile rrush…? I ke mente, o… po 1/8… ose 1/9 eshte, bre…

  14. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 1:41 am

    O Idris, te kerkoj falje publikisht qe te hyra ne territorin tend…. jam thjesht “nxenes kokunjur”… ma bej hallall… me fal edhe per Shvejkun qe ta mora borxh nje here….

    Sidoqofte, a te kujtohet:

    “Shtati yt porsi selvi,
    ne zemer kam dy hunj…” ?

    E vetmja gje e mire qe kane nxjere bullgaret ….. ;-) :-D

  15. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 1:42 am

    Emigrant! Paksa me pare bera nje gafe te vogel… Shkrova gjate komente per tregimin tend dhe ne fund nuk shtypa send ne fund… por klik nje koment ne liste… Me pelqeu tregimi… Folklor bezhe… Kocimarja nuk eshte per gostite e tyre…

  16. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 1:44 am

    Liro, ketu po futesh ne territorin e skraparllinjve… ki kujdes… :-P
    (Eshte llafi per raki 23 grade e siper, e zjere dy here, nga ajo qe avullon gjysma pa vajtur poshte)

  17. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 1:45 am

    Kam tre krushqi me skraparllinj…

  18. Përparim Hysi thotë:

    3 March 2007 @ 1:45 am

    Mahnitesh me “Jetë të kithta”.Shkruar me ndjeshmëri,me një gjuhë që,pak po e preke,i prish bukurinë.Pasazhet janë origjinale dhe kanë krypën e mjedisit.Ngjarjet e vërteta,janë përrallat më të bukura.E uroj dhe e komplimentoj autorin.Se,gjtihsesi,ai mjedis ka erë të mirë prej Shqipërie.
    Përparim Hysi, 2 mars 2007

  19. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 1:47 am

    Un’ e kam nje lume perpara
    Vall’ a do shkoj dooooooot,
    vall’ a moj do shkoj dot…

    Peshk me hala un’ do behem
    Lumin ta kalooooooooj
    Se me ju do te viiiiiiiiiiij
    Dhe me ju do shkooooooooj

  20. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 1:51 am

    (Eshte llafi per raki 23 grade e siper, e zjere dy here, nga ajo qe avullon gjysma pa vajtur poshte) … Ai jani greku nuk bente raki te tille, o emigrant, se ja kishte me hile sulos se gjore…

    Ne shtepine time eshte zjerre vite me radhe raki mani (peme), mani (ferre), edhe rrush padyshim…

  21. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 1:53 am

    Kujdes ilirian, se a e di si i thone: “nga je, nga fshati i gruas….” ;-)
    Kemi nje klub shume te forte skraparlli ketu te Peshku…. kotherja (ne variantin skraparlli kothere i thone kurrnacit), agjent operativ, Perparimi, meti, si dhe sinqerisht i nenshkruari…. Shiko temen “Thjeshtesi ne Alpe” qe ta rikujtosh ate fllad qe fryn qe nga Kulmaku, poshte nje mali te shenjte…..

    Perparim, falemnderit per komentin si dhe per vjershat. Ilirian, gjej rastin gjithashtu te falenderoj per guguftune e Ali Asllanit …..

  22. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 1:59 am

    Ngadale, ngadale, bej nje liber me keto tregimet e tua… Emigrant…

    Aliu eshte poet i mire… vlonjat zemerbute… ajo Guguftuja eshte poema e pare ekzistencialiste ne letersine shqiptare…
    Edhe ai Epitafi i Mitrushit eshte nje perle… Hidhni gure, hidhni gure…

  23. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 2:02 am

    Koincidence interesante, emigrant! Edhe une kam plot shtata ne ditelindjen time dhe ne daten e marteses… Kam edhe 700 dollare… Jete e kithet edhe une…

  24. ENO thotë:

    3 March 2007 @ 2:14 am

    Seriozisht emigrant, keta ketu te bejne qejfin kot. Po te citoja Simon te American Idol, do te thosha se ishte dreadful. Nje amalgame e vertete histori jevgjsh perziere me melci e avuj rakie e gjera te tjera pa pike lidhjeje. Really dreadful. Megjithate ne qofte se e ben per te kseasur keta servilqaret e ketushem vazhdo.

    Tung

  25. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 2:36 am

    ENO, nuk e bej per te ksehasur asnje servil… (servil???) - s’di nga e nxore ket “perle”. Nqse s’te pelqen nje shkrim, bjeri shkrimit, keputja krisem autorit, por mos u merr me peshqit.

    E ka fajin American idol duket :-(

  26. memo thotë:

    3 March 2007 @ 2:40 am

    …gjithësesi, Shvejku (Jaroslav Hashek) është vendosmërisht dhe pafatësisht, Çek (oSllovak), mund dhe mund të mos jetë e vetmja gjë e mirë që Bohemët kanë nzjerrë, të cilët, për fat janë personazhe të maskuar por jo të fshehur të shkrimit. Pjesa në dialekt, por sidomos këngët, ishte thithëse!..edhe ju të tjerëve që paskeni kujtime me rimë, mund të jetë e tepërt, por faleminderit!

  27. iliriani thotë:

    3 March 2007 @ 3:11 am

    ENO! Pse na e bere keshtu, bre burre?… Ajo eshte letersi, bre bir… Ja i ndryshove ata bezhet dhe i bere te bardhe apo edhe te kuq, apo edhe te verdhe… Eshte njesoj… Ti s’ditke me pi raki… atehere mos fol per gjera qe s’i…Ndryshe… mos bej hipokrizi… Ajo tryeze me raki eshte vizatuar shume bukur… burra qe pine alkool dhe flasin per seksin dhe per dashnoret etj… Pse vetem jevgjit kane dashnore?… Te verdhet dhe te bardhet nuk kane?… Po kane, ore lumemadh hipokrit i hipercivilizuar… qe na u skandalizoke se lexon ca fjale te pista ne nje tekst letrar…

    Nuk di c’moshe ke, por ne kohen e Dulles se pare shiteshin nje lloj i vecante kanotjeresh me vrima… tip rrjete… Ishte thurrje e kanotjeres e tille e vecante… Ishin me te shtrenjta se sa llojet e tjera… dhe gjendeshin rralle… Shih tani si thote aty nje personazh femer te dashurit te vet… “Sa ke tangerllik ti, une kam vrima ne kanotiere…” A more vesh gje tani?… D.m.th. I thote… Mos shit mend kot se une kam para… sa me ble kanotjere te shtrenjte me brima… Se jam seksi prej kanotjeres me brima dhe ze dashnor tjeter…

  28. ENO thotë:

    3 March 2007 @ 3:28 am

    Ilirian, kush tha qe s’e pi rakine? Po e dua raki te mire, balle kazani, jo raki mareje. Po rakija do dhe gjera te tjera te shkoje apo jo? Ca ullinj, ca djathe e ndonje cike buke te thekur. Sidomos tani per dimer vete mire.
    Po te jete se te prisha kete ahengun virtual, te kerkoj te falur.
    E sa per kanotjeren une vetem me vrima i blej. Bile jo vetem kanotjeret.
    Hajt he burre se si qejfi dhe kritika virtuale jane.
    Tung

  29. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 4:18 am

    Po kultures se zeze i kane hequr kapelen Ustallaret e Medhenj, c’na perrallisni per rakira mareje tani….. Kerceni nga Ali Demi ne Misisipi, nga Lana tek Blues dhe do i shihni…. por duhet ta keni mendjen e shpirtin te hapur se ca gjera duan “gjongul” qe te shikohen.

    Ja Mick Jagger me Muddy Waters ne 81-shin, kur Stonsat ishin tashme STONSA:

    http://www.youtube.com/watch?v=Q_q1UGV06aQ&mode=related&search=

    Po nuk ju mjaftuan Jagger&Richards, kaloni pak tek Eric Clapton me BB King (ketu “legenit” nuk i bie Bashi, si te shkrimi, por as me pak e as me shume Phil Collins dora vet)
    http://www.youtube.com/watch?v=9abqeVPhEPo

    S’ju mbush mendja akoma? Epo me lart se John Lennon s’besoj se do kerkoni. Ja ku e keni me Chuck Berry-n.
    http://video.google.de/videoplay?docid=4715374484550210957&q=lennon+chuck+berry

    Po patet prape “neveri aristokrate” mbas Olimpikeve te mesiperm, vizitoni shpirtin, se dicka nuk shkon.

  30. memo thotë:

    3 March 2007 @ 6:08 am

    Inversi është në fakt i vërtetë, të dytët janë Ustallarët e Mëdhenj, shumëngjyrëshit (të bardhët) janë në fakt, nxënësit.

  31. zana thotë:

    3 March 2007 @ 9:02 am

    Une besoj se Emigranti shkruan ,keshtu per qejf,per tu zbavitur.Pa pretenduar(prandaj pelqehet).
    Mua keto jetet paralele te Plutarkut nuk me para kane pelqyer.Perballe nje pesonazhi te Greqise ka vene me nota me te ulta nje personazh te Romes.
    Sasia e rakise varet nga cilesia e rrushit.(ku nuk hyka kjo cilesi).Sa me sheqer te kete rrushi aq me e mire del rakia .Raporti mesatar eshte1 liter raki me 12-13 kg rrush.Rakia ketu(grapa)e bejne nga pjesa e rrushit pasi i eshte marre vera.Nga vinaccia.Ne zonen e VEnetoss behet si nga ne por quhet Mistral e jo grapa

  32. klajdevour thotë:

    3 March 2007 @ 3:15 pm

    “Po patet prape “neveri aristokrate” mbas Olimpikeve te mesiperm, vizitoni shpirtin, se dicka nuk shkon”.

    :)

  33. klajdevour thotë:

    3 March 2007 @ 3:27 pm

    “Për paradoks, paralelet kanë mallkimin që të mos e prekin kurrë shoshoqen. Ndërkaq jetët tona e prekin dhe e godasin njera tjetrën duke nxjerrë shkëndia, xixëllima a tym të zi”…

    Jete te djegura…?

  34. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 3:34 pm

    Krist, kur s’ke fat eshte tymi i zi. Kur ke, jane xixat e bubat. Ne rastin tend te hoteli, kishte xixa sa te duash.

    Nje keshille “plaku”: Jeta me porno, dhe porno me karar…. ;-) :-D

  35. klajdevour thotë:

    3 March 2007 @ 3:41 pm

    Po mendoj se kete here duhet ta zgjedh une hotelin, por pa ato grate e tmerrshme me floke te shkurtra. Po ta coj ne shtepi do me ndodhe ajo skena e tmerrshme qe me thoshin kur morem ate macen himalayan: “do ja pres koken kur te vije ai moment qe te kuptohet se kush urdheron ne kete shtepi” :) (bej shaka).

    Jo “plako”, s’me vjen fort rehat ajo jeta me porno pa dicka tjeter pas saj… Provincial hesapi :)

    Beni, e fik cel te shtunave… Prehet mbi librat e tij dhe nuk deshiron ta shqetesojne :)

  36. swed thotë:

    3 March 2007 @ 3:42 pm

    Eno, po te citoja Peter te American Idiot do thosha qe ti qenke komplet llosh, vej bast qe shef filma me Arnoldin dhe Van Damme.

  37. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 3:49 pm

    memo, ke te drejte per raportin mesues-nxenes. Me kujtove Little Richard te cilin Paul McCartney e shihte nga poshte lart nje here vaktit. Por jam i mendimit qe nxenesit u rriten dhe u bene me te medhenj se mesuesit me vone. Ky eshte thjesht opinioni im. Per keto gjera gjithkush ka te drejte. Gjithe shijet jane te drejta.

  38. klajdevour thotë:

    3 March 2007 @ 3:49 pm

    Swed, Eno thote: “Nje amalgame e vertete histori jevgjsh perziere me melci e avuj rakie”. Njecike i ceket si shpjegim i ndjesise qe ndjeu kur e lexoi, ama ka dicka qe edhe une e ndjej si Eno :)

    Ne fund te fundit, eshte tmerr e bukur e gjithe skena, por serish te le ndjesine e nje lagjeje jevgjsh!!!! Letersi, filozofi, sociologji, te gjitha hyjne “mrekullisht”, ama lagjja ngelet lagje jevgjsh…

    Per mua mjafton pjesa e pare. E papare :) Sidomos me mbreterine e secilit (e di e di, mund te jete fare pak nga ndjesia qe ka secili, ama kjo ishte ndjesia ime)

  39. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 3:56 pm

    Po Krist, eshte lagje e perjetshme jevgjish. Aty ishte i gjithe qellimi. Si kujton, mua vete s’me vjen ndot nga duart e palara te Sule jevgut qe preknin ato copat… s’po e vazhdoj dot me se eshte mengjes ketej nga une…. por ka ca gjera qe duhet guxim ti shohesh ne sy, dhe ku filozofirat gjejne interpretimin me te mire…. Lexo mjerimin e salles Nr. 6 te Cehovit… S’po them Hygoi…. Nuk eshte keq te zgjohemi ndonjehere nga carcafet e mendafshte te hotelit 12 oresh (seriozisht tani), edhe pse une jam i asaj qe s’do mbajme dhembkat e gjithe botes…..

  40. klajdevour thotë:

    3 March 2007 @ 4:00 pm

    Ok…

  41. swed thotë:

    3 March 2007 @ 4:02 pm

    Klajdo, ajo qe mua me pelqen te ky shkrimi, dhe ne pergjithesi te shkrimet e emigrantit, eshte fakti qe ate qe do te thote, e thote, as gjate, as shkurt, pa e bere shkrimin te bezdisshem dhe pa ja nxjerre lezetin qe ne tre rreshtat e pare qe ta beje pjesen tjeter rutine. Po ajo qe me bezdis eshte fakti qe atij u duket gje pa vlere historia e jevgjve me avuj rakie dhe melci. Keta jane jevgjit, si t’ja bejme, it’s impossible to invent jevgj te tjere. Ok, per t’a bere shkrimin me te pranueshem per shijet e Enos, emigranti mund ta vendosi skenen e jevgjve ne Bronx dhe skenen e atij tjetrit ne Parisin e shekullit te 19 ku bankieri De Fontain vret gruan se kishte shit bonot e thesarit pa leje. Do te pelqente ty Klajdo? Mua jo per vete, ose te pakten jo kaq sa kjo me jevgj te bregut te lumit.

  42. Idris thotë:

    3 March 2007 @ 4:05 pm

    Emigrant .Shkarkon shpirtin tend dhe mbush tonin. Per qejf te shpirtit megjithse e di po kam qejf ta tregoj ne dy variante.
    Ne krahine tone e bejne edhe nga kocimarja rakine.Nje miku te ardhur ne nje shtepi i nxoren raki kocimare dhe i thane : -Mos lakmo se ka te zene te keqe-.Mirpo miku qe pinte nga te gjith llojet,mana ferash, manash(peme )dhe domosdo rushi u pergjegj se nuk pyeste nga kjo pune. Piu dhe fjeti. Te nesermen u ngrit por po i “cahej koka” Ah -tha-c’me beri kjo koco shqopja
    I dhane miut wiski.E piu i futi nje rokenrroll dhe ja futi gjumit. I dhane votke.E piu ja futi nje kazacok dhe ja futi gjumit.I dhane miut raki skrapari.E piu,u shkund,u perdrodh dhe bertiste :
    Ku eshte ai daci ,ti q… nonen.
    Tani ndaje vet ke ke mik dhe ke ke mi. Keshtu qe na i mbush shpirtin po munde prap, megjithse e kuptoj qe lodhesh.Patjeter kur mendon jo kur i nxjerr mendimet kot se koti si petllat pa vaj, kam deshire te te pyes .E ke dalluar qendrimin e njerzve ne binomin (Nerv kundershtimi—Nerv qeni). Ne se e di ma thuaj.

  43. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 4:06 pm

    Swed, edhe nje sqarim “profesinal” - ta them ty si i shkences: drejtezat e kitheta mbase nuk priten, por dy plane jo paralele priten se s’bo diku! Prerja vete eshte drejtez. Jetet njerezore mund te perfytyrohen me mire si plane se sa si drejteza. A qendron?

  44. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 4:09 pm

    @idris: :-P :-P … te thashe qe kisha hyre ne territor “te ndaluar”, i prisja keto… :-D

    Per c’pyet, nuk e di; s’jam vezhgues aq i vemendshem… ;-)

  45. swed thotë:

    3 March 2007 @ 4:09 pm

    @emigrant
    Stimmt. :)

  46. swed thotë:

    3 March 2007 @ 4:12 pm

    @Idris
    Ku i gjen mor pash zotin. :D :D :D :D

  47. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 4:15 pm

    @swed dhe idris:
    Jerry: Where is that sucker Tom, I’m gonna get that bastard…… :-P

  48. edrus thotë:

    3 March 2007 @ 4:15 pm

    Emigranto,mjaftonte filozofia e Rames dhe Huçi-Kuçi-Men-it,mos ju fut edhe matematikes tani ;)
    Jo per gje ,por mos na merzisesh ENO-n :P.

  49. edrus thotë:

    3 March 2007 @ 4:33 pm

    Gente di mare
    che se ne va
    dove gli pare
    dove non sa.
    Gente che muore
    di nostalgia
    ma quando torna
    dopo un giorno muore
    per la voglia di andare via.

    E vertete:malli per t’u mbledhur si ‘jevgjit’ eshte shume i madh,por sic thote ajo kenga qe citoje me pare:kur kthehesh,pas nje dite vdes nga deshira per t’u ‘zhdukur’…. per te rimarre pozicionin ne ate ‘planin’ tjeter ku :” vetminë e blejmë shtrenjtë si mall që s’gjendet; kur ajo është bërë indeks standard i cilësisë së jetës”.

  50. swed thotë:

    3 March 2007 @ 4:49 pm

    Eh mer emigrant, shife dhe cmallu. Ka nderru pak stili po duket me te paren qe frymezimi eshte te bregu i lumit :)
    http://www.youtube.com/watch?v=r8kLbK66dnA&mode=related&search=

  51. emigrant thotë:

    3 March 2007 @ 5:03 pm

    @swed: got it! :-)
    … por duhet pranuar qe jane rrace shume e lidhur me muziken. Shyqyr qe na boni zoti jevgj me bo nje cike qejf.

  52. LlTako thotë:

    3 March 2007 @ 6:25 pm

    Mashallah, mashallah moj Arabi se ti je bota, edhe tek Shqiperia andej nga Europa ;(

  53. zana thotë:

    4 March 2007 @ 12:08 am

    Kjo poezi e Agollit e ben ate vertet Agoll.Ah;po pse nuk shkroi vetem poezi e marrte e mira????……………………..
    Lanet paç o Mere Fizi
    Thirri Shemshedini i Krajkes
    Thirri Shemshedini i Krajkes
    Kur u gjend ne mes te flakes

  54. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:17 am

    Kenge folk me qyp…

    Erdhi vapori me flori
    O Miri, o Miri…
    Aman, moj mami,
    Me merr ne shpi…
    I thuaj babit
    Rrugeve po rri…

  55. zana thotë:

    4 March 2007 @ 12:21 am

    Kam pase ne klase nje vajze ;e kishte emrin Hava.Ishin te paster sa s’behet.E degjoja qe e ema e therriste:Vaciiiiiii,te qafte jot’ame me zhele…… hajde

  56. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:26 am

    Hava eshte emer i kithet me Eva, apo jo… Adam eshte emer i kithet me Adem…

  57. zana thotë:

    4 March 2007 @ 12:29 am

    Kam dy dite qe po kerkoj te kithten time.Te jem kaq unica sa nuk e gjej dot?E ti Ilirian a ke te kithtin tend???

  58. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:32 am

    Jo, une jam drejtez qe pritem… dhe kur pritem, pritem keq fare…
    Po, nje i kithti im mund te jete fjala vjen Paolo Bonolis…

  59. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:33 am

    Doris Pack eshte e kithet me Arta Dade, dhe me Ermelinda Meksin…

  60. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:34 am

    Kom dyqonin ke Selvia,
    O usta Murat,
    Shiten qofte, gurabija
    O usta Murat…

  61. zana thotë:

    4 March 2007 @ 12:36 am

    E kesaj me kujtohet edhe melodia……

  62. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 12:38 am

    Obobobo qeka mbledh prap “bella societa” ketu…. Me vjen keq qe s’rri dot tamam sot…
    Ke dyqoni ke selvia, o usta Murat,
    Mo e mire e oma se e bija, o usta Murat….

    O zot, sec jane ca gra qe s’dine me u plak, kam njohur njeren - komshie, kur dilte me gocen (kjo e fundit 16-17 vjec) te gjithe shifshin mamin….

  63. zana thotë:

    4 March 2007 @ 12:40 am

    Kjo e gjetura privacy nuk eshte kaq e keqe,do thosha e mire bile shume e mire,sidomos per ne shqipot qe nuk na vjen hiçturp nga pyetjet pavend,qe kerkojme te dime vita morte miracoli ne nje gjysem ore qe jemi njohur.

  64. zana thotë:

    4 March 2007 @ 12:42 am

    M’hanno fatto innamorare
    gli occhi verdi di tua madre……..
    Kojshiai mire dera e xhenetit

  65. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:45 am

    Kom dyqonin ny bash ty venit,
    O usta Murat,
    Naj i po i bij karadyzenit,
    O Murat…

  66. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 12:46 am

    Shkova nje here ne New York me sherim, dhe me ate rast vajta ne Bronxin e lavdishem, ku do te takoja nje shqiptar, ne nje pallat shqiptaresh qe quhet Pallati i Vatajve.

    S’dija apartamnetin dhe pyeta dike ne ashensor. Direkt shqip se e njofta “nga kryt” qe ishte “yni” (po deshet me shume detaje per kete jau shpjegon blete :-) )
    Apartamenti nuk ishte shume lart (si kat) megjithate baca me pyeti nga isha, c’doja ne New York, sa e kisha rrogen, sa e kisha blere shtepine, dhe a mbaja qeraxhinj ne shtepi (kur pergjegjia per kete te fundit ishte “jo”, ai me pa gjithe meshire sikur te me thoshte “i ziu ti”).

    E mori dreqi, me duhet te iki…. Ilirian, ka nje teme te nxehte peshku… KT … na jep ndonje opinion po munde .. do te te lexoj mbas nja dy-tre oresh…..

  67. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 12:47 am

    lexo “me sherbim” …..

  68. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:48 am

    Kojshia e mire, belaja e te zotit… ose… Duaje atdhen si kojshia njisen…

  69. zana thotë:

    4 March 2007 @ 12:51 am

    Harapi kojshi del djali i zi

  70. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:54 am

    Zana! U nxeh burri se i doli femija i zi dhe pyeti gruan duke bertitur… Ajo i tha… Mos gerthit, mer burre… A e din ti se kjo eshte kjo asht lindja ime e dyte… Po… Mu ka djeg filmi ne aparat fotografik kur kam hap kapakun…

  71. zana thotë:

    4 March 2007 @ 12:56 am

    ç’rreziqe ka ne kete bote…..Une kam vetem nje vajze…….

  72. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 12:58 am

    Perdor aparat digital… Ata manualet me film jane vetem per artistet… Ne na duhet aparat per turistet…

  73. zana thotë:

    4 March 2007 @ 1:00 am

    Les jeux sont fait mon ami

  74. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 1:00 am

    Emigranti na kujtoi edhe nje kenge per fqinjen… e ka kenduar Sherif Merdani…

    Ne dritare, fqinje e bukur
    Sa here te shoh
    prane te kam
    por larg me qendron…

  75. zana thotë:

    4 March 2007 @ 1:06 am

    Fqinje e bukur lozonjare
    ç’mi ul syte mbi petale
    m’vjen per ty
    tekendoj nje kenge
    le ta degjoje…..Pastaj eshte refreni qe solle ti

  76. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 1:10 am

    Fqinje e bukur lozonjare,
    ç’mi ul syte mbi petale.
    M’vjen per ty
    te kendoj nje kenge
    le ta degjojme…

    Si lindi papritur
    Kjo dashuri
    gjith’ mendimet e mia, vajze
    vrapojne tek ti…

    Shikimet e tua
    me bejne te lumtur
    Syte kerkojne syte
    kerkojne nje PO…

  77. zana thotë:

    4 March 2007 @ 1:13 am

    Gjithsesi per sonte “prurja “me e bukur ishte Ke dyqani ke selvia…….
    Ndersa shkruaja ketu melodia e kesaj kenge sonte ishte kolona sonora.Naten peshq,naten drejteze qe nderpritesh keqas…….

  78. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 1:14 am

    Zanat nuk flejne heret, por viktimat e tyre po… Bouna notte… Ciao a domani… Bell sogni…

  79. Agjent Operativ thotë:

    4 March 2007 @ 1:26 am

    Qe dhe i bukri shejton po kno

    http://www.youtube.com/watch?v=QTz782PVI-8

  80. Idris thotë:

    4 March 2007 @ 1:30 am

    Emigrant! I ke vene re ca emra politikesh ose shume patriotesh.Keshtu bene dhe te zinjte per te qene mirnjohes Jugosllavise eBashkimit Sovjetik filluan u vune emrat femijve Lenin ,Tito,Stalin,Voroshillovetj. Gjithshks shkonte bukur se ata ti e di qe shtohen shume si fare dhe kjo menyre nuk ishte metode e keqe per sholoket e propogandes.Mirpo u ndalua shume shpejt se ja c’na ndodhi.
    Aty afer lagjes se shefave njona i kishte kombinuar emrat per nja tete a nente cope kolopuce te zij qe ishin buqeta e luleve ne lagje(se jane shume here me te bukur se ne kur jane femije,me ata sy ozot) .Kur nje dite ajo filloi te bertiste me te madhe: ” Lenin (me i madhi) merre Titon se ka dhjere rrugeve………………e.t te pelqeu?
    Te pyeta dhe per dicka emigrant e di dallimin apo jo? Eshte nje test shume paqesor per analiza.Megjithse ti dukesh tip qe nuk i “ha thonjte”
    Sa per kulture ne italisht nuk perdoret Bell sogni por Sogni d’oro.

  81. alb thotë:

    4 March 2007 @ 1:42 am

    ” Lenin (me i madhi) merre Titon se ka dhjere rrugeve………………
    ____________________________
    :D :D :D

  82. alb thotë:

    4 March 2007 @ 1:44 am

    ketej eshte note… edhe flihet here pas here…

  83. Tomori thotë:

    4 March 2007 @ 2:47 am

    Idris thotë:
    4 Mars 2007 @ 1:30 am

    Emigrant! I ke vene re ca emra politikesh ose shume patriotesh.Keshtu bene dhe te zinjte per te qene mirnjohes Jugosllavise eBashkimit Sovjetik filluan u vune emrat femijve Lenin ,Tito,Stalin,Voroshillovetj. Gjithshks shkonte bukur se ata ti e di qe shtohen shume si fare dhe kjo menyre nuk ishte—-
    Shqiptaret kane pasur qejf emrat e pushtusve vrases prej shekujsh.
    U jan dukur te bukur emrat e katileve duke filluar nga Muhamet, Mehmet,Ali,hasan,hysen,abdi,dylejman,sulejman,hajdar,nazif etj dhe vazhduan emrat me lenin e stalin.

  84. akull-naja thotë:

    4 March 2007 @ 1:24 pm

    @emigrant: me pelqeu historia, po nuk e kapa shume mire lidhjen me prologun as me epilogun… :(

    Hehe, tani tere diten do kem neper koke te vetmen kenge qe me solli emigranti nder mend me eren e melçive, me rakine e me kenget, te cilave s’ua kujtoj dot muziken…. :( Pra, nje, dy tre:

    ish dite e premte
    dite e mallkuar
    me thike ne zemer
    me kane qelluar

    ty vajze mizore
    jo nuk ta fal
    se nje nate me ty
    rashe ne kanal

    Populli :D

  85. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 2:13 pm

    Akullnaja ti s’e kape lidhjen? ;)

    Cudi,ne arixhinjte e sotem(qe aq shume na tundojne historite e jetuara ’shekuj’ me pare),megjithese jetojme ne ‘plane’ shume me lart se ai i Ramos,do te donim qe te mblidheshim rreth nje tigani me melci te tymosura :)

  86. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 3:47 pm

    Edrus, duket qe mendjet tona kane vale me gjatesi te njejte ose shume te afert. Pikes i ke rene me dy komentet e fundit. Shume thjesht: njeriu do ate qe s’ka dhe nuk ka gjera perfekt ne kete dynja. I shpetojme universit arixhi ne jetet tona dhe na merr malli per skenat ala Makar Cudra (eshte krijim i M. Gorkit, por ju lutem mos mu hidhni per gryke se eshte krijim i mire vertet); ose jemi ne universin arixhi dhe bejme “puff” te shpetojme prej andej. Ne kete dualitet na shkon jeta dhe kurre s’e marrim vesh a ka ndonje “prerje te arte per te dyja botet”. Kapim te ashtuquajturat “corner offices” dhe six digit salaries dhe mungesa ne shpirt behet me e thelle. Ju flet nje “i vuajtur”.

    Po ju sjell nje fragment te shkurter nga c’i shkrova Llukanit dje, tamam per kete pike.

    “Sa per “Jete te kitheta”, konsideroje si ndikim te
    muzikes blues mbi mua. Ka dy jave qe … degjoj shume blues,
    mostly Muddy Waters. E vura re menjehere qe s’te
    pelqeu, po thashe se si nga Cikago do kishe me teper
    mirekuptim :) …. Nejse, ajo puna e jevgjve ishte
    menduar si element artistik….. Ideja ime ishte te shprehja
    dyshimin tim serioz se sa vlere reale ka kultura
    individualiste qe po kultivojme ne sot. Ne nje studim
    te fundit u pa qe ne US femijet jane shume me teper
    individualiste se sa ne vitet ‘80-te. Kesaj doja ti
    ballafaqoja si sfond ekstremin tjeter, jetet aspak
    individualiste te klasave poshte (jevgjit e Ali Demit
    ne kete rast). Mu kuptua ters gjithe perpjekja, por
    s’ka problem. Gjithsesi me ben pershtypje fakti qe
    skenat e lagjes evgjite qene aq reale sa u krijuan
    deri edhe neveri disave.”

  87. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 4:10 pm

    Po te mendosh tamam(ose perafersisht)si une atyre qe u eshte neveritur,keshilloi qe te shkojne e te LAJNE DUART ;)

  88. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 4:24 pm

    @ed: :-D … as eT dora vet s’do ishte kaq i eger…. ;-)

  89. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 4:36 pm

    Lere se i eshte futur botanikes e.T ,ka rene ne dashuri me duket :)(ka filluar te fotografoje vetem lule dhe e ka lene zoologjine dhe astronomine ;))

  90. swed thotë:

    4 March 2007 @ 4:54 pm

    Edrus, eshte e habitshme sa i duam ne si popull lulet, te flickr nga shqiptaret shikon 80% lule, me vese, pa vese, me petale pa petale, gonxhe, te vyshkura, lule ne vazo, lule ne tavoline, lule ne rruge rurale, lule ne highway, lule lule lule …
    dhe mesa duket edhe eT vetem se ka vendosur te humbi oigjinalitetin, jo se ka rene ne dashuri ;)

  91. kujtesa thotë:

    4 March 2007 @ 4:57 pm

    Ne bankat
    e shkolles unike

    dy emra
    i gdhendem diku,

    as vete,
    nuk e di si m`e ike ,

    kur zemres
    i vura nje gure,

    u ndame ,ne eresiree ,
    por jeta ndarje ka

    porse zemres ,lamtumire ,
    zemra nuk i tha ,,

  92. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 5:23 pm

    @kujtesa: “Kujtimet e studentit”

    http://muzika.albasoul.com/album.php?PHPSESSID=46fdc12ea3df7d79244a431da018a3f7&id=265

    (Pse kam pershtypjen qe A. Take ishte e vetmja kengetare Aristokrate shqiptare? (ketu: Aristokrate = E fisme) )

  93. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 5:37 pm

    @kujtesa: “Kujtimet e studentit”

    http://muzika.albasoul.com/album.php?PHPSESSID=46fdc12ea3df7d79244a431da018a3f7&id=265

  94. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 6:07 pm

    @Swed ,fakti qe s’po i vijne ndermend kenget e ‘rakise’ do te thote se na ka ikur nga duart……. c’mund te bejme??

  95. zana thotë:

    4 March 2007 @ 6:27 pm

    Mendoj qe kjo kultura zhvillimit individual vjen me zhvillime te tjera.
    Nje nder vuajtjet kur kemi ikur nga Shqiperia ishte se na mungonte tufa.A nuk jetonim ne Shqiperi te gjithe bashke duke na u krijuar idea e mbeshtetjes ,e ndihmes qe nuk ishte krejt keshtu.Ishte me shume nje dipendence reciproke duke bere qe per nje kohe relativisht te gjate te ndihemi si te humbur e pa shume besim tek vetja.Une mendoj se kush di te jete mire vetem eshte mire edhe me te tjeret

  96. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 6:47 pm

    @Zana:ndihesh vertet mire?!

  97. swed thotë:

    4 March 2007 @ 7:04 pm

    @Edrus, e fillojme me nje kalim te “Thjeshtesi ne Alpe”, therrasim Emigrantin, Ilirianin, Idrisin, dhe shif po s’erdhi :D :D

  98. zana thotë:

    4 March 2007 @ 7:04 pm

    Pse te duket kaq e çuditshme kjo qe tethem Edrus?

  99. laurent thotë:

    4 March 2007 @ 7:17 pm

    pjesa VII

    Dhe Vdekja rri, s’ben ze…
    Zjarr’ i zilise eshtrat fillon e ia zhurit,
    nje ethe, nje dritherime skeletin ia trondit,
    se zemr’ e saj e ftohte c’mund t’i kendoje botes?
    Nuk behet Vdekja nene, po prape femer mbetet,
    ndaj zemra e saj preket….
    Arsyen s’e degjon, asaj ajo s’i bindet,
    po ne shpirtin’ e erret dicka fillon t’i lindet.
    Ne shpirt te saj te ngurte s’bulojne vetem driza
    po fshihen dhe filiza
    meshire, miresie dhe malli per cudi;
    ndaj njerzit e helmuar ajo i do aq shume
    sa naten embel-embel u murmurit ne gjume
    per gaz e madh te prehjes…
    Dhe vashezes i thote:
    - Cudia le te behet! Jeto, vashe ne gaz!
    Vec ne cdo hap te jetes me ke dhe mua pas.
    Te jem pran’ Dashurise, ma ka enda or’e cast.
    Dhe qe nga ajo kohe dhe sot e kesaj dite,
    si motra te pandara, pran’ njera-tjetres rrine
    Vdekja me Dashurine.
    Ndaj kosemprehur Mortja pas Dashurise endet,
    Gjurmon is nje rrufjane kudo q’ajo gjendet.
    Magjepset pre se motres terhiqet zvarre-zvarre,
    kocke e lekure thare.
    Ne dasma, ne dollira ne dreka mortuare,
    vrapon kjo zullumqare,
    dhe vazhdimisht gatuan pa u lodhur, pa pertuar
    gezimin’ e Dashurise dhe lumturin’ e Jetes.

    GORKI.

  100. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 7:28 pm

    Zana,s’behet fjale per te ngrene ose per nivelin e miqenies… ndihesh vertet mire ne ‘vetmine’ tende gjithmone??(jo, s’e kam per memedhembje ose gjera te tjera te atij lloji,por ,sono i ricordi di quella vita vissuta oltremare che ognitanto alzano la testa ,e credo che anche a te ,ti si anebbiano i occhi,e mennomale che sei sola :)

  101. zana thotë:

    4 March 2007 @ 7:29 pm

    Laurent!Flm:Ke te drejte kur para ca kohesh e percaktoje Gorkin jo thjesht si perfaqesues te nje lloj letersie.Tek ai ka edhe shkendia te tjera.Sono sorpresa se si e njeh ti

  102. zana thotë:

    4 March 2007 @ 7:39 pm

    Si qenie njerezore edhe une jam sociale,por jo per ate lloj kolektiviteti qe
    fshinte çdo lloj individualiteti.Mendo sot ,sa jane njerezit me te cilet do te deshiroje te ishe ne kete moment pa qene i detyruar ti soportosh(durosh).E sidomos nga bota se ciles i perkisnim.Ti pak perpara bere nje pyetje?Eune e besoj me gjithe mend qe nuk ishe tendencioz.Sipas parametrave tane çdokush qe mqndon e shpreh diçka larg mendimeve e bindjeve te tua eshte te shikohet te mjeku se ka ndonje gje qe nuk shkon,pa u vene kurre ne diskutim se mbase bndjet e tua mund te jene te ndryshme e kane po aq te drejte te bashkeekzistojne.Kjo qe une shoh tek ti,shpesh edhe tek vetja na vjen nga ai kolektivitet i sforcuar ku nuk kishte vend per individualitete

  103. laurent thotë:

    4 March 2007 @ 7:41 pm

    eh sa persona u sorprezun kur i thashe se parapelqej muziken KLEZMER :D

    aty po gjen jete e muzike te kitheta jevgjish,ebrejsh te europes lindore te emigruar ne amerike qe kontribuan shume ne lindjen e muzikes jazz….

  104. kujtesa thotë:

    4 March 2007 @ 7:42 pm

    Kush e ka ate faqoren,se mezen e kom vet..hudher,gjize, qep… : :)

  105. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 7:49 pm

    Zana:Te uroj qe individualiteti yt dhe i gjithe shqiptareve kudo qe jane ne bote te dale ne pah dhe te vleresohet (s’e di se c’statistika ke ti,por per raste individuale ketu flasim vetem per Qato o ndonje futbollist te bere grek,perjashto Amici di Maria :) )

  106. zana thotë:

    4 March 2007 @ 8:54 pm

    Nuk flas per individualitete si perjashtim,talente o rekorde.Flas si individualitet qe ka seceli prej nesh te paperseritshem e unik

  107. klajdevour thotë:

    4 March 2007 @ 9:10 pm

    Ose, qe… kushdo eshte nje univers me vete???

  108. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 9:12 pm

    Zana,6 1 persona ke sai quel ke dici,por je me te vertete e bindur qe MUNDEN(dhe ve ne dyshim edhe mundesine) qe t’a kuptojne Zanen shumica e atyre qe ke perrreth?? Te rrofte individualiteti atehere(mos e ngaterro me personalitetin ;) ),prandaj ne kete drejtim them qe :stavamo meglio quando si stava peggio ,te pakten Ramoja te pyeste se si ja kaloje me gaxhijet :)

  109. zana thotë:

    4 March 2007 @ 9:20 pm

    Ish sistemi ne Shqiperi nuk ka pase vend fare per individin.Ishte kolektiviteti (qe ne baze eshteshume i dobishem)por i ndertuar mbi baze rregullash absurde.Nuk ishte harmonizim individesh por fshirje te tij.Une jam per individin.eshte e mahnitshme veçanesia e paperseritshmeria qe sjell çdonjeri prej nesh.Ne kete aspekt une gati shoh sublimen ,ketu mendoj se eshte dora e “Dikujt” tjeter

  110. zana thotë:

    4 March 2007 @ 9:28 pm

    Me intereson te me kuptojne pak veta por persembari.E pastaj???Ne rast se nuk paska kush teme pyese se si je duhet te bej konçesione……
    Preferoj refleksionet e librat e mi.Nganjehere mbyllja mendore na kushtezon aftesine per te kuptuar personin e keshtu refuzojme e dhe personin.Kjo nuk me çon kurrsesi te jem kaq selektive e te izolohem.Une nuk jam mire me persona qe nuk pranojne diversitetin.Une e ti Edrus ndryshojme shume ,por kjo nuk me ben te mos tte te quaj mikun tim virtual e te mos te te pranoj .Ke thjeshte bindjet tuaja .

  111. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 9:31 pm

    Zana,po ti po me diskuton shoqerine socialiste apo shoqerine e lagjes?
    Une kur te them se me merr malli per Ramon,e kam per komshiun qe kam patur dhe jo per metalurgun e kombinatit te elbasanit qe ishte njelloj me ty dhe mua :)……. mos na fol per njeriun e ri tani ;)

  112. zana thotë:

    4 March 2007 @ 11:26 pm

    Mua me duket se Ramo and co ne stadin e sotem per ne jane si muzeum ,si shfaqjq o si spektakel.Ne nje fare menyre jemi egoiste,sepse nje here kur iu kthehemi keshtu sa pak….mezi shpresim momentin te kthehemi ne guvat tona prej te cilave mbajme ne distance e filtrojme çdo lloj lajmi e interference qe mund te na shqetesoje.Mbase eshte egoizem,cinizem por une nuk shoh asnje te keqe.

  113. iliriani thotë:

    4 March 2007 @ 11:34 pm

    Ne Shqiperi thuhet nje shprehje popullore (idiome) qe me ka bere pershtypje qysh i vogel… I MIRI I SHOQNIS, I KEQI I VETES… Ne marrim vlera vetem ne nje sistem referimi (etik, moral, profesional) te caktuar nga shoqeria…

    Emigrant! Perpjekja jote nuk u keqkuptua fare, pavaresisht se u mrem gjate me skenat bezhe… Urime…

  114. emigrant thotë:

    4 March 2007 @ 11:40 pm

    Individualizmi ka bere Ameriken. Individualizmi eshte prirje ndoshta e natyrshme e shoqerise. Shprehje e darvinizmit shoqeror…. nuk e di. Por kjo nuk do te thote qe ai nuk vjen me nje kosto. Nuk eshte nje “win-win situation”. Kam degjuar qe doza e individualizmit eshte rritur shume ne shoqerine shqiptare sot.

  115. zana thotë:

    4 March 2007 @ 11:48 pm

    Ne Shqiperi eshte me e dukshme sepse nga ajo shoqeri e mbrapshte pa individe(njeshi zero e fyl njeshi send i kote Majakovski)me ne fund me shume dhimbje po kalohet ne natyren e vertete njerezore.

  116. edrus thotë:

    4 March 2007 @ 11:59 pm

    Zana,ndoshta kam qelluar ‘race’ e keqe une,se edhe ketu hyj e dal me komshinjte,por me mungon ajo hyrja pa teklif te komshija kur gjeja deren mbyllur dhe haja pija e flija si te isha ne shtepine time,dhe habitem me ’stalinizmin’ tend per te mbrojtur kultin e individit :P
    Ika,naten e mire dhe gjume te embel te gjitheve.
    (Zana,mos me thuaj ke è meglio dormire anke da solo hahahha)

  117. zana thotë:

    5 March 2007 @ 12:05 am

    Jo nuk eshte mire te flesh vetem,por eshte shume trishtueshem qe per te mos fjetur vetem te flesh me ke te qelloje e terci e verci.Sidomos me ke ndan krevatin eshte gjeja me e rendsishme ne bote qe ben nga adulto.Meqe te lind e te vdes nuk i zgjedh une e marrte e mira me ke fle te vendos une e jo babai,halla,tezja,krushka,fotografia……………..

  118. zana thotë:

    5 March 2007 @ 12:18 am

    Naten peshq…………………………

  119. Idris thotë:

    5 March 2007 @ 12:41 am

    Dikush permendi Makar Cudren.C’do te thoje Emigrant per Cellkashin.Me duket se Edhe Sartri keshtu pat thene : “Marksizmi pa mua nuk eshte i plote.Eshte nje utopi,sepse nuk perfill individin”.
    Sa per ate shembullin qe prura eshte me keq sot vetem se tani emrat i vene modernet e bardhe dhe me qe ka hale me shumice asnje nuk bertet;’ Bush ik ndroje Merkelin se ka pshurrur.” Per humor Nushi njerit prej derrave,atij me manarit kishte vene emrin Truman.Nushi (sojzeze) ka pase nja 4 derra qe ne kur ishim te vegjel i perdornim si ‘pony”,po i kishte mesuar ti mbledhte me vershellime dhe sa shihte qe ne u hipnim siper,vershellente.E ka patur piskame vershellimen. Derrat sa e digjonin na hidhnin prej kurrizit dhe ikni tek Nushi me vrap.Aty Nusha perdorte nje sharje ne mbrojtje te Trumanit,duke na i perfytyruar mamate si dashnore te tij,qe na i bente sa here i donte qejfi.

  120. emigrant thotë:

    5 March 2007 @ 5:24 pm

    Idris, nje heretik ka pershkruar dike nga qyteti po aq heretik i Gjirokastres, qe nderronte emrin sipas pushtuesve. Emri i vertete ishe Gjergj; kur erdhen italianet e beri Xhiorxhio; kur erdhen greket, e beri Jorgos; kur erdhen gjermanet, e beri Jurgen; kishte edhe “Jogura”-n si rezerve ne rast pushtimi japonez.

    Per ca gjera nuk duhen shume “kalamaner” - mjafton nje “jete e kithet” ne kohe, dhe ate “prefesorin” e matematikes do e shohesh njekohesisht duke dhene mesim si Gjergj, Jorgos a Jogura, si t’ma dush.

    Beji te fala edhe Ernest Koliqit tek “Tregtar Flamujsh”, po s’pertove. ;-):-D

  121. Idris thotë:

    5 March 2007 @ 5:32 pm

    Pergjigje elokuente emigrant se shembulli ka qene me Liun.Me ke kape keq me temen “time”.Perpiqem te permbahem po s permbahem dot,se e di qe them gjera qe ti i di .Po aty ke rakija ke nje gje qe nuk shkon.”Miqte” e mi( bythezijte ) e qytetit ,nuk marrin meze kurre por kane teorine “do permirsohet”.Ulen ne tavoline me 10 kokra ullij,presin kur vjen nje tjeter me djath dhe fillojne:-Car ke aty o burazer.Na ca ullij na jep ca djathe-”.E keshtu me rradhe.Ti besoj e di qe jane te vetmit kliente qe blenin 15 leke vaj,etj.

  122. Idris thotë:

    5 March 2007 @ 5:42 pm

    E ndava me dysh emigrant se nuk doja te me humte nje “fragment seksi “nga Jevgjit e Durrsit; Takohen dy jevgjit mo dhe pas ca bisedave i thote gaxhiu -gaxhijes; -Shkojme i her nga leshteriket,bojm i cik qejf,vime e shplajme me ka ni krike birre masnaj shkojme prape tamam.
    -Shiko gaxhijo,- i thote gaxhija-pime krikat e bires,vime ne qejf pastaj shkojme nga leshteriket.
    Nigjo -i thote -gaxhiu so pune kjo .Te pime te bomi tape ,ene ,hic.
    -Po ne ajo so pune gaxhio.te bosh ti qejf e te me lesh mu kallom ,pa krike birre.
    E di c’ ke ti gaxhije kom fryke se te ftof birra.Done bire qejflia .Hajt pra mo nga leshteriket.
    Shif ,shif qejfliu.Do ne fyrle.Meshije or dreq hunet se te xe gripi nga leshteriket. dhe keshtu u ndane.

  123. iliriani thotë:

    6 March 2007 @ 12:55 am

    As birre s’i dha, as nga leshteriket nuk shkuan, as qejf nuk bene… Vuajtje, emigrant, vuajtje… Kllasa punetore nuk i duron humbjet prore…

  124. iliriani thotë:

    7 March 2007 @ 12:14 am

    As birre s’i dha, as nga leshteriket nuk shkuan, as qejf nuk bene… Vuajtje, emigrant, vuajtje… Kllasa punetore nuk i duron humbjet prore…

  125. idris thotë:

    7 March 2007 @ 4:16 pm

    Ja Baba Abaz Ali. Kisha lene nje gje te vogel mangut,dhe mendova se e kishe kapur.Psh shndrimi i emrit Ilir ne Ilirian e ruan rrenjen si atehere ne kohen e miqesise se Madhe me Kinen qe Rruajti ca germa po ruajti rrenjen “Shoku li.”
    Pavaresisht se ne konfidence Emigranti te therret “O Lir-o”. Shkurt.

  126. emigrant thotë:

    7 March 2007 @ 4:25 pm

    Dje ishte nje teme mbi ate identitetin kulturor, por sot nuk po e gjej.

    Jemi “identifiku e ster-identifiku” shume si shqiptare, megjithese, si per dreq, ndonese me sistem krediti dhe bankar nga me berrnutet ne Perendim, po e vuajme “identity theft” si askush tjeter.

    Idris, duhet te lexosh gazeten Metropolitan qe te iluminohesh… ;-)

  127. idris thotë:

    7 March 2007 @ 5:07 pm

    Imir=grant.Po me ve ne dyshim per shijet gazetareske.(s di tabej ate shenjen me te qeshur) Me vjen keq per ate “plakush” te vuajtur per mendet e kokes.Luftoi per te fituar dhe fitoi bashke me shoket.Luftoi per tu shkolluar dhe u shkollua bashke me shoket.
    Ne punet e shtetit ja qe qenkan ca leva qe po nuk i perdore mire ti futkan ne b…Si psh po u mundove t’ja futesh kryetarit te …..te kujtedo lidhjeje dhe po i bere llogarite gabim ta futkan te tjeret.Aty fillon mediton se pse e hengra dhe nuk ke fuqi me te mbledhesh mendjen.Dhe perfundon diku nen “kujdesin e shokeve”per tu mjekuar.Rimbledh forcat dhe i drejtohesh beut se “vija e tij e drejte dhe largpamese’ po degjenerohet nga nje shpure servile qe nuk te kupton.Dhe beu me porosi te vecante te vendos ne pune ti pershtatesh ne gjuhe te huaj mendimet.Dhe sot kane dale po ata “Shoke ”
    qe e nxisnin ne ate kohe duke i fshire ca hyrje dalje nga te shkruarat e atehereshme.Jane po ata te deshtuarit(pavaresisht nga mosha) qe nuk e lane rehat ne pleqeri te pakten ta shijonim,ta miklonim,pak a shume si melhem plagesh qe me eksperiencen e tij do na mesonte si mos ti merrnim edhe ne ato plage ne kushtet e reja.Jo vetem kete qe nuk e beri por nxiti edhe disa “antirealistesocialiste’ te ngazellehen me vargjet e tij te tipit “Bombe e Flamur” qe kane vdekur qe ne kohen e pordhes te pakten NE SHQIPERI qe prej “Marshit te Barabajt” te Nolit.Llogarit se c’fare mund te jete nje Metropol qe po te pyetesh botusin(ndonje parelli fajdesh nga PD) jo vetem kuptimin qe nuk i di po dhe ata te mencurit gazetare qe ka mendojne se Shqiperia eshte ne harten e Psikiaterve dhe Metropoli jane vet ata.Dhe nuk eshte cudi qe 200 kopje sa del ajo gazete qe une per here te pare po e digjoj,ti bleje te gjitha ndonje nga “shoket” per te thene me pas… etj etj
    Mos prit te gjesh vazhdimesi per tema qe dikujt i mbetet hatri.Dhe kurre nuk e kam kuptuar kete se c’ do me thene “unifikim shijesh estetike” apo ” njesi matse te te menduarit” Jam i bindur plotesisht qe vetem kete urrejne peshqit tane kujdestare qe po behen (per mua) nje drite emancipuese ne tunelin e erret te mentalitetit te mykur mesjetar shqiptar “O me mua ,O kunder meje” Por here pas here se c’ndodh me fshirjet nuk e kuptoj dot,kur ato nuk kane as fyerje as fjale pise jashte konteksit dhe per me teper jane virtuale.Ndoshta ,dhe ky eshte mendimi me i sigurte; faji duhet te jete tek serveri.
    Kam shume deshire te di se si dhe ku me kundershton,per te provuar nje shembull te vogel te Jeteve te Kithta.

  128. emigrant thotë:

    7 March 2007 @ 6:51 pm

    Idris, nuk te kundershtoj dot hic, sepse nuk kam fare informacion mbi temen qe sapo trajtove. Ne fakt e trajtove ketu nga halli meqe tek tema tamam (identiteti kulturor….. bam barabam bym byrybym) nuk shkruaje dot, se s’ishte disponibel. Sidoqofte, po te kesh me teper info na i jep ashtu taze, si nje pace apo kafe te mire mengjesi. Stomaku i peshqve ka treguar se mund te trese goxha mire.

    Pershendetje!

  129. idris thotë:

    7 March 2007 @ 7:27 pm

    Emigrant
    Me qe jam te faqja jote dhe ti je njeri tolerant,pra i pranushem per c’do krah (te pakten keshtu te kam kuptuar deri tani) pra ke pranuar te shprehehemi edhe pak jashte teme ,edhe ne “dyluftime “personale,edhe une mendoj se eshte merite e peshkut qe ka stomak qe mund te trese goxha mire.Kam mendimin se une perfaqesoj nje individ pa nje rreth te gjere si Ilirani ose dikush tjeter,qe me dobine e tyre mund te sjellin freski ne keto rubrika si ne cilesi aq edhe ne numur(sidomos ne nr qe e ka qejf Iliriani).Mbase eshte me e udhes te lexojme ndonje prurje Te tipit “Ta TA ..TA TA.. tatatatata” si pune kushtrimi per alarm.Pastaj flasim.

  130. iliriani thotë:

    8 March 2007 @ 2:50 am

    asnje shpjegim pse mbyllet story keshtu… As birre s’i dha, as nga leshteriket nuk shkuan, as qejf nuk bene…

  131. flokenaja thotë:

    7 August 2008 @ 10:37 am

    Me pelqeu ky shkrim i emigrantit. Edhe pse adhuroj nje menyre tjeter te shkruari; te rrefyerit duke prekur shkarazi ngjarjet nga autori, dmth. vetem te konstatuarit, mos perzierjen emocionale te autorit ne ngjarje, mosinterpetimin, mospozicinimin e autorit, ne menyre qe te lihet lexuesi te nxjerre vete perfundimin. Emigranti e ben kete gje kur rrefen per gabelet, dmth nuk interpreton dhe me pelqen kjo gje, por ne mbyllje me duket se ka mjaftueshem interpretim nga autori, mund te vinte me mire pjesa, mbyllja sikur te mos shfaqte kaq interpretim.
    p.s
    emigrant ky eshte thjesht nje koment per menyren se si e shikoj une (nuk eshte aspak nje verejtje pasi shkrimi eshte shume i mire, nderthurja gjithashtu).Te pershendes.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com