Kosova, Burime prane Kryeministrit Thaci: Shpallja pavaresise ne 17 shkurt

Balkanweb
07/02/08

Data e shpalljes se pavaresise se Kosoves mund te jete 17 shkurti.Kjo behet i ditur per agjencine italjane te lajmeve Ansa nga nje burim shume prane kryeministrit kosovar Hashim Thaci

Pavaresia e Kosves mund te shpallet ne 17 shkurt. Data eshte cituar sot nga agjencia italjane e lajmeve Ansa duke iu referuar nje burimi shume prane kryeministrit Thaci. Sipas Anses qe i referohet gjithmone burimeve prane kryeministrit Thaci hapi i pavaresise po ndermerret ne bashkepunim me SHBA dhe disa shtete te BE qe do te njohin te parat edhe Kosoven e pavarur. Ansa shkruan se pavaresia e Kosoves do te shpallet para 18 shkurtit, date kur eshte percaktuar mbledhja e ministrave te jashtem te BE. Ansa citon se qeveria e kosoves eshte ne pergatitjet e fundit te ceremonise per shpalljen e pavaresise dhe kane mbetur shume pak ceshtje teknike mbi festimet. Te njejtat burime i shtojne edhe  nje deklarate te ministrit te ekonomise se kosoves Ahmet Shala, ku theksohet se eshte gati paketa prej 10 milion euro per ceremonite festive me rastin e pavaresise. Nderkohe kryeministri Thaci mblodhi kete te enjte qeverine per te diskutuar me anetaret e kabinetit hapat qe do ndermerren dhe do ti paraprijne procesit para dhe pas shpalljes se pavaresise. “Pavaresia eshte tashme nje ceshtje e kryer u tha thaci reportereve. ne po detajojme gjithe hapat konkrete dhe sic e shihni qeveria e kosoves dhe gjithe institucionet tona jane te gatshme te finalizojne kete rruge te nisur me shume sukses-tha thaci. “Ne Prishtine, Bruksel dhe Uashington gjithçka eshte e perfunduar dhe zera per shtyrje mund te kete vetem ne Beograd”-eshte shprehur kryeministri kosovar.Thaci nuk pranoi te komentonte asnje nga deklaratat kunder pavaresise duke u shprehur se ai do te vazhdoje te punoje me te gjithe ata qe punojne per pavaresine. (news24)

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. toko thotë:

    8 February 2008 @ 7:23 pm

    …se ai do te vazhdoje te punoje me te gjithe ata qe punojne per pavaresine…..
    ————
    Mendoj se Thaci duhet te punoje me ata nuk punojne per pavarsine e Kosoves. Ne te kundert nuk e di cfare vlere ka puna e tij.
    Punon me ata qe ke mbaruar pune ?????.
    Duhet punuar me Spanjollet Rumanine Qipron e pse jo edhe me Serbet e Ruset.

    PS . Thjesht jam njeri skeptik dhe muaj shkurt ne traditen tone popullore eshte muaj tersi per data te rendesishme. ( I shkurter si shkurti).

  2. Independence of Kosova Draws Nearer | Albanian Blogger thotë:

    11 February 2008 @ 11:50 pm

    […] Now that the independence of Kosova draws nearer even the long held hopes of all Albanians seem to find renewed strength and increased expectation. The Prime Minister of Kosova Hashim Thaçi, and those around him claim that the independence of Kosova will happen soon. […]

  3. Rasim thotë:

    16 February 2008 @ 8:05 pm

    o thaqi eshte i forte o popull ai eshte shume strikte kur thote me 17 shkurt pavaresia edhe me 17 shpallet ska ?i forte eshte ?weq po me ngel merak te ishte rugova gjalle edhe ta kishte pare se kush eshte hashim thaci ? ju pershendes te gjitheve dhe ua uroj pavaresin

  4. kushtri thaci thotë:

    18 February 2008 @ 2:10 pm

    un jam kushtrim thaci nga italia jav uroj pavarsin e kosoves gjith shqiptarve edhe se hashim thaci esht nje legjend per kosoven

  5. bekimi thotë:

    18 February 2008 @ 5:27 pm

    urime pavarsia te gjith shqiptarve kudo qe jan
    urime pavarsia i ndjeri doktorr ibrahim rugova
    pa iniciativen e doktorr ibrahim rugoves na nuk do te ishim sod shtet
    edhe pa komandantin ton legjendar adem jasharin dhe ushtrin ton qlirimtare te kosoves
    e sa i perket kryeministrit hashim thaqit edhe kotributi i tij esht kontribut jasht zakonisht i madh per kosoven e pavarur.
    po kollaj esht kur dikush ta maron shpijen komplet e ti shkon veq me qelsa ne dor edhe hyn mbrenda.amo une krenohna per kryeministrin se i ka hije per me kan kryeminister.po ishalla e kap punen me seriozitet edhe e drejton shtetin ton me an ligjore se kerkun nuk jem o shqiptar .e mue ma merr mendja se kryeministri qysh e ka kap punen me seriozitet mdoket se do te kryej pun te madhe per shtetin ton kosoven
    ju pershendes te gjidhve kudo qe jeni shqiptar dhe urime edhe nje her pamvarsia e kosoves

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com