Kur disa emigrante Shqiptare akoma kerkojne te blejne virgjeresha ne Shqiperi!

Laureta Mema
26 Gusht 2006 (Botuar tek lauretamema.com 29 Mars 2008)

Takova nje ’burre’ nga Korça para dy ditesh. Sa kishte ardhur nga Korça ku shkoi per te bere pushimet per nje muaj (kishte pese vjet pa shkuar ne Shqiperi, nga Amerika ku ka jetuar me shume se dhjete vjet). “U fejova. Vajze shume e mire. E kisha pare dhe nje here, kur isha para pese vjetesh, ne fotografi. Por tani e pashe… me mire…

Djemte atje ne Korçe nuk me pelqyen. Shume te prapambetur. Sa u fejova me thane: “Po hajde dalim tani, ate e more , lere ne shtepi! Domethene meshkujt atje ne Korçe benin nje shetitje ne oren gjashte me grate e tyre pastaj ato shkonin ne shtepi te merreshin me kalamajte e te benin pune shtepiake ndersa keta kaperdiseshin lokaleve, duke pire dhe normal duke kerkuar femra te tjera. Une jam 37 vjeç tani, ia kam pire lengun bareve te Amerikes, tani do te mendoj per familjen dhe te dashuren time 17 vjeçare. Nuk ka lezet te merrem edhe me femra te tjera. Tani jam shtruar.” Nje djale tjeter nga Shkodra qe sapo kishte ardhur me llotari e keshilloi ne moment buzagaz: “Mos u merzit se sa ke ardhur, do ndryshosh mendim deri javes tjeter! Mos u merakos per te dashuren se e ruajne prinderit! Ç’faj kemi ne ketu qe vajzat Amerikane s’permbahen dot nga ne!? Hahahaha!”. Shoqja nga Shijaku shtoi: “Po-po! I sjellin ketu se i kujtojne injorante, se u sigurojne nje pashaporte e nje jete materialiste. Por ato jane me te zgjuara sesa hiqen, sapo arrijne ketu, e braktisin burrin e tyre shqiptar ‘te letrave’ per nje tjeter Amerikan me te cilin njohin dashurine e vertete. Sigurisht, keta trimat tane prape rikthehen ne atdhe, per nje tjeter pre… E keshtu vazhdojne matrapazlleqet….”. Ne fakt mikja ime, fatkeqesisht e di, nuk ia fut kot. A nuk ishin tre djemte, komshij te mi qe u kthyen nga Italia fet-e-fet ne Tirane e derguan baballaret e tyre t’u gjenin nuse te re atje nga qyteti i origjines. E nuset erdhen po fet-e-fet te lumtura sa me s’ka…

A ka ndonje femer, emigrante shqiptare, qe enderron te kthehet ne Shqiperi e ti kerkoje babait ate qe disa djema a burra emigrante shqiptare ua kerkojne: “Babi dua nje djale te virgjer! Jo me shume se njezet vjec se do ta rris vete! Do i mesoj shume gjera qe kam mesuar une jashte Shqiperise, ndersa ate e ushqente mami dhe babi me qumesht dhe me keshilla se si te behej nje djale i mire, i shtruar, i bindshem, me turp…! Babi e dua shume te bukur, me shume muskuj dhe lekure te bute si qengji”. Ka ndonje femer qe s’do te kete nje djale per shtepi? Nese jo, a ka diçka qe s’shkon? Apo eshte thjeshte vazhdim i zinxhirit te patriarkalizmave qe tani kane zene ndryshk ne shoqerine Shqiptare e riperteriten edhe nga ata te ‘jashtmit’.

A i favorizon mentaliteti shqiptar meshkujt ne lidhje me femrat? A jane ata qe firmosin ligjet e te drejtat e femrave? A jane ata qe duan femra ’shtepie’? Ne fund te fundit nje femer qe ka me shume se nje te dashur quhet e perdale ndersa nje mashkull i tille nuk quhet i perdale por DJALE I ZOTI. E ne fund te fundit disa emigrante shqiptare e quajne normale e me se te aresyeshme se e ‘blene’ nje nuse te re e prandaj mburren me krenari para patrioteve te tyre: “E mora te virgjer! Te paprekur!”.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

112 Komente

  1. Koth thotë:

    30 March 2008 @ 3:25 pm

    Uff !

    Nese shkrimi i autores eshte korrekt dmth si do e citoj une …Ne fund te fundit nje femer qe ka me shume se nje te dashur quhet e perdale… dhe une do e kuptoj qe ajo njekohesisht ka me shume se nje mashkull ne jeten e saj atehere kjo femer nuk quhet e perdale.

    Ajo quhet kur.ve me patente !

  2. Liri thotë:

    30 March 2008 @ 4:04 pm

    Mbase patenten nuk e ka marre akoma, se mund ta kete si per here te pare me dy njekohesisht, po K. i pershtatet ama.

  3. Leon thotë:

    30 March 2008 @ 4:08 pm

    Me falni por ky eshte shkrim idiot..
    Jeta nuk eshte kaq e thjeshte!!!!!!!!!!!

  4. Idris thotë:

    30 March 2008 @ 4:21 pm

    Eshte shkrim me perfytyrim Idiot , per martesen , femren ne teresi , dhe per mashkullin . Shkrim i denje per nje ore mesimi morali ne 8 vjecaret e ndonje zone te thelle rurale.

  5. toko thotë:

    30 March 2008 @ 4:23 pm

    Shikoni moshen. 37 vjec. Gjerat nuk ndryshojne. Thuhet se si je ritur ne 7 vjete e pare te jetes ashtu do te jesh.
    lexoni komentet e te rinjeve nen 30 vjec jane ndryshe. Pra mos e gjykoni te shkretin.
    Ky brez ka shku per lesh ( ne fakt duhet ta them “Brezi tone ka shku per “lesh”). Nejse artikuli prek nje ceshjte reale.

  6. idris thotë:

    30 March 2008 @ 4:38 pm

    Reale jane edhe shndrimi i nevojtoreve nga allaturka ne allafrenga . Cdo gje eshte reale ne kete bote rurale…biles edhe ne boten urbane..
    Le qe ato jane shkrire tani s’ben me dallim as mosha as kultura…vetem soi i Individit dhe perfytyrimi i tij mbi dometheniene rasteve qe ndesh ose i TREGOJNE sic i vjen per mire…
    Dhe qe ta bejme filosofike per te “mo” i mbetur hatri autores po i kujtojme nje teze te vyer.
    “Cdo gje qe eshte reale eshte e arsyshme pra ,cdo qe eshte e arsyshme eshte reale”……Kete teze zakonisht e perqasin me thenien
    Jo cdo gje qe fluturon hahet. :D :D :D

  7. guzhinieri thotë:

    30 March 2008 @ 4:42 pm

    minestra riscaldata…

  8. Leon thotë:

    30 March 2008 @ 4:44 pm

    toko thotë:
    30 Mars 2008 @ 4:23 pm
    Shikoni moshen. 37 vjec. Gjerat nuk ndryshojne. Thuhet se si je ritur ne 7 vjete e pare te jetes ashtu do te jesh.
    ———————————————————–
    Disa here toko me komentet e tua nuk di c’te bej robi.. Te qesh a te qaj!
    Kjo thenia me keto 7 vitet eshte gjeja me cuditshme qe kam lexuar..

  9. Silva thotë:

    30 March 2008 @ 4:51 pm

    Shkrimi me pelqeu dhe eshte pikerisht keshtu. Nuk e di ku jeton laureta mema por ne ketu ne verilindje kemi “djem” (duken si burra barkelece) qe kerkojne te fejuarat ne shqiperi.

    Edhe une dua burre por nuk e mendoj dot te ma gjeje babaka im ne korce. (quameni kurve po deshet se ju nuk p[askeni piken e edukates). Se gruaja nuk kerkon dot ashtu si do ne kulturen tone, po duhet ta ule koken e te behet e bukur si manekine ne vitrine per gati-impotentet me barkun te goja qe si meshkuj u takon te zgjedhjin (lexo blejne).

    Po edhe keshtu sikur nuk ka lezet. Qe tjetra te shkruaje nje pasazh kaq real nga jeta e perditshme dhe namuzqaret si kothi ta quajne kurve. Te lumte pushka moj moter, se u doogji ketyre. E me ane tjetr c’kuptim ka qe e sjellin kete shkrim te peshku adminat sikur te jete table qitje per njerez pa respekt per femren. Po ta sjellin t’i qendrojne etikes jo ta lene cdo ndyrresi e peshtyme te varet tek faqja e peshkut.

    Kini respekt per nenat e motrat, ju bejme koken e ju lajme breket - te pakten mos kafsheroni (kurveroni) kundra nesh.

    Me respekt,
    Silva St. Stach

  10. toko thotë:

    30 March 2008 @ 4:52 pm

    Leon
    The Jesuits used to say, ‘Give me a child for the first seven years, and you may do what you like with him afterwards
    -Attributed as a Jesuit maxim., Leans Collectanea, Vol.3, p. 472, 1903, (quoted in the Oxford Dictionary of Quotations, Vol. 4, 1992).

  11. Koth thotë:

    30 March 2008 @ 5:09 pm

    Sive,

    lexoje shkrimin e autores dhe mos i ngataro gjerat. Une flas mbi ate qe ka shkrujt ajo .

    Ajo shtron pyetjen ose me mire konstaton qe : Ne fund te fundit nje femer qe ka me shume se nje te dashur quhet e perdale ndersa nje mashkull i tille nuk quhet i perdale por DJALE I ZOTI.

    Une nuk bera namuzqarin. Une dhashe mendimin tim.
    Ne fjalorin shqip e perdale ka nje sinonim qe eshte fjala kur.ve.

    Tani mos u mundo ti te besh namuzqaren !

    Ti si e quan nje femer qe ka ne jeten e saj me shume se nje te dashur?

    Gjej ndonje perkufizim me etike psh, e mashtruar, e genjyer, e hutuar, pule , e dhunuar etj dhe bej me faj meshkujt qe ajo mban njekohesisht si komardare per jeten e saj.

    Ja te jap nje version tjeter une meqe nuk te ka pelqy konstatimi im i pare :

    me gjuhen e qemotit quhet ka.ra.pu.ta.ne

  12. akvll-naja thotë:

    30 March 2008 @ 5:15 pm

    O Swed, sa muhabet ke ne ti o ‘lla! Lene Llukanin tashi të shofi punët!…

  13. Silva thotë:

    30 March 2008 @ 5:18 pm

    Aaa pika burrave. Pse mo me thate kuve kur.ve mua dhe mendoni se me humbi nuri? Une dy burra njekohesisht nuk kam patur, tim shoq e kam gjetur, supozimi me lart ishte hipotetik po keni qelluar te thjeshte per ti hyre thelle…(apo piciruke…per t’i hyre thelle [get it?]) ;)
    Ceshtja ishte tek hipokrizia dhe ketu ka te tille boll.

    Ta kapim nga komenti i pare qe permend “kurve me patente”.

    Ay aty niset te mbylle gojen femres duke e quajtur kurve. Po sikur une te them se e kam nder te quhem e tille? ceshtja e femres ka perparuar kurse ju shkruani akoma si shekullin e kaluar. “ik mi kurve…” - po mire, thuaje prap se te ben me burre kur shan femrn kurve. thuaje me ze me te larte se mos ashtu te zgjatet..jeta.

    Ufff aman. Nuk e kuptoni se jeni anakronike?

    Pse ju burrat kur kurveroni quheni hamshore? C’hipokrizi eshte kjo mor vellezer? c’barazi morale eshte kjo? A nuk na keni motra, shoqe, bashkeshorte, bija?

    Pse djalit i thuhet “bravo bir i babes” nese ka 2 dashnore po vajza rrihet e turperohet shoqerisht?
    Ne fund duket sikur “burreria” matet me sa femra ka shkuar. Dmth, femra mbetet njesia matese e burrerise, ironike jo?

    Nuk me mbet hatri. C’do epitet si keta vetem ma shton zellin. Jepini tani.

    Respekt.

  14. Tironsi thotë:

    30 March 2008 @ 5:19 pm

    Nje femer qe ka me shume se nje te dashur njekohesisht quhet zemermire
    Po i pati njeri mbas tjetrit dhe me periudha te gjata boshlleku ne mes eshte kot fare

  15. Ravintsara thotë:

    30 March 2008 @ 5:20 pm

    “Një femër që ka vetëm një mashkull quhet e ndershme. Një femër që ka dy meshkuj quhet k…ë. Një femër që ka tre meshkuj, quhet Femër!” ;-) Hajde fëmbrani, se keni rrugë të gjatë përpara…

  16. edrus thotë:

    30 March 2008 @ 5:22 pm

    Laureta, djemtë shqiptarë shkojnë në Shqipëri sepse kërkojnë mall vëndi dhe përderisa tregu ofron akoma mall origjinal… përse të mos e bëjnë? Nuk më duket se shkojnë dhe i marrin, i fusin në një thes dhe i tërheqin zvarrë deri jashtë Shqipërisë.
    Nëse do të bësh moral… drejtoju atyre femrave shqiptare, që sipas teje, pranojnë me symbyllur dhe topallin e rradhës, vetëm se ai jeton “jashtë”.

    Nuk shikoj asgjë banale në gjithë historinë e atij korçarit, ashtu siç nuk do skandalizohesha që edhe ti, nëse do kishe preferenca për muskujt, lëkurën e butë dhe opcione të tjera, të shkoje dhe të zgjidhje një keniot ,që po ti siguroje “dokumentat” dhe mundësinë për tu larguar nga xhungla… do të pranonte dhe ai me symbyllur që të vinte në strofkën tënde.

    P.s: Nuk e di nëse e lexove atë artikullin e atij patriotit tat që e la atë greken miliardere… për vajzën e Shqipërisë :P

  17. Ravintsara thotë:

    30 March 2008 @ 5:22 pm

    Hë pra, vetëm Tironsi kuptoka këtu… C’heq e shkreta femër që e ndan zemrën në copa-copa, një copë këtu, një copë atje…!

  18. Virgjeresha thotë:

    30 March 2008 @ 5:24 pm

    AMANI MER
    E kemi diskutu e bo telef temen para ca kohesh

    http://www.peshkupauje.com/djemte-shqiptare-ne-mergim-kerkojne-te-blejne-virgjeresha-2/2006/08/26/

  19. Silva thotë:

    30 March 2008 @ 5:25 pm

    koth, konstatimi yt eshte i sakte, quhemi ka.ra.pu.ta.na. Po ju c’quheni?

    Megjithmend tani - do tua pranojme “komplimentin” dhe do jua kthejme mbrapsht se sa me shume beni ham-ham aq me pak kafshoni.

    Po te thellohemi pak ne ceshtjen e feminizimit do shikoni qe fjalen “Kurve” e kemi kthyer ne force.

    BITCH-a jemi. Se ne ofezat tuaja gjejme forcen.

    Kthjellohuni vellezer. Shani, po ne darke tek kurvat shkoni te ngroheni…

    http://www.bitchmagazine.org/

  20. Tironsi thotë:

    30 March 2008 @ 5:27 pm

    Ore Silve po c’ke me ne burrat mi motra?!?! Folu grave qe mos ta ruajne virgjerine e mbyllet ky muhabet. Ju vete boni si te veshtira e masanej ju vje hidhur kur ne perdorim si njesi matese cilesine qe ju vete e reklamoni, ndershmerine Problemi nuk vjen nga ne po nga shtirja juaj. Ju boni si goca te padalme e kur ne presim te jeni ashtu na boni rezil. Lipsuni moj zuzare :D :D

  21. mathuzalem thotë:

    30 March 2008 @ 5:32 pm

    sa qejf qe u plakem e kemi vetem çupa :)

  22. Koth thotë:

    30 March 2008 @ 5:34 pm

    Silve o zemermire !

    une te uroj me gjithe shpirt mer jo 2 po shtate apo dite perdite mer t`i nrosh ! Bej dhe album po deshe !

    Sapo u ribotu mer ne Shqiperi nje fjalor i Mond Tupes me 35 000 sinonime.

    Po ta them dhe nje here fjala e perdale ka per sinonim fjalen kurve.

    Shoqeria ka edhe anakronike ndaj ti mos u merzit dhe as mos u ndjej fajtore kur na thua qe nuk ke pasur dy burra. Nuk je vone dhe nuk do te te quaje njeri kurve.

  23. EH thotë:

    30 March 2008 @ 5:40 pm

    drejtoju atyre femrave shqiptare, që sipas teje, pranojnë me symbyllur dhe topallin e rradhës, vetëm se ai jeton “jashtë”

    …perderisa topalli i rradhes po e merr per virgjerine, pse ato mos ta marin per pare, ap dokumenta…apo ku di une….
    ….te pakten te behen te dy siperfaqesor, e ta marrin njeri tjetrin per interesa personale….

  24. Koth thotë:

    30 March 2008 @ 5:45 pm

    Moze,

    pa mu pergjigj ti mu i here : pse femrat kane turp t`i quajne kurva, karakurva apo karaputana kur kane ne jeten e tyre me shume se 1 mashkull njekohesisht dhe kalojne ne ekstaze po e degjuan ate , ndersa meshkujt sikur iu vje mire dmth jo te gjitheve ? ;)

    Ti pergjigje per pjesen e pare se te dyten i rru bishtin jo e gjen psene . :)

  25. EH thotë:

    30 March 2008 @ 5:45 pm

    ….ca eshte me e bukura, eshte qe jane keta pseudo moralistat qe vijne e te flasin per ndershmeri e kurveri, per 1 per 2 e per 3 …
    ne pjesen me te mire te rasteve jane burrat te ndershem, te martuar, me nga 2 a 3 dashnore, dhe ne darke me ndergjegjen dhe moralin e tyre me te larte shkojne e ju futen grave ne krevat….

    te rralle shume te rralle jane ata qe jane realisht te drejte…te pakten per s i perket seksit, rrespektit, dhe mardhenjeve me gjinin e kunder.

  26. lola thotë:

    30 March 2008 @ 5:48 pm

    Ej po behet tema me i vu nje pulle te kuqe me duket. Dale more se ka dhe te mitur vizitore te faqes. Permbahuni permbahuni

  27. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 5:49 pm

    Po te pergjigjesha seriozisht eshte sepse femrat rriten nga nena qe kane nejt gjithe jeten me nji burre, dhe baballare, xhaxhallare, vellezer qelbesira qe i ushtrojne trusni

  28. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 5:51 pm

    Po te pergjigjesha seriozisht eshte sepse femrat rriten nga nena qe kane nejt gjithe jeten me nji burre, dhe baballare, xhaxhallare, vellezer qelbesira qe i ushtrojne trusni qekur lindin.

    Po te pergjigjesha joserioziht do thoja qe sju vjen turp hic, sepse jane aksidentalisht kurva dhe jo per merite :-) por bejne gjoja sikur nxefen

    Tashtu ti merr cin te pelqeje :-)

  29. Koth thotë:

    30 March 2008 @ 5:56 pm

    Po mire mer mire , po pse bejne si te shkallume kur i quajne kurva po te them ?

    Ja mer ne virtualisht po keshtu ndodh !

    Ketu eshte rast i mire mire mer me thane qe a mire ose jo te jesh me dy burra sepse te jesh me dy , tre te dashur apo dhe me shume ka keto avantazhe apo jo: psh pare, carta credti, seks pasionant, dardhe qe bie nen dardhe , makina, udhetime , ku di une kush mund te jene arsyet.

    Ketu nuk flitet per dhune ndaj femrave por per lirine e tyre. Secili ben zgjedhjene vet.

    P.S. Edhe kurvaret kane ka i here ndjesine e falit mer . ;)

  30. Tironsi thotë:

    30 March 2008 @ 5:59 pm

    te rralle shume te rralle jane ata qe jane realisht te drejte…te pakten per s i perket seksit, rrespektit, dhe mardhenjeve me gjinin e kunder.

    Sa here tregohena te drejte vjen pergjigja: “ua, c’me di ti mua si ato kurvat qe je mesu ti?”

  31. Tironsi thotë:

    30 March 2008 @ 6:00 pm

    llafi kurve osht si llafi negga. Osht i pranushem mrena llojit po jo me ta thone outsiders

  32. kolektiviza thotë:

    30 March 2008 @ 6:00 pm

    Laura i kthehet kesaj teme e ne bashk me te sepse sic e tha dikush me larte eshte pjese e realitetit patriarkal dhe emigrimit Shqiptar (ne fakt kjo dukuri vihet re ne shume kombesi tjera qe vene e gjejn nuse e burra ne vendet e tyre sepse ne emigrim lexo ne pune 24/7 s’kane ku takojne njeri qe do mund te martohen me te). Laura per fat te keq arrin vetem ta pasqyroj si fenomen dhe nuk arrin ta trajtoj ate si nje fenomen qe ka shkaqet dhe pasojat e veta. Duhet qe per kete teme te merren parasysh shume gjera pervec patriarkalizmit Shqiptar per te arritur ne thelbin e arsyes pse kaq shume djem shkojne ne shqiperi te gjejne nuse. Kur ndodh e kunderta dmth femra qe kthehen ne shqiperi per te gjet burre, ajo ndodh ndryshe nga rasti i meshkujve pa ceremoni e shpallje per kerkim por ndodh disi me me lezet e vajza na bie ne dashuri me kamarierin e lokalit ne Dhermi apo e takon ne pub Cannon.
    Nje kushuriri im vajti e shpalli kerkim per nuse ne vendlindje…kur nuk arriti te gjente nje te tille ktu ku jetonte ne NY. Atje kerkonte patjeter nje nuse te re, mundesisht e pashme, puntore e pa shume llafe. Pas disa vitesh kerkim e refuzim (kur e mori vesh i jati i njeres prej kandidateve qe ky nuk do mund ta merrte me vete ate jave kur te ktheheshte ne USA por procesi mund te zgjaste vite te tera dhe kjo do te shnderrohej ne sherbetoren e prinderve te tij e ktheu mbrapsh) gjeti nje nuse nga nje fshat ashtu sic e kishte kerkuar e jema se te themi te drejten shumica e ktyre meshkujve qe kan ikur qe heret ne kurbet nuk e dine c’kerkohet nga nje femer e nje nuse: per kete keshillohen nga e jema dhe diskursi patriarkal ne vend. Si perfundim ajo ka gati 3 vjet e martuar me kte kushon tim dhe jeton tashme me prindrit e burrit por eshte e lumtur pasi kushtet e saja jane shume me te mira se tek prindrit ku po ashtu ishte sherbetore e nuseve te vellezerve, punonte ne fushe tere diten dhe ishte pa pik perspektive. Ketu tek “burri” jeton ne qytet, cdo vit shkon me pushime nga Turqia e Croacia, nuk i mungon asgje dhe me rehat nuk do gjente po te ishte martuar me nje bashkfshatar. Te duket sikur tenxherja k gjet kapakun… ky i shkreti robtohet duke punuar si kamarier nusen e sheh njehere ne vit nga 2 muaj dhe do ti duhet dhe shume kohe deri sa ta sjell ne USA, nese e sjell. Po beri zgjidhjen me te mundshme sepse ktu ne mes te NY duke punuar ne restaurant, packa se eshte me shkolle te larte ushtarake nga Turqia dhe vjen nga nje familje e qenme nuk do mund te gjente asnje femer shqiptare qe ti jepte me shume se 5 min kohe.
    Laura e paraqet shume te reduktuar kte teme dhe kerkohet me shume se shembulli im apo ato te asaja per te kuptuar ndoshta dhe pranuar kete fenomen sic kam arritur dhe un ta pranoj zgjedhjen e kushos pas shume ufave e shfryrjeve.
    Shume shpejt me dhenien e vizave te punes vajzave shqiptare qe do shkojne te pastrojne hotelet e Italise e te spitaleve Angleze do te shohim nje fenomen te ngjashem me kte te meshkujve emigrante. Shtetet tjera kane kohe qe e kan perjetuar kete. Mendo qe Filipina gati 70% te femrave i ka emigrante neper Europe e USA si puntore domestike e sezonale qe mbajne gjalle ekonomine dhe burrat e vendit, por kane filluar te ndihen pasojat e ketij emigrimi en masse te femrave si ne vend si ne jeten e vetmuar dhe te shfrytezuar te femrave Filipinase neper bote. Nje pjese e mire e tyre mbeten beqare deri vone ne jete duke mos pasur mundesi te takohen me meshkuj jo vetem te vendit tyre por te cdo lloji nga puna qe u konsumon jo vetem kohen por dhe shpirtin. Disa arrijne te kthehen ne Filipine dhe martohen atje por shume nuk kane mundesi kthimi pasi jane skllave moderne.
    I vetmi dinjitet qe shpesh here u mbetet te mburren per te meshkujve shqiptare ne emigrim eshte pikerisht “e mora te virgjer e te paprekur”. Nuk dua tu jap te drejte e as tua fal ate qe shpesh here eshte thjesht injorance e patriarkalizm i gjalle por thjesht duhet te bejme pak me shume vend ne gjykimet tona per realitetin dhe gjendjen e emigrateve.

  33. Idris thotë:

    30 March 2008 @ 6:02 pm

    Moza!
    Pervoje e keqe ku s’te shpie.
    Te ka lane burri ty e po qejf e po bo aheng , po e co jeten porsi krapi..:) :) :) …s’po e zgjat mo se ka ne te “vegjel “qe lexokan…hihihihi
    Ma budallallik, se te diskutosh seriozisht per keto cilesime ne kete kohe ku Feudalizmin e kemi lene nja 4 a pese shekuj Mrapa, menoj se vetem menje te semura ose qe nuk kane c’te bejne ne jete merren me keto.
    Kush qeka Ai/Ajo qe sot i vika KUFIZIME normave e sjelljeve ????????
    Kush qeka Ai/Ajo qe paska recetat ne dore per martesat ??????????
    Kjo prurje eshte tamam sipas shembullit te Nastros.
    Lopa o kthy ne shpi ka hona …Ai/Ajo thote:- jam qe jam pse mos e kerkoj dhe ca….. :D :D :D

  34. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 6:04 pm

    eh smarr persiper me u pergjigj per gjithe femrat e miletit.
    une zakonisht shaj “kurva e mutit”, por vete spara me kane shajt shume, dhe kur me kane shajt skam ba si e shkallume, thjesht jam prek shume dhe sharja ska pas te beje me numrin e dashnoreve por me sjelljen time.
    A eshte mire me nje, dy a tre burra/te dashur sdi gjo une, une me zor behem me nje e jo me te mbaj me teper.
    Eshte ceshtje aftesie :-) ceshtje dardhe, formimi, dhe nevoje :-) ajo e te mbajturit te 2-3 hamshoreve.
    Gjithesesi keto qe pershkrove ti jane ne pergjithesi baxhella :-) Kurvat e verteta ehuuuuuuu jane te kamuflume, as ju duket koka fare, punojne pa gjurme dhe hane larg :-)
    Aman, na e cut ne muhabet kurvash temen

  35. Koth thotë:

    30 March 2008 @ 6:08 pm

    Je thesar ! ;)

  36. emigrant thotë:

    30 March 2008 @ 6:10 pm

    “Ceshtje dardhe” … :D :D :D …. epo ket s’e kisha nigju!!!

    :P :D OK, peshku po vjen ne formen e zakonshme… se mir e tha PF, apo LostT-i, s’e maj men kush, qe na hongri Gerdeci, na hongri…

    PS mire treshja “Bermude” aty, ca gjona s’te zhgenjejne kurre, mer… :)

  37. emigrant thotë:

    30 March 2008 @ 6:11 pm

    PS por eshte edhe tironsi ulerime fare….

  38. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 6:13 pm

    tironsi eshte brezi ri, pasardhesi :p
    do bahet ene ma i mire

  39. Koth thotë:

    30 March 2008 @ 6:15 pm

    Uf !
    Na fute ne menime mer me ket Kurvat e verteta
    A ka literature per ket mer amon ? :)

  40. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 6:22 pm

    Mund te kete, por puna eshte se o do harxhosh kohe tu lexu literaturen ene sdo kesh kohe te gjesh kurvat, ose do gjesh kurva si te qellojne pa e marre vesh kurre nese jane te verteta. Zgjidh e merr

  41. Julius thotë:

    30 March 2008 @ 6:28 pm

    llafi kurve osht si llafi negga. Osht i pranushem mrena llojit po jo me ta thone outsiders

    :D E MADHE.

    Mund njeri te me shpjegoj si eshte kjo puna e numurit 2 Po perpiqem temar shqiperine dhe nuk hyj dot
    Ku duhet shtuar 2

    Kur nuk e shton nr 2, nuk te del ajo kurva e sekretarise automatike te ta thote?

  42. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 6:33 pm

    Po ske faj o Julius,
    Se adminet na qesin tema me kurva, sic e thashe dhe dje nuk merren me ndihmu i cikez rifugjatet e shkrete per te marre ne telefon pleqte ne shqipni.
    Me ket sekretarine, ka qene e forte, i thote plaka nje shoqes time : ta dredh burri moj korbe me nje angleze. :-) Anglezja ishte answering machine qe fliste :p

    Dyshin shtoje pas prefiksit te qytetit pra 355 4 (shto nje 2 ketu) pastaj vazhdo si me pare

  43. Twitch Bitch Twitch thotë:

    30 March 2008 @ 6:34 pm

    O qe nuk po vjen dhe nje Gerdec tjeter tu mbyll gojen juve dhe per nja 2 jave te tjera.

  44. Idris thotë:

    30 March 2008 @ 6:35 pm

    Dhe ato te vertetat, te vertetat fare , po me te vertete te verteta , kane dhe nga nji qe quhet:
    TEUTON….ose TUTOR :D. qe i lehtson edhe nga “mbajtja e llogarive”
    Per keto te tjerat ka nje film si pune ” novele te lesh…” qe quhet :
    “gra te deshperume” qe rrine ne shpi , dhe bo fjale per KURTIZANE :D :D si MOZA ,qe se kupto njeri care eshte… :D :D :D .
    Ka dale dhenje mode e re Moza!
    Te blejne ose te marrin nji dhome me qira , te bijne “gjojna plot”me honger e me pi dhe s’te njef njeri fare care je …
    Boll ti mbash kur duhet lart e me lart …..tonifikimet…..

  45. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 6:41 pm

    Shtepiake te deshperume quhet idris ajo lesh-novela, ene a shume e zerrikshme se i mson grate jo vetem se si tja dredhin burrave, po ene qysh ti vrasin, tja hedhin pa u lag, ene te gjejne ene burre tjeter pasandaj :-) Une ta mori dreqi ene per te hang e pi (apo nuk jam dhe llupse ene nepsqare) i blej vete mer Idris, cer mutin dal un kshuna.. Ene shpine e kom ble vete.
    Cer lesh kurtizaneje une mer

  46. berti thotë:

    30 March 2008 @ 6:44 pm

    http://it.youtube.com/watch?v=2oxB9JYdbY0

  47. edrus thotë:

    30 March 2008 @ 7:17 pm

    Nuk e di se pse më doli me flamur amerikan ai komenti sipër, ndoshta kishte lidhje me këtë që vura tek blogu im
    [url=http://edrus.stripgenerator.com/2008/03/30/problemi-i-emigranteve.html][img]http://static.stripgenerator.com/generated/edrus/strip/2008/03/30/problemi-i-emigranteve_embed.png[/img][/url]

  48. lulian kodra thotë:

    30 March 2008 @ 7:33 pm

    Twitch bitch?

    Jemi forumi me lapanjoz kur vje puna per muhabete sociale. Duke filluar qe nga Laura, te ciles Idrizi dhe Leoni ne fillim i thone qe eshte shkrim i denje per tetvjecare, apo kendeveshtrim shume i thjeshte, dhe kur vjen puna, ato qe shkruajne nuk jane me te denja se sa per tavernen Tafaj (me gjithe respektin per Idrizin dhe per qoftet e ngrofta te tavernes). Troc muhabeti, muhabet qebabtoreje.

    Nuk eshte problemi se nuk ka nivel ne forum. Problemi eshte se mungon vullneti. Laura ne vend qe te sillte nje shkrim te sakte, bazuar mbase edhe ne kerkime, statistika, opinione, etj, e le me aq. Qe kjo ka nevoje per t’u zhvilluar si teme, vertetohet nga fakti se eshte nje shqetesim real pak me i forte se shqetesimi allafrenga alla turka. Ky i fundit nje mut eshte, si ne alla frenga si ne allaturka, nderkohe qe ne shume raste (gjithmone do te vinin ne ndihme statistikat) ciftet e martuara me te tille mblese, jane ndare duke krijuar ambjentin per nje gjenerate te dyte shqiptaresh ne emigrim me prinderit e divorcuar. Eshte budallallek, per te mos thene zhgenjim prej Laures, qe nje fenomen te tille t’a trajtoje ne terma te dikotomise “djale i zoti”/ “goce e perdale”. Eshte fatkeqesi, replikim i dobet i diskursit feminist. Ndoshta mund te argumentohet se i tille eshte realiteti i shoqerise shqiptare qe nuk lejon te kapercehet ne ceshtje me te thella se ky diskurs i dobet, por sidoqofte, qofte te ftohta qe ende riperserisin antiviktorianizmin, vrasjen e perditshme te “angel in the house”, nuk mjaftojne, si ne Peshku pa Uje, si ne nje diskurs akademik.

  49. Grupi thotë:

    30 March 2008 @ 7:37 pm

    Cfar teme e dobet….bo bo bo…Nuk e kuptoj pse ju qe hiqeni si te edukuar e te modernizuar merreni me problemet e ndonje katnari bark-derri apo topalli qe s’gjen dot grua…dhe pastaj i pergjithsoni ne menyren me tradicionale toko-iste…

    Vetem ajo video e Bertit ja vlente…

    Mja ju futet probleme te katnarve…ne jeni vet ashtu…

    PS: Qe ta marre vesh une…pse ju djeg kaq shume si meshkujve dhe femrave kjo puna e disa partnerve njekohesisht?? Une s’njof as meshkuj e as femra qe jane te tille…dhe nuk e marr vesh nga doli ky “problem” kaq i madh. Per mendimin tim qe te dy jane ku*rva…dhe njerez te cilet nuk do doja ti njohja…Ne jeni vet ashtu…atehere ku*rva jeni…si meshkuj si femra…por s’besoj se jeni ashtu vetem keni qef te beni ca filozofi…

    PPS: Toko je i fort…ne muhabet kur*vash futesh e pyt per numrin e telefonit…

  50. peshkaqeni thotë:

    30 March 2008 @ 7:39 pm

    po me virgjëreshat cfarë kishit xhanëm ?

  51. Kopetenti thotë:

    30 March 2008 @ 8:27 pm

    Lauretes i paska ngel menja ke virgjeria me duket…Cfare rendesi ka nje nga Korca apo nje nga Burreli..cte keqe boni se u martu ne Shqipni e me nje goc te vogel? Po pike vlere per mendimin tim. Nje gjo asht fakt..Cunat e rritur i marrin gocat e vogla por gocat e rritura nuk i marrin dot cunat e vegjel.A eshte kjo e vertete?

  52. EH thotë:

    30 March 2008 @ 8:34 pm

    …po varet edhe sa te vogla i marrin ama…se ne ca raste kalon ne perversitet :D

  53. Leon thotë:

    30 March 2008 @ 8:50 pm

    Lulian kodra,
    Une nuk i heq asnje presje komentit tim te pare.. Eshte shkrim idiot. Kjo nuk do te thote qe edhe autori eshte i tille.. Te me fal n.q.s. e ka kuptuar ashtu..
    Per mua, nje shkrim qe ka titull te tille ofendues duke i fut dhe nje gjykim morali ne mese dhe ne fund, nuk eshte as per 8-vjecare ne nje zone te thelle malore(pasi jane minorena dhe shlel ligjin)..
    Si do reagonit sikur te beja nje shkrim dhe ti vija titullin “Femrat shqiptare martohen per leke dhe dokumenta”…. Edhe mund te sillja nja dy shembuj te ndonje qyteti ne qender te shqiperise dhe keshtu dilte perfundimi per te gjithe..
    Lerini keto budalleqe se nuk ka femer ne shqiperi qe shitet per virgjeri… Edhe as qe pretendon kush per kete gje.. raste te izoluara ka,ashtu sic mund te kete edhe raste kriminale,mashtrimi dhe degjenerimi shoqeror..
    Bile pa hezitim mund te them qe ka raste me tragjike ketu ku une jetoj dhe per me teper ekziston i njeti mentalitet ndaj femres (megjithese me tolerant)..
    Por tek peshku pa uje nuk besoj se jane aq naiva antaret sa ti marrin seriozisht keto shkrime.. E vetmja qe ngelet eshte shakaja e rradhes dhe ironia tipike e peshkut,qe per mua ka lezetin e vete te vecante.

  54. Qafir Arnaut thotë:

    30 March 2008 @ 8:56 pm

    Eshte fatkeqesi, replikim i dobet i diskursit feminist

    Me se e vertete. Se kush i tha Lauretes qe femra e mashkulli qenkan njesoj(perndryshe s’ka pse te kerkoje ekuivalentin e gjetjes te ‘virgjereshes’ per femrat) nuk e di, por nje gje mbetet: 50% e popullates te Shqiperise mbetet e sunduar nga koketrashet. Ato duhen cliruar.

    po shkrimi ishte vertet kot

  55. bobi thotë:

    30 March 2008 @ 9:08 pm

    Amon se ne per nja 20 mergimtaret ket muhabet do ken.Silva jom 100% me ty lale.Sec mu kujtu nje shprehje nga filmi Beerfest:
    We are all w.hores inside of us!

  56. edrus thotë:

    30 March 2008 @ 9:11 pm

    Vetëm shkrimet e Laurës dhe diskutimet e Saliut tërheqin kaq komente…

  57. Laura thotë:

    30 March 2008 @ 9:30 pm

    I dashur administrator i peshkut,

    Ky shkrim nuk eshte botuar me 29 mars, 2008 por me 26 gusht 2006.
    Eshte marre nga webi im e jo ne shtyp.

    Nuk e kam ribotuar por po beja nje freskim dhe rregullim te faqes dhe doli ne krye.

    Nese ti administrator i peshkut do te doje te ishe profesional, mund te me kishe shkruar, per ta vertetuar. Ne rastin e postimit te intervistes sime, patet shkruar se e merrnit shkrimin tim ne shtyp, tek panorama, gje qe ishte e genjeshtert, pasi shkrimi ishte marre nga webi im. Po te ishte marre nga panorama, pra nga shtypi, shkrimi do te ishte i plote… !

    Dua te theksoj ketu gjithashtu, meqe mu dha rasti, qe kur ti adminstrator i peshkut vjen tek faqja ime dhe perzgjedh nje shkrim timin, i ke dhene vetes nje AUTORITET. Vendos ti se cilin shkrim do te marresh nga une. Ne cfare parimesh? Vendimmarrja jote eshte subjektive…. vendimmarrja jote eshte autoritare… Perse te terhoqi ky shkrim zoti Llukan, zoti Blend, apo zoti Penar?

    Cfare shpresonit te sillnit tek peshku?
    Cili eshte opinioni juaj?
    Ku u bazuat ne perzgjedhjen tuaj?

    ….

    Sa per shkrimin ne fjale,
    ka lindur nga nje eksperience (ndaj eshte nen kategorine reportazh).

    Per mua, ka shume rendesi se si kapet nje problem shoqeror, mund te shkruash 500 faqe e s’ke thene asgje, mund te shkruash nje paragraf e ke thene gjithcka.

    Kjo gjithcka qendron ne fuqine e reagimit qe zgjon tek lexuesi, i cili i ngacmuar, i jep atij shkrimi stilin , botekuptimin e vet. Dhe perderisa botekuptimet zgjohen ato ndeshen, kur ndeshen ballafaqohen, kur ballafaqohen ndryshohen…

    Si duhet te shkruaj Laureta Mema … ?
    Me fal per zhgenjimin teng Lulian, por Laureta Mema, eshte e pafuqishme te zbatoj receta shkrimesh tashme. Laureta Mema, shkruan me shpirtin e vet… Ta keni te qarte per gjithmone! Ai shpirt, ua jap besen, nuk do te ju zhgenjeje kurre, sepse ai brumoset me vete shpirtrat tuaj!

    Me shume dashuri per te drejten
    me shume dhimbje per te zhdrejten,

    Laureta Mema

  58. lulian kodra thotë:

    30 March 2008 @ 9:31 pm

    Leon, titulli i shkrimit eshte real. Eshte fenomen qe po ndodh ne mase. Shkaqet jane sa ekonomike, sa te emigrimit, etj. Ne pergjithesi shqiptaret qe dolen ne emigrim pas 90es ishin meshkuj. Eshte me se normale qe kjo gje do ndodhi. E keqja eshte se me te vertete keto mbleseri ndodhin me kriteret e virgjerise, ashtu sic sugjeron titulli. Problemi eshte qe Laura nuk ka shkuar pertej titullit, por i ka rene shkurt e shkurt me pese rreshta kunder patriarkalizmit.

  59. lulian kodra thotë:

    30 March 2008 @ 9:37 pm

    Atehere Laureta, te keshilloj te lexosh reagimin e Idrizit, Mozes, Koth, etj, fundja me shto dhe mua ne muhabetet e qebabtores per te kuptuar fuqine e reagimit te tij. Qe te perseris edhe nje here ate cka mund te jete thene me siper si reagim ndaj pyetjes tende, Jo e perdale, por buce eshte nje femer qe shkon me me shume se nje mashkull, e per meshkujt qe shkojne me me shume se nje femer, ju lumte palla.

    p.s. mendohu edhe njehere. Trajtimi i ceket sjell reagim te ceket.

  60. Laura thotë:

    30 March 2008 @ 9:56 pm

    Lulian,

    Mos u ngut! Si thone traditat e burrneshave? ti e di…

    Nuk tremben malet nga debora, por dicka e dikush do te trembet gjithmone…

    Reagimet? eh? jane fillimi ti e di…

    Idrizi, Moza, Koth, Silva, Tropizma… perballe gjithe shqiptareve?

    Sikur te shkoja e ta lexoja ate shkrim ne veshin e sejcilit shqiptar… imagjinoje c’reagim do te ishte… Sa i fuqishem… Sa i bujshem… kam shpresen se do te kumbonte per te drejten.

    Ate reagim une e dua! Ai reagim me do!

    dhe ti e te tjeret me siper e keni miratuar! E DONI!

    Perndryshe, c’beni ketu?

    PS. Dikush i mbuloi duart ne gjak, edhe pastaj u turr drejt botes , per te marre admirim , per tu fotografuar… per te thene “Jam une!”… Gjate rruges shumefishohej me shume … me shume… me shume… Por gjaku i perthare tashme, ishte gjak i se drejtes, sa me shume perthahej, aq me shume dallohej, sa me shume dallohej aq me shume ndillte ‘Fjalen e vet’, pa germa, sepse nuk shqiptohej kurre!
    :)

  61. Parrulla Armiqesore thotë:

    30 March 2008 @ 10:02 pm

    Lul , sjam dakort me ty . Nese (sipas shumices ketu) e marrim kete shkrim si te dobet kjo nuk duhet te perligj cektesine, dhe idiotlliqet qe e ndoqen nga pas. Do te kisha qene disi e kenaqur nese reagimi do te ishte i barabarte me shkrimin por ja qe ishte shume here me keq se i ceket. Nje shkim i dobet nuk eshte ftese per aheng cakenjsh.

    Apo nje budalla hodhi nje gur ne lume dhe 100 te tjere u sulen ta nxjerrin? Se perdryshe skam si ta shpjegoj.

  62. Laura thotë:

    30 March 2008 @ 10:19 pm

    O gjyshe,

    isha mbreme ne nje bar, edhe takova nje burr 37 vjec. kishte blere nje goce 17 vjec. Tha do e merrte per grua. Ia kishin dhene gjate nje marreveshje prinderore.

    O gjyshe, ai po thoshte se ne Korce, nga po na vinte, na sillte lajme te keqija fort…

    O gjyshe, ai thoshte, se femrat shqiptare ishin kthyer te gjitha ne sherbetore…

    O gjyshe, ato nuk dine te flasin…

    O gjyshe, po te jetoje tani, ti do te quheshe kurve, sepse je dashuruar nje here, e mban mend, dhe te martuan, 14 vjecare , dhe kur te vdic burri, ti s’u martove me per te ruajtur emrin e KULLES edhe me vone, u dashurove serish …

    O gjyshe, kur ti mbaje koburet te brezi e luftoje per ate toke e ate kulle,
    po lindnin bebet meshkuj qe me vone do te firmosnin ligjet per ty… me vone do te flisnin per ty, per te te vrare edhe te vdekur…

    O gjyshe, keta burrat shqiptare ne emigrim, komandohen nga femra te zonja, me ligje te barabarta, dashurohen me kurva librash, dhe kthehen ne vrases kur permendet emri yt…

    O gjyshe, thuaje ti nje fjale, se kur e thua ti, etiketat qe m’i kane vene mua, behen kemisha murimi, flakarijne ne qiell, per te kujtuar ZINE!

  63. gioi thotë:

    30 March 2008 @ 10:22 pm

    Bravo Laura nese shkrimi qe lexova me siper e keni bere ju.I vertet sa te duash desha te shtoj 2 gjera emigrantet shkojne ne shqiperi per te kerkuar vajza qe ne piesen me te madhe te rasteve jane minorene e qe nuk kan as gjimnasin e i kerkojne ne zonat e thela atje ku modernizimi nuk ka arritutur akoma.Pastaj ka shum raste qe fejohen ne shqiperi e i kan dhe te dashurat ne vendet ku jane si emigrant.E njejta gje vlen dhe ne te kunderten kan grate e huaja qe kan matuar per te berre dekymentat e kane femi e nese vijne ne shqiperi me grate rrine urte vetem ne shtepi se te huajat te fikun deren po sua plotesove tekat se te lene pa dokumnta ,e ka raste kur te njejtit persona vijne ne shqiperi per pushime pa grate e tyre te huaja, e dalin nga blloku kur se kane gjelatin me vete (gruan) atje ku fatmirsisht femrat nuk mungojne.Pasta nje pyetie kisha ne lidhie me shkrimin.me siper thuhej se ishte fejuar me nje 17 viece qe e kishte pare para 5 vitesh ne foto.I bie qe vajza para 5 vitesh te kishte 12 vjec.Imaginoni iniorancen e 37 per tu martuar ose fejuar me nje 17 ,dhe me skandalozia imagjinoni deshperimin e prinderve te vajzes per ta dhene nuse aq te re.Jemi kthyer nje shekull mbrapa per ca gjera . ishte turp te degjosh histori te tilla.edhe pse ne shqiperi ka plot.

  64. INA thotë:

    30 March 2008 @ 10:31 pm

    Shkrimi e percjell shume mire synimin qe autorja do te theksoje. Nuk mund te merret si letersi e mirefillte, por si nje reportazh per te vene ne dukje nje problem social te shoqerise.
    E megjithate dhe une kam nje verejtje te vockel;
    Ti Laura thua:

    Shoqja nga Shijaku shtoi: “Po-po! I sjellin ketu se i kujtojne injorante, se u sigurojne nje pashaporte e nje jete materialiste. Por ato jane me te zgjuara sesa hiqen, sapo arrijne ketu, e braktisin burrin e tyre shqiptar ‘te letrave’ per nje tjeter Amerikan me te cilin njohin dashurine e vertete.

    Une e kuptoj qe mund te jete mendimi i shoqes nga Shijaku, por n.q.se femrat veprojne ashtu, nuk me duket ndonje zgjuarsi, perkundrazi me duket prostitucion ne llojin me te ri. Ti vete kerkon “me shume dashuri per te verteten”, atehere jepe te plote; dhe jo vetem te godasesh nje ane te problemit, por problemin ne teresi.

  65. Tironsi thotë:

    30 March 2008 @ 10:47 pm

    O INA, cili eshte synimi i autores sipas teje?

  66. Laura thotë:

    30 March 2008 @ 10:52 pm

    Ina ke te drejte,

    ate doja te vija ne dukje, edhe anen tjeter te medaljes. Dihet qe jane prinderit qe i “japin” keto vajza. Ajo eshte trajnuar se si jeta atje jashte do te jete krejt “ndryshe”. Imagjino dhe realitetin tjeter shqiptar qe e pret. Normalisht, ikja jashte mund t’i duket si nje liri e vertete.

    Mirepo kur arrin ketu, mbase kupton qe personi i dashuruar ehste krejt tjeter. Ajo nuk e njeh ate. Jo vetem kaq por perballet me nje bote tjeter qe i reklamon vajza ne moshen e saj qe bejne nje jete krejt tjeter, qe jane te lira te bejne te gjitha zgjedhjet e tyre… Mbase, revoltohet, kur kupton lavazhet dhe injorancen ku ishte zhytur, e mbase vertete njeh dashurine e vertete…

    “Kurva e la burrin! “. Po burri kishte edhe te dashura more!!! Po burri ishte pijanec e e kishte kthyer ne shpi-larese gruan e mezi priste te ja mbushte barkun me cuna! Po burri e dhunonte more! Po burri….

    Une sinqerisht mendoj, qe vajzat e mitura qe shiten ashtu, e qe pranojne ate shitje, nuk kane nje liri ne vendimmarrje per jeten e tyre (dhe me liri, nenkuptoj sidomos edukimin, te drejten e saj…. se kur nje femer qe kur lind behet placka e babait… e pret qe nje dite te behet placka e burrit, perndryshe do te ishte e cnderuar, e urryeshme, femer e perdale, apo thuajeni si te doni…. cfare pret nga ajo?

    Ky eshte nje rast, dhe doli qe raste te tilla njihkan dhe komenteshkruesit, bile paskemi dhe monstra te tilla si 37-vjecari, mes nesh. Sa e habitshme eshte, monstra te tilla i ke 24 ore roje te peshku, dhe ruajne???????????????? Cfare ruajne??????????/ Rendin e “krimit” te tyre…

  67. INA thotë:

    30 March 2008 @ 11:05 pm

    Tironso,
    Sipas meje synimi i autores eshte pikerisht “thelbi i problemit” qe ti nuk do ta shohesh.

    Laura,
    Ne vija te trasha dhe ne te disa te holla jam dakort me ty. Ajo qe me ngec ne fyt eshte kur kjo e quajtura martese behet dhe nga ana e vajzes me synime shfrytezuese. Edhe nje here, fjalia qe me beri pershtypje ishte: “Por ato jane me te zgjuara sesa hiqen, sapo arrijne ketu, e braktisin burrin e tyre shqiptar ‘te letrave’ per nje tjeter Amerikan me te cilin njohin dashurine e vertete.”

  68. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 11:07 pm

    Laura,
    Meqe e ndjek diskutimin. Edhe pse eshte reportazh, sme pelqen tendenca jote krahinore : Korca, Korca nga Korca etj etj.
    Pse kaq shume miza nen kesule o goce ?
    Une e di qe ju nga veriu mezi keni duroni brenda vetes stereotipin e shqiptareve ne jug qe mbahen nje cikez si me te emancipuar. Por ke pare kaq shume shqiptare e kaq shume bote sa duhej te te kishte kaluar, dhe ta dije qe ska domosdoshmerisht lidhje me origjinen katunarizmi dhe injoranca.
    Kjo ishte e para, se sme pelqeu theksimi i fjales Korce, sidomos kur nuk ishte ne kuader reportazhi.
    Tjeter, ajo historia e gjyshes, interesante. Me mire na e trego ate shqeto, por mos e perziej me reportazhin tend mbi nuset virgjeresha.
    Sepse po e ekzagjeron. Sepse, come on Laura, martesat e tilla jane thjesht nje deal. Secili merr ate qe kerkon. Dhe paguan cmimin.
    Pastaj nqs do tamam ti hysh pak me ne zemer problemit, analizoje pak, sepse qendra e gravitetit nuk me duket se eshte virgjeria, por “nje nuse shqiptare”, nje nuse nga vendi ku je lere e rritur, qe flet gjuhen tende, qe njef zakonet e tuja, qe te te zbuse pak shpirtin dhe “te huajin” brenda teje. Dhe pertej kesaj duhet nje nuse qe ska jetuar gjithe ato vite qe ti ske qene ne shqiperi, qe s’eshte ndotur me fenomenet e reja, qe ska evoluar sic kane evoluar te tjerat kur ti ske qene prezent. Prandaj virgjeria, mosha e re, eshte nje fare garancie qe fenomenet e post-largimit tend nuk e kane prekur. Pastaj mos harro e dashur, se kur je duke e marre nusen me shkusi, ti vete se njef e se di cka bere, keshtu te pakten mendon ai korcari i shkrete, mos me qeshe fshati nga mbrapa, pa ne te ardhmen do behet cdo behet. Cfaredo nusje te merrte me shkusi prape e ardhmja e pasigurte do ishte. Kshu qe pse jo, te mos sigurohesh per te shkuaren.
    Pastaj Laura, keto meshkuj, dale se nuk mbine nga hici. Se vellezerit, shoket, kusherinjte tane jane. Se nenat tona e gjyshet tona i kane rrit keta, madje jua kane gjet edhe nuset e virgjera. Edhe motrat si puna jote e imja kane dhene bekimin. Nuk eshte problem mashkullor ta kam llafin.
    Eshte problemi me i vogel qe kane martesat e shqiptareve sot.
    Sepse ke nje turrje te madhe drejt materializmit. Sepse paraja eshte bere qendra e gravitetit te projekteve per familje te reja :
    Femra qe martohen me injorante dhe deficente vetem sepse kane para.
    Meshkuj qe martohen me kurva apo idiote vetem sepse kane para.
    Meshkuj qe martohen me kurva, sepse kurveria eshte bere virtyt. Por virtyt qe eshte nxit nga paraja (pasja dhe mospasja e parase).
    Femra te zonja qe martohen me deficente nga frika se ngelen pa martuar.
    Meshkuj qe ngelen pa martuar sepse skane para.
    Femra qe ngelen pa martuar sepse kane para dhe jane me te zonjat se meshkujt.
    Femra e meshkuj qe nuk divorcohen edhe kur duhet sepse nuk kane para.

    Une e di qe keto fenomene kane ekzistu me kohe, por kohet e fundit jane shtu shume. Me shume se kerkimi i deshperuar i te virgjerave.
    Prandaj une smund te pickohem shume nga reportazhi yt, dhe patjeter qe do ta devijoj tek kurveria muhabetin sepse virgjeria nuk eshte me teme, nuk eshte me as term qe perdoret gjekuni knej nga anet tona :-)
    P.S. Dhe ne fund, une si parim e kam qe per martesen nuk duhet te llapin shume ata qe jane pa martuar. Le te shprehen ata qe e kane ngrene qafen e pates. :-)

  69. Kopetenti thotë:

    30 March 2008 @ 11:08 pm

    Laura.Eshte mire qe fjales “kurve” ti gjesh nje sinonim te ngjashem e te mos e perdoresh kaq lirshem.Po qe se deshiron te shprehesh mendimet tuaja me “kurva” e me “kurvare” me mire gjej nje blog tjeter.
    Ndonje rast qe mundet te kete ndodhur mos u perpiq te na i paraqeses si nje fenomen shqiptar.

  70. Tironsi thotë:

    30 March 2008 @ 11:12 pm

    O INA une te mos doja me e pa nuk te pysja mi lal :) E kape kot me mu po s’ka gjo. Tung

  71. Tironsi thotë:

    30 March 2008 @ 11:19 pm

    Moza, bofsh hair jarebi!

  72. Laura thotë:

    30 March 2008 @ 11:26 pm

    Moza,
    ai djali ishte nga Korca, ashtu qelloi.
    Kam harruar te saktesoj qe 3 komshijte e mi ishin nga Dibra.

    “Ne fakt mikja ime, fatkeqesisht e di, nuk ia fut kot. A nuk ishin tre djemte, komshij te mi qe u kthyen nga Italia fet-e-fet ne Tirane e derguan baballaret e tyre t’u gjenin nuse te re atje nga qyteti i origjines. E nuset erdhen po fet-e-fet te lumtura sa me s’ka…”

    Plus, Shkodrani aty… e miratonte ….

    Faktikisht, une isha ne vit te 3-te te shkolles se larte, kur komshijte e mi erdhen i moren nuset, shpejt-e-shpejt.

    Sejcili ketu ka mendimin e vet. Por mua , qe atehere me shtynte revolta. Mbase e kam gabim. Nuk me duket e drejte, qe nje femije te hidhet ashtu krejt papritur ne krahet e nje te panjohuri… Sa tragjedira kane njohur vajza te reja…. te gjithe i kemi lexuar ne gazeta, me vite te tera..

    E une s’do te hesht
    ashtu si nuk po hesht as ti Moza…
    as komentuesit me siper me te cilet ndajme bashkarisht “JETEN”….

    :)

  73. Moza thotë:

    30 March 2008 @ 11:33 pm

    Shkusia shpejt e shpejt e fet e fet behet, se osht bo per rob qe nuk ju mbushet mendja me gjate e gjate. Se po u be gjate e gjate, kthehet ne histori dashurie.
    Shkusia e ka : veni gjonat ne kanar ene shif ka anon :-) Risku eshte per te dyja palet, si per dhendrrin dhe per nusen.
    Sigurisht qe per ato goca nga 16-17 vjec me vjen shume keq, por cti besh. Fati i nje martese nuk percaktohet shume nga pika e startit besoj. Gjithesesi, shkusia ka nje garanci te madhe per mua, kur behet me njohje familjare. Te njohesh familjen ku eshte brumos dhe ka marre edukaten familjare nuk eshte gje e pakte.

    P.S. Le qe ku di gjo une, mu m’ka shlu dhe ai burre per faqe te zeze qe kisha :-)

  74. emigrant thotë:

    31 March 2008 @ 1:44 am

    Hey ladies and gentlemen, rekomandoj fuqishem edhe kete diskutim bere tek blogu i Strangie-t:

    http://njeriuicuditshem.blogspot.com/2008/01/makiazh-gjenital.html

    Shih cer thote Strangie: “Mund të mos kem drita. Mund të mos kem ujë. Dreqi ta hajë, edhe bukë të ha mund të mos kem. Ama, t’ëmën e s’ëmës, nusen e kam marrë të virgjër“.

    Strangie do dru naj here, per bese! ;)

    Them qe diskutimi nga kendveshtrimi strangian do e plotesonte bajagi tabllone.

    PS Shkrimi ku bazohet SM, ne rast se ju shpeton, eshte

    Te behesh e virgjer me 10 mije leke

    Shpesh gjerat jane shumedimensionale, apo jo….

  75. Ll thotë:

    31 March 2008 @ 8:34 am

    E dashur Laura,

    Shkrimin e solla une sepse mu duk interesant, ngacmues, packa se ishte nje teme e prekur me pare. Sic mund ta shikosh me siper kam vendosur daten qe kishe vene ne fund te shkrimit (26 Gusht 2006) dhe daten kur shfaqet ne faqen tende personale.

    Nese ti e gjykon si te padrejte sjelljen e shkrimeve te tua ketu, atehere te siguroj qe s’ka per te ndodhur me.

    Gjithe te mirat,

    Ll.

  76. ardi thotë:

    31 March 2008 @ 9:18 am

    Ne kapitalizem gjithcka shitet dhe blihet me para edhe martesa eshte biznes eshte e kote qe te kerkosh sinqeritet si .psh femrat duan nje djlale me pune te mire mundesisht te pasur mundesisht me ndonje vile … jo vetem ne Shqiperi por edhe jashte i njejti mentalitet gjithkush drejt parase . Pra ne nje ekonomi tregu kur ka nje ofert femrash te virgjera eshte normale qe do te kete kerkese , kushdo mashkull preferon nje femer te tille sesa nje qe ka kaluar bje fjala nja 10-te . Me pak fjale nje femer e virgjer krijon ‘mbivlere’ ne Itali ka shume oferta ne gazeta vajza te tilla kane nje cmim c’virgjerimi deri edhe 100 mije Euro.

  77. edrus thotë:

    31 March 2008 @ 12:12 pm

    Desha t’ju bëj një pyetje të gjitha atyre që e mendojnë si Laura dhe Silvi: “Nëse i biri i Berluskonit ose Bill Gate do ju dërgonte njerëz te shtëpia për t’ju kërkuar dorën… do ti thoshit se nuk martoheni pa dashuri?”

  78. emigrant thotë:

    31 March 2008 @ 12:27 pm

    Po cer diskuton, o Ed!!! Pyetje e ke, pash Zotin! Apo je tuj praktiku artin e pytjeve retorike… ;) Mire bo xhanem, se praktika bo mjeshtrin, thojne gjermon’t! :)

    PS MegjiFse, ne ate nivel ku e cove muhabetin ti, as retorike s’osht mo, po i bi si thojte i shoku im i gjimnazit, kur i qellote naj gjo qe s’e dite ne provim: “pytje e dhime” … :P :P

  79. -Tironsi- thotë:

    31 March 2008 @ 12:38 pm

    Vallaj Gates-in e Berluskoni Jr e kisha mor ene vete :D

  80. AR31 thotë:

    31 March 2008 @ 12:47 pm

    Laura shkrimi me siper eshte shume interesant, por ndoshta ti ke prekur me siper rastin me ekstrem. Une jam i mendimit, se nese djemte shqiptar qe jetojne jashte Shqiperise kerkojne te martohen me vajza shqiptare ne Shqiperi, nuk eshte “per te blere virgjerine e atyre vajzave”. Ky eshte nje konceptim shume oriental dhe mesjetar, qe vetem nje pakice vertet infine e praktikon dhe shpesh keta jane besimtar te devotshem te nje feje te caktuar…..!
    Mendoj se ne rradhe te pare, te kerkosh nje bashkeshort(e) nga Shqiperia eshte kerkimi i nje te ngjashmi (e), me te cili(e)n mund te ndash te njejtat vlera, te njejtat tradita, te njejten kulture - dike me te cilen mund te kuptohesh - nuk eshte vetem ceshtje gjaku, por eshte dhe thjesht ceshtje gjuhe. Sado te integrohen shqiptaret me vlerat e shoqerive perendimore, kultura shqiptare eshte e ndryshme nga ‘to. Kemi tjeter perceptim te disa marredhenieve, sidomos te atyre ne cift. Dhe ti ke marr nje ane te medaljes, qe djemte shqiptar “kerkojne nuse” shqiptare. Laura, ka shume shume vajza shqiptare qe jetojne jashte atdheut, qe me djemte e vendit ku jetojne nuk arrijne te krijojne raporte dhe qe enderrojne qe nje dite te krijojne nje familje me djem shqiptar. dhe keto vajza, po si ata djem, vijne ne Shqiperi dhe kerkojne djem shqiptar. Pra nuk besoj se ajo ceshtja e virgjerise eshte themelorja ne keto raporte. Mendoj se eshte dicka me teper, dicka qe ka te beje me origjinat.

  81. Moza thotë:

    31 March 2008 @ 12:47 pm

    ME kujtove nji shokun tim kurvar :
    Perflitej sikur nja pasanik shqiptar gay mbante dashnor nje cun te ri me kimet te madh. E mbyste me leke cunin e ri.
    Edhe thosh ku kurvari :
    He mer yahoo si smu ofru mua nonji kshu mer, se ne vend do pranoja. Sikur ca, une ka nuk jam duke e fut :-)

  82. Eralda thotë:

    31 March 2008 @ 12:52 pm

    He mer yahoo si smu ofru mua nonji kshu mer, se ne vend do pranoja. Sikur ca, une ka nuk jam duke e fut :) Googl-ën ?

  83. emigrant thotë:

    31 March 2008 @ 12:52 pm

    Ba ba ba ba… sa e hidhet qY je t’Honave me mjes mi!… :)
    Cer dmth “kurvar” i her, se kurr s’e kom morr veshT tamom! :P

  84. ardi thotë:

    31 March 2008 @ 12:54 pm

    Nje proverb Italiane : lopen dhe gruan merre nga vendi yt.

  85. lola thotë:

    31 March 2008 @ 1:11 pm

    O ardi, po c’italiane mo? Eshte puro shqiptare kjo thenia, madje andej nga anet e mija e kam degjuar shume vite me pare

  86. iliri thotë:

    31 March 2008 @ 3:34 pm

    Ajo nuki quhet as e perdale e as kurve me patente, por thjesht QEFLIE.
    Ndryshimi eshte i thjeshte. Dy epitetet e para jane sinonime te njona tjetres dhe nenkuptojne nje femer qe shitet me pare. Qeflia bo thjesht qefin e vet.
    Tani ky artikulli ne fakt synon tu hape syt meshkujve emigrant e tu thot se;- Kini kujdes se dynjoja ka nryshu. Mos bini preh e viktimave tuja.

  87. Laura thotë:

    31 March 2008 @ 6:00 pm

    Eshte trajtuar tashme te peshku tema e zgjedhjes se dashurise tek nje ‘zemer shqiptare’. Edhe per mua s’perben problem, perkundrazi…. nese ajo perzgjedhje miratohet nga te dyja palet vete (e nuk realizohet me kontrate shitje-blerje)

    Ai shkrim mesiper, ka te bej jo me kerkesen per nje nuse shqiptare por me “blerjen” e nje nuse=adoleshente shqiptare nga nje meso-burre…. dhe me mentalitetin qe e justifikon, qe e realizon….

    Po argumentonte nje shoku im dje, duke me thene se ai njihte vete edhe femra shqiptare te moshuara qe kane vajtur e kane gjetur ne Shqiperi nje burre te moshuar dhe i kane ndjellur me parate e tyre per te ardhur ne Amerika (ne te treja rastet burrat shqiptare kishin ikur nga Amerika dhe braktisur grate emigrante).

    Rasti eshte krejt ndryshe sepse burrat e kane marre vete vendimin per te ardhur ne Amerike. Ndersa, vajzat e vogla, qe shiten ashtu, (edhe kur bejne se miratojne ato nuk e dine se po shiten) nuk marrin pjese ne vendimmarrje… Nje person qe eshte 37 vjec, euuuuu, eshte rrahur mire me jeten (mund te kete edhe semundje seksule…), ndersa nje vajze qe sapo doli nga 8-vjecarja e vjen ne Amerike (qe se njeh as trupin e vet…), eshte ne varesi 100% te atij qe e ka blere. (ndoshta nga kjo blerje kane lindur dhe shume dashuri, ndoshta, per mendimin tim lind me shume dhimbje …)

    _____

    Llukan,

    Me fal, nuk e pashe qe e kishe vene edhe daten e meparshme.

    Ti e di, qe une kam kontribuar vete tek peshku, me shume kenaqesi edhe kam deshire te kontriboj gjithmone.

    Do me pelqente, ta dija, kur vihet nje shkrim i imi, qe te mund te marr pjese ne debat. Por me kryesorja, nuk di mbase e kam gabim por kete me kane mesuar ketu ne akademi, se me takon e drejta ta sjell vete shkrimin, domethene ta miratoj ne radhe te pare.

    Se kam kuptuar me thene te drejten si funksionon peshku, ne lidhje me te drejtat e autorit…. Nese ti ke plotesisht te drejte te vish te faqja ime e te marresh cilin shkrim te duash e ta postosh te faqja jote pa pyetur autoren atehere ok.
    Sidoqofte, vura ne pah edhe autoritetin e perzgjedhjes, jo per ta sulmuar, por per ta vene ne pah, sepse ekziston dhe eshte mire kur ai qe ushtron autoritet eshte i vetedijshem per autoritetin e tij.
    Me respekt,
    Laura

  88. edrus thotë:

    31 March 2008 @ 7:48 pm

    Nje person qe eshte 37 vjec, euuuuu, eshte rrahur mire me jeten (mund te kete edhe semundje seksule…)

    Laura, pa dashur të të ofendoj ty personalisht, por sipas këtij arsyetimit tënd, të gjithë kanë të drejtë që të mendojnë të njëjtën gjë për VAJZAT shqiptare që rrojnë jashtë.
    Dhe është pikërisht ky mentaliteti yt që mi ngre nervat, sepse për ne që jetojmë jashtë dhe që njohim shumë shoqe mjaft të mira që studjojnë dhe punojnë, na vjen keq që të dëgjojmë të tilla arsyetime.

  89. Laura thotë:

    31 March 2008 @ 8:55 pm

    Edrus,

    a di te lexosh brenda kontekstit? apo mjafton te marresh nje fjali, ti futesh nje citim, e shyqyr u hap nje dritare e re per te shkruar … aq mjafton?

    Mendoj, qe peshku u jep mundesine peshkatareve te marrin nga njeri-tjetri e te mesojne se si komunikohet… se si debatohet…

    akoma shpresoj…

    sa per ofendimet, nga ty e te tjere, eshte shume vone tashme, e keni kuptuar, Laures vetem sa ia rritin forcen dhe dashurine…

    Kur une shkruaj, nxitem nga dicka , dhe nuk e le ate dicka te shuhet (per aresye qe tashme i dini), mirepo nuk pretendoj se une e shkruajta ne menyre perfekte me te cilen te gjithe do te binin dakort. Kjo s’ndodh kurre! Me ate qe shkruaj ftoj ne debat… e ndaj bujrum… jepni me mire se une. per shembull Luliani e quajti shkrimin te ceket dhe tha qe mund te shkruhej me thelle, ndaj Luliani shpresoj te nxitet e ta shkruaj me thelle…. Ky eshte qellimi, komentet e shumta ketu e plotesojne shkrimin ne fjale… Bashkimi ben fuqine!
    Kur vijme tek peshku, vijme pikerisht per kete, jo per tu ndare por per tu bashkuar!

    “Bashkimi ben fuqine!”

    perndyshe to te isha mjaftuar, me nje te psheretime dhe do te kisha harruar fare fjalet e Korcarit. Nuk i harrova, sepse me ngacmuan dicka brenda vetes, me bene te shkruaj duke besuar se dicka ishte e padrejte, se kultura shqiptare ka shume gropa te zeza qe fatkeqesisht merren si ‘tabu tradicionale’ por aty akoma vazhdojne te bien te pafajshem, te shtyre ndonjehere me te dy duart e atyre qe mbase naivisht i duan me shpirt…
    Mund te kisha psheretire ne shtypshkronje, ne ate qytezen e krijesave te shperfytyruara …etj. etj. por jo, nuk do te mjaftohem me nje psheretime por do ta them me shpirt e me zemer (si i thone ne shqip) ate qe dua te them. E nuk do ta them vetem por do ta them me ju , bashkarisht…

  90. edrus thotë:

    31 March 2008 @ 9:03 pm

    Laura, ti e di që të du fort dhe ti thashë ato gjëra i bindur që do të më kuptoje.

  91. Blendi Salaj thotë:

    31 March 2008 @ 9:25 pm

    Laura te pershendes per shkrimin, edhe pse qenka gati 2 vjecar, eshte akoma tingellues - do jete perderisa te jete i tille problemi.

    Une nuk e kuptova se qysh biseda doli te kurvat se une e lexova ndryshe fjaline ku krahason femren me dy te dashur me djalin me dy te dashura. Nuk behej fjale per t’i vene epitet se c’quhet njeri e c’quhet tjetri - por per te evidentuar qendrimin me dy fytyra te shoqerise sone. Dhe kur biseda bie ne nivel “karakurvash” eshte per te ardhur keq. E megjithate ne vetvete reagimi tregon se reaguesit ndihen te kercenuar - nga ideja qe nje femer te kete barazi ne zgjedhjet apo eksperiencat SEKSUALE me nje mashkull. jo per ta banalizuar por mendoj se rrenja e ceshtjes eshte SEKSI.

    Nje femer preferohet e paprekur, e vogel dhe e pamesuar kur mashkulli ne vetevete eshte i pasigurte ne aftesite e veta seksuale. Sic e shoh une, ca burra kane frike se mos nuk i kenaqin dot grate aq sa ish i dashuri apo ish-partneri. Ndaj preferojne nje te paprekur ne menyre qe te mos krahasohen me ish-in dhe te dalin manget ne peshe.

    Tani, kjo qe them eshte shume pergjithsuese, ndoshta e gabuar se qellon dhe “psikologji” nga natyra, e une psikolog nuk jam, prandaj merri “me nje cike kripe” sic thone keta ketej se ndoshta ia mbys kot, po keshtu ma thote…

  92. Moza thotë:

    31 March 2008 @ 9:49 pm

    Ec mer Blendo,
    Se pas Calit asigja nuk kupton ma :-) dihet ajo pune :-) Muhabeti aty do shkote se kur flet per shkrepse do flasesh per zjarr, kur flet per Calin do flasesh per eren e detit, e kur flet per virgjerine do flasesh per kurvllikun :-)

  93. emigrant thotë:

    31 March 2008 @ 9:50 pm

    Blendo, se me dule m’shteg: e ke nigju ti at konceptin “e kom rrit vet”?
    Nuk osht llafi per naj damote a patllixhon, jo. Llafi osht qe goca “osht piketu” qysh ka klasa e 6 a e 7 (tetvjecare), i osht thon “je e imja, jom i joti”, ene kur vje vaFti, e merr per gru, jo per gjo tjeter, por “se e ke rrit vet”. Fidon si miser me kubik, ne fole katrore…. Prodhim i garantum organik, pa pesticide, pa kimikale te huja, shum i shnetshem pra….
    C’nuk meno pellazgu, Blendo… :D

    PS amon, vetem kaq serJoSisht mo i merrni kto tema, se deviacione do kete gjithe kohes, dhe e di c’eshte me e bukra: ne cdo kohe kto tipat barkmdhej e tullace (qe eshte nje stereotip kot, po hec moooo), qe blekan femna, mund te thojne “ju lutmi shum, kur ju bleni naj Nissan a Ford, nuk ju py njeri pse e si e blet; parapelqim vetjak, lum miku. Pra as ne mos na pysni qe si i dum grate qe do morrim. Per sa koh s’jena tu i morr me zor e s’po thyjm ligjet, cer doni… krisni B* e na leni rahat”….

  94. Blendi Salaj thotë:

    31 March 2008 @ 9:50 pm

    Si thu ti moza e kam drejt apo ia fus kot? Dmth e ke pas rrejt burrin se ishte gjoja “ma i miri, ma i forti”? :D

  95. Moza thotë:

    31 March 2008 @ 9:54 pm

    Are Blendo.
    Ste te kam si evlatin tim.
    Po une burrit po ti kisha thane ashtu sdo me kish shlu.
    Ti e shef qi une e kam gojen e hidhet.
    Po nji ashtu te hidhet jam ene m’dyshekt, ene ma drodhi ai fare burri ene shkoi e mur nru te re, fringo n’qese ene mu m’la kshu si pule me pupla te rame :-)

  96. rual thotë:

    31 March 2008 @ 9:59 pm

    mos u anko se pula plake e ban pilafin e mire :D

  97. edrus thotë:

    31 March 2008 @ 10:01 pm

    Moza, po ti je dhe e pjekme mi dreq, nuk i kupto kta gazetarët sa omël si… t’njiten… rrezik, mas atij komenti, edhe un isha duke i thënë: T’morrsha t’keqen Blendo!

  98. emigrant thotë:

    31 March 2008 @ 10:01 pm

    Lori, rruga per zemer kalo neper stomak, thojn, s’e ke keq, jo… :D :P

  99. Moza thotë:

    31 March 2008 @ 10:02 pm

    pilafin e mire dhe koqen e vese sa kaptina jote :-)

  100. rual thotë:

    31 March 2008 @ 10:04 pm

    po mos u shqyej fare per 2 leke diference :D
    ps.emigranto une celularet te perdorur i kam e nuk ankohem :D

  101. Blendi Salaj thotë:

    31 March 2008 @ 10:04 pm

    Moza, mos u bej shume modeste se kshu nga e shkrujtmja dukesh derro seksi. Sic e gjykoj une ai far burri s’te ka meritu. Nuk marun cunat.

    emo, nuk e kemi marre teper seriozisht jo por fundja secilit te veten. Ate shprehjen “e kom rrit vet” e kam pare dhe kam ngrene.
    Une kam nje shok ketu qe deri para ca vjetesh e kishte nda mendjen ta merrte te virgjer. Alamet cuni kshu, me prinder arsimtare ne Shqiperi. Une e pytsha, “Po mire me po ku do ta gjesh te virgjer?” “Ka sa te dush!!” ma bote llulla…

    Tashi plak, me ma propozu mua nje (ta zejm) 25 vjecare qe eshte mes te tjerash e virgjer une nuk do ta pranosha se vallahi me u bo goca 25 vjec pa provu seksin dicka do kete aty qe s’osht mrregull e nuk jom tu hy une i pari aty se me ka thon baba “mos shko or trim”!

  102. Moza thotë:

    31 March 2008 @ 10:06 pm

    jo jo nuk shqyhem, e marr me kadale
    se pastaj me thone te eshte bere sa krateri i gerdecit :-)

  103. Ll thotë:

    31 March 2008 @ 10:09 pm

    Laura,

    Ke te drejte, duhet te te kisha derguar nje lajmerim. Te siguroj qe do ta respektoj ne te ardhmen.

    Sa per “autoritetin e perzgjedhjes”, c’autoritet thua, ne jemi te gjithe ne rrethin tone te “peshqeve” :)

  104. Moza thotë:

    31 March 2008 @ 10:10 pm

    Mos me thuj mu derro seksi Blend se te bana lanet. :-) Faqezi, ste vje turp ! :-)
    Ene kur te rritesh do shofesh se nga e shkrujtma nuk diktohet gjo.
    Pa vene doren ne plage mer bir …
    Ke qene dhe anej ka Cali mer cun, ku vallai kaihere e shef nonji perballe e duket si gru e bam pastaj te del burre ose anasjelltas ose te dyja bashke.

  105. Ll thotë:

    31 March 2008 @ 10:20 pm

    ….ne cdo kohe kto tipat barkmdhej e tullace (qe eshte nje stereotip kot, po hec moooo), qe blekan femna, mund te thojne “ju lutmi shum, kur ju bleni naj Nissan a Ford, nuk ju py njeri pse e si e blet; parapelqim vetjak, lum miku. Pra as ne mos na pysni qe si i dum grate qe do morrim. Per sa koh s’jena tu i morr me zor e s’po thyjm ligjet, cer doni… krisni B* e na leni rahat”…….

    Apapapa C i boni femnat sende materiale, e hongre tani :lol:

  106. krasta krau thotë:

    31 March 2008 @ 11:58 pm

    Rrofshi o njerez… :D O falemners nga zemra :D :D :D :D Isha duke shkrujt dicka per Topallin (pune gerdeci) po ngeli aty ke rrjeshtat e pare… :D :D Skam as i argument me tej :D :D

    Per temen…
    Shkurt shkoqur qarte… Morali vetjak (Virtyti, etika, etj), jane vlera individuale, me kufij individuale dhe diskutimi me duket i panevojshem…

  107. toti thotë:

    5 April 2008 @ 6:39 pm

    E verteta eshte se meshkujt shqiptare te cilitdo brez duhet te nderrojne udhet ne menyre qe te jene ne loje perjashta kufijve.

    Per femrat shqiptare kombinimi me meshkuj te huaj eshte me i kollajte sepse te dyja palet ne kete rast kane nje lloj predispozimi perkundrejt mungeses se “entitelment”. Edhe pse kjo eshte e vertete, hendeku i dybotesive eshte shume i madh dhe mbas muajit te mjalitit nje lloj ndihme nga padishahu paleve u duhet.

    Ne pergjithesi sic thote ime moter, njerezit duhet te riciklohen c’do pese vjete, qe te mbajne shpirtin te pasuruar perdryshe thahet. Problemi behen femijet. Ketu duhet ndihme nga padishahu gjithashtu.

    Per mendimin tim te thjeshte Idiotet qe kthehen ne shqiperi te blejne grua jane idiote. Te tilla padyshim jane edhe idiotet qe i lejojne vetes te blihen me shpresen se do te bien ne dashuri me vone me burrin e vertete te endrrave.

    pak a shume.

  108. Darien thotë:

    5 April 2008 @ 10:44 pm

    Laureta ty te ka vajtur mendja keq me duket. Epo fatkeqesisht keshtu eshte realiteti jone. S’mund te kesh ti disa dashnore dhe prape te mos quhesh e perdale. Sorry! :(

    Nga ana tjeter femrat shqiptare duhet te jene krenare. Tek ne femra eshte nderi i familjes, as burri e as djali. Femra eshte ajo qe biles e mban familjen e mbledhur. Femra e ben familjen familje. Megjithe kete post te shenjte qe ka femra ne familje eshte njesoj si te “impeach” presidentin e USAve per veprime te pahijshme ne shtepine e bardhe.
    Tradicionalisht femra eshte e paprekshme dhe nje mashkull i zoti duhet te jete ne gjendje edhe te japi jeten per kete paprekshmeri.

    Keshtu qe e dashur nese kerkon te jetosh me realitetin tone, fatkeqesisht duhet ta permbledhesh pak veten dhe shijoje jeten me ate burre qe te jepet. Perkundrazi nese e ke henger ate plumbin e dashurise disa here gjej nje amerikan dhe mos e vri mendjen shume se c’fare bejne cunat shqiptare.

  109. Sabaheti thotë:

    5 April 2008 @ 11:30 pm

    Jo ore darien,
    Une per vedi se kom nermend me e kalu gjithe jeten me i burre :-)

  110. AlBan thotë:

    7 April 2008 @ 4:33 am

    C’kini more njerez qe ziheni kot. Te githe ne nje vend do te vemi, si ato qe jane vergjera dhe ato qe jane kurva. Ato qe jane kurva do kujtohen me teper se ato qe nuk kane dhene gje.hehehe:P Degjoni ketu more te mjere si meshkujt edhe femrat, gjeni njeriun qe u pershtatet te dyja paleve, se ja dhe more nje te vergjer, mbaroi dhe ajo pune 2 minuta, epo pastaj cfare do flasesh me te po ishte budallacke, apo do e lesh ne shtepi per te bere pete byreku..lol Nuk themi qe njerzit te dalin nga truri i kokes dhe o burra, por mos prisni dhe te rene nga qielli si meshkujt edhe femrat. Ju e beni si ajo fjale e urte a pleqeve qemoti, “Bota dighet, e kurva krihet”. Edhe ju jeta ka halle edhe me te medhaja, juve e vrisni medjen per nje pike gjaku qe sot e rikonstrukton perseri me operacion edhe duket femra sikur ka dale nga barku i nenes.

    Hajde qofshi me shendet edhe Zoti na dhente te gjitheve mend ne koke per kete pune se bota eshte kthyer perseprapthi.

  111. Idris thotë:

    7 April 2008 @ 5:50 am

    Nese me lejohet znj.Moze te jap nje pergjigje per “dike” qe nuk e kupton c’eshte kurvari …..
    Te gjithe ne kete botejane “Qejflinj” ….por dallimi midis qefliut dhe kurvarit eshte se ky soi i dyte i klasifikimit te Qejflijve …e kerkon….pa mbarimisht e KERKON….E LYP ….E NDJEK …si zagari gjahun :D :D :D
    pa dallim feje krahine ideje…. :)

  112. AlBan thotë:

    7 April 2008 @ 10:15 pm

    hehehe, emigranti kujdes daje, se ato te shami jane me te rrezikshme..:P Dalin si ai kongjilli i mbuluar edhe te bejne gjemen..lol

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com