Kush e vrau Kosta Trebicken: Zoti apo Sali Berisha?

Kosta Trebicka u vra!

Tash per kete nuk ka pike dyshimi?! Te pakten Edi Rama, Ilir Meta , Top Chanel dhe News24. Keto “institucione” te pavarura e kane deklaruar pas nje ekspertize qe tejkalon ne kohe dhe profesionalizem edhe ekspertizen e pritshme nga prokuroria dhe ekspertet amerikane.

Edi Rama, publikisht deklaroi ne media nje “vdekje jonatyrore’ dhe “viktima e 27-te e Gerdecit”, vdekjen e qytetarit te ndjere Kosta Trebicka.

Ne kete gjatesi vale edhe shume politikane dhe media te opozites, deklaruan se tash eshte momenti qe Sali Berisha te jape doreheqjen.

Ne fakt, kerkohet doreheqja e Sali Berishes, duke e shpallur ate fajtor dhe vrases te K.T. Deri ketu kerkesa duket e drejte: minimalisht kryeministri duhet te mos jete vrases.

Po sikur te ndjerin K.T., ta kete vrare Zoti, ne kuptimin qe vdekja nga aksidenti te jete sic mijera aksidente te tjera te ndodhura ne kete vend, per te cilat keta lidere dhe media, jo vetem qe nuk akuzojne Sali Berishen, por as emrat nuk u’a thone plotesisht por vetem inicialet, si p.sh. K.T.?

Me siguri duhet ti kerkojne doreheqje Zotit te plotfuqishem!!! Patjeter, sepse K.T. nuk eshte si gjithe te tjeret; ai eshte nje shkalle me lart; ai eshte “shehit”, deshmitari kyc i Gerdecit.

A thua se vdekja e tij e ndryshoi deshmine e tij, ne nje kohe qe ajo deshmi eshte siguruar ne Prokurorine e Republikes, ne Kongresin e USA dhe ne te gjitha llojet e mediave vizive, audio dhe ne Youtube!

Ne Shqiperi eshte bere zakon qe akuzat per vrasje politike te jene pa dogane, pavaresisht se ato as nuk mund te provohen kurre dhe as qe kane ndonje motiv, qe te jene politike.P.sh. filloi te flitej ( jo ne media) se edhe Dritan Hoxhen e vrane, edhe Gramoz Pashkon e vrane…..?!

Me kete ritem po e diskretitojme kot me se koti, vetem per qellime te ndyra politike, vendin tone.

Mjaft hodhet balte te nderuar mafioze te opozites!!! Neqoftese doni te flisni per vrasje politike hajde te flasim per mbi 12000 vrasje te atit tuaj Enver Hoxha dhe oligarkise komuniste ne vitet e diktatures!

Hajde flasim per vrasjen e Arben Brocit, Azem Hajdarit e dhjetra te tjereve te vrare nga Organizatat Okulte qe ju kane sjelle deri ne kete moment dhe pozite qe jeni sot!

Hajde flasim per vrasje “spektakolare” sic jane vrasja e Denis Gines me shoke, vrasja e Fatmir Haklajt me shoke, vrasja e Vajdin Lames etj.

Keto jane vrasje nga dora e njeriut. Per keto mund te kerkohet llogari dhe te jeni te sigurt se nje dite do jepet llogari.

Por kur njerezit vdesin vete, se nje dite te gjithe do vdesim, akuzat per vrasje jane aq te teperta, sa te vjen te mallkosh te pare e te mbrame, nga tmerri qe degjon me veshe. Te duket sikur vjala vjen K.T. ka kryer vetevrasje vetem e vetem se Edi Rama apo Ilir Meta duan me cdo kusht, edhe me sakrifica jetesh njerezore (njesoj si Illuminatet) te vijne ne pushtet.

Lodheni kot zoterinj mafioze!!! Mos kerkoni gjak aty ku nuk ju ka vrare njeri! Mos kerkoni pushtet, persa kohe nuk ju sjell ne pushtet vota popullore, edhe sikur te kete 200 aksidente rrugore ne dite. Mos mbillni ide te rreme se dikush ne Shqiperi, qenka mbi Berishen Ramen apo Nanon, qe vret e pret sipas nevojes se vet mafioze, se pastaj kjo ide do behet barre e rende qe do na zere te gjitheve perfundi.

E mbi te gjitha, lereni Kosta Trebicken, qe i beri nje nder kaq te madh kombit, duke regjistruar me vullnetin e tij te lire telefonatat me mikun e tij Diveroli dhe pastaj duke i publikuar po vete ne media, te prehet i qete.

me Respekt

Zeqir Doku

Tirane

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

47 Komente

  1. Ll thotë:

    15 September 2008 @ 12:49 am

    …A thua se vdekja e tij e ndryshoi deshmine e tij, ne nje kohe qe ajo deshmi eshte siguruar ne Prokurorine e Republikes, ne Kongresin e USA dhe ne te gjitha llojet e mediave vizive, audio dhe ne Youtube!….

    Deshmia s’eshte e siguruar derisa te paraqitet ne gjyq…..

  2. Qafir Arnaut thotë:

    15 September 2008 @ 1:16 am

    Hajde flasim per vrasje “spektakolare” sic jane vrasja e Denis Gines me shoke, vrasja e Fatmir Haklajt me shoke, vrasja e Vajdin Lames etj.

    Keto jane vrasje nga dora e njeriut. Per keto mund te kerkohet llogari dhe te jeni te sigurt se nje dite do jepet llogari.

    Po folem per vrasje te ndodhura nen hyqmin e toskeve, atehere duhet te flasim edhe per vrasje te ndodhura nen hyqmin e gegeve or taj i Dokajve te Trapojes!

  3. chene thotë:

    15 September 2008 @ 1:19 am

    Pra, ju te nderuar mafioze te opozites duhet te keni me shume repsekt dhe besim ne fuqine e organeve kompetente ne verdiktdhenie!!! Verdikti sigurisht sdo te levizi as edhe nje cm nga vdekja si pasoje e nje aksidenti.

    me Respekt

    chene,

    Tokio

    Me vjen pak inat ne fakt; premtonte te ish nje gjys shkrimi.. gjer nga gjysma..

  4. gre_wireless thotë:

    15 September 2008 @ 1:29 am

    “P.sh. filloi te flitej ( jo ne media) se edhe Dritan Hoxhen e vrane, edhe Gramoz Pashkon e vrane…..?!”

    Hera e pare qe degjoj qe Gramoz Pashkon e vrane. Veshtire ta thuash se kishte dhjetera te tjere prezent (jo si keta deshmimtaret e ngjarjes se Kosta Trebickes), po nese do te hapesh diskutimin e Gramoz Pashkos, mos harro ata te tjeret qe u vrane pas tij ne nxitimin per ta cuan ne Itali sa me shpejt e sa me shkurt

  5. Peshku Fluturues thotë:

    15 September 2008 @ 1:33 am

    Ore trima! Ju akoma “nuk gjetet” kush vrau Azem Hajdarin pas kaq vitesh pushtet, tani po gjeni te vraret e Enverit. Ik ore pirdhuni si njera pale ashtu edhe tjetra.

    P.S,
    O, harrova qe e gjeti Saliu qe ne momentin e pare pas vrasjes. Ishte Fatos Nano!

  6. klodi thotë:

    15 September 2008 @ 1:39 am

    boh sa shkrim i dobet ….. . Ik cop idjoti kulturohu anej nga klasa pare.

  7. Permetari thotë:

    15 September 2008 @ 1:40 am

    Pse vetem dy mundesi? Une them se ka me teper? Tingellon si ajo thenia “O me ne, o kunder nesh”. Peshku dhe ajo qe thote F. Lubonja ne ate artikullin e fundit (mos kerkoni sebep per te fshire komentet ju admin-et se s’po perdor fjale turpi :-) ), shkojne paralel.

  8. Drini Sh. thotë:

    15 September 2008 @ 1:46 am

    Fshati qe duket nuk do kallauz, thote populli o zoti Zeqir. Me vika keq se qenke lodh kot me kete shkrim.

  9. Shqiptari nga Prizereni thotë:

    15 September 2008 @ 1:59 am

    S’i s’u vjen turp o shqiptare? Si flisni keshtu kuturu dhe rrezikoni te fysni dhe nje zjarr tjeter Shqiperise meme si me te 97-ten…Le te mesohemi me ne fund se ligji dhe gjykatat percaktojne fajesine per krimet- jo shkrimet e gazetava dhe vjellja e vellaut kunder vellaut…Fundi fundit edhe Enver Hoxha edhe malukatet e koheve moderne ne toka shqiptare shqiptare vrane e do vrajne…Ndalohuni se kjo eshte turp…Bota e qyteteruar nuk llap kot por do evidence…Ndaloni s ekeshtu do digjni Shqiperine perseri!

  10. ftjkt thotë:

    15 September 2008 @ 2:08 am

    Shqiptar nga Prizreni, nese je shqiptar i vertete dhe te dhimbet memedhembja, atehere nuk duhet t’i flasesh shqiptareve te mos flasin por perkundrazi, ta ngrejne zerin e deri ne qiell ta cojne… nuk vjen e keqja nga e ngritura e zerit or jo, vjen nga ulja e kokes dhe parja vetem e b…. tende… Kjo or shqiptar, eshte e keqja e Shqiperise se sotme dhe jo ajo qe thua ti…

  11. bodeci thotë:

    15 September 2008 @ 3:12 am

    kosta do ti kishte bere nder te madh kombit po ta kishte denancuar qe ne fillim kete tregeti te ndyre eparate te shkonin per te miren e popullit e jo ne xhep te tij e te pushtetareve
    po sko fli gjume se dhe ti nuk na the gje more zoti Doku

  12. t_red thotë:

    15 September 2008 @ 3:22 am

    Enver Hoxha, Arben Broci, Azem Hajdari, Dritan Hoxha, me ne krye Ilir Meten, Sali Berishen e Edi Ramen… C’eshte ky kombinim emrash ketu?!

  13. bir o zot thotë:

    15 September 2008 @ 4:04 am

    Kush e peshkoj ket shkrimin mer amon,se na e hoqet petllen.

  14. Qafir Arnaut thotë:

    15 September 2008 @ 5:17 am

    Edhe ky shkrim duhet; ana tjeter e monedhes pa te cilen nuk do kishte vlere.

  15. Qafir Arnaut thotë:

    15 September 2008 @ 5:20 am

    rezikoni te fysni dhe nje zjarr tjeter Shqiperise meme si me te 97-ten

    nenen e paskemi bunder

  16. Genty thotë:

    15 September 2008 @ 5:50 am

    Enver Hoxha, Arben Broci, Azem Hajdari, Dritan Hoxha, me ne krye Ilir Meten, Sali Berishen e Edi Ramen… C’eshte ky kombinim emrash ketu?!

    Ke harruar pa permendur Zotin, ta heq petllen kur behet krahasimi doreheqjes Berishes dhe Zotit; Denis Ginen, ky kushedi sa vajza tirane ka flakur ne trotuaret e Europes…

    Kete lloj artikulli edhe militanti me i flakte duhet ta kete shkruar pasi i ka kthyer nja 5 dopjo.

  17. patrioti thotë:

    15 September 2008 @ 7:39 am

    E fillove mire or mik, pastaj e perfundove si idiot( si idiot i lindur do te thoshte Shvejku). Militant I NJ O R A N T

  18. Sorkadhja thotë:

    15 September 2008 @ 8:36 am

    “Mos mbillni ide te rreme se dikush ne Shqiperi, qenka mbi Berishen Ramen apo Nanon, qe vret e pret sipas nevojes se vet mafioze, se pastaj kjo ide do behet barre e rende qe do na zere te gjitheve perfundi.”

    O Zeqooooooooooooo nuk jane ide (dhe as te rreme apo te verteta se te tilla nuk ka) por hamendje ose dyshime qe ngrihen per struktura/qarqe jo shqiptare dhe jashte Shqiperie. Dhe mire behet qe diskutohet edhe per kete mundesi pasi historia ne vite e ka deshmuar se mosvigjilenca jone kombetare vetem na ka demtuar. Hajt pra merre shtruar dhe mo u merzit!

  19. J. thotë:

    15 September 2008 @ 8:49 am

    Po sinqerisht tani peshku…si nuk ju thye mausi kur e vutë kët Zeqon te faqja kryesore? Nuk jemi mësuar me prurje vjelljesh, era është e rëndë dhe infektuese…

  20. Sorkadhja thotë:

    15 September 2008 @ 8:55 am

    O Zeqo edhe diçka tjeter qe te mos me ngeli mendja.
    Ti ne titull thua se kush e vrau Kosten Zoti apo Sula dhe ne shtjellimin tend llogjik arrin ne perfundimin se Kosten nuk e vrau Sula. Pra gjithmone sipas teje i bie qe ta kete vrare Zoti! Mesa di une, dhe gjithmone brenda edukates dhe sjelljes time prej qytetari normal, shprehja “te vrafte Zoti te vrafte” perdoret per te mallkuar nje person qe ka bere krime apo ne pergjithesi vepra te turpshme dhe jashte moralit te shoqerise. Une nuk e di qe Kosta te hyje ne kete kategori, perkundrazi me denoncimet e tija tregoi se te pakten eshte edhe pak patriot. Nese ti ke mendim te kundert argumentoje ose perndryshe terhiqe ate titull se mos e lexon edhe Zoti e pastaj…………………………….

  21. Detari thotë:

    15 September 2008 @ 9:12 am

    Ky shkrim eshte nje paçavure qe nuk e meriton te lexohet fare.
    Eshte e natyrshme qe pas nje ngjarje te tille, qe eshte nje rrjedhje qe ndoshta dikush mund te thote :”e shikoni, e kam thene une. Çèshtja e Gerdecit do te kete koka turku dhe keshtu nuk ka per tu shtjelluar asnjehere”. Aludime nga te gjithe per mundesira te ndryshme te shkakut te aksidentit, jane mese normale. Prandaj te te mos i vije njeriut keq nese degjon lloj-lloj deklarimesh, te bera dhe nga politikane. Te mos harrojme se mjeshtri i aludimeve eshte vete Berisha, qe dhe disa minuta pas ndodhjeje te nje ngjarjeje e dinte me “siguri” se kush kishte gisht ne te. Ai beri grusht shteti me 1998 direkt pas vrasjes se Azem Hajdarit duke fajesuar Qeverine dhe Fatos Nanon ne ate kohe. Tani qe ai eshte ne Qeveri nuk i ben me ato deklarime dhe nuk tregon akoma se kush e vrau Azemin. “Betimin” e bere, Berisha nuk po e mban.
    Shpresojme qe hetimet te nxjerrin shkakun e vertete dhe pastaj te shohim sesi do te vazhdoje me tej.

  22. XYZ thotë:

    15 September 2008 @ 9:24 am

    Miremengjes te gjithe,

    Kisha di pietje :

    1. Nuk u lodhet me me hetimin e çeshtjes ?

    … dhe pietja e dite lidhet me nje çeshtje te rendesishme :

    2. ç’mendoni ju ne lidhje me gjuhen e perdorur ne epoken e komunizmit, dhe a mendoni ju se shqipja ka vuajtur nga kjo ? Eshte pasuruar ? Eshte varferuar ? Nese e dyta, ç’duhet bere ?
    ___________

    Pietja e dite eshte bere qe ta heqim mendjen nga keto hetimet alla sherellok holmse, dhe t’iu kthehemi puneve qe vertete na hyjne ne pune.

    Ju pershendes dhe ju ftoj te shumte ne biseden e organizuar me lart.

    Miqesisht,
    XYZ

  23. J. thotë:

    15 September 2008 @ 9:56 am

    Gjes XYZ. Për shqipen në kohën e komunizmit me një studim të përkryer e ka shtjelluar Xha xhai te blogu i vet. E gjen këtu.
    Shkrimi është në seri ka plot rreth 29 pjesë (nëse nuk gaboj), besoj se do mundesh të orientohesh në blog për vazhdimin. Për të të ndihmuar këtu. Më tej të ndihmon google. Shtyp “shqipja totalitare IV”, V, XXIX etc…
    Lexim të këndshëm!

  24. odin m. thotë:

    15 September 2008 @ 10:22 am

    O Doku,

    nuk ka nevoje te hiqet Sala me rastin e Kostes. E keqja eshte se gjithe kjo elite politike ish-spiune, se bashku me kameleonet ish-sherbetore te diktatures te kthyer ne demokrate duhet te ishin fshire me kohe nga ekranet tona…

    XYZ,

    Qe gjuha jone kishte nevoje per nje gjuhe letrare zyrtare si cdo vend tjeter kjo eshte e qarte. Fakti qe gjuha e perdorur deri ne ate kohe u zevendesua me kete te sotmen mbetet ta gjykojne gjuhetaret. Varferim pati gjithsesi se dialekti verior pothuajse u zhduk nga perdorimi, me teper u perdor ai i jugut.
    Kultivimi i dialekteve e ruajtja e tyre do e kishte pasuruar gjuhen tone per te shmangur huazimet e sotme pasi fjalori i varfer zyrtar i gjuhes shqipe ka krijuar nje boshllek ne perdorimin e sotem.

  25. adriatik thotë:

    15 September 2008 @ 10:27 am

    More Zeqo, pse perdor fraza kaq hipokrite? Kaq shume tu gezua shpirti qe vdiq Trebicka? E si e spjegon ti qe Kosta i beri nder te madh Kombit duke regjitstruar dhe denoncuar telefonatat e mikut te vet? Po eshte turp more Zeqo, po eshte gjynah nga Zoti mor Zeqo. Po ti nuk beson te Zoti more Zeqo se ndryshe do ta kishe ditur piken e pare te besimit tek Zoti ne te gjitha fete moderne se -Zoti nuk Vret-. Apo i ndryshon gjerat ti Zeqo ne menyre qe te dalesh ku do ti. Artikulli yt eshte krejtesisht inkoherent, ne te ka vec urrejtje per kundershtaret e Sali Kopanit tend!

    “E mbi te gjitha, lereni Kosta Trebicken, qe i beri nje nder kaq te madh kombit, duke regjistruar me vullnetin e tij te lire telefonatat me mikun e tij Diveroli dhe pastaj duke i publikuar po vete ne media, te prehet i qete”.

  26. drejtesia thotë:

    15 September 2008 @ 11:28 am

    te dashur bashqytetare dhe bashkvuajtes:
    nuk mund ti mari zoti keshtu rastesisht keta njerez duke qene deshmitar kyc te aferave shume shume te thella politiko-mafioze.
    eshte e qarte qe ne natyren e mashkullit ne politik menjanimi i konkurences i rrezikut te kanosur nga x persona behet vetem me eleminimin e tyre.
    a mund ta besojme qe te gjitha keto jane aksidente kur dihej fare mire se ky i ndjer ishte i vetmi person qe dinte shume ndoshta ca si shume per aferat e bera me armet kur dihej qe brenda ne keto afera ishim te implikuar njerez me mbeshtetje mjaft te forta politike sic eshte njeri prej tyre dhe djali i kryeministrit SHKELZEN BERISHA.Ju kujtoj se vite me pare vrasje te tilla beheshin ne palermo apo corleone te sicilise ne emer te salvadore riina qe dhe sot e kesaj dite nuk i pranon akuzat?Cfare duam me shume te kuptojme qe te ne politika=mafia?Perse te na mbyllet goja duke na dhene vdekjen?ky njeri kaq ideal sic ishte i nderuari dhe i ndjeri trebicka eshte nje shembull konkret.Por e verteta nuk ka per te dale kurre ne shesh pasi vendimet meren ne rrethin mbyllur mafioz,mos harroni se zoti trebicka ishte nje mik i mire i amerikes dhe akuzat e tij per pak sa nuk preken majat e mafies.Po e mbyll me thenien e kryeministrit tone“ME DUAR TE PASTRA“…………..

  27. ftjkt thotë:

    15 September 2008 @ 11:39 am

    Kush e vrau Kosta Trebicken: Zoti apo Sali Berisha?

    -
    Kur komentova ate thenien e Prizrensit aty lart, nuk kisha ndermend t’i kthehesha shkrimit… arsyet kuptohen… por titulli prape me terhoqi vemendjen. Te besh paralelizma mes Zotit dhe cdo qenie te vdekshme, shkon pertej herezise, budallallekut dhe injorances. Kur kjo qenie e vdekshme eshte ai ne titull kjo behet edhe me groteske. Çoç ke dashur te shprehesh or Zeqo, por ja ke futur aq kot sa lere mos e pyet…

  28. Taqi thotë:

    15 September 2008 @ 3:05 pm

    Vete e motra e te ndjerit pohon per mediat se i vellai humbi jeten aksidentalisht; Kurse e shoqja vertetoi (sipas telefonatave te kembyera me te ate dite) se K. Trebicka ishte i vetem ne Korçe.

    Por gjithsesi, verdikti i “partise dhe i popullit” eshte se fajtor mbetet Sali Berisha, ndaj eshte shume e veshtire t’i kundervihesh turmes/popullit/bagetise

  29. Taqi thotë:

    15 September 2008 @ 3:07 pm

    “Bagetise” e perdora me siper ne kuptimin e “instiktit gregar” - dmth : siç bejne delet ne kopé;

    “Nga shkon i pari, andej shkojne te gjithe”

    Kesaj i bashkangjitet shprehja : “kush del nga kopeja, e ha ujku” - ndaj, mendimi ndryshe veshtire se te tolerohet

  30. Sorkadhja thotë:

    15 September 2008 @ 3:12 pm

    O Taqi mos u merzit bre se ashtu si Tosit nuk i ndodhi asgje megjithse vrau pabesisht Azemin, ashtu dhe Sules nuk ka per ti hyre gjembe ne kembe per kete vrasje!

  31. spiritus thotë:

    15 September 2008 @ 3:15 pm

    O Taqo po sa me perkushtim je investuar mor burr i dheut! A thua se te kane ngaruar me mison te posacem ketu ke Peshku!! Edhe ben vaki, xhanem …

  32. Taqi thotë:

    15 September 2008 @ 3:29 pm

    thashe une qe mendimi ndryshe s’tolerohet, e jo me te pranohet !

  33. Taqi thotë:

    15 September 2008 @ 3:32 pm

    O Taqi mos u merzit bre se ashtu si Tosit nuk i ndodhi asgje megjithse vrau pabesisht Azemin, ashtu dhe Sules nuk ka per ti hyre gjembe ne kembe per kete vrasje!

    Une keta e kisha te qarte qe ne fillim o Sorkadhe, por po mundohem qe ju te mos fantazoni per filma policesk perpara kohe : prisni perfundimin e hetimeve e pastaj peysni veten kush e vrau (Ezad Pashane)

  34. spiritus thotë:

    15 September 2008 @ 3:34 pm

    Po ku e ke ate “mendimin ndryshe”"?? Ti po na citon kamunikaten qeveritare mor i uruar dhe oh sa je duke u lodh!! dhe kur shikon se nuk ta besojne kamunikaten..na quan BAGETI!! Je misionar, s ke faj.

  35. AR31 thotë:

    15 September 2008 @ 3:37 pm

    …shkrim mitingashësh…

  36. xhibi thotë:

    15 September 2008 @ 5:25 pm

    Zoti apo Saliu? S’eshte per te qeshur, po ky titulli me beri te qesh (jo me vdekjen e te ndjerit, po me keta te ndjerit qe shkruajn artikujt).

  37. abc thotë:

    15 September 2008 @ 8:11 pm

    o zot cfare kafshe je ti qe ke shkruajtur kete artikull dhe nuk e di a jeton ne hene apo ne shqiperi.edhe nje kalama 5 vjec ka me teper llogjike se ty, po kudo qe te jetosh ma merr mendja se ke nevoje per tu konsultuar me doktorin.
    Te gjithe ne shqiperi e dine se kush ka dore ne keto vrasje, por ti po e krahason kryeministin tone me Zotin.
    ke nevoje per patente o njeri.

  38. Zeqir Doku thotë:

    15 September 2008 @ 8:17 pm

    Te nderuar komentatore,

    Faleminderit per komentet tuaja.
    Ne fakt me duhet te pranoj faktin se jam treguar meskin dhe militant.
    Por ne momentin e shkrimit, me sinqeritet po ju them, se isha i tmerruar nga menyra se si po trajtohej ky aksident, nga menyra se si po behej fakt i kryer vrasja shteterore kaq lehtesisht dhe nga menyra se si po kerkohej reagim prej publikut nga lideret e opozites.
    Kuptohet, se ndaj ngjarjeve te tilla gjithmone ka teori konspiracioni, dhe ne fakt, kjo eshte vlera me e madhe e demokracise: e drejta per informim ne te gjitha nivelet e mundshme te dijes.
    Po ta rishkruaja edhe njehere kete shkrim, do te kisha se cfare te permiresoja.
    Duke ju falenderuar edhe njehere, gjej rastin te pergezoj “Peshkun pa Uje”, si nje forum i shkelqyer i mendimit te lire!!!

    Me respekt
    Zeqir Doku

  39. edrus thotë:

    15 September 2008 @ 8:22 pm

    Faleminderit Zeqir!
    Kjo ju nderon si autor.

  40. Genty thotë:

    15 September 2008 @ 8:35 pm

    ju te mos fantazoni per filma policesk perpara kohe : prisni perfundimin e hetimeve e pastaj peysni veten kush e vrau

    Tentakulat e oktapodit jane futur deri tek Peshku, ketu me vjen ne mend shprehja e oktapodit “shqiperia ne kohen e internetit”. Une e shume te tjere si puna ime kemi shume arsye per te besuar se ky eshte eleminim fizik, sepse behet fjale per nje vend si Shqiperia, behet fjale per nje bande kriminale qe emertohet me nofken qeveri qe kercenon me jete deputetet, behet fjale per nje oktapod qe viktimen pas denoncimit te korrupsionit e emertoi si koka mafies si njeri i degjeneruar… e dje del e thot se humbem nje qytetar nderi, nje njeri guximtar…

    Prokuroria dhe hetuesit amerikan nuk jane prenoncuar se si vdiq K.T, pse kjo ngutje dhe konkluzion i prere nga Qeveria qe cfare ndodhi ishte vetem aksident!!! Eleminimet fizike kryhen edhe me ane te aksidenteve, helmimeve, vetevrasjeve… vrasja eshte eleminimi fizik me injorant sepse eshte i dukshem qe implikohen persona te tjere. Edhe kjo e K.T eshte nje eliminim fizik i kryer nga persona profesionist por qe ne rastin ne fjale dolen amator.

    Pse ka persona ketu qe duan te imponojne faktin se gjithcka ishte aksident?!

  41. Godsmack thotë:

    16 September 2008 @ 11:00 am

    Po sikur mos te kete Zot…?

  42. Prenga thotë:

    16 September 2008 @ 11:16 am

    Po sikur mos te kete Zot…?

    mos o zot !

  43. arb1 thotë:

    16 September 2008 @ 12:06 pm

    SPARTAK NGJELA duke folur per kryeministrin: “një njeri i karakterizuar si i lig nga natyra, i sëmurë nga mendja dhe i paaftë nga intelekti”

  44. Artian thotë:

    18 September 2008 @ 10:34 am

    Kush e vrau Kosta Trebicken:Zoti apo Berisha?

    Kjo eshte nje pyetje per besimtaret.

    Me qe Zeqo ka shtruar kete lloje pyetje per besimtaret une do ti pergjigjem aq sa kam njohuri, se besimtaret, ndodhen perpara nje fakti,kush e sundon boten sot Zoti apo Djalli ?Pergjigja eshte Djalli.

  45. zeqir doku thotë:

    18 September 2008 @ 8:29 pm

    Sipas Artianit, meqe djalli sundon boten, ai sundon edhe jeten apo vdekjen e popullit te krijuar nga HYU. Ketu je i gabuar Artian. Por kjo eshte nje teme shume me e gjere dhe dinjitoze, per nje rubrike te re, dhe jo per kete shkrim qe ka titull provokativ. Une qellimisht e kam e regjistruar tek “Acarim Nervash”, dhe per hir te se vertetes kam qene teper i acaruar nervash kur e kam shkruar, dhe nuk eshte se jam aq krenar per kete shkrim. Me shume ishte reagim, sic edhe e kam sqaruar ne nje koment me poshte ketij shkrimi.

    Me respekt
    Zeqir Doku

  46. Artian thotë:

    19 September 2008 @ 12:34 am

    Zeqi,e kupton pyetjen qe vet ti ke bere?
    Kur ti ve pyetjen, Zoti apo Berisha,eshte njesoj sikur ti kesh vene nje emer djallit.,sepse vetem ata te dy, jane kundershtare me njeri tjetrin.
    Zoti e do njeriun dhe nuk mund ta vrasi.,ne se do ti referohemi nocionit, besim ne fe.

    dhe per hir te se vertetes kam qene teper i acaruar nervash kur e kam shkruar

    Mba menjen e kalorsit, dhe jo te kalit, Zeqir aga! :)

  47. TROPOJA thotë:

    15 October 2008 @ 10:25 pm

    Zoti Zeqir, me kete artikull shjegon shum mire disa qera qe ju “zterinj peshq” i dini,por, e keni shum te veshtire qe ti pranoni.

    Uroj qe ashtu si z. Zeqir, shume persona te ndershem te sjellin te peshku pa uje realitetin e ngjarjeve dhe te politikes Shqiptare dhe jo opinione simpatizantesh komunistash.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com