Me mire 1 Cikul, apo 3 Xhuvele?
Me mire pa ta, do thone shumekushi. Jo pa te drejte, por Politika eshte pune komplekse e ne qe e vrojtojme por s`marrim pjese e kuptojme vecse pjeserisht. E si mund ta kuptojme ndryshe.
bLendi bProgri
Merr Maks Cikulin. Ne cdo rast qe Demokratet Shqiptare marrin pushtetin ato as shohin pas, as anash -e kurre perpara- por gjithmone zgjedhin Minister te Shendetesise Maksim Cikulin. Te birin e Zisa-s. Thone qe Baba Cikuli ka qene dhe dekan i Fakultetit te Mjeksise, e i biri vazhdon traditen familjare. Drejtues i ati, po pronar i biri, nese pushteti s`do kishte rotacione per hir te votes –qe cale-cale por dhe ne Shqiperi sikur funksion, Maksi do e kish privatizuar Ministrine e Shendetesise me kohe. Askush nuk do bente fjale.
Ne fakt dikush po DO FLISTE, ky njeri i vetmi Minister Shendetsie ne disa kryeministra Socialiste mund te protestonte, po te dashur sic e dini e kam fjalen per te vetmin, te pa arritshmin, unikun ne sojin e tij, Mustafa Xhanin; qe sapo socialistet te marrin pushtetin do ja japin atij Shendetesine. Maksi vetem sa po i ngroh kolltukun, e Mustafai pastaj ja ngroh Cikulit e keshtu me rradhe. Like the Cycle of Life!
Na lodhe do thoni, atehere pse Maksi e Mustafa Xh. nuk meerren vesh e si bisnesmene te ndershem QE JANE nuk e Privatizojne Ministrine e Shendetesise se bashku?! Gjysme-per-gjysme, mu ne mes, 50-50 per secilin. As une se kuptoj pse. Por pergezime te dyve bashke per durimin.
Tani shohim Xhuvelin, nje zoteri fisnik qe titujt nuk i kane munguar qe ne djep. Sapo mbaron shkollen ai “titullohet” –krye- po, Kryeagronom, me pas Pergjegjes i Sektorit te Bujqesise, Berat, Nen- Kryetar Komiteti Ekzekutiv, Shef ne Lushnje e me pas Rektor i Kamzes. Deputet ne 1991-92, Minister i Bujqesise dhe Ushqimit, e me pas i Ambjentit. Nano,Meta, Majko, Nano, Berisha (e vete Satanai) nuk munden (as qe tentuan ne realitet) ta largojne Xhuvelin. Shefin e Perjetshem Xhuvel, cdo qeveri e do, cdo K/minister e ka xhan, aqsa dhe Demokrati Sali nje njeri jo i njohur per “perqafime e puthje” u puth me Xhuvelin.
Aty me rri! Ne popull ka marre dhene shprehja “Puthu me Milon” kjo eshte kthyer ne nje mburoje per Makset, Xhuvelet, Gjanat, Pollot, Shehet, Paskalet etj, por ama “puthja Xhuveliane” eshte c`eshte. Nuk mundet qe dikush te puthet me Xhuvelne, e ta harroje ate eksperience, te pakten keshtu thone ato qe e kane provuar. Xhuveli puth si …Demon, e “ne u puthsh me Xhuvelin- ke puthur vete djallin”.
Po Maksi a puth? Puth, por jo si Xhuveli. Xhuveli ka buje, rremuje, qesh me zor e hater, te hedh doren ne shpatull, bile te pyet per gruan, femijet e komshinjte. Maksi? Jo.
Nuk dihet se ku Klani Cikuli ja ka zene “Koken me Dere” Klanit Berisha, c`borxh u ka ai atyre sa qe sa here Berisha merr pushtetin, bile dhe pa i telefonuar se shoqes- te bekuares Liri- ai telefonon Maksin.
-Hej Maks, gjeje cfare? Fituam pushtetin!
- E pastaj, c`lidhje ka kjo me mua- e pyet Maksi C. gjithe hunde e turinj.
- Si c`lidhje ka -buzeqesh Sala Bi, vesh me vesh - si ore i uruar, po kush do ma drejtoje Shendetesine mua?
- Ohu, ia kthen Maksi, i acaruar tashme, gjej nje tjeter, nuk jam une ketu sa here qe fiton ti te manaxhoj Shendetesine Shqiptare. Une dua Mbrojtjen, Artet, gjithshka por jo Shendetesine… hmm, pse jo Mjedisin?!
- I dashur Maks- behu i arsyeshem, Mjedisin nuk ja merre dot kush Xhuvelit- e une s`do e provoj ne kete moshe, te Lutem, te pergjerohem, dhe kete rradhe merre Shendetesine. Aman, me qafsh. Per hater te tyt eti, qe ka qene burre flori. Maks ti nuk ke lindur per te qene shef pavjoni e as drejtor i QSU, ti je Asi i Menaxhimit te Shendetit. Te lutem thuaj PO.
-Heshtje - Maksi po mendohet.
- C`ti them une popullit, populli po pret! – Lutet Saliu, e deshperimi i dallohet dukshem ne ze.
-Ky dreq s`po me hiqet qafe- mendon Maksi i merzitur- Po mire o Sali, por kjo te jete rradha e fundit ok?
-Ok Makso- si te thuash ti- qesh Sala i sigurte si gjithmone se nuk i eshte ndryshkur sitili I korruptimit te njerzve, i sigurte se dhe ne legjisalturen tjeter (e sa her te marre pushtetin) Maksin do e perdore per Shendetin.
-Sali ke gje tjeter se une do iki tani, kam nje Album Pullash pa plotsuar – thote Maksi neper dhembe- dita a Pullave eshte gati e Shenjte per te.
- U tha u be, me gezove pa mase, merre dhe Torin (Mentor Petrelen) e shkoni i cik anej ka Shendetsia, e mi fusni i Reforme ka ato te llahtarshmet, si ato ato variacionet me kitare qe bote Genc Dashi te Kisha, qemoti, e di ti..
Ne fakt lexues, biseda nuk eshte riprodhim fjale per fjale, jo per vetem se Berisha nuk perdor dialektin tironc, e ai se ka haberin se kush o/ishte Genc Dashi, aq me pak e zinte ate vendi te degjonte variacionet rock me kitare-te kisha. Fakti mbetet i palekundur, nese Berisha mori Maksin, a Maksi shkoi ne M. e Shendetsise te marre dorezimet sapo degjoi qe fituan demokratet, ka fare pak rendesi. Maksi eshte minister i perjetshem i Demokrateve, shendetsia eshte e zene, just move on. Goje te liga kane shkuar aq larg sa thone qe Ministria e Shendetesise te titullohet Ministria Xhani-CIKULI.
Xhuveli eshte i zhurmshem, me buje, degjohet qe larg e nuhatet ne advance, Maksi Jo!
Xhuvelin e urrejne te gjitha palet , eshte kontraversal, i papritur, Maksi Jo!
Xhuveli rreshqet, manovron, terhiqet, sulmon, krijon lidhje e aleanca fluide ne parlamente a filxhane kafeje, i papritshem, i rrufeshem, kthehet dhe 180 grade ne nje 5 leksh, ben c`ti teket e kur ti teket, Maksi Jo!
Njerezit merziten me Xhuvelin e disa kane nisur te fusin shprehje qe vijne, sillen a origjinojne nga Xhuveli, P.sh. Xhuvelesia, Xhuvelizmat, Xhuvelerite, Bej nje Xhuvel, a mos-me-keq, Ik ore Xhuvel! Pse ja kane nxire kaq shume?! Xhuveli vec do te jetoje. Xhuvele historia njeh qe nga krijimi i saj. Njerez qe tradhtojne nje pale per nje tjeter? Kur kjo ka nisur te krijoje habi?
Njerez qe braktisin aleatet per te qendruar ne Pushtet,- rralle here jane quajtur budallenj.
Tani askush nuk ja la Xhuves te ruaje parimet, te zbatoje rregullat e lojes apo te behet Garantor i Moralit! Pra pse ja leme fajin Xhuvelit? I biem/bien ne qafe Xhuvel mavrise qe kurre ne jeten e tij s`kerkoi dicka me teper se nje Ministri, Bujqesi/ Mjedis, e ta haje dreqi dhe ne kaq bukeshkale. Lere Xhuvelin- duhet te themi- ate e sheh, ate e njohim, ate e dallon nga e kur te vjen. Xhuvelerite as si shpiku ai- Lefteri- e as filluan ne Parlamentint Shqiptar.
Pse te mos merremi me Cikulin? He pra pse? Cikuli eshte pa ngjyre, me i rende se ajri gjithmone pasi ai gati rri nen tapet. Vetem zgjedhje e marrje pushteti mund ta beje nje Cikul te ngrej koke mbi tapet. Pse CiKuLi nuk ndihet, pse Maksi nuk bezan, a me mire:
Ku eshte Maksi C. kur demokratet nuk jane ne Pushtet? Me te drejte populli pyet.
Maks nuk ka, kerko Cikulin ti e Cikul askund. Si shpjegohet kjo, c`po ndodh, a me mire c`ka ndodhur me Cikulin. Eshte ai i semure, eshte jashte shtetit me sherbim a specializim, apo ka vendosur te futet “undercover”- asnjera miq te mij. Cikuli vec se ka vendosur te beje “pushimin e rradhes” . Cikulizimi, ky eshte vetem nje nga termat e perdorur. Ne shqip quhet Gjume
Letargjik. Ne politike duhet quajtur Cikulizim. Cikulizimi ben qe organizmi te kurseje energji, te mos ndihet, te mos botohet a citohet. Nese dikush praktikon Cikulizmin ai e ben ate me vetdije. Media, si TV dhe shtypi s’e gjejne dot, e kerkojne e me pas e harrojne. Nje Cikul i suksesheme te del mu nen hunde kur s`eshte ne pushtet e ti s`mund ta dish kush eshte, bile as kush ka qene ai ,e asnjehere se kush do behet ai me pas. Pervec Maksit- qe kostumin e M. te Shendetsise e ka te prere, por ne e kemi fjalen ketu per CIKULIZIMIN si dukuri natyrore.
Cikulet sillen urte e bute, kurre s`ja prishin padronit. E ai hidhet ne zjarr per ta, i shkreti kujton se kjo do receiprokohet, kurre, Nje Cikul asnjehere nuk digjet per askerkend, aq me pak me zhurme si 2 Xhuvele.
Militantet Partiake i hidhen kryetarit, peshperisin, bertasin, kuvendojne e c`nuk bejne, por Kryetari nuk tundet. Ato i thone se Cikuli/CIKULET nuk vijne ne mitingje, nuk flasin ne parlament, nuk iqendrojne vijes se PD-se ne shtyp, bile nuk ndihmojne militantet ne nevoje. Ato drejtojne gishtin ngs Cikuli si per ta akuzuar, por Kryetari Sali nuk leviz.
-Ti qe dogje Spartakun e perkushtuar, se si Ngjale (quhet Ngjele) te bindej, te lepinte, te ferkohej e bente gjithshka per ty, pse e mban kete Maksin, c`na duhet ai ne?
-C`beri Maksi oer ceshtjen tone kur pushtetin “na e vodhen” te Kuqte, ai nuk eshte blu i vertete, ai behet boje kaf e nuk leviz per muaj e vite te tera, nuk proteston, nuk bertet, nuk cirret. Ja krytar; sa here e ka humbur zerin ne Mitingje, Maksi?! –pyet nje demokrat kuksjan, por i presin fjalen
- Maksi nuk vjen ne mitingje asnjehere. Oh ok, por sa here e pate duke bere propaganda per PD, duke marre takim me popullin? Asnjehere.
Disa here e kane pare te marre ngjyre te gjerlber, ca thone qe ka dhe pulla te kuqerremta- e gjeta thote deputeti i Shajakut- Marka Gjin Kolprel Deli Ndreca- Quhet Kamufljexh.
Aman dhe ti M.GJ.K.D.N ia kthen i deshtuari kandidat per deputet Pd isti i zjarrte e Vlonjat Genci Panazaqi, na mbyte me kete Inglisht. Te gjithe e dinin se M.GJ.KDN, qe kur ish kthyer nga Masteri qe kish mbaruar ne Amerike per 10 jave, vec ne Inglisht fliste.
-Ne shqip i themi Kamuflim, Maskim, jo Maksim, por mund ta quajme Cikulizim, NESE KRYETARI S`ESHTE KUNDER.
Sales i rreshqiti nje buzqeshje, Qerrata ky Maksi e ka Kthyer Cikulizim ne Art, por te thone c`te duan ai Minister mbetet.
Tani ne shume vende njerezit ndryshojne parti, bejne shnderrime, votojne kundra etj, e ne po marrim si shembuj disa vende Anglo Saksone, pasi ne fillofshim me Itali/France e kso dore do fleme ketu, a me mire s’do fleme fare. Ne Kanada si rast i famshem eshte rasti i aferm Emerson, nje minister qe u votua ne nje Parti e pasi hyri ne pushtet, nderroi partine. Ne Angli ne 1999 Shon Vuduard ( Shaun Woodward) nga Konservator u kthye ne Laburist. Ne Politiken angleze/ canadeze/ australiane kjo praktike quhet “crossed the floor”, ndersa ne USA “ Party Switch”.
Qe nga 1981 kur Roni Regan ishte ne pushtet; 17 individe kane nderruar Parti ne Congresin Amerikan. Senatori James Jeffords I Vermont-it la Republikanet e shkoi tek Demokratet duke akuzuar lidershipin e Partise Republikane per mungese tolerance, e ato e akuzuan ate per petulance.,sikur ai nderroi parti kot, se iu tek.
Raste te tjera te famshme nganjere dhe qesharake jane shenuar na individe qe nuk nderrojne Parti, por ato vetem sa kalojne ne kahun tjeter per te votuar ndryshe. Nje MP ( Member of Parliament) Australian Rexh Rajt (Reg Wright) gjate 28 vjetesh ne Parlamentin Australian ka votuar 150 here kunder parties se tij. Po, 150 here kunder, rekord i vertete.
Megjitheate rasti me i njohur per cdo Student te Politikes mbetet rasti Curcill. Ne 1904 ai kaloi (crossed the Common`s floor) nga Konservatoret tek Liberalet. Ne fakt Curcilli kete e beri per te mbrojtur parimet e tij, dhe e justifikoi duke thene se “ ishte nje thirrje me e larte” duke aluduar tek dicka hyjnore pak a shume-PARIMET. Nese dikujt i intereson rasti ne fjale, ishte keshtu. Partia Konservatore vendosi te ndiqte nje Politike Proteksioniste Ekonomike, e te ndalonte ecjen e rrjedhshme te Tregut te Lire. Curcillit kjo ju duk cmenduri, pasi ne Angli Politika e Tregut te Lire kishte dhene sukses permbi 100 vjet. Ai protestoi, beri debate, kerkoi takim me lideret konservatore por nuk au mbushi dot mendjen, keshtu qe vete nderroi Patri e u hodh te Liberalet, e kohe me vone per ti braktisur ato ne favour te po…. Konservatoreve.
Curcilli me nje fjali e ka permbledhur moralin e Politikaneve kudo qe ndodhen: “Disa Njerez ndryshojne Partine per hir te Parimeve, te tjere ndryshojne Parimet per hir te Partise”
Keto jane disa shembuj te thjeshte sesi ne Politiken boterore ka raste nderrimesh, votimesh kundra, aleanca e braktisje, e nisur nga kjo mua me duket akoma cudi sesi Njerezit ne Shqiperi Revoltohet kur nje Parti Non Ekzistente si Partia Agrare e Xhuvos, e krijuar me te vetmin misjon te Mbaje Lufterin ne pushtet, kalon ne krahun tjeter e Populli bertet TRADHTI.
Tradhti? Qe kur keshtu, ndaj kujt, Nese Partia Agrare do kish bere dicka per Agraret, bujqesine etj atehere eja burra te revoltohemi bashkarisht, por kur Xhuveli vete ua ka thene qe kjo parti, keto 1-2-3 apo 4 deputete kane nje funksion e nje te vetem qe une te behem/ te rri/ minister, atehere besoj faji nuk eshte i Xhuvelit. Ambicioz, pa parime, i neveritshem-bravo i qofte, nje parti e individe te tille sikur i shkojne (por si duhen) vendit tone per shtat. Pa politika te qarta, me politikane ganstere, pa etike e edukim, me nje arsimim ish-komunist me formim anadollak, atehere c`duam ne me shume.
Ne parlament po vegjetojne apo kane vegjetuar njerez te tipit Ngjela, Ceka, Zogaj, Mustafa, Berisha, Nana, Blushi, Brace, Meta, Dedja,Lesi, Xhani, Cikuli etj. Ja prape erdhem tek Cikuli, i fundit si lezeti, ifundit e i padukshem. Cikuli ka hyre ne dukurine e Politikes Shqiptare si e Kunderta e Xhuvelit.
Urte e bute e gjithmone ne Pushtet. Cikuli ndoshta do jete e para njesi matse e Politikes. P.sh kur themi Nje Cikul, s`eshte degjuar gje fare, 2 Cikule, pak, 3 Cikule peshperime. Qetsi!
Edhe 100 Cikule, nuk arrijne Klithmen e nje Xhuveli, qe qan/shan/ bertet e cirret per pak Ministri. Ndoshta Cikuli rri urte pasi e di se Ministrine aty e ka, jo shoke jo, Cikuli si do te jete puna nuk degjohet. E sa Cikule si ai ka pasure e do kete ne Realitetin Shqiptar.
Pra ti pergjigjemi Pyetjes si eshte me mire te kesh, 1 Cikul apo 3 Xhuvele? Meqe une s`jam kryetar i partise/ve une nuk e di, por ka besim se keq jane te dyja zgjidhjet, si Cikulet e si Xhuvelet. Po te jem Saliu nuk u bej naze te duve, CIKULET e Xhuvelet jane ok, per sa kohe qe une jam ne Pushtet.
Rrofte njeri skaj i politikes shqip, skaji i bujshem-Xhuveli
Rrofte skaji tjeter i politikes alla shqipo- skaji pa-zhurme CIKULIZIMI.
Maksim Cikuli, e Lefter Xhuveli, dy pole te kunderta te nje shkopi te perdredhur e gjithe gunga; qe ne e quajtme POLITIKE SHQIPTARE. Nga ta kapesh gjithska eshte mbrapsh.
abyssus abyssum invocat nuk thone kot latinet nje hap i gabuar sjell tjetrin!
4 December 2006 @ 7:46 am
Bravo Progri!
4 December 2006 @ 10:00 am
nice try blendi! kishte pasazhe qe ia vlenin te qeshje …
te dyja anet e ketij shkopi njesoj te neveritshme. vecanerisht xhuveleria, qe e njoh pak me mire, qe do me pelqente ta quaja adrianeria (beme baba te te ngjaj). une jam i dhene pas studimit te gjenetikes, dhe ndoshta duhet ta kisha pare xhuvelerine coming long time ago.
sna mbetet te themi vec :zoti e shpetofte shqiperine (dhe per shqiperine nuk ka zot qe e shpeton, me besoni), mgjse na ka shkare goja dhe e kemi thene nje here per mbretereshen … keshtu qe radha ime ehste djegur. ngrini zerin ju te tjeret …
4 December 2006 @ 11:07 am
Bravo Progri,
Skam ca te shtoj tjeter,nuk eshte hera e pare qe shkruan kaq sakte.
4 December 2006 @ 1:47 pm
Blendi, Une per nje Cikul e tre Xhuvele te oforj dy Gjana, tre Barka dhe nje Leskaj (per garniture)
4 December 2006 @ 1:49 pm
He se harrova: edhe nje Hajdaraga dhe dy Memushe
7 December 2006 @ 2:53 pm
Ky Progri ja fut si kau peles. Krahason Curcillin me Xhuvelin. Shume i sakte eshte. Apo politiken amerikane dhe angleze me ate te dushkut shqiptare. Na lodhe o Proger me filozofine tende si ajo e fotografise.