Mos u shmangni nga thelbi i Kosoves…
Ketu ne dhe te huaj me ka rene rasti disa here dhe sidomos tani me pavaresimin e Kosoves qe te perfshihem ne debate te ndryshme me individe qe nuk e aprovojne pavaresine e Kosoves. Arsyet sipas tyre pak a shume jane :
- Kosova qenka pjese e Serbise.
2 shtete shqiptare qe sipas tyre eshte paradoks
do te perbeje precedent per levizje te tjera separatiste
Shqiperia e madhe ( qe e konsiderojne si nje shprehje shoviniste )
Kosoven e beri shtet USA
Si ne duhet te pergjigjemi:
- Le te mos hyjme ne debatet historike sepse nje te huaji nuk ke kohe ti shpjegosh historine. Por te flasim me faktet e kohes tone. Kosova nuk ka si te jete pjese e Serbise! Kosova nga ana juridike ka qene subjekti i Jugosllavise. Ashtu si dhe 6 republikat e tjera. Ne momentin qe Jugosllavia nuk jeton me, Kosova eshte ne te njejtin nivel te drejte me republikat e tjera.
Ne kohen e Jugosllavise kishim 6 republika. Shqiptaret e Kosoves qe ishin populli i trete ne numer nuk ishin republike. PARADOKS!. Mali i Zi me 600 000 ishte republike dhe Kosova me 2 000 000 nuk ishte.Ka 2 shtete greke (Greqi + Qipro), 2 shtete rumune (Rumani, Moldavi). Ka pas dhe 2 shtete gjermane. Pra ne kete pike nuk kemi precedente.Kosova nuk mund te perbeje precedent per levizje separatiste ne bote ashtu sikuder thote dhe Rusia. Kosova nuk doli nga Serbia por nga shkaterrrimi i Jugosllavise. Nga ana e saj vete Rusia eshte duke nxit levizje te tilla ne Gjeorgji, Moldavi.Per cdo komb ne Ballkan ka nje term te ngjajshem me Shqiperine e Madhe. Kemi Megalidene greke, Nacertanian serbe dhe Rumanine e Madhe, Bullgaria e madhe. Por ajo qe zhvlefteson akoma me teper shqEtesimin nga termi Shqiperia e Madhe, eshte se Shqiperia kurre nuk u be e madhe ne ekspansion te te tjereve. Termin Shqiperi te madhe duhet ta luftojme dhe ta zevendesojme me termin Shqiperi etnike.Kosoven e beri shtet USA. Eshte e vertete qe ndihme te madhe na dhane. Pro Kosoven e beri shtet qendresa e sja ku cdo 10 vjet kish protesta ne shekullin e kaluar. Kosova e mbajti te padryshuar raportin etnik perballe shpernguljeve qe Jugosllavia u beri shqiptareve ne vite. Pastaj dhe kur shpallen pavaresine shtetet ballkanike e kishin nga nje perkrahes ne Fuqite e Medha. Pra nuk ka asgje te keqe…
Por pasi te kemi renditur gjithe keto fakte duhet te harrojme se gjeja me e rendesishme nuk eshte e drejta per vetvendosje. Por e drejta per ekzistence. Nje e drejte qe u vu ne dyshim nga gjenocidi serb i 1998.
Ndaj dhe ne me kete teme bisede duhet te fillojme debatin tone per Kosoven. Ne Kosove ndodhi nje gjenocid dhe spastrim etnik ne mes te Evropes dhe para as me shume se 10 viteve. Ata qe diskutojne pavaresine e Kosoves dhe nuk njohin keto fakte jane thjesht injorante te cileve duhet tu hapim syte. Kjo eshte arsyeja primare pse duhet te jete Kosova e pavarur. Qe ai gjenocid te mos ndodhe me. Ketu ne duhet te insistojme para se te hyjme ne debatet historike apo te se drejtes nderkombetare.
Ata qe nuk duan ti njohin krimet duhet tu themi vec TURP!
Keto linke jane pe disa nga masakrat.
http://edition.cnn.com/WORLD/europe/9904/05/kosovo.refugees.04/
http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/368524.stm
23 February 2008 @ 4:56 pm
Provo e thuaja A.Canit këto…
Një i huaj mund edhe të arrijë të arsyetojë pas këtyre fakteve, por problemi janë disa shqiptarë (disa edhe e pranojnë që s’janë të tillë) që kanë qejf që të mos ti bijen shkurt, por të stërzgjaten … bile deri atje sa të vihen me shpirtmadhësinë prej shenjtësh që kujtojnë se janë, edhe në pozitat e “fatkeqëve” serbë ….
23 February 2008 @ 8:45 pm
[…] tek Peshkupaujë, megjithëse e pashë disi në një cep tek shtypi (dhe pa autor!!), pashë një artikull që JA VLEN të rrijë në faqen kryesore dhe kështu t’ju mbyllë gojën të gjithë atyre […]
23 February 2008 @ 9:03 pm
Autori jam une Toni_1977.
Dhe tani po e shikoj se nuk ka dal nick name im. Shpresoj te jete gabimi im. Perndryshe do te me linte nje shije te hidhur…
Kete shkrim e kam postu dhe diku tjeter. Mund ta provoj…
Megjithate nuk ka shume rendesi. Rendesi ka fakti se ne duhet te dime te debatojme ne lidhje me ceshtjen tone kombetare dhe jo te rrembehemi nga nacionalizmi i verber; ne te kunderten do te binim ne te njejtat gabime ashtu si dhe nacionalistet serbe.
Ne duhet te dime te tregojme se jemi me lart se ta.
23 February 2008 @ 9:31 pm
http://www.top-channel.tv/forum/viewtopic.php?t=16387
23 February 2008 @ 10:12 pm
Toni’77, erdha vetëm për të të falenderuar për ç’kishe shkruajtur, (dhe për më tepër mund të shikosh blogun tim)