Në fillim erdhën për Alfredin…
Besjan Pesha
Gazeta Panorama
03/11/2008
Në fillim erdhën për Alfredin…por unë nuk isha gazetar, ndaj nuk reagova. Edi Rama e kishte kërcënuar rëndë në telefon Alfred Pezën, sepse ky guxonte dhe pasqyronte lajme që kritikonin punën e tij, por unë as e njihja dhe as kisha të bëja me të, ndaj nuk luajta shumë nga vendi.Pastaj erdhën për Kokonën. Edhe ky kritikonte vijën politike të Ramës dhe nuk binte dakord me të, sepse i dukej autoritare dhe antidemokratike. Por unë as atë nuk e njihja, nuk banoj tek njësia bashkiake, që ai drejton dhe të them të drejtën pak më intereson nëse Rama ia prish apo jo shtëpinë, sepse shtëpinë time shyqyr Zotit nuk ma prish dot, e kam në kat të dhjetë.
Pastaj erdhën për Sazanin e Altinin, i kërcënuan shpirtërisht dhe ekonomikisht sepse guxuan të kritikonin politikat kundër gjelbërimit që Bashkia e Tiranës po ndiqte dhe betonizimin e pamasë të saj. Unë nuk u ndjeva, sepse edhe nuk para marr vesh nga këto punët e gjelbërimit. Sigurisht që do më pëlqente shumë që poshtë pallatit apo qoftë edhe disa apo qindra metra më tej të më zinte syri ndonjë pemë a lulishte, por jam mësuar të jetoj edhe pa to.
Erdhën edhe për Taulantin. Ai guxoi që të akuzonte vajzën e Berishës, se ishte e lidhur me grupe mafioze e po vidhte pasuritë kombëtare. Kryeministri e shau dhe kërcënoi jo vetëm Taulantin por edhe gjithë familjen e tij, por unë sërish nuk thashë gjë. Nuk fola sepse Taulantin nuk e kam qejf si politikan dhe për më tepër nuk doja të ngatërrohesha me kryeministrin. Gjithsesi edhe Taulanti nuk foli më kështu që ajo histori mu duk pa vlerë.
Erdhën për prokurorinë dikur. Por unë nuk isha prokuror e as kisha të bëja me ta. Nuk e pashë të udhës të flisja edhe pse e shikoja, që presioni që i bëhej nga Berisha nuk ishte aspak i motivuar nga dëshira për zbatimin e ligjit, por nga shqetësimi i miqve të tij mafiozë. Unë nuk reagova sepse kisha frikë. Një ditë erdhën për banorët e Gërdecit. Disa i vranë e disa të tjerë i plagosën e ata që mbetën ua prishën shtëpitë. Unë doja shumë të reagoja, por pastaj i thashë vetes ç’më duhet, unë nuk jam nga Gërdeci dhe as njoh njeri aty. Mësova më pas se aty paskësh qenë një punishte, që demontonte armë dhe se edhe baxhanaku i Berishës, që drejtonte punimet e saj kishte vdekur. As që u ndjeva. T’u bëhet mirë thashë me vete, ç’dreqin doni që merreni me armë e barut. Erdhën për Parkun e Liqenit një të diel. Liqenin e thanë dalëngadalë dhe pemët i prenë një e nga një çdo ditë. Në vend të ujit u ngritën kulla 30 katëshe e në vend të pemëve nga ato me 25 kate. Une përsëri nuk fola dhe nuk protestova, sepse nuk para dilja për vrap nga liqeni dhe as më shkonte ndër mend të lahesha në të. Më erdhi shumë keq për gjithë atë park, por nuk bërtita, mendova se do ishte harxhim kohe kot. Terrenet sportive dhe hapësirat e gjelbërta u erdhën shpejt e shpejt dhe pa shumë bujë. Më therri në shpirt që fëmijët e mi nuk do kishin ku të luanin dhe ku të stërvitnin fizikun e tyre por i thashë vetes është e kotë. Nëse këta e kanë vendosur, këta do ta bëjnë. Dhe e bënë dhe nuk mbeti më asnjë pemë në këmbë e asnjë fushë për të luajtur, kudo kulla shumëkatëshe me dy pronarë. Andej nga ditët e fundit erdhën për kushtetutën. Ia ndërruan thelbin nëpërmjet disa neneve dhe e bënë Berishën të gjithëpushtetshëm. Unë u habita dhe doja të reagoja, por pastaj u pendova. Çmë duhet thashë të merrem me këto gjëra kaq të mëdha. Nuk u ndjeva sërish. Pak kohë më vonë erdhën edhe për kodin zgjedhor, e ndryshuan edhe atë duke mos lejuar më asnjë parti tjetër përveç PS e PD që të marrë pjesë në garë. Kështu ata të dy, Rama dhe Berisha do e kishin më të lehtë që pazaret e tyre t’i çonin deri në fund pa i shqetësuar njeri. Unë përsëri nuk fola. Erdhën për LSI një ditë. Ajo kishte folur, reaguar dhe protestuar për gjithë çka unë përmenda. Ajo ishte e vetmja, që nuk u lodh as edhe një ditë së denoncuari pazaret dhe korrupsionin, që po na qeveriste ngado. U çua në protesta studentore dhe qytetare kur shpërtheu Gërdeci, u çua në protesta kur u ndryshua Kushtetuta, protestoi edhe për Taulantin edhe për Altinin e Sazanin edhe për Kokonën si dhe për Alfredin. Ajo bërtiti për gjelbërimin, liqenin e terrenet sportive. Ngriti zërin dhe luftoi fort për kodin zgjedhor dhe kërkoi mbrojtjen e demokracisë në vend. Erdhën edhe për LSI, por unë prapë nuk fola, sepse unë nuk isha anëtar i LSI. Në fund erdhën për mua. Nuk e kuptova se çfarë kisha bërë dhe kur kisha vepruar, por më thanë se ishte veprim i rëndë. Shpresova shumë që dikush të më ndihmonte, të protestonte, të revoltohej por e kuptova… tashmë nukkishte mbetur më asnjë që të protestonte për mua…i kishin kapur të gjithë… diktatorët e rinj i kishin kapur të gjithë!
3 November 2008 @ 10:24 am
Si cdo gje ne Shqiperi, plagjiaturë. Nuk gjete dot nje menyre tjetër për të na thënë se LSI është kampione e Demokracisë, Lirisë, mbrojtësja e vetme e votës së lirë, etj. etj.
Sa gjynaf!
3 November 2008 @ 10:25 am
Erdhen nje dite te disa familje qe kane zaptuar ndertesat dhe hapesirat e ish Korpusit per ti komunikuar nje vendim te keshillit bashkiak se ne kete hapesire do te ndertohet nje pallat per te pastrehet.Dhe keta reaguan posi;ne fillim me gjykate dhe kur gjykata nuk u dha te drejte nje perfaqesues i tyre para kamerave te televizionit,te dera e gjykates kercenoi me jete ato qe do te guxojne te vejne nje gur ne themelet e pallatit.Dhe perfaqesuesi i L.S.I.se qe po na e paraqisni si parti viktime tha as me pak e as me shume: “qeveria duhet te respektoje pronat e ketyre qytetareve!!!!!!!!”
3 November 2008 @ 10:56 am
Erdhen per kete, erdhen per ate, po thoja ku do dale ku.
E po shyqyr qe e the, pse me lodhe ta lexoja gjithe pjesen tjeter te artikullit?
Une do desha qe vertet te kishin ardhur per te gjithe juve gazetaret dhe anal-istet dhe tiu kishin vene ne qafe nga nje kollare qeni me elektricitet, qe sa here tia fusni si kau peles, sic beni zakonisht, tiu dergojne nje rryme elektrike aty.
Ky e ka bere si skenari i atij filmit me Tom Cruise ku vijne aljenet dhe pushtojne boten. Po shkruani a derbardhe gjerat sic jane, pa egzagjerime, pa metafora si hartime gjimnazi, pa por.dhe, qe te beheni te besueshem, se kshu sic shkroni juve dhe ato gjera qe jane te verteta ne shkrimet tuaja vihen ne dyshim nga menyra se si shkruani.
3 November 2008 @ 11:15 am
Per nxesit e fillores mesuesja shkroi ne tabele “Hartim i Lire” dhe spjegoi …ne fund , me i miri ishte “Ne fillim erdhen per Alfredin” te renqeth mishin ,tha mesuesja,ta ben kokra- kokra !
3 November 2008 @ 12:12 pm
Erdhen per LSI, hahaha.
3 November 2008 @ 12:42 pm
Versioni i Martin Niemöller te merr me pak kohe
:
“First they came for the communists, and I did not speak out–
because I was not a communist;
Then they came for the socialists, and I did not speak out–
because I was not a socialist;
Then they came for the trade unionists, and I did not speak out–
because I was not a trade unionist;
Then they came for the Jews, and I did not speak out–
because I was not a Jew;
Then they came for me–
and there was no one left to speak out for me.”
3 November 2008 @ 12:44 pm
BESJANI, ZHAKU, YPI, MERO BAZE jane e ardhmja e Shqiperise se lire e demokratike, MOS U TUTNI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!1
3 November 2008 @ 1:01 pm
nejse, e dija qe dicka me kujtonte ky formati dhe e dija qe kjo “erdhen per” ishte e huazuar nga anglishtja, se ne shqip nuk perdorej kjo PES (Para eres se Skenderbenjve) dmth para se te ktheheshin keta mjaftistat.
Lar qofte. Po keta tipat ma ha mendja me shume lexues kane tek Peshku sesa tek gazetat e tyre. Dmth eshte “merita” e Peshkut qe artikujt e tyre jane nje dit po nje dit jo ketu, nuk besoj se jane kushedi sa te famshem tek audienca shqiptare ne pergjithesi (jo-Peshkatare dmth).
3 November 2008 @ 1:14 pm
ypi eshte autori me i lexuar i gazetes panorama, qe eshte gazeta me e lexuar ne shqiperi…mos ja qaj hallin xhibo
3 November 2008 @ 1:16 pm
Ti nga i di me siguri keto, ke bere ndonje sondazh gazetash dhe autoresh tek lexuesit e gazetave shqiptare, apo ta ka thene Ciljeta?
3 November 2008 @ 1:28 pm
Po tani c pate qe fole ???
3 November 2008 @ 5:44 pm
Meqe me eshte permendur emri ne shkrim nuk rri dot pa reaguar!
Dhe reagimi im per Ju eshte:
Po kur nje dite erdhen te peshkupauje (shkurt 2008 kur administratori i peshkut u be (u kap) Drejtor Administrativ i Mjaft me rroge nga fondet e Soros) dhe me hoqen paswordin se akuzova Sorosin, ju nuk reaguat!
Pastaj erdhi nje dite kur shume prej jush filluan tu heqin shkrimet dhe ju reaguat kshu kot por askush nuk ju degjoi!
Po kur t’Ju heqin paswordin sic ma bene mua, kush do te reagoje?
Do thuash nuk eshte fundi i botes ka plot blogje te tjere! Nuk e kuptoni se fundi ka nje fillim dhe ne po flasim ketu per fillimin e fundit!!!
3 November 2008 @ 6:11 pm
po sikur te them une qe ti je nje tip qe e shkele me kembe mikpritjen dhe durimin e peshqve, e qe ta kane bere mire qe te kane larguar se je nje parazit qe shet shokun per dy pare dhe paditesh si shpifes i kalibrit cfare do thuash ti?
per sa para te ka padit Shella per ato gomarlleqet e ndyra qe shpifje per te, huh zoti Altin?
Ku ke kredibilitet ti mor!?
3 November 2008 @ 6:25 pm
Altin, duhet thene per hir te kohes se duhur te foljes ne kete rast se jemi ne qe erdhem tek Peshku, dmth ti une dhe te tjeret, jo se erdhen ata tek ne, apo jo?
Mgjths kjo nuk justifikon keto masat qe jane mare (nese) kundra teje sic thua. Sa kohe para kesaj merrje pjese ketu ti? Mbase ka pasur dhe arsye te tjera per keto masa, apo jo?
Une p.sh. s’kam lene kritika mangut per Mjaftin ketu, apo dhe per administratoret e Peshkut kur me eshte dukur e arsyeshme dhe kur jemi grindur ne debate, po s’me kane bere gjera te tilla, e shumta ndonje koment tek-tuk kane fshire dhe kane vene disa here komentet time ne filter, dmth qe i lexonin dhe miratonin pastaj i lejonin te dukeshin.
Ti mos kishe njohje personale dhe histori te vjetra, apo kishe fakte konrete dhe kompromentuese ne akuzat qe beje?
3 November 2008 @ 6:29 pm
Jashte temes se artikullit dhe brenda temes se diskutimeve
Perse mendohet se flitet per LSI? Edhe nese flitet per LSI pastaj? Pak eshte folur per G99 apo PS apo PD sa tani na vjen keq se flitet per dike tjeter.
Altin
liria a fjles ka nje kufi. Kur tejkalohet ajo behet kufizim fjlae tek te tjeret. Une nuk e di kete punen e pasowordit ( pervete shkruaj pa pasword keshtu qe nuk e di perse kjo eshte problem per ty) Por di qe ne ate kohe (Shkurt 2008) erdhe tek peshku me nje bresheri hamendjesh, ( mbase dhe te verteta por te pa vertetuara) shpifjesh, genjeshtrash dhe akuzash. Mendoj se more mbi supe nje liri te tepert fjale dhe keshtu kufizove lirine e fjales te te tjereve dhe mendoj prandaj dhe te eshte hequr paswordi por jo e drejta e fjlales.
Brenda temes se artikullit dhe jashte temes se diskutimve.
A mendoni se jane te verteta te gjitha ato qe shkruen ne shkrim? Nese po atehere ja vlen te diskutohet pavarsisht nga qellimi i autorit. Qellimin ai le ta mbaj per vete nese ka te drejte atehere perse te mos flasim per to por per qellimin e autorit qe per ne sic shikoj nga komentet ketu nuk ka asnje vlere.
3 November 2008 @ 6:43 pm
Per Ali Demin:
Gerti Shella eshte nje kamikaz qe i doli kunder gjithe shokeve qe e moren dhe e perkrahen dhe iu vu kunder te gjithe atyre qe e mbeshteten se i ofruan pazar per kete qellim Eshte e kunderta o Ali Demi pa identitet! Gerti Shella u pagua qe te sulmonte te gjithe shoket e zyres duke hedhur balte 3 jave ne MediaSud per te gjithe ata qe e kishin mbeshtetur dhe vazhdon te paguhet sot e kesaj dite per sherbimet ndaj klanit Rama&Soros&MjaftG99! Gerti me hodhi ne gjyq para disa muajsh kur fillova te publikoj fakte per korrupsionin galopant te Soros ne Shqiperi me klanin e tij Shqiptar sepse para 3 vjetesh e kisha share!!! Dhe sharjet e mia ishin vetem pergjigje e akuzave te Shelles i cili me fyeu per dite te tera ne media derisa iu pergjigja sic e meritonte! Te flasesh per Shellen si viktime e shoqerise kjo do te thote ose je vete Shella ose as qe i a ke idene se kush eshte Shella me shoqerine e vet! Njeriu qe nuk ka asnje shok! Asnje! Shoket ose e kane rrahur ose e kane perzene si qenie te ulet dhe te pabese! Te gjithe! Te gjithe ata qe i kane dhene mbeshtetje dhe buke!
Ne nje froum te hapur e drejta e fjales eshte e drejte dhe ne asnje rast nuk kam hedhur asnje shpifje dhe cdo dite po dalin dhe do te dalin fakte qe ketu te peshku kishit fatin ti degjonit te paret! Gjeni vetem nje shpifje, vetem 1! Vetem 1! Gjejeni! Sikur vetem 1 dhe terhiqem plotesisht! Vetem 1!!!
3 November 2008 @ 8:49 pm
NUk kam kohe te kerkoj arkiven ne shkurt te 2008 por dhe fakti qe nuk kam perse ta bej kete kur ju sapo hyte ne koment prape me hamendje /fakte te pa argumentuara/ akuza/ shpifje si me poshte
Ku i mbeshte te gjitha keto? Me lirine tuaj te tepruar te fjales me hoqe te drejten e fjalen mua Ali Demit apo dhe Gertit Sororsit G99 rames e tere atyre qe ke permenduyr ne ket ekoment.
E KUPTON O NJERI QE JE BERE NJE GRAMFON I PRISHUR QE ME ZHURMEN TENDE NA HEQ TE DREJTEN TONE TE DISKUTOJME NE KETE BLOG?
3 November 2008 @ 9:22 pm
Toko ke dhe ti ca rregulla te cuditshme treshi. Meqe ai fliste shume apo pa baza simbas teje, kjo shkakton/justifikon heqjen e lirise te fjales tende dhe te te tjereve?
Keto tani tingellojne pak si akuzat qe e majta i ben Birishes ne media “kemi fakte plot dhe do ti botojme dhe ato to tregojne qe Berisha eshte Baloz dhe i nipi i Hitlerit” :D. Po botoini pra, ca prisni, botoini qofte dhe ne nje media te djathte keto faktet/gjerat qe keni nese i keni. Peshku eshte nje blog, ai i mer artikujt nga media dhe jo anasjelltas. Nese i botoni juve ne media mendoj do ti lexojme dhe ne ketu.
That being said, censure ka ketu se s’ka si te mos kete, dmth jo se duhet te kete, po edhe keta qe kane kete blogun shqipo jane si te tjeret, plus qe kane qellime/agjenda te caktuara politike dhe kur tejkalohen ca gjera me shume se c’duan keta, i futin nje fshese/filtrim. Sic marin artikujt nga media jone ashtu marin dhe stilet e saj.
3 November 2008 @ 9:32 pm
hahahahaha i madh ky hartimi.
Paska filluar fushaten Panorama… Edhe po ta shikosh te faqja e pare eshte nje kryeartikull me nje deklarate te Priftit te LSI i cili perdor te njejtin term te ketij Pashes “diktature Berisha Rama”.
Po punokan ne menyre te koordinuar keta te LSI..
3 November 2008 @ 9:35 pm
Siç e kam perseritur edhe ne tema te tjera, jam parimisht dakort me ankesat e LSI dhe shqetesimet e saj ne lidhje me reformen zgjedhore ne pergjithesi dhe sidomos kompozimin e KQZ-se dhe te komisioneve zgjedhore.
Hartimi ne fjale vjen si pasoje e kesaj çeshtjeje dhe une jam shprehur se jam dakort qe KQZ te mos kete anetare “partiake”, madje edhe komisionet zgjedhore nuk duhet te kene njerez te emeruar nga partite.
Ne rast se atehere keto komisione do te mbushen me militante, jam i mendimit se LSI e meriton te perfaqesohet, sepse eshte nje force politike qe ka elektorat, jo si shumica e partiçkave Shqiptare.
3 November 2008 @ 9:38 pm
“diktature Berisha Rama”.
Pse s’eshte e vertete? pavarsisht se e thote Prifti apo Hoxha
3 November 2008 @ 10:34 pm
Rama eshte hera e pare qe paraqitet ne zgjedhje si kandidat per kminister, prandaj nuk shikoj ndonje diktature. Zgjedhjet per bashkine e TR i ka fituar tashme prej 3 kandidaturash. Do isha kurioze te shikoja cfare kontributi (apo falimentimi) mund ti jape Shqiperise. Kam nje besim te vaket te ai. Plus ne radhet e PS nuk shikoj ndonje alternative me te mire.
Kurse ne PD mendoj se Berisha e ka mbushur kupen me kohe dhe bemat e tij po i shikojme cdo dite. Ndryshe nga PS shoh qe ne PD ka alternativa ( e kam fjalen per ata qe kane patur kurajon te dalin hapur kunder tij me shume dinjitet)
Persa i perket LSI, jane batakcinj. Shiko Panoramen, nje gazete e shpelare, dhe klanin supermilioner te tyre dhe fol.Te bejne te vjellesh.
4 November 2008 @ 11:31 am
Nuk e di perse por ky shkrim me kujtoi B.Brecht
Ne fillim erdhen te mirrnin arixhinjte
dhe u bera i gezuar, sepse vidhnin.
Me pas erdhen te mirrnin çifutet
dhe nuk fola, sepse nuk i kisha ne simpampati.
Pastaj erdhen te mirrnin homoseksualet
dhe u ndieva i lehtesuar, sepse ishin te “shpifur”
Me pas erdhen te mirrnin komunistet,
dhe une nuk fola, sepse nuk isha komunist.
Dhe nje tie erdhen te me mirrnin mua,
dhe nuk kish ngelur me askush qe te protestone…
4 November 2008 @ 8:42 pm
O kam qesh me lot te komenti i Altinit! Po kur te vijne per passwordin tuaj?! Ky eshte realiteti alternativ
5 November 2008 @ 1:28 pm
Te gjitha qendrojne. Kush thote te kunderten, do te thote se edhe tek ai paskan shkuar…
5 November 2008 @ 1:38 pm
… gje qe nuk perjashton qe edhe kur pohon Besianin, ata kane ardhur tek ty.
Pyetja ne kete rast tingellon: Cilet ata erdhen tek ty?
(gjithmone, dikush ka ardhur tek ty)