Një numër qivuresh të mermerta janë dëmtuar në varrezat publike në Kukës, ku keqbërës kanë shkulur dhe grabitur prej tyre metalin e bronzit. Një varrmihës që nuk deshi të identifikohej tha se bëhet fjalë për rreth 200 qivure prej mermeri dhe granili mbi pllakat e të cilëve janë vjedhur vazot dhe shkronjat prej bronzi. Ngjarja ka ndodhur ditët e fundit, kur persona ende të panjohur kanë hyrë gjatë natës dhe kanë kryer grabitjen e shëmtuar, siç komentoi varrmihësi. Grabitja në varreza ka shqetësuar të afërmit e të vdekurve që prehen aty, të cilët kërkojnë ndërhyrjen e policisë për të gjetur autorët dhe për të vënë në vend sendet e vjedhura. E para ka dhënë alarmin një ditë më parë një grua e cila e vizitonte shpesh varin e të shoqit, duke bërë debate me rojën, por më pas gjatë ditës, lajmi u përhap tek njerëzit dhe brenda pak orësh dhjetëra qytetarë shkuan të verifikojnë varret e afërmve të tyre, ku panë se grabitjet nuk kishin kursyer pothuajse asnjë prej varreve që kishte objekte të bronzta.

Keqbërësit kishin hequr vazot ku të afërmit vendosin lule çdo të premte apo të diel sipas rastit, si dhe shkronjat. “Është një vepër e turpshme, është një skandal që nuk duhet të lihet me kaq, unë ta kërkoj në rrugë private nëse shteti nuk vë dorë në këtë mes”, ka thënë gruaja, duke debatuar ashpër me rojën e turnit, i cili, siç thuhet, vetëm ka ngritur supet. Një banor i Kukësit pasi ka verifikuar dëmin e kryer, ka pohuar se është rasti i dytë që mbi pllakën e varrit të gjyshit vidhet vazoja e bronztë. Njerëzit tregojnë se vazot ku vendosen kupat plastike brenda të cilave vendosen lulet janë shitur për skrap dhe sipas llogaritjes së bërë, një vazo kushton bukur shumë. Të paktën për ta blerë për së dyti kushton 50 mijë lekë të vjetër, tregoi një pasardhës i dikujt, varri i të cilit ishte dhunuar gjithashtu disa herë.

Edhe bashkia është e shqetësuar për atë që ka ndodhur në varrezat publike, por ende nuk ka një qëndrim për këtë gjë. Një nëpunës i drejtorisë së shërbimeve tha se me të vërtetë ishte një gjë shumë e shëmtuar, por shtoi se do t’i duhej kohë të njihej nga afër me faktin dhe pas kontakteve me firmën kujdestare të përgatiste një prononcim. Edhe policia, nga ana e vet, e dënon këtë akt, por nuk kishte tani për tani ndonjë çështje të ngritur. Një drejtues i lartë tha se nuk ka një denoncim konkret nga dikush, kështu që nuk mund të zhvillohen hetime në tym. Grabitja e bronzit ka nisur në të vërtetë me bustet, shtatoret e heronjve që ndodhen në qytet apo në vende të ndryshme. 

10 Komente

Vetem nji udheheqes mund ti perdhoste idealet e stundeve te dhjetorit per demokraci. Ky eshte Bababumi ekonomik I Berishes, qe e ka detyruar popullin te kthehet ne nji psiko-tribu ku zhavisin varret dhe shesin eshtrat e te afermve per ushtare grek. Ta mbani dhe ta gezoni kryevampirin ne pushtet.

Po anashkalon qellimisht nje fakt "te vockel": ne kohen e Enverit nuk kishte zbukurime bronzi neper varre.

Per kuriozitet, c'lidhje ka ky fakti? 

E kam seriozisht, cila eshte ideja e permendjes se ketij fakti?

Qe s'kishte cfare te vidhej. Dmth qe s'me duket e drejte qe vjedhja t'i vishet sikur erdhi me demokracine. Vjedhja nuk eshte fenomen i ri.

Aha.

Dakort, vjedhja nuk eshte fenomen i ri.  Por nqs merremi vetem me aktin e vjedhjes se rendomte, le te themi qe diktatura nuk te falte as per nje kile sheqer.  E jo me keshtu gjerash.  Ke njohur ndonje shitese dyqani ne ate kohe gjemb? U shkonin nga shtate se mos u dilte ndonje llogari manget ne inventar.    

Dakort qe ndoshta ne permasa ka qene me e vogel dhe nje nga arsyet ka qene, sigurisht, dora e hekurt e shtetit. Arsye tjeter ka qene ajo qe thashe me siper, qe nuk ka patur aq shume per te vjedhur sa c'ka sot - por ama eshte vjedhur qe cke me te. Mos te harrojme qe lajme per vjedhje nuk i shihje ndonjehere tek ZP apo Bashkimi etj.

Kam njohur shitese dyqani ne ate kohe Monda. Di te them qe shume syresh ishin ne gjendje ekonomike me te mire se shume te tjere. Po keshtu edhe kushdo qe punonte neper restorante (kamarjere, kuzhinjere) dhe jo prej bakshisheve por vjedhjeve qe benin e kur te vinte pjata ishte gjysma e asaj qe duhet te ishte. Gjithashtu, ka patur raste kur kemi mbetur keq per kafe/sheqer/makarona/etj. dhe ku me njohje, ku me para me shume, kemi blere nga shiteset ndonje gje qe atyre ju kishte dale "shtese". Meqe po flasim per varrezat, ne ate kohe zhdukeshin qirinjte nga jevgjit (pionjeret e riciklimit) qe i shkrinin e benin qirinj te tjere e i shisnin tek varrezat.

Qe mos te keqkuptohemi: akti ne kete shkrim eshte tejet i turpshem e i denueshem dhe ata qe e kane bere mos pacin nje nate te qete. Arsyeja pse bera koment ne fillim fare ishte ne pergjigje te atyre qe per cdo te keqe fajesojne Berishen dhe demokracine. E kam thene dhe me perpara (por jo ne liber me vizione) qe Berisha ka aq faje e mekate sa as Jezusi s'i lan dot, por "jepini Cezarit ate qe i takon Cezarit" (qenkam ne bible-mood smiley).

Me sa duket qenka PanEuropiane kjo lloj vjedhjeje. Paska kerkesa per bronx.

Edhe ketu ku une jetoj, po verehet se fundmi ky lloj fenomeni. Ne 6 muajt e fundit jane shtuar shume vjedhjet e zbukurimeve prej bronxi te vena ne varre. smiley

po pra, edhe ketej nga ne jane shtuar shume keto lloj vjedhjesh. me e parapelqyer per hajdutet  jane kabllot e trasha prej bakri. bile kane arritur deri aty sa qe kane vjedhur metra te tera  kabllo bakri, nga ato qe percojne elektricitet, ne linja hekurudhore duke shkaktuar kaos ne qarkullimin e trenave , por kohet e fundit jane vjedhur edhe shume  vepra arti te derdhura ne bronz. p.sh statuja, buste etj.

me ka bere pershtypje fakti se keto 2 muajt e fundit, mund te kem lexuar ne gazete apo degjuar ne lajme, per mbi 10 raste te tilla.

Ne Shqiperi psh para dy diteve i kishin vjedhur pallatit sahatin e ujit.. dhe njerezit e mi ndejten  dy dite pa uje.. mos te permend qe para nje muaj u kishin vjedhur porten e jashtme te pallatit..smiley

Po per vjedhjet e makinave a e di kush te na tregoje?

Para 1 jave me vodhen nje steme VW kurse para 6 muajsh "tasat". Mora policine

Heren e pare njoftova ne telefon; 

-Alo 129

-Po.

- Jam nje qytetar desha te denoncoj se me kane vjedhur mbreme ne Tirane ne rrugen m.sh.  "tasat", apo kupat e makines si i thoni Ju.

- hahahahahahahahahhaaa (ishte ze gruaje si ajo qe jep Ze- dmth zedhenese)

Edhe une hahahahahahahahahaha.

...............................

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).