Daçiq: Kosova të ndahet mes Serbisë e ShqipërisëPRISHTINE- Kosova duhet të ndahet mes Serbisë dhe Shqipërisë” – ka thënë zv kryeministri njëkohësisht ministër i brendshëm Ivica Daçiq

Në një intervistë për të përjavshmen beogradase NIN lideri i socialistëve, SPS, tha se “Mbrotja e Kosovës me luftë nuk ishte e suksesshme”. Për këtë arsye po flas për rivendosje të kufijve sa nuk është bërë vonë”- ka deklaruar ai.

Daçiq, partia e të cilit ishte në qeveri gjatë 1990 tha se Serbia “bëri gabim kur nuk diskutoi për Kosovën me Shqipërinë, sepse ndarja mes Serbisë dhe Shqipërisë është i vemti opsion real”. Ka thënë ai.

Serbia nuk duhej të kishte njohur asnjë negociator nga pala tjetër vetëm Shqipërisë. A ka ndonjë njeri kaq naiv sa të mendojë se Kosova do të mbijetojë si shtet i pavarur” – tha Daçiq duke spekuluar për një bashkim të Kosovës me Shqipërinë ashtu siç do t’i bashkohet Republika Serbe e Bosnjës, Serbisë

“Nëse nesër në Republikën Serbë të Bosnjës vendos me referendum shkëputjen e saj cfarë do të bëhet? Një shtet i pavarur apo do të vendosnin që të bashkohen me Serbinë? “- Citohet Dadic duke shtuar se “është normale pasi bëhet fjalë për të njëjtin popull.

Duke ecur në këtë linjë Dadic nënvizoi: A janë të ndryshëm shqiptarët që jetojnë në Tiranë dhe në Prishtinë? Ata po na flasin për një Kosovë multietnike? Populli ynë nuk ka nevojë për përralla mbi jetën multientike.”

I pyetur nëse do të ishte më e lehtë ndarja e Kosovës nëse negociatat do të ndodhnin mes Serbisë dhe Shqipërisë, në krahasim me faktin e tanishëm ku Serbia po diskuton me autoritetet serbe, Daçic vuri në dukje se shqiptarët etnikë në Kosovë janë pakicë kombëtare e Shqipërisë.

“Dikush do të thotë se këto janë idera të shekullit të XIX. Ndoshta po, por këto janë gjithashtu ide të cilat janë zbatuar nga sllovenët e kroatët dhe malazezët”- ka thënë Daçiq për të përjavshmen

Serbia sipas tij nuk mund të vazhdojmë tutje të mbesë e lidhur për të kaluarën, ndërsa ka konstatuar se “nëse ekziston vetëm e kaluara, atëherë populli serb nuk ka të ardhme”- tha Daçiq duke siguruar se duke u pozicionuar në këtë problem politik nuk kërkon të fitojë pikë politike”

Lidhur me dialogun Prishtinë- Serbi ministri tha se cështje esenciale do të mbeten pa zgjidhje për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës,. Ai shtoi se arritja më e madhe e këtyre bisedimeve eventualisht mund të sjellë ”një lloj autonomie për serbët në veri të Kosovës”.
(s.g/B92/balkanweb)

15 Komente

Serbia sipas tij nuk mund të vazhdojmë tutje të mbesë e lidhur për të kaluarën, ndërsa ka konstatuar se “nëse ekziston vetëm e kaluara, atëherë populli serb nuk ka të ardhme”- tha Daçiq

Paradokset Serbe nuk kane fund.

Me propaganden e djepit te kombit Serb ne Kosove te demostruara nga Miloshevici me 89-ten

Me propaganden e kishes Serbe per gjoja jeruzalemin e Serbise

Me propaganden e miteve Serbe

 

...kush i beson me ketyre karagjozeve valle?

Ide e mire,por ce do 100 vjet me vonese.

Kosova ka qeverise e saj,kerkojani asaj keto gjera jo Shqiperise.

pastaj cju duhet juve nese mbijeton apo jo Kosova?Nese nuk mbijeton i bashkohet Shqiperise dhe nuk do tju marre leje juve.

Shikoni Vojvodinen dhe Sanxhakun,se Kosova ka qe ne 1999 qe ju ka ikur nga duart.

 Taman. Te mos kishin shtri kembet me shume sec kishin jorganin para 100 vjetesh sot mund te kishin dicka afer asaj Serbise se Madhe qe kerkonin, dhe ne te na linin trojet tona. Sot eshte shume vone. 

Pavaresisht se eshte shkja m.ti, ne parim ka te drejte. Dihet qe te modalitetet e ndarjes ngec cdo diskutim, po per mua eshte koha te shtrohet ceshtja e Presheve, Medvegjes e Bujanovcit edhe ta mbyllim kete histori nje here e mire. Eshte shpetim per te gjithe. Eshte me mire per te gjithe.

Plako mos t'i rreji menia njeriu se hy serbi ne bisedime per te nda kufij me menien per te dale i fitumi "kundershtari". Plus kesaj nuk ta jep kurre Kosoven Lindore (Presheve, Medvegje, Bujanovc) se aty i kalon autostrada Shkup-Beograd qe eshte goxha e rendesishme per ta.

Pastaj nuk mund te kete shkembim territoresh dhe ndryshim kufijsh vetem midis Kosoves (Shqiperise) dhe Serbise. Po filloi kjo 'loje' do vazhdoje me Bosnje e Maqedoni.

Kosova eshte e pavarur dhe ky kapitull eshte i mbyllur. Po deshen serbet te bisedojne per detaje teknike ok. Perndryshe hajd se folim.

Te shtrohet thashe Lizandro, se qe s'e japin kollaj e di une. Jo vetem per autostraden, se per ate gjenden shume zgjidhje, po ka edhe arsye te tjera perpara opinionit te tyre se do duket si humbje e dyfishte per ta. Por s'i dihet. Ja ku erdhi dita sot qe ata po kerkojne dicka qe e kane mohuar aq gjate. Fundi i fundit ata e dine qe do leshojne dicka tjeter sepse ata po kerkojne.

Megjithate, ashtu si nuk duhet te na rreje mendja se hy ne bisedime per me dale i fitum kundershtari, ashtu nuk duhet te na rreje mendja se do mundemi me shtri juridiksionin ne veri. Ata plako, nuk i njohin dhe nuk ka gjasa t'i njohin institucionet e Kosoves, dhe me thon te drejten nuk u vej faj. Une them se mire eshte me diskutu nen rrogoz se nuk humbim gje.

Sa i takon lojes se ndarjes, ajo nuk hapet po u be me marreveshje mes paleve. Nese do dhe Bosnja te ndahet dhe palet atje merren vesh, aq me mire. Dhe tek e fundit, pse mer per boten duhet me e vra mendjen ne. E vrau kush mendjen per ne kur veproi simas qejfit e ne vujtem pasojat?

Tirons ne parim ai ka te drejte,  ose me sakte kishte te drejte....

Daçiq, partia e të cilit ishte në qeveri gjatë 1990 tha se Serbia “bëri gabim kur nuk diskutoi për Kosovën me Shqipërinë, sepse ndarja mes Serbisë dhe Shqipërisë është i vemti opsion real”. Ka thënë ai.

pra ai po na thote se cduhej bere  dikur, kur ishim ne nje situate tjeter  dhe Serbia ishte faktor  i fuqishem aso kohe.... mirepo tani jemi ne nje situate krejt tjeter. kane ndodhur shume gjera: lufta, clirimi, pavaresia etj, pra jemi ne kushte te tjera  dhe mbi te gjitha, Serbia  nuk eshte me faktor  paresor.  keshtuqe edhe zgjidhja do te jete tjeter.

 

kete se kuptova une:

I pyetur nëse do të ishte më e lehtë ndarja e Kosovës nëse negociatat do të ndodhnin mes Serbisë dhe Shqipërisë, në krahasim me faktin e tanishëm ku Serbia po diskuton me autoritetet serbe, Daçic vuri në dukje se shqiptarët etnikë në Kosovë janë pakicë kombëtare e Shqipërisë.

cdomethene kjo:  Serbia po sikuton me autoritet serbe?!   dhe me pas nje pergjigje ''e pakuptimte'': se shqiptaret etnike ne Kosove jane pakice kombetare e Shqiperise?!  apo  perkthim i rremujshem thuaj.smiley

Ata po na flasin për një Kosovë multietnike? Populli ynë nuk ka nevojë për përralla mbi jetën multientike.”

Shkjajte jane te qarte ne qendrimin e tyre kombetar dhe s'e hane tagjine multietnike e multikulturale.  Po politikanet tane shqipfoles jo vetem qe e hane por edhe ripertypin cdo dite.

 Per aq kohe sa pavaresia e Kosoves eshte dhe vazhdon te jete nje dhurate e forcave nderkombetare, fatkeqesisht duhet ta recitojne kete fabul. Une i mirekuptoj. Nga ana tjeter pranimi i multikulturalitetit vetem te zbut, dhe ne si komb kemi nevoje te zbutemi icik, kshuqe me mire na behet ne terma afatgjate. 

Pranimi i multikulturalitetit te asimilon dhe te shperben teresine e kombit, sidomos kur Kosova ka nje popullsi etnike Shqiptare diku tek 92%, e Shqiperia tek 96-97%, e kshu me rradhe trojet ku banojne Shqiptare etnike. 

Me uverturat e shkjaut nuk jam aspakt dakort, sepse nuk kemi qeverinte e duhura per te bere te tilla negociata, ama multikulturalizmi vetem dem na ben se nuk asimilohen serbet e zvecanit apo zubin potokun ne "Kosovare" por asmiliohen Shqiptaret ne "Kosovare".

 Lidhur me dialogun Prishtinë- Serbi ministri tha se..."  çështje esenciale do të mbeten pa zgjidhje, për shkak të qëndrimeve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

 Po! Ja dhe bisedimet po behen, po ecin, por ne parametra qe jane te paperfillshem per nje Kosove shtet te pavarur modern dhe te qete.Kosova nuk ka nje te ardhme te tille "mbeshtetur" ne krah veriperendimor te nje shteti te fuqishem i cili nuk do te reshti se gerryeri stabilitetin e saj. 

 Kam qene  dhe jam i idese se perpunimit te politikave qe e shofin problemin mbi bazen historike te se shkuares se larget, te sedjeshmes se tmerrshme dhe te se ardhmes... se pa sigurte. Dhe jo nga nje apo dy qeverri  apo qeverrisesa por nga vjelja e tere  mendjeve me te ndritura ne se ky kombi yne i ka.

   Konjukturat ne bote, kane qene dhe gjithenje do te mbeten te  levizeshme.Kosoves  i duhet te perfitoje sa me shume prej kesaj konjukture, qe e solli ne fitoren... kaqe. Nuk duhette humbe kohe! Por... Me tej si do jete ?

 Une shikoj tre opsione, qe do te duhen te perpunohen thelle.

1.Kosova  shtet i pavarur me kufinjte e sotme.. Pozitivet dhe negativet .Enklavat serbe deri ku do te synojne dhe sa qetesi do kete mes dy qytetrimeve, dy kulturave, dy armiqesive historike..?

2.Kosova shtet i pavarur, me leshime  territori Serbise,  ne veriun e saj dhe me mundesi kompensimi ne Presheve. Anet e mundeshme, pasojat, mos zgjidhja e tere kerkesave te serbeve ne enklavat e tjera, rrisku i nje rreaksioni zinxhir ne Ballkan, qendrimet e perendimoreve, te Amerikes etj etj., probleme qe kerkojne analiza, konsulence nderkombetare dhe mendim intelektual , ne prizmin e interesit per Kosoven dhe Shqiperine.Me duket i pamundur, si variant.  Por...gjithenje e pamundura eshte perzgjedhur prej  politikes,  prej diplomacise.

3.Bashkimi i Kosoves me Shqiperine, me leshime reciproke.Ky me duket me i arresyshme, per nje fqinjesi  te qendrushme se paku per 50-60 vite.Por kur, si dhe si do te levizen serbet?

  Ka dhe nje variant te katert qe mund te jete i Bashkesise Nderkombetare ...Futja e Serbise dhe Kosoves njehereshne BE...Por Evropa vete,  duket se nuk i ka lakrat ne vegjetacion....

   Kurse neve te shkolluarve nuk na shkon  te na rrije mendja vetem tek dyfeku me serbet.Gjuhes se drurit, i iku vakti ne Ballkan

   

daci e ka ka parimisht mire.ka 2 kombe ne konflikt dhe per pasoje duhet te kete 2 shtete.gjithe te tjerat me principata  i besojme vetem ne.serbia pjesen serbe ne bosnje e ka gati kur te doje por i duhet te zgjidhe njehere ceshtjen me shqiptaret.duke pare qe ne shqiperi fryma esatiso-lubonjiste e shumta edhe 4-5 vjet do mbijetoje ata do perpiqen qe ta zgjidhin situaten me mostrat aktuale,pasi niveli zero i atdhetarizmit i kombinuar me babezine  perben nje mjedis ideal per serbet.fundi i fundit ckane greket me shume qe kane fituar te drejten e administrimit te gjysmes se shtetit shqiptar?pse te mos bejme edhe ne (serbet)te njejten gje duke qene se salen e kemi mik shtepie(fazllic)?nuk po kerkojne ndonje gje te madhe ,territore shqiptare po kerkojne dhe ne nuk jemi cingune e te prapambetur te merremi me keto atavizma ,ne jemi evropiane ,tokesore ,planetare,universale,me nje llaf te 'integruar'.i di mire daci kero gjera,,,,

 Ate qe serbet e thonin nen tavoline dhe e deshironin, tani po e thone hapur, mirpo harrojne se eshte faktori EU dhe USA, qe nuk i lejojne ndryshimin e kufijve, te pakten he per he. 

".... te pakten he per he..." ! Po pas 20-30 vjeteve? Prape me sherre?

Kush eshte Strategjia Jone Kombetare? E kemi apo jo nje te tille.Serbet e kane patur dhe e kane.

Ne na duhet urgjent nje GEN PLAN KOMBETAR , per ta fituar..Ne PAQE   betejen e mbjeteses... Bashkimin..  

grava; " .... Ne na duhet urgjent nje GEN PLAN KOMBETAR , ... "  

 

 Une e kam nje plan Grava, shum me te mire/persosur nga torrollaket drejtues te shtetit shqiptar, por puna eshte se kush ndigjon. Atyre ju pelqen gjithmon mendja e tyre.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).