TIRANE- Presidenti i Republikës, Bamir Topi dhe kryetarja e parlamentit, Jozefina Topalli përfshihen në replika të forta për ish të përndjekurit politik. 

Dy zyrtarët më të lartë të vendit ishin të pranishëm në Institutin e të Përndjekurve Politikë, ku po zhvillohej ceremonia homazhe në nderim të dy viktimave të komunizmit Sokol Sokolit dhe Tom Ndonjës. Eshtrat e tyre u gjetën nga familjarët pak ditë më parë në Shkodër.  

Gjatë fjalës së saj kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bëri aludime të qarta kundër presidentit Topi 
se po dekoron vrasësit e viktimave të komunizmit
“Është një moment ku secili prej nesh kujtojmë mijëra të pushkatuar të internuar, por shohim dhe sa ka ecur Shqipëria dhe sa e rëndësishme është liria. Është një moment për të ftuar këdo që ka një pozicion të caktuar për ti thënë fort që mos guxoni ma të dekoroni ato që kanë vrarë në mënyrën më barbare si këto dy djem të ri, mijëra të tjerë. Ajo është fyerja më e madhe që mund ti bëhet veprës së tyre familjeve të tyre, por dhe ne si popull."- deklaroi Topalli. 

Pyetjes nëse ka emra konkretë Topalli iu përgjigj gazetarëve "E dini vetë. Por nuk mund të rri pa u thënë se ato që dekorojnë vrasësit e tyre janë hipokritë.“- deklaroi Topalli

Nga ana e tij kreu i shtetit i ka cilësuar këto akuza si “tinguj të një melodie të vjetër” dhe sqaroi se dekorimet e kryera prej tij nuk janë personale por propozimet vijnë nga institucionet. Ndërsa i kujtoi qeverisë se procesi i dëmshpërblimit të të përndjekurve duhej të kishte përfunduar. 
"Unë do ti kujtoja gjithsecilit që nuk është momenti për të luajtur një melodi të vjetër. Shqiptarët kanë nevojë të bashkëpunojnë mes tyre, në radhë të parë ata që janë nëpër ato pozicione që kanë mundësi të rekuperojnë sadopak dëmet që i janë shkaktuar këtyre familjeve. Sot në vitin 2011 minimalisht duhej të kishte përfunduar historia e rekuperimit dhe kompensimit material, pastaj nderi që i bëhet nga shoqëria vjen nga sensiviteti personal. Unë besoj se cdo adresim për elementë të tillë, pavarësisht nëse kanë një nëntekst besoj se janë të gabuara. Instituiconi i presidencës asnjëherë nuk bën dekorime me iniciativa personale, por vijnë me propozime nga institucionet."

Kreu i shtetit u ka kthyer përgjigje edhe akuzave të fundit të maxhorances se po ushtron presion mbi Kolegjin zgjedhor. Sipas tij institucioni i presidentit qendron mbi palët dhe këto akuza “janë dashakeqëse
“Vazhdon e njëjta melodi por me instrumenta të ndryshëm. Presidenti është njeriu që më shumë se kushdo tjetër është mbi palët, dhe çdo lloj paragjykimi besoj se shoqëron atë lloj malicioziteti që ekziston tek një individ i veçantë."

26 Komente

çdo lloj paragjykimi besoj se shoqëron atë lloj malicioziteti që ekziston tek një individ i veçantë

Ik o Bamir me qafsh. Po thujau o burre troc qe kane nje muaj qe po na cajne trapin per respektin qe u dashka tregu per ate fare institucioni te KQZ, qe edhe me ligj eshte i kontrolluar, dhe nuk respektojne vete integritetin e Kolegjit qe eshte apolitik dhe integritetin e nje Presidenti, qe pervecse e zgjodhen vete, paguan dhe pare ne dore per ta vene aty ku eshte.

Tufe kur.ash!!!!

 

 prandaj une mendoj se kadareja ne vend te bashes ate lloj letre tja dergonte zoterise se tij,presidentit....ndoshta te vetmit kavalier te politikes sone....

Tagji politike per masat, se as njerit e as tjetrit nuk i interesojne shume ish te perndjekurit.

C'na mbyten budallenjte !

S'ka me keq kur i ke ne krye ............................Topalli , Berisha ..........etj. smiley

 Kjo Topalli si burre me duket,s'vjen fare era femer!

Te vjen per te vjell kur e shikon!

...per topallin sja vle me harxhu shkronjat, por edhe Topi eshte bo president per qef....se grric hic.....eshte institucional shume muti............

.....shprehu ore se je i vetmi qe ke te drejte edhe morale edhe patriotike edhe cer te dush....

.....s'la neshje pa qene ne stadium...edhe barcen ne stadium e kishte pa......

 Ja ku filloi lufta brenda llojit ne PD...ata qe deri dje e mbanin Topin si pasqyra e PD, tani e kane kthyer ne koshin e pd JA SI E PESOJNE NJEREZIT BRENDA pd QE KANE NJE FARE INTEGRITETI....like BOJAXHIU, MUSTAFAJ...OKETA.........etj, etj.....

Ja ku filloi

alidemso kjo qe thua ti eshte per champagne supernova, 'where were you while we were getting high' smiley.

nejse, une kam te njejtin shqetesim me te pakapshmin me siper, te tjerat jane, sic thote presidenti, melodi e vjeter.

 Trop, ja kam thene edhe atij te paudhit, qe permende, se kam bo be qe te mos debatoj me te, po po ta them edhe ty...qe nuk i rruhet asnjonit sot pas 20 vjetesh per te perndjekurit, po askujt ama, se po te ishte e kunderta, ata do te ishin, te pakten demshperblyer deri ne masen 50% deri me tani...po nuk eshte kjo qe me shqeteson...shqetesimi im eshte te lufta e hapur qe po i bejne Topit keta, qe dikur e mbanin per njeriun qe e nderonte PD, kurse tani, ata po luftojne te gjithe ata qe demostrojne ndopak integritet , por me duket se po fillon lufta per parllek...Saliu do tja lere trashegimine Lulit, Topalli eshte pref vet dhe po lufton si Lulin ashtu dhe Topin, per ta marre vete parllekun, tamam si ne Kinen e Maos, ku klanet fillonin betejen brenda llojit, per te marre supermacine......

 Perse ti demshperblesh kur mund t'ia premtosh sa here te kete fushate?

Pastaj per ti demshperblyer te gjithe, edhe ata qe e kane shenuar emrin duke paguar leke, as gdp-ja e vendit nuk mjafton. Ato duhet te demshperbleheshin andej nga 92, 93 kur sasia e parave qe kerkonin ishte shume me e vogel. Tani besoj se e vetmja menyre eshte duke i dhene toka shtetrore (Skemi shume kohe per kete opsion se do vije koha do privatizohen dhe ato si hidrocentralet. lol). 

Sa per luften brenda PD-se eshte normale. Kushdo qe i kundervihet Berishes shpallet grup armiqsor. Gjithsesi Topi besoj se qe kur eshte bere president ka mbajtur njefare integriteti dhe paashmerie. Por qe mbas ndryshimeve kushtetuese qe bene Berisha me Ramen, ajo qe ka vlere per te dyja kampet eshte sa shume ia lepin b*ythen kryetarit.

Ku eshte gabim Jozefina ?

Nuk "dekorohen" e "vajtohen" njekohesisht kriminelet me viktimat.

Topi thote se keto propozime me sjellin institucionet.

Cilat institucionet ?

Prokuroria ?

Ku i ka leket ( dollar euro) Topi te shperbleje ish te perndjekurit, nuk jane 1000, eshte gjysma e shqiptarve.

Jozefina thote te verteten, Topi mashtron.

 Lumo, nese ke info, cilet ka dekoru ky topi qe paskan qene pushkatare...se te pakten une nuk kam dijeni......nese ke mundesi ndonje link....flm

Kerkoje tek "presidenca", ne kete moment nuk e gjeta.

Jozefina thote te verteten. Absolutisht dakort.

Nuk ka rinovim te mundun ne klasen politike, pa u eliminu komunistet qe kane masakru popullin. Harrojeni !!! Ka vetem shtet mrenda shtetit. Sjelleni si te doni, dhe ne çdo ane qe te doni. Dhe ne Serbi, Cetniket ne fuqi, Kosova e bllokume, si ne kohe te luftes dhe ma zi. Pa denime te krimeve komuniste, s'ka te ardhme Shqiperia. Harrojeni !!! Nuk ka te ardhme pa revolucion, pa gjak, kur nderrohen sisteme kaq te kunderta ideologjike si diktatura dhe demokracia. rrace shqiptare, rrace muti.

Une do korigjoja vetem nje gje. jo "rrace shqiptare, rrace muti", por "rrace shqiptare dhe rrace muti". Se diku do i fusim edhe njerzit si ty ne.

 

O Bamiro, si m'i ke pronat qe te ka dhane Rama ne Tirane ?

pse Rama jep prona? pa na e sqaro pak kete apo thuj shpif shpif se dicka ngelet.

Ne lajme u tha, qe behej fjale per dekorimin e nje ish-prokurori qe gjate komunizmit kishte udhehequr gjygje politike. Presidenti, sipas lajmeve, paska thene qe ka qene nje rast sporadik ku nuk eshte kryer kontrolli sic duhet. Besoj qe J. Topalli i referohet kesaj

Gëzim Peshkëpia, i biri i njërit prej 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga regjimi komunist për bombën në Ambasadën Sovjetike u shpreh dje se, medalja në gjoksin e hetuesit Skënder Breca dhënë nga Presidenti Topi, rëndon po aq sa plumbi në gjoksin e bababit të tij të pushkatuar në grupin e 22 intelektualëve. Këtë deklaratë Peshkëpia e bëri dje gjatë fjalës së tij në Konferencën Shkencore në përkujtim të 22 intelektualëve, që u ekzekutuan pa gjyq. "Medalja në gjoksin e Skënder Brecës ka peshë po aq sa plumbi që S. Breca i ka dhënë babait tim, por është shumëfish më i rëndë sot në gjoksin e tij"

Per punen e shperblimeve te ish-perndjekurve, here pas here, me aq sa ka miratohet e sa eshte mundesia financiare, behen shperblime. Njoh disa qe kane marre shuma te tilla.

 Hunter, nese eshte kjo qe thua ti, kjo eshte bere ne 2008, dhe i ka ikur koha, pse ja kujtojne sot apo filloi lufta klanore siç thashe me larte.......

Jo shiko, qe ka patur dikur disa polemika per nje dekorate te presidentit (une mbaja mend kshu nje ish-gjykates). Isha kurioz per ke behej fjala me saktesisht. Nejse, kjo s'eshte asgje, kur kryetar te Gjykates Kushtetuese, e cila garanton ruajtjen e demokracise, kemi patur Fehmi Abdiun, nje ish-gjykates komunist i cili ka dhene denime me vdekje per arsye politike.

Biles, biles, diku ja kam pare surratin Fehmi Abdiut si dekan i nje fakulteti juridik nga keto universitetet private qe kane mbire ne Shqiperi.

Fehmi Abdiu, dekan juridiku, kulmi.

Pse i paska ikur koha kur president eshte Topi ?

Ky dekoron kriminelet, dhe shkon e vajton viktimat, hipokrizi allashqiptare, ne fakt eshte presidenti i shqiptareve.

Jozefina nuk eshte shprehur gabim, ka thene nje te vertet qe "vret", po mos u ben merak se Topin se "vret" asgje, fajin e ka krushqiaaaaaaa.

Ore boll i fryte nje maskaralliku, qe e shpifet vete, me aludime dylekshe (fajin e ka krushqiaaaaaaa). Aq injorante sa jeni besoj se nuk ju shpetojne pa lexu revistat gossip dhe krushqine e vertete e dini fort mire.

Presidenti e ka sqaruar nje here kete ceshtje dhe dekorata eshte kthyer.

Pse nuk pyet Jozefina shefin e saj nese Breca ka kthyer dhuraten qe i ka cuar ne dasmen e te birit ku ishte i ftuar nderi.

Lizander.

Krushqia, nuk eshte fjale e piste.

Kercimi jot, len te kuptohet se gossipi qenka i vertet, bej durim.

hunter, ngjarja e ambasadesh sovjetike ka ndodhur ne 1951 dhe ky Skenderi qenka dekoruar me 2008-ten per pune te mire gjate "demokracise". Tani une nuk e di po arithmetika ma thote se eshte e pamundur qe nje njeri ne pune (hetues apo pokuror) ne 1951, te jete po ne pune (prokuror) ne 2008-ten. Thone qe 40 vjet pune jane mese te mjaftueshme per te vdekur! 

 Produktet fekale te politikes qe dretojne shtetin shqiptar. Njera cope mishi me dy sy, e tjetri farakungullngrenes !

Njera thote fitore ekzotike e tjetri diten qe anullohet ndeshja ne Qemal Stafa  per shkak te protestes tek KQZ-ja , shkon ne Durres e dorezon kupen.

Menopauza dhe Zdravko Colic ! smiley

E perbashketa eshte qe keta si individe edhe idhtaret i kane me cene  : o gjysmak o pederast. smileysmiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).