Gjak zemret fjala
Tym janë fjalët,Çka digjet në gjoks,Zjarrin, flakët,Nuk i them dot.
Nuk e them dot angushtinë e bishës natën,që i klith padukut matanë, lart; rrëshirën e zezëkur pus sytë e qenve dhe të kuajve dot s’them,pikëllimën e merimangës që rrjet në cep të odësnjë cergë drite, pa kurrgjë brenda, vetminë e presë,vetes, atje, në qoshin bosh, duke kërkuar qendrëne zeros, nuk them dot, dhe shumë e shumë pafjalëpa kumt, të pakuptim ndoshta, pa jetë si e shkuaraqë qenë ka, por s’është më e prapëseprapë është,mbetur si shije mane në shkretën e qiellit që tresim, na ur gjuhët në heshtje, na mban në jetë, na ngjalle na vret... Tym janë fjalët që nuk them dot, brymëtejduk e zjarrit që djeg veten, që shkrumb pakohë,që ngroh po atë unë, që e drit dhe e sheh verbër.
Drit zemra gjak tejëzave, e puls skajeve, më mbushe më zbraz njëherësh si koha çastin, më frym prapëe më nxjerr jashtë, dy sy më tutje, dy lotë të ngrirë për të përlotur pamjen me rrëshirë, trungun me erëtë ngrirë lëkurash, veshur njëra mbi tjetrën mbi boshsi qepë, si zero 3D, flluskën e saj nuk e them dot...
Cipën e flakëvenuk e them dot. Gjak zemret fjalavarreve, në gjoks.




Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).