Simpson është një eksplorues që ndërmerr herë pas here fluturime në të ardhmen. Ai analizon e shqyrton me kujdes vetëtitë e drejtimet e veçanta të qytetërimeve që vinë pas. Në skemën e madhe të eksplorimit, një shqetësim i vogël e privat i pilotit Simpson është dhe nevoja e tij për të kuptuar evoluimin e pijeve në kohë.

Nuk është rastësi që subjekti i pijes rishfaqet shpesh në tregimet a romanet e shkrimtarit Kingsley Amis. Amis është një satirist në traditën e satiristëve më të mirë të gjuhës angleze, por  njëkohësisht dhe një connoisseur i pijes, (pak si puna e Dritëroit tonë, veçse Amis-it nuk i mungon talenti). 

Personazhi i tregimit, një qytetar i planetit Merkur, viziton tokën disa dekada mbas luftës ndërplanetare të vitit 2101, ku gjysma e Venusit dhe një pjesë e mirë e rruzullit ishin shkatërruar nga pluhuri i shpërthimeve bërthamore. Megjithatë ky fakt nuk e pengon Simpson-in  të shkëmbejë mendime me vendasit për pijet që ata kishin më për zemër. Biseda rreth pijes zhvillohet si gjithnjë në një nga ato klubet private ku entuziastët faqekuq shkëmbejnë formula nga një manual i vjetër.

 

 

THE FRIENDS OF PLONK

Established in 2139 for the drinking of

traditional liquors in traditional

dress and in traditional surroundings

 

Biseda akademike rreth pijes është fatkeqësisht e kushtëzuar nga gjendja e dëshpëruar e saj. Në këtë kohë mjeshtëria artizanale e distilimit e fermentimit kishte humbur e njerëzit duhet të kënaqeshin me kopje të këqija të pijeve të vjetra, (pak a shumë si fundi i viteve 80 në Shqipëri ku raki me qymyr nënkuptonte dehje të shpejte e të keqe).

Amis përmbyll tregimin e tij të shkurtër me një alegori kureshtare. Aq e shpejtë do ishte kjo humbje tradite saqë, jo me larg se  mesi i viteve 1980, Shqipëria do ishte nga të vetmet vende prodhuese te verës së fermentuar nga rrushi. Të gjithë vendet e tjera, duke përfshirë edhe vende të përmendura për verërat e tyre si Italia e Spanja, do të prodhonin kopje sintetike të verës së vërtetë. Në mes të kësaj skeme të turbullt Amis shpreh dëshirën që kjo perspektivë të mos thërrmohet krejtësisht nga kinezët, të cilët ai sheh me skepticizëm si katalistë zhvillimi e moderniteti në Shqipëri.

Sado me humor si gjetje, alegoria e Amis  ri-zbulon rishtazi veçorinë e shoqërimit të zakonshëm të Shqipërisë me satirën.

Në këtë tregim Shqipëria është jashtë qendrës së interesit të shkrimtarit. Ai e përmend vendin e vogël vetëm si një vegël e përshtatshme me nënvizuar asimetritë e shkaktuara prej zhvillimit. Qëmtimi i tij i dëfton lexuesit se për të si për shumë Shqipëria mbetet thellësisht e pazhvilluar, jo vetëm me dekada por ç’është  më e rëndësishmja në botëkuptim.

Vetëm se, zhvillimi si për ironi ka dhe ai shpagimin e tij, shumë herë rrëmbyeshëm e vetë-shkatërrues. Një vend, që mbetet në thelb i pazhvilluar, mund të gjendet aksidentalisht i vetëm duke ruajtur atë pak qytetërim që ka mundur të grumbullojë, e që vendet e tjera e kanë humbur në emër të vetë zhvillimit. Shkrimi i Amis është datuar 1964 dhe gjendet në përmbledhjen e tij me tregime të shkurtra.

Vrojtimi i shkrimtarit është historikisht i saktë. Mbase duhet të jemi mirënjohës prishjes me Kinën që mundëm të ruajmë atë pak traditë të holluar që na ka mbetur. Mund të imagjinohet fare thjesht një kryetar i një kryesie çfarëdo diku nga Erseka i cili deklaron haptazi mbasi ka marrë vesh lajmin se: ‘këndej e tëhu vera shqiptare është e mbrojtur nga ndërhyrjet revizioniste kineze’.

Gjithsesi mbrojtja e traditave apo idealizimi i së shkuarës nuk ka qenë asnjëherë rruga shqiptare. Aleks Çaçi është mbase shembulli më i miri që mund të jepet në këtë lëmi. Një bashkëkohës  i Amis-it,  Çaçi, lëvron gjithashtu idetë e mëdha të së ardhmes. Shkrimtari ynë cilësohet nga shumë si një nga poetet më të mirë të kohës, gjë që në vetvete tregon shumë për nivelin e letrave të periudhës. Një revolucionar i vërtetë, Çaçi është poeti më i përzemërt i byrosë politike shqiptare, deri në atë farë mase sa ai  citohet nga vetë nga këta anëtarë në raste solemne e të rëndësishme.

Duke i qëndruar të vërtetë asimetrisë së zhvillimit është po aq me vend të përmendet  nga krijimtaria e poetit tonë një rast po aq interesant sa dhe ai i pijes së eksploruesit Simpson.

Ngjarja e cila ka hyrë në analet e marrëdhënieve ndërkombëtare e ku citohet me krenari poeti u bë e famshme padashje nga William E. Griffith, në librin e tij ‘Albania and the Sino-Soviet Rift’. Në të studiuesi perifrazon Liri Berishovën përgjatë një vizitë të sajë në Kinë në Qershor 1960, ku kjo e fundit për ti shtuar peshën e rëndesës së takimi perifrazon Çaçin, “ poetin e mirënjohur te vendit”, i cili çuditërisht është gjithmonë i gatshëm ti avitet ngjarjeve madhore me vargje po aq mbresëlënëse.

Në këtë pafundësi perifrazimesh ja më në fund dhe vargjet e famshme të poetit:

My country,

What a hosts of friends you have!

Listen!

From the depths of the heart come the words which resound all over China:

“China and Albania are marching along the same road,

With the same ideal’ like one man.”

Who is it that links us so closely on this road?

The Soviet Union,

This name like a Beacon in the night, brightening the world!

To all who long for happiness, the Soviet Union is their foremost friend!


Të mundohesh ta përkthesh poezinë në stilin internacionalist është padyshim një gjymtim i bukurisë së origjinalit. (më të përshtatshëm do ishin disa kokrra këtu ke peshku që ndajnë ethosin e Çaçit).  Megjithatë ja dhe versioni në shqip: 

Vendi Im,

Çfarë grushti miqsh që ke!

Dëgjo!

Nga thellësia e zemrës dalin fjalët që marrin dhenë nëpër gjithë Kinën:

“Kina dhe Shqipëria marshojnë së bashku në të njëjtën trase,

Me të njëjtin ideal si një i vetëm.”

Kush na bashkon grusht çeliku në këtë rrugë?

Bashkimi Sovjetik,

Emri i tij si një pishtar në errësirë ndriçon gjithë botën!

Për të gjithë ata që lumturinë kërkojnë, Bashkimi Sovjetik është miku i tyre më i mirë!

 

 

Kësisoj Çaçi shpreh dhe ai bindjen e tij të patundur në vlerën intoksikimin të mendjes e të trupit. Veçse interesi i poetit tonë duket sikur anon më shumë nga  laundanum, një lloj përzierje alkooli dhe opiumi e aftë të trullosi edhe një elefant të mërzitur. Logjika e ftohtë është për tu admiruar. Dhe atëherë kur humb çdo shprese e asgjë nuk duket sikur funksionon më, na fshikullo për vdekje me poezi të keqe.

Por në të vërtetë nuk është e ndershme të krahasohen idetë e këtyre dy bashkëkohorëve. Ata të dy jetojnë në universe krejt të ndryshme prej njeri tjetrit dhe largësia ndërmjet tyre do ishin më përshtatshme në një përshkrim të Amis ndërmjet dy botëve ndërplanetare me dimensione të ndryshme kohe.

Pavarësisht kësaj skizme te paafrueshme, lidhjet e pashmangshme të natyrës njerëzore arrijnë te afrojnë edhe brigjet më të largët. Falë kohës edhe zhvillimit të shpejtë si breshka të shqiptarit, ne mund më në fund të vleresojmë avitjen e Çaçit e shumë të tjerëve si ai në vargun e lirë. Fatmirësisht poetë si ai gjenden tani bindshëm brenda rrethit të satirës. 

Ja dhe një poemth i tjetër i Çaçit i cituar në një tjetër libër nga marksisti francez Pierre Courtade që për habi është përkthyer edhe anglisht, (për mendimin tim investimi më i mirë që ai rob ka bërë gjithë jetën e vet).


Before the raised fist

Bosses and tyrants

Tremble like flies

And the world

That groans and dies

In the den of the night

Jostles with cries

At the sound of liberty.

 

And to the skies

Rising gloriously

Like a liberating star-

The flag of the Party

With hammer and sickle.

A steel hand holds it high

Stalin, of the little people,

Stalin . . .

 

And the labourer of Muzekie (Myzeqe)

Barred by the bey  from his house,

From joy and liberty,

Listens with his heart to that name.

And there in his hut

Admist tears and despair

He cries with all strength:

“Stalin, give us courage!”

 

Përballë grushtit lart

Zengjini dhe tirani

Dridhet si miza

Dhe bota që

Që ulurin dhe vdes

Në strofkullën e natës

Mbytet me britma

Në zërin e lirisë

Dhe në qiell

Qe ngrihen me madhështi

Si një yll çlirues

Flamuri i Partisë

Me drapër e çekan

Një dore çeliku

E gren lart

Stalini i  njerëzve të vegjël

Stalin . . .

 

Dhe punëtori i  Myzeqesë

I përzënë nga shtëpia e tij nga beu

Nga gëzimi e liria

Dëgjon me zemrën e tij atë emër.

Dhe aty në kasollen e tij

Mes lotëve e dëshpërimit

Ai bërtet me sa fuqi ka:

Stalin, jepna zemër!”

11 Komente

 Eeeee, kohet kane ndryshuar dhe klishete jane po ato....dikur thoshin...Stalin na jep zemer, dje thoshim Bush na jep zemer... sot, Amerike, Evrope na jep zemer.....thirrja per ndihme eshte gjithmone akute per njerezit, popujt e vegjel....do ti besh duva, atij qe te jep zemer......me pas shohim e bejme...

Cfare do te thote kjo prurje qe "pergojon " krijues te nje kohe qe duhej me cdo kusht "te krijohej ". Dhe cdo krijim ka vulen e Kohes !!!!!

Ka nje perzgjedhje me meditime  super injorance , perbuzese dhe djallezore   . Se c'ka nje shije debili per tu dukur i "zgjute " . Ajo qe dallon me shume ne tersine e prurjeve te ketij me Villaxh , te rikujton 100% mentalitetine e  personazheve te Sh Musarait te lloit   " "Ngordhi kali ci rane thonjt - nxiton te shquhet per ti heq patkonjte " ??? Do bente me mire te na sillte injorancen e Tit Lukrecit "Mbi natyren "

Dhe punëtori i  Myzeqesë

I përzënë nga shtëpia e tij nga beu

Nga i qimton gjithe keto o bej myzeqarshtepiperzenes. smiley

Ja vlen te lexohet ky satiriku i asaj kohe akoma, apo do na rekomandosh ndonje satirik me bashkekohor ne anglisht?

Sa i rrezikshem qe je ne fjaleformim mer yahoo.

Lucky Jim nga Amis per mu eshte lexim bota.

SHif 1cik ene Will Self 

http://will-self.com/

 

 

Ndoshta dhe jo vetem ndoshta ke te drejte . Dhe kete e them seriozisht . Dhe jo vetem ndaj JUSH . Vetem duhet te besh dallimin ne nderhyrje .

Me plot gojen ...!!! Je nje Pene shume shume e nderuar e me BUKE . Te pakten per mua ! 

Por krahsimin tim me ato vergjet e Sh.Musarajt dhe "djallezine " ne perzgjedhje , kuptoi si shprehjen labe " e shtyn dreqi ne keto pune " . Dhe per kete te jesh i bindur qe eshte keshtu ! Mundet te gajasesh Hurin e nivele te tij po jo njerez te KRIJIMIT !

Gjithsesi nje nivel "Lexim Bote " mund ta harrish edhe vete ne se ben nje liber te tille pa u rene 'boijeve te bronxit " per gjah derrash !

Absolutisht asgje personale . Ashtu si dhe JU askush nuk me ndalon te dalloj guralecet nga qypi me mjalte ose te dalloj egjerin nga gruri !

Mund edhe teta dergoja si mesazh personal , por perderisa shpesh nderhyj ne keto "gjellet " qe servir si lexim Bote smiley le ta lexojne dhe te tjeret qe  ....

Absolutisht asgje personale !

Dhe nga une je i lire PERFUNDIMISHT per te prure cfare te duash e si te duash por jo pa te rikujtuar se ne cfare kohesh Jetojme dhe per ku duhet ti drejtosh energjite

Te pershendes http://youtu.be/RukUetw0hAM

I kulak o hund llastik

rroft bashkimi sovjetik...    mbase edhe per shije te vecanta qe kan mall si pikat e shiut ne dritare Dy here smiley

o traktor i kuq kinez

o te ndes o te dhjes smiley

eh mer Ziko, qaheshe nga llazar siliqi ti, po paska qen aleks caci  ku e ku me i tmerrshem smiley

meqe ra llafi, a e ma men Gaz Cacin? ka pas lujt baskeboll me Partizonin.

 

I njof kta i njof . E di ti mo ate si tha polici kur tha spikerja "Kenon Luan Manahasa . 

Ou - tha -qeka martu Luan Zhegu !  Osht demokrat i modh QomeT sot mer JaHu . Bo kritike ! Po ku e njef Nichen tie smiley

C'ke qe sha me Nice mer... smiley

aty ku m'dhem mu me shum smiley

 

Ke shit men me i ven. Ke thone qe ne Idrisi ja fut kot dhe se nuk e njef Nichen si filosof te MOdh ... po e quj ( une dmth ) si qemtues vargjesh epike nga krahina e Qelepidhzes qe ne kohen e Farkarioteve.Big Grin

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).