sa here viheni ne veshtiresi nga e verteta? nga te vertetat e vockla, ndoshta te konsideruara te parendesishme?

a ju ve ne siklet dalja ne shesh e se vertetes, dhe pse?

68 Komente

 We can't handle the truth smiley

Truth hurts. Truth sets us free, but we hate to be free, cause free is free-zing cold smiley etcetc

 

Po pyetësi, vetë, a ka përgjigje për pyetjen e vet?

 Ka njerez qe kane lindur per te jetuar ne baze te genjeshtrave dhe ka njerez, shume me te pakte ne numer, qe e pijne me eks te verteten. Gjithsesi, duke patur parasysh relativitetin dhe perkohshmerine e cdo gjeje, perfshire edhe ate te vete njeriut, e verteta lejon hapesira per te mos e pranuar ate, mjafton ta akuzosh per mungese absolutizmi. Personalisht jam gjithnje i drejtperdrejte dhe ate qe mendoj e shpreh, shpesh here duke "dhunuar" kontekstin dhe duke ia shkundur fort kolonat e mendjes bashkebiseduesit. Me lumte smiley!

 

Mendoj se duhet bere nje dallim midis te Vertetes.

Te vertetat banale psh qe Kusari Berisha eshte k/minister kete nuk mund te mos ta quash te vertetete. Po ashtu edhe qe nje mashkull me pamje gruaje me fjalor vulgar eshte k/parlamentare si Jozefina edhe kete nuk mund ta mohosh . Pra te dyja keto jane te verteta ashtu si dhe cdo gje qe nuk kerkon nje analize. Ashtu sic nuk kerkon analize te vecante per te percaktuar ne se eshte ne korin e vuvuzelerise e shpures se IntelektuHaleve berishiane nje takem ketu. Apo Jo .

Dhe ketu fillon veshtiresia per te njohur te verteten tek analiza . Te pranosh se Berry -berry eshte k/minister legjitim pa VJEDHJE dhe KUSARI ???? Eshte shume larg te vertetes ,

Te pranosh qe ky KUSAR nuk mund te qendroje asnje minute ne Pushtet pa KLANIN e tij te KUSAREVE deri ne hallkat me te vogla ku manipulohen e, shiten e vidhen VOTAT...kjo po eshte e vertete !

Idriz, e kam fjalen per te verteta qe zakonisht njerezit ngurrojne t'i pranojne; nga ato personalet, psh, ose te tjera qe kane te bejne me bindjet e tyre, etj. nuk e kam fjalen per te tilla te verteta si thua ti. do te ishin te tilla, nese do pyesnim Saliun psh... "a i keni vjedhur zgjedhjet" dhe te pergjigjej me ndershmeri: "po, i kemi vjedhur" ose "jo, nuk i kemi vjedhur" - nese eshte i ndergjegjshem, nga ana e tij qe nuk eshte bere.

kam vene re neper disa tema, qe shume njerez hiqen, me shume sesa ne fakt jane, te tregohen eksperte neper fusha, qe ndoshta nuk jane; perdorin nje lloj rafinimi te gjuhes, per te mbrojtur pozicionin fillestar, edhe pse e dine qe (ndoshta) nuk jane ata qe duan te kujtohen(te merren, konsiderohen nga te tjeret).

shume njerez, fshihen mbas referencave; kepusin ndonje emer te degjuar aty-ketu, per te fshehur pamundesine e tyre per te lidhur fjalet e tyre dhe per te shprehur mendimet e tyre... ne nje kohe kur nje "nuk e di", ose "nuk jam shume i sigurte per..." do te mjaftonte boll dhe nuk do te cenonte aspak mbi qeniet dhe personalitetet e tyre.

Gjithashtu ka veshtiresi qe hasen kur vjen fjala per bindjet personale... kur i ve njerezit ne pozita "te veshtira" qe te mendojne per ate qe te bejne ty dhe ta shohin sikur t'u behet atyre nga te tjere... ishte rast vrasja e 21 janarit, psh. thjesht si shembull e asgje me teper se aq. ose kur njerezit ndryshojne mendim, por nuk e pranojne qe kane ndryshuar mendim... shume e shume raste te ketilla; njefare "tualeti" apo makiazhi (makeup) qe i bejne figures se tyre kur dalin publikisht, edhe pse virtualisht.

av thote qe truth hurts... hau???!!!

shume gjera te lendojne... psh nje mendim i imi klasik-injorant, mbi nje poezi te filanit... qe une e them me ndershmerine me te madhe; lendon nese perceptohet negativisht; por kjo nuk dmth se mendimi im qendron; perseri, njerezit e fshehin aresyen e vertete perse ndihen keq... ose ndonje verejtje, tek-tuk, qe ne rastin me doreleshuar, kalon me injorim total; e ne raste me pak fatlume, me nje rreke shfryrjesh e qortimesh... pra, ka te verteteza te vockla gjithandej; e zakonisht, mendoj qe jane pikerisht keto te verteteza qe shkaktojne siklete me te shumta dhe me te shpeshta... qe ne shumicen derrmuese te rasteve, keto as nuk tregohen me dhe cdo gje i lihet ne dore meshires se aludimeve dhe supozimeve intuitive.

po mundohem te kuptoj nje ane te esences njerezore... pse ndodh.

pse dikush, para nje tabloje te nje piktori te afirmuar, nuk guxon te thote ate qe mendon me te vertete; qe psh, Pikaso ja ka keputur kot... pse ngurron te thote te verteten dhe pse e nderton boten e tij/saj mbi te "verteta" te te tjereve? pse eshte sikletosese te thuash qe Pikaso ja ka futur kot?

e kuptoj qe i ruhemi verdiktit te opinionit te te tjereve... po verdiktit te shpirtit tone, si i ruhemi? se ne e dime te verteten mbi veten, genjyem apo jo, te verteten e dime.

nese do benim nje sondazh ketu, sondazh te fshehte, me lutjen e vetme qe te gjithe te tregoheshim te sinqerte ne kulm, te pakten gjate sondazhit, jam i bindur qe do te dilnim 100% genjeshtare.

po diktoj nje lidhje te cuditshme midis te vertetes dhe te fshehtes... qe ne fakt duhej te ishte krejtesisht e kunderta...

me falni qe u zgjata, po duhej ta shpjegoja pak; se kjo pyetje me lind gati ne cdo teme, per shume komente qe lexoj; per shume pergjigje-kunderpergjigje qe shoh... per shume deklarata, artikuj, postime...

 Zoto, lejome te te them, qe ta kuptonj shume mire qëllimnë. Por kam pershtypjen se pasi ti hyni te vertetes me themeli, qilizem dmth, do ktheheni tek ajo fraza cinike e Jack-ut te madh: You cant handle the truth. Njeriu eshte ndertuar ne menyre te tille qe ndihet mire vetem kur eshte ne his comfort zone. Cdo e vertete tjeter jashte saj e tremb, ose ne rastin me te mire nuk i intereson shume. 

Nuk merzitem fare edhe sikur te jem 100% gabim. Se duke u rrit jena, edhe do gabojme, edhe do mesojme, edhe do gabojme prape smiley

hau ken llaajs bi jor kamfert zoun??? (shembull, nuk e kam me ty)

kete gje dua ta kuptoj.

how can lies be someone's comfort zone. smiley

 it doesn't have to be lies...  eshte pasiguri qe ajo mase e erret para teje, te jete E verteta... Ne pamundesi te njohjes se saj, njeriu terhiqet. 

pastaj prit njehere, cfare eshte e verteta? kush e ka monopolin e saj? A po flet per te verteten relative ketu? nese po, e verteta relative ka shume fytyra, aq sa fytyra njerezish ka ne kete dynja. Ndersa po e pate fjalen per ndonje te vertete absolute, une e le ketu, se jam njeri shume mesatar per tu marre me nje gje kaq gjeniale.

edhe dicka, jam duke folur gjithe kohen per te vertetat abstrakte, qe perfshin dhe artin, poezin etj.... jo per ate qe, kur shoh nje femije te masakruar, te them: e thirri zoti prane, se kish nevoje per nje engjell...

Une i shkreti o Zotrule te vetmen gje qe nuk kam te vertete eshte nicku im ketu tek PPU-ja. Sa per te tjerat (pra per llafet qe them) i kom te gjitha te verteta. Mirpo do ti ,qe sa me shume te verteta qe une them aq me shume socialist me bejne disa idiote ketu(dmth Ramist per ata qe pelqejne kete fjale), nderkohe qe une nuk jam fare, por fare ama.

A te te them nje te vertete tjeter? Keto dite frymori ka ftuar te vije ne shqiperi Babain e mikrokredive sepse kerkon ta fuse kete mekanizem tek minifermat per te stimuluar mbjelljen e drureve te te gjitha llojeve. Mirpo ai nuk e di qe kete mekanizem ne zonat rurale eshte futur qe ne 1993 dhe vazhdon edhe sot duke u zgjeruar nepermjet Fondit Shqipetar te Zhvillimit"? Apo e di, por kjo do te jete tallja tjeter e radhes me popullsine rurale per ti rembyer votat kur te behen zgjedhjet e pergjitheshme? Te shohim!

 Me leje se po nderhyj. 

Nuk di nese e kam kuptuar mire. Ta provoj njehere. Ti po flet per te verteten e tipit: 

"Behet nje bisede diku ne chat edhe ti as ia ke idene fare se nga i bie me shpi ajo tema. Futesh e lexon tek-tuk ne net edhe merr pozicion (ne baze te nje informacioni shume te shkurter) per sa i perket temes. Mundesisht referencon filanin a filanin tjeter edhe flet fare lehte per noi teori mbi te cilen ke lexu tre fjalite e para ne wikipedia?"

Edhe pyetja eshte, a ndihesh keq se je hequr si ekspert ne nje kohe qe ti nuk ia ke shume haberin? Nuk besoj se shume njerez nga kjo kategoria qe po pershkruan ti do i pergjigjen pyetjes.

Ose une e kam kuptu pak shtrember problematiken smiley

Per vete do thoja qe e vleresoj shume te verteten...ngaqe nisem nga ideja qe nuk kam kohe te humbas me njerez te shtirur (edhe pse mund te jene çuna/goca über ok). Dhe per vete nuk shtirem...o t'pelqej kshu si jam o ik gjej noi tjeter me te ndritur se une. E mua kjo gje me duket me se normale...nuk di tashi, kaq kisha. 

jam dakort me avin; nese e verteta kundershton ate qe na ben te qendrojme ne kembe, ne menyre te natyrshme do t'i rrime larg, a do t'i afrohemi me aq sa kemi takat. megjithate njeriu zgjedh fakte nga realiteti qe te mbeshtese si vetedashurine si veteurrejtjen, nuk eshte aq veteruajtes sa do te donte.

ka edhe raste qe e verteta s'na pelqen kur na e thone njerez perndryshe moralisht te dyshimte, apo njerez dashakeqe smiley, dmth e verteta behet pis nga ata qe e pergojojne.

Jo si pergjigje direkte ndaj pyetjes se zotrules-it, por per te shtuar nje kontribut ne lidhje me ate qe shkruan me siper Av dhe tropizma:

Paragjykimi, pertej cdo dekodifikimi negativ te termit, eshte nje stad fillestar (kufi i pare) i procesit te gjykimit.

Mund te quajme pra gjykimin e drejtperdrejt: para-gjykim.

Kete stad duhet ta ndjekin stade te tjera gjykimi, deri ne arritjen e gjykimit praktik.

Duhet nenvizuar ama dicka e rendesishme: shpeshhere paragjykimi kushtezon nivelet pasardhese te procesit te gjykimit.

Por nuk eshte e thene qe kjo te jete negative (gjithmone dhe kudo): para-gjykimi nqs. lind ne nje person te ekuilibruar dhe ekspert, mund te permbaje farat e gjykimit praktik.

Sigurisht qe para-gjykimi, duke qene se lind nga nje faze perceptive ne te cilen aspektet fiziologjike dhe psikologjike jane mbizoteruese, nuk eshte i ndryshueshem ne menyre te lehte.

Rreziku perfaqesohet nga mungesa e perceptimit te stadeve te tjera njohese pasardhese, pothuajse nje refuzim pak a shume jo i ndergjegjshem, i atyre aspekteve te tjera qe nuk jane ne sintoni me permbajtjen e para-gjykimit.

Gjate para-gjykimit ne fakt, veprojne fort ato kode (faktore) personal, kulturor, psikologjik qe karakterizojne personalitetin e vleresuesit.

Individi ka tendencen qe te beje qe te koincidoje ate cfare ai percepton, me sistemin e vlerave (perceptim selektiv) dhe ka tendencen qe te kujtoje me gjate ato shenja (kode vlerash) qe jane ne harmoni me sistemin e tij te vlerave (memorizim selektiv).

 Une ju dola borxhit shqiptareve te mi, dje  duke te dhene ty si shembull. Behuni lakonike si Olsi, o njerez. Ja shembujt e mire i kemi ne kete blog, por jo, i dhane gojes si asnjehere. eshte si terapi per ta, po e perseris. Tani ty Olsi mos te rriten veshet nga lavderimet dhe na ndryshon?

Have I told you lately that I love you?!

- Rod Stewart

 

smiley

<3 <3 <3

smiley

 

E vertete qe me lendon eshte ajo qe une quaj te vertete, jo cfare del.

p.s

Kam shance per politikan?

 Raporti me te verteten, eshte shume i tjeshte me te ndershmit dhe i nderlikuar me palaçot....kaq per tani se nuk kam kohe....

ps

Zoto, me ne fund dole mbi uje......kesaj pyetje edhe ketu do ti pergjigjen edhe bardh edhe zi, se ashtu jane edhe anetaret e ketij blogu, bardh e zi, dhe flasin per zi e bardh pastaj....

Av... pak veta jane munduar te pergjigjen.

une jam munduar me sa kam mundur qe ta shpjegoj, por pa u zgjatur shume. dhe nuk jam i afte ta bej me mire se aq. te pakten jo per momentin.

por psh, sikur te te thoja (AV) qe me pergjigjet e tua i ke bere bisht pyetjes, dhe ti ta dije qe i ke bere bisht, me ndergjegje. Kjo eshte nje e vertete qe do dilte, pranimi i se ciles, do ishte pak i sikletshem per ty. Ose po te te drejtohesha me "pse i ben bisht pyetjes?"... do ktheheshe te thoje: "nuk po i bej bisht, po i pergjigjem ashtu sic di, me te vertete"... dhe nderkohe ta dije qe ajo qe po thosha une, te ishte e vertete.

Eshte thjesht shembull, me kupto drejt; nje situate imagjinare. Nuk ka lidhje fare me ty... po nuk di si ta bej tjeter qe te kuptohemi tamam.

Askujt nuk i flet zemra ne menyre aq te rafinuar. edhe zemra e mbreterve qe i budallallepsin qe nga lindja me psikopatlleqe protokollare, belbezon ne menyren me te thjeshte te mundshme, me fjale te trasha, te pagdhendura.

now back in the game... 

how can truth hurt???

how can anyone live in such marvelous comfort with a lie inside him/her? why doesn't the truth hurt you(or me; anyone) inside, you being in full knowledge and conscience of it?

why would an insult of mine hurt you so badly inside, while the truth-inside-you of a lie you live in, never hurts, but when you come to confess to it and utter it to others, you say, or they say "truth hurts"? what's changed inside you during this process? you have known it all along!!!

arrin te me kuptosh, apo po belbezoj pa lidhje?

 Po s'ia t'ia bej une kur e verteta jote nuk i ngjan te vertetes sime? Kur une jam ndertuar ne nje menyre qe mund te shoh me pak ose me shume se ty? Per hir te cfare gjeje, duhet te them: Po, zoto, kjo qe thua ti eshte e verteta... A nuk do isha e pasinqerte me veten? 

prandaj te thashe, eshte ceshtje definicionesh: ajo qe per ty eshte genjeshter, per mua eshte thjesht pasiguri per ta deklamuar si te vertete. ka shume shkalle midis... 

komenti im i pare ishte gjys me shaka, per humor me teper, po ti vesh re jane slogane ose nga libra, ose nga filma, tip aksiomash tanime... une vete i gjej shume te forta dhe shume shume afer se VERTETES. 

nuk eshte e thene te biem dakord. 

ne lidhje me ate qe a lendon e verteta? pergjigja ime eshte: po, e verteta lendon, kur te ka mbetur ende nje fije krenarie. perndryshe, as do tia dish... e verteta ime mund te jete fare lehte mjerimi yt.

mesa kuptoj filozofia nuk i ka dhene dum ende kesaj ceshtjeje... prandaj ketu i mbetet shteg i hapur artit smiley

 

it's becoming a tally... i hope.

ti av, do me vdesesh mua.

e kam fjalen ne menyre hipotetike. kur ti e di qe po genjen, per nje gje qofte dhe te vockel, te parendesishme, apo te madhe, te rendesishme. nuk e kam fjalen "kujt i flet ashtu ti?!". 

.................

it's like craving for a child, claiming to be pregnant while not being such.

e paske ndryshuar pakez komentin... kisha dicka per te thene per ate sic ishte... nuk ndryshove nje shkronje... ndryshove nje fjale. je e sigurte qe do qendrosh me kete version?

me kupton? smiley

 ndryshova vetem nje shenje pikesimi. is that so important?

edhe avash i here smiley, te jete per mua robt rrojne  1000 vjet... 

 

ar ju shuer??? smiley

Av. me ben nje nder? smiley

a mund t'i pergjigjesh pyetjes kryesore? mbase vene mend te tjeret. do te te isha shume mirenjohes. smiley plus te kam shume xhan. :X

shkruaje edhe nje here ketu pyetjen kryesore, se me doli nga mendja tash smiley

po e di une, ske per tu knaq nga pergjigja ime ti... prit Lirken, se ajo i sqaron shume mire keto punet e filozofise smiley ( lirka, e kisha seriozisht kete)

Po s'ia t'ia bej une kur e verteta jote nuk i ngjan te vertetes sime?

 

E verteta eshte nje dhe vetem nje, mashtrimi eshte i shumllojshem.

 mati, are u calling me mashtrues? 

Me vjen keq, kuptoje drejt komentin.

 u shyqyr smiley

 

un t'verteten nuk e di ca osht, thon qe osht krimbi qe do e haj nji dit drunin e materjalizmit, se po e grry perdit, pluhur druni mush dynjoja, vrimat jane bo labyrinth edhe naten degjohet krrr krrrr, ne mengjes gjen pluhurin e ri te nates qe amvisa e fshin ne kaci... po nejse, un s'e di pra ca esht e verteta, por di qe pa tverteten jom gati me uluri si ujk. qe na sjell pa deshire te pika tjeter, qe ne folim nfakt mbi iden e te vertetes, jo mbi te verteten vet, se sado qe dum, s'mundim, e verteta do robin se osht reflektim (pasqyra njidrejtimshme ktu), dhe dalim te ajo qe robi robit nuk i ngja, shum t'verteta kjo dynja.

 hej shyqyr o zot, qe u shkule nga tema e griseldes mo, dhe erdhe ktu, se na hongri te gjalle zotoja smiley

mu me habiti Mati, i cili pak me lart po flet si materialist! tamam kur kujtojm se komunismit ia dham derrmen. tamam nga ai qe nuk e pret.

“The truth is rarely pure and never simple.”  Oscar Wilde
 
 

Av... lirka nuk di t'u pergjigjet pyetjeve te mia. ose nuk do. njera nga keto. deri tani, nuk me ka ecur ne ate fushe.

pyetja me siper, qendron si lis.

emo... hajt uleri njehere ketu si ujk per te verteten. pa na e thuaj njecike pergjigjen e pyetjes... po direkte fare ama... si ulerime ujku e dua.

jam gjithe sy e veshe. smiley

po nuk ka hene, Zot, nuk ka hene per ulerime... dmth hene ka, por nuk dielli nuk i bie ne menyre te atille qe reflektimi i rrezeve te tij, sipas rregullave te optikes te arrije ne piken e globit ku ndodhem une, etj, gjithe kushtet qe duhen (syri, truri etj) qe une te perceptoj henen per ulerime... nderkaq hena eshte atje, une nuk e pashe, une thashe qe s'eshte, dhe thashe te verteten, sepse nuk ish, por ne fakt ishte, c'ka genjeshtar me beri, por edhe nuk me beri, por edhe pse ishte t'ulerija s'mundja, sepse po te ulerija, do te thosh qe ishte, dhe ajo nuk ishte duke qene dhe diku, mes pejzave uleritese te fytit tim, refleksit optik dhe ligjeve te tij qe nuk jane genjeshtare, henes evazive qe kur do eshte qe c'ke me ate pune dhe kur nuk do humbet... mes gjithe ketyre ka nje medium perbashkues, qe i mban te gjitha keto lidhur, tip eteri, qe sjell jo vetem driten por edhe nje intelehia kozmike qe me afteson te mendoj mbi te verteten... dhe ti prape kerkon prej meje te dish e verteta c'eshte? kjo eshte njesoj sikur ti thuash sizifit qe meqe po shkon atje lart me mal, merr te lutem edhe kete pakoze te vockel per nenen time te vetmuar, qe e pret nga une ka kaq vjet, dhe sizifi nuk ta prish, por pastaj vjen gjithnje nje por, si ortek me bore qe nga maje e malit... dhe nje te "vertete" te thote ne vesh: I dashur mik, cdo natë të shtrihesh në të njëjtin krevat, të ngrihesh nga i njëjti shtrat çdo mëngjes, dyzet vjet të njëjtin varr e të njëjtin fat dhe i lumtur të jesh?

smiley

ps nuk qeshe online, kjo eshte nje e vertete, cka shpjegon edhe vonesen time ne pergjigje, e cila mund te jete e vertete, por edhe jo, e me kryesorja, mund te jete [jeserisht e tille... smiley

E verteta eshte nje dhe vetem nje, mashtrimi eshte i shumllojshem.

Ehu, sa shume te verteta qe ka nena natyre! Dhe gjithmone zgjedh ate qe funksionon me mire ne nje vend te caktuar, ne nje kohe te caktuar, ne nje situate te caktuar, per nje subjekt te caktuar, etj...

Te kuptohemi, nuk po mbroj genjeshtren. Po flas per dicka tjeter qe as vete nuk e di egzaktesisht se cfare eshte.

Perfundimisht, pas ketij reflektimi te shpejte filozofiko-egzistencial (te shtyre prej matit), une mendoj se e Verteta eshte ai version i te vertetave qe arrin te mbijetoje dhe qe ndihmon mbijetesen ne nje kontekst te caktuar.

Le te mendojme per pak caste spertazote qe perpiqen te fekondojne nje veze. Fundja secili prej tyre eshte nje e vertete e mundshme. Secili prej tyre mund te formoje individin e neserm. Por ja qe vetem njeri arrin te shkoje deri ne finish. Ky eshte i Verteti dhe e Verteta.

Zotrules,

Nuk ka shumë rëndësi nëse di, apo jo t’u përgjigjem pyetjeve të tua. E rëndësishme është të di t’i përgjigjem vetes time. Sipas meje, e vërteta nuk është gjykim (gjykimet janë të sheshta shpesher&eumlsmiley, nuk është as emocion (që mund të jetë i castit), por qëndrim. Unë mendoj se e vërteta kuptohet vetëm në raportin me tjetrin. Sipas meje, në raportet me të tjerët duhet të mbretërojë barazia. Pra, njeriu është i vërtetë nëse arrin të ruajë barazinë me tjetrin. Barazia me tjetrin është kusht i panegociueshëm i të vërtetës. Këtu nuk e kam fjalën tek barazia e intelektit, as tek barazia e statusit shoqëror, material, familjar, etj, por tek barazia e unit. Nëse uni i njeriut është i barabartë me të tjerit, e vërteta është e ingranuar në këtë marrëdhënie. E vërteta deformohet atëherë, kur në raportet midis individëve nuk ka barazi. Kjo barazi prishet si në favor, ashtu dhe në disfavor të personit. Ka njerëz që e vënë veten e tyre pas tjetrit (dhe rrjedhimisht pas gjithë të tjerëve) dhe ka njerëz që e vënë veten para tjetrit (dhe rrjedhimisht para gjithë të tjerëve). Vetëm në këtë raport zhduket e vërteta. Ajo kërkon një guxim të pashembullt për t’u rivendosur. Kështu e konceptoj unë guximin për të thënë të vërtetën. Guximi është për të bërë një hap përpara, ose një hap pas, për t’u vënë në një rang me tjetrin. Asgjë tjetër nuk kontribuon tek e vërteta.

 

Unë mendoj se e vërteta kuptohet vetëm në raportin me tjetrin.

me kete jam shume dakord(ne disa raste). i dismiss the rest. (ka dhe nje fjali ne fillim, qe nuk eshte ndjenje... etj, qe bie pjeserisht dakord)

tani pergjigju pyetjes; nese DO.

Normal
0

unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false
oNotPromoteQF/>
EN-US
X-NONE
X-NONE

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>
plitPgBreakAndParaMark/>
ontVertAlignCellWithSp/>
ontBreakConstrainedForcedTables/>
ontVertAlignInTxbx/>

MicrosoftInternetExplorer4

mallFrac m:val="off"/>
ispDef/>

efJc m:val="centerGroup"/>

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-priority:99;
mso-style-qformat:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
text-align:right;
line-height:115%;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:11.0pt;
font-family:"Calibri","sans-serif";
mso-ascii-font-family:Calibri;
mso-ascii-theme-font:minor-latin;
mso-fareast-font-family:"Times New Roman";
mso-fareast-theme-font:minor-fareast;
mso-hansi-font-family:Calibri;
mso-hansi-theme-font:minor-latin;
mso-bidi-font-family:"Times New Roman";
mso-bidi-theme-font:minor-bidi;}

Zotrules,

Unë mendoj se gënjeshtrat (që shpesh mund të bëhen për përfitime të castit) dhe e pavërteta nuk janë e njëjta gjë. Kam shpjeguar se ku qëndron e pavërteta për mua. Kur individi e humb barazinë me tjetrin, kjo është e pavërteta. Gënjeshtrat janë gjëra që sado kudo nuk e prishin dhe kaq shumë këtë barazi. Ato thjesht shkaktojnë indinjatë për momentin, por nuk prekin BARAZINE. Kur cënohet barazia lind e pavërteta.  Nëse ti mendon se opinionet e ndryshme (qofshin këto dhe shumë larg nga tonat) janë mungesë ndershmërie, e ke gabim. Ato vetëm sa i japin ngjyrë jetës tonë. Nuk jam kurrë e mendimit që e vërteta gjendet ndërmjet dy personave që mendojnë njësoj.
 

Me raste zotrules (nuk di te te them me saktesi frekuencen), ne varesi se sa e sikletshme eshte dhe sa i vetedijshem jam per te. Sa me pak i vetedijshem aq me i madh sikleti.

:X

Ok... dhe si e dija une kete:

Av... lirka nuk di t'u pergjigjet pyetjeve te mia. ose nuk do. njera nga keto. deri tani, nuk me ka ecur ne ate fushe.

pyetja me siper, qendron si lis.

smiley

The truth will set you free.

I want to be free, so better tell the truth smiley

 Zoto, me fal qe po futem ne mes, po ti je ti dhe une jam une....ti di nje pergjigje dhe une di nje tjeter, kdhe kjo vjen nga qe jemi njerez te ndryshem, kemi formime te ndryshme dhe intelekt te ndryshem...ndaj mos prit qe te jemi ne nje mendje me ty...ti merri pergjigjet tona analizoji dhe pastaj dilne konkluzion, ne raport me mendimin apo gjykimin tend......mos prit qe une, ai, ajo, te jemi ne unison me pritshmerine tende......

alidemso... te betohem vellai qe kjo eshte hera e fundit qe nderhyj ne te tilla gjera.

pyetja eshte aty. kush mendon se i eshte pergjigjur, le ta lere me aq sa i do zemra. qe te kem detyruar njeri... nuk e di. nese e kam bere; ndjese te gjitheve. nese dikush eshte ndjere keq, ndjese te gjitheve perseri. gjithshka kam folur deri tani, e kam folur me AV-ne, dhe jam marre vesh mjaft mire me te, edhe pse pergjigje nuk kam marre. por qe te gjykoj njeri, nuk kam patur ndermend ta bej, as te them se kush eshte flaky, as kush eshte faky, as kush eshte falsy. te du fort, megjithmend dhe te respektoj fort. nuk e marr vesh vrrullin e tanishem. nuk kam dashur te ul njeri. eshte nje pyetje aq e thjeshte dhe pergjigje nuk ka marre ende. nuk dua me pergjigje. nuk dua qe ti te ndihesh keq, poshte apo i gjykuar. jo nga une. jo tani. jo kurre. 

naten e mire bashke.

 Po mos merr zjarr o njeri.....une nuk te thashe se ti i ke thene ato qe thoshe me larte, ndjese per mardhenien e veçante qe ke me Av, po, te pakten, mu duk se po i beje presion qe te dilte aty ku doje ti...me fal nqs e kam keqkuptuar, nemardhenien qe ke me te, po mu duk se po i beje presion qe te dilte aty ku doje ti, te pakten me ate kembengulje qe ti po i ketkoje....megjithate ndjese per keqkuptimin.....

a ju ve ne siklet dalja ne shesh e se vertetes, dhe pse?

 

 

Kjo eshte pyetja apo jo? Mos nenkupton valle daljen ne shesh te se vertetes qe duam te fshehim? Nqs po, pyetja eshte retorike. Nqs jo, e verteta s'ka nevoje te dale sepse perndryshe do na duhet te pyesim te dal ku, dhe nga cfar te dale, prej ku te dale? Une do te pergjigjem me sinqeritet kur te ma drejtosh me qarte pyetjen, ose kur ta kuptoj me drejte une. Ndihme?

U mundova t'i gjej nje pergjigje kesaj pyetjes tende zotrules, u lodha shume e as nuk dita nga t'ia nis. Keshtu, vendosa me mire t'i jap 5 yje sepse me futi ne mendime & te vazhdoj punen perseri...te pakten aty di ç'bej!

:X

 a ju ve ne siklet dalja ne shesh e se vertetes, dhe pse?

Kur nje person jeton me nje genjeshter por beson se ajo eshte e vertete dhe kur kjo "e vertete" rezulton nje mashtrim i paster, sigurisht qe vihesh ne siklet, ndihesh keq, deziluzionohesh etj. etj. Rasti ne fjale (bllofi rrembimit te bashkeshortes se Roshit-prej nga ke marre spunto besoj ) eshte sinjifikativ.

Cdo njeri mendoj se jeton brenda nje flluske te krijuar mbi bazen e njohurive empirike, bindjeve, parimeve etike, te vertetave shkencore ose faktuale, gjysem te vertetave, genjeshtrave, iluzioneve.Ne kete kuptim e verteta eshte plurale. Njeriu eshte iluzionist per nga natyra. Eshte e veshtire te saktesojme se ne c`raport jane te vertetat (dhe cilat te verteta ? ) me iluzionet , te vertetat e rrjeshme me rrenat e verteta e kshu me radhe. 

Pertej ketij kuptimi te thjeshtezuar dhe praktik, me kete pyetje zoto (What is the truth ? )  kane perplasur koken e kane thartuar trute te gjithe filozofet. E verteta eshte bije e debatit, kane thene keta te mencurit. Ka te verteta absolute , te gjithpranuara dhe ka te verteta te debatuara. Sikur njeriu/njerzimi te zoteronte te gjitha te vertetat dhe keto te ishin konsensualisht te pranuara, ky do te ishte fundi i botes.Imagjono njeriun e fundit qe i di te gjitha te vertetat.I bie te jete Zoti.

 dalja në shesh e të vërtetës na gëzon më shumë se na ve në siklet, sepse sjell një lloj çlirimi. lidhja me të vërtetat e vogla çon në lidhje me të Vërtetën. ndaj nuk duhen gënjyer fëmijët psh, se kështu ua prish radarin e së Vërtetës, dhe ata nuk e dinë më se ç'duhet besuar e çfarë jo, e pastaj përpiqen ta gjejnë të vërtetën me mjete të tjera, gjë që i shtyn të besojnë sajesa të paqena, që s'kanë lidhje fare me relativitetin. 

 

Ç’mu kujtove Fato labja! Mu kujtove kur qenë mbledhur njerëzia në xhenaze. Kësolle mos u sosçi, u bëfshi sa mos u njohçi. Vdekur djalë i vetëm në fshat. Gjëmë. Po e qanin me ligje. O i mirë, o i bukur, o luan mbi luanë … Tani i ziu djalë i mirë qe mbase, por ajo luan e ezhdërhà sikur s’vinte hiç. Në të vërtetë kish qenë pak teleshmën e dede, dhe qeshte 5 minuta pas shokëve. Mirëpo kjo puna e lavdeve s’donte t’ia dinte fare, dhe shtohej me dekikë. O dritë, o yll, o i pari i të parëve…. S’iu durua Fatos, po u ngrit. Ish i njëjti kushtrim i të parëve që e thirri, si atë nusen, që tregojnë. Që hodhi vallen “boll, o Hanko, mos u lëvdo, se unë sonte do t’ja shoh”. Kundër të kunatës pra, që kish gjysëm ore me avazin “hidhe mor, hidhe vallen-o, loqemadhi motrës-o”…. S’e kishe dëgjuar? Mirë. U ngrit pra ashtu, edhe Fatoja, dhe krisëm: “O i par’ i të parëve, o mut i gomarëve”. Nuk dihet mirë reagimi i kësollit. Se s’kish ndodhur më parë kjo. Ishte paprecedent, i thonë në kohët e sotme. Gjëkundi hiç precedent. As emër s’kish ajo gjë. Humor? Natyrisht dhe në asnjë mënyrë. Jain, do thosh gjermani. Pjo, shqiptari i qut. I gjermanizuar pak. Shqiptarosaksonoviking. Zgjuarsi? Pjo. Çenikllëk? Inteligjencë? E po ç’të them. Të ndrejtë kishte Fatoja, po e ndrejta sikur s’u haka në çdo kohë. As mishi i qengjit nuk hahet me sabah, or ti. Se Fatoja tha të vërtetën. U çorri maskën atyre gënjeshtrave. Apo s’e kish hallin aq shumë te e vërteta? Ndoshta donte të dukej, të binte në sy, të futej në enciklopedinë britanike të Kurveleshit të Sipërm. Se në fakt, një “i par’ i të parëve” i këtij lloji të çpon tërë jetën si rrodh’ e samarëve; të ngulet në tru si gozhd’ e arkitrarëve. Fato shkoi kundër rrymës, kundër urdhërit të vajtojcave, bëri fanua! Antiestablishment e madhe paskësh qenë! Ja bëri forra! Të prishësh një dasëm, e ka një proverb me xhami. Po të prishësh një kësoll. Gjëkundi hiç proverb. Gjëkund protokoll. Kaq pa precedent është!

  të futej në enciklopedinë britanike të Kurveleshit të Sipërm.  smiley

u ngrit Fatua si fanua:

e c`te them lum` e perrua

jeshe i par` i te parve

me i mir gjith` gomarve

e verteta vret si plumbi

O Fato gushe pellumbi  smiley

 

 

 

 

 

Ahh c'na ka bere kjo e verteta neve mer!! Na ka dhene genjeshtren! smiley

E verteta eint gat sh*t on mi! smiley  

uroj te mos keni pasur te beni me nje genjeshtar patologjik, ndryshe do ta kishit kuptuar mire ndryshimin dhe efektin shkaterrues qe ka ne jeten e njeriut. E verteta, sado e hidhur te jete, eshte njeqindfish me e mire se lajle-lulet e genjeshtres me te mrekullueshme.

 

e shof un, ti paske nevoj per i cik "form edukimi" o Ane... smiley

si fillim e fillojm me nocionin "Notluege" te popllit shuuum te nershem gjermon. smiley

masanej kalojm pak n'estetik, se ajo genjeshtra me ato kembkat e vockla, hafife, qe po ia lage i bohen bisht sirene, mund te te shkaktoje nji keqardhje aq te modhe ne shpirt, sa te shkrije ene arktikun, mer... zemergur fare paskshit qen.

ene kur te kesh avancu i cik, je gati per me pa filmin Housesitter me steve martin dhe goldie hawn.... aty kupto qe e verteta osht per t'gjith, kurse genjeshtra kerkon ene i cik fantazi, hapsir dy e me shum permasore, charm, fashino, e ku di un mo se c'jon ato guxhullat e tjera smiley

smiley

urdhno sa per i cik degustim Stivi me liqejt e Lures:

http://www.youtube.com/watch?v=ZuJ3bN20dBE

ps. ishalla s'me mure inot per jet mas ktij komenti... smiley

 

smiley

ti rrofsh qe "trokite", se me kishte fut poezia e Hatibit ne nje gjendje qe lene mos e pyet...

Po pra, si tha Jovani: Nga e dime ne qe ne bote ekzistojne e verteta dhe genjeshtra? Se kur duhet edhe genjejme, por edhe na genjejne. A dicka e tille. Beluli duhet ta mbaje mend me mire. smiley

 

p.s. nuk e cys me tej kete teme, se me dhemb realisht. Tani po shkoj te bej si struci, te degjoj pak muzike, per te fshehur e rigroposur me thelle, te ligat e ringjallura.

Em, Ana po flet per big fat lies te shtrira ne kohe, dhe nuk eshte larg ceshtjes se sikletit dhe vertetesise me veten. Ashtu si genjeshtrat e medha dhe te qendrueshme strukturojne keq nje marredhenie, ashtu strukturojne keq edhe marredhenien me veten dhe nuk zhbehen pa krize. Sa me 'strukturore' genjeshtrat aq me e madhe vuajtja por sidomos rekuperimi dhe per Anen sa me shpejt te shkarkoje Fierza aq me mire.

Po mendoj tani per hapjen ndaj te vertetes aktuale, e sa e rendesishme eshte qe procesi te ndodhe butesisht (mundesisht ne prezence te dikujt qe nuk gjykon, mundesisht ndihme profesionale). Shume nga problemet e perballjes me realitetin vijne nga ngecjet tek idete per veten e per boten, dmth nje e vertete e caktuar kalcifikohet dhe s'eshte ne gjendje te na shoqeroje mire gjate gjithe jetes, e ne megjithate nuk e leshojme dot. Eshte e frikshme forca mistike e se vertetes.

ne fakt une per ti hap nje port turbine isha, nga ato anesoret, harqet e fundit te ures, ata te vegjlit, qe njerzia thone kot i kane bere, por qe hyjne ne pune nje here ne 10 a 20 vjet, kur i vjen radha te vije ai rrebeshi i madh fare gati statistikor, ja ate lloj dritareze doja te hapja, se mos kujtosh qe nuk e vura re seriozitetin e komentit te saj te pare...

Em, ti dashke te hapesh rreshekun e ererave te Eolit, por jo se suferinat e tallazet na e permbytin barken, pastaj.... Ia kemi lidhur gryken fort, qe dhe po na shpetoi ndonje puhi, te mos beje deme.... smiley

Zotrules,une vdes per te verteten dhe ndonjehere sinqeriteti me kalon ne budallallek(siç thone te pakten).Biles dhe shakate i bej me te verteta qe i takojne vetes time ose dikujt tjeter dhe me sa duket ne kete menyre ma marrin vesh opinionin pa u munduar shume.

Te jesh i vertete eshte mire,rron rehat,pa u shtrenguar qe te mbash mend çfare the ketu,atje,dhe ti lidhesh ne nje te vetme qe te jesh i lare nga te gjitha anet.Mendja jeton shendetshem,pa u stresuar dhe nuk ke frike nga asgje.Por eshte nje fjale qe me pelqen'' Jo çdo e vertete thuhet kudo''.Ka disa menyra per te treguar nje te vertete tjeter qe nuk e fsheh te paren,thjesht e ben me te lehte te kuptuarit..

:X

Qëlloj ngjitur me njërin në një seminar, dhe më pyet a kisha kalamaj. Jo, i them unë, po ti? Varet, më thotë. Po si mor  varet, i them? Fëmiu merr vlera në N (0, 1,2,3) (pjesa pasuese u zhvillua në mendjen time) Të martofsha Ajnshtajnin! Fëmijë, o ke, o s'ke. Ca ka këtu për të relativizu? 

Hajt ditën e mirë. 

Si perfundim zot ... Ka pas shekuj te tere , kur piplli rrinte me duar poshte kokes e sodiste yjet brez pas brezit . Dhe ishte ajo qe e mundonte : Cfare eshte e verteta ? A ekziston ajo ne TERESI ,? A ka njesi matse ?

Se fundi te lodhur e te shtrydhur bene nje Liber ku e sqaruan dhe me ane te te cilit marrin njohuri kalamajat . Jane nda ne dy kategori

1.- E verteta eshte ajo qe me LEVERDIS mua ( perfitoj , kam interes , arrij kerkesen etj etj qe lidhen me kete kuptim ) Rreth kesaj jane mbeshtjellur 99% e popullit te ruzullit  ku ben pjese dhe populli yne vertetdashes , luftetar , patriot dhe pak veshderr .

3.- E verteta eshte atribut i Idealisteve ( ka shume thenie e me mijra te sakrifikuar ..) po vetem nje gje eshte e VERTETE per ta . Te gjithe kane dekur me" nje cironke te thate ne xhep "

Dhe si perfundim , si perfundim po fare ama , mbriten ne nje perfundim te farte se

Po te mos kishte GENJESHTER nuk do kishte K/Ministra ose K/Tar Partish !

Mos e krahaso me keta tanet , se keta jane sacme dhe me i shquari prej tyre berry - Berry eshte Sharlatan dmth i perjashtuar nga soi i Genjeshtareve per mashtrim te tyre !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).