...
 
Linjave të tua luanin gishtat e minota të mekura, afsh dihatjesh, shushurimëtuli tek rridhte jashtë shtratit, njomte sytëqë mbylleshin, për ta mbajtur brenda edhe caborën në re, preknin telat e mbeteshin aty,mplekseshin me ta, tingëllonin butëheshtje të vjetër sa bota.
Tash pamja na ndan si derë, si teshë,Shpesh më bëhet se je mënjanë, veç sytë,këputur, natyrë mort me lëkurë të zbehtëe dy shkrumbe, eklips ninëzash të shuaranga tjetra, kur vijnë rrotull përqafuarmbi çarçaf, lidhur brenda me nyjepaduk dashti, siç lidh flakët zjarri,siç mban forca e paduk  yjet:veç sytë mbeten në sqep të zogut,zogut t`errët si tym që bën folenë në gjokse nuk fluturon dot tej në qiellin e djegurme caqe, që i fryn psherëtima heshtur,i fryn si jerm shkëndijat, farat e dritës,i eth për të ndrirë edhe pak në paqe,për ta ndrirë edhe më thellë hiçin.
Lëng i trashë rrjedh q`atje ngadalëmek fjalën, buzët ngjisin në mushtin e zitë pamjes e thithin ç`mundin, piklimatë largëta qumështi, që lag majat e honeveku fshihet vetja si nga bota i vdekuri...




4 Komente

Mirazh përshëndetje, kjo kësaj rradhe mu duk e ngarkuar, si me një tualet të panatyrshëm. Flm për kuptimin.

Flm. për vërejtjen. Edhe mua ashtu më duket. Është thërrime nga të tjerat, rënë për tokë. Do e kem parasysh kur ta redaktoj. Kalofsh mirë.

faleminderit për durimin.

Falemnderit ty.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).