TIRANË- Për sekuestrimin e birrës Norga nga Raiffeisen Bank kanë reaguar edhe anëtarët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, ish-ministri i Financave Arben Malaj dhe deputeti Gjok Uldedaj. Ata argumentojnë se banka duhet t’i ofrojë një tjetër mundësi kompanisë për të vazhduar ciklin e prodhimit, pasi sekuestrimi nuk është një zgjidhje dhe ka kosto të mëdha ekonomike dhe sociale.

“Marrëdhëniet bankë me kompantitë private janë specifike, je thjesht marrëdhënie që banka i shet para një kompanie dhe ku një kompani merr një kredi dhe që këtu marrëdhëniet mes tyre mbarojnë me kthimin e kësteve. Cdo ndërhyrje qoftë edhe me të drejtën formale të bankës, mbi një kompani të cilën e ka kredituar dhe ka vonesa në kthimin e kreditimit, ndërhyrje në procesin teknologjik, veprime vulgare të ndërprerjes në mes të procesit teknologjik besoj se dëmtojnë rëndë edhe kompaninë edhe bankën. Kur ndërpritet procesi teknologjik, humbjet shtohen. Ndoshta kolaterali i kompanisë i mjafton bakës për të mbuluar kredinë e dhënë por humbjet që pëson kompania, pasojat ekonomike dhe sociale që krijohen nga marrëdhëniet midis një kompanie që është jo e vogël, kreditorëve që e kanë furnizuar, pra efekti zinxhir mund të vijë edhe tek firmat e tjera. Kështu që jo thjesht për këtë rast, por si ekonomist i përmbahem një qëndrimi dhe besoj që kur cikli ekonomik është në vështirësi zbatimi në mënyrë apriori i disa marrëdhënieve burokratike dëmton interesat e kompanive dhe të bankave dhe jep efekt negativ në ekonominë e vendit”, u shpreh Malaj.

Deputeti Gjok Uldedaj i bën thirrje për të ndërhyrë edhe Bankës së Shqipërisë, e cila nuk duhet të mbrojë vetëm interesat e bankave por të vlerësojë edhe situatën e bizneseve, si partner për zhvillimin e ekonomisë.

“Duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët komunikimi edhe me ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë. Kemi të bëjmë këtu me biznesin, që mban peshën e ekonomisë. Banka e Shqipërisë nuk duhet të mbajë vetëm anën e bankave të nivelit të dytë por të shikojë edhe marrëdhënien me biznesin jo vetëm në afat të shkurtër”, tha Uldedaj.

Raiffeisen Bank Bank ka sekuestruar birrën Norga për shkak të mos shlyerjes së kësteve të kredisë. Kjo kompani ka mbi 300 të punësuar dhe ka ndikim në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës. 

37 Komente

si ekonomist i përmbahem një qëndrimi dhe besoj që kur cikli ekonomik është në vështirësi zbatimi në mënyrë apriori i disa marrëdhënieve burokratike dëmton interesat e kompanive dhe të bankave dhe jep efekt negativ në ekonominë e vendit

 

Nuk jane marrdhenie burokratike, jane marrdhenie kontraktuale! Me c'thuhet ne shkrim, nuk eshte cenuar ana teknike e ceshtjes (a do i beje pagesat ne Vlore apo ne Tirane) por i gjithe thelbi i muhabetit; kur merr borxh do paguash kestet!

normale se kontratat ashtu duken, ceshtje burokratike, se cdo gje e rendesishme eshte zgjidhur paraprakisht jashte kontrate smiley.

si ekonomist ky le te mbaje qendrim, por per selektivitetin e qendrimit duhet te shtoje 'si vlonjat dhe si perfaqesues i popullit te vlores kerkoj ndihme per bizneset vlonjate' dhe s'ka gje te keqe ketu, madje, cudi e madhe qe po ftillohet ne kete drejtim ai palo parlament.

Ose me mire si aksioner i kesaj kompanie etj etj...

he me, po dalin pislluqet eee

ncqqqq

maja ajsbergut

Problemi me Raifaizen bank dhe NORGA eshte se qirie Kanakari donte te behej aksioner te kjo firme.(Shefi i madh i Raifaizenit). Nuk eshte pune parash por gjerat jane me te thella.

 

Ideja e rrezikshme qe sipermarres u beke lehte.. Norga ka patur borxhe nga te gjitha anet, edhe toka ku u ndertua fabrika eshte e tjeter kujt (vendim gjykate).

Eshte puna qe banka ka te drejten te sekuestroj kur deshton ne shlyerje kredie.
Dhe mbase pas 20 vitesh treg i parregulluar ka ardhur koha te seleksionohen

He se harrova, ne shkuljen e aparaturave kishin ardhur 2 specialist nga gjermania me thane.

Juridikisht banka mund te kete te drejte POR jane disa detaje qe duhen marre parasysh:

Birra norga kishta paguar deri ne momentin e sekuestros reth  8mio euro. Cdo kerkese per zbutje apo shtyrje pagese u kendershtuan prerazi. Ndermarjes iu pre si fillim korrenti, gje qe i shkaktoi
ndermarjes
humbje te menjehershme ne $$ (e tille eshte natyra prodhimit te birres). Efekti social (300 vete te papune) nuk u morr parasysh.

Nderhyrja nga shteti per ndihme financiare direkte mund te krijonte precedent te rezikshem, por qe gjithsesi shteti duhet/mundet akoma ta detyroje Reiffeisen te leshoje pe. Me ato tarifa dhe perqindje qe kane duhet te leshojne pe.

shteti duhet/mundet akoma ta detyroje Reiffeisen te leshoje pe

Dhe cila do te ishte quid pro quo ne favor te Raiffeisen ne kete rast? RZB eshte tashme bleresja kryesore e bonove shteterore ne Shqiperi, fuqia ndikuese eshte nga ana tjeter....

Nuk e di nese RZB ia ka fut koqet ne bige shtetit apo jo, por nese jo, shteti mund ti kujtoje shkarazi RZB'se se cfare i beri Top Chanelit, gazetes Tema, Albatrosit etj etj.  

 S'besoj! 

Ja han nemcja veshin Sals!smiley

 

Njihesh me Grossruck (se mund t'ja kem shkruar emrin gabim dreqit smiley&nbspsmiley?

Me fal mua pastaj... 

Jo, pse? 

Ca o ky Grossrucku, no i' pisome? smiley

Cun gangster? smiley

Eshte nji nemce qe i ka bo do ndere Sales kur e kane akuzu per vjedhje zgjedhjesh e gjona te tjera te vogla smiley

Norga eshte biznes legjitim dhe ne mos i mire-menaxhuar me standardet europiane, eshte i mire-menaxhuar me standardet shqiptare. Keto jane biznese qe duhen mbeshtetur dhe nuk duhet lene banka te hyje e te rrembeje mrrokllat e fabrikes...wtf

Si qeka i miremenaxhuar kur nuk shlyen dote kredite qe merr?

Ke degjuar per akcize qe paguhet qe ne momentin qe importon lenden e pare,
per marreveshje te tregtise se lire qe sjell produktet e huaja me kosto me te ulet se produkti shqiptar qe duhet te paguaje dhe kredine etj etj.

Po, po i qan hallin se eshte e veshtire te jesh i sukseshem ne ate klime biznesi?  Keto jane gjera qe merren parasysh para se te hapesh fabriken, dhe kur ndodhin mbasi e ke hapur athere ben ndryshime per t'u pershtatur.

Po po tamam tamam , ta besh si hoxha qe e beri nusken po te mbaje dhe nje mace. Edhe norga te kishte marre si ekspert kontabel Shpresa Berishen dhe si konsulente juridike Argiten dhe nuk kishte banke ta sekuestronte.

C'lidhje ka Shpresa Berisha apo Argita me kete gje?

paske bo biz101 ti....pranej na shet men ktu

e para : jane marre 10 milion euro dhe vetem nga nje banke??????????? une nuk e di por me duket pak e ekzagjeruar qe nje banke e vetme ti jape nje shume te tille nje kompanije qe prodhon apo ka aktivitet vetem ne nje drejtim: prodhim birre e cila per fatin e keq nuk eshte edhe shume konkurente ne treg.

e dyta: me duket se kredia eshte dhene per 5 vjet, pra afat mesem, gje qe te le te kuptosh se duhet te jete dhene per blerjen e makinerive dhe te teknollogjise si dhe ndoshta per nje stok te lendes se pare dhe asaj ndihmese. Nese, nuk eshte keshtu sic them une, por eshte dhene edhe per blerje trualli apo konstruksione atehere banka ka bere gabim qe ja ka strukturuar shlyerjen per 5 vjet. 

e treta: thuhet qe kompania ka shlyer rreth 8 milion euro dhe lihet te kuptohet sikur i kishin ngelur vetem 2 milion. Ne fakt nuk eshte keshtu. Vertete mund te kete paguar rreth 8 milion, por keto jane per principalin (kredine) dhe per ineteresat. Ne varesi te formules se perdorur, zakonisht ne periudhen e pare te shlyerjes inetresat jane me te larta, prandaj me nje perafersi mund te them se nese kompania ka paguar 8 milion, i bie qe rreth 6 milion te jete shlyerje principali (kredie) dhe 2 milion interesa, gjithmone nese shlyerjet jane bere sipas grafikut te kontraktuar. 

e katerta: ajo qe une nuk kam informacion eshte nese banka ti kete propozuar zgjatje te afatit te kthimit, apo ngrirje te perkoheshme te pageses se principalit etj. Keto jane teknika normale qe bankat i perdorin me klientet e tyre, kur keta te fundit gjendet ne momente te veshtira te aftesise paguese. Nese banka e ka bere dhe prape kompania nuk i eshte pergjigjur kesteve te ndryshuara, atehere une mendoj se banka ka pasur te gjitha aresyet jo vetem juridike por edhe morale per te vene dore mbi asetet e lena peng.    

Sheme ate punen e 8mio e permenda une per te treguar se kompania ka fuqi paguese dhe me pak bonsense gjerat mund te rregullohen/shin. Nga nje interviste e kryetarit te dhomes se tregetise dje, kuptova qe bonsensi ishte inegzistent nga ana e bankes. Kjo e ben sekustrimin e aseteve dhe lenien e 300 vetave pa pune te pamoralshme.

 sheme keto qei the me siper i ke te sakta, po une kam nje hall tjeter, se vertete i ka bere sekuestro kjo banka Norges, po me pas çdo te beje' se sipas te dhenave qe kam une, duke bere paralelizma, me Angline, ne Angli ne te tilla raste, ligji perkrah kredimarresin, dmth, ne nje rast te tille, banka te ben sekuestro, e nxjerr ne ankand, dhe fiton ai qe ofron me shume, dhe pastaj Banka merr ate qe i takon dhe kredimarresi merr pjesen e mbetur, kurse tek ne nuk funksionon keshtu, banka mund te ta shese objektin deri ne vleren qe i duhat asaj per te perfituar parate e detyruara, dmth per nje çape buke dhe nuk pergjigjet me pas per ty...kjo eshte kontradikta.....ne rastin konkret, nese fabrika kushton, ta zeme 10 milion euro, banka sikur ta shese edhe per 6 milion eoro, sa Eshte diferenca qe i detyrohet kredimaresi asaj, eshte e kenaqur dhe e shet......ketu eshte pislleku ne kete rast.....

Patriot dhe Alidems,

Ne fakt jemi perpara nje mungese informacioni dhe prandaj nuk mund te flasim dot sakte. Fakti qe tani banka ka vene dore mbi asetet e kompanise do te thote qe minimalisht kompanija ka nja 1 vit qe nuk paguan kredine e mbetur. Dhe me kete rast po ju them qe cdo dite asaj i rritet borxhi edhe nga kamatvonesat. Si fillim, sipas ligjeve tona, mbas daljes se urdherit ekzekutiv nga gjykata dhe kjo ndodh te pakten mbas nja 6 muaj te mos pageses nga ana e kreditorit, situaten e mer ne dore permbarimi. Ky i fundit kerkon ne fillim qe palet te miren vesh dhe nese deshton, atehere eshte i detyruar qe te organizoje nje ankand per shitjen e pasurive te lena peng bankes. Nese ankandi deshton, atehere eshte i detyruar te organizoje edhe nje ankand te dyte duke e ulur vleren filestare ta ankandit me 20%. Nese deshton edhe ne ankandin e dyte, atehere permbaruesi dorezohet dhe ja jep te drejten huadhenesit te administroje pasurine e debitorit te lene peng (apo sic i thone teknikisht ne barre). Ne kete rast, kreditori (banka) do te kerkoje ti shese vete keto asete dhe mbasi te mbuloje te tere detyrimin qe debitori i ka, nese tepron ndonje leke, ja kthen debitorit. Pra sic e shikoni debitori edhe pse ka prishur maredhenjet kontraktuale me banken prape eshte i mbrojtur nga nje pale e trete (permbarimi) qe te pakten ligjerisht nepermjet procedurave transparente do te kerkoje maksimizimin e fitimit nga shitja e aseteve.

 ne fakt, ky rast eshte rasti tipik qe nxjerr ne pah dy mangesi te medha te biznesit, politikes dhe kultures se menduarit shqiptar:

1) Ujku, Ujku, Ujku deri sa humbet besueshmerine totale,

2) Cdo gje e kontestueshme, konspirative, dhe e gjithe bota kunder nesh

Ne shqiptaret ne pergjithesi nuk dime te shprehemi normal apo deri dikund neutral, por gjithmone mendime ekstreme. Po te lexosh te gjithe prononcimet e politikaneve per kete ceshtje flasin se sa absurd u duket atyre vendimi i bankes qe vetem absurd nuk eshte, eshte per te qeshur ose qare. Kush ka sado pak eksperience me banken qofte ne shqiperi apo jasht, e di shume mire qe edhe nese banka eshte tendencioze, nuk mundet te ndermarre asnje mase per sa kohe ti ploteson obligimet kontraktuale. Dhe ne kete rast nuk jane permbushur obligimet kontraktuale dhe nuk mund te shprehesh qe qenka nje vendim absurd.

Jam dakort qe politikanet shqiptar te lobojne qe nje gje e tille mos te ndodhe, pasi jane vende pune etj. por menyra me e mire per mendimin tim do te ishte sikur te kishin artikuluar nje qendrim i cili ndertohet mbi faktin qe biznesi shqiptar eshte ne nje krize ekonomike dhe presim qe ta kalojme, dhe banka duhet ta perballoje kete se bashku me biznesin, dhe banka qendrore duhet ti bej presion bankes qe te gjej nje menyre per ta ristrukturuar borxhin, te ulen interesat dhe ti jepet asistence ne menaxhim, por qe banka paska mare nje vendim tendecioz dhe absurd, ketu qendron absurditeti.

ps1. kam idene qe keta te Norgas nuk e kan vene ujin ne zjarr per banken pasi nuk kane menduar qe vijne punet deri ketu

ps2. fatkeqesisht per Norga, ky mund te jete vendimi me i mire per biznesin shqiptar ne terma afat gjata ku fillojme e trembemi pak nga bankat, fillojme te bejme biznes me cash e jo si ne epoken e gurit me mallra, dhe fillon presioni ndaj atyre qe i mbajne parate ne llogari dhe nuk paguajne kontraktoret, apo nuk i pagojne kontraktoret e i harxhojne paret me x5 e k*rva...

A ka ndonje gje te re nga Vlora -NORGA sot?  

Ndaloj ndonjehere ne C-Span-2 per pak spektakel politik anglosakson - kur japin parlamentin anglez sidomos nuk shkeputem dot nja 20-30 min te mira. Nejse, mbreme fliste nje deputet demokrat nga Luiziana per ceshtjen e mbylljes se nje kantieri anijesh ne zonen e tij. Me argumente te thjeshta, madje edhe me nje tufe te madhe peticionesh nga biznese te zones qe do te ndikoheshin rrjedhimisht, deputeti propozoi qe qeveria minimalisht te mos ndihmonte mbylljen me 300+ milione usd (me shume detaje gjeni tek ky artikull). Jo se pres te kete sukses ky propozim, sepse Northrop Grummani eshte Northrop Grumman dhe ministria e mbrojtjes amerikane ai mamuth i korruptuar qe njihet mire, por dua te them qe ka menyra qe qeveria te 'diskutoje' me bizneset ne gjirin e saj per te ndihmuar ca njerez. Sidomos PD-ja te mos harroje se me premtimet per ruajtjen e qytetit nga ndotja arriti te merrte vota ne Vlore qe as mund t'i kishim imagjinuar.

Ja edhe nje artikull nga Panorama per rastin ne fjale.  

Sekuestro e biznesit tim nuk bëhet për mosmarrje të parave, por për të penguar biznesin dhe për ta dëmtuar atë drejtpërdrejt; jo duke e sekuestruar, por duke e shkatërruar atë plotësisht si kanibalë...

Perfytyroj nje fabrike prej mishi qe prodhon birre.

 

bezzzzzzz. perfytyro nje cop[ mishi me dy sy qe prodhon birre. trop. pershendetje.

pershendetje petlla. te them te drejten prodhuesit e birres gjithmone ashtu i kam perfytyruar, si copa mishi, ketu mund te kene ndikuar dhe imazhet e prifterinjve tek robin hudi apo shigjeta e zeze.

por kap edhe momentin tjeter, arsyen perse kane vepruar kaq shpejt permbaruesit, ka qene vape e madhe: "Kanë vepruar arbitrarisht, duke dëmtuar kompjuterat dhe duke marrë nga fabrika pa procesverbal sasi të mëdha prodhimi..."

te falenderoi mrroklla dje per de amicisin dhe une sot. ai liber ka kaluar nga gjyshja te mami deri tek une dhe ishalla nuk ndalet. s'e di ne gjyshja e kishte trashegim nga facistet apo komunistet.

shiko petlla se artikulli qenka ne lope e pashtershme: "Kompania ka ekspertët e vet dhe ka gjithçka të hedhur me përpikëri jo vetëm në letra, por dhe në kompjutera". smiley

Mendoj, se duhet gjetur patjeter gjuha e perbashket.  

Keta deputetet ne pergjithesi duhet thene qe te rrujne trapin. kur industria e birres (po edhe industri te tjera) ankoheshin per trajtim te pabarabarte me importuesit, sikur s'degjuam gje ne komisionin e ekonomise (uldeden jo iher) ndersa tani qe problemin e kane privat-privat i behen krah kot me kot nje biznesi qe (me 95%) eshte i falimentuar. Shko ore pirdhu

Keto shoqerite private permbarimore shkelin ligjin me te dy kembet dhe nuk u hyn gjemb ne kembe. Me skandaloze eshte ZIG e cila i merr klientit paret dhe nuk i liron pronen. Mos blini asnje prone nga kjo shoqeri mashtruese se do te gjeni belane.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).