Kuvendi është mbledhur në seancën e radhës pa praninë e deputetëve të opozitës përveç deputetit Andis Harasni, i cili ka thyer vendimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për bojkot. Seanca ka nisur më shumë se 1 orë me vonesë. 

Në rendin e ditës janë për miratim janë 6 projektligje ku bën pjesë dhe ratifikimi i marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Federatës Ruse për përmbushjen e detyrimeve financiare të Republikës së Shqipërisë kundrejt Federatës Ruse për balancat e llogarive të Korporatës Shtetërore "Banka e Zhvillimit dhe Veprimtarisë Ekonomike me jashtë (Vneshekonombank)" tek Banka e Shtetit Shqiptar".

Lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shlyerjen e borxheve me Rusinë gjatë periudhës së sistemit totalitar (1945-1990) deputeti i Partisë Socialiste Andis Harasani kërkoi nga Ministri i Financave njohjen me nivelin e borxheve që Shqipëria ka nga kjo periudhë.

Ridvan Bode, ministër i Financave tha se pas ratifikimit të marrëveshjes me Serbinë dhe kësaj me Rusinë që pritet të ratifikohet sot, Shqipërisë i mbeten të shlyej detyrime edhe për dy vende të tjera. "Mbeten dhe Vietnami dhe Kuba, pastaj nuk kemi asnjë borxh të pazgjidhur. Kjo është arsyeja e rritjes së borxhit publik pasi në këtë periudhë është njohur borxhi i marrë gjatë periudhës komuniste", Bode. 

21 Komente

Lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për shlyerjen e borxheve me Rusinë gjatë periudhës së sistemit totalitar (1945-1990)!

Ore Partia thoshte qe ne ishim vendi i vetem ne bote pa borxhe ne ate kohe, apo jo? smiley

Pastaj keto ndihmat e atehershme nga keto vendet socialiste sikur ishin ndihma per internacionalizmin proletar, dhe tani ata i dashkan mbrapsht!!! smiley

Kjo eshte poshtersi proletare! smiley

per t'u cudit vertet se nuk e kam idene e procesit qe con te njohja e borxhit. Mund te kisha supozu se prishja e marrdhenieve me ruset mund te kish qene shkak per mosnjohjen e borxhit mgjse ka fare pak gjasa po si ka mundsi qe borxhi ndaj Vietnamit dhe Kubes nuk ishte njoft me pare?

Une di qe nje nga aresyet qe maredheniet tona me Kines jane te ftohta( pervec Kosoves dhe ideologjise) eshte se Kina kerkon burxhet qe i ka dhens Shqiperise deri ne 1990.

Ne mesa di une e kemi pranuar qe te paguajme paret,por sic duket do shume kohe sa te mbaroje larja e parave.

Te pakten me Rusine une kujtoja qe ishte kapitull i mbyllur. Mendoja qe ky muhabet ishte mbyll andej nga '95'sa. Ufff e hongri edhe Vau Dejes me Fierzen tani.... 

 hahaha

Po mbas Vau te Dejes dhe Fierzes c'te bejne se nuk na ka ngelur gje tjeter per te shitur.

Na e blen njeri Saliun thua? smiley

Gjitha shtetet marrin borxh per te jetuar me mire, ne kemi marre borxh per te jetuar me keq.

Te paguash edhe interes vuajtjeve!

Falem zotit, se mund te perfundonim edhe me keq.

Behet fjale per rreth 200 milione dollare borxhe ne total.Ruseve iu detyrohemi 35 milione.200 milione dollare per nje periudhe 40 vjecare nuk eshte ndonje shume e madhe duke marre parasysh se u ndertuan 6 hidrocentrale te medha .

 200 milion pa kinen.

vetem me kinen jane 400, me duket

 cilat hece jane ndertuar me parate e ruseve?????

vetem nji ciper alidemit

Ai i selites , ulza shkopeti.35 milione dollare borxh eshte shume pak per ate cka bere ruset per ne.ndihma e tyre ka qene ndihma me efektive qe ndonje fuqi e huaj i ka dhene shqiperise.ne 10 vjet me ndihmen e ruseve barinjte shqiptare te zbritur nga malet mesuan te fluturojne avione, pilotojne nendetese hapen rruge hekurudha.dhe pas prishjes me ruset kuadrot e pregatitur nga ruset ishin ata qe ndertuan ate katandi te cilen qeveria po e privatizon per te mbushur arken e saj bosh.

Ndihma me efektive qe ndonje fuqi e huaj i ka dhene Shqiperise eshte ajo e Italise se Mussolini-t smiley

Ruseve ua kemi lare borxhin me kohe, se u dhame bazen e Vlores ta perdornin si u desh qejfi, e nuk u morem as qera, pervec 6 nendeteseve bakshish.

 Po nuk shkojne 35 milione me duket...?

Ruseve ua kemi lare borxhin me kohe, se u dhame bazen e Vlores ta perdornin si u desh qejfi, e nuk u morem as qera, pervec 6 nendeteseve bakshish.

Mire borxhet, por llafet e keqija thone qe desh ikem per wool per ate punen e bazes.

Fred Kaplan: The Wizzards of Armageddon

p 271-272

The capper came from general Tommy Power. Not the least appalling detail of SIOP-62 was the virtual obliteration of the tiny country of Albania - even though it had dramatically dissociated itself from the policies of the USSR - simply because within its borders sat a huge Soviet air-defence radar, which, according to the SIOP, had to be taken out with high assurance.  As Power leading McNamara and his entourage outside the briefing room after finishing the presentation, he smiled at McNamara and said with a mock straight face, "Well Mr. Secretary, I hope you don't have any friends or relations in Albania, because we're just going to have to wipe it out."

Me shume mbi kete: Si u anulua goditja atomike mbi Sazan

Shume te dhena interesante. Tregon qarte si tallen superfuqite me shtetet e tyre satelite.

e kam lexu ket po duhet marre me rezerva. Ne kuptimin qe, gjate luftes se ftohte, piketime per goditjen e pare ishin bere nga te 2 kampet dhe perzgjedhjet ishin bere mbi baze te rendesise strategjike ose pajisjeve relevante si ne ket rast. Po kjo nuk dmth se ne do ta hanim e te tjeret do shpetonin. Fakti se mund te fshiheshim nga faqja e dheut ka me shume domethenie gjeografike ketu, dmth pasojen e bombes ne siperfaqen e vogel te shqiperise

Me rezerva, por ceshtja e piketimeve dhe "proxy wars" ishin realitet.  Ne "Pentagon Papers" ose ne mejdan.   

Bomba atomike krijonte kryesisht efekt psikilogjik tek kampi armik, se po te ishte puna vetem per strategji, bazat e radareve mund te bombardoheshin me raketa te telekomanduara, avione apo edhe predha marine. Fundja Italia e NATO-s eshte vetem 2 ore larg nga Vlora.

Fakti qe superfuqite ne ate kohe e kishin vazhdimisht gishtin tek kembeza (apo me sakte butoni fatal) dhe nuk do te ngurronin aspak te shfarosnin qindra miliona civile vetem per te fituar nje lufte ideologjiko-politike eshte shume domethenes per rrezikun qe i kanoset botes kur "nxehen gjakrat".

Ke te drejte kur thua qe nuk do te ishim viktimat e vetme, shume ushtare shahu, sidomos ne Evrope, do te sakrifikoheshin ne menyre qe njeri nga mbreterit te kapte mat tjetrin.

mos vallahi mos na shtoi nendetset se dun ka 2 miljon ne dite korret ene sot, e nuk e la shkopeti korrentin qe dun nendetset

kater nendetese kater.

Une e dija 6, po nejse. Mbase 2 te tjerat kane qene prej alumini, sa per te trembur "diversantet". smiley

Borxhe qe diheshin, por qe nuk flitej, me mendimin se do kalohej lumi pa u lagur.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).