Antidroga_Panama_City.jpg (299×450)Lufta globale kundër drogës ka dështuar. Është ky qëndrimi me të cilin kanë dalë një grup politikanësh dhe ish-liderësh botërorë.

Komisioni Global për Politikën kundër Drogës bën thirrje për legalizimin e disa llojeve lëndësh narkotike dhe për dhënien fund të inkriminimit të përdoruesve.

Paneli i ekspertëve përbëhet nga ish-sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan, ish-presidentët e Meksikës, Kolumbisë dhe Brazilit, si dhe biznesmeni britanik, Sir Richard Branson.

Ndërkohë, qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe ajo meksikane e kanë hedhur poshtë këtë raport, duke vlerësuar se, “ai të con në rrugë të gabuar”.

Raporti prej 24 faqesh i Komisionit Global argumenton se politikat anti-drogë kanë dështuar duke mos penguar dot krimin e organizuar, duke u marrë miliona dollarë taksapaguesve dhe duke shkaktuar mijëra vdekje.

Raporti i referohet një vlerësimi të Kombeve të Bashkuara se: përdorimi i opiumit është rritur me 35% në mbarë botën nga viti 1998 në 2008, ai i kokainës me 27% dhe i kanabisit me 8.5%.

5 Komente

Nuk besoj se ka deshtuar lufta kunder droges.Thjesht nuk ka arritur rezultatet qe priteshin.

Kjo nuk do te thote qe te ndalet lufta dhe te legalizohet heroina.

pse jo, ca te keqe ka.  fundja do perdorin heroine ata qe duan te perdorin. edhe alkoli eshte i demshem por alkolista jane nje kategori e caktuar njerezish.ata qe duan.

p.s   mos harro, dikur alkoli ka qene po kaq i anatemuar  dhe natyrisht ilegal. tamam si  heroina sot.  dhe cfare ndodhi, qeverite dhe shtetet u dorezuan dhe e legalizuan ate. 

Perkundrazi. Nuk eshte aspak ne interesin e Lazaratit dhe te te gjithe Lazarateve te botes qe droga te legalizohet.

Cmimet do te binin frikshem!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).