Malli ynë është i ndryshëm moj vajzë
Në qytete të ndryshme
Lodhem në atë natë të hershme, unike
Këtu brenda ikonave guacka
Të qepallave të tua
Ku shkundin varak fluturat e natës
Rri e lexoj i praruar
Letrën tënde të vetme
Atë frut të largët që varet tani
Duke u tharë me dinjitet
Në degët e kopshtit tim
Letra jote Vjen pa dëshirë
E tërheqin zvarrë fijet e flokëve të tu të asaj nate
Që si mina të harruara lufte
Më plagosin vazhdimisht, nëpër rrobat e mia fshehur
Por unë s’i di
Letra jote e fundit, e lexoja që atë agim
Me ty në shtrat, që flije ende
Letrën tënde të vetme
Ti strukur krejt mes këmbësh të mija
Si një enë me qumësht të vakët
Unë vëreja aty poshtë shtratit
Sandalet e tua që diçka dinin
Vëreja dhe e ndjeja
Sapo t’i shkelje me thembra, unë
Do të mbetja pa frymë
Duke parë
Të ngriheshe
Thua se do të ngjishje pas këmbëve
Mushkëritë e mija të dyja, e do të ikje me to
Pa zhurmë
Nga ajo dhomë që rastisi
Oh, në ta nissha letrën tënde lamtumire
Do të të trulloste edhe ty trishtimi
 

23 Komente

Desha ta postoj kete poezi, sepse me eshte e dashur, sapo e rilexova se fundi, ashtu si shumica e poezive te Hatibit. Mund te flas gjate per pse-te, por me mire nganjehere thjesht te shijohet ushqimi i mire.

Poet i shkëlqyer dhe (rastësisht) njeri edhe më i shkëlqyer. Respekt për të dy.

Shume e bukur.

Flm losttext qe e solle, apo te solli poezia, se kishe humbur dhe ti. smiley

Ketej kam qene, xhibi, aty-ketu. Po shyqyr qe na mbledh e na rigjen poezia smiley

Unë vëreja aty poshtë shtratit
Sandalet e tua që diçka dinin
Vëreja dhe e ndjeja
Sapo t’i shkelje me thembra, unë
Do të mbetja pa frymë
Duke parë
Të ngriheshe
Thua se do të ngjishje pas këmbëve
Mushkëritë e mija të dyja, e do të ikje me to

Shume e bukur!

E shkelqyer! smiley

Para na nji muji te "Beni i modh" knojshin mas shume vjetesh Ritfolk. Koncerti qe me verte shume i bukur po momenti mo emocionus qe kur ata pershendeten Bibin. Une kisha dale perjashta per te marre pak ajer me tym cinarje (mbrenda "shperndahej" nikotine e presume/ na cane ate qe do Naim Cili duhonpirsit me qe ra llafi) dhe u rifuta me vrap mrena. Car qejfi te shifshe robt tu duartrokit e gerthit aq gjate per Bibin.

nuk e kisha lexu. vini, vini, s'ja ka fut kot nai her. rrofsh qe solle.

E këndshme , e bukur !

Njê vrejtje që s'ja prish kënaqsinë .

 Që si mina të harruara lufte 
Më plagosin vazhdimisht, nëpër rrobat e mia fshehur 
Por unë s’i di 

Shumë e vrazhdë e gjakderdhse  , më me ëmbëlsi dhimbjen  se më e bukur bëhet.

si eshte kjo pune smiley

per mu ajo eshte (bashke me mbivenien imazhiste shapka-mushkri) nje kulm i ketij hiti.

 ose kjo tjetra

Letrën tënde të vetme 
Atë frut të largët që varet tani 
Duke u tharë me dinjitet 
Në degët e kopshtit tim

Ne fakt, dhimbja s'mund te behet e embel apo me bukur, sado te perpiqesh t'i gjesh fjale qe ne dukje mund ta zbusin.

"Minat e harruara" neper tesha, neper shtepi, qe ndoshta i ke fshehur me mendjen per te mos i pare e befas te mbijne para sysh, te ngjallin dhembje shume me te medha, se sa po t'i kesh perdite nder sy. I shmangemi asaj qe na dhemb, duke i ndjenjur larg, fshehim fotot, pusullat, letrat  bodrumeve, se s'na ben zemra t'i grisim, dhe prape pas vitesh, befasisht te zbuluara, kujtimet ringjallen egersisht, e te plagosin thelle.

Minat e harruara të lenë pa këmbë , krah a kokë kurse kujtimet që dhëmbin në dashuri të kaluara janë veç të ëmbla (ajo s'ka vdekur )dhe vetë më lart thotë me shumë butsi :

Letrën tënde të vetme 
Atë frut të largët që varet tani 
Duke u tharë me dinjitet 
Në degët e kopshtit tim 

Dhe mbas ksaj butsie nuk shkon dhimbja me mina të fshehura ;e gjej mjaft të ashpër dhe tepër hiperbolizuese dhëmbjen pas këtyre vargjeve më lart .Janë vargje të goditura por në një gjëndje tjetër  dëshpëruese. 

prizreno, menoje edhe i her jo me shperthim (explodim) por me brendashperthim (implodim) nen tingujt e ksaj kenges... sa per ekperiment... edhe mbase minat (leni mer minat, tha... smiley  ) e humbin trajten materiale, behen fije, spango, stringa (kujto teorine e bazes se materies), rhizoma nentokesore permes plisave te qenies qe me prekjen me te vogel, nje rrotullim indi, nje perpelitje e pavullnetshme organi, edhe shperthejne...

....

... e ndihmoi nje cikez? did it keep you where the light is... too...

smiley

hatibi ka qen fare djali! asnji varg kot tjetri (ne mendimin t'perunjur tim gjithnje) edhe imazhi ta ben koken pa shenja horizonti, fuge e jetes me nje llaf...

 emo e di di që ty të pëlqejnë kto të " fortat"dhimbje dhe që je i ndjeshëm dhe për më pak por unë them se ishte një vrejtje që s'ja prish as bukurinë e as ndjesinë e këndshme kur e lexon (leni mer minat them dhe unë ) por ai qê ka provuar dhëmbjen e minave buzqesh e thotë shumë po vuka djali dhe për kujtime dinjitoze po... të kopshtit vet .Dhe unë s'asht se se kuptoj atë bile dhe them qê janê të bukura por në një gjëndje më dëshpëruese kurse poezia nuk shpreh dëshpërim (besoj se dhe Hatibi nuk ka dashur të shpreh dêshpërim nga kujtimet) por ai ka dashur ta vejë kte gjetje të bukur që prej kohësh i vërtitej në kokë .Nuk them asgjëkundi se ka ndonjë varg kot aty .thjesht shpreha një ndjesi personale që askush tjetër përveç autorit mund ta kuptojë.

Flm për zbërthimin më pëlqeu dhe ndihmën .Më vjen keq që kisha ik ishte 1/2 finale s'mund ta linja ,mund të kishim shkruajtur on line. 

un nuk i njof "kta" ne person, prizren; e nuk besoj qe do shkoja mire me "ta", jemi t'perbere nga materiale te ndryshem dhe dora ime deals better me mllefin, shtypjen, padrejtesine. kur un kam ik nga shqipria (fillim 91-shi) ervini nuk ishte bo hala Hatib; vetem kom pershtypjen qe ajo dore e pas90-tes (diku e kom qujt bari i njome qe lindi mbi landfill) edhe vujtjen e ka allosoj, shume acide, nje lloj pH qe nuk ishte pa me pare, nje lloj cinizmi shume inteligjent qe cikte pothuj me pandjeshmerine aparente e ardhur thjesht si pasoje e forces se brendshme e talentit qe kjo dore ka pat, parandjenjes se zhgenjimit (qe nuk i gaboi) dhe lirise helmatisese - nuk ka me keq se sa kur nuk di c'me be me lirine tende, ja shih popllin shqiptar 100 vjecarin e fundit. ka dicka mentalisht mafioze jo vetem ne lidhjen mes tyre e ndjenjen e familjes - "keta" jane si shoke gjaku, dhe kete nuk ua jep vetem ndonje orientim fetar vellezerish sic mund te duket - por edhe ne ajrin qe te krijon mungesa e tmerrshme e shtetit, vakuumi shteror.

falemnderit losttext.

O pasuri komtare... smiley hugs, hugs.

ja kjo poezi e vinit,erdhi qe se largu e leshoi arome trendafilash ne kopsht te ''qoshkut''.......

lost, je i nderuar ne pene e ne prurje smiley.  

Hatibi ... eh Hatibi.  

Poezia 5 *****

_________

Do të të trulloste edhe ty trishtimi

Vetem nje dicka te vockel fare.  Sikur ne vend te "trulloste" te ishte nje fjale tjeter, më me peshe.  Me permbledhese e "two-way highway to hell".  Pa rendesi, gjithesesi. Thjesht per muhabet.

 Shume e bukur.E organizuar brenda nje strukture logjike dhe poetike perfekte.Pikerisht kjo e ben vargun e fundit te panevojshem. Logjikisht nuk ka si te ndodhi. 

soulful and therefore eternal

kjo poezi eshte e pakrahasueshme, e pangaterrueshme,, e paperseritshme. lirikat e Ervinit kane nxjerre ne plan te pare tekstin (para muzikes) ne cdo kenge te Ritfolk. eshte pak te thuash poet, ai eshte nje njeri me radiacion te larte artistik.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).