ABC News

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Guvernatorin amerikan, Havard Dean

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Guvernatorin Havard Dean, i cili ka shërbyer për 6 mandate si guvernator i shtetit Vermont dhe në vitin 2004 garoi për t’u përzgjedhur kandidat për president i Partisë Demokratike në SHBA.

Në vitet 2005 – 2009, Guvernatori Havard Dean ka shërbyer si kryetar i Komitetit Kombëtar Demokratik të Partisë Demokratike Amerikane.

Kryeministri Berisha i shprehu Guvernatorit Dean mirënjohjen më të thellë për ndihmën dhe mbështetjen e çmuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe qeverisë amerikane ndaj Shqipërisë e kombit shqiptar, gjatë gjithë kësaj periudhe.

Në veçanti, mirënjohje i shprehu Guvernatorit Dean falënderimet edhe për marrëdhënien e ngushtë e të shkëlqyer të miqësisë e bashkëpunimit midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky i ka dhënë PDSH-së, gjatë këtyre dy dekadave.

Nga ana e tij, Guvernatori Dean e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe i shprehu atij vlerësimet më të larta për transformimet dhe ndryshimin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka përjetuar gjatë kësaj periudhe.

“Udhëtuam nga Prishtina për në Tiranë përmes rrugës Durrës - Kukës - Morinë, e cila është një vepër e jashtëzakonshme”, u shpreh Guvernatori Dean, duke i shprehur kryeministrit Berisha vlerësimin më të lartë për realizimin e këtij projekti, i cili ka vlerë jo vetëm për kombin shqiptar, por, sipas Guvernatorit, do të shërbejë si një faktor shumë i rëndësishëm edhe për zhvillimin e mbarë rajonit.

Guvernatori Dean e përgëzoi Kryeministrin Berisha për të gjitha këto rezultate të qeverisë së tij, gjatë kësaj periudhe dhe vlerësoi si një ngjarje jashtëzakonisht domethënëse e drejtësisë dhe qartësisë së këtyre reformave faktin që në periudhën më të vështirë të krizës ekonomike globale Shqipëria ishte një ndër vendet e pakta në botë që shënoi rritje pozitive ekonomike.

Në takim u vlerësua, gjithashtu, liberalizimi i vizave me BE-në dhe ecja përpara me shpejtësi në projektin madhor kombëtar të integrimit në BE.

Gjithashtu u theksua rëndësia që ka si për Shqipërinë, për rajonin e Ballkanit Perëndimor, por edhe për Europën anëtarësimi i plotë i Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

Guvernatori Dean u shpreh se përpjekjet e qeverisë dhe popullit shqiptar për integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE do të vazhdojnë të gëzojnë mbështetje, inkurajim dhe ndihmën e të gjithë miqve të Shqipërisë dhe të rajonit, si në Europë ashtu dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Duke u ndalur edhe zhvillimet e fundit në rajon, ku u pohua se integrimi sa më i shpejtë i të gjitha vendeve të rajonit në BE është dhe mbetet rruga më e mirë për të ardhmen e këtyre vendeve dhe popujve të tyre.

11 Komente

1) Ish Guvernatori, jo Guvernatori

2) Howard, jo Havard

3) Kush e ka sjelle Dean ne Shqiperi?

3) Kush e ka sjelle Dean ne Shqiperi?

rruga Durres-Kukes-Morine.smiley

 

“Udhëtuam nga Prishtina për në Tiranë përmes rrugës Durrës - Kukës - Morinë, e cila është një vepër e jashtëzakonshme”, u shpreh Guvernatori Dean....

Honestly, peanuts for Bechtel, Dean and America.

Nje nga mashtrimet me skandaloze per ata qe nuk e njohin Ameriken dhe per ata qe njohin MIRE .

  Ndersa po te lexosh Gazeten ne Nje Shtet , ne Vermont vetem per te gjujt peshk me skf kam qene , nuk kam pa gazete , nuk e kupton ne se behet fjale per nje Stuhi a Tornado qe fshiu nje qytet te tere apo per nje Modele qe eshte super seksi ne nje shtet tjeter . Hap faqen te gjesh ndonje DEAN ..po gjen KLAN !.

Mashtrus te Klanit qe perdorin emrin e SBA patjeter qe kane ne mend Bathoren ose Kamziote ku me patjeter do e shpien Dinin per te pare Arritjet e SH.B.Shqiperise . Shtyp moooooooooti qe s'ka per tu bere ndonjehere i qytetareve shqiptare . Shtyp qe perdhos edhe ata pak dashamires qe ndoshta vijne te HAPUR jo per "rruge" . 

 

Në veçanti, mirënjohje i shprehu Guvernatorit Dean falënderimet edhe për marrëdhënien e ngushtë e të shkëlqyer të miqësisë e bashkëpunimit midis Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Institutit Kombëtar Demokrat Amerikan, si dhe për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme që ky i ka dhënë PDSH-së, gjatë këtyre dy dekadave."
 

Demokratet e amerikes jane te majte.Obama psh akuzohet nga krahu i djathte si marksist.Berisha si "i djathte" qe e mban veten duhet te jete aleat me republikanet.

Po edhe Berisha i majte eshte, ca e di ti.       smiley

 Pastaj s'ka rendesi per Berishen eshte republikan apo demokrat, guvernator apo ish-guvernator. Rendesi ka qe eshte amerikan dhe mbiemrin e ka te bukur (anglo sakson) Howard.  Pastaj vuvuzelat e partise me Frangaj ne krye e llustrojne si ta dush ti.

smiley

smiley

Stil i ca i vjeter ky....  ....Hysniu eshte merzitur ca se i kane huazuar idealet,aspiratat Sulltan Berisha e co...Opo nuk me lane gje! po thote...Po nuk i vej faj dhe ketij "anadollakut" qe kemi ne krye se Marksizem Leninizmin e ka patur pjesen kryesore te curriculumit. Njeriu nuk ndryshon po i nderrove kostum... smiley Tani lenda e "Berishizmit" eshte bere pjese e curriculumit te stafit te Klanit dhe administartes.

Artikull per te ngrefur potencen e militantistit. Si ky artikull ke edhe nga krahu tjeter sa te duash... po e njejta gjelle provincialiste partiake gatuhet.

"Shqiperia eshte nje nga vendet e pakta me rritje ekonomike" - edhe Brooklyn, nje lagje ne NY, pati rritje ekonomike, oops, Brooklyn eshte dhe me i madh se Shqiperia si popullate lol.

 Autostrada me famoze sot per sot eshte ajo e Kroacise. 

mberriti ne shqiperi nje delegacion i partise komuniste m-l te shba-se i kryesuar nga shoku haward dean.pasi vuri ne dukje arritjet e medha te shqiperise nen drejtimin e shokut sali berisha  miku amerikan shprehu deshiren qe pervoja shqiptare te jete e pranishme edhe te populli mik amerikan.shoku sali i premtoi mikut amerikan mbeshtetje ne luften per vendosjen e demokracise ne shtetin e larget.intervisten e plote do ta ndiqni ne mbrembje te stacioni prestigjioz 'zeri i klaneve'

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).