0,,15112195_1,00.jpg (194×143)EHEC dhe sistemi i paralajmërimit në BE

Kastravecat spanjollë nuk kanë qenë përgjegjës për shpërthimin e epidemisë EHEC. Për shumë fshatarë ky konstatim vjen shumë vonë: vështirë se dikush do t’i blejë produktet e tyre. Tani po mendohet për kompensimin e tyre.

Në qoftëse një vend i BE-së ka dyshime për një ushqim të kontaminuar, ai është i detyruar të paralajmërojë vendet e tjera përmes sistemit të paralajmërimit të shpejtë evropian për produktet ushqimore, RASFF. Por sipas mendimit të komisionerit të BE për bujqësinë, Dacian Ciolos, Gjermania në këtë rast ka shkuar shumë larg, duke përmendur konkretisht si burim një vend të caktuar, dyshim, që rezultoi të jetë i gabuar.

"Mendoj se është e rëndësishme të rivendosim besimin e konsumatorit dhe të kemi parasysh shëndetin e tyre, por pa fajësuar vende, apo prodhues. Pjesa më e madhe e prodhuesve u përmbahet rregullave dhe mund të pësonte humbje të rënda, të cilat për disa mund të ishin fatale."

Lidhur me çështjen e mundësisë së kompensimit, ose përkrahjes nga ana e BE-së deri tani as Ciolos dhe as komisioneri për shëndetësinë, John Dalli, nuk janë shprehur. Dalli e përshkroi përhapjen e patogjenit EHEC si një krizë serioze, por porositi të mos krijohet panik. Deri tani problemi është shumë i kufizuar gjeografikisht, në zonën e Hamburgut. 

"Sigurisht që nuk do të ishte e udhës, që të porosisim njerëzit, që të mos shkojnë në Hamburg. Fjala është më shumë për masa higjienike krejtësisht normale dhe të përditshme si larja e duarve dhe larja e perimeve të paziera. Kjo duhet të ndihmojë për të zgjidhur problemin.“

Dalli u bëri thirrje shteteve anëtare dhe veçanërisht Gjermanisë, për të bërë gjithcka, për të zbuluar burimin e bakterit të zorrëve. Sistemi i paralajmërimit të shpejtë për produktet ushqimore në BE ekziston që prej vitit 1979, edhe shtetet joanëtare të BE-së bëjnë pjesë në të.

Në vitin 2009 ka patur 8000 njoftime, por vetem 500 kanë qenë paralajmërime serioze për produkte ushqimore, që gjendeshin në treg. 

___________

Ndërkohë në media raportohet se: Spain threatens to sue Germans over E coli slur on its cucumbers

6 Komente

Gjermania jo vetem qe ka vepruar gabim por ja ka futur kot fare. as qe e kane idene.  dhe me e bukura eshte se vazhdojne e te budallalleqe te tjera.... po vepron sikur te ishte Shqiperia.smiley

kjo historia e virusit te cuditshem por te rrezikshem, po zhvillohet ne zonen e Hamburgut.  tani ne vend qe autoritetet atje te bejne  ne fillim nje kontroll te imte te gjendjes  higjenike te zones se tyre,(dmth ujesjellsin, ujerat e zeza etj etj ), pa pasur asnje prove, ja hedhin fajin kastravecit . bile dje degjova qe po ia hedhin fajin ca perimeve te tjera tani.  po luajne kungulleshka me nje fjale.smiley

kjo historia e virusit te cuditshem por te rrezikshem, po zhvillohet ne zonen e Hamburgut.

Une degjova ne lajmet e mengjezit ketu qe dyshohet se infeksioni ka adhur nga perimet franceze! Me duket gjermanet paskan vendosur t'ja fusin Frances tani!! smiley

,  apo mos duan ti shpallin ndonje luft te re evropes keta dhe sapo gjeten  shkakun.  kastraveci!smiley.  jo per gje,  po gjermanet cdo 50 vjet,dhe e kane mendjen per lufte.smiley.    trust i lulelakres ,tha.smiley

andej nga anet tona, per kete rast, me plot te drejte do thoshin:  Gjermani te hengert tenja, se e ke te keqen brenda.smiley

 Disa thone se faji (bakteria) eshte perhapur nga magazinat ne Hamburg, te cilat jane jo shum te pastra. 

Pjer uroj te te kene genjyer. Tregu i perimeve dhe luleve te Hamburgut eshte model ne bote. Mund te shikosh ketu ne kete film disa pamje nga Grossmarkt ne Hamburg. Sa per pasterti nuk e di cfare ke parasysh ti por une mund te te them qe eshte model ne bote dhe per kete mund te ta them me bindje te plote. Kame qene disa here atje ne vitet 92-98 dhe ajo qe thua ti nuk eshte aspak e sakte. Qeveria Gjermane ka bere gabim qe shpalli kastravecat spanjolle si shkaku. Nuk e beri pa arsye por megjithate spekulloi. Arsyeja kryesore ishte sepse u gjet bakteri ne kastraveca spanjolle por nuk ishte varianti qe shkakton vdekjen. Perderisa shkaku nuk dihet akoma eshte e kote te spekullosh. Bakteri prek me shume perimet per te cilat si pleh kimik perdoret bajga e lopeve. Gabimi i qeverise qendron ne ate sepse nuk ishte i mbeshtetur ne fakte. Deri tani askush nuk e di arsyen e vertete. 

Ketu mund te shohesh se si duket "Grossmarkt" ne Hamburg dhe sa paster eshte. Te me besosh se ne Europe nuk ka treg te madh me te tille pasterti. Furnizohen edhe vendet skandinave dhe Polonia bile.

http://www.grossmarkt-hamburg.de/01_09_film.html

 emil, te falenderoj per vidion, me siguri ajo magazine eshte bere tani, jo kur kam qene une ne Hamburg 1992-1994. Fjala u hodh per magazinat qe kane lageshtire dhe qe formojne disa lloje mushqesh, ku zhvillohen bakteriet. Rrofsh per vidion. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).