Politikë
Lulzim Basha, Kryetari i Ri i Bashkisë së Tiranës
Basha: U dëgjua zëri i qytetarëve, kjo është fitorja më e madhe
03 qershor 2011 23:24
 

 

PERDITESIM: Basha, kryetar bashkie i Tiranës. 

Seanca e Kolegjit Zgjedhor për shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste nisi sot rreth orës 17:00, ndërsa vendosi që ta rrëzojë këtë kërkesë rreth orës 20:50, pas shqyrtimit të provave të paraqitura si nga PS ashtu edhe nga KQZ-ja. Kështu, Kolegji Zgjedhor vlerësoi si të drejtë vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të hapur dhe numëruar kutitë e kontestuara, për Bashkinë e Tiranës, ku rezulton të jetë fitues kandidati i mazhorancës, Lulzim Basha.

Ka qenë relatori i cështjes Tomë Ndreca që ka rrëzuar aktkërkesën. Pasi ka shqyrtuar të gjitha provat e PS ku përfshihet edhe shqyrtimi i tabelave përmbledhëse. 

 


“Pasi dëgjoi palët në proces, administroi provat e paraqitura prej tyre, në zbatim të nenit 158 pika 2 dhe 3 e Kodot Zgjedhor, vendosi: Rrëzimin e kërkesëpadisë së palës paditëse Partia Socialiste e Shqipërisë përsa i përket kërkesës për konstatimin si absolutisht si të pavlefshëm të vendimit 709 të datës 23.05.20011 të palës së paditur KQZ Tiranë, pushimin e gjykimit të cështjes lidhur me kërkimin për anulimin e vendimeve të ndërmjetme të nxjerrë nga pala e paditur KQZ. Ky vendim është i formës së prerë. U shpall në Tiranë sot më 03.06.2011”, bëri me dije vendimin relatori Ndreca.

Gazetarja e NEWS24 Aurora Sulce deklaron se gjatë kësaj seance “Nuk kanë dhënë shpjegime se me sa vota është rrëzuar kërkesa e PS.

388 Komente

Si shum po menohet kolegji? Situata esht e qarte: juridikisht jane te vlefshme apo jo fletet e hedhura gabimisht ne kutit e tjera?

po kur e mbajne edhe per skulptor ket ktu nolt, po mos mbet balte pa forme... pra... mjes emo. sot uroj te mos kem sherr me adminin...

O Petlle nuk o pri balte ajo gjoja mo nolt po pri hekri (hekri o term qe permbledh car i ze pragu tabeles Mendelejevit)

Po ky edhe tani qe kolegji e tha fjalen e vet akoma mendohet! smiley

E bukur emigranto

ishalla ndonje lajm i mire...

Cun ka per t'qene cun. Ate qe nuk boni Griselda do e boje kolegji.

Ps-ja kerkon drejtesi, nuk lejon njeri gjalle ti vjedhin voten e lire, ketij populli trim e kutihaps.

 

 

 

 

Akuzat e partive të vogla, të të dyja koalicioneve, për vje-dhjen e votave nga partitë e mëdha, janë vërtetuar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Pas një kërkese të Partisë Bashkimi Demokratik Shqiptar, pjesë e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, KQZ-ja vendosi të hapë kutinë e një qendre votimi të Këshillit Bashkiak të Belshit. Kandidati i kësaj partie, i pari në listën për Këshill, pretendonte se në ekranin e monitorit ku lexoheshin votat kishte numëruar të paktën 120 vota, ndërkohë që në tabelën përfundimtare rezultonte me asnjë votë. “Unë dua të shoh votën time. Nuk kam asnjë arsye tjetër, por më thonë njerëzit që ti nuk ke votuar as për veten tënde, mirë familja jote. Edhe nëse nuk e fitoj mandatin e këshilltarit, nuk jam pishman, por dua të shoh votën time. Të paktën vota ime të lexohet”, pati deklaruar Hamit Kasa kur paraqiti kërkesën ankimore.
Hapja e kutisë
Pas hapjes së kutisë së Qendrës së Votimit Nr. 2563 të Këshillit të Bashkisë Belsh, rezultati ishte një skandal i vërtetë. Partia Socialiste, e cila, sipas tabelës së falsifikuar, rezultonte forcë e parë në këtë qendër, kishte përvetësuar jo pak, por 96 vota nga ato të partive të tjera. PS-ja kishte marrë 54 vota, ndërkohë që pas manipulimit dilte me 150 vota. Pas saj nuk ngelej as Partia Demokratike, e cila fillimisht kishte marrë 33 vota, por pas kompromisit mes numë-ruesve rezultonte me 90 vota. I fituari i madh i hapjes së kësaj kutie dilte pikërisht kandidati i Partisë Bashkimi Demokratik, Hamit Kasa. Në këtë qendër, që sipas numëruesve të PD-së, PS-së dhe LSI-së, ai nuk kish votuar as për veten e tij, në të vërtetë kishte marrë jo pak, por 128 vota. Këtyre votave, pasi iu shtuan edhe 70 vota të tjera, të cilat Kasa i kishte marrë në qendrat e tjera, e nxorën atë fitues të mandatit në Këshillin e Bashkisë Belsh. Por, PS dhe PD nuk ishin të vetmet që kishin manipuluar në kurriz të partive të vogla që nuk kanë pasur as komisionerë, as numërues, as vëzhgues. Anëtarët socialistë në grupin e numërimit duket se janë treguar bujarë edhe me dy parti të tjera aleate, Demokracinë Sociale dhe socialdemokratët. Partia e Milos kishte marrë në të vërtetë 26 vota, ndërsa në tabelën përfundimtare rezultonte me 80 vota. Kurse partia e Gjinushit, e cila kishte marrë 18 vota, në tabelën përfundimtare dilte me 48 vota, pra 30 vota më shumë. Më pak e dëmtuara ishte LSI-ja, së cilës i ishte mohuar vetëm një votë, ndërkohë që përfituese të hapjes së kutive ishin edhe Partia Republikane dhe Lëvizja e Legalitetit. Në përfundim të këtij procesi, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, propozoi kallëzim penal për katër numëruesit e kësaj qendre votimi. Armand Hysa, Alban Nipolli, Besmir Uruçi dhe Edlir Dervishi do të vihen në akuzë për falsifikimin e rezultatit.

Kutia e Rrëshenit

Një kërkesë të ngjashme ankimore, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet ta shqyrtojë sot në orën 10:00 lidhur me Këshillin Bashkiak të Rrëshenit. Partia Demokracia Sociale i kërkoi KQZ-së që të hapë një kuti të këshillit, pasi në një qendër votimi, ku votonin tre kandidatë të kësaj partie, PDS-ja rezultonte me zero vota.

ero vota.

Votimi për Këshillin e Bashkisë Belsh

Rezultati i falsifikuar
Partia Demokracia Sociale        80 vota
Partia Dem. për Int. Pros.        35 vota
Partia Social Demokrate            48 vota
Partia Socialiste                150 vota
LSI                    12 vota
Partia Demokratike            90 vota
Lëvizja e Legalitetit            6 vota
PBDNJ                    17 vota

Rezultati i saktë
Partia Demokracia Sociale        26 vota
Partia Dem. për Int. Pros.        5 vota
Partia Social Demokrate            18 vota
Partia Socialiste                54 vota
LSI                    13 vota
Partia Demokratike            33 vota
Lëvizja e Legalitetit            20 vota
PBDNJ                    17 vota
Partia Bashkimi Demokratik        128 vota
Partia Republikane            28 vota
Aleanca për Dem. dhe Sol.        22 vota
Partia Agrare Ambientaliste        7 vota
Aleanca Popullore            30 vota
Partia e Gjelbër                6 vota
Partia Demokristiane            3 vota
G99                    1 votë
Partia Social. e Moderuar        5 vota
Partia e Emigrantëve            2 vota
Aleanca Demokratike            4 vota

Te kerkosh fitoren ne kushte te tilla te pakten duhet te kesh te drejten morale ta kerkosh ate nderkohe qe Edi ska as te drejte morale ta kerkoje kete kur ai gjith fushaten kerkonte te tensiononte gjendjen dhe te nxiste urrejtje midis Shqiptareve,
urdheroi deputetet dhe beri thirrje per te dhunuar institucionet Kushtetuese te ketij vendi..
nga rezultati i deritanishem ai nuk ka shumicen ne keshillin Bashkiak...
... ka fiuar vetm 4 minibashki nga 11 qe ka Tirana.......
Eshte absurde te kerkosh fitore me te tille morali...

A e njef ti vrasesin Lulezin Basha? Nese jo po ta them une qe eshte nje kriminel i lindur! Te kujtohet se cfare shantazhi prej mafiozi i beri Presidentit te Republikes Zotit Moisiu nepermjet vartesit te tij Gazment Dibra? Dhe kur ky njeri arrin qe per hic gje ti beje shantazh presidentit, te vrase 4 njerez ne bulevard me telefon nuk e ka per gjo fare. E pra nese ti mbron njerez te tille, po ta them se je si ata, kriminel ne potence. Hajde kendej se kane filluar ti paguajne mire ne keto kohe. I eshte rrit pazari kriminelave!

 Mato, ja ku dalin paudhesite e numeruesve, ja kete kerkonte PS pas 2009, qe ja mohoi PD me argumenta shterpe juridike...te ishte bere qe atehere, nuk do te ishim ne kete gjendje sot...pavaresisht kush e ka fajin, PS, apo PD, qe te gjithe duhet te shkojne ne "litar" per kete trgjikomedi.......

Ja ky eshte morali juaj o Mat......topi eshte i imi, penalltine do ta gjuaj une.....se kur rrezikoheshit te delnit te turperuar, nuk i hapet, tani qe po rrezikoheni te dilni fitues me vrap po i hapni.......dhe faji perseri eshte i Edit, meqe po e personalizon problemin.....

Alidemso,

Ti harronve nje "vogelsire" ne keto qe ne sjell.

PS-ja i kerkoi hapjen e kutive pasi ishin mbyllur,volusur,kaluar ne KQZ dhe kolegj zgjedhor dhe pas nja 2 muajsh kur Meta po bente pazare me Berishen,dhe  kur mbaruan zgjedhjet kur Berishes po i vinin telegramet e urimit nga Obama apo Merkel.

Keto qe po ben PD-ja jane kur KQZ nuk ka dhene akoma vendim.

Ka ndryshim te madh qe ju ramistet nuk e kuptoni apo nuk doni ta kuptoni.

 Jo miro, ti vete po harron nje " vogelushe" akoma me te vogel.....Ndersa PS-ja kerkonte hetimin e zgjedhjeve, a e kupton HETIMIN, me nje komision parlamentar, pa ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, PD po e ben dryshe, po kerkon hapjen e kutive, per te ndryshuar rezultatin ne tavoline.....a e kupton dot kete diference fare te vockel.....?????

Mos e felliqni shprehjen "Topi eshte i imi, penalltine e gjuaj vete", se nuk i shko kesaj situate.

Kesaj qe bene keta i thone vetem "Keshtu me do trapi".

 ngushellime per edin.keshtu e ka jeta.

Ja po e boj nji parashikim, megjithese s'ma kane dale kurre  smiley  

(1) Kolegji do e shpalli aktin normativ te pavlefshem, do urdheroje KQZ te shpalli Ramen fitues me 10 vota, e pastaj (2) PD do ankimoje rezulatin e do kerkoje verifikimin e votave te kontestuara. (3) Kolegji do thote pastaj qe nuk duhen vleresu vetem votat e kontestuara po gjithe votat e pavlefshme per te mbrojt parimin e barazise se votes dhe trajtmit te barabarte (te votave). (4) Pas kesaj do bohet nje ri-ri-numerim. (5) Kolegji do gjeje prap parregullsi e do shpalli zgjedhjet te pavlefshme e qe duhen riperserit. E gjithe do doje nja 6 muaj.

Do i fusin i te shtyme duke e heq topin nga vetja

Vendimi i Kolegjit eshte i paankimueshem.Ke dale vertet blof.

Ku e pe ti qe kam thene se do ankimohet vendimi i Kolegjit?

Me ne fund se na merziten. Te jape nje vendim dhe ta mbyllim ket kapitull.

kur Berishes po i vinin telegramet e urimit nga Obama apo Merkel.

Mbylljani gryken .... 1

mbylleni kete blog.... 2

ose ose na thoni sa leke duhen ti kurojme menderisht kete kategori lefkofesh ...3

JU lutem , beni shpjegimin perkates . Ne kete blog lejohen te futen edhe  ata qe sapo kane mesuar te flasin... 4

 

Iken "turistet" kosovare nga Tirana? Apo po rrine akoma se mos na behen prape zgjedhjet.

Keta gjykates kush president dhe kush nga parlamenti i ka votuar.

Se po ta dime kete,dime dhe vendimin qe do te marrin.Dmth nese jane propozuar nga Moisiu,Majdani dhe votuar nga PS-ja Edi Rama fiton,nese jane propozuar nga Topi apo PD-ja dhe votuar nga PD-ja Basha sot eshte fitues.

Na jepni ca te dhena per keta gjyqtare qe kane shume ne dore por qe pak njihen.

Miro,

Ti duket se duhet tja fillosh nga abetarja, ajo e perbashketa, me dy sigla...

Perse ti mendon se perkatesia politike e gjyqtareve nuk ndikon ne vendim?

Shiko zgjedhjet e vitit 2000 ne SHBA dhe te shohesh qe gjyqtaret si ne Florida si ne Washington,votuan sipas bindjeve partiake.

Nuk te duket cudi qe kandidatet per president ne SHBA,mes premtimave te tjera,premtojne mbeshtetesve qe do te emerojne gjyqtare sipas bindjeve te tyre,qofte ne Gjukaten Federale qofre ne ate Supreme?

 " .... Akuzat e partive të vogla, të të dyja koalicioneve, për vje-dhjen e votave nga partitë e mëdha, janë vërtetuar dje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Pas një kërkese të Partisë Bashkimi Demokratik Shqiptar, pjesë e koalicionit “Aleanca për qytetarin”, KQZ-ja vendosi të hapë kutinë e një qendre votimi të Këshillit Bashkiak të Belshit. Kandidati i kësaj partie, i pari në listën për Këshill, pretendonte se në ekranin e monitorit ku lexoheshin votat kishte numëruar të paktën 120 vota, ndërkohë që në tabelën përfundimtare rezultonte me asnjë votë. “Unë dua të shoh votën time. Nuk kam asnjë arsye tjetër, por më thonë njerëzit që ti nuk ke votuar as për veten tënde, mirë familja jote. Edhe nëse nuk e fitoj mandatin e këshilltarit, nuk jam pishman, por dua të shoh votën time. Të paktën vota ime të lexohet”, pati deklaruar Hamit Kasa kur paraqiti kërkesën ankimore. Hapja e kutisë Pas hapjes së kutisë së Qendrës së Votimit Nr. 2563 të Këshillit të Bashkisë Belsh, rezultati ishte një skandal i vërtetë. Partia Socialiste, e cila, sipas tabelës së falsifikuar, rezultonte forcë e parë në këtë qendër, kishte përvetësuar jo pak, por 96 vota nga ato të partive të tjera. PS-ja kishte marrë 54 vota, ndërkohë që pas manipulimit dilte me 150 vota. Pas saj nuk ngelej as Partia Demokratike, e cila fillimisht kishte marrë 33 vota, por pas kompromisit mes numë-ruesve rezultonte me 90 vota. I fituari i madh i hapjes së kësaj kutie dilte pikërisht kandidati i Partisë Bashkimi Demokratik, Hamit Kasa. Në këtë qendër, që sipas numëruesve të PD-së, PS-së dhe LSI-së, ai nuk kish votuar as për veten e tij, në të vërtetë kishte marrë jo pak, por 128 vota. Këtyre votave, pasi iu shtuan edhe 70 vota të tjera, të cilat Kasa i kishte marrë në qendrat e tjera, e nxorën atë fitues të mandatit në Këshillin e Bashkisë Belsh. Por, PS dhe PD nuk ishin të vetmet që kishin manipuluar në kurriz të partive të vogla që nuk kanë pasur as komisionerë, as numërues, as vëzhgues. Anëtarët socialistë në grupin e numërimit duket se janë treguar bujarë edhe me dy parti të tjera aleate, Demokracinë Sociale dhe socialdemokratët. Partia e Milos kishte marrë në të vërtetë 26 vota, ndërsa në tabelën përfundimtare rezultonte me 80 vota. Kurse partia e Gjinushit, e cila kishte marrë 18 vota, në tabelën përfundimtare dilte me 48 vota, pra 30 vota më shumë. Më pak e dëmtuara ishte LSI-ja, së cilës i ishte mohuar vetëm një votë, ndërkohë që përfituese të hapjes së kutive ishin edhe Partia Republikane dhe Lëvizja e Legalitetit. Në përfundim të këtij procesi, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, propozoi kallëzim penal për katër numëruesit e kësaj qendre votimi. Armand Hysa, Alban Nipolli, Besmir Uruçi dhe Edlir Dervishi do të vihen në akuzë për falsifikimin e rezultatit... " 

 

  Kjo eshte vertet skandaloze, dhe tregon se sa te vertete kisha une kur deklaroja, se duhet ndryshuar ligji, rregullorja per zgjedhjet dhe te mirret mendimi i partive te vogla dhe eksperteve te zgjedhjeve. 

 As sot nuk dalka rezultati... ne nje artikull permendet fjala maratone, a do me than kjo se do zgjase 40 dite? smiley

po vajti ora 9 ore... kur e nxjerrin vendimin ata? cfare ka per t'u menduar kaq shume?

fakte dhe alibira po shqyrtojne? apo mos kane ndonje terabyte me deshmi per te konsideruar???

votat nga e para po numerojne ata purtho?

Basha kryetar bashkie!!!

u rrezua kerkesa e PS-se!

More ndonje lajm? Apo Basha si Dubya edhe hajt mo. Makes sense though.

sapo dolen nga salla, duke e pare ne televizor direkt, dhe duke e shkruar ketu.

kolegji ka rrezuar kerkesen dhe padine e PS-se dhe ka vleresuar si te drejte vendimin e KQZ-se. smiley te news 24 e pashe. smiley a lejohet?

Dmth Berisha eshte institicion? Si i behet qe une s'e du at qelepirxhi si institucion? Nesje, vari hejbet..u dashka lujt loja sipas rregullave atje qe lejon te ngrihet nje institucion i tille. Po c'na u desh demokracia atehere?

Perfunimisht: kena bo mire qe kena hik..se per ne nuk paska vend atje.

Te shofim cdo beje Gramozi.

kush pyet per ty dhe per mua mo? je ne vete? smiley

ka vendosur gjykata vella. demokraci pa gjykata, seriozisht... eshte pak imazh i frikshem.

PS-ja vete e coi ne Kolegj; duke ja njohur keshtu autoritetin. Kolegji vendosi kunder PS-se. Tani vendimi duhet pranuar pa bere asnje qyrravitje.

qafir, ti, une dhe shume te tjere ketu, do te jemi specie ne rrezik zhdukjeje nga ai vend, perderisa populli voton gjithmone per te tille njerez. keshtuqe, mos mashtro veten, se deshe s'deshe ti; te pelqeu s'te pelqeu ty, nuk pyet njeri fare.

Ik Edi tani... plazh. he te keqen. te bejme dhe nje pauze nga ankesat, qyrravitjet dhe ckirrmisjet qe na kane rrethuar si ne vater te vorbulles se ndonje uragani.

hajde... peace Albania. smiley

Kolegji zgjedhor e quan te drejte numurimin e votave ne kutine e gabuar,

Kolegji zgjedhor e quan te drejte numurimin e votave te vlefshme ne kutine e gabuar. Eshte pare nje maune e madhe mbrapa bashkise se Tiranes qe po ngargon gjerat e kryetarit dhe nje zjarr i madh me letra, cte jene valle smiley

Fitooooreee... Basha kryetari i ri i bashkise Tirane. Merr fund kapitulli i tmerrit per Tiranen nen drejtimin e Rames.

 Thua te behet gjithe Tirana si Kamza kur te fitoje Basha, po fitoi?

Perse Basha eshte kryetar i bashkise kamze ? Rama hyri nga dera e bashkise dhe doli nga dritarja.

Me e mire se Tirana e Rames do te behet. Ne fakt nen drejtimin e Rames nuk ka qene TIRANE, POR TiRame. Tash fillon te behet TIRANE, qytet per te gjithe dhe qe i afrohet simotrave europiane jo vetem per nga kafenete dhe qendrat tregtare por edhe nga gjelberimi, transporti, pastrimi, betonizimi etj. P.S. Ende se more vesh? Kolegji eshte i fundit qe flet, tani Basha eshte kretar bashkie, s'ka me "po fitoi".

Fitooooreee.... Islam!!!   ku eshte ky emo-ja?smiley

Hajde urime. Kur eshte lene kurorzimi i Sulltan Berisha I?

Fitore Islam! M'bohet qejfi per Lulin se megjithnmen e meriton, ja ka thyer turinjte te gjithe atyre qe e akuzonin si vrases, vjellajdut dhe hipokrit. Te gjitha me forcat e veta i ka arritur. Tani vertet do ndryshoje fytyra e Tiranes. Shyqyr qe na u hoq qafe ai qe zhvishej lakuriq plazheve. Urime gjithe tiranasve, si atyre denbabaden (soji i Bamir Topit), si atyre qe shijuan jeten ne Tirane vetem 2 jave por qe te gjithe bashke na sollen dhimokracine.

Everybody else eat shit. Luli rocks.

Ore po 280,000 mbeshtetsa ne FB coc do dinin se te gjithe budallenj s'mund te ishin

Vetem nje idiot mund te gezohet nga ky lajm!

nga kush lajm.nga ai qe gruaja e kryebashkiakut te kavajes dhe mikut te ngushte te edit rezultoi se nuk ishte me barre.hahahahaaaaaa

 Eshte botu arsyetimi?

Ku mund t'a gjejme?

 Pas 10 ditesh arsyetimi....

 Hallall!!

 

Miq socialiste, na uroni te shkreten se nuk eshte me para ajo fjale.

Po shyqyr more se na lodhen! Hallall Lulit!

Xhixhi, ne cfare menyre je lodhur ti konkretisht?

Tropo po nga ana nervore Xhixhi ka qellu delikat si cun.

masnej qe na lodhen dhe qe e bone terkuze kete muhabet nuk besoj se ka diskutim.

Xhixh mos u lodh me ja thone.

Urime z. Basha! Fitore e merituar dhe vendim i drejte!!!

kev

inshallah e lexon Peshkun dhe e merr vesh qe e ke uruar ti thuaj

E lexoj une per te mos ki merak... smiley

Ej, po permbledhje i con rregullisht? Tip nje here ne jave? Apo eshte periudhe e nxehte kjo dhe i ke pergatitur 1 here ne dite? smiley

po edhe me permbledhjet njesoj, vete i shkruan vete i lexon.

Ky eshte komenti i pare qe shoh me firme. smiley

Sa seriozisht qe e paske marr veten mer burr.

Kshu i ka te gjitha Rono. Se shpejti do na flasi per veten ne vetën e trete njejes, si Alain Delon .

Lizander,

te uroj per perzgjedhjen e duhur te komenteve qe lexon por a ke mesuar dicka te pakten sa per krenari?

kev smiley

 Mos e hapni shampanjen akoma, nuk ka mbaruar me kaq kjo histori. 

Ca ka me tej?

 Kane kundershtuar vendimin e KZAZ-se se Tiranes. Tani do merren me vendimin e KQZ. Pervec kesaj deri tani kane qene kundra vendimit per numerimin e votave. Tani besoj do fillojne te kontestojne numrat, pra nqs vertet ka vota me shume se votues sic pretendojne. 

Edhe po te mos fitonte Basha, PD do shkonte ne Kushtetuese. Do e cilesonte si anti-kushtetues kodin elektoral dhe vendimin qe mohon te drejten e votes per qytetaret. 

Pra sido qe te shkonte kjo nuk do ishte e fundit. 

Kane kundershtuar vendimet e KQZ me 18 dhe 23 maj Endrit.  Kete kundershtim hodhi poshte Kolegji.

Amon na qisni interpretimin ligjor! kam pershtypjen se as me brek neper kom nuk do jete... Medet...

Ne ca pike, dhe ca ka te beje ajo me postin tim?

Juristët (duhet t&eumlsmiley flasin pasi të jenë vendosur rregullat e lojës, që këto të fundit të vlejnë për të gjitha palët në lojë. Kushtetuta është struktura e referencës, koha pas kaosit. Kushtetuta është pikënisja, prej nga juristët përpunojnë çdo detaj që do të mbajë në ekuilibër rregullat e bashkëjetesës. Juristët nuk mund të ndërhyjnë më parë. Rregullat e bashkëjetesës i vendosim të gjithë dhe i ruajmë po të gjithë.

si edhe

Si mund të flitet për nenin 117 të kodit elektoral, kur në kushtet tona, në kushtetutë latinët me siguri që do të shkruanin vetëm njeriu për njeriun është ujk

Me fjalet e tua tropizma, si o puna? smiley 

me fjalet e mia: ligji ne keto kushte dhe per ceshtje te ketilla madhore nuk pi uje.

 Ja dhe Turpi i radhes, por qe nuk me habit me. 

Kushdo qe priste ndonje vendim tjeter nga ky i quajturi Tomë Ndreca , duhet te vizitohet menjehere tek veterineri .

Quhet kolegj per nje arsye.  Nuk vendos vetem Toma, por dhe 4 gjyqtare te tjere.

Fitoi .... edhe Federer kunder Djokovic 7-6; 6-3; 3-6; 7-6 me tie-break, po fitoi smiley

Finale Roland Garros, Nadal - Federer.

Edhe bozna la lesht ne rumani

  Dy gjigandet dhe njehere, po ne fushe me dhe e mbyt Nadali. 

kisha ca kohe pa e pare federer, mu be qejfi qe fitoi. I madh gjithnje, po s'eshte ai federer brilant i para disa vitesh.

urime Basha. Qindin punoji atij populli. jepja sic e meriton.

PS: urime seriozisht qe te besh pune te mire.

trazoi nje shtet te tere po mori ate qe deshi ama... (kollona muzikore vazhdon dhe te dashuarit te zene perdore bien brenda se catia e bashkise shembet)

gjeni perse hyjne nga catia e bashkise?

petlle, kjo eshte shqiperia e...

ja te ta them si gje-e-gjeze:

si i thone stalaktitit dhe stalagmitit ne shqip? giv it e gou, pliiiiiz. smiley

zoto, ja futi Luli t'gjithve naaaaaaaaa sa krahu. Jau mylli gojen t'gjithve.Luli o bob mer.

Skenari vazhdon:

Skena e pare. Dite. Interior. Zyre e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Kryetari i veshur me te zeza lexon vendimin :

Lulzim Basha shpallet Kryetar Bashkie Tirane!

Skena e Dyte. Dite. Inetrior. Zyre e Kryesise se PS. Kryetari duke thyer televizorin plazme.

   Rama- O Sali te q....!

Off degjiohen boriet e makinave te demokrateve.

Skena e trete. Dite. Eksterior. Sali Berisha dhe Lulzim Basha duke qeshur dhe duke pershendetur simpantizantet para Kryeministrise. Fishekzjarre ne qiellin blu.

      Berisha- Neser zoti Basha, te dua te fillosh pune qe te pastrosh qytetin nga .....

      Basha-Nuk dalin punonjesit nga Bashkia.

      Berisha- Ah Luli, por policia pse eshte. Duhet zbatuar ligji. Une jam per ligjin dhe zbatim e shtetit ligjor.

 

 

 

 

Doli vendimi? Big Grin 

URIME, URIME, URIME BASHA! Me kembe te mbare bashkine e Tiranes..Big Grin

Ju thashe qe Rames ja kane hequr vizen amerikanet dhe europianet.Eshte bere si Sala i viti 1998.

Tani do te kemi thirrje per qetesi dhe respektim te vendim te KZ nga ambasadoret e vendeve perendimore dhe nga ai i OSBE dhe do te myllet muhabeti.

Le te levize tani Rama se e nxjerrin dhe nga partia po te duan ata!

Zjarr prapa bashkise te Tiranes.

Po digjen dokumenta,se ku i duhet me kete te riun.

aty ku kryetari bertet me megafon, gjithcka mund te ndodhi jetojme ne tiron

Kolegji beri shume mire qe e hodhi poshte kerkesen e PS ,por puna eshte qe te na tregoje ligjin e shkruar dhe nenet perkatse qe mos i themi Shqiperi mesjetaresh dhe shpellaresh...kush e ka vendimin e shkruar te na e sjelli t'a lexojme qe mos grijne sallate kot disa tipa ketu te peshku...Gjithsesi ceshtja perfundon vetem kur Rama te dorzoje celsin e zyres ne dore Bashes dhe ai te japi intervisten e pare si kryetar...Vetem athere ceshtja eshte e mbyllur...Spektakli vazhdon....

Sa mire i ra ed rames! nqse ka kap me ter men aq pare sa thuhet, kjo eshte menyra me e mire me iu thone te gjithve qe bona cmos me fitu, por nuk munda, kshu qe po e lej, m'falni... si e ka ajo konga e enxhit... you can't say we never try... Angie, Angie... where have those clouds all disappear... ku o ai petlla mer... kom nigju qe jugu frances ka klim t'favorshme per kthim te vitamines A ne D, a win win situation for all... e imagjinoj ramen duke bo nxemje basketbolli paradite dhe duke shkrujt naj memoir masditeve, kur veniten ato rrezet ultravjolet, dhe duke kalu ne thekse franceze ... ui, ui... smiley  sa shonc kon kto socjalistat mer petlle, ai i pari n'austri... valz dhe mozart kugel dynjoja... servus und aufwiedersehen... gesundheit schatzl... tani simas radhes, ai tjetri qe vje ...  blushi? belqim... ai shkrun dhe libra para se me u terheq... atij do i bi me e ngrys ne krete ose malte, ose sardenj, se ishullor praaa ... petlle, mire e? na thuj naj llaf se na bohet qejfi. smiley

Te shkruaj qe ju thashe, ketu e para nje jave qe kjo eshte thjesht "shtyrje" kohe eshte e kote. 

Nese kane vdek keta te PS-s te vij Basha me Berishen ne Bashki. Po mua s'me rezulton kshu. Nejse, me sa me pak dhimbje, nese keta e kane mbledh mendjen te ikin me lufte ashtu u befte.

n'fakt te doli fjala tamom si gabeles qe shti fall.
p.s. nuk vje sala ne bashki o burr, harrove qe e vrane kto te ps-se ate fundjaven e kalume?

Po pra nuk kam pune tjeter une , te Uroj Bashen cdo dhjete dite.

uroje per dite te Premte Brad, mos e ul pazarin tani nga fundi smiley .. smiley

E kam uru me 14 Maj.

 Job done!

Kolegji Zgjedhor shperbleu besimin e Partise ne pushtet ! 

 Institucionet e berishovicit nuk do njihen me. Qe sot e tutje te filloje ngritja e strukturave paralele. 

Ata kane 3 jave qe nuk i njohin, e gjithe kjo ishte per tu mbush mendjen nderkombetareve qe mos te fusin me hundet.

 Perse nuk bene te njejten gje Demokratet ne amerike kur gjykata ia dha Bushit ne 2000?

 C'fare lidhje ka Amerika me Albanistanin? 

Ku fillon e ku mbaron krahasimi te lutem? 

Kur KM nuk njeh kushtetute atehere askush s'duhet ta njohi ate. Mosbindje popullore menjehere!

 Ja ta them une. Edhe atje pas rezultatit te ngushte ne votime dhe ankesat nga 2 subjektet perkatese, (Bush dhe AlGore) ceshtja shkoi ne gjykate dhe ishte ajo qe vendosi se kush do te behej president.

E njejta gje dhe ketu tek ne. Rezultat shume i ngushte + Nje sasi votash te hedhura ne kutine gabim te cilat mund te ndryshonin rezultatin, bene qe ceshtja te zgjidhet ne gjykate. Meqe asnje ligj ne kod nuk i konsideron votat e hedhura ne kutine gabim si te pavlefshme PD-ja hipokrizisht perdori te njejtin argument qe bente PS pas 2009, persa kohe ligji nuk e ndalon, nuk eshte antiligjore. Vendimin e gjykates e di besoj. Nese ti je ndakort me kete vendim apo jo eshte ceshtje tjeter. Por nuk ke as ti dhe as une kompetencen per te thene qe eshte antikushtetues sepse asnjeri nga ne te dy nuk eshte jurist (ndoshta gabohem). 

 

Tani ajo nuk kuptoj une une eshte pse te mos njohim te gjitha institucionet?! Sepse Rama humbi ne Tirane?!

Ktu del dhe ai krahasimi qe Demokratet atje tek ti nuk i bojkotuan institucionet pasi humben.

 Ti ke shume te drejte teknikisht. Krahasimi s'ka kuptim, pasi kushtet jane krejtesisht ndryshe. Zgjidhja e problemeve ose dilemave te tilla behen ne menyre "organike". Nuk aplikohet zgjidhja e dikujt tjeter, (shtet me tradite demokratike, respektim kushtetute, superfuqi politike/ushtarake/ekonomike, me nje popullsi x100 etj) ne Shqiperi. Kur ka krize te tille politike do te thote qe ato proceset (qe ne fakt jane te llogjikshme) NUK po funksionojne. 

Pse te mos njihen institucionet? Sepse KM eshte arrogant! Nuk di shume per Ramen, por ama 20 VJET S.B. ka qene faktori i perbashket i shume krizave. Ka nje liste shume te gjate pse S.B. duhet te kishte ikur me kohe dhe besoj se te gjithe e dine. Ne te njejten kohe militante demokrate kerkojne me kembengulje ricklim te kryetarit tek PS-ja. 

Këtu idealet e shtrembëra, të errëta e të mumifikuara të Fanarit e të Buhares përfyten e përleshen në një luftë për jetë a vdekje me idealet më të gjalla më elegante e më të nderitshme të Perëndimit. Na mungojnë vetëm idealet e antropofagëve. Po për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpuseh që mund ti copëtosh, por jo ti shqitësh nga trupi që kafshojnë dhe thëthijnë. Herodi tregon se në betejën navale të Salaminës, një athinas kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte, gjersa ja prenë; atëhere e kapi me dorën e mëngjër, ja prenë dhe këtë, atehere e kapi me dhëmbë e s’e lëshoj gjersa i’a prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodi përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë antike. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet të preç jo vetëm duart e kokën po dhe këmbët e trupin.

Ndigjojeni mer Nolin se nja 2-3 gjona i ka dit burri botes.

vendimi ka qene unanim 5 me 0 por arsyetimi se pse e ka marre kete vendim kolegji ska dale ende

Hajde Nardo hajde,"arsyetimi" po ca arsyetimi pash zotin,keshtu o vlla do Naltmadhnija.

Sapo bo u beja gati me heq dore nga korrupsioni,te lene keta.

Zjarr te bashkia eee...po djegin shkresurinat...kjo mund te jete dhe parapergatitje letrat nuk i hyjne ne pune me...ndoshta do hapin llogore...shihe mer....nje kamjon me thase me rere po shkarkon te bashkia...sic duket eshte shenja e mikpritjes per kryetarin e ri...sa te dashur jane shqiptaret...duket qe e kane gjakun e embel...

Rama e prishi me Ameriken dhe me BE prandaj po e peson.

 

 I prishi te dyja Rama, c`mekat.

Allcak, mer...

 smiley

 Nje  lutje per keta t'PD-se tashi qe fitune!

Ju lutem, silluni mire me tironsit, se jane popull i bute!!! 

 

 po mo, njesoj si ne 1992-shin

Ore po e Ed Zaloshnja,Mero Baze me Muc Nanon cbejne tani?

Kolegji vendos, Basha mbërrin në PD, Rama në PS Kolegji vendos, Basha mbërrin në PD, Rama në PSTIRANË- Menjëherë pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për të lënë në fuqi vendimin e marrë më 23 maj nga KQZ-ja që të numërohen votat e hedhura gabim, prej të cilave rezultoi fitues kandidati i PS-së Lulzim Basha, filloi festa në selinë blu.

Simpatizantë të shumtë u mblodhën përpara selisë, me flamujt e PD-së, ndërsa u përshëndetën edhe nga kandidati Basha, i cili hyri në selinë e Partisë Demokratike pikërisht pasi Kolegji dha vendimin e tij.

Një orë më vonë, edhe lideri i PS-së Edi Rama mbërriti në selinë rozë.
 

Basha mbërrin në PD

Haha, ne c'rruge u organizua parada? Kush i hodhi karafilat nga tribuna? smiley

Griseld fare! Berisha eshte institucion! Une at vend e at popull e kom e i kom bo lanet deri sa ta zhdukin at institicion. Paste aq mend Gramozi thua..po me duket se do ja vere fitilat Rames e do sjelli ne krye te PS-se Meten..me Nanon president. Hajde loje hajde...

Pasneser, per Ukraine...bujrum po ja u mbajtismiley

 Arnauto do mlesh edhe mu ta perdor kete shprehjen: griseld fare. Shprehje modhe.

Po mer daj..

Doreheqja e Rames nga kreu i PS, e pashmangshme. Humbi Tiranen, si beteja kryesore, humbi voten politike apo referendumin per qeverine qe kerkoi ne rang kombetar (koalicioni qeverises eshte dhjetera mijera vota para koalicinit te PS), keshtu qe s'ka asnje arsye e justifikim te drejtoje me teper PS, pervecse ta coje nga disfata ne disfate.

 Po nuk  e kane te gjithe trurin ne mes te shaleve qe te mendojne keshtu si zotrote.

 Kjo funksionon ne parti normale, ku ka konkurence te forte per te shkuar perpara. Dy partite tona te medha jane banda personale, asgje me shume. Nuk ka me asnjeri fuqine ti kerkoje kryetareve te marre pergjegjesite dhe te largohet. 

 Nuk e di me c'llogjike ja kerkoni kundershtarit doreheqjen kur suportoni nje diktator? Shume paradoksale!

nuk po ja kerkoj Rames doreheqjen, thjesht po bej nje konstatim me nje logjike te thjeshte. Lideri i nje partie ne demokraci zgjidhet per te qene i suksesshem ne zgjedhje dhe ti jape partise pushtetin qe te zbatoje programin e idete e saj, jo pse zhvishet lakuriq. Rama ka disa zgjedhje qe deshton, atehere pse duhet ta mbaje kete post? Humbja e Tiranes eshte (duhet te jete ne fakt) fatale per karrieren e tij. E ka refuzuar kryeqyteti dhe nuk ja kompenson dot fitorja e Roshit te famshem ne Kavaje. Nderkaq ka humbur edhe voten popullore. Ne cdo parti normale nje lider i tille do te kryqezohej. Po ju mbajeni se Ramen meritoni. Sa per diktator, nje eshte qe sillet neper Shqiperi, ende pa pushtet te plote dhe ky eshte EDI RAMA. Na nxjerr rrugen e vetme, behet kryetar partie me vota te manipuluara, mashtron e shpif, kontrollon mediat dhe pushtetin e do me rebelim e me kufoma njerezish si ne beteja, a ka diktator me te madh se ky?

Me llogjiken tende te thjeshte, sa zgjedhje ka humb Saliu, tani duhet te ish duke loz domino me pleqte e lagjes. Apo logjika jote e thjeshte funksionon veten per Partine Socialiste.

Ke llogjike te forte s'kam c'fare te them. Analitik, mirekuptim diagnostik, kritike konstruktive, dyshim shkencor. Nc nc nc nc........

 Dhe me ty sjam dakort Politics. cdo njeri ka te drejte te kete ambicie per politike. Problemi shtrohet a ka dit rama keto vjet te kerkoje besimin e shqiptareve apo jo, kjo eshte ceshtja. Per mua ka bere zgjedhjet e gabuara. Dhe ne krye te opozites eshte sjelle si pushtetar, dhe me protestat pa piken e lidhjes, dhe me besdisjen qe u ka sjelle qytetareve. Mendoj se ka ardhur koha te sillet si opozitar i vertete, te rishohe pozicionin e tij ne parti, ti lere deputetet te marrin pjese dhe te bejne opoziten ne parlament, te krijoje nje strategji te re se si do i marre zgjedhjet, por jo me fidelrat, paulinin apo tome doshin, qe jane milionere e flasin per varferine. Duhet nje imazh tjeter qe mos ndjelle frike tek njerzit, por besim, a do dije rama ta krijoje. Kjo mbetet per tu pare, zgjedhjet e tjera nuk jane larg dhe mesimi i 2009-es duhet ti vleje, se harxhoi 2 vjet per nje verre ne uje 

Nje qesh se ashtu  do, tjetri vjedh se ashtu ja do, nje tjeter gezon se ashtu i do, kurse atij tjetrit si ngelet gje dhe merr armen se ashtu ja thote..

Keta jane te njejtet njerez qe gezuan me votimet e 96'. Si mund te llogjikosh me kta? O Rame o kokpagure , nuk i degjove njerezit kishin mbaruar pune deri tani. Shqiprine e djegur dhe te shkateruar do marrim prape ne dorezim robte?  

 

 

ej,  po Basha dhe Rama,  kane dale ne konference per shtyp?  na thoni ndonje gje?

 basha doli, falenderoi per durimin, dhe tha qe do te prese rezultatin perfundimtar

rezultatin perfundimtar?  po ky qe dha kolegji zgjedhor,  cfare eshte?  pse , ka instance tjeter qe do ta marri  ne shqyrtim?

kolegji hodhi poshte nje kerkese te PS's, nuk dha rezultat

per 70 vota diference gjenden me mijera klecka ku te ngecin prape

nuk mbaron ketu. Jane 6000 votat e kontestuara, jane 117 kuti me vota te hedhura gabim, jane raportet e OSBE, eshte gjykata kushtetuese, eshte komisioni i venecias, jane provat per manipulim, jane protestat... ohuuu, eshte rruge e gjate.

ok.  faleminderit per sqarimin.

por nderkaq, i bie qe  PS  duhet te njohi kete vendim (te pakten ne kete instance), pasi vet  paska bere kerkese,apo jo?

 prit se mos del ndonje video me ndonje familjar te kolegjit zgjedhor duke u kercenuar. lol pastaj flasim per njohje

ne 2009-en i vodhen shtepine e te emes njeres te kolegji zgjedhor

mos ia fusni kot dhe ju ketu, edhe sikur t'ia jepte rames te drejten KZ, edhe sikur bashes, dihej qe keto pune do te zgjasnin.

Mos harroni qe eshte gjykata kushtetuese, komisioni i venecias, ankime te tjera e ngaterresa te tjera.

Andej nga nentori me kismet te mbaroje

nuk e leshon njeri me 70 vota ose 10 vota

mos kujtoni se do te ike rama nga bashkia me kete lloj procedure

harrojeni

 

Arsyetimi per vendimin nuk ka dale akoma. Une do isha kurioz ta lexoja, nese ka ndermend njeri qe ta shkruaje, sigurisht. 

Te lej une ty te presesh? Ti je djale flori.

Kolegji Zgjedhor:

Naltmadhnia i tij Saliu i trete,vendosi qe Lulezim Basha te behet Kryetar Bashkie!

Pse a thu nuk e kane pas mrena te thesi arsyetimin? Cer s'bo vaki, me ket arrogance qe ka politika shqiptare dro i ka plas paret n'dore ene ju ka thone "ulni bythen e shkruni arsyetimin tani", s'kane pike respekti per institucionet e pavarura kta mut politikanesh

Edhe e kisha i parandjenje qe do i dilte llafi gani bobit dhe artan hoxhes

me +- 20%.smiley

S'ka gjo mer, simas artanit jane devijacione normale per exit pollet smiley

 grunge mbi KZ nuk ka autoritet tjeter. Sot u dha gjysma e gotes nga poshte, mbetet dhe shqyrtimi ankimimit tjeter per te dhene gjysmen e gotes nga lart. Dmth pije me fund te kam rixha/si lum BE-ja qe ne na ka.

Per Bashen fillon puna qe sot. Ka nje liste teje te gjate premtimesh per te cilat duhet te pergatisi justifikime per mos realizimin e tyre deri me 2015. smiley

Gjithsesi, seriozisht, nese tregohet i zgjuar dhe nese ka ndermend te beje karriere politike, i duhet te punoje tejmase kete mandat. Shpresoj mos te tentoje te na kenaqi me therrime sic beri Rama 5 vitet e fundit.

Te jesh i sigurte qe basha nuk eshte nga ata qe kenaqen me therrime

 Ate projekt qe ka ai, e ben deri ne 2015 vetem nqs e falimenton tere shtetin shqiptar, se te besh edhe tramvaj, edhe unaze te madh, edhe disa kampuse... leket nuk varen ne peme ne Shqiperi. Po te bej ca nga ato qe ka thene, do ishte fillim i mbare. 

 Duke mare parasysh rritjen dyshifrore te gdp-s qe thote sala nuk do ta kete problem. Madje do na ndertoje dhe metro. smiley

 

 

Gjithsesi, seriozisht, nese tregohet i zgjuar dhe nese ka ndermend te beje karriere politike, i duhet te punoje tejmase kete mandat. Shpresoj mos te tentoje te na kenaqi me therrime sic beri Rama 5 vitet e fundit.

 

Keta bejne dhe humor... lol C'pune ka Basha me bashkine po te fitoje bashkine?

Shifi ndertimet tani ne Tirane. Kam folur me ndertues te PD-s dhe e quajne Tiranen territor te pashrytezuar. Mezi po presin. E kupton cdo te thote te kesh 12 vjet pa ndertuar gje, dhe te te kene prishur dhe ato qe kishe? smiley

Dhe e bukura e ketyre te sales eshte se nuk pjerdhin as per salen

ndertojne cfare te duan, si ta duan. 

 

 Grunge mos qesh shume se te dhemb barku.

Ka pune Basha me bashkine se do jete kryetari i saj. Dhe nese ka ndermend te vazhdoje gjate ne politike i duhet te perveshi menget. 

Pse, megjithmen kujto ti se keta te sales kane ndenjur duar kryq gjate kohes kur Rama ishte kryetar? Bashke i kane ndare ndertimet, kuptohet me preference nga perkrahesit e se majtes. E njejta gje do te ndodhi prap.

Mua nuk me prishin pune ndertimet. Mua me prishin pune kur ato behen duke shfrytezuar 100% te tokes, kur ndertohet pa pike plani dhe pa pike simetrie, kur "parqet" ndertohen me beton dhe disa peme qe mbien nga cimento... etj.

 Ai te lagjja ime ka shfrytezuar 110% te tokes, kete po them.

S'ka lene vend per trotuar ne te kater anet e pallatit. Edhe rrugeve u ka lene vend vetem per nje makine. 

Nuk tallem. E ka ne themel, se ia ndaloi punimet rama, ngaqe e kishte pa leje.

Por tani...

shikoje ketu te google maps

41.31881,19.835507

E kupton cdo te thote te kesh 12 vjet pa ndertuar gje, dhe te te kene prishur dhe ato qe kishe?

Dmth ti po pohon qe gjate kohes qe ishte E. Rama kryetar bashkie kane ndertuar vetem miqte e tij (lexo: ata qe i japin % Rames) dhe s'ka qene e barabarte per te gjithe.

Po rri dhe ti mos e kap gafil keshtu. smiley

 Me thene te drejten gezohem qe fitoi Basha, pavaresisht etiketimeve qe i jane bere jo vetem ketu ne peshk. 

Po qe dreqi ta haje do me pelqente shume me teper po te kishte dale qofte edhe 1 vote perpara para se te hapeshin ato votat e panumeruara me pare, edhe kete do ta pranoj.

Po qe edhe shumica e skeptikeve gri ketu ne peshk (per ata me te zjarrtet kunder Bashes nuk prononcohem) pas dy vjetesh kur te hedhin nje shikim mbrapa do ta shohin qe Basha s'do kete qene aspak zgjedhje e keqe, edhe kete po e besoj.

Shpresoj te mbyllet ketu ky kapitull dhe t'i kthehet punes jo vetem administrata publike qe po ben palle ariu alla rrofte sebepi, po edhe ata qe jane privat, se lame koqen e namit. 

More edhe mua nuk me vjen keq qe fitoi Basha po me vjen keq se si fitoi, nuk me duket shume e drejte kjo. Te quash te vlefshme disa vota qe jane hedhur ne kutine tjeter, kur dihet qe jane 4 kuti (atehere po te ishte keshtu puna do te kishin vene vetem 1 kuti e jo 4) plus pastaj qe dolen edhe me shume vota se sa votues. Per mua me e llogjikshme do te ishte te perseriteshin zgjedhjet edhe njehere, keshtu nuk do ti ngelte hatri asnjerit!!!

 

O çuna a me thote kush ne ça viti jemi more, se mu duk se pashe Enver Hoxhen ne televizor qe thoshte fitum zgjedhjet!!!!!!!!

Blendo,thuaji asaj Aurora Sulces se votimi ka qene 5-0.

brado, mos na harro per at nderin, mire e? se mos bosh sikur s'njef ... diku midis lukoves dhe qeparoit ishte llafi... smiley

Si nuk gabova nji parashikim mre. E thashe qe keta kolegjialet kane kalamoj per te rregullu ne ambasada. Me hir apo me pahir u pa tendenca e kapjes qe ne Kqz. Hajt per hajer... Or admin, hiqe statusin abuziv, se po me duket sikur kam perdhunuar. Le qe i ka dale boja peshkut, por na u prish dhe linja e nternetit, dhe nuk kam mundesi me abuzu ketu.

gud najt fishis. smiley

hala s'qenka shpall gje??? m'wheel t'his mother pra!

sistem rrugac!

kaposho, o rob zoti. smiley gezim pac gjithmone. smiley

...nje rast apo sebep me shume per te celebruar ...neser(mesdite)do organizojme nje BBQ per te festuar kete event,ku e bukura  eshte se pjesmarsit qellon qe jane  me shume te majte, si gjithmone  ....mgja  eshte kenaqesi  te kalosh nje dite te kendshme mes patrioteve pavarsisht bindjeve politike...

Urime z.Basha !

Ec aty ta lumsha Mario Gooomeez

Arsyetimi i Kolegjit ishte se KQZ ka zbatuar rekomandimet e nderkombetareve.Tani imagjinoni nese nje gjykate ne Itali ne France a Gjermani do jepte nje arsyetim te tille.Do i kishin nxjerre me shqelma perjashta pa mbyllur akoma gojen .

 

 Mund t'iu them me siguri se PS po pergatit nje apel per mosrakordimin e nr. te fleteve me nr. e votuesve sapo te kete dale vendimi zyrtar nga KQZ. Historia nuk ka mbaruar ende. 

 Ju harroni qe ata te kolegjit zgjedhor, te vetmin shqetesim qe kane tani, eshte se si ta mbajne mire me te dy perbindeshat qe u kane dale para.

nuk jemi akoma vend gjykatash

e veme me bast qe kolegji do i japi nje here te drejte njerit, nje here tjetrit, qe t'ua mbylle gojen te dyve e te heqe barren e vet nga supet, derisa te perplaset te venecia sic sugjeroi kukan dhe rama e pranoi?

dhe kjo zgjat ca muaj

 Edhe ky eshte nje problem po aq i thjeshte sa dhe problemi i Grseldes. Eshte e kote te krijohen lemshe diskutimesh me llogjike feminore.  Edhe ky lemsh apo kjo nyje e re Gordiane do te pritet si u pre barra e Griseldes.

Ky eshte vendim i padrejte. Ku mund te ankohemi per kete vendim, pervec Peshkut?

Mbase se pari duhet ti nisim nje email nderkombetareve...

Fitoi Basha dhe pike. Rama te jap doreheqjen tani. PS-ja te shkrihet fare si parti se kot qe egziston. Partia me e madhe ne Shqiperi qe nuk fiton dot zgjedhje, pjesa me e madhe e popullsise te Shqiperise e lodhur e raskapitur, e kercenuar dhe e dhunuar nga nje tufe alabakesh e injorantesh. Zgjedhjet ne Shqiperi nuk kan me kuptim, ato sa here te mbahen aq here do te fitohen nga PD-ja dhe Berisha ketej e tutje edhe sikur te kene vetem 10% te shqiptareve me vete. Nuk ka me kuptim qe Rama te vazhdoje te jet kryetar i PS-se duke zvarritur ditet me procese  e me thirrje boshe e me demagogjira. Eshte e turpshme per Ramen te kacavirret mbas nje fitoreje prej dhjete votash kunder nje kandidati qe eshte autori i krimit me te madh qe ka kryer shteti shqiptar gjat gjith historise te vet, vrasja e kater demostruesve te pafajshem, te paarmatosur ne bulevard. Dhe me ikjen e Rames nuk shoh se kush mund te vij ne krye te PS-s? Ka mbaruar si parti dhe ka deshtuar turpshem, megjith mbeshtetjen e fuqishme te pjeses me te madhe te shqiptareve dhe njerezve te ndershem te Shqiperise.

Historia nuk ka mbaruar ende. 

Eshte vellimi i 16-t i kesaj historie, ne 2013 fillon vellimi i 17-t.. e ku ka fund kjo histori ?!!! 

Te rroje sa malet ai qe keni ne krye ! 

Regullat nuk ndryshohen ne mes apo ne fund te lojes por ky eshte vendimi i drejtesise qe pavaresisht se nuk eshte i drejte duhet respektuar.

Lexoj komentet tuaja ketu vertet per te qeshur dhe per te qare

Disa te ekzaltuar ulurine se Tirana shpetoj dhe eshte koha te behet qyetet, te rindertohet.

E cme kujton kjo . Bjer Selmani i nenes ke te qaj me pare. Sic duket keta tani duan te prishet cfare eshte ndertuar dhe te ndertohet cfare eshte prishur. 

Disa te tjere bejne thirje per mosnjohje te organve shteterore, krijime te organeve paralele, revolucion e ku e di une se cfare

Ravolucion me ke? Me Socialitet e Gramoz Rucit , Organane paralele me ke ne krye Ramen?

Eh sa te mjere qe jeni

Ajo qe pritej nga vota per bashkine ishte nje ndeshkim per autoret e vrasjes se 4 qytetareve ne 21 janar.Shqipot treguan se nuk jane nga  ai mall qe iu digjet shume per te ardhmen e vendit.Per nje dore miell e shiten voten pa e care menderen per te ardhmen e tyre e te femijeve te tyre.

Ata qe mendojne se Basha do te ktheje faqen e nje qyteti i cili do miliarda dollare te vije ne islla ne nje kohe kur arka e shtetit shqiptar ka filluar te zeje bar shohin endrra me sy hapur.Vetem rrjeti i ujerave te zeza i projektuar dikur per 50000 njerez ne te cilin dhjesin sot 1 milion banore do e pakta 300 milione dollare per tu rindertuar.Naiviteti behet akoma me i madh duke patur parasysh faktin se basha akuzohet se coi per lesh nja 200 milione euro ne ndertimin e rruges s e kombit.

Ne demokraci problemet zgjidhen ne menyre te institucionale .Pavaresish se institucionet tona nuk jane dhe aq te besueshme me mire te pranohen vendimet e tyre se sa te zgjidhen problemet ne rruge sipas parimit"ne ato maja rripa rripa nje here ma hype nje here ta hypa".

Rama te beje nje telefonate urimi bashes dhe me kaq mbyllet kjo mesele dhe vemendja te perqendrohet ne ekonomine.jemi ne nje mes te nje krize te thellle boterore te ciles edhe popuj qe udhehiqen nga burra me te mencem se ata qe kane shqipot mbi krye nuk po i japin dot karar.

bobobo do vijne kta te uriturit tani ti sulen Tirones.

Aman ere si su ngop i here shqiptari shkrete, uffff

 Jam kurioz ta shof se si do e sorrollasi Rama tani, qe ta paraqesi humbjen edhe kete rradhe si fitore para elektoratit te tij. Apo te mirin e vjedhin?!!!

pema me kokrra gjuhet. smiley

 

 Drejt. Dhe kalliri me buke e mban koken ulur. smiley

rast me te mire se ky me dal si zotni s'ka ai. nuk esht as deputet, qe ti kerkojne hesap si nanos, qe zamet duhet te vinte i her ne 6 muj mos t'ju digjte green cardi smiley

smiley

anej nga fronca jugut per permirsim frengjishtje, kupto, me lexu stendalin n'origjinal... eh, na u dogj shpirti per ca ngjala janine...

 Eh, keta krietaret e majte mbeten rrugeve te Evropit. Mali rrethon fushen, ka pas thone Maceduni. smiley

ben blushi di te jetoje ne ishull, sikur ka thon.... smiley

ps. po e myll diten me pak buddy guy; it feels like rain, with J. Mayer.

Greve urie?

 Greve farash kungulli?

zoti me falte gjynahet, po ky lul basha kur qesh, me duket si debil smiley .kur nuk qesh pastaj, ngjan tamam si enveri... ke te zenc, e ke te lenc smiley

Meqe jemi tek fotografite, hidhuni nje sy edhe ketyre: 

edi_rama_ne_kopshtin_45_183764610

Ne nje kopesht femijesh (origjinal)

20100525032048_artikull

33812

idioti

Ketu se ke me kujton...

edi-rama

33808_1

24355_108371435869871_106672879373060_56693_3577252_n

ALBANIA-PROTEST/

 

smiley ajo e treta eshte fantastike. permetar, no offense, por e kam seriozisht ate qe thashe me lart per LB. plus qe kur flet, me sjell nder mend ata nxenesit papagaj qe uleshin ne banken e pare dhe i nxirrnin syte zyshes derisa u jepej fjala, dhe fill pasi u jepej, harronin ca do thoshin smiley

Pershtypjet jane personale, Av, dhe nuk ka pse te kerkosh falje per to tek une. Shume-shume mund t'i thuash "no offense" lulit; mua nuk me mbetet qejfi hic fare. Bile uroj qe zoti te te shtoje fantazine.

po c'fantazi, pash zotin... gjerat jane ashiqare e ne kete gjurulldi tragjikomike ska mbet gja tjeter vec me ba hajgare. kjo eshte me e pakta qe mund t'i thuhet ktij fare fituesi. per mua ky s'duhet te ishte me ne qarkullim politik qe prej 21 janarit, po gjithsesi ju ta gezoni smiley

ps: korrigjim per ate postin me larte, e pata fjalen per foton 4...

Ne ate foton 4, mua me kujton Stephen Hawking; ne 5 me duket si "wanted"; ndersa ne foton 6 me sjell ne mend Hitlerin. Hilarious, isn't it? 

P.S. une nuk jetoj ne TR, keshtu qe s'do me bjere rasti t'i gezoj gje. smiley

P.S.S. Pash zotin, meqe je vajze me integritet intelektual, a mund te ma sqarosh me dy fjale, pse mendon se pas 21 janarit Luli s'duhet te ishte ne politike. Me sa kam lexuar nga mediat e huaja, e vleresuan reagimin profesional te policise. E di qe mbase mund te te duket e tepert, por meqe tani kaloi stuhia (keshtu duket te pakten), shpresoj qe te mos e kesh koken ende te nxehte dhe mund te behet debat i qete per kesi gjerash. Gjithsesi, ne se jo, perseri te kuptoj.

Permetar, koka ime nuk nxehet kollaj smiley. Po te pergjigjem per respektin tend, edhe pse eshte folur aq shume ketu per kete gje, e megjithate, asnjehere nuk eshte e tepert. U vrane 4 protestues, dy i pane te gjithe ne video qe ishin krejt te parrezikshem e per dy te tjeret thuhet se ka video, por une vete nuk i kam pare. Basha ishte minister rendi, keshtu qe ne rastin me te mire ose ka zbatuar urdhrin e eprorit te tij, ose ka dhene urdher vete. Ska logjike tjeter, dhe please mos me lodh te me mbushesh mendjen qe gardistet shtine ne koke te tyre. Per kete arsye, Lulzim Basha nuk duhej te lakohej fare si emer nga PD, qofte edhe thjesht per reaksionin qe krijonte tek njerezit e prekur nga ato vrasje. Shqiptare ishin dhe ata, apo jo, per te cilet ky minister duhet tu siguroje jeten e jo tua marre. karagjozllekut te ketij njeriu dhe shefit te tij iu vu kapaku kur tre dite a dicka e tille pas vrasjeve na kishin hallin e nje megaconcerti me lady gagane.. besoj i kujton. Nejse, se sdua te zgjatem e po i bie shkurt: Per implikim direkt ose indirekt ne vrasjen e 4 qytetareve te shqiperise, per mungese te theksuar integriteti moral dhe politik, ky njeri nuk duhej te ishte me ne qarkullim politik. Kandidimi i tij ishte nje provokacion i paster ndaj nje ndergjegje normale qytetare ( kjo ne rastin me te mire) dhe nje revansh i paskrupullt i cdo iniciative antiligjore i partise nga ai vjen dhe sidomos i shefit te tij. pastaj 8 maji dihet, u pa nga te gjithe me ate maskarade torturuese numurimi votash, qe edhe pse u pa kush fitoi, me pas u be si u be... Une vetem nuk habitem dhe nuk prisja asnje gje ndryshe nga ajo qe ndodhi sot; nuk ka logjike normale, apo dhe poshte mesatares te mos marre vesh se kur nje makine i ka cof motorri, shtyje sa te duash, nuk behet me per rruge... vetem nese rruga merr tatepjete.

 Ky qenka mati i ri... lol

Me vullnetin e popullit, qe sot e tutje Shqiperia shpallet Mbreteri ...

Shpallja "Mbret'i Shqiptarëve"

Paqëndrueshmëria e stabilitetit politik të vendit në vitet '20, detyroi një grup parlamentarësh të propozonin shqyrtimin e regjimit shtetëror në Shqipëri, parlamenti vendosi në favor të këtij propozimi. Mbas zgjedhjeve të parakohshme më 25 Gusht 1928, u propozua ndërrimi i formës së qeverisjes, u formua komisioni statusor, i cili propozoi ndërrimin e formës së regjimit nga republikë në monarki. Ky propozim u hodh në votim dhe parlamenti më 30 Gusht 1928, vendosi që Asambleja Kushtetuese të proklamojë Shqipërinë Mbretëri Demokratike Parlamentare të Trashëgueshme.

Më 1 Shtator 1928, Asambleja Kushtetuese proklamoj: "Mbret të Shqiptarëve" nën emrin "Zog I". Ceremonia e kurorëzimit ishte planifikuar për në orën pesë, por në katër e gjysmë dhoma e bardhë e parlamentit ishte mbushur plot. Nga dritaret e lartë rrezet e diellit binin mbi deputetët, punonjësit civilë, kryetarët e fiseve frakët dhe festet prej leshi të bardhë. Krerët e misioneve të huaja ishin gjithashtu të pranishëm, edhe pse përpiqeshin të mos binin në sy. Rasti ngrinte pyetje të vështira protokolli, ndaj duke reflektuar verdiktet pezull të qeverive të tyre, diplomatët kishin zgjedhur veshje mëngjesi, pa dekorime. Për të dëshmuar se pjesëmarrja e tyre ishte informale ato u rrasën në turmën e mbledhur në hollin modest, duke ua lënë hapësirën e rezervuar për to korrespondentëve të “Associated Press”.

Vështrimet kapën mbërritjen e tetë makinave të mbushur me zyrtarë italianë të veshur me uniformat ngjyrë vjollcë dhe floriri. Verdikti i qeverisë së tyre s’ishte vënë ndonjëherë në dyshim. Ministri jugosllav, Dr Mikhajloviç nuk dukej gjëkundi ndërkohë – mesa duket po bënte akoma pushimet e verës – ndaj kjo s’linte shumë dyshime për qëndrimin e qeverisë së tij. Pak më tej një trumbetë oshtinte dhe një makinë e hapur me një eskortë kalorësiake filloi të afrohej përmes rrugëve të ngushta nën një sërë harqesh triumfale të zbukuruara me monogramin “AZ”. Nga një anë qëndronte Xhemal Aranitasi, Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë dhe nga tjetra Luan Xhilardi, Inspektor-Gjeneral i Ushtrisë. Qindra flamuj të lirë ishin importuar nga Italia në mënyrë që çdo familje të mund të kishte mundësi të zbukurohej me shqiponjën e zezë në sfondin e përgjakur: standard i Skënderbeut. Degët me gjethe të gjelbra, të sjella nga malet dhe që kishin filluar të zbeheshin zbukuronin dyert e dritaret e kasolleve prej balte. Qilimat shumëngjyrësh turq, vareshin nga ballkonet e vilave më të begata. Posterat e pikturuar me dorë që shtriheshin në gjerësinë e rrugës shkruanin “Asambleja Kushtetuese dhe Monarkia”. Bëhej fjalë për detaje të një procesioni të zakonshëm, por ato që s’ishin mësuar me mënyrat e “Shpëtimtarit të Kombit” e shihnin skenën si një spektakël kurizo, duke qenë se përveç rreshtave të ushtarëve rrugët ishin thuajse bosh.

Ishte e çuditshme që një njeri gjoja i ngjitur në fron me vullnetin e njerëzve nuk kishte qenë në gjendje të hynte në kontakt më të afërt me to, por Zogu duhej të kujdesej për sigurinë. Ai e linte të kuptohej këtë duke mbërritur ose shumë herët ose shumë vonë në angazhimet publike. Parada e shkurtër hyri në sheshin “Skënderbej” dhe u ndal në pjesën jugore. Tashmë ishte pesë pa njëzet. Një njeri i hollë në një uniformë ngjyrë ulliri zbriti nga makina, u përshëndet me presidentin e Asamblesë Kushtetuese dhe eci gjallërisht në shkallët e korridorit qendror. I zbehtë dhe nervoz ai u ngjit në podium duke zgjatur dorën e djathtë për të mbajtur kushtetutën. Dhoma u mbush me britma gëzimi, të cilat ai i përshëndeti me përkulje të lehta nga e djathta në të majtë[6]. Pas kësaj proklamate, parlamenti formoi një komision i cili do t'i komunikonte Naltmadhnisë së Tij, vendimin dhe do t'i ofronte Fronin Mbretëror. Mbasi e pranoi fronin, Naltmadhnia e Tij Zog I, Mbret i Shqiptarëve bëri betimin mbi flamurin kombëtar.

Ai u betua (Formula e betimit):

    “Unë Zogu, Mbret i Shqiptarëve, në çastin në të cilin po hudh kambën mbi Thronin e Mbretnis Shqiptare dhe po marr në duer Pushtetin Mbretnuer, betohem përpara fuqisë së Zotit me mbajte Bashkimin Kombëtar, Independencën e Shtetit dhe Tokat. Betohem edhe të mbahem besnik ndaj Statutit dhe të veproj mbas pikave të tij dhe mbas ligjeve që ndodhen në zbatim, duke pas parasysh kurdoherë të mirën e popullit. Zoti më ndihmoftë”.

Monarku i ri e firmosi betimin dhe mbajti një fjalim të shkurtër me tone të thella sinqeriteti. Ai shprehu qëllimin dhe nderin për t’i shërbyer Shqipërisë sa më mirë të jetë e mundur dhe nëse shfaqej e nevojshme të jepte jetën për të. “Bota e ka kuptuar se nëse Bijtë e Shqiponjës lihen në paqe ata mund të ndërtojnë një shtet”. Fjala e tij ishte e shkurtër por efektive. “Zotërinj, dalshim faqebardhë në sytë e historisë”. Nuk kishte mbërritur akoma ora pesë kur mes brohoritjeve “Rroftë Mbreti”, ai shpejtoi hapat në korridor me ndihmësit që përplaseshin me njëri tjetrin duke u përpjekur të ruanin ritmin.

Në atë që tani ishte Pallati i Ri Mbretëror, e prisnin gjysmë duzine princesha dhe nëna e tij. Gjashtë ditë pushimi publik pasuan. Fishekzjarrët shkëlqyen terrin para pallatit. Delet u therën në prag të pallatit. Aeroplanët italianë hodhën shirita dhe konfeti. Gjashtë kolonelë u promovuan në rang gjeneralësh. Dy mijë të burgosur u falën dhe punonjësit e shtetit morën një rrogë mujore shpërblim. Qytetet e mëdha nxituan t’i ofrojnë mbretit prona që të mos dukeshin jo besnikë. Çdo dyqan dhe kafe vari në mur foton e tij, nëse nuk bënte kështu merrte një gjobë prej 50 frangash. Edhe myslimanët e devotshëm duhej të tejkalonin kundërshtimin e tyre ndaj riprodhimit të imazheve njerëzore dhe të blinin një portret standard. (...)

 Ky eshte vendimi. Na duket i drejte apo i padrejte nuk ka te beje me. Ne respekt te ligjeve vendimi duhet pranuar. PS duhet te mbaje nje qendrim te forte politik, te ndermarre nje tjeter lloj aksioni, ne institucione, jo revolta popullore. E shumta, do duket sikur nuk e ka, ne popull, mbeshtetjen qe ne te vertete e ka, sepse njerezit nuk duan te dalin te rrihen me policine. Ne Shqiperi nuk ka revolucion nese bie shi. Nderkohe PS u rikonfirmua si partia me me shume votues ne te gjithe Shqiperine. Shumica e shqiptareve mund te votojne PS, por asnje shqiptar nuk deshiron te lendohet (apo vdese sic ndodhi 4 here ne nje dite) per PS.

Tani Tiranes do i hapet uji qe i ishte prere. Do investohet shume nga qeveria ne Tirane keto dy vjet. Lulzim Basha duhet te lere mbresa shume te mira qe te justifikoje kete lloj fitoreje dhe te cimentoje pozicionin e tij si politikani i dyte me i rendesishem ne PD qe te mos kete probleme rivaliteti nga ndonjeri/a ne PD. Ky eshte lajm i mirepritur se ne fakt Tirana ka nja 3 vjet qe ndjen stanjacion. 

 Në respekt të cilave ligje duhet respektuar (nderuar )shkelja e ligjeve .Na shkrive gazit ! Ky është qëndrim bujkrobi . Nuk po them që as të mbështetësh revolucione e kryengritje por të pranosh shëmbjen e shtetit ligjor në emër të ligjeve është hipokrizi e madhe .

Ps : as që kisha ndërmend të shkruaja në këto tema ku duket qartë niveli i ulët qytetar e politik dhe moskuptimi i i rëndë i gjëndjes  që ,shumë bukur e ka paraqitur Princesha më lart.Por nuk e prisja një qëndrim të tillë aspak të nderuar nga ana jote .Dhe ti Brut ..tha .

 Domethënë, Tirana për 2 vjet do ket "ujë" të bollshëm, lol, lum si Tiranësit, 2 vjet janë fitim i madh, se, mbas 2 vjetësh rubineti mund të mbyllet prapë! Si te ajo shprehja e majave dhe rripave kjo punë! Kjo tregon qartë dhe largëpamësinë e shqipove si rracë e mbetur ende në pre-histori lol

 Po dale, sepse ke mosperputhjet e kodeve te kutive me kodet e procesverbalit, ke mosperputhjen e numrit te votave, ke ende shume gjera te tjera ku mund te kapen dhe ta sterzgjasin kete muhabet. Pasi te mbarojne keto fillojne ankimimet ne kushtetuese, pastaj ne venecia. Une them ishalla nuk zgjat nje vit. lol Nuk e leshon njeri per 10 ose 70 vota me nje vendim te nje trupi gjykues, per kedo ta kishte dhene KZ.

 Amon me grunge, po ket mer burre te kena thone kaq sa dite, po sna ke lone rob shpie pa na permen. Qe as me 10 e as me 80 vota ne 250 mije sta fal njeri kollaj. Jo do digjemi jo do pervelohemi. Eshte fare e thjeshte, i pari krrujti funin e kazonin rama, dhe me mbrapa basha. Tashi do shkoje me gjykate. Po jo o burra doren te kallashi. Sinqerisht, ta them ta marri kush te doje. Dhe kolegji ta justifikoje mire ate vendim. hera e pare qe me pelqeu Rama dje, qe sdoli as me bo thirrje lufte e as nderseu njeri. Shkoi mer shok lojes deri ne fund, po fitove mire, po sfitove asigjo. Mu e ty me grunge na bajne krahet tona, dhe puna jone sna mban askush, po na lane ato do kthejme syte nga perenia se prap njeri ska per te na zgjidh gjo. Tashi kur e mendo me mendje me te ftohte, besoj se askujt si shko tifozlliku tepert. Ne te dyjme rrojme ketu, e kane kollaj ca e ca me thone o burra lufte . Pse mer daje car u bo. 

 Shumica e shqiptareve mund te votojne PS, por asnje shqiptar nuk deshiron te lendohet (apo vdese sic ndodhi 4 here ne nje dite) per PS.

Ata qe u vrane vdiqen me 21 Janar 11 nuk u vrane per PS,nuk u vrane per PS, nuk duhet interpretuar keshtu! Ata ishin thjesht qytetar ne nje proteste, nuk ishin as ne front te "luftes" as aktiv, thjesht ishin aty sepse e ndjenin se duhet te ishin prane protestes, por jo per PS, ishin ndoshta kunder Qeverise me prezencen e tyre, Qeveria per kete i vrau! Edhe njehere, ata i vrau Qeveria ! Edhe njehere ata nuk u vrane per PS! Eshte e turpshme te thuhet " u vrane per PS! Kaq !

Asnje Shqiptare nuk ka deshire te vritet apo te lendohet, por te mbyllesh syte perpara vjedhjes, vrajes, grabitjes dhe te pranosh nje diktature te re eshte me keqe se vdekja dhe lendimi. Beni pyetjes vetes perpara se te shkruani; A jane vjedh keto zgjedhje dhe a eshte lenduar demokracia ne vendin tim? A jane keta te njejte njerez qe vrane dhe kane vrare shqiptare? Cfare mund te na behet tjeter pas kesaj?

Ne fund, nese vertet e doni vendin tuaj, por nuk keni bythe dhe kohe per vendin tuaj, me mire mos flisni e shkruani. Minimumi te pakten kurseni budalleqet, se femijve jetim te Gerdecit dhe 21 Janarit "lajmin e shumepritur" per Tiranen dhe "stancionin" nuk e kuptojne. Sa per Demokracine dhe Shqiperine si gjithe Evropa, e leme kur t'ju vij flaka afer.

 

 

 Sado ta urreni Bashen, s'kishit pse i vinit kete foto. Gjynah.

I kam ndjekur me vemendje te gjitha pretendimet e perfaqesuesve ligjore te PS,te cilat jane qartesisht te dallueshme ne vendimet dhe nenet te cilat mbeshteten,madje shume bindese. Nga pala tjeter ,kam degjuar te vetmen "fakt " ligjor ne te cilin mbeshteten per te justifikuar gjithe kete pacavure politike alla Ristani,qe eshte e drejta kushtetuese e votes .

Gjoknuri permendi nje shembull ,per te shpjeguar qe kaq nuk mjafton ,qe te justifikosh votat e pavlefshme ...."Te gjithe mund te kemi te drejten e levizjes se lire ,por ne nuk mund te levizim pa nje pashaporte"...pra dhe KQZ ,duhet te zbatoje keto rregulla ,para se te mari persiper nje veprim arbitrar ,qe me shume se e vlereson voten ,e perdhose ate .

Si eshte e mundur qe duke pas si argument te vetem ,te drejten kushtetuese te votes ..arrin ti hedhesh pertoke te gjitha barriearat ligjore ?! pse u dashka te hartohen nje mori ligjesh,vendimesh ,nenesh...kur s'kane force juridike ,per te permbysur qofte dhe nje vendim arbitrar ?!

nga pala tjeter argumenti kryesor ka qene: "nuk ka ligj qe e ndalon numerimin e votes". ky me ka mbetur ne mendje.

votat duhet te numeroheshin. PS-ja duhej te vertetonte vjedhjen; dhe jo pak here e kemi degjuar qe te deklarojne se numri i votave te numeruara nuk perkon me numrin e votave ne proces verbal. ky argument nuk u perdor nga PS-ja ne gjykate. dmth, qe kane mashtruar publikun; se perndryshe nuk e shpjegoj dot.

gjithashtu, zgjedhjet duheshin paditur si te pavlefshme, bazuar ne te gjitha parregullsite e publikuara para se te zhvilloheshin; si me regjistrimin, dokumentat, etj. PS as kete nuk e beri. 

por gjithsesi, eshte e cuditshme te shohesh nje vendim gjykate qe favorizon argumentin e "nuk ka ligj qe..." mbi argumentin "filan ligj ndalon".

Nuk e di... gjykata duhet te argumentoje vendimin.

PS-ja duhet te nderroje juriste, se ata te vetet i ka bloze fare.

te fitoje ne gjykate argumenti i Ylli Manjanit??? o eshte i blere trupi gjykues, ose pala tjeter eshte.... nuk e di si mund te mbaroje kjo fjali. thashe "ylli manjani" ne fillim.

kolegji akoma nuk i ka marre ne shqyrtim tabelat  .Dje i'u pergjigj vetem njeres kerkese.Une jam shume kureshtare se si do i rrregullojne numrat qe nuk korespondojne ,megjithese duke pare pergjigjen negative te se pares ,nuk eshte se le shume shteg per te shpresuar ne nje vendim te pavaruar (nga Sala) dhe te ligjshem . Thjesht do shuaj kureshtjen smiley

ta shuaj une smiley

te ai shembulli me poshte, ku gjithe katundi nuk kishte firmosur, pra kishim 300 flete votimi e 0 votues (meqe s'kishte firma ne liste) KQZ ne fillim e kishte shpallur te pavlefshem, pastaj Kolegji Zgjedhor e kishte quajtur procesin te vlefshem.

per ke katund behet fjale ( se e kam si te degjuar  smiley  ) dhe c'lidhja ka ajo me kutite e bashkise se Tiranes ?!

diku afer Lushnjes me duket, viti 2007.

per lidhjen me kutite e tiranes, lol po flitnim per mosperputhje mes nr votues dhe nr fletesh, apo jo?

jo ,une e kisha per tabelat e TR,se per ato po behet lufta .Apo jo ?!  smiley

e atehere??? une po sillja nje shembull (sipas Clirim Gjates) mosperputhjeje nr votues- nr flete votimi, ku KQZ i quajti te pavlefshme dhe KZ i quajti te vlefshme votat.

pse ti dyshon ,se katundaret e bashkise se Tr ,kane bere te njejten gje ?!

 

pershendetje zotrules, kjo

PS-ja duhej te vertetonte vjedhjen; dhe jo pak here e kemi degjuar qe te deklarojne se numri i votave te numeruara nuk perkon me numrin e votave ne proces verbal.

nuk kane vertetuar asgje, sepse duhen krahasuar fletet e votimit ne gjitha kutite (jo vetem ne ato per kryetar bashkie) me nr total votuesve. Po edhe po te mos kete mosperputhje, ka edhe gabime. Para disa ditesh e shpjegoi ish kryetari i KQZ, Clirim Gjata, mund te ndodhin gabime ne firmosje ( zgjedhesi ne listen e vouesve gabimisht, firmos dy here ose s'firmos fare) Permendi nje rast ne 2007 te nje fshati, 300 e ca votues, ku askush nuk kishte firmosur, asnje nga komisioneret nuk ishte kujtuar per kete gje.

Parimi "cdo vote duhet numeruar" eshte shume i drejte, per mua duhen rishikuar te gjitha votat e pavlefshme ne gjitha kutite dhe nese ka flete ne kuti te gabuara te numerohen edhe ato, pavaresisht se per ke jane.

Hunter haj. me cito te plote te lutem. se me duket sikur nuk e ke lexuar "dmth kane mashtruar publikun".

Nuk po flas per gabime te tilla... nuk mund te gabosh ti kur ve firmen, ose kur harron ta vesh fare. ne fund te numerimit, behet proces verbali qe thote sa vota ke numeruar. e firmose apo jo, ai eshte numri i votave. dhe kur ajo kuti, me ate proces verbal brenda, kur hapet pas nje muaji dhe na dalin 1, 2, 3 apo x vota mangut ose teper, per mua nese kutia nuk eshte e kompromentuar, procesi eshte i kompromentuar.

nga ana tjeter, edhe sikur te kete humbur Rama (une e kam thene qe ne fillim qe eshte humbje e rende per PS-ne kjo... edhe sikur Rama te merrte 70% dhe Basha 30%), rezultati u numerua live. KQZ duhej ta shpallte menjehere. Madje, KZAZja qe mbyll numerimin, eshte ne fakt edhe shpallesja e rezultatit. KZAZja e fundit nuk firmosi(nese i kam kuptuar mire gjerat) KQZ duhej gjithsesi ta shpallte ate rezultat, ne menyre qe sot te ishim ne te tjera korrniza ankimimi... ndoshta me akuza dhe padi te njejta, dhe me te njejtat pale te interesuara, por me strukture tjeter; me dicka legjitime.

sot bashkia e Tiranes nuk ka kryetar. dhe duhej te ishte me kryetar, edhe pse paralelisht mund te kishte proces ne gjykate.

pra, mos e harroni bomben ndaj institucionit.

cdo vote, absolutisht cdo vote te numerohet hunter. te numerohej cdo vote dhe ne 2009. nuk eshte thirrje fitoreje sikur te kerkosh nga ata qe ishin kunder ne 2009, te pranojne gabimin sot. dhe shume prej jush, ishin kunder.

ne fakt, le te shprehet gjykata njehere, meqe te dyja palet qenkan ne pritje te saj...

Gabimi me i rendomte, shkon ti per te votuar, verifikojne listen, te vejne shenjen te gishti e te thone firmos ketu. Ti shkon tek emri zotrules, por gabimisht firmos te emri poshte zotrales.

Rasti i pare, as e ven re gabimin. Vjen zoti zotrales, bejne verifikimet e duhura, kur vjen te lista per te votuar gjen nje firme te emri i tij, komisioneret i thojne, - ti ke votuar njehere, s'ke me te drejte. zotrales insiston, bertet, shenje te gishti nuk ka. Ok, - i thojne komisioneret, - do te kete gabuar ndokush. Voto pa firmosur. Ja pra si dalin 2 flete votimi (per zotrules e zotrales) e vetem nje firme.

Rasti i dyte, e ven re gabimin. Atehere firmos te emri i sakte, zotrules. Nderkohe te lista rezultojne 2 firma e vetem nje votues. Ja zere qe zoti zotrales, nuk vjen fare per te votuar, ne fund ka mosperputhje (s'me pelqen fjala rakordim smiley )

Per ate qe KQZ, duhej te shpallte rezultatin ne baze te tabelave dhe vetem me pas te benin vleresimin e votave ne kutite e gabuara, ok. Per mua pak rendesi ka. Biles po them qe tani (pa ditur ne favor te kujt jane), ti rikontrollojne gjithe fletet e pavlefshme per te pare nese nder to ka edhe flete ne kutite e gabuara.

hunter. une besoj qe nese, une nuk di te ve firmen time, nuk duhet te lejohem fare as afer qendres se votimit... e jo me te me lejohet vota. nje injorant i tille nuk duhet te kete aspak fjale ne vendimmarrje apo zgjedhje. zgjedhje... zgjedhje... zgjedhje... shprehja e vendimit pas marrjes ne konsiderate te dy apo me shume kandidatesh apo opcionesh te ballafaquara. zgjedhje. zgjedhje. zgjedhje. injoranti qe nuk di te vere firmen e vet, e jo per shkak te padijes apo analfabetizmit... nuk mund te beje zgjedhje. nje komb, e ardhmja e te cilit mbetet ne duart e njerezve te tille; eshte komb i denuar me tortura te gjata.

hunter. mund te te them tani, qe mua me intereson shume sintaksa dhe gramatika e zgjedhjeve. sepse eshte procesi me i thjeshte dhe elementar ne bote. ku ti jep mendimin tend mbi nje ceshtje te shprehur thjesht me nje kryq te vockel mbi opcionin qe desheron. dhe tek ne, ky proces ende pas 20 vjetesh fjale te lire, nuk eshte i mundur. 

ende pas 20 vjetesh "demokraci", ne ne shqiperi nuk kemi njerez apo politikane qe te jene, jo te interesuar, por te pakten KURIOZE qe te dine mendimin e popullit.

pertej interesit gramatikor dhe sintaksor te procesit dhe thjesht idese se zgjedhjeve, nuk me intereson te cingeris nervat... politika jone nuk meriton asnje lloj krediti te tille.

Jo, jo, se ngaterrove vendin e firmes, s'eshte e drejte te mohohet e drejta e votes.

Per mendimin tim, sintaksa e gramatika e procesit eshte ne linje me cdo proces ne bote, ku ka edhe gjithmone do te kete gabime. Puna eshte qe keto gabime u amplifikuan kaq shume kete radhe per arsye te rezultatit shume te ngushte.

hunter, kjo eshte sintaksa e zgjedhjeve:

ende pas 20 vjetesh "demokraci", ne ne shqiperi nuk kemi njerez apo politikane qe te jene, jo te interesuar, por te pakten KURIOZE qe te dine mendimin e popullit.

Sa per Ylli Manjanin...mua pervecse i neveritshem ne kulm ,me duket dhe jo menderisht i sakte ....Nuk e di pse vetem ai duket ne cdo debat ,mbledhje ...etj Nje i PS,deri para 2-3 muajsh ...behet perfaqesuesi me i zellshem dhe i thekur per te mbrojtur interesa te pershtira te PD dhe LSI ....

Zoto që të kontrollohet votat e numri i tyre duhen hapur të 4 kutitë e një QV  por kolegji s'mund ti hapë ato se vetëm votat e kontestuara mund të hapen për të (vendim i 2009 ) dhe se vota  të caktuara = me vota të  kontestuara  (shqipe gjygjsore e re ) Mirpo as nuk dëshiron ti hapë pasi e dinë  se votimi del i pavlefshëm sepse numri i fletëve (një ngjyre tê caktuar) në çdo kuti do jetë i ndryshëm.Ky është një nga  shkaqet që ligjvënsi ka vendosur 4 kuti.Me sa kuptohet deri tani hartuesit e ligjit véç e kanë përkthyer dhe përshtatur kodin spanjoll por kanë harruar të përthejnë manualin spjegues  të tij që është shumë i rëndësishêm .Prandaj dhe juristët s'dinë ç'të thonë për disa nene të kodit pasi nuk e njohin frymën e tij dhe si duket s'ka patur debat profesional për të  .

kofi?

smiley

jes ! smiley

Apo e piva gabim,per ke e kishe ?! smiley

 se si eshte kjo pune,

kur mendon ramen per gjithe keto vjet te clirohet shpirti kur e sheh te ike,

por kur sheh bashen me fjalimet e tij patetike, se si te hyn nje frike se snxjerr qime nga qulli ky

po kemi per te pare...

hajt ta gezoni lulin, sidomos ata asnjanesit qe besojne ne drejtesine e KQZ dhe KZ..

Ylli Manjani është një ndër juristët më të mirë që është investuar politikisht. Ai është një njeri që nuk e kompromenton asnjëherë profesionin e vet. Për këtë jam e bindur katërcipërisht. Ka qenë këshilltar juridik në Kryeministri dhe ka qenë Aset i Nanos. Është fatkeqësi që nuk e ka më Partia Socialiste këtë njeri. Është e rrallë që të gjesh njerëz që të dinë të përdorin profesionin për kauzën politike, pa e kompromentuar profesionin.
 

profesionalisht mbase ,por sinqerisht kur e degjoj ne debate ....nuk me duket menderisht i sakte .......kur e degjova ne disa debate ,qe i merrte tjeter per tjeter fjalet e bashkebiseduesit dhe turfullonte me nje nervozitet prej skizofreni ...them ,se ndarja nga PS dhe urrejtja per Ramen,qe i dallohet qe prej 1000 km larg...ka bere te sajen dhe une s'mund t'i besoj nje njeriu qe eshte i mbushur me mllefe personale ,qe mezi pret t'i shfryje ne debate televizive .....

po me duket dhe ky si nje Dritan Prifti, i ardhshem  smiley

yeaheah...

kush do kafe njehere... smiley

a ,si m'a ke gjet miden ...........i laik  tu drink kofi   smiley

Do t'na e japesh me sheqer apo te hidhur i nderuar? Po me ndonje gote raki do te shoqerojme? tung,

Po ca thu o Mato t´omel t´omel,zoto eshte me i gezuari ne kete blog qe ka fitu Lul Basha smiley

tani... ka ca qe e pijne pa sheqer. une do shkoja me: si te ta doje zemra. smiley

Flm. i nderuar kafe me sheqer pifshim gjithmone, e zemra t'u gezofte.

hajde mato, hajde... se po pi kafe me zedhenesin e PS-se. do te te perjashtojne nga PD-ja apo nga klubi i tifozeve te PD-se. me demaskuan mua. smiley

Askush ne krahun e majte nuk ka "borxhe" ne humbjen e Rames. Veren e vitit qe kaloi, ndersa te gjithe te tjeret rrufisnin kafene e mengjesit ne karriget e shtruara ne ca trotuare te ngushte, por megjithate ndiheshin mire me veten, militantet e zjarrte te se majtes u mblodhen ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" dhe u shtruan ne greve urie. Aroma e filxhanit te kafese qe vinte nga baret rrotull, shponte hundet e tyre, por nuk i ngrinte dot me kembe deri aty sa ta linin greven. Deshira per nje kupe kafê mbytej shume shpejt prej vullnetit dhe servilizmit per te sherbyer fitoren e kryetarit te Partise Socialiste. Keta qe sakrifikonin jeten m'u ne mes te rruges, sigurisht nuhasnin edhe ndonje shprese per vete, ndryshe pse do te vdisnin per kryetarin. Ky eshte ndryshimi qe solli epoka e re e demokracise edhe per socialistet apo cdo te majte qe ka ardhur ne epoke me idene e "rruges se vetme".
 

Humbja bie ere kafe

 

Miremengjes.

Lalmi me pare kalon nga ne.

Lulezim Basha me dt. 15 Qershor ulet ne Kolltukun e Kryetarit te Bashkise se Tiranes.

Mirupafshim.

 Sa burime paske pas mer burr! haha

Lul Basha eshte me te vertete i PD apo i Legalitetit?  E kam pare kur merrte postet shteterore qe para presidentit pershendeste alla romana apo mbretce apo nuk di si ta them por doren e ngrinte deri poshte sises tek gjoksi i vete.  Ne cfare partie ben pjese ne te vertete?

 Ai eshte te partia "ne cdo ministri qe te jesh minister, bej skandalin me te madh dhe menjehere pas skandalit nderro ministri". 

 The 2008 United States Senate election in Minnesota took place on November 4, 2008. After a legal battle lasting over eight months, Al Franken from the Democratic-Farmer-Labor Party (DFL) defeated Republican incumbent Norm Coleman in one of the closest elections in the history of the Senate. Al Franken took his oath of office on July 7, 2009, more than half a year after the beginning of his term on January 3, 2009.[3]

When the initial count was completed on November 18, Franken was trailing Coleman by 215 votes.[4][5] This close margin triggered a mandatory recount.[6][7] After reviewing ballots that had been challenged during the recount and counting 953 wrongly rejected absentee ballots, the State Canvassing Board officially certified the recount results with Franken holding a 225-vote lead.[8][9][2]

 

sa per ilustrim.........me kembe te mbare Lulit

Dhe ne gjithe kete citim, ty te vete mendja te Luli??? Po ti thuaj:

Lum si ne qe jetojme ne Amerike!!! - se ky eshte lajmi tamam, e jo fitorja e nje kandidati. kupton? te jesh pjese e Amerikes dhe te mos e dish??? eshte gje e madhe kjo... me e madhe se Lul Basha, berishbasha, bashkia e Tiranes apo nje pale zgjedhje-palo-zgjedhje. smiley

 tani qe e di qe jo vetem je zedhenes i PS por edhe te pelqen zhurma brenda kafkes tende, nuk ja vlen te pergjigjem me shume!

po mire mo mire... te gjithe kane fiksimet e tyre. une psh, kam fiksimin qe ti me ngaterron me dike tjeter. po s'ka gje, i dashur, nuk eshte hera e pare qe has ne njerez qe menyre te vetme komunikimi kane monologun. smiley

beji te fala vetes nga une. smiley

 

E kupton qe kjo eshte komplet ndryshe nga ajo qe ka ndoshur ne Shqiperi?

ç`eshte gjith kjo merzitje qe fitoi L. B. ? smiley Akoma e donit Ramen si kryetar bashkie? ncncncncncnc smiley

 Ne fakt, une s'jam dhe aq i merzitur po te fitoje.

Sepse do te bien cmimet e shtepive ne TR e mbase na del ndonje variant.

bile mund te bie edhe cmimi i''moltos'', nuk i dihet.smiley

Ikni mer kamunista smiley . Sa e bukur Tirana pa Ramen smiley

Po ,aq e bukur sa dhe Shqiperia me Berishen smiley

Nuk ka njeri qe fyen inteligjencen e elektoratit me shume se Basha.

Ne nje kronike pash Bashen duke mbajtur nje fjalim, o nene o nene, i bindur qe po fliste me budallenj, nj kopjim i sforcuar dhe shume i shemtuar i politikaneve te huaj, dhe aty afer kishte nje nga keta parazitet kok-rektangularet qe ishte mbeshtjelle me flamurin e NATO-s.

O zot o zot i madh pse e ke katandisur ate vend ne te tille batak kulturor??

po e sheh qe nuk ofendohen ata? bile futen ne ekstaze. smiley

PS: po flet humbesi te news 24. smiley

po flet humbesi te news 24

....perfection  of multi task skills...

kaposho... sikur ky humbesi te kishte vetem 1% te drejte ne ato qe thote... e di cfare skandali eshte apo jo? 1% te drejte edhe ti do t'i jepje. po nejse... kam pershtypje se ne kete moment, nuk kemi nevoje per shume reklama... shqiperia aty eshte; e shohim vete. 

skandal pra dhe eshte. smiley

 basha di kujt ia thote, lol

Urime Bashes, kryebashkiakut te ri te Tiranes. Jam i sigurt se do bej gjera te bukura per qytetin. Perpara se te merrej me tramra e me metrora, une do ta keshilloja qe te merrej me gjera me bazike, si psh. vijezimi i rrugeve, trotaret, parkingjet, xhunglen e telave, urbanistiken, etj.

Tani PS te perpiqet te kuptoje se ku ka gabuar dhe te vazhdoje te beje opoziten aty ku i takon, ne parlament.

sold, do thoshte zotua.smiley

smiley

 Tani Tiranes do i hapet uji qe i ishte prere. Do investohet shume nga qeveria ne Tirane keto dy vjet. Lulzim Basha duhet te lere mbresa shume te mira qe te justifikoje kete lloj fitoreje dhe te cimentoje pozicionin e tij si politikani i dyte me i rendesishem ne PD qe te mos kete probleme rivaliteti nga ndonjeri/a ne PD. Ky eshte lajm i mirepritur se ne fakt Tirana ka nja 3 vjet qe ndjen stanjacion. 

Thuaj edhe kete qe, per ty do te hapen edhe vende pune, do te kete edhe honorare per ty, do te kesh lehtesira ti, mjafton te shkruash pak per fitoren "e Pirros", kush e di si fryn era!  Deri tani uji kishte qene i prere nga Qeveria, tani qe fitoi Luli uji do te hapet!!! Po pse nuk u hap me perpara?!!! 

Si fitoj Basha si Rama kafja kushton 50 leke,

Doni ta shijoni  humbjen e Rames ?... Eshte e thjeshte: Uluni ne nje nga baret e Tiranes ku zinin vend perdite "partizanet" e kryetarit te PS dhe te ishBashkise, ose kryetarit te te gjitheve- sic e kishte menduar veten. Humbja ndihet bashke me aromen e kendshme te kafese.

 

menyre e cuditshme per te shprehur kenaqesine kapo... sikur nuk ka shije fitorja po nuk e pe kundershtarin te poshteruar, apo jo? smiley

 fal keti mentaliteti, politicanet ta fusi dhe ti nuk e ndej 

Ne fund te fundit: Me plasi Bashkia!

meqe ky muhabet u mbyll, te shpresojme qe basha te beje dicka keto vitet e para. sepse mund tu interesoje per imazh per zgjedhje te tjera. mbase mbarojne dhe lejet ne tirane se e bon tiranen corap me ndertime... te shohim.

urime sales. po e tregon qe eshte nje superpolitikan. vetem tos qorri ia kalon .

po qe sjane per pun qe votohen  por pun t'vet

 edhe une keshtu mendoj, sala tashme eshte pjekur si nje super politikan.per here te pare pas 20 vjetesh deklaroi bashke me lulin se do te njohi cdo rezultat. Eshte vetet mirakell kjo, nuk eshte pak. Ndonje i paudhe qe mendon se kjo deklarate kumtonte fitoren e sigurt  me nje kqz te kontrolluar dhe nje kolegj zgjedhor ne xhep, ben mire te heshti. o tempora, o mores! Kushtetuta eshte kthyer ne nje leter higjenike kur i gjithe arsyetimi mbeshtetet ne te drejten per te lexuar cdo vote te hedhur nga qytetaret. Tani une nuk e kuptoj se perse duhen semaforet kur e drejta e levizjes eshte nje e drejte kushtetuese? Shpresoj te kemi nje qytet qe respekton levizjen e lire te njerzve dhe makinave. Thelbesore eshte levizja, rregullat dhe procedurat jane dytesore.

Dhe nderkombetaret ato deklaratat e zhurmshme tash ti marrin e te fshine menderen se ketu demokracia funksionon, Kolegji Zgjedhor funksionon.

E mer  Tom Ndreca te dridhej pak zeri e.

A ka ndonje jurist ne qarkullim? doja te pyesja; meqe kolegji ka pushuar gjykimin e ceshtjes ... (me poshte) dhe nuk ka munegse kompetence sepse nuk ja ka deleguar ceshtjen organit kopetent, i bie qe ps eshte ankuar jashte afateve ligjore? sic e kuptoj une nenin 152 per afatet e ankimimit i bie qe ka qene brenda kohe sepse nuk kishin kaluar 5 dite nga shpallja e rezultatit nga kqz? si eshte ky muhabet? Faleminderit paraprakisht per ate jurist qe do kete vullnetin e mire te pergjigjet.

Pas orës 20, Kolegji hyri në sallën e tejmbushur, dhe kryesuesi i seancës Tom Ndreca shqiptoi vendimin:

“Kolegji Zgjedhor pasi dëgjoi palët në proces, administroi provat e paraqitura prej tyre, në zbatim të nenit 158 pika 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor, vendosi: rrëzimin e kërkesë-padosë së palës paditëse, Partia Socialiste përsa i përket kërkesës për përcaktimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit numër 709 datë 23.05.2011 së palës së paditur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Tiranë. Pushimin e gjykimit të cështjes lidhur me anulimin e vendimeve të ndërmjetme të nxjerra nga pala e paditur, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky vendim është i formës së prerë, shpallur në Tiranë sot më datë 03.06.2011”.

 

Neni 152
Afati i ankimit në gjykatë
1. Ankimet, sipas këtij Kodi, paraqiten në Gjykatën e Apelit, Tiranë, e cila ia kalon
ato Kolegjit Zgjedhor.
2. Ankimi për të gjitha vendimet që KQZ-ja merr në periudhën, e cila fillon 48 orë
pas dekretimit të zgjedhjeve të pjesshme ose të përgjithshme deri në përfundim të
shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, bëhet brenda 5 ditëve nga shpallja e tyre. Për vendimet që KQZ-ja merr jashtë kësaj periudhe, afati i ankimit në Kolegjin Zgjedhor është 30 ditë.

Neni 158
Llojet e vendimeve të Kolegjit Zgjedhor
1. Në varësi nga çështjet në shqyrtim, Kolegji Zgjedhor vendos:
a) pushimin e gjykimit;
b) gjykimin e çështjes në themel; ose
c) detyrimin e KQZ-së për të marrë vendim.
2. Pushimi i gjykimit vendoset kur Kolegji Zgjedhor konstaton se ankimi është
paraqitur jashtë afateve të përcaktuara në këtë Kod ose për mungesë kompetence.
Kur Kolegji Zgjedhor vendos mungesën e kompetencës, ia dërgon çështjen organit
kompetent.
3. Me gjykimin e çështjes në themel, Kolegji Zgjedhor vendos pranimin e plotë
apo të pjesshëm të padisë ose rrëzimin e plotë apo të pjesshëm të saj.

 

Kolegji i shmanget vendimit përfundimtar. PS, ankimim të ri 

Kolegji Zgjedhor dje në mbrëmje shpalli publikisht vendimin që mori pas një mbledhje prej tre orësh ku shqyrtoi ankesën e paraqitur prej PS-së, por vendimi në fjalë edhe pse rrëzon një kërkesë të PS, nuk i jep fund procedurës së apelimit nga ana e socialistëve.
Relatori i Kolegjit Zgjedhor, Tom Ndreca u shpreh shumë shkurt mbi vendimin duke thënë se: 

"Përfundimisht Kolegji Zgjedhor pasi dëgjoi palët në proces administroi provat e paraqitura prej tyre. Në zbatim të nenit 158 pika 2 dhe 3 të Kodit Zgjedhor vendosi: Rrëzimin e kërkesë padisë të palës paditëse Partia Socialiste e Shqipërisë për sa i përket kërkesës për konstatimin si absolutisht të pavlefshëm të vendimit numër 709 datë 23.5.2011, palës së paditur KQZ në Tiranë. Pushimin e gjykimit të çështjes lidhur me kërkimin për anulimin e vendimeve të ndërmjetme të nxjerrë nga pala e paditur, KQZ. Ky vendim është i formës së prerë, u shpall në Tiranë datë 3.6.2011. Me kaq seancën e deklaroj të mbyllur".

Pasi u shpall ky vendim, anëtarët e Kolegjit Zgjedhor u larguan pa dhënë ndonjë informacion të mëtejshëm mbi logjikën e përdorur, apo mbi diskutimin në mbledhje. Nuk është bërë e ditur as numri i votave me të cilat është miratuar ky vendim i Kolegjit Zgjedhor. 

Në mungesë të këtyre shpjegimeve nga Kolegji Zgjedhor, jemi konsultuar me juristë, për të shpjeguar  atë që ka ndodhur, dhe bazat e vendimit të Kolegjit.

Si fillim, duhet vënë re se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i ndarë në dy pjesë. Këto dy pjesë janë të ndryshme në thelb prej njëra-tjetrës. Pjesa e parë ka të bëjë me rrëzimin e kërkesës së PS për të konsideruar të pavlefshëm vendimin 709. Me rrëzimin e kësaj kërkese, Kolegji Zgjedhor përfundimisht nuk e shikon si të pavlefshëm, dhe nuk e konsideron si akt normativ vendimin 709. Por ky vendim i Kolegjit Zgjedhor nuk i jep përfundimisht fitoren Bashës, dhe nuk jep verdikt mbi zgjedhjet. Kjo bëhet e qartë në pjesën e dytë të vendimit të shpallur dje nga Tom Ndreca.

Në pjesën e dytë të vendimit të Kolegjit Zgjedhor lexohet qartë "Pushimi i gjykimit... të vendimeve të ndërmjetme". Pra, kuptohet që Kolegji Zgjedhor, nuk i ka trajtuar në themel këto akte, por i ka gjykuar si vendime të ndërmjetme, si dispozita proceduriale. 

Megjithatë, pushimi i gjykimit nuk nënkupton fundin e çështjes, pasi socialistët kanë mundësi të çojnë një tjetër ankesë në Kolegj Zgjedhor. Ankesa e fundit që po përgatitet nga juristët e PS ka të bëjë me shpalljen e vendimit përfundimtar të KQZ mbi Tiranën. 

Pra, në rast se deri më tash PS-ja ka paditur në Kolegj Zgjedhor vetëm vendimet e ndërmjetme dhe aktet proceduriale të lëshuara nga KQZ, tani kjo parti mund të çojë si kërkesë përfundimtare atë të shqyrtimit të vendimit përfundimtar të KQZ. 

Për të bërë këtë ankesë përfundimtare PS ka kohë deri të dielën, duke qenë se vendimi i KQZ është marrë të enjten, dhe ligji parashikon tre ditë kohë për ankimet. Në rast të paraqitjes së ankesës së PS për rezultatin e shpallur nga KQZ, Kolegji Zgjedhor do të duhet të shqyrtojë në themel procedurën dhe aktet e KQZ, përfshi dhe vendimin 709. Kjo nënkupton që festimet e PD-së dhe Bashës, janë ende të parakohshme, pasi ende nuk ka përfunduar procedura e apelimit. 

Megjithatë, duhet thënë se vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor ka qenë një vendim pragmatist, në kufijtë e zbatimit minimal formal të ligjit. Në vendim paraqiten vetëm dispozitat proceduriale ku bazohet vendimi, pra neni 158, pika 2 dhe 3 e Kodit Zgjedhor. 

Këto pika i njohin të drejtën Kolegjit që të marrë vendim, mirëpo kjo është thjesht procedurë. Që një vendim të jetë i plotë, nevojitet dhe dispozita materiale, pra baza ligjore ku mbështetet vendimi. Marrja e vendimeve pa shpallur dispozitat materiale është një lloj loje "rulete ruse" me ligjin, pasi mund të maskojë nën një interpretim, tentativa për të krijuar standarde të dyfishta.

Që të japim një shembull, për të dënuar një njeri me burg, nuk mjafton vetëm dispozita proceduriale që i jep të drejtë trupit gjykues ta marrë këtë vendim, por duhet dhe dispozita materiale, dmth ligji i cili parashikon burgun për një shkelje të bërë nga individi në fjalë. 

Përfundimisht, sipas juristëve vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk i jep fund procedurës së apelimit të vendimeve të KQZ. Në një situatë delikate e të tensionuar, do të qe me vend nga ana e PD të prisnin përfundimin e procesit, pa e shtuar presionin mbi anëtarët e Kolegjit Zgjedhor që ende nuk e kanë përfunduar punën.

Nga ana tjetër, PS nuk ka dalë në konferencë për shtyp. Siç mësohet nga burime të brendshme, aty kanë nisur përgatitjen për ankesën e re, për të cilën kanë kohë ta paraqesin në Kolegj Zgjedhor deri të dielën. Pritet që PS ta sqarojë publikun sot për vendimin që do marrë.

Socialistët drejt një ankimimi të tretë në Kolegj

Vendimi i djeshëm i Kolegjit Zgjedhor i detyron socialistët që ti drejtohen rrugës së tretë, një tjetër ankimim në Kolegj ishte parashikuar 10 ditë më parë se çështja e Tiranës do të sillte tre përplasje në Kolegj dhe kështu duket se do të ndodhë. 
Partia Socialiste po shikon mundësinë e ankimimit në Kolegjin Zgjedhor të vendimit 710 dhe 711 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që lidhet me nxjerrjen rezultatit për minibashkinë 5 dhe për nxjerrjen rezultatit për Bashkinë e Tiranës. 

Objekt i kërkesës pritet që të jetë i njëjtë me atë të kërkesës së dorëzuar në KQZ ku u rrëzua pasi nuk mori kuorumin e nevojshëm me pesë vota. "Kundërshtimin e Vendimit Nr.711 datë 23/05/2011 të KQZ Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për Kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë. Pavlefshmërinë e vendimeve të marra nga KQZ për ndryshimin e tabelave të rezultateve të QV-ve të ZAZ-ve të Zonës Zgjedhore Bashkia Tiranë.

Ndryshimin e Vendimit Nr.711 datë 23/05/2011 të KQZ 'Për nxjerrjen e rezultatit të votimit për Kryetar për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë', duke u nxjerrë e miratuar tabela përmbledhëse e rezultatit për Zonën Zgjedhore Bashkia Tiranë në bazë të tabelave të rezultateve të miratuara nga KZAZ-të dhe ato të QV të transmetuara në bazën e të dhënave të KQZ nga VNV-të dhe duke u shpallur fitues z. Edi Kristaq Rama propozuar nga Koalicioni Aleanca për të Ardhmen", thuhej në objektin e kërkesës që socialistët kishin dorëzuar në KQZ. 

Në këtë rast socialistët do të përfshijnë të gjitha veprimet e marra nga KQZ për ndryshimin e rezultatit si vendimi për rivlerësimin e votave, vendimi për ndryshimin e tabelave të rezultateve, mospërputhjet në tabelat e votave, faktin që, sipas KQZ-së, në kuti ndodhen më shumë vota se njerëz që kanë votuar etj. Sipas socialistëve vendimi Nr.711 datë 23/05/2011 i KQZ është marrë në shkelje flagrante të ligjit dhe në tejkalim të kompetencave të KQZ.

Kjo pasi neni 123 i Kodit Zgjedhor parashikon shprehimisht se KQZ, në përfundim të procesit të numërimit të votave nga KZAZ-të dhe pas hartimit të tabelave përmbledhëse prej tyre, nxjerr rezultatet e votimit për Zonën Zgjedhore duke plotësuar e miratuar tabelën përmbledhëse të rezultatit për këtë zonë zgjedhore brenda 48 orëve nga mbërritja e të gjitha tabelave përmbledhëse të KZAZ-ve. E vetmja ndërhyrje që mund të bëjë KQZ, sipas juristëve të PS-së është korrigjimi i ndonjë gabimi të mundshëm material në tabelën e hartuar nga KZAZ e krahasuar kjo me atë të hartuar nga GNV për QV përkatëse.

 

 Swed. Fatkeqesisht po shoh o shoh qe taktika e Berishes per vendosjen perpara faktit te kryer, ka funksionuar serish. Ajo qe une nuk mund ta harroj eshte qe Rama fitoi me 10 vota kunder Bashes ne "kohen e rregullt". Pastaj Berisha, duke bere sikur nuk kuptonte se c'kishte ndodhur ben "lojen shtese". Ajo qe eshte interesante ne taktiken e Berishes eshte se fakti qe ti rri ulur para TV dhe sheh vazhdimin e lojes, shfrytezohet prej tij (dhe cuditerisht edhe brenda teje) si proces legalizimi per shtesen e futur arbitrarisht. Dhe nderkohe qe te gjithe arbtrat e brendshem e te jashtem e kritikonin mosdhenien e rezultatit ne mbarim te kohes se rregullt dhe thonin qe koha shtese nuk eshte legjitime, loja mbaron me fitoren e favoritit te Berishes dhe diskutimet fillojne bazuar mbi rezultatin e "post-final" duke harruar finalin.

Me kujtohet si tani fjala e nje diplomati amerikan andej nga 96, qe ishte jashtezakonisht i nxehur nga sjellja politike e Berishes. "Ky njeri nuk ka boundaries," me thoshte gjithe nerva. "Per hir te nje fare lloj stabiliteti, ti e lejon ate qe te arrestoje kundershtarin e tij politik, dhe si koncesion i kerkon qe ai te trajtohet sa me njerezishem ne qeli dhe percakton limitet e mbajtjes ne burg. Pasi ke mbaruar tratativat dhe me ne fund ben nje nate gjume te qete, ne mengjes te marrin ne telefon dhe te thone se Berisha e ekzekutoi mbreme kundershtarin, por eshte dakort te futet ne tratativa te reja duke u nisur nga situata e re!!!" 

Shume aktuale edhe pas 15 vjetesh apo jo. Te dhjefsha materializmin dialektik, i thone kesaj. smiley

I bukur shembulli smiley

Urime z Basha. Dhe te lutna mos e nga popllin e urte e te bute te Tiranes. Vec leji te pijne nganje dopio me meze, te ndjekin big bordhin...vershoji fondet e bllokume keto dy vjet te bashkise, se po erdhi ps ne pushtet i pret prape, sic bone zotrote. Kur te kesh kohe, shko ne gjykate per ato ceshtjet e rruges, pakogje, vetem formalisht. Ene te gjithe te hame turpin me buke e me nganje dopio si tironsat denbabaden. A ju jeni ftof ne trujare...

 Bukur... ekspertize nderkombetare thote Rama. Ka te drejte. Me keta tycat e jone s'nxirret qimja nga qulli. Ai relatori i Kolegjit zgjedhor si me emer maloku m'u duk.

 Mirditor.

Fajin e kane maloket e veriut. ups, ne Rreshen fitoi PS-ja.

Grunge, mos! Pse valle duhet ta shkruash ate gje?

 E kisha me kuptimin e mire te fjales.

 sa i prapa m'betur qe je. ty te shkerdhen komshia dhe mendon se ta futi maloku. kur do vi ajo mut dite ku persona si ju te ndaloni keq perdorimin e gjuhes. pse fjala "malok" te perdoret me kaq nonotacione kaq negative

ka shum "molok" te respekshem. me te kulturuar se sa ato qytetaret e famshem.

mos harroni se pa drejtesia ndolli ne fush e jo ne mal. mos i tregoni injorant dhe kini kujdes kur te pretendoni se qytetaret jan me te mir, pasi jeni 100% gabim 

 

 

 ka disa injorant qe thojn

"proud to be Albanian" - un them "FUCK NO"

shqiperia iku per lesh edhe kete her

ska rendesi a jeni me ramen apo bashen, juve (tegjith simpatizantet politik) duhet tia vini qishtin kokes se po tregoheni INJORANT. jam ok kur ne nje vend primitiv si Shqiperia njerezit ne pushtet pordhunojn drejtesin, dhe per hir te vertetes jam xheloz ndaj pushtetarve shqipetar pasi po dregojn se jan te pa prekshem. Por me vjen te vjell kur mendoj per "simpatizantet" politik, ku para disa muajve u vran ndersa so u genjyen dhe vota e tyre u pordhunua. me vjen te vjell kur mendoj per "analistet"/"intelektualet" shqipetar, ku veprojn me keq sesa shume njerez te po shkolluar; ku jan gati ti shkerdhejn mendimet e tyre sa per tu dukur bukur per badh kamerave, ku shkerdhejn te drejten per te perfituar nga sistemi; dhe pas tegjitha ketyre, keta injorant intelektual predendojn se jan me te urt, me me kultur se sa populli. 

 

prandaj, nese isha krenar se jam shqipetar, sot ndihem i madhkura 

Ke te drejte, vertet pordheunim.

 Sipas socialisteve Kolegji Zgjedhor i ka dhene te drejte Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ne pretendimin e saj per rivlersimin e fleteve te kontestuara por ende ne fakt nuk eshte shprehur nese keto flete te kontestuara te gjetura ne kutite e gabuara jane te vlefshme apo jo.

 

une po kenaqem me keto qe hiqen si te pavarur dhe qe shprehen qe KZ e zgjidhi problemin dhe nuk duhet te kete me kontestime .... 

 Po ketu edhe Xhibi ben si i pavarur. lol

 Pse, kush tha qe e varen Xhibin?

Hajde fitore Lulzim. Tregoje veten se cdo te thote pune. Tani do ta kuptojne te gjithe, sa ka dredh lesht keto vjet ai tjetri qe iku.

Me demek e fitoi Bashibozuku? Oburra kush eshte ne Tr filloni ndertoni ca kioska ne qender, se tani jane te lejuara smiley

E vuni re njeri shprehjen "absolutisht si të pavlefshëm". A kan bo gjimnaz kto koqet apo jo? 

 ONE MOMENT WHILE PHOTO LOADS

 

pokeri, kjo tradite e bukur

Me ket vendim te kolegjit, Shqiperia u kthye perfundimisht ne nje monarki te pashpallur. Por, tradita e monarkise, kesaj radhe nuk besoj se do te zgjase shume, dhe mbreti do te kerkoje tia mbathe sa me shpejt, sigurisht duke tentuar te grabise cmund te gjeje. Vendimi ne fjale, nuk beri gje tjeter vecse pershpejtoje procesin, ate proces qe te gjithe shtetasit shqipetare e ndershem dhe patriote presin, fundin e frymorit! 

po ti nuk e fut veten te shqiptaret e ndershem dhe patriote se ke thon diku qe je grek apo jo?

Bredho, une kom thone shtetasit shqipetar. Dhe qe ta moresh vesh ti ene te tjere, shtetas shqipetare qe e dun shqiperine te lulezoje dhe jo te shitet jane ene greket, ene romet, ene egjyptianet, ene vllehet, pasi jetojne ne kete vend dhe jane shtetas legjitim te ketij vendi. Dakort? Ckemi anej nga Kanadaja? A tu ka ngrof ndonje cik koha?

ah, dmth ti je patriot shqiptar qe ndihesh grek?
Kanadaja nuk bo per ty sheme se knej nuk ke me ca u grric; nuk e kalon dot kohen kafeneve t'u u mor me ramen e berishen...ven legen qe s'e bo nona.

 Si anti-berishisit i thekur qe je, po opozitar racional qe pretendon se je, pres te shoh nje gjykim tendin sa me shpejt per pozicionin e Rames tani qe ka humbur 3 pale zgjedhje rrjesht (pa perfshire skandalin e marrveshjes se 2008). A nuk eshte koha te kerkosh nje gare te hapur per lidership te ri, duke treguar gjithashtu se pala tjeter di te bej zgjedhje model si ato qe kerkon?

Mire e ke ti po sa anetare te PD-se kerkuan te kishin lider te ri kur Berisha humbi 5 pale zgjedhje nga '97 deri ne 2005? Apo keshtu e kane disa, shohin qimen tek syri i tjetrit e jo traun tek syri i tyre...

 Mos kujto se po flet me ndonje PD-ist? Apo meqe Berisha ul standarted, i justifikohet dhe Rames? Sikur te kishte menduar keshtu Nano.....

Jo, nuk kam qejf te kategorizoj njerezit perpara se ti njoh. Mund te jesh PD-ist, mund te jesh PS-ist, mund te jesh asnjeajes, nuk ka asnje problem per mua. Thjesht vura ne dukje fenomenin "Berisha" ne PD meqe ti permende Ramen, per te mbrojtur tezen time se ne Shqiperi askush nuk e le pushtetin me paqe. Pervec Nanos, qe e beri per gallate. smiley

 Epo mire atehere, mos u merzit si disa ketu, qe nuk ngurojne te na sulmojne kur themi se Berisha dhe Rama kane me shume ngjashmeri se dallime mes tyre. Hajtmo, ishalla po ju vjen dhe ketyre te tjereve shpirti i gallates qe te bejne here pas here ate qe duan. 

Jo s'e bej qejfin qeder per politike une. Puna eshte qe as Berisha as Rama nuk kane shpirtin e artistit/mafioz/bixhozxhi/qejfli/pijanec te Nanos. Dikur isha shume kunder Nanos, por tani vallahi ja ndjej mungesen. Eshte si te mos kesh Liverpool-in ne Premier Leauge.

 lol, te shkrin peshku, te ngre humorin. Pale po t'i kishte bere edi Bemat e sales me 97, me 2001 qe u vrane ne komisariatin e tropoje, e me 2004 qe qelluan me gure diplomatet ne bruksel qe te mos bente PS hapa integrimi.

dmth, sala te behet komunizem brenda partise, eshte ok, ama per te tjeret qe jane kunder tij, edhe pse e kane bere nje riciklim, gjen keshilla "demokracie" per t'u dhene, dhe me e bukura, duke e krahasuar me PD, "humbi ndaj PD". 

Dhe pastaj s'je PDist dhe as berishist, pavaresisht se cdo koment i yti favorizon me ngulm perforcimin e diktatures se Berishe. Kjo more indrit eshte ajo qe te 10 se qeshuri.

A po ju e paskeni pas kerkuar Enverin me qiri derisa ju erdhi e ju mbajti 50 vjet. Tani po e filloni nga e para. Ishalla e gjeni. Ju qe i kerkoni vete i keni hak.

Ti je i vone te peshku per te dit se ca jam e me ke jam une, po meqe e paske hall te madh, Sala qe ne 94 duhet te kishte dhene doreheqje kur humbi referendumin qe e kishte inicative te tijen personale e jo me ne 97-2005 kur drejtonte nje parti te vdekur. Se ca shkruan me vone as nuk e kuptoj, e as ti nuk ke lexuar ato qe kam shkrujt une, qe te te kthej pergjigje me gjate.  

Nejse, kur te ngrihen normat e interesit si pergjigje e recesioneve ekonomike atehere flasim me gjate ne. 

 Mund te kesh thene c'te duash ne historikun e peshkut.

Une fola be baze te ketyre postimeve. Ka hyre shume ne mode paanshmeria per berishianet, dhe kjo vjen vetem per faktin qe Berishes s'ke ca i mbron me pa u dukur budalla. Pra, ka budallenj qe jane aq te zgjuar sa te fshehin budallallekun para budallenjve te tjere. Por aq... sa per budallenjte e tjere. Jo me larg. Me kupton? smiley

 ok

Po edhe une e kom menduar, dhe pres qe shume shpejt Rama nepermjet nje kongresi te jashtezakonshem apo ku di une, te kerkoj votebesim duke futur ne gare per kryetar partije edhe figura te tjera si Blushi, Harasani, Malaj, Islami dhe jo vetem. Dhe vetem nese rimer votebesimin e socialisteve ti drejtoje ata drejt asgjesimit perfundimtar te frymorit.

 Tashi mu pergjigj sinqerisht, po sinqerisht fare. Ti mendon se ka gare normale me rikandidim te Rames? Te ishte per ashtu Malaj nuk ishte terheq ne 2009, po Rama doli dhe tha "kemi 83 000 anetare" nderkohe qe para e pas zgjedhjeve thonin diku te 60-70 mije anetare. Te lutem, mos ma mbro Ramen duke me perdor argumentat e frymorit. 

ndegjo ketu se me duket se nuk me ke kuptuar ndonjehere. Nese une do ta barazoja Ramen me frymorin, sigurisht qe do tallja bythen edhe me te. Por pikerisht sepse sinqerisht nuk mendoj qe Rama eshte si frymori kam shprese se shpejt shqiperia do te shpetoje nga kjo e keqe e madhe. Me duket se tu pergjigja; pra une mendoj se nje votebesim brenda socialisteve i Rames eshte i domosdoshem.

 Mire pra. Ja po them une sa shume ndryshon. 

Megjithese kishte shume veta qe po i thonin Malajt qe eshte e kote te hynte ne gare per aq kohe sa Rama ishte kandidat, ai ishte i vendos qe ti shkonte deri ne fund ne 2009, edhe per te balancuar pak pushtetet brenda PS. 

Deri ne mbledhjen e fundit te kryesise para kongresit. Aty u perball me dy fakte. Qe perpara se te shpalleshin zyrtarisht kandidaturat ne kongres, Rama kishte ngrit komisionet zgjedhore te partise, ku nuk kishte komisioner per kandidatet. Ne krye te ketij procesi ishte Genc Gjoncaj, punonjes Bashkie pa asnje status ne PS. Kur ju kerkua lista e anetareve Klosit, ai tha kemi diku te 83 mije, po nuk e kemi gati tamam. Imagjino tani per ca zihen PS v. PD, dhe ku eshte sistemi zgjedhor brenda partise. As perfaqesi nuk ju dha, as listat nuk diheshin!!!

Dhe e di kush eshte me bukra e ketij sistemi? Ka konflikt te qarte interesi ne struktura. Rama ka bere anetar asambeleje njerezit duke i bere deputet, pushtetin per te cilen e ka vetem ai pas kodit te 2008. Tani keta njerez qe jane katapultuar ne parti duhet ti bejne oponence Rames? Akoma me bukur, edhe nqs do te duan, sa prej tyre mund t'ia bejne kur pushtetin mbi listat prap e ka Rama? A e kupto ca diktature prodhoj ajo marrveshja e 2008? Prandaj foli sa foli per zgjedhjet Rama, sa here qe binte muhabeti te kodi gjithmone thoshte qe me sistemin nuk kemi probleme. 

 Sheme po pres. Mos mu fsheh tani!

endrito, nuk e di por ti mu me dukesh si ata qejfprishurit, dhe qe per inat te vjeres shkojne dhe flene me katnarin qe te sjell qumeshtin. Edhe ti mesiguri qe je bere pjese e mercenareve te LSI-se.

 Qe jam qejprishur kjo as qe diskutohet, po me LSI nuk kam vajt smiley

Po nderkohe, partia nuk eshte fe qe une te votoj me sy te mbyllur. Per aq kohe sa nuk respektohen njerezit dhe partia kthehet ne kopje te PD-se, pse duhet te vazhdoj une te votoj me sy mbyll? Kur ajo ka humb ate qe e bente te vecante ne politiken shqiptare ca kuptimi ka te votoj prap ate? Se eshte "gogoli Berisha"? Jo mik. Kete argument PS-ja refuzoj ta perdorte ne vitet 90, atehere kur ai ishte shume here me shume gogol se tani, e nuk kam ndermend ta pranoj une sot. 

Ajo qe shume militante thone ne fakt, dhe nuk e di a eshte ky rasti jot, eshte qe pranoni ju t'iu shkele Rama me kembe se keshtu mbase gjejme ne ndonje vend pune. Shyqyr zotit nuk e kam gjet ndonjehere punen nga partia e nuk kam per ta gjet si ne pushtet, si ne opozite. 

nejse, nje hamendesim ishte ky. sidoqofte qeke si mu qe as me shkon ndermend ndonjehere se po fitoi partia qe une votoj te gezoj ndonje privilegj. I vetmi merak qe une kam eshte perparimi dhe prosperiteti i popullit qe jeton ne keto troje.

Ja te nderhyj njehere kot. Problemin dhe zgjidhjen e shtroi shume bukur Endrity me siper. PD eshte e fuqishme me militante injorante sepse nga ana tjeter qendrojne po aq injorante militante. Te dyja keto pale ushtrojne presion ndaj njerezve normale te cilet besoj te jene shumica (ne mos ne Shqiperi, besoj do jene shumica jashte Shqiperise). Prandaj nese kryetari i partise i humb zgjedhjet (ose i fiton me 10 apo 1000 vota nga 250.000) ai duhet te jape doreheqjen. Pavaresisht ciles parti i perket. Llogjika duhet te funksionoje njesoj. Nqs partia nuk e heq dot kryetarin, pra nuk ka demokraci, atehere nuk duhet te votohet me per kete parti. Nese shqiptaret jane aq te afte sa ta kuptojne kete kusht themelor te demokracise, atehere se shpejti ka per te dale ndonje parti e trete apo e katert (po heqim LSI-ne ketu) e cila mund ti perfaqesoje keta njerez. Nese jo do jemi perseri 1914, 1997, para mbrapa, derisa te dale ndonje gjenerate me e jodizuar ose derisa te bjere ndonje termet.

Gjenerata e re nuk ka nga te dale, nqs sistemi eshte i njejte qe i prodhon ata. Shifi icik keta te rinjte qe kane nxjerr dy partite e medha, si te duken? Kamikaz akoma me te medhenj per kryetarin jane, sepse e dine qe vetem ashtu cahet perpara. Po nuk filloj te ndryshohet sistemi avash avash ketu do jemi. Dhe qe te mos behem si Lubonja, qe e respektoj gjithsesi, po qe thote "sistemi" tere kohes, ta them qarte cfare nenkuptoj.

1) Prishja e marrveshjes se 2008, dhe kthimi i kodit dhe kushtetutes ne formen e vjeter. Kjo do i hiqte nje arme te forte kryetareve per kontrollin e partise, por do e bente me te lehte lindjen e partive te reja. Sot per sot eshte shume e veshtire. Edhe PDIU lindi duke qene ne koalicion me nje te madhe, po te ishte jashte nuk do i kishte marre dot deputetet.  

2) Krijimi i nje sistemi garash brenda partise sic jane psh primary-t ne USA, ku per cdo pozicion qofte ne shtet (deputet, kryetar bashkie) qofte ne parti (kryetar rrethi, anetar asambleje) votohesh drejt perdrejt nga njerezit qe pretendon te perfaqesosh. Roli i kryetarit pra zvogelohet ne nje menaxher te partise ne pjesen me te madhe, dhe ne definimin e disa pozicioneve politike. Asgje me shume!

3) Do me pelqente qe te kishte kufizime mandatesh si per kryetaret e partise ashtu edhe per kryeministrat, meqe ne e kemi kthyer pak a shume ne republike kryeministrore kete tonen. Ose ta bejne presidenciale me kushtetute, dhe e dime qe kane 2 mandate dhe kaq. 

populli yn i dashur (me cdo fitimtar) i kendon kenge udheheqesit te ri : 

jasha jasha

Lulezim basha

 

eh moj shqiperi e mjere, je katranosur si rralle ndonjehere.

urime tirana. qofshi ju qe jeni.

Rames ja kane vere vizen si amerikanet si europianet,keshtu qe vendimi i Kolegjit Zgjedhor nuk duhet te cudise njeri.

E degjuat qe vendimi ishte unanim 5-0?

Kaq i thelle rezultati? Cudi se deri para disa ditesh ishte Rama nja 10 gola para, po pastaj u anullua ndeshja per arsye teknike.

kto zarat e PD jane shume te koordinum, te fut friken kopeja e ktyre, se nuk duan te lene gje te kundershtarit ne kembe....

 Para se te fluturosh me presh mbrapa nga gezimi i fitores duhet te shikosh njehere mbrapa si edhi kjo FITORE me kaq krah te hapura ?!!! 

_

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e PS

 

 

Komisioni Amerikan i Helsinkit ngre dyshime për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO

 

Komisioni Amerikan i Helsinkit shpreh shqetësim edhe për çështjen e mospërputhjes së votave në kutitë e hapura nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve. Bob Hand, një veteran i çështjes shqiptare, pyet se a duhet të jenë të shqetësuar amerikanët që pranuan Shqipërinë në NATO. Analisti Bugajski thotë se nuk duhet të kenë pishman, por SHBA duhet të gjejë mënyrat për të ndërhyrë që Shqipëria të ecë përpara. Bob Hand shpreh keqardhje për faktin që emigrantët nuk kanë mundësi të vendosin me votë për atë që ndodh në Shqipëri

 

Seanca e Komisionit Amerikan të Helsinkit pranë Kongresit Amerikan, e vendosur pak orë përpara se Kolegji Zgjedhor të vendoste për Tiranën, ishte një përpjekje për t’i dhënë një mesazh Shqipërisë se zgjedhjet duhet të përfundojnë paqësisht. Drejtuesi i kësaj seance, Bob Hand, një nga ekspertët më të njohur në çështjet shqiptare, e ka mbyllur seancën duke thënë se ata duhet të kryqëzojnë gishtat duke u lutur që vendimi i Kolegjit të jetë i zgjuar dhe i qartë dhe Shqipëria të kalojë ngërçin. Edhe pse kanë kryqëzuar gishtat, sërish vendimi i Kolegjit nuk ka qenë as i zgjuar dhe as i qartë.

Kjo seancë e Kongresit Amerikan ka qenë në vazhdën e shumë të tillave, por çka është pesimiste, sipas folësve në seancë është se ato do vijojnë sepse rruga që ka Shqipëria përpara është e gjatë dhe e vështirë. Gazeta Tema ka botuar më përpara pjesë nga kjo seancë e rëndësishme, kurse kësaj here sjell tre pyetje që lidhen me tre çështje mjaft të rëndësishme. Një nga ekspertët më të njohur në Uashington për çështjet shqiptare interesohet për problemin e mospërputhjes së votave e votuesve në 117 kutitë që hapi KQZ për Tiranën. Gjithashtu gazetari i Zërit të Amerikës interesohet për vendimin e KQZ për të njohur fletat e hedhura në kutitë e gabuara. Në dy rastet, përgjigjet për pyetjet i jep Jonathan Stonestreet, kreu i vëzhguesve të ODIHR, që ka raportuar me anë të telefonit në këtë seancë. Kurse pyetja e tretë, po ashtu shumë e rëndësishme, është bërë nga vetë Bob Hand dhe i është drejtuar analistit të njohur, Janush Bugajski, në lidhje me çështjen se a duhen penguar amerikanët që pranuan Shqipërinë në NATO. Bugajski thotë se sërish amerikanët kanë instrumente për të ndikuar në politikën e Tiranës për shkak të ndjenjave të forta pro- amerikane në vend.

 

ILIR IKONOMI, Zëri i Amerikës: Ju keni thënë në një nga raportet tuaj se baza ligjore e vendimit për numërimin e votave në kutitë e gabuara ishte e paqartë. A është e qartë tani ky vendim sipas jush? Dmth meqë është një çështje shumë e debatuar sot në Tiranë, them se kjo shkon përtej këtij paneli?

 

JONATHAN STONESTREET:  Sigurisht. Ne në raportin tonë të brendshëm paszgjedhor thamë se baza ligjore për atë që po bënte Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me hapjen e numërimin e votave ishte e paqartë për ne. Dhe sigurisht, ndoshta për këtë duhet të kthehem prapa, kjo ndodhi para një jave, kur ne lëshuam deklaratën. Në atë kohë, nuk kishte një vendim të lëshuar. Kishte një vendim në parim, kështu e quanin, por nuk kishte një vendim zyrtar. Nuk kishte numër vendimi. Nuk gjendej në faqen e internetit.

Kështu që ata po bënin diçka praktikisht dhe vendimi për ta bërë do vinte më vonë. Në këtë pikë ishte shumë e vështirë të gjykoje se cila do të ishte baza ligjore ku mbështetej. Dhe që dikush të thoshte se baza ligjore ishte e qartë, ishte e mirë, ose diçka të tillë. Por në atë kohë nuk kishte të dhëna për bazën ligjore. E di që është marrë një vendim, dmth ka dalë në dritë. Qëkur kemi lëshuar raportin tonë, misioni ynë ka reduktuar praninë në Tiranë, kështu që ne kemi vetëm dy analistë atje.

Nuk dua të komentoj më shumë për vendimin, siç thashë, për shkak se ai është përpara Kolegjit Zgjedhor. Kështu që nuk dua të flas për vendimin që është marrë pas raportit tonë. Edhe njëherë, ne do i rikthemi kësaj çështje në raportin tonë final.

 

BOB HAND:  Dua t’i jap fjalën tani Jonas Rolett, nga Instituti për një Shoqëri të Hapur, një nga ekspertët më të mirë që kemi ne për çështjet shqiptare këtu në Uashington.

JONAS ROLETT:  Faleminderit Bob. Do të toja të bëja një koment në formën e pyetjes, por në vërtetë doja të pyesja pak Jonathan Stonestreet pak për çështjen e integritetit të votave.

Siç e dini disa nga çështjet janë vërtet të baltosura. Ka pikëpyetje për precedentin, çfarë është bërë më përpara me këto lloj votash. Ka pikëpyetje nëse ka vrima në kodin elektoral. Ka pikëpyetje për interpretimin. Dhe mendoj se kjo është një fushë ku është vështirë të thuhet çfarë është e drejtë dhe çfarë gabim.

Kam dëgjuar se kutitë e votave që janë hapur kanë nxjerrë në pah mospërputhje mes numrit të votuesve dhe numrit të votave. Mesa kuptoj janë hapur 117 kuti. Nga këto, 98 kanë mospërputhje. 45 prej tyre kanë vota më shumë se votues, çka është një diferencë prej 322 votash. 53 të mbetura kanë më pak vota se votues, një diferencë prej 436. Kështu, edhe nëse në mënyrë të pavetëdijshme janë shkëmbyer votat nga kutia e kryebashkiakut në atë të këshillave, sërish janë edhe 114 vota të pallogaritura. Jam e interesuar për të dëgjuar pak se cili është qëndrimi i OSBE për këtë çështje, apo nuk mendoni se ka problem këtu?

 

JONATHAN STONESTREET: Sigurisht. Aktualisht, ndoshta është mendimi im personal, numërimi duket se është diçka e qetë, por në fakt shpesh rezulton se është i vështirë. Dhe pjesë e procesit janë edhe numrat finalë, madje edhe nëse rihapim gjithçka e rinumërojmë gjithçka, ndoshta do të kemi diferenca të vogla në numër. Dhe kjo krijon probleme kur është një marzh kaq i vogël.

Siç e dini, procesi i numërimit, jo vetëm në Tiranë, por edhe në vende të tjera, siç thashë, nuk shkoi perfekt dhe ka pasur probleme në mënyrën se si janë njohur numrat dhe se si janë protokolluar rezultatet. Në disa vende mund të ketë pasur keqnumërim.

Një çështje është se ndërsa ka pasur transparencë shumë të mirë në disa aspekte në zgjedhjet në Shqipëri, një pasojë e të pasurit të qendrave të numërimit në vend të numërimit në vendvotime është se votat numërohen në sy të publikut, dhe ashtu siç tha ambasadori, votat tregohen përpara kameras.

Por çfarë është e vështirë për vëzhguesit është se nuk mund të shohin se si plotësohen protokollet për shkak se vëzhguesit nuk lejohen të afrohen te tavolinat për të parë se ç’bëhet saktësisht.

Por mund të them se mund të ketë gabime që prezantohen në proces në mënyra të ndryshme. Sërish, nuk dua të flas për numra, për shqetësimet që janë ngritur. E di që ka pasur shqetësim për këto diferenca. Tani për tani nuk mund të them se kush i ka shkaktuar këto diferenca.

Një tjetër çështje që mendoj se duhet të merret në konsideratë është çështja e vlefshmërisë dhe pavlefshmërisë së votave, duke lënë mënjanë votat e hedhura gabim. Në Tiranë ka pasur një numër shumë të lartë votash të pavlefshme. Ishte rreth 2 përqind, nëse e mbaj mend mirë, duke iu afruar 3 përqind, çka është e habitshme. Dhe kjo është një çështje që duhet të adresohet.

 

BOB HAND:  Doja të bëja një pyetje për Janusz Bugajskin, duke pranuar Shqipërinë në NATO, mos kemi humbur instrumentet e kontrollit mbi një vend që po kalonte një proces transformimi politik?

Siç e përmendet edhe më përpara, ka disa gjëra që prekin Aleancën si krimi e korrupsioni. Nëse ka një vend ku sundon mungesa e ligjit, pavarësisht ndjenjave pro- amerikane, pro- NATO, disa gjëra mund të jenë në kundërshtim me sigurinë kombëtare të Shqipërisë ose Aleanca mund të marrë vendin e saj. Gjithashtu ku ka mungesë të respektit për institucionet demokratike, ku nuk janë të forta mjaftueshëm, mund të ketë destabilitet që mund të bëjë që forca të tjera të bëhen më të fuqishme në vend.

A mund të na përpunosh pak vlerësimin për Shqipërinë e pas anëtarësimit në NATO. A është përmirësuar ajo? A ka arsye për të në ardhur keq për vendimin e marrë. Dhe si mund të kontrollojmë Shqipërinë për të ecur drejt anëtarësimit në BE, pasi siç e theksuat edhe ju, shumë vende janë të zhgënjyera, bazuar në ato që thotë Brukseli.

 

JANUSZ BUGAJSKI: Jo, nuk mendoj se duhet të ketë keqardhje pse keni pranuar Shqipërinë në NATO. Mendoj se ishte vendimi i duhur në kohën e duhur. Kujtoni se Shqipëria, me aq sa di unë, ka qenë vendi i parë në rajon që ka kërkuar anëtarësim në NATO dhe akoma nuk gjejmë një person që e kundërshton.

Shqipëria ka kontribuar pa dyshim me kapacitetet e saj të kufizuara në misionet e NATO-s. Në kontekstin rajonal është një lojtar stabilizues. Asnjë qeveri nuk ka një axhendë pan- shqiptare.

Në terma të politikës së brendshme, mendoj se anëtarësimi në BE është një instrument i pushtetit të butë më efektiv.

Kështu që mendoj se perspektiva e anëtarësimit në BE është një set kushtesh më efektiv për Shqipërinë. Gjithashtu nuk mendoj se kemi humbur influencën në Tiranë, në çdo qeveri të Tiranës. Mendoj se ndjenjat pro- amerikane janë kaq të forta, sa nuk mendoj se ka ndonjë qeveri në Shqipëri që mund të bëjë ndonjë gjë që nuk është në sinkron me atë që do Amerika

Me fjalë të tjera, pyetja është se si mund të vendosim në një linjë interesat shqiptare dhe amerikane që të përfitojnë nga njëra- tjetra. Dhe mendoj se është në interes të Shqipërisë që të ketë një qeveri të qëndrueshme që bën progres në reforma. Për fat të keq jemi dëshmitarë të kësaj paralizës dhe po mendoj se cilat mund të jenë rrugët me të cilat SHBA mund të ndihmojë BE-në që të kalohet ky bllokazh dhe Shqipëria të hyjë sërish në shina.

 

98 kuti te hapura:

 Ne 45 Kuti te hapura,

Vota me shume se Votues (322)

Ne 53 Kuti te hapura,

Vota me pak se votues (436)

 Ka tashme nje dukuri ne kete vend, qe Perendimi  ben sikur nuk po e ve re.Deformimi i  Demokracise Funksionale.Nuk eshte fare ne pyetje se cilit i takoi te jete  Kryebashkiak i  Tiranes.Por cila do te jete ne vazhdim e ardhmja e stabilitetit te ketij vendi.Te gjithe patem besuar  se nje Regjimi me kater dyzina vite  zbatim, i  pat ardhur fundi, por  me gjendjen e sotme qenkeshem gabuar.Regjimet nuk kan ngjyre.

Ideja berishjane mbi  demokracine, ne thelb shpreh projektin e nje Shoqerie PA SHTET.

Mallkimi  antiinstitucional, qe ka mberthyer  kete vend, na ka leshuar  te zgjedhim midis nje neodiktature barbare  dhe  nje  kaosi te pafre.Jemi para nje problemi shume te  rende kombetar.Per te parandaluar  edhe njeren edhe tjetren, duket sot me e pamundur se  kurre.Sepse  jemi larg asaj qe na duhet ndersa endemi tek ato qe vetem dem na bejne.Se une besoj se  me se pari na duhet te  kuptojme duke pyetur te  gjithe,   te gjithet ;Pse xhanem, te gjitha, te shkretat shprest tona  te perbashketa,  na kane mbetur te parealizuara? Kete pyetje kemi  te drejten ta  bejme te  gjithe, pa ate menyren habitore  dhe shpeh  idiote, qe shume u vjen prej te qenit ushtare te nje  sistemi  nden efektin  "KOR".Pashe mbreme shume qe  brohorisnin, nden efektin e nje vendimi absurd te nje Institucioni, perfaqesuar  prej 5 eunukesh, por une nuk e di ne se qofte edhe njeri prej  turmes ne eufori,  eshte  ne gjenje te thote psene e asaj euforie ? Festohet se nje institucion shekel hapet strukturen ligjore, qe pa asnje  diskutim do te mund te thoshte  JO absurditetit te  nje  forumi  ma kater   te plitizuar!.Vetem per   kaqe pake paska  nevoje demokracia funksionale? Ja pra  sa pake gje duhej  per te vene ne vend nje te drejte  te mohuar, qe nga ai  vendim hapi nje  hendek te ri  shume me te madh, per nje problem jetik jo  per vendin e nje krybashkiaku, por te demokracise funksionale dhe  te ardhmes se ketij vendi.

  Une nuk e di sa do zgjase euforia e fituesave, por di nje  gje shume mire.Qe rendi  politik perendimor, tek  shembulla shqiptare e aplikuar keshtu,  duket krejtesisht memec ne thelbin e tij.Heshtja e tyre duket se ka nxitur dhe nxit   frymezimin e kusareve te votave, te  pasurive publike dhe te eficenses se intelektualeve.Ajo  çka po  u lihet keshtu  pasardhesave, me se pari  atyre qe kane besuar  te  nje rend i ri, tek demokracia funksionale, eshte zhgenjimi....  Apologjia e lirise...Mbeti e pagjetur...

 Heshtja e tyre...

Ne aparence bota nuk ka heshtur, ka folur, demokracia nuk dhurohet, fitohet ne permjet "luftes" kjo eshte ne dore te emancipimit te shoqerise,intelektualve, ne dore te popullit!

kur 122000 njerez votojne per nje njeri i cili akuzohet per shperdorime vrasje etj edhe nese fitorja do ti ishte dhene edi rames demokracia ka marre praktikisht fund sepse njerezit nuk kane ndergjegje qytetare.

kryqëzojnë gishtat

Deri ketu e lxova une, aman mo a ka ndonje qe di shqip dhe te shkruaj, se na u thane syte te lexojme shqip!

 Ne nje poezi te Adem Istrefit shkruar ne kohen e sundimit sllavian mbi Kosove thuet:

 Ne se ma xan diellin, moj Evrope

Ta kam ba pjerdhen ne  fytyre.

smiley((

Per disa ketu,

Me duket se ajo ngjarja e Kavajes nuk ju dha asnje mesim. Po mire o burra dhe cuca shqiptare. Por para se te akuzoni per vjedhje votash, per blerje te KQZse, KZse e tere K-ve e Q-ve te tjera A nuk ju duket vetja si ata qe ulurine per Salen kriminelin diten qe u "rrembye" gruaja e K/Bashkise se Kavajes, per te rene pastaj ne heshtje kur u mor veshse kjo nuk ishte e vertete

Tek pyet peshkun dikush kerkoj te dinte ndonjerin qe kishte  jetuar apo pare vjedhjen e votes. mbi 45 komente asnje nuk solli fakte.

Tani prape me hamendje me thashetheme, duke krijuar keshtu teren shume te mire per vjedhur jo vetem te votes, jo vetem pasurine tuaj por edhe grave tuaja.

Pas kesaj te gjithe do tju thone. Mos u qaj kot se mabse gruaja juaj eshte si Grisela.

Verini gishitn kokes nese vertet shkruani ketu per luftuar vjedhjen ( cilado qofte ajo)

E keqja nuk eshte se Saliu apo Rama vjedh. E keqja eshte se ne e fshehim vjedhjen e tyre duku ulurire kot se koti "VJEDHJE"

"... E keqja nuk eshte se Saliu apo Rama vjedh. E keqja eshte se ne e fshehim vjedhjen e tyre duku ulurire kot se koti, "VJEDHJE"..."

Mbreme e paska kenduar Hipiasin more mik? Vone, shume vone. Sofistet, jane, hane - hane qe kur.

Eshte shume e rendesishme qe ambasadoret e huaj mos te fusin me hundet. Ata e mbaruan misionin e tyre, deshtuan apo jo do ta tregoj koha.

Shqiptaret duhet te lihen te lire te mbyllin hesapet me kete rregjim sa me shpejt te jet e mundur. Vetem ne kokat e mykyra imagjinohen "kryebashkiak" qe s'te njeh jo vetem opozita, por nje qytet i gjithe. Kryeminister dhe parlament pa opozite, qe nuk i njeh kush. Nje "kryebashkiak" dhe "kryeminister" imagjinar qe nuk do te munden te zhbollokojn rruget, te mbledhin taksat dhe do mbulohen me thase rere dyert e zyrave. Per me teper qe te dy jane te akuzuar per VRASJE!

Thirrjet per qetesi i degjon Rama, por shume shpejt as Ramen s'ka per ta degjuar me njeri, po vazhdoi te bej paqesorin me njerezit. Vrasjet kane emer dhe fytyre. Rama nuk duhet te shkembej postin e bashkiakut me "amnistin" per 21 Janarin.

 

 

 

 

 Vendimi i Kolegjit Zgjedhor mbylli përfundimisht dilemën e miliona shqiptarëve se kush do të ishte administratori i kryeqytetit të tyre. Më në fund, ky Kolegj vendosi me votat e tij fitoren e Lulzim Bashës në kryeqytet, duke mos iu referuar asnjë ligji dhe

për më shumë Kodit Zgjedhor, i cili e ka të qartë procedurën që duhej ndjekur për këtë vendim. Tirana, ditën e djeshme u gdhi me ngjyrën blu, dhe  PD u rikthye në  drejtimin e kryeqytetit pas plot 11 vite larguar. Lulzim Basha fitoi më në fund jo me votat e qytetarëve, por me votat e Ristanit dhe vendimin e një Kolegji Zgjedhor të përbërë nga 5 gjyqtarë anonimë, të cilët ishin më shumë personazhe fatkeqë sesa famëkëqinj. Këta mjeranë treguan qartë para shqiptarëve fatkeqësinë që ka pllakosur në këtë vend, ku vullnetin e qindramijë votuesve e transformon në nul mungesa e integritetit të gjyqësorit shqiptar, i cili është zhytur përfundimisht në batakun e paaftësisë dhe të mungesës së integritetit. Pritshmëria e qytetarëve shqiptarë, për një veprim ligjor të ndershëm, u përmbys nga një vendim obskur dhe aspak të bazuar në ligj. Manipulimi i rezultatit të zgjedhjeve në tavolinën e Ristanit dhe legalizimi i këtij rezultati nga pesë gjyqtarë qyqarë, konfirmoi përfundimisht se shoqëria shqiptare, shteti shqiptar dhe demokracia shqiptare kanë hyrë në një qerthull të rrezikshëm. Fitorja e Tiranës duket se do të jetë një kosto e madhe për qeverinë shqiptare, por dhe për vetë ne shqiptarët në arenën ndërkombëtare, duke treguar para tyre se ne jemi demokraci jofunksionale, ku zgjedhjet nuk realizohen brenda standardeve demokratike, por sipas dëshirave të njëshit të mazhorancës shqiptare. Kjo kosto do të rritet shumë herë më tepër nëse do të llogarisim reaksionin që do të çlirojë përmbysja e këtij rezultati. Nëse demokratët shqiptarë ndihen të lumtur dhe kanë hapur shishet e shampanjës për të festuar fitoren e kryeqytetit, i humburi më i madh i këtyre zgjedhjeve do të jetë kryeministri i vendit, Sali Berisha. Kostoja e marrjes së Tiranës do të shndërrohet së shpejti në një bumerang fatal për vetë Berishën, por dhe për vetë komunitetin demokrat. Dihet shumë mirë që kjo kosto ka një haraç të cilin mazhoranca shqiptare duket se do e shlyejë me çdo kusht. Kryeministri Berisha, nëpërmjet marrjes së rezultatit në tavolinë, i dhuroi kreut të opozitës atë që i mungonte prej kohësh dhe që nuk po e fitonte dot prej dy vitesh, kasusin e vjedhjes së votave. Atë që opozita shqiptare nuk e arriti duke u zvarritur për dy vite rresht në protesta, greva urie dhe  bojkote parlamenti, ku nuk munguan edhe vdekjet e njerëzve, e arriti nëpërmjet rezultatit të Tiranës si  dhuratë e rënë nga qielli për Edi Ramën. Kryeministri Berisha, nëpërmjet rezultatit të manipuluar në tavolinën e Ristanit, deligjitimoi mazhorancën aktuale duke marrë legjitimitet të cunguar për Lulzim Bashën. Këto zgjedhje treguan qartazi para shqiptarëve se rezultati i tyre nuk vjen si produkt i votës, por si rezultat i manipulimeve dhe pazareve politike. Deformimi i këtij rezultati i jep të drejtën opozitës shqiptare të konsumojë të gjitha mjetet demokratike për të kërkuar përkthimin e drejtë të votës dhe rikthimin e demokracisë së cunguar nëpërmjet vjedhjes së votës. Deligjitimimi i mazhorancës nga ana e Berishës, duket se do të sjellë ndryshime historike në politikën shqiptare, ndryshime të cilat do të prekin edhe vetë atë. Futja në lojë e Lulzim Bashës nëpërmjet kësaj dhune antiligjore, vjen si produkt i një pazari të shëmtuar, pazar që deformoi votën dhe do sjellë konfigurim të ri në skakierën politike shqiptare. Nuk mungon në këtë pazar përfshirja e faktorit ndërkombëtar, ku ai amerikan duket se është më determinanti. Deklaratat e shpeshta të bëra nga ata, duket se kanë qenë më shumë lojëra fjalësh, sesa qëndrime konsekuente për çështje kaq serioze që rrezikojnë stabilitetin e vendit. Deklaratat e përfaqësuesve amerikanë apo dhe atyre europianë, me evazivitetin e tyre, kanë prodhuar një kaos të shëmtuar të përkthyer keq nga palët politike në Shqipëri. Pavarësisht pazareve në të cilat është mbërthyer politika shqiptare me faktorin ndërkombëtar, një gjë është e qartë; i humburi më i madh i këtyre zgjedhjeve është Sali Berisha. Ai ia ka dhënë tashmë Edi Ramës çelësat e deligjitimitetit të tij në qeveri. Fitorja e demokratëve, mesa duket do jetë si fitorja e Pirros dhe së shpejti pritet të lajnë haraçin e madh që ju krijua për pasardhësin e Berishës në PD. Padyshim që zgjedhjet e parakohshme po trokasin në Shqipëri dhe së shpejti në krye të lidershipit të PD po vjen Lulzim Basha. Karriera e tij është vulosur me gjakun e katër viktimave si garanci për çdo paudhësi të paparashikueshme të tij.

 

 

Belshi, eshte ne shqiperi ?

Se nuk po marrim vesht, kush eshte i " mire" e kush eshte i "keq", apo sipas interesave politike materiale postpremtuar.

 spiritus, komenti jot ky apo i marre nga ndonje gazete. Sidoqofte, me pelqeu. 

 Pjer, eshte editorial i gazetes Sot.

 nje gje me ben pershtypje......te gjithe ata qe bertasin per dhune per revolucion dhe per nje permbysje te regjimit salist, jane te gjithe me flamuj te huaj dhe asnjeri ne shqiperi.....nese me te vertete jeni kaq te indinjuar per cpo ndodh ketu, dhe jeni te bindur qe ky me te vertete eshte nje regjim qe duhet shperngulur, bujrum hajde behuni ju kurban per ne qe jetojme ketu......se une nuk di ndonje peshkaxhi qe me 21 janar ka qene ne ate linjen e pare te njerezve qe i dhunonin policine.....sa patetike qe jeni!!!

 Dhunonin policine? Vetem kjo qe nuk ndodh ne Shqiperi. E anasjellta ndodh me kile, po. 

Dhe me fal, denimi per dhunim policie eshte plumbi? Siç ndodhi ne janar? Ketu ka nje problem ne gjykim, me fal. >>

Une po flas per vete, e indinjuar jam per çpo ndodh atje dhe di te them edhe pasi e kam sjellur nga te gjitha anet problemin, e kam peshuar e matur mire e kam arritur ne perfundimin se ne nuk jemi popull me profil politik. Regjimet e meparshme kane lene pasoja te renda dhe e vetmja menyre rugedaljeje eshte nje edukim radikal i popullit ku i tregohen qarte te drejtat DHE detyrat si qytetar, ku themeli eshte ideja se monarku eshte ne sherbim te qytetarit dhe jo anasjelltas. Ne momentin kur pjesa derrmuese e atij populli te kuptoje se eshte me se e lejueshme, e madje do thoja edhe e fisshme te nderrosh parti sipas interesit (e ketu e di qe do keqkuptohem por e kam fjalen ne nderrim vote kur programi apo kandidati i njeres apo tjetres parti te josh me shume se ajo qe ti ke votuar gjer atehere), kur te mbaroje militantizmi i verber, atehere do fillojme mbase te behemi popull me profil politik. Sa per tani, jemi dele e dhen qe shkojme pas njerit apo tjetrit çoban. >>

Ne keto gjera nuk i dime dhe kjo eshte zgjidhja qe kam gjetur une por une nuk edukoj dot popullin, nuk kam karakteristikat te bej nje gje te tille dhe nuk kam kurajon te le çfare kam ndertuar ketu dhe te hull ne ere sakrificat e 13 viteve per tu kthyer ne atdhe e per te folur me njerez te shurdher sepse gjithmone sipas mendjes time, ai popull nuk eshte gati te kaloje nga bageti ne qenie politike. Dhe mua me vjen keq, po me shume se kaq nuk kam çbej. Une do shkoj atje per pushime e pastaj do rikthehem ne kete vendin e huazimit. Jo per qejf por sepse eshte gjithnje alternative me e mire se sa te kthehem, te futem ne tregun e punes atje e te kem te bej çdo dite me njerez parazitare qe duan te dine çdo gje e qe vetem punen e tyre nuk e shofin. >>

Dhe mendoj vertete qe atje ka nevoje per pastrim te klikes politike, qe ka nevoje per nje ndryshim the thelle te sistemit e qe ca koka duhen prere e ca duhen shfarosur. Pa revolte nuk do arrihet gjekundi, jo. Ne gjoja kaluam nga nje regjim ne tjetrin ne vitet 90. Cfare eshte e trishte per ne eshte qe kaluam me po ate dore udheheqesish…e ca si puna ime iken sepse pane qe nuk kishte te ardhme atje. Tani te dali nje e te thote qe ka ik nga qejfi…nuk e besoj, se asnje njeri normal nuk e le vendin e vet kur ky vend eshte nje vend qe PUNON. Por Shqiperia nuk punon, jo, dhe une nuk do kthehem sepse nuk i kam borxh asgje atij vendi…Ai vend po, ai vend me ka shume borxh mua! >>

Keshtu e shoh une. >>

Fakti qe ti s'di te kete pas ndonje peshkaxhi ne 21 Janar nuk dmth qe s'ka pas, ashtu sikurse fakti qe ty te duket se revolucion kerkojne vetem keta qe jane jashte nuk dmth vertet qe ne qe jemi brenda pajtohemi me cdo lloj perdhunimi shteteror vetem se duam te na bien veshet rehat se jemi cfilitur shume nga '97.

Komenti fundit i ve piken gjithe ketyre diskutimeve. As nje presje nuk heq.

 Ueeee, per zotin! Filloi punimet pallati pa leje te lagjja ime qe kishte bllokuar Rama!

Nuk tallem! 

 Te dielen per diell? Sa te babezitur paskan qene aman. 

po kshu paguhet bonusi i mercenareve - me plackitje 

 Mjere ata qe do te blejne aty me 900 euro ne grope e 1100 euro pasi te mbaroje. Ai e nisi pallatin duke perfituar nga kaosi i zgjedhjeve te vitit 2009, gjate fushates. Punoi 24 ore ne dite. Rruget eq ka lene anash pallatit kane vend vetem per nje makine, as per trotuar, as per gje.

Pasi hapi themelet, Rana u kujtua t'ia prishe. Qe nga viti 2009 e deri me sot, ato themele kane qene plot uje e mushkonja, dhe disa trare betoni moren krisje.

nuk e di si do ta vazhdoje punen mbi ato themele. 

po thuaj shyqyr se po dalim nga kriza ku na futi rama. ec aty, filloi puna. nuk e di a do dale rama nga bashkia pa police smiley?

Reagimi i ambasadoreve pas Vendimit te Kolegjit zgjedhor.


“Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Alexander Arvizu dhe Kreu i Delagacionit të Bashkimit Evropian, Ambasadori Ettore Sequi, deklaruan sot së bashku: “U njohëm me vendimin e Kolegjit Zgjedhor shqiptar, si organi më i lartë ligjor që gjykon apelimet zgjedhore. Është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë, pas këtij vendimi, në mënyrë të qetë, të pjekur e të përmbajtur, duke vënë interesin kombëtar përpara çdo lloj interesi partizan vetjak.”

“Po aq e rëndësishme është që të gjitha palët, partitë politike dhe qytetarët, të presin derisa rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, siç kërkohet nga legjislacioni shqiptar. Ne besojmë se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre.

Ky zë tashmë duhet të dëgjohet dhe të respektohet nga të gjitha partitë politike. Ne do të ndjekim nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it, duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura në deklaratat tona të mëparshme”

Sa deklarata idjote, o Zot i madh... si tallen me ate komb!!! felliqesira qe te gjithe, njerez te ndyre dhe te pamoralte fare!

Cfare ka Berisha per te mospranuar aty? Cfare ka PD per te mos pranuar?

Po thuajeni troc, o njerez te felliqur: PS te pranoje rezultatin!!!!!!!!!!!!!!! Nuk ka aty "te gjitha partite"; aty, "te gjitha partite" qe duhet te pranojne vendimin eshte vetem PS-ja! kaq! Flisni mire, o njerez te felliqur! Mos fusni sherre dhe neverine qe pjellin kombet tuaja ne ate vend. ndyresira!

Berisha, gati t’i hapë rrugën Bashës drejt kreut të PD

 

Në Tiranë, edhe në Partinë Demokratike ka filluar të fryjë era e Bashës. Lulzim Basha tashmë e ka rrugën e hapur për të marrë kreun e PD. Konfirmimi i tij kryebashkiak i Tiranës është në të njëjtën kohë konfirmim edhe si pasardhës absolut i Berishës. . Basha vendosi që fushatën të bëjë me njerëzit e tij të medias, si me Henri Çilin, Artur Zhejin, Jorida Tabakun e etj., pa figurat qendrore të Partisë Demokratike, respektivisht kundërshtarët e tij në parti. Në këtë mënyrë, Basha ka vendosur të rrezikojë, duke marrë përsipër përgjegjësinë e një humbje  të mundshme, por nga ana tjetër atij i takon merita e fitores.(kuptohet me ndihmen e vogel te vellezerve overseas) Kjo betejë ishte edhe prova e Bashës për të qenë pretendenti kryesor për kreun e PD. Në këtë kuadër, kryeministri Berisha pritet të bëjë lëvizjet e para, për t’i hapur rrugën Bashës drejt kreut të PD.

zoto,  po jane ambasadore o burre, e thone me diplomaci.  ia u do zanati.smiley

Cfare diplomacie mor burre!!! Ku eshte diplomaci ajo? ajo eshte ndyresi e neveritshme! Ata felliqesira duhen debuar me shqelma nga ai vend! Humbi Tiranen; duhet te pranoje humbjen. Dhe eshte vetem nje parti qe eshte ne gare! Nuk ma merr mendja as mua, as ty, as PS-se, as PD-se as gjinkallave dhe mushkonjave ne ate vend qe ata e kane fjalen dhe per Hysni Milloshin qe te pranoje rezultatin!!!! Nuk thuhet "te gjitha partite"!!!!!!!!

Eshte kafsheri bre, eshte loje e neveritshme qe behet me ate popull! Te felliqur jane, te ndyre, te neveritshem, shtaze, hic njerez nuk me duken! Nuk i detyroi njeri te flasin fare, nuk kishin pse te shpreheshin... meqe donin te pellisnin dhe lehnin dhe ata, te lehin sic duhet dhe mos na cajne trapin shume! Kafshet e ndyra!!!

zot me fal sa me nerva jam bere... smiley((((((((((

 Amon Zoto mos mu nxej, se mezi te kemi. Ajt mos e prish gjakun smiley). Na thuaj po erdhe kete vere, ta pijme nai birre. Respekte

thenkju nardo. me kenaqesi do e beja. smiley

PS: sorry qe shpertheva prape smiley

thjesht si qytetare te Tiranes, dmth. qe per pak momente i lene anash bindjet ramiste e shikojne interesin e pergjithshem, fitorja e Bashes eshte ne favor per te gjithe Tiranen. Tirana e Rames eshte nje qytet me shume probleme, qe jane thene e sterthene dhe nen drejtimin e Rames as qe kishte ndonje mundesi qe do te zgjidheshin, vetem sa do perkeqesoshin me shume. Basha do te jete shume i motivuar per te punuar, ka nje program ambicioz, ka edhe perkrahjen e qeverise qendrore dhe Basha mendjen e ka se si te realizoje nje qeverisje te mire per bashkine Tirane dhe jo ta perdore per konflikte politike. Nga nje periudhe betonizmi e keqqeverisje, tani Tirana hyn ne nje periudhe zhvillimi e permiresimi te jetes se qytetareve. Tash eshte koha per modelin Basha dhe te PD ne krye te bashkise, Rama dhe PS e kishin mbyllur kapitullin qe me pare, nuk kishin cfare jepnin me edhe sikur te donin.

 Po, dhe ne 21 janar nuk vrau policia gje, ishte grusht shteti, dhe Rama duhet vrare, Berisha duhet bere mbret.

Ik e qerdhu tani

 Ka nga ata qe bien ne kompromise edhe me vrasesin. Ka edhe nga ata tjeret qe vazhdojne drejte e nuk njohin kompromise.I gjithe ndryshimi qendron ketu. Ne fund te dites te gjithe i japim llogari vetem vehtes. Ca e kane harruar vetegjykimin...

 Tash eshte koha per modelin Basha dhe te PD ne krye te bashkise,

Dakort mire e ke ti, po ku eshte ky "modeli Basha"  a na i trego pak ?!!! Ndoshta ke te drejte ti,...na hidh pak drite te shohim !

edhe rama nuk kishte model kur u be i madhi i bashkise. edhe ne fakt kishte nje dallim thelbesor me bashen: nuk kishte lek smiley? kurse tashti kemi nje kandidat qe vjen me lek e nje qe iken me lek? ky hyn modeli ketu s'po e kuptoj fare smiley.

 Pune e pare qe do te beje Basha  kur te behet K Bashkie eshte te prishi te gjitha projektet e E.Rames!Kjo eshte e sigurt si buka qe ha.Do ti vere kazmen sheshit.Pra gjith ato para qe jane paguar per ate  ndertim do te shkojne per shele.Pastaj do te filloje te ndaj llokmat per pjestaret e oborit dhe te atyre qe ka prane.Shkurt do ta qelbin siç e kane qelbur gjith andej nga kane vene dore keta plhera.Shikoni si jane betonuar kodrat e Dajdit,tek liqeni artificial, tek komuna Kashar.Ky do te jete modeli i Lulzim Bashes per Tiranen.

Ok te gjitha per Lulzim Bashen, por per ashtu si eshte katandisur Tirana, ncncnc s'kam shpresa. Eshte kollaj te heqesh kioskat te Lana, po 12 kateshit te Edit nuk i behet dermani.

 Po 12 katesheve te Berishes si do t'ia bejme, se ato te Edit e kane te pakten nje trotuar para e dy kokrra peme.

"vini interesin kombetar mbi ate partizan e vetjak"

  1. imagjino ne c'fare shkalle kane arritur saqe detyrohen 'drejtorat e kopshteve' ne bruksel e uashington tu thone hapur ,punoni per vendin tuaj.por si mund te mbroje interesin kombetar nje i shkombetarizuar?eshte kaq e thjeshte
  2. .2.jam kurioz te di si do reagoje lubo&co ndaj kesaj deklarate 'nacionaliste'.
  3. kjo eshte arsyeja e vetme qe ne jemi katandisur turpi i botes
  4. kjo fjali duhet te vihet me shkronja te medha te selia e cdo partie ne arnautistan.

Quiz (me zhvillim jo me multiple choice): Cfare kane dashur te thone te nderuarit me fjaline pa kuptim me poshte?

"Ne besojmë se më 8 Maj, qytetarët e Shqipërisë votuan për kandidatët e zgjedhur prej tyre"

 smiley

e me verte

Edhe nje pyetje tjeter ne lidhje me fragmentin: "Ne do të ndjekim nga afër përmbylljen e procesit zgjedhor dhe shpalljen e rezultateve përfundimtare, si dhe vlerësimin e procesit nga misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve i OSBE/ODIHR-it, duke pasur parasysh shqetësimet e ngritura në deklaratat tona të mëparshme”. Pyetja eshte kjo; Po ne 96 a e ndoqen zhvillimin e procesit dhe vleresimin e tij nga misioni i OSBE/ODIHR? Nese jo, pse nuk e ndoqen? Nese po, cfare bene per te ndihmuar Shqiperine pas atij procesi?

C'bene per ta ndihmuar? Priten te plaste. Pasi plasi, erdhen me tanke. Kur plaste ndonje arme, i fshihnin tanket.

Kam qene i pranishem kur u qellua nje djale ne 97 ne mes te rruges, dhe pasi ai qe shtiu u largua, njerezit qe nxituan ta ndihmonin u hapen menjehere, sepse pane te vinte nje autokolone e ketyre. Autokolona kaloi anash trupit dhe iku. 

(Edi).. ne fakt kishte nje dallim thelbesor me bashen: nuk kishte lek Big Grin?

Dallimi kryesor eshte se kur erdhi Rama ne Tirane lulzonte kapitlilazmi i qofteve ke daja, me kjoska ku era e amonjakut ti cponte hundet ,ku e gjithe Tirana ishte e shtremet, me ate popullsi qe vershoi ne Tirane si Lumi i Lanes me pislliqe, me ndertimet paleje, dhe ndertime te pamundura te kontrollueshme pershkak te korrupsionit vertikal, nuk mund te kekosh persosmerine, Tirana ka 1001 probleme qe jane bere pale pale vetem per hire te luftes pa princip politike, qe bejne partite e fuqishme me hile me njera tjetren, e cila ne fakt eshet ne dem te publikut,nuk dua te mbroje Ramen, sepse nuk kam as nje interes nga ai, por duhet thene edhe kjo, te pakten Rama nuk eshte i akuzuar per vrasje!

Rama me gabime pa gabime do te mbahet mend per ate qe Derrit kurre nuk i ka thone daj!

dmth ti thua që kurrë nuk iu lëpi as Tosit as Ilir Metës, se kishte moralin e vet

 ...edhe atij te modhit fare ne pushtet, mashtrues, korruptiv,demagog,vjedhes,vrases, me te gjithe te perbrendhmet e tij, qe mbajne gjalle,te nxjerre ne sy te te gjithve me figure dhe me ze, sa nje carcaf. Skishim pa ndonje model te tille me pare me Nanon ose Meten! 

si edhe?! dmth nuk i është lëpirë askujt?

 

haha

 Të kënaqet shpirti kur sheh Athinën të mbushur plot përplot me njerëz. Protestues paqësorë, e kanë mbushur citë qendrën e qytetit, para parlamentit.

 

e nga mos t'i duash greket per kete? hallall u qofte!

 vallahi, po e mendoja sot se çfarë duhet të bënte Edi. 

Meqë Saliu nuk e njeh demokracinë, as ka ndërmend t'a bëjë ndonjëherë, atëherë Rama duhet t'a shpërfillë fare Berishën. Le të bëjë një referendum brenda partiak por të drejt-përdrejtë. Çdo anëtar dhe simpatizant i PS të votojë. Nëse do i njohin zgjedhjet, apo do bëjnë mosbindje civile. Të dalë e t'u thotë: popull unë kështu e kam terezinë, nuk dua t'ia njoh pushtetin Saliut. Jeni me mua ju, apo nuk jeni? Më thoni. Në qënçi me mua, edhe unë me ju deri në vdekje. Të mos u premtojë asgjë. As punë, as të ardhura, as tendera asgjë. T'u premtojë demokraci. Që do dëgjohen, do respektohen etj etj. 

Le të vënë dhe një nga miqtë e Endrityt për balancë. Që të ketë mendim të kundërt. Të thotë ky tjetri, unë dua t'i njoh zgjedhjet. Le të votojnë dhe rob si matiriu apo këta të tjerët. Çfarë do bëhet. E do populli apo s'e do. 

Nëse do të përdhunohet analisht populli, se ka frikë Saliun, t'u thotë Edi: Na një prezervativ o popull, që të paktën të mos të të zërë SIDA. Edhe mirupafshim. 

 

More SIDA nuk eshte gje po thua ishalla nuk na ngel populli me barre e dalin salinj te vegjel se pastaj te shkretet ne...

whoa whoa whoaaaa... hold your horses mate. na bere lemsh. ke ndonje shembull nga e kaluara ti per Ramen qe mendon se mund te beje te tilla gjera ai njeri?

Oranje Leeuw...." Të kënaqet shpirti kur sheh Athinën të mbushur plot përplot me njerëz...."

 Pa derman ore! Por sidomos kur i kane gjite plot  e per plot,...me nga ato Molotovkat !  Goxha avaze i japin ...Kryes se qytetit, apo jo?

 Ja Gravë, shifi vetë: http://www.youtube.com/watch?v=Wow26rOIbrQ

pa flamuj partish, pa asnjë organizim politik. Njerëz që mblidhen në qendër të parlamentit për të drejtat e tyre. Det njerëzish, pjesëmarrje masive e paparë. Të gjitha televizionet citonin se nuk kishin parë ndonjëherë kaq shumë njerëz.

e vetmja gjë që ngjan me molotovka, janë gjokset e greçkave të reja.

 

Oranje, Rrofsh se me kenaqe me fotot!

     Po me habit populli grek !Duket se e gjithe rina eshte  ne rruge qe kerkon ndryshimin.(E jona kafeneve, diskove dhe duke  vrare miza!

 Ndryshim te  kujt kerkojne? Te  nje Sistemi Kusarie, qe e  shpuri vendin buze katastrofe. Jane vone por jane ne kembe.Populli yne gjithenje ben zgjidhjet  e gabuara dhe çeshte me e keqja shume te vonuara.Situata jone ekonomike eshte sot me e rende se e grekeve.Qeverria i  hoqi dhe breket per  te  shitur te  tundurat e fundit.me qarte se tha do shesim dhe   ... basenet, rezervuaret, pritat e digave, te  mbushura prej Enverit.... e Ishujt, nuk ka ku vete me.Greket  kete  nuk  e kane bere.

   Mua shembulli  grek me tmerron.Dhe jo se po vuan populli  grek, me Qeverrite e gati prej  nje shekulli,  thellesisht antishqiptare, por se une di  nje Sentense 3000 vjeçare  te Aztekeve.

Qe thote:"Po degjove vaj e e te qara ne çadren e komshiut, prite ulurimen ne çaderen tende..."!

 

Nacionalistet mund te ferkojne barkun sa te duan po u fundos greqia do te marre dhe shqiperine me vete.

Une po i ferkoj putrat qe c'ke me te, per nje arsye te vetme. Shpresoj te ndaloje politika shoviniste e grekeve (elites greke, jo popullit, qe te kuptohemi qarte) ne Shqiperine jugore. Shpresoj se duke u gjendur ne prag te falimentimit qeveria kleptomane e vendit fqinj do te ndaloje ndertimin e kishave e kryqeve tmerresisht te shemtuara (shiko "katedralen" mbrapa ministrise se mbrojtjes), ndertimin e varrezave artificiale, dhenien e "pensioneve" tradhetareve gjakprishur e kopila pa identitet, lobimin kunder Kosoves e Shqiperise etj etj.

 

 Pashë dje, në këtë orë të mëngjesit, një shkrimtar grek të ftuar në një emision. Më habiti me mënyrën sesi artikulonte mendimet e veta. Thoshte: Ne nuk kemi patur këto vjet demokraci. Kemi patur fasadë demokratike, por jo demokraci. Ishte oligarki. Demokracia funksionon me BESIMIN. Ndërsa autokracia me frikën, presionin, dhunën, oportunizmin. Ky tha, është shanc historik të kemi realisht demokraci.

Tha pastaj, këta njerëz që mblidhen dhe kanë një vullnet të caktuar, do duhet të projeksionohen tek partitë. Pra vullneti i tyre duhet marrë parasysh. Duhet të transformohen politikanët si zëri i tyre. 

Vazhdoi më tej, stresi, ankthi, ndjenjat negative të këtyre njerëzve që mblidhen, duhen adresuar. Mandej duhen qetësuar. Nuk duhet lënë ndjenja negative të zërë rrënjë në popull, mllefi, urrejtja, neveria. 

Sa ishte ky në emision çka po dëgjoja, ishte mrekulli më vete. 

Shof pastaj krahasoj.... ehhhhhhhhhh!!! ehhhhhh... 

eh...

 

 Oranje, pse ndodh kjo,  si pozicion jemi shume prane demokracive fizikisht dhe po kaq larg tyre thelbesisht?

 Oranje ka nje ndryshim thelbesor ndermjet protestave ne athine me ato ketu. Sic e the dhe vete ata nuk jane nje organizim politik, jane pa parti. Eshte thjesht populli i cili i thote 'boll me' te gjithe sistemit. Ndersa ketu tek ne ndodh krejt e kunderta. Nese edhe ketu tek ne protestat do te ishin pa parti dhe qe do t'ju kunderviheshin te gjithe sistemit (Berisha dhe Rama) ateher po, do te perkrahja. 

Por ne shqiptaret nuk e kemi kulturen e protestes. Nuk dime te protestojme per te drejtat tona. E bejme kete vetem kur na therrasin dhe protestojme jo per drejtat tona por per interesat e liderve.

vallahi, po e mendoja sot se çfarë duhet të bënte Edi.
...breshkak,breshkat..kujtoje mos haron breshkat pa i mare me vete...

 Si mer iku Rama wawww ca po na digjojn veshet anej ka allbenja. Ej megjithmen po kto medjat e majta kush do i financoj nashti?

Pse, me verte iku Rama ?!

Sa u ktheva nga Spanja dhe mora vesh se i paska mbledhur dokumentat dhe breshkat qe kishte ne zyre   smiley

Ca te keqe ka qe Rama mban breshka ne zyre? Kjo s'ka lidhje me ankesen ndaj Kolegjit Zgjedhor. Apo ka?

Ja te beje ankesen ne Venecia ai dhe shikoni juve pastaj qe i tallni Breshkat...

Ju ka lene doktori pa pune tani qe mbaruan zgjedhjet dhe i jeni sulur breshkave te Rames si grabitqare breshkangrenes smiley

Ne doktorri na çon dhe me pushime ! jo me qe na mban me pune ! po breshkat vallahi nuk i kam ngren ende, po ku i dihet !

 

Lum si ju per ate doktor qe e keni sa mali i Jezerces. Une gjithmone ne pushime iki "me forcat tona".

po te kete pak tru e "guts" e nese do qe te Mos behet qesharak, pushon se foluri me patetizem e te drejtuarit te racionalitetit te nje turme Mafioze e kriminale. Ai duhet te komunikoje vetem me popullIn (per momentin qofte edhe vetem me popullin opozitar qe perben shumicen e pamohueshme te shqiptareve Brenda dhe jashte atdheut). Smund te kete marreveshje me Bishen qofte edhe sikur ta detyrojne amerikanet. Bisha eshte tashme "beyond any redemption", edhe ai vete me marrezine e tij e di kete. Shqiptaret duhet te fokusohen drejt nje te ardhme te afert pa kete perbindesh dhe te shpresojne e perpiqen qe kjo te arrihet sa me pare. Kushdo qe nuk eshte pjese e regjimit duhet ta dije tashme Se me BIshen ne krye e keqja dhe zullumi nuk ka fund dhe e keqja me te kurre nuk do te marre fund. Tashme nuk ka te beje fare me Ramen, (ai madje duhet denuar per kete zvarritje pa fund) tashme ka te beje me mbijetesen tone dhe per mua nuk ka fare rendesi se kush vjen pas ketij Bishe e krimineli serial te popullit tim, vec ai te detyrohet te ike nje ore e me pare. Me kusht qe kushdo qe vjen duhet ti shkoje Deri ne fund ndjekjes penale te tij dhe shpurres se tij. Sot Berisha eshte kthyer ne Gadafin tone dhe cdo dite qe ai ngerthehet pas pushteti te tij te qelbur na kushton te gjitheve ne paperjashtim shume e teper dhe akoma me shume sec mund ta imagjinojme per momentin. Sa per largimin prej projektit evropian, kjo nuk mund ta shqetesoje Fare Sulltanin tone pasi Sado te perpiqet te paraqitet me Modern ky njeri primitiv Dhe fisi I tij, ata Jane ne konstruktin e tyre mental e botekuptimor te pakten nja 600 vjet larg nga Evropa dhe qyteterimi perendimor.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).