tekset---03_tn_10.jpg (240×180)Femijet shqiptare dhe ata te Kosoves, pritet qe te mesojne gjuhen shqipe permes tekseve te unifikuara.

Ne nje takim te ministrit shqiptar te Arsimit dhe atij te Kosoves, u tha se jane ngritur grupe pune te perbashketa, qe po punojne per unifikimin e programeve mes dy vendeve tona, ne menyre qe femijet e klases se pare, te mesojne me te njejten abetare.

“Së shpejti do të kemi tre tekste që do t'i shërbejnë fëmijëve, nxënëseve që do të bazohen në program të njëjtë", tha ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj.

Ministria e Arsimit kete vit do te rrise numrin e kuotave per studentet e Kosoves qe mesojne ne Shqiperi. Ne te ardhmen pritet qe diplomat e dhena nga universitetet te kene dy logo, ate te Shqiperise dhe ate te Kosoves

12 Komente

Hap i nevojshem por i vonuar.. 2 logo? Pse cila eshte perspektiva?

Logo, flamuj, kush e mori vesh.....

Najs, me ka pelqy.

Ket punen e logove nuk e mor vesh as une po hajt mo.

 U be per te gjuajtur me top.Me ne fund e vune nje gur te perbashket ne mesimin e gjuhes shqipe.

Bush, aty e kane gjetur 'gjuhen e perbashket'.

Megjithate edhe mua me gezoi lajmi, mgjs 1) jane ende plane, 2) konkretisht behet fjale vetem per abetaren dhe 3) me duken dengla/mashtrime keto te diplomave dyshteterore.

Mund te behet fjale per diploma te perbashketa e ia mbyt kot Topi. Dmth kane diskutu per kete mundesi dhe osht sperdredh informacioni.

 Shume mire! Ato qe parashtroi Pacolli, po fillojne te levizin. Fillimi i mbare gjysma e punes. Ja keshtu, urte e bute  do konvergojme atje ...

Femijet shqiptare dhe ata te Kosoves, 

 

Ah o kafshe, o kafshe!!

grupe pune te perbashketa, qe po punojne per unifikimin e programeve mes dy vendeve tona, ne menyre qe femijet e klases se pare, te mesojne me te njejten abetare.

 

po pse te mesojne  vetem njejten abetare?!  pse jo edhe te njejten histori, gjeografi etj etj??

 nejse, fillim i mbare, do ta quaja. 

E natyrshme dhe e arsyeshme! Shpresoj qe ky te jete vetem fillimi. E shkuara e perbashket, dhe vlerat kulutorere qe ndajme si komb, edhe pse i ndare ne menyre artificiale, duhet te na nxisin qe mardheniet tona te na bashkojne edhe me shume. 

Me sa kam degjuar, dhe ne kohen e komunizmit ka pasur njefare bashkepunimi te ngjashem mes shqiptareve jashte kufirit e atyre ne Shqiperi. Tekstet e mesimit shqip te botuara nga SHBLSH eksportoheshin ne tokat shqiptare ne Jugosllavi.

Shpresojme qe keto plane te mos jene thjesht ne leter. Duhen forcuar marrdheniet dhe me shqiptaret e maqedonise, sepse jane lene ca si teper pas dore nga shteti i tyre dhe yni.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).