images (268×188)

Unë erdha në orën e shiut.
Sqeparë binin rrufetë me lotë.
Dhe fjalët e tua mbanin në ajër tavanin.
Ne jemi bashkë në shtrat si detaje në fabrikë,
pas orës së punës.
Në errësirën industriale aq artificiale.
Të shtrirë në arkat tona gati për të nesërmen.
Ndoshta edhe ngjajmë, se ndihemi,
si gjysmat e një poçi të thyer.
Atje ku rri dashuri jote është fresk.
Atje ku rri dashuria ime bie diell.
Kur ne nuk marrim frymë me hundë,
kur ne na tunden dëshirat si hije,
dy gjunj të bardhë si qirinj ndizen,
mblidhen nën bark si fetus,
si për gjumin më të mirë.
Si për të kthyer orën derisa të rritemi deri në vdekje,
me dëshirat dhe ankthet.
Në çastin e pritur të dështimit,
kur drita luhatet si shtrat që tundet nga dashuria,
ti bën magjinë.
Gjunjtë si dy qinjtë e bardhë ndizen,
tregojnë botën e pavdekshme të dëshirave të mira.
Ti bën magjinë me dritë dhe me aromë. 
Si qirinj të ndezur për shpirt në altarë,
gjunjët e tu.
Toka kështu bëhet kaq e sheshtë.
E makina njerëzore një lojë.
Ti e di, unë erdha në orën e shiut.
Fryma jote me dhëmbë të bardhë,
m’i veshi sytë me avull.
Dora jote si qenie e rrallë, më drodhi buzën 
dhe e shpërvoli shpirtin si ena bosh që pret një gjë.
Po shpirt, deri atje në ato kufijtë e vjetër të paraseksit,
ku ti je ende një vajzë e vogël,
unë një djalë me kokën e çarë me gur, 
mbetem i frikësuar.
Dashuria nuk është aq e mirë:
Se kur e kupton që të zuri,
trembesh. 

114 Komente

Dashnia Rud (petlle, shyqyr, se na u bo zakon, ja, redaktova komentin), osht ose e mire, ose shume e mire, ose e shkelqyshme. mos na i ngaterro konceptet e ngulitme tashti...

5*

ps. pjesa e fillimit (ato si nja 10 rreshtat e pare ) - gorgeous

femnat cimo: nuk ka asnje te keqe.

Ne nivel narracioni eshte dobet.

it's an Ok love poem. i vetmi problem duket mosperputhja e logjikes se te rriturit ne fillim te saj me ate te nje femije ne fund.

Te kishin logjike keto pune Av, s'beheshin smiley.  

Por pikerisht, pikerisht ... 

Nejse, mos ma lexo postin fundja se jam me tabaka ne dore ndaj dhe i cik e njeanshme smiley

je i fije gabim, po ec se nuk prishemi smiley

Hehehehehe, mos nxir inat se une nuk nxora atje ku e kishe ti gabim smiley.

Vec mos te kapsha ne ndonje vend tjeter qe s'jam me tabaka, pa me liko kreve smiley

 

po ca inati, pash zotin? i said, it's an ok poem. nji qe shkrun e di mire ca dmth te arrish tek faza Ok. Nuk perputhet logjika ne dy pjeset e poemes, o Monda, me ose pa inat smiley..kaq po mundohem te them. po kjo eshte vetem e verteta ime smiley, se e jotja mund te jete krejt ndryshe... une asnje problem nuk kam me kete gje.

tani kape prape tabakane smiley dhe mos e digj likone...si te hahet liko ne ket ore nje here smiley

 

edhe sa per dijeni i kam dhene 5 yje smiley

Po c'inat mi xixellonje smiley.  Pupupupu tani u bera me inat pe verteti se me shkoi batuta dem smiley.

PS: per tabakane e kisha si "pruresja" e kesaj poeme, jam vetvetiu, peshkisht e njeanshme.  Ndaj edhe s'me takon te bej sherr.  Liko?  Cer likoja, s'kam arritur akoma te ai kapitulli i librit te gatimit smiley

PPS: E leme me ceshtje te vertetash smiley.

hej, nuk e vura re fare pruresin... ti qeke mi hajrije smiley lol...

smiley

Po xixellonje po smiley.  

xixellonje???? hahaha, tani e kapa.... boo, e tmerrshme je... me fal po un nuk jam smart person fare...smiley

aq e du at xixllonjen, oj ti cuce, sa kur fillon e cakerdis me vjen ta vras fare... po prape e du, nuk e fsheh smiley

 

ps : Rudi, me fal, po kjo Monda e ka fajin smiley

e opa te rudi, e opa te rudi... smiley

smiley

 

smiley

e me mir, un ska shume qe e mora vesh qe petlla eshte rudi... m'falet smiley

Cfare te falet? te mendosh? c'lidhje ka emri i autorit? kuptova une gabim apo "diskutimi" po behej per... ahem, poezine?

do i interesonte valle poetit lajka? aty pastaj do merresha vete me poetin. smiley

zoto faleminderit ne fakt lajka nuk ka lidhje hic me poezine, ti ke shume te drejte. faleminderit per gjykimin.

nuk te gjykoj. smiley

morning zoto. un mendimin tim e thashe disa kate me lart. keto te tjerat ishin ni muhabet me monden qe mund ta kishim bere dhe ne privat por pertonim. mund ti fshije admini.

per te tjerat te jap te drejte. ciao, nje te shtune pa shi e mjegull.

morniiiiing smiley

eshte nje e shtune e kendshme. vape, diell... qetesi. pa asnje gjinkalle rrotull.

e tille qofte edhe andej nga ju. - e kendshme, dmth. smiley

nah, its raining in here. smiley

back to fjala- e kendshme. Para disa vitesh, ne nje takim intim letrar, me i fjale nji rreth i ngushte shkronjesish, per here  te pare degjova ne nje ligjerim te lire te perdorej si vijon smiley

- Ma kenda ta lexoj dhe nje here ate liber psh. dhe me tej

- Oh c'me kendelle me kete qe the... :O

se si vinin keto fjale, se si vinin smiley

dhe te tjeret nga intimiteti nuk guxonin as ta pyesnin se uot dhe hell dhet ment. 

- "he, se e kuptoj me vone... me ndihme te muhabetit ne kontekst..."

- "ca tha qy mo??? kendaa? keenda? hmmm..."

- "c'ja futi kot"

- "ta pyes mos ta pyes... zere se nuk e degjova mire...: cfare trafiku i qelbur kur erdha ketu..."

samthing llajk dhis, or sou.

ato dy fjale jane shume te bukura ne vetvete, ishte pune regjistri ligjerimor me teper, kind of old, if u know what i mean smiley ok e lashe ketu, se nuk osh veni smiley

kool doun yous lassies.

mjafton titulli, plus tre vargjet e fundit...

nuk mund te shkruhet cdo lloj spazme dhe te shtiret per mendim fin.

ca thone qe ne poezi gjerat nuk i binden llogjikes; gjuha nuk i bindet llogjikes...

perkundrazi. - per mendimin tim. njeriu nuk mund te prodhoje arte dhe copeza arti te pakuptimta. nemos me mendje te ftohte, me zemer-mendje te nxehte, duhet kuptuar. perndryshe nuk ke transmetuar leshte. dhe aty eshte zotesia e artistit, tek transmetimi.

nuk dua te bej si ekspert, por poezia duhet te kete kuptim dhe nuk i lejohet nje dobesi e tille: titull plus 3 rreshtat e fundit.

eshte si puna e asaj poezise qe na solli dikush dikur... qe permbante fjali ne kllapa!!!

kur shoh alivanosje pastaj... magjike fare!!! nje tjeter andej nga koshi i plehrave hoarding-mound, sjell nje demek poezi; kuptohet, plehre fare, sa per te treguar se na ka lexuar nje liber.

thote Balzaku diku, qe me ka mbetur ne mendje(what do you know... yeah, apparently i too can go through some basic thought process), kur pershkruan nje pjese te jetes se Parisit treguar nga goja e nje te riu...

"shumica e artisteve/aktoreve paguajne per levdata... me te urtet(mencurit, zgjuarit) prej tyre, paguajne per kritike". ky per vete ishte gazetar qe merrej me kete pune; pra edhe merrte leket.

nuk e di, po me nivelin e papare te kriticizmit qe keni ju, do na prodhoni ndonje brez poetesh me fame boterore, sa do e nxjerrin Nobelin fare jashte loje, se do shterrojne te gjitha te ardhurat e shitjes se dinamitit.

Rudi... mos u ndjej keq. keshtu di, keshtu them - une.

zoto ti duhet te krijosh te vetja ca durim se gjithmone si poezia nje gje e ka nje fund, por ama perpara se te vije fundi, (perfundimi) duhet te kete nje vazhdim.

jes, petlle. por: "dashuria nuk eshte dhe aq e mire" nuk ka kuptim ne asnje drejtim.

e shoh nga ana filozofike, psikologjike, shoqerore, poetike, llogjike... dhe me asnjeren nuk bie dakord.

titulli projektohet ne fund, dhe me poshte ka tendence vargu qe te ofroje shpjegim te "pse?"-se. dhe deshton ne aspektet e mesiperme.

ver re: per. mendimin. tim.

asnje gje me tutje se aq. smiley

dysho i her ne jete o njeri ha djathe dhie, si allci.

dashuria nuk është edhe aq e mirë, por hollë-hollë jo edhe aq e keqe.

smiley

Si puna e asaj supes se trashe.

...qe nuk hahet me luge plastike smiley

Fe-He, ke gatu' gjo? Na ka dale emri, na boni njona lanet, qe mos ja nifsha eren cdo lloj supe, qe dreqi e marrte. smiley

ti ike udhës së pafundme, ku bini drurët gjethelutës, dhe prapë e di se do më ngelet, i arti medialion i supës.

 

PS: rudi, më pëlqeu fryma me dhëmbë të bardhë. urime.

Fhja gjegjet para ligjit per inkovenjencat. premtimi I fundit me mjes neser para se me hyp ntajare. I keep my cross fingered...
Per me tmiren po mundohem

Stress No More. Ketu jena.

siç tha edhe shoku parafolës, nuk kena ngut fare, jemi si ai me gurin dhe tetëorëshin.  smiley

 Fryma jote me dhëmbë të bardhë,
m’i veshi sytë me avull.
Dora jote si qenie e rrallë, më drodhi buzën 
dhe e shpërvoli shpirtin si ena bosh që pret një gjë.
Po shpirt, deri atje në ato kufijtë e vjetër të paraseksit,
ku ti je ende një vajzë e vogël,
unë një djalë me kokën e çarë me gur, 
mbetem i frikësuar.

Me pelqen  menyra e procedimit poetik, figuracioni dhe fryma qe percjell. Eshte telash i madh dashuria per njeriun e shek 21.Pasigurite, dyshimet, ankthi ekzistencial e bejne kaq te brishte dashurine.Romantika tradicionale i le vendin dyshimit ekzistencial.Dy qenie te dashuruara si dy detaje ne fabriken sociale. 

Me kujtoi nje liber te Giacomo Dasquino: Frike nga dashuria.L`amore fa male.

 

XXI ke te drejte ashtu eshte. rrofsh.

Dashuria nuk eshte aq e mire.....eee,sepse njeriu nuk ka kufinj mbi lumturine.Por ti Rud sot,me kujtove padashtun nje poet ,i cili edhe ai per fat quhet [rudian zekthi] dhe po per fat,hera heres keshtu i konsideron dashurine dhe ankthin,ose anasjelltas.padashur te kujtoj varg pas vargu

kjo quhet lavderim xhatani. rudi9n e kam super mik edfhe si poet e dua shume. jemi shoke te nje rruge bashke, nje rruge pa mbarim/ : vetem ndonjeri qe di melodine e kupton edhe me tej..rofsh.

do te doja te mos kishte mundesi komenti per poezite, poetet mes tyre te komunikonin vetem me poezi, ne te tjeret te lexonim ose te ndalonim leximin. nga ana tjeter ky impuls i papermbajtshem per te folur te pakten te na beje lexues me te mire, me qe do te mbajme pergjegjesi per fjalet.

tani i hyra qe i hyra ketij deti, dua te vecoj "dhe fjalet e tua mbanin ne ajer tavanin", krejt gjetjen e gjunjve, plus idene e femijeve, qe me vjen personalisht e prekshme dhe e perqafueshme. si dhe me duket krejt e natyrshme qe duhet magji te kalosh nga erresira artificiale, arkemortet, tek femijet dhe frika e pare. ne kete transformim bashkefajesia mes personazhit femer (magjistarja) dhe mashkull (objekti i magjise) eshte e embel. 

s'po them qe vjersha eshte perfekte por jam e pakualifikuar te gjej difekte. jam vetem objekt i magjise, si me thene.

monda te lutem shih mos i rregullon 2 gabime shtypi, rreshti 10 dhe 22.

e me trop me trop, sa miliona njerez na duhen si ty, te mberrijme ne nje vend me te mire. mberrifsh. une jam me idene qe nje poezi nuk mundet te kete te drejten te jete e perkryer, po nuk qe gabimisht njerzore.

 Ah, jo trop.Te drejten e fjales na i jep Kushtetuta. Ti po shkel Kushtetuten. Akti krijimit eshte vetmitar, edhe leximin do ta kthejme ne nje psheretime vetmitare? Nje ditez vizitova i vetmuar nje ekspozite ne Galerine e Arteve , kembe njeriu aty , vetem une perballe telajove . Kur i kqyra te gjitha, mora per nga dalja e aty portieria, nje grua e kendshme, sikur ta kish kuptuar deshiren time uleritese qe une doja te flisja, me pyeti: he , si t`u duken? Kaq u desh e filluam nje bashkebisedim te kendshem, un me impresionet nga pikturat e ajo duke me treguar per recetat e gatimit qe kishte mesuar duke ndjek emisionin : Si te gatuajme smiley

ide shume interesante trop... poetet t'ua nisnin poezite me mesazhe private apo me emaile njeri-tjetrit... publiku jopoet, po te doje t'i lexoje, le te bleje librin, dhe vate ajo pune. hmmm... gud ajdia.

gud ajdia!

petlle... nje milimeter me tutje qendron opcioni qe poetet t'i lexojne poezite e tyre para pasqyres, dhe poetet e tjere dhe populli, nese duan t'i lexojne, le te blejne librin; nese autori, ne konsensus me imazhin e tij ne pasqyre vendosin te botojne gje. jemi qe jemi, pse mos i fusim dhe nje super mejk-ap. po prit; te presim reagimin per propozimin e pare njehere... pastaj ta fusim kete te dytin me marifet. si thua ti... 

me mer mbiemer edhe ku di une, nuk me duket ky rasti...

flm sol. zoto paska qe e kuptojne edhe me mire se ai qe shkroi... ashtu ngjan sol. flm.

paska qe e kuptojne edhe me mire se ai qe shkroi

po he... ja. cfare t'i thuash kesaj?

para pasqyres petlle. me vrap.

mbaje mend citimin. nje dite do e shohesh ndryshe, shume ndryshe. mos u trondit.

faleminderit qe me le, mos me fol si isha dje, eheheee, ke pasqyra ku me the, mos me fol si ishaaa djeeee. rrofsh zoto. fare tronditje te betohem per at grep.

mire, mos u trondit mos u ver ne siklet petlle.

e fundit: kur del para pasqyres, nuk eshte e thene qe imazhi ne te te jete gjithmone dhe domosdoshmerisht me emrin tend. ka plot emra te tjere... ka dhe ketu. smiley

belong... 

PS: asnje fjale nuk e kisha me te keq. as edhe nje. kisha mendime te mira ndersa shkruaja. smiley

jam jashte-zakonit tim i bindur. buzagaz vesh me vesh zoto. me te mira.

me duhet te shprehem sepse blogjet jane per tu shprehur. poezia me duket mjaft e dobet me metafora skandaloze ( 2 detale ne shtrat). o zot, ku e ka gjetur kete metafore?

krahasoj poezin e Hatibit qe me ka mbetur ne mendje qe nga ajo dite qe u fut ketu. e cfare dhimbje nga njera ane dhe cfare fisnikerie e bute ( qe te vret) nga personazhi tjeter. ajo metafore e ''qumshit te ngrohte'', nje mrekulli.

dhe ne fund:''Dashuria nuk është aq e mirë:

Se kur e kupton që të zuri,
trembesh. ''

morali i fabules i dhene si nje keshille. poetet nuk japin keshilla, i dashur Rudi. 

flm. e dashur lira. po as lexuesit nuk lexojne gjera qe nuk u pelqejne. mgjth rrafsh shume.

 petlla, ti je rudi? mos e merr personale se nuk u be qameti ( nqse je rudi) per nje poezi te dobet. edhe poetet me te shquar kane plot poezi koti. mos u trego si nje shqiptar i ''mire'' sepse po te jesh poeti duhet ta dish me mire se mua qe poetet i perkasin nje kombi jashte kombeve. jane te vecante si te ardhur nga kozmos. 

kam nje pershtypje qe poezia eshte e mire, per kete arsye e solli monda se eshte botuar te alephi ka ca vite. edhe une e mbaj si te vleresuar per kesi arsye e falenderova monden dy here, edhe ja tre here faleminderit. do thuash ti c'eshte ky fare poeti? nuk quhet nese nuk te pelqen. falemiderit. une jam rudi.

 petlla, do i lexoj poezite e tua ngeshem , me vone, qe te krijoj nje mendim per to. duhet te jesh i kenaqur qe te kritikojne ca. lexoji kritikat, nuk them qe te jesh dakort me to, por lexoji, mendohu dhe asgje tjeter. une s'po them qe jam e verteta , rruga...etc. shpreha vec mendimin tim, pa doreza...

 Po ti pse harxhon kohen kot me nje poezi kot dhe me shpjegime kot me kot? Poezi kot=nje comange ne cacke te kokes te poetit. Alo, urgjenca.smiley 

Së pari Rudi, falemnderit që e solle dhe për mundin, se nuk na ke asnjë borxh. Nuk mban as edhe përgjegjësi për atë që shkruan, pasi nuk po i kërkon kujt gjë e nuk po dëmton njeri. Duke qenë se nuk po harxhon as letër, dmth. nuk po priten pyje dhe s'po shkatërrohet mjedisi, nuk po bezdis njeri, por je në qejfin tënd vërdallë e mban shënime se ashtu do, se ashtu të pëlqen dhe i mban ashtu si të pëlqen, i hedh nga të pëlqen e bën me to çfarë të do e bardha zemër; pra duke qenë se as nuk na ke, as të kemi ndonjë borxh, nuk arrij të kuptoj pritjet e pajustifikuara të ca komentuesve zhurmuesë këtu, që as nuk paguajnë për të hyrë, as nuk u zë vend, as nuk u prish punë e të cilët nuk ke pse i përfill e as pse u justifikohesh. Nëse vjersha nuk të pëlqeu, një klik më tutje ke nirvanën që po kërkon, hidhu andej nga poetët e mëdhej e lexo sa të kesh nge. Ke boll poezi të mira, të përkryera, kryevepra ke aq shumë, në sasira të tilla marramendëse, saqë nuk do të arrish t'i lexosh dot të gjitha tërë jetën, thjesht për arsye kohe. Ndaj është absurde t'i kërkosh autorit në rrjet cilësi, aq më pak kur nuk ta kërkon nderimin e të lexuarit prej teje.

Nëse nuk të pëlqen dhe arsyeja pse e lexove ish se doje të lexoje diçka që të pëlqen, lëre zonjë*zotëri dhe mos vazhdo më tutje. Nuk ke as pse e komenton, veç në të pëlqeu diçka e jo e tëra, veç në do të thuash një fjalë të mirë, veç në e ke për zemër mbarëvajtjen e shqipes a të autorit në veçanti. Nuk ke pse shpenzohesh në tirada pa kuptim mbi përcaktimin se si do të duhej të qe e bukura, ose çfarë nuk shkon aty; shumë njerëz më të zgjuar e më të ditur se ti kanë lënë leshtë aty.

Tani për poezinë vetë Rudi, pa dashur të bëj gabimet që përmenda. Për mua, dhe ndoshta, apo sigurisht, gabohem e kjo mund të diskutohet; pra për mua poezia është një gjendje gazore e elementit fjalë për në plazëm, në muzikë, për mua gjithnjë poezia është diç midis fjalës dhe tingullit, një terren efemer midis letërsisë dhe muzikës e duhet të ketë patjetër disa nga tiparet e kësaj të fundit: harmoni, ritëm, melodi; elementë këto të pashprehshëm me fjalë e që përftohen përmes magjisë së tingujve nëpërmes fjalëve, hapësirave boshe e jo së fundmi pamjes grafike të saj. Këto elementë më munguan tek-tuk në vjershën më sipër, por ka shumë të ngjarë dhe shpresoj të gabohem. Për brendinë ideore pastaj, as do e merrja mundimin të flisja: dashuria ndodh që është e frikshme, e bukur, mund të jetë tmerruese, ndoshta horror fare, perëndia vetë, gjithçka. Nuk kam nga ta di. Për ty paskësh qenë ashtu. Po e marr si të dhënë, por jo si kumt, si mesazh, si përcjellje; nuk ma do mendja se kemi nevojë për të tillë. E ç'kumt na sjell një erë a një cicërimë, ç'mesazh? Për gjëra të tilla kanë nevojë lexuesit e ekzaltuar nga pritja e mesiut. Nuk duam të jemi të tillë. E më fal se u zgjata ca si shumë. Falemnderit edhe njëherë e na ndero përsëri.

me të mira

mirazh me te mira, edhe gjithe ky debat nuk kas asnje te keqe. madje ka nje te mire shume te madhe per mua pasi me njohen me emer e jo me petlla. njeriu ne pergjithesi ka dy qasje, nje te njohur e nje te panjohur.

sic thua me lart, une nuk po pres peme te shkruaj poezi edhe une ne fakt e vleresoj te vetja kete. tjetra e vleresoj jashtezakonisht ndershmerine e te panjohurve qe shkruan ketu komente, sepse jam i sigurt se nuk do ndodhte ndryshe nese ishim te njohur. nuk e po e zgjas me teper.

thx te gjitheve, shume faleminderit per kohen e mundimin, se nuk ndodh aq shpesh te kesh fatin te perballesh me te panjohur qe gjejne miresine te vetja te kene nge edhe per ty.

shume faleminderit.

 Mirazh qenke llodh shumë per të mbyt  një mendim që nuk të pëlqen .

Nëse vjersha nuk të pëlqeu, një klik më tutje ke nirvanën që po kërkon, hidhu andej nga poetët e mëdhej e lexo sa të kesh nge. Ke boll poezi të mira, të përkryera, kryevepra ke aq shumë, në sasira të tilla marramendëse, saqë nuk do të arrish t'i lexosh dot të gjitha tërë jetën, thjesht për arsye kohe. Ndaj është absurde t'i kërkosh autorit në rrjet cilësi, aq më pak kur nuk ta kërkon nderimin e të lexuarit prej teje.

 Mos ,shumë rëndë dhe pa kahe.E unë jam kundra krikave mohuse të çdo vlere të një krijimi letrar po s'prish punë nqs se ka dhe mohues .  Sipas teje autori (apo postuesi)e ka vendosur veç për ata që mund ta lavdërojnë përndryshe kjo që shkruan  vlen dhe për ty mos e lexo komentin dhe vazhdo mendimin ..

 Nuk ke kuptuar fare çfarë kam shkruar. Nuk ke kapur brendinë e asaj çfarë shkrova i, e dashur. E po shkruan për atë çfarë mendon ti se kam shkruar e jo atë që kam shkruar vërtet.

 Kështu siç thua i bie që ti ke shkruar atë qê ke shkruar duke menduar tjetër gjë  dhe unë kam lexuar po atë që ke shruar ti por duke mos menduar atë që mendoje ti . Qysh i bie ksaj ?  Kam harruar dhe fjalën që shpreh kte..., spërdredhje i thonë në shqip.

Gjithqysh faleminderit ! e kuptova thelbin , s'ka problem.

Sqeparë binin rrufetë me lotë...

Mos eshte ndonje sipari i mbushur me rrufe e lote ...

Se qe te qaje sqepari ...biles me bubullima ???? ndonjehere s'kemi lexuar . Ndoshta ndonje vreshtar kur krasit hardhine e re ...po sikur behet me gershere ? Apo ndonje druvar ne pyll ne ndonje lloj druri qe "qan " .... po si duket nuk ka nga pyjet tona .

Une ne teresi nuk marr vesh nga "hermetizmi " , keshtu qe edhe mos e vlereso shume ,po keshtu krahasimesh si figura letrare ....se si me duket .  Me duket sikur Monda po ben poema me

dhe tabakate qe rreshkitnin ne duar si patina ...dmth mikpritje e mirseerdhje harmonike smiley

Mire je mo xhan smiley

5000 lek te vjetra, ble nje sqepar, provoje. rrofsh.

E dija qe nga ca shenja me pare qe je i mirseardhtun  smiley

Po mo u murzit me kritcizmin tone. Keshtu e kane keto pune harxhon , kohe dhe DASHURI per te miren e robve dhe te dh...mu ne sqepar smiley

ahahaha, tamam. me te mira.

 nuk është dhe aq e mirë.

"Në këtë vend kush dashuron,

ha bukë të ndyrë. 

dhe pasionet e tyre rrjedhin si rrëke nëntokë". - thotë një këngë greke.

Kjo këtu: http://www.youtube.com/watch?v=yjOIRYSawgA

 

Në këtë vend kush dashuron,

ha bukë të ndyrë

dhe pasionet e tyre rrjedhin si rrëke nëntokë

shume intriguese. cili eshte teksti i plote i kesaj kenge? ne anglisht po munde...

wow. qofte dhe nga translater automatik, ndihet qe eshte poezi jashtzakonisht e fuqishme. thanks oranje

 Ok ja një përkthim aty për aty:

 

Fjalët që thotë kompozitori janë në kllapa;

Agoni për elektroshok. Gjallavdekur në qelizë. Skena rok. Fotografi me Bellu-n (Sofia Bellu, emri i këngëtares)

 

Me aeroplanë dhe vaporë

Dhe me miqtë e vjetër

Vijmë vërdallë nëpër terr

Por ti nuk na dëgjon.

 

Nuk na dëgjon kur këndojmë

Me zëra elektrikë

Në kollonata të nëndheshme

Derisa orbitat tona prekin 

Vlerat e tua të vërteta.

 

 

Babai im, Bati (nënë e panjohur, shëmbëlltyrë prej balte dhe qielli)

Erdhi nga Izmiri në 22’ (do humbas nga dy sytë e tu)

Dhe jetoi 50 vjet (në këtë jet&eumlsmiley

Në një katua sekret (si i dëbuar, në një katua sekret)

 

 

Në këtë vend kush dashuron,

ha bukë të ndyrë. (ha bukë të ndyr&eumlsmiley

(besimtarët e fjalës tënde)

dhe pasionet e tyre rrjedhin si rrëke nëntokë

 

Mbrëmë në darkë pashë një mik

duke ardhur vërdallë si shtrig

mbi një motor

dhe nga pas e ndiqnin qen.

 

 

Çohu shpirti im, jep rrymë

Vëru rrobave zjarr (si Markoja)

Vëru organeve zjarr (vëru organeve zjarr)

Të shkundet si shpirt i zi (të mbyllet plaga, të shkundet si shpirt i zi)

Zëri ynë i tmerrshëm (zëri ynë i tmerrshëm)

 

 

Outstanding. Nje elegji e mrekullueshme. rrofsh J.

Petlle smiley qe baba i vit me perpara:

fh - 23 Kor 2010 - 2:11pm - #
me pelqevi struktura dhe e kapa veten duke bo tifozllik per sekretarin smiley

Hej, ky tregim me suall ndermend, ndoshta prej sekretarit, romanin - novelen "Vezet e thellezave" Rudi Erebarës. Liber i bukur i shkrujt me shume pasion, dashuri dhe dije te madhe. Ne gjykimin tim prej amatori e demton ploti i thjeshte, po duket ashiqare qe ky s'ka qene impenjim i autorit. Rrefimtaria mbi njerezit, natyren, natyren e njerezve dhe njerezit e natyres po, shuuume gjo e bukur ne ate liber...

rrofsh o qe baba, e kam pa, edhe pse me shume vonese, e mu ka bo shum qejfi qe te pakten tina e ke lexu fellonzat. tashti pa bo rreklame jam ne konkurs te kulti per cmim ta shofim.

 A e ke rregullu me Tufen se ndryshe, te ka puth halla ne tre faqet.......lol

 A e ke rregullu me Tufen..

I nerum Alidems .Me fal qe po te pys .Nga padija ose dija e cunguar e kam dhe lutem te me tolerosh . Me ate shkollimin e vjeter ne TUFE e perdornim psh , Tufe sqeprish , Tufe dhish ose dhe nga Bota bimore , Tufe Preshesh .

Ky qe duhet me u rregullu ne Tufe ne cilen kategori hyn ? Si pask mundesi TUFA te te puthe . Po qe dhi e sqap maximumi eshte te blegerije ose fundja dhe te te lepije po qe se lyen doren me pak krype . Apo e keni si KOD bisedimi dhe une u futa kot ?

E c'te ben hermetizmi thuaj ? Pres me pdurim pergjigjen tuaj !

 Drizo, me ke keqkuptu po felle, shume felle bro........kur i kom thone per puthje, nuk e kom pas per ta puth Tufa, apo tuffet..., por halla......halla te puth ne faqe, ne nji, apo te dyja, biles del naihere edhe me tre.......sasia....besoj se u mirkuptove tash......

hej: tre faqet? njifna gjo... ahahahahhahaaaaaaaaaaa

 petlle mos e mer personale, per ate zot.........

personale : D

 Te me falesh po nuk e kisha megjithmen, tani qe te njofta fizikisht .........eeeeeee, i paskam ra ne koke gabimisht, si e thone, shonsi i fillestarit........(apo i budallait, mere si te kesh qef)

hic moz u gezo, se aty do shkoni nga do shkoni ke faqja e trete do mberrini. ne me tre faqe e kemi hedhur lumin kur t'ju vije rradha ju te putheni ne tre faqe ahahahahaha.

mos u terhiq, mos e fal. sepse e la me distilim jo prej vere ai, po me at "orgjinalen"... smiley

Rud, boj sikur te ka met hatri n'maksimum, me nigjo mu, se ka per te dale shum mir!

lene cimo se me ka hyp inoti aq fort sa thyva tumallen. e more vesht alidemso a se more vesht ej vesht...!

alidemso, a ngjove mer? smiley

 Po nigjoj mer po nigjoj, po petlle, me mu mos u kap fare, se une ate faqen e trete nuk e njof hiç edhe per inotin tat as kom per ta njof naihere...sa per dijeni, kurse per ate rakine prej vene, mire e ke, ere korporate, ec e boj nai vizite knej ka nahija jone, ta provojsh se çar do me thone distilat rrushi mer daj....kam razi Emon per ket......

respekt per fjale : razi. kisha ca shekuj pa e kujtu, me shtive mnez.

 sa per njohuri....mnez, apo nez......

po ke lagjja ime thuhej mnez. por ama e kam hasur shpesh edhe si neze po e e me pika siper te shuar.

 Po e shquar ....nezè, Kjo eshte tironçe puro.....

edhe "shahid". nuk ke me u pendu. smiley

ti e di, eshka digjet ngadale, por eshte e sigurte... po keshtu edhe ali demi.

po alidem, i till qenkam un/ paskam marre balten tende arave/ ne nje shtrajce leshi ndene gune/ per ta sjelle ne lidhjen e shkrimtareve...

hajer, hajer!

 

flm Alidems .

Me ngatron ajo faqja e trete se ne i themi me shkollen e vjeter Mullaqe ...  Dhe vje pak me poshte se pjeset e kokes . E mishte eshte po ....per me e puth Tufa ate ? Vetem Kadri Roshin ( i ndriste shpirti ) kam pa qe fton dike ta puthe e ta marre per amanet te filmi "Keshilltaret ..."

Ket te vjershes s'po e lexoj kundi ti kete thene atyre ne TUFE hec e me puthni ... ne faqen e trete .

Une e di qe do me falesh se rob i vjeter jam dhe do krahasime te sotme i kuptoj me te vjeteren . Boma kabull !

ej po ku ke pa mullaqe te tre faqe o idris se na habise fare na habise!

ej po ku ke pa mullaqe te tre faqe o idris..

Une kom kohe qe po kerkoj falje se i ngatrroj gjojnat me krahasime . Jom shkolle e vjeter , keshtu qe edhe druj se boj gabim. Nje psh ate lidhsen te s'munem me e kuptue fare se ku ja lezeton kuptimin pamjes se mullaqes me tre faqe .

Lexoje ma mire ate timen se ,  faqe te trete qe i thirr Alidemsi  smiley , na e kena pas perdore per MULLAQE . A u skjarush a jo ?

Dhe pranaj e mylla se nuk po e gjejsha ku u ke shkrujte ti atyre ne TUFE hec  e me puthni ke faqja e trete ? Ne ne dac me dite mendimin tim , po qe se "puthja " jote varet nga ata te TUFES , merr i dore krype me vete se me ngja jane si pune dhish !

Po rob i vjeter mer lal . Dhomt e para me kan ra dhe me ikin llafet si maj dot edhe kur boj gabim .

faji im! me tre me tre faqe. : (

ahahaha. rrnofsh. u kthjellum te gjithe.

 Petlle, vete e ke bo ate  ilustrimin......jo per naigjo, po po me pelqeka...............

jo, e ka bo monda. : D.

A lil' history (with Lucille as bckgrnd) as goodnite to PPU for today:

Lennon was producing Harry Nilsson's latest album, Pussy Cats, when Paul and Linda McCartney dropped in on the Burbank Studios session on March 28, 1974. They were joined by Stevie Wonder, Harry Nilsson, Jesse Ed Davis, May Pang, Bobby Keys and producer Ed Freeman for an impromptu jam session.
Lennon was in his "lost weekend" , separated from Yoko Ono and living in Los Angeles with May Pang. Sandford paints the scene very vividly, as the room froze when McCartney walked in, and remained perfectly silent until Lennon said, "Valiant Paul McCartney, I presume?" McCartney responded: "Sir Jasper Lennon, I presume?" ("Valiant Paul" and "Sir Jasper" were characters played by the two, in a televised Christmas play early in the Beatles's career.) McCartney extended a hand, Lennon shook it, and the mood was pleasant but subdued, cordial but not especially warm, at least initially.
What followed was not very productive. Lennon sounds to be on cocaine—he can be heard offering Wonder a snort on the first track, and on the fifth, asks someone to give him a snort. This is also the origin of the album name, where John Lennon clearly asks: "You wanna snort, Steve? A toot? It's goin' round." In addition, Lennon seems to be having trouble with his microphone and headphones.
Lennon is on lead vocal and guitar, while McCartney sings harmony and plays drums. Stevie Wonder sings and plays electric piano, Linda McCartney on organ, May Pang on tambourine, Harry Nilsson provides vocals, Jesse Ed Davis is on guitar, producer Ed Freeman fills in on bass, Bobby Keyes plays saxophone.

petllaneuje, shyqyr qe u mor vesh kush je, me emer e mbiemer, dhe "sqepare ne koke" nuk do kesh me, por nji dor' muhabet t'mire me shoket. E them kete (pa patur asgje personale me autorin, pasi nuk e njoh), sepse u leshuan me lart dy kritika te lira dhe sa u mor vesh kush eshte autori, vuuu sheqeri. Pa le, u korruptu dhe Idrizi. Si i thone atij llafi: e the, tashi mbaje. ..... 

e pra plasi sheqeri, u bo deti kos (frutash). mos se jemi me diabet poetik e nuk na ben mire smiley.

 .

Faleminderit Rudi për këtë poezi. Unë jam e mendimit që një poezi e mirë është ajo që të jep një ndjenjë madhështore nga një kombinim i thjeshtë fjalësh. Madje, Esenini një prej poetëve të mi të dashur e kishte një prej elementëve të vet dallues thjeshtësinë. Por, duhet të them dhe dicka tjetër. Krijimet dallohen dhe për frymën e tyre. Dua të jap një shembull, që ndoshta mund të ilustrojë atë se cfarë kërkoj të them, në lidhje me këtë poezi dhe me krijimin në përgjithësi. Më kujtohet që kam lexuar Nicen në moshë të vogël. Ka qenë një padashuri me lexim të parë. E kam kuptuar me një vërtetësi gati të habitshme, që Nice ka qenë letrari më i palumtur që ka jetuar ndonjëherë. E kam lënë veprën e tij të pambaruar. Ishte e pamundur të vazhdoja më tej. Sadoqë e kam detyruar shpesh veten ta lexoj (‘për kulturë&rsquosmiley, leximi ndërpritej vetiu. Manifesti i Nices është manifest i dëshpërimit të tij. Që atëherë kam kuptuar që krijimtaria nuk duhet të jetë kurrë joptimiste. Nuk ka krijim pa shpresë. Në natyrën e krijimit është e përfshirë shpresa. Qoftë ky dhe krijim i njeriut. Pra, në cdo poezi (sado e pashpresë të tingëlloj&eumlsmiley ka njëfarë shprese. Në cdo roman ka një valvulë shprese. Është gati e pamundur që të mos rezultojë kjo gjë. Pra, fjalët e kanë gati të pamundur të mos përcojnë shpresë.  Nëse tek fjalët mbytet shpresa, atëherë krijimi nuk është më për tjetrin. Krijimi mbetet për autorin. Kjo është disfata e krijuesit. Kështu Nice ka qenë për mua autori më i palumtur dhe krijuesi më i dështuar. Unë mendoj se kur autori nuk e mbyt shpresën në krijimin e vet, ai meriton të lexohet kurdoherë. Në të kundërt, nuk gjej arsye se përse duhet lexuar.        

 

Manifesti i Nices është manifest i dëshpërimit të tij. Që atëherë kam kuptuar që krijimtaria nuk duhet të jetë kurrë joptimiste.

Nese kerkon shprese atehere duhet te merresh me sistemet teologjike dhe literaturen rreth tyre. Nese nuk arrin te vleresosh literaturen e pashprese atehere nuk mund te vleresosh as Freud, Hobbes, Baudelaire, ne ca raste Sartre,...etj. Mekat! smiley

Rosee,

Nuk jam dakord që Baudelaire, Sartre, etj janë shkrimtarë të literaturës së pashpresë. Jo për mua të paktën. Madje, Baudelaire është ndër shkrimtarët e mi të parapëlqyer. Zhanri mua nuk më intereson fare. Nuk flas për zhanër në postimin tim. Flas për individualitete. Tek Nice, nuk has të njëjtën frymë të krijimit. Është shkrimtari që më krijon një keqardhje të pafund. Nuk ndjej keqardhje për asnjë prej shkrimtarëve të tjerë. Aspak. Tek pothuaj të gjithë shkrimtarët e tjerë  mund të gjesh rrembe të filozofisë jetësore së secilit, por gjen dhe dicka përtej jetës së tyre. Të modifikuar nga vetja. Por, përtej vetes. Por, tek askush tjetër (të paktën për mua) nuk gjej një barazi totale ndërmjet jetës dhe letërsisë. Për mua, këtë barazi e ka Nicja. Krijimtaria e tij është vetë jeta e tij. Një jetë kaq e palumtur, sa për të ardhur keq.

 

Lira, avash yryshin se e paske marre personalisht. Une nuk e kisha me Rudin, dhe reagimin e tij sigurisht e lexova, dhe mos me trego ti se ku do komentoj une. Ti vazhdo e lumtur tek peshku, dhe shkruaj dhe komente carcaf po deshe, por aman, nuk ma ka qefi te zihem, se sic e the dhe vete, ketu nuk eshte kllouni i rradhes, mire e ke kuptuar.

 nuk e mora fare personale por me duket se e keqkuptova postimin tend. kaq. pastaj, me duket sikur e kuptova ( u be si estrade) tamam dhe per kete arsye e fshiva komentin tim , me lart. megjithese e fshiva ( se mendoj qe nuk te takonte ty), per ca te tjere qendronte por ishte adresuar gabim.

  Pa le, u korruptu dhe Idrizi.....

O flori smiley Po si mos te korruptohesh ? Une edhe me tri faqe pata "lekundje " dhe dhashe shenja "korrupsioni " deri me figuren perle qe qante e sillte bubullima "sqepar ta hapsha varrin " smiley

Jo me te vijne gjith keto FAQE ne TUFE dhe sidomos te kesh nderin te marresh pjes ne te Njeten Faqe te Lires qe njeh Freudin eee , Nichen eee smiley deri atje ku caku i mevetsise se perfytyrimit te deshtimit ne sukses humbet si bisht sqepari .Ja psh

Kjo është disfata e krijuesit. Kështu Nice ka qenë për mua autori më i palumtur dhe krijuesi më i dështuar...

E moj Lira  mos vdeksh kurre , besoj e di qe HURI ( ai qe njihte ca fjale shqip kur perkthente e vleresonte Burulovskin ) nuk vjen me po hunj do kete lene them smileySmile 

Gjithsesi ketij qe ka prure vjershen i rekomandoj ta shohe edhe njehere sqeparin qe bubullon e bie shi smiley

Jo me te vijne gjith keto FAQE ne TUFE dhe sidomos te kesh nderin te marresh pjes ne te Njeten Faqe te Lires qe njeh Freudin eee , Nichen eee Tongue deri atje ku caku i mevetsise se perfytyrimit te deshtimit ne sukses humbet si bisht sqepari .Ja psh

Kjo është disfata e krijuesit. Kështu Nice ka qenë për mua autori më i palumtur dhe krijuesi më i dështuar...

E moj Lira  mos vdeksh kurre , besoj e di qe HURI ( ai qe njihte ca fjale shqip kur perkthente e vleresonte Burulovskin ) nuk vjen me po hunj do kete lene them

Eh mor Idris, sikur ju komunistet t'i kishit kushtuar rendesi detajeve ( ashtu sic thote Driteroi tek tema tjeter dhe ashtu sic bente Balzaku) ndoshta nuk do ishit bere lemsh dhe falimentonit gjithe sistemin. Po si o burre i dheut me vrap dhe te Lira ti. Po pse ti beson qe une mund ti afrohem Nices dhe t'ja perplase ne fytyre ( mgjithese i vdekur) qe ke qene nje ''krijues i deshtuar'' ti zoti Nice. Dhe une qe te flas jam pellazge ( mbi-njeriu, pra) dhe me degjo mire. E ka thene Lirka kete, Idris. Lirka, me nje ''k'' andej nga para fundi.

po me Hurbinekun c'pate, o Idris ( sa kam qeshur), edhe i larguar te besdis? ah ju komunistet, shume gjera ju besdisin ne kete bote ...

ky tensioni i krijuar nga padrejtesite politike ne peshk, si dhe hubrisi i fitimtarit peshkist eshte kanalizuar te poezia dhe te proza e poeteve me c'shof.

sidomos tani qe u be demode pergojimi dhe sharja e griseldes.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).