Ca pershtypjes keni mbi librat e J.K.R mbi Harry Potter. Une gjithmone i konsideroja me skepticizem ata te rriturit rreth meje qe i lexonin por tani qe i kam filluar nuk e heq dot nga dora. Mbarova te parin dhe sapo fillova te dytin.

Pershtypja ime e pare ishte qe ka nje nderthurje shume shume te bukur midis elementeve the botes reale dhe ate te magjistareve. Te duket pasi ke kalur gjysmen e librit sikur jane dy lagje te njejtit qytet. Nejse, nje gje tjeter interesante per mua ishte dhe elementi fantastiko shkencor. Ka, edhe pse me doza te ulta pasi eshte me teper fatanstik por prape ka dhe jane shume interesante keto detajet.

Vajtem pame filmin dje (pjesa e pare e librit te fundit) dhe pershtypja ime e pare ishte qe theksi britanik i aktoreve i prishit charmin historise. Nejse, kjo mund te jete edhe sepse une nuk po e lexoj ne anglisth dhe sepse ai theksi posh britanik me ben alergji.

14 Komente

Vetem nga kopertina e njoh, pra asnje pershtypje.

Wingardium Leviosa!

Jam kurioze t'i lexoj .Kane shume fantazi ,qe ne filma nuk arrin ti kapesh dhe shume qarte ca detaje ...ose jane aq shume te renduara me detaje ,sa nuk arrin te kapesh thelbin,se e humbet perqendrimin .

 Megjithate ,jane kryevepra .

Kane shume fantazi ,qe ne filma nuk arrin ti kapesh dhe shume qarte ca detaje ...ose jane aq shume te renduara me detaje ,sa nuk arrin te kapesh thelbin,se e humbet perqendrimin .

what? who? what?

where...

 miremengjes? 

tongue

miremengjes smiley

eh ,Zotrules ti je me i zgjuar dhe i vemendshem per ti kapur gjerat ..........une aq e kam kapacitetin tim smiley

smiley

he mo, se nuk te shkon trishtimi ,qesh cik smiley

 Nuk i kam lexuar disa filma i kam parë në variantin frëngjisht (nën ndikimin e fëmijve ).Fantazi të mrekullueshme për fëmijë e të rinj pse jo dhe për të gjithë të tjerët.Kush tërhiqet nga ky lloj zhanri nuk duhet të humbi rastin pa i lexuar (sipas fëmijve librat janë më të bukur se filmat por dhe filmat i afrohen shumë ) .

s`kam lexuar asnje dhe as me shkon mendja.

Lexuar disa here librat nga fillimi ne fund. Pas te parit "dora" permiresohet jashtezakonisht. S'para lexoj keshtu gjerash, por Potteri me pat habitur.

Ah, po, kisha rene ne dashuri me profin e Arteve Obskure.

 Lexuar te gjithe librat dhe pare te gjithe filmat, disa here te dyja gjerat. Dmth nuk me pelqen hiç saga e "Harry Potter" smiley

Libri per mua eshte shume i bukur. Fillimi eshte pak monoton po behet gjithnje e me terheqese. Filmat ngelen filma mendoj une, i thjeshtojne gjerat dhe fokusen ne detajet qe kapin me shume shikues si p.sh historite e dashurive. megjithate ka edhe sekuence kult qe dalin si p.sh kjo

http://www.youtube.com/watch?v=DFe0OR-Vaww

harry me hermionen duke kercyer smiley nen muziken e Nick Cave (O children). Mitico harry smiley!!!

Megjithate mua me sa kam lexuar me duket pak a shume ne te njejtin nivel si Lord of the rings. me shume detaje mitologjik dhe filozofik. Sigurisht ashtu si dhe me LOTHR duhet te ngrihesh siper 2-3 nivele abstractioni qe te besh lidhjen. Argh, ne fund eshte nje histori e lezetshme per keto dite te ngrohta vere. Easy reading, nothing heavy.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).