si duket situata? cmimet? me lire Gerqia & Mali i Zi?

32 Komente

 neve na ka ardhur vera që në mars. situata duket shumë pjellore. nuk shesim asgjë; të tëra për vete. një teori ekonomie politike na thotë se Greqisë duhet ti ketë rënë çmimi rëndshëm. po s'na intereson më tutje.

"situata duket shumë pjellore." smiley

 pse qeshni ju lutem?  edhe domatja bënet në ballkon sivjet. smiley

 ahahaha...trurin ma lexon si me lexu horoskopin smiley
edhe une ket kisha ne mendje kur pash komentin siper smiley

(ouhouhouhou...ce je ne sais quoi...que d'autre n'ont passsssssssssssssss)

 do jemi kondicionu nga opsion musique smiley

Per mua vera fillon neser smiley

Aha, ketej akoma s'ka ardhur...sezon moonson e tajfunesh... Mali i zi shume i merzitshem, me mire Kroacia nga vendet rreth e rrotull Shqiperise.

 ...me lire ke shpija jote pa vere fare smiley 

vera pa det nuk quhet vere....po as greqi e as mal i zi...kerko ndonje opcion C

deri tani vetem nje dite plazh smiley. ky eshte vertet fundi i botes. me te miat.

Asnje dite plazh ktej. Bota vazhdon e rrotullohet per qejf smiley

5 shqiptare kishte ekipi zviceran (lozi me angline dje). mire, jo keq. 

sikur s'luajten te 5te.. Admir Mehmedi u fut nga fundi dhe Berhami, Xhaka, Shaqiri filluan. Mire loznin, po sulmin e kishin veshtire ta perfundonin. Edhe golat me goditje te lira i bene. Mehmedi krijoi nja dy situata ne fakt, si dhe nje nga Kenia? qe futen ne fund.

Mysybet. Koha me ne fund u ngroh per bukuri po na i prishi kolegji smiley

mire, jo keq. Plazhi andej nga Hidrovori (ana tjeter  e Semanit) ishte relatvisht i paster. Njerez kishte shume pak, deti i ngrohte, plus qe keto dy dite koha mbajti mire. Po u popullua me teper, dihet qe do te katandiset per ibret, se dukeshin togjet e para te plehrave. Ndertime ne mes te pyllit ishin bere disa, por ende larg bregut te detit.

Ne Povelce ose Darezez .......kam qene dhe une smiley

Tani vertet eshte paster ,por dhe trishtueshem kur eshte bosh ...njerezit vertet bejne pis ,por i japin cik gjalleri ,se ndryshe eshte frike te rrish aty ,duke qene se eshte larg nga fshati.

Ah, jo, s'eshte frike fare. Mua me pelqen plazhi kur s'ka njerez. Pergjithesisht, i kam zet vendet e mbipopulluara, prandaj nuk dal as ne protesta... smiley

 Po te kisha me vete kete ,mbase nuk do kisha frike ,se une jam cik frikacake,prandaj dua vende me njerez.Por dhe ky vendi me tremb ,kaq i populluar smiley

Shko ne cirk, me mire... smiley

Spanja kishte çmime si Tirana dhe gjeje motel/hotel duke filluar nga 12 € nata, 25 metra nga deti ne Costa Brava ... (70 Km larg Barcelones)

Ikni atje, se kot s'vene tere Francezet, Gjermanet dhe sidomos Hollandezet

heu bre burr...po shqiperia 1 euro, o patriot, ku vajti

mos ki merak se dhe ne atdhe do kthehem, si çdo vit. Majde nuk kam reshtur s'i beri reklam tek miqte e mi te huaj ketu ... dhe disave ja u kam mbushur mendjen te vine andej nga anet tona  ^^

Vdiqem per çike jug smiley ...tani s'ja vlen te numerosh te metat,per sa kohe je atje me ata qe te do zemra,deti det,dielli diell,peshk e prodhime deti,uhhh edhe ca dite,vetem do Zoti mos te behet zhurme se nuk e perballoj dot..

Ç'fillim vere? Ketej bie shi e nje qiell gri qe thua vera te jete muaj larg.

Per pushime...ne Shqiperi per te vizituar te afermit dhe per disa dasma e nderkohe qe plazhin sivjet kemi vendosur ta bejme ne Kroaci...Greqia eshte bere e bezdisshme, Mali i Zi...epo sa te pushosh ne Mal te Zi me mire pusho ne Velipoje.

Ideja me e bukur do te ishte nje "holiday home" diku...po hajde mbushu mendjen per investim te atille.

nje apt ne vlore atq

Mire jo keq. Dielli pjek kafen, aroma e manjolave e zbukuron djersen.
Ku e shef poplli neshjen sonte?

fh, po manjolat ku i gjete?! e kupton sa eshte permiresuar cilesia e diellit ne shqiperi?! smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).