Kur më thanë se Kolegji Zgjedhor i dha të drejtë Lulzim Bashës për fitoren e zgjedhjeve në Tiranë, fillimisht, qëndrova ftohtë. Mendova: Po ç’do më bëjë mua Basha apo Rama në krye të Bashkisë? Do ma përmirësojnë jetën? Ka pesë vite pallati im që ka përfunduar, unë hipotekën e shtëpisë ende nuk e kam marrë. Ishte Rama kryetar bashkie. Tani do jetë Basha. Mundet që në 15 nëntor, hipotekën ta kem në dorë dhe kjo më gëzon gjithsesi se e premtoi kandidati i PD.

Por, nuk mund të mos ndalesh në një tjetër lloj reflektimi. Të ndalësh në jetët tona, të gjithsecilit, për atë që kemi, për atë që duam dhe për shtetin që duam të respektojmë e të nderojmë.

As nuk prisja që anëtarët e kolegjit zgjedhor të hidhnin ndonjë hap për të zbatuar ligjin. A e dini pse? Po e nis nga vetja ime. Punova drejtore e Gazeta Shqiptare për katër vitet e fundit. Për 10 vitet e fundit kam qenë në pozicione të ndryshme në këtë gazetë, nga gazetare, tek zv.kryeredaktore më pas kryeredaktore e në fund drejtore. Karrierën e kam nisur 18 vjeç që kur i hyra rrugës së gazetarisë. Nuk ma dhuroi në fakt, askush. Kam punuar me mund, ditë e natë. Bëja dhe punën e atyre që nuk donin ta bënin duke menduar se të vërtetat, duhet të thuhen, sado të dhimbshme të jenë ato. Prindërit e mi shqetësohen pa masë. Për shkak të qëndrimeve dhe fakteve, gjysma e popullatës të lexon dhe të uron (dhe i falenderoj të gjithë për solidaritetin), ama është gjysma tjetër që të shan, deri aty, ku njeriu nuk mund të fyhet. Por këto janë çështje blogjesh, çështje inatesh, çështje paragjykimesh. 20 vite pas ardhjes së demokracisë, ne vuajmë nga kjo.

Ajo që nuk më çuditi është vendimi i atyre gjyqtarëve. A e dini pse? Këtu te ne nuk ka shtet. Shteti funksionon me telefona. Sa je drejtore, merr dikë, pa një letër, pa një shkresë, pa një procedurë dhe gjithçka është në favor apo disfavorin tënd. Por edhe une u shkarkova me një telefonatë. Nuk më erdhi koka vërdallë, sepse e prisja. Por me një telefonatë të fshij nga jeta 15 vjet të jetës sime? Këtë nuk ia fal dot kujt, as atyre që e bënë një veprim të tillë. Janë njerëz të veshur me pushtet, që mendojnë për një cast e për një moment, se mund të të blejnë personin. Harrojnë se mendja dhe shpirti nuk blihet dot.

Ndjej keqardhje për ata gjyqtarë që kanë shitur shpirtin e mendjen e tyre. Gjatë këtyre ditëve, nuk kam dëgjuar asnjë konstitucionalist, njerëz të ligjit, që ti japin të drejtë një vendimi të tillë të kolegjit zgjedhor. Dhe më vjen keq që e kanë shitur shpirtin e tyre për të mos zbatuar ligjin. Mua vërtet më hedhin poshtë 15 vite të të qenurit gazetare vetëm me një telefonatë, por unë jam ende shumë e re. Jetën e kam përpara. Atyre gjyqtarëve i kanë hedhur poshtë gjithë jetën e tyre profesionale dhe me sa kam parë dhe me sa i kam njohur janë njerëz që janë në fund të karrierës së tyre.

Por unë nuk tërhiqem, as nga telefonat që erdhën për shkarkimin tim. Nuk duhet të tërhiqet askush, ndryshe, do të tregonim se shteti ynë ka falimentuar. Askush nuk na mbron dot më. Ndoshta edhe ata të shkretë gjyqtarë janë vonuar disa orë, apo ditë për të dhënë verdiktin e tyre. Kanë edhe ata procedurë shkarkimi. Sepse ata, tani e shitën shpirtin e ligjin. Dhe jo si ne të gjithë. 

http://www.24-ore.com/index.php/kryeartikull/5849-shteti-i-telefonave.html

129 Komente

burimi?

Gazeta Tema e Mero Bazes (merre me mend vete tani se ku ka gjetur kishe a xhami te falet Anila). Ndersa Kolegji Zgjedhor, si gjykata qe shqyrton e vendos per ankesat e kontestimet zgjedhore, eshte trupa e gjyqtareve ose gjykata me e pavaruar ne Shqiperi (nuk eshte kaq e pavaruar as gjykata e larte e as gjykata kushtetuese). Asnje prej ketyre gjyqtareve nuk eshte partizan ose njeri i ndonje partie, pasi te gjithe keta gjyqtare kane kaluar ne siten e dy partive kryesore dhe jane aty si zgjedhje konsensuale e ketyre dy partive. Te dyja partite kane pasur te drejten qe nese nje gjyqtar ne informacionet e tyre ka probleme te refuzohet per te qene pjese e kolegjit zgjedhor. Pra arbitri ka qene konsensual, i pranuar e zgjedhur nga te dyja palet. A ka sens tani qe arbitrin qe ke zgjedhur e pranuar vete ta kundershtosh ne gjykim? Sa per shitje shpirti, hahaha, shiko kush flet, Anila e GSH-se!!!

Pse, keta te pavarurit e gjykates,nuk kane telefona smiley

Keta telefonin e kane te lidhur me ligjin. Nuk degjojne cfare vjen jashte asaj linje.

me telefon ta kane thene kete te vertete absolute ?! smiley

Mos ka pas ndonje interference  dhe se kish per  ligjin muhabetin ,por per Salen .

mos i matni njerezit me kutin e Anila Bashes se GSH-se. Anila Basha hapte e mbyllte gazeten me sms-te e telefonat e Rames e PS. Kur keta gjyqtare merrkan urdhra me telefona, pse i pranoi Rama? Eshte tallje me njerezit qe arbitrin qe ke zgjedhur vete ta kundershtosh kur vendos kunder teje. Logjika ramiste eshte ne majat me te larta: po t'i jepnin te drejte Rames, keta jane te mire, po te vendosnin kunder, keta jane te keqinje...hihihihi Kjo trupe gjyqtaresh ka zbatur ligjin. Mbaroi kjo pune.

behuni pak updated ti dhe Anilat  telefoni eshte bere primitiv per kshu gjonash, tani me perdoren eimailet e smartfonit smiley

 Gazeta Shqiptare eshte pjese e shtetit? 

o anila po te mendohesh pak fare rezulton qe dhe ti e ke shitur shpirtin. ti per PS gjyqtaret per PD. hajde shkrim hajde skishe si shkruaje se te hoqen nga puna dhe gjete nje paralelizem. epo kshu eshte ne nje peridhe ti perfitoje vetem me nje telefonate pa procedura ne nje tjeter periudhe te vjen e keqja nga nje telefonate, mos u merzit

Enda ,ti je aq e verber sa te mos e kuptosh thelbin e shkrimit ?!

Nuk behet fjale thjesht per te nxjerre inatin e saj ,perkundrazi Anila po thote nje te vertete te trishtueshme te realitetit shqiptar . Ai qe kundershton te Madhin ,aq me teper ne nje shkrim gazetaresk apo debat televiziv ,eshte i destinuar te pesoj te njejtin fat .Ku eshte liria e shtypit ?!

Kjo ndodh dhe me njerezit e thjeshte ,qe nuk shkruajne shkrime e nuk mbajne fjalime ,por qe nuk mbeshtesin PD .

Nuk e kuptoi se si nuk te ben pershtypje fakti ,qe pavaresisht se si punon ,mjafton nje telefonate i nje zyrtari ,qe nuk i pelqen e verteta ose mendimi ndryshe dhe mund te godasi si moralisht ashtu dhe ekonomikisht. A je ne pune ti ,se nuk m'a ha mendja ose te ka vene partia pa merite dhe nuk e di c'eshte te punosh me perkushtim dhe te ta hedhin poshte te gjithe punen dhe personalitetin qe ke krijuar ne te .

Une shpresoj te kesh ndonje inat personal me Anilen ,se ndryshe nuk do te kuptoja smiley

 

 

Venusi te kundershtosh Anilen do te thote qe je me partine ne pushtet..se duhet te me kete vene partia ne pune??? shko o venus luaj si cufoja me gishta se mbase te del ndonje teper..

enda ,je shume patetike .Une jam kundra te gjitha heqjeve nga puna per arsye politike....gjithashtu sic jam kundra punesimeve per arsye politike ,se s'kane lene injorant me shkolle me korrenspodence , me dy vjet pune pervoje dhe t'a bejn dhe drejtuesin tend ....

Venus po te kthej pergjigje per here te fundit..edhe une jam kundra ketij fenomeni..por rasti ne fjale eshte ndryshe. personalisht nuk kam asgje me Anilen por di qe ajo nuk eshte aq punetore dhe e paster sa shitet te ky shkrim. ka hequr edhe ajo njerez nga puna jo me telefon por duke bere telefonin e prishur madje: "thuaji asaj se ajo eshte e hequr nga puna". dhe per motive krejt banale..apo vari rikardin keto nuk qe ka heq ajo nga puna ska gje se mbeten rende moralisht e ekonomikish..nuk jane meritat e aniles se ka shkruar kundra qeveris kur kjo e fundit ishte per tu goditur por e pronareve te gazetes qe ia kishin caktuar editorialin qysh ne fillim. do ndjekesh kete linje dhe pik. keshtu qe nuk ka ndonje merit gazetarja ketu. pfff mos ja qaj hallin shume pls.

Nuke kuptova ate heren tende te fundit ,qe me shkruan ,por nejse ,mo me shkruj .ne te qenkam renduar shume          ......Une kam aq pervoje pune sa te kem pare njerez qe pushohen ,qe punesohen,qe ngrihen ne detyre dhe me beso qe asnje rast s'ka qene nga aftesia apo paaftesia,por thjesht politike .

hahaha jo jo Venus nuk me rendove fare thjesht the qe ne komentin e pare qe mbase me ka vene partia ne pune pa merite dhe nuk di cdo te thote perkushtim. ehh mor Venus.. kete thuaja aniles se ate nuk e vuri partia por opozita qe gjithesesi ka nje fare pushteti dhe qe punonte pa kurrfare perkushtimi se dihet qe pardje se cdo dilte ne gazete pasneser...shiko pse rri kot gjeje pak pse Sirena te ajo perralla e famshme donte te kthehej ne njeri???. smiley

Qe te dyja partite bejne lojera te shpifura politike ,kjo eshte me se e ditur ..mgjtht ...une jetoj ne nje qytet tradicionalisht majtas dhe sinqerisht ato qe jane bere ne kohen e PD ,nuk krahasohen me ato ne kohen e PS.  Eshte ngritur injoranca ne piedestal ,s'ka ku vete me keq.

Ate punen e Sirenes nuk e kuptova ,se une e di nga dashuria ,po c'hyn ajo ketu smiley

epo kur skuptove Sirenen si do ti kuptosh te tjerat..se jeta me perralla fillon o Venus...injoranca eshte relative..Sirena u be njeri qe te kishte mundesi te hapte kembet.... pse nuk kombinohet fare Sirena me temen thua ti?? e mir na fal smiley ika njehere se kena pune..

mbase jam shume e ndershme per t'a kuptuar politiken smiley

kete Sirenen nuk e dija kaq te perdale ,me zhgenjeu smiley

u be e perdale sa nxori koken nga uji dhe pa cbehej ne toke...smiley

smiley     dmth.....     Eva, kishte te ndaluar mollen ,kurse Sirena ,token

smiley           

paska gjet telefonin si kryefjale me bo lidhjen Anila kshu? apo mos u mblodh gjo gjykata per me e heq ket nga puna? se per t'u cudit n'fakt, kush eshte ai pronar-dangall qe guxon me shkarku ket pene te arte te gazetarise shqiptare?!
(nqse e kan heq ket si gazetare, ky eshte per t'u pergezu; 1 pacavure me pak!)

 m'vje keq anila. qe te kan heqe prej pune. 

do m'vite edhe ma keq nese do kishe qene me vertet profesionale. nese nuk do kishe qene pjese e grupit "te lumtur" kur iu "vodh" ora bushit, kur u vrane njerezit ne gerdec, kur u vrane njerezit me 21 janar e ndoshta se ketu se di kur i hoqen femijen nga barku ne muajin e nente nje nene te supozuar. 

dmth, nuk ke qene e paanshme anile. dhe ke qene drejtore. gazeta shqiptare ka qene zemra e shpifjeve per shume kohe ne shqiperi, e scoopeve te paverteta e te peshtira. tani do e perdorin per scoope te tjera ne krahun tjeter te atij drejtimi ku ti ke qene aq e zellshme. 

si gazetar, solidarizohem me kedo qe e heqin nga puna, qofte me nje telefonate apo me nje percjellje llafi nga nje tjeter. por, te dhemb shpirti per te pare gazetare ne shqiperi. dhe ti anile e di kete gje. e di se e verteta qe permend me siper eshte e verteta jote. 

ah. dhe mos ndoshta kolegji veproi sipas ligjeve qe edi e sala bene. pse duhet anatemuar gjithcka qe nuk te pelqen. pse nuk tregon psh, cilin nen a ligj shkeli kz qe e ofendon kaq rende? qe te kuptoj dhe une injoranti?

 Shkinaks, a ja dole, nai haber te mire??????

 sa qenka gzu ky per kolegen e vet. 

o Spiritus pse m duket se po ben komente te tipit " un jam me pushime"  smiley nejse  ka lezetin e vet po un per vete nuk merzitem per Anilen ajo qe nuk me pelqen eshte shkaku i heqjes nga puna ama smiley  robi merr nje prapa lajmrim smiley

 Dmth ? e shtune sot smiley

po pra smiley nejse ngushellime Anila  por ngushellime dhe GSH se pas 15 vjetesh  ka mbet prap n adoleshence  uroj qe tani te menaxhohet pak me mire  e me me pak roze stories dhe artikuj krejtesisht jo profesional

 Dhe une kete uroj, ne drejtim te profesionalizmit te menaxhohet pak me mire dhe ti  afrohet 55.

lool  mos prekni ekstremet more ka dhe middle way , te pakten te mos reklamojne ne faqe te pare kryeartikuj qe nuk kane ne brendesi te gazetes .. si thua smiley

Klanin nuk e ndjek grunge, topin jes megjithese ne pergjithesi dihet niveli  ..

Ok,  ne middle duhet te qendrojme smiley

Menaxhimi tani? Shif tv klanin e shkruj. lol

 jo, jo. kam mbetur mbyllur si oso kuka. vape te dalesh, merzi te rrish brenda. po presim. ja na thane te vemi edhe nje here te henen. sepse tani per tani s'ka mendje.

Shkinakso, te ajo tema per vendimin e kolegjit ke nje sqarim te alidemsit per vendimin e kolegjit. Mua mu duk shume me kuptim, dhe shume qartesisht dukej qe kolegji nuk kishte ndermend te jepte drejtesi por te hiqte pataten e nxehte nga dora dhe pastaj mundesisht ta pushoje ceshtjen per tejkalim afatesh. Poshtersi e madhe shume sidomos kur behet fjale per voten, cdo lloj reagimi, perfshire lufte, eshte shume i justifikueshem smiley

kur shteti vret qytetare civile ne shesh, ti vlla rri i paanshem. aniles bravo i qofte qe nxorri te verteten (pa ato videot e News24, kushedi se cfare lloj historishe do kishit shpikur...i shpiku prijesi, po doli bllof -- po ti mos e rruaj, rrenat per njerezit jane). kur shteti i numeron votat sipas bythes se vet (kur i duhen te pavlefshmet, i numeron, kur s'i duhen, nuk i numeron), ti vlla rri i paanshem dhe mos e rruj. mos e rruj as kur te shiten hidrocentralet edhe rruga e kombit. rendesi ka qe te fitoje blu-ja. te tjerat jane detaje te parendesishme.  

p.s. a e lexove ate shkrimin e fatos mahmutajt, qe u plagos nga armet e shtetit/punonjesit te vet, dhe qe po ashtu e hoqen nga puna dhe me tej u detyrua te ikte nga shqiperia? lexoje, se te jep perspektive. meqe po thua qe je dhe gazetar.

 penaro pershendetje. 

kur me ke pare mua qe rri indiferent. mua me qante shpirti. ate dite, me 21, isha ne trajnim diku ne razem e s'rrija dot ne trajnim po ne lajme. te vertetat e gazetes shqiptare e te bolinos i dime. i kemi pare.

une ngre zerin sa here per bulqizen, per cmimet, per ate gruan qe paska vdeke ne korce per neglizhence mjekesh, per ndertimet pa leje, per mungesen totale te panit ne ndertime, per pazhet e pushtuara per gjithcka qe duhet ngritur zeri. e ngre zerin edhe per gazetaret qe pushohen nga puna si per qjef te kokedhimes, apo te atyre te tirana observer apo te gazeta shqiptare apo kudo. e kam ngritur gjithnje. ja pyet nese me njeh ndonje dhe te tregon se sa i perfshire jam. po sepse edi pasapoertizon njerez nga gjithe shqiperia (di raste nga mirdita dhe fieri personalisht) per te fituar zgjedhjet dhe i humb, pse duhet te te jem i zemeruar me kolegjin qe me rregullat qe beri edi e humb edin.

tani, hajde te punojme qe te rikthejme republiken parlamentare dhe forcen e presidentit arbiter, te shtojme edhe kufizimin e mandateve dhe sincerisht do isha nder me aktivet per realizimin e tij. po sa per heqja lenes venja prenes, per mua me i besushem eshte sala se edi. kaq. ti ke bindje tjeter. 

 per mua me i besushem eshte sala se edi. kaq. ti ke bindje tjeter. 

 

Kur ishte i besueshem Sala? Kur tha qe ishte puc shteti?

Kur tha qe ishin vrare nga afer me silenciator?

Kur tha qe kishte cadra pistolete?

Kur tha qe videoja e Metes ishte montazh?

Kur tha qe do te ule taksat dhe sot ke gjithe cmimet dyfish?

Apo kur tha (...fut 1 milion gjera qe nga 1992-shi e deri me sot midis kllapave)

Mos harro te verteten e madhe profetike qe ka thene Zoti Berisha ne vitin '95 tek spitali i te semureve mendore:

"Ju jeni e ardhmja e kombit!"

Ja ku jemi pas 16 vjetesh dhe akoma me handikapatet ne krye smiley

Av, pa'aja cka t'kallxoj

me ma idhnu ... caj me pikatore smiley  

o shkinaks i madh i poezise, si ka mundesi qe je kaq i turbullt kur vjen puna ta quash derrin me emrin e vet? te mos kesh besim te ed rama e co, i can understand, po te thuash besoj sali berishen?! ... big, big problem. Por sot nuk eshte me fjala per emra te pervecem, eshte shume me zi se c'duket. Today Albania is officially in a deep shit. Trishtim i madh te te lexosh ne keto tema.

 av, sorry for that. besoj me shume berishen se sa edin. kjo nuk do te thote se berisha eshte baba ali. dmth, une besoj se me edin we will go into a deeper shit. berisha eshte thjeshte njeri nga politikanet i cili ka probelme shume te medha. so we already are in deep shit.

por une prape them se nje pjese te madhe te fajit e ka opozita qe se kundershtoi njehere ne dicka te vertete. dmth aty ku vertet calon. por me arrogance ndryshoi kushtetuten dhe na shpuri hapa pas. 

une shqiperine e dua me zemer dhe kjo besoj se eshte nje nga dashurite tona te perbashketa me shume ketu. por, fatkeqesisht, ndodh dicka e cuditshme me shqiptaret. 

mbaj mend nje debat te mentor beqes me koco kokedhimen, kur mentori ishte kryeredaktori i shekullit online. dicka mbi gazetarin dhe pronaret e gazetave. qe i kushtoi mentorit punen. ca beri anila per te mbrojtur te verteten dhe per te ndjekur shenjterine e gazetarise.

tani, une besoj se eshte faji i madh i "aristorkracise" se tiranes in both sides, qe ne jemi ketu ku jemi. dhe te garantoj se mua te pd-ja nuk me qasin. nuk me duan. me kane vene shkelmin, sepse i them derrit derr. por kjo nuk do te thote te mos shoh absurditetin qe quhet ps. dhe te mos kem shprese te ta. 

ndoshta jam shprehur gabim, duhet te thoja, kam me frike edin se saliun. do ishte me e sakte. 

mosss, mos Shkinaks, mos e shaj Edi RAMEN se grupi i poeteve te fshatit t'i shajne e ti bejne berllok poezite e tua pastaj. Punizmi funksionon ne nivel vertikal dhe horizonatal, i mbyllur hermetikisht nga cdo lloj intruderi reaksionar dhe element anti-parti, qofte ne poezi, film, not, balet etj. Partia mbi te gjitha.

I ditke te gjithe si vetja, me sa shoh. dhe mos u eksito kaq shume se ekran eshte i shkreti, nuk te jep gjo.

"grupi i poeteve te fshatit", kupton ti tashti se sa llaf te rende qe tha, apo jo... smiley

 

 

e rende dora e fatit, vella, e rende smiley

 smiley

Me frymezim te fryre si i gajdexhiut , prej vargjeve prekese te Politicsshow - t ne sprove  e siperme prozaike-poetike u frymezova me bae nje Poezi me titull :

kem e c'nuke kem

Kem arrabace kem drufrutore

Kem fiq deti  kem dru arrore

Kem Parti ne krye te vendit

Kem saline o bur kuvendi

Kem ullishta e kem vreshta 

Kem male plot me kreshta

Kem filma , kem not e balet

Kem politkan e kem polic poet . 

 

 

Av, m'fal se s'te them me.

beyond repair.  Po shume fare fare. 

ore nuk ju vjen turp qe vazhdoni te akuzoni per vrasje kur nuk keni asnje fakt dhe pergjigjen e moret ne zgjedhje? U bete bajat ore burra te forte. Videot e news24 nuk kane dhene asgje ne lidhje me viktimat e 21 janarit pervecse i sherbyen propagandes ramiste, po te kishin dhene dicka me vlere prokuroria do t'i kishte perfunduar hetimet. Deri tani jemi ketu: 1. prokuroria ka zbardhur vetem vrasjen e Veizit i cili eshte qelluar nga nje plumb qe ka bere rikoshet diku dhe pastaj ka prekur te ndjerin dhe nuk ka qelluar dikush nga njerezit e shtetit mbi te me qellim. 2. Pergjigjen politike e moret ne zgjedhje, Rama humbi Tiranen dhe voten popullore ne rang kombetar, prandaj kjo propagande nuk funksionon me shume. Llogarine per viktimat kerkojani atij qe nje dite para protestes fliste per te vrare betejash e dhunoi institucionet pasi kerkonte pushtetin me dhune. Po viktimat e komunizmit i kujtoni ju? Po vrasjet e bera nga njerez me uniforme gjate pushtetit socialist 97-05 i kujtoni ju? Gjykoni me mendjen tuaj jo te partise se late nam...

Ke te drejte, faktet po i tret dheu...

O kurve e keqe, si guxon dhe ben te pafajshem ata qe vrane kater baballare femijesh qe po rrinjn me duar ne xhepa? Po turpi nuk eshte vetem joti ne fakt se kurvat s'kane turp, po eshte i admineve qe te lene ty akoma te shkuash ketu

eja ne vete or djale se nuk ka vetem peshk...

 ne fakt, me copa mishi si ti eshte gjynah te shpenzosh fjale.

te rente ne dere ajo qe u ra atyre, eshte me mire te te thuash, por eshte mallkim i rende e s'ta them, edhe pse e ke hak.

dava plehre 

 Jo, adminet nuk duhet ta censurojne. Ai dhe te tjere si ai jane prova se perse jemi ketu ku jemi. Ai po thote shqip dhe shqeto: Nuk ka patur vrasje ne 21 janar. Jane montime te News 24, ashtu sikurse dhe Gerdeci, dhe vidio e I.Metes . E frikshme por kjo skizofreni eshte konvertuar ne vote dhe vulosur nga KQZ dhe KZ. Me bekimin e nderkombetareve dhe Mr. Arvizu.

Ne po te presim, mr. Arvizu...

+1.

Please, jo censurim.

mua s'kane arritur dot te me censurojne baballaret tuaj, nga ata me dhembe aq me pak mund ta beni ju. A thu po u censurua ketu e verteta lakuriqe, do te humbe pergjithmone? Pallavra. E verteta lakuriq eshte kjo me siper, prandaj edhe ohohoho Rama humbi zgjedhjet, nuk jane te gjithe shqiptaret me tru te shpelare.

 normale, se kur mbeshtet vrasje tani, ke mbeshtetur vrasje dhe ne kohen e komunizmit

pse te te censuronin ty dava bthlepirsi? Gjithe jeten njesoj do mbeteshe ti, dihej ajo.

Kur ke fytyre te mohosh vrasjet e 21 janarit, qe as sala vete s'i mohoi, ti je me trushpelare se ata qe perpiqet sala t'u shpelaje trute.

 Beji hysmet mendjes se ke mbet shtazen ne tru m duket.

 E verteta lakuriq eshte kjo me siper, 

E Polico! Edhe me pornografi ke fillu te merresh tani?

 mbeshtet vrasje, dhe ka goje te permende vrasjet e komunizmit

dmth, raca e vet shan racen e vet

kjo eshte me ironikja me keta

Aman mer se cer s'thone dhe si kam sha dhe s'kam kerku noiher ti censurojne, as kur thone qe meta s'eshte hajdut e as kur thone qe sala eshte qelibar, po te neperkembesh kater te vrare ne mes te dites qe lane tete jetime rrugve ... kjo vallai eshte teper, sinqerisht nese nje te tille do e kisha koleg a fis a dicka te tille nuk do i flisja me. Leri or derr te vdekurit tu treten kockat rehat ... po kujt ja them smiley

Po mer swed xhani, po.  Por pastaj habitemi si rri ajo gjeja ne krye. Te pakten keshtu s'habitemi.   

As e diskutoj fare Monda, e kam thene me kohe qe derisa gerdecaret votuan pd-ne as nje vit e tre muaj pasi ju ishin vrare 26 bashkefshatare s'pres ndonje gje te mire nga nje popull rural si ky joni. U ankova qe mos ta bejme dhe peshkun komunë pa jo per tjeter gje

po pse ti e beson qe gerdecaret votuan frymorin? Po ju ndrun kutine komplet o swed1! Rrofte Mbreti dhe monarkia.

Mire qe nuk e hoqen nga puna me Facebook. Kushedi c'do te kishte bere vajza e botes. Do kish marre malet.

 Tallni prapanicat ju qe s'e keni haberin, por keta qe kane ardhur te newsi kane lene shume te papune te te gjtiha mediat qe kane ikur, dhe s'po flas per te politizuarit. I kane mbajtur me fjale ja do i japim rrogat kete muaj, ja muajin tjeter, sa jane mbushur tre muaj, e pastaj kane shpallur falimentimin e punetoret varja, tre muaj pa marre rrogen.

pse kshu, ja ka pre financimet rama?

 Ca thu mer?

a kupto ti se ajo qe ke thon me lart se, pronaret e rinj kane shkurtu staffin ka sens? se nuk ka rob me 2 pare tru n'koke qe t'financoje nji gazete a tv qe nuk nxjerr shpenzimet e veta? ku e shef t'keqen ti ktu?

 ka mbyll media te meparshme, jo se ka shkurtu stafin e balkanweb

dhe nuk ka ne Shqiperi asnje gazete apo media qe te nxjerre shpenzimet e veta, jo me 7 milione euro. Ajo dihet qe u ble per te mbyllur goje.

As banka nuk u jep kredi punonjesve te mediave, sepse nuk quhen biznese fitimprurese, prandaj i kane stafet me studente. Mediat nuk blihen per fitim. Prisja ta dije kaq... por jo se habitem qe s'e di.

ok, lexoje prape ate ca ke shkrujt dhe ec e m'thuj idene dhe se ca ka dash me thon autori

lol. ja preu Sala. U tha "s'po m'bani opozit t'fort"

 Sala s'ka haber nga media. Eshte dicka shume e nderlikuar per te.

Hyr te webdetail.org dhe shiko mediat e sales, se sa u klikohen faqet e internetit.

Po te mbledhesh klikimet e abcnews me klikimet e tvklan dhe alsat, te treja bashke nuk arrijne as klikimet e peshkutpauje. smiley

Vertet, por çetniku Berisha ka forma te tjera te dialogut me popullin. Thashethemet, injoranca, krimi, mund te quhen media keto?smiley

media si ne te gjithe boten, asnje ndryshim. Ik shiko cfare klikohet me shume ne faqet e gjithe botes. Thashethemet e krimi.

ate median qe doni ju, vetem me lajme te bukura vetem Enveri e kthen pas. E di qe s'ju ka dale komunizmi akoma, duheni shtrydhur dhe pak, por avash avash, mos u merzit.

Po kush do na shtrydhi ne "komunisteve"? Nqs e ke fjalen per Salen, ai ka akoma teseren e PPSH ne xhep. Prape sme more vesh i nderuar grunge.

Nuk duhet të tërhiqet askush, ndryshe, do të tregonim se shteti ynë ka falimentuar.....Vetem per kete rresht e nderumja Anila ...

Me vjen keq qe e ke kuptuar kaq vone .Shqiperia ka filluar shkaterrimin e vetvetes qe nga vitet e pas 90 . Vite te cilat pasuan nje KRIZE te thelle moral-psikologjike me shume se sa ekonomike apo Politike . Vite qe me nje klas Politike te Ripertrire po ama SHQIPTARE mund ta kishim perballuar me dhimbje , por ta kishim ekuilibruar .etj etj etj . Filluan ata.....  K/Qeni i atij vendi Berisha me lehje , peshtyma dhe baltosje me varrim -zhvarrime ,...GAZETARET pasuan pas Lehjeve te Berishes duke kerkuar MORRA atyje ku ishin zhdukur Therijat !  Jo vetem me telefonata .Po me Badiguarde. Me soin me te keq te qenerise se nje shteti kur i japin Pushtet , bajraktaret Moderne .Dhe JU . Ata ( IntelektuHalete )? Gazetaret ? Nuk i pate ? Nuk i njihnit ? Nuk e kishit lexuar Kadine

Flak le t'kallet shtepia ...

U shndrruat ne kazma te moralit shpirteror duke menduar se AMERIKA ishte "sa te zgjasje doren " dhe te merrje "cekun e bardhe "  Dhe ne xhepin tuaj te "vogel " do futeshin si shami Ngadale ngadale po Ju shndruat modelin Shqiptar ne CILJETE . Dhe habiteni tani me lakuriqsine e se vertetes ????

Tani nuk ka me Shqiperi po vec nje teritor me km katrore , kryesisht me BANKA ku Lahen PARA nga Mafia Boterore ! Dhe nje qen roje i KUSARISE Boterore qe here pas here e therresin Politikan i zoti ose k/minister me GARDE qe "mbron investimet" e tyre !

Ja pasojat . Kushdo  , boll te jete i klanit te KUSARISE ne cdo kohe dhe per cdo gje mund te telefonoje . Gjithshka jeni shndruar ne HICER . E c'rendesi ka se nje Hale gjigande me emer sugjestionues si Kolegj etj eshte vend ku Lirohet semundja Berry -Berry ?

mua me duket pak si percart shkrimi

ndoshta anila eshte pak e shperqendruar nga shkarkimi

 

por shkrimi eshte dobet gjithsesi.

 

tani le te vim te thelbi i problemit: shkarkimet e drejtoreve dhe blerjet apo shitjet e mediave kalojne si pa gje te keq pa informacion, pa detajime. Cfare kodi heshtje esht ky per operacione te tilla??

 

Une s'mund te flas per si e ka gjetur punen apo si e ka mbajtur punen Anila se s'e di. Por ajo qe do doja te di eshte çfare ka bere Anila apo te tjere qe mund te ankohen per te njejten gje, kur ka pasur raste te njejta apo te ngjashme ne çdo pozicion pune tjeter. Perdite ka njerez qe bejne kompromise per te zene nje vend pune dhe po keta njerez s'ka pse me pas te ankohen kur disa te tjere dine te bejne kompromise me te mira.

 sa inat e paske Anilen dhe ti smiley

sa qejf e paske Anilen ti ... smiley

 me sa qef e dalloke dhe ti ...smiley

Anilen s'e njoh qe ta kem inat, artikullshkrueses mund t'ia vesh dhe emrin Shaqe po deshe smiley komenti do ishte njesoj.

 edhe Shaqen  epaske inat, boh smiley

spiritus, leje cer thote Irisi tani pas te vjelave.  Vath ne vesh ia ka ate punen e marreveshjes se detit smiley.  

 E paska me detin kjo smiley

Une po te mbaja mend gjithe sa ka shkruar Anila s'do kerkoja xhevap nese ka mbrojtur ndonjehere apo jo ata qe pushohen nga puna. smiley

p.s:me detin kishe gje? smiley

Me dëtin kishit juve po s'iu la gsh-ja smiley 

As nuk prisja që anëtarët e kolegjit zgjedhor të hidhnin ndonjë hap për të zbatuar ligjin. A e dini pse?

Dhe pastaj Anila fillon e na tregon si e ka filluar karrieren e saj qe ne moshen 18 vjeçare... hee?

Anila po s`ta ka fajin kolegji zgjedhor qe ti s`di tu pergjigjesh pyetjeve te tua smiley...

Vazhdon Anila:

 

Nuk më erdhi koka vërdallë, sepse e prisja.

 

Fjalia tjeter:

Por me një telefonatë të fshij nga jeta 15 vjet të jetës sime? Këtë nuk ia fal dot kujt, as atyre që e bënë një veprim të tillë

Tani zgjidh e merr Anila o te errdhi koka verdalle ose s`te errdhi koka verdalle smiley

 

Po mire o Anila ç`prisje ti te te hiqnin nga puna me ceremoni? Po ndonje medalje doje? Gjate kohes qe ishe kryeredaktore si nuk bere nje shkrim (hartim?) mbi "Shtetin e telefonave" po e ben tani?

Anila,pregatitu te dalesh ne asistence,cfaredo qe te shkruash nuk pi me uje,sa do qe ta dredhesh nuk te pin me uje,pregatitu ose kerko pune tjeter.

 

O Brado, futi i shampanje sot, se shpetove. S'do vuash me nga skandalet se s'ka kush t'i nxjerre me. GSH-ne e blete, Shekullin e perjashtoi ambasadori, tani e tutje, vetem Reis Çiço po beri ndonje gafe, se s'ka ngele njeri tjeter. Urime e suksese ne 2 vitet e ardhshme te progresit proletar. 

Aniles mo ia qaj hallin, se i ka nja 2 pare mend. 

Ti Penar ben mire ti besh analize vetes,njehere shkove ne Shqiperi per zgjedhjet,humbi Edi Rama,thellohu djale thellohu,por prape je cun flori.

Ke desh me thone ka pare,se ate tjetren se besoj.

po po, patjeter. autokritikat do i bejme si dhe kur te deshiroje udheheqja. 

Ketu me ke pelqy.

Ka mbetur Top Media, por po punohet fort edhe n'ate sens.

Te pakten te lirojne zyrat ku rrijne duke i hequr te drejten e shfrytezimit nga pronaret e ligjshem.

Ah se tani e lexova shkrimin,te paskan shkarkuar,nuk e dija qe para nje ore,nuk kane bere mire,duhet te te shihnim duke i thurur lavde Naltmadhnise se tij,ska gje shume shpejt do ta besh,pershendetje,pyet Meron mos ka ndonje vend bosh. me te mira.

po si aksioner i GSH....s'ben dot gje ti? haha, car tipash ka poplli jon...

 e njihke mire procesin e dredhjes ti eeee.....Bukur

Genjen kur thote qe s'ka patur asnje jurist qe ti jepte te drejte versionit te KQZ per numerimin e votave ne kutite e gabuara.

Suksese ne jeten profesionale.

 Anila mund te pushohej fare mire ne cdo moment dhe kjo eshte pune e atyre qe kane bere investimin po keto copat e mishit ne peshk cer kane me Anilen ?

Ja mire Enda ka arsye te vertete per ta kritiku , po keto debilet e tjera c`ne ? 

Megjithate i pershendesim me kete te freskten ! smiley

o Koth rrofsh ta kam borxh...smiley

 Une e di opinionin tend smiley

...dhe them qe ke te drejte.

Pavarsisht nga ç'thone komentatoret ketu, dhe pavarsisht se nuk e di seç ka ndodhur me Anilen dhe si, qysh, tek,   artikulli i saj me pelqeu, mu duk nje shqetesim i drejte, sepse ate sindrom, sindromin e telefonit nga i pushteteshmit, ne e shohim edhe kendej ne perendim, veç me nje ndryshim, se pavarsisht se ky sindrom vazhdon kudo, ne vendet e botes se pare, ky sindrom nuk i shkatron me njerzit e talentuar apo qe i hapin pune qeverise, por thjesht i lajmeron nomeklaturistet te kene kujdes, krejt ndryshe nga bota e trete ku sindromi i telefonit, i le pa pune njerzit e talentuar apo qe i hapin pune qeverise, per te mos thene edhe se mund t'ua beje jeten te hidhur, si dikur bota e pare.  

"Kane dhe ata procedure shkarkimi"                                                        

 prape del bllof Anila.Gjyqtaret i shkarkon vetem Keshilli i Larte i Drejtesise dhe Kryetari i ketij Keshilli eshte Presidenti smiley

 e verteta vonon, por nuk harron. Brad e njoh shume mire proceduren e shkarkimit te tyre, e kane edhe ata nje, po ta perseris edhe njehere, pa bllofe

Largimet e emerimet e gazetareve ne Shqiperi keshtu behen. Ilva Taren e kane hequr nga kafeneja prej detyres se drejtores se informacionit qe mbante dikur ne Vizion+ (Dulaku i Rames). Shkon Ilva ne kafene dhe kamarieri qe kishte "spiunuar" biseden i thote qe degjova filanin e fistekun qe bisedonin se kishin vendosur te te shkarkonin ty nga kjo detyre dhe vene ate tjetrin. Po kjo pak rendesi ka se Anila Basha nuk eshte ndonje humbje e madhe as per GSH-ne e as per gazetarine shqiptare. GSH-ja e Anila Bashes ka qene organ shpifje e rrenash dhe te gjithe duhet te urojme: ju shofte fara sa me shpejt kesaj lloj gazetarie.

Mire ke , se ka gazetari si ajo e 55 dhe Koha Jone ,qe me gjithe mend t'a shpifin me genjeshtrat dhe servilitetin e tyre te pershtire  .      smiley

Sa mire qe kemi pas Gazete Shqiptare !

 

Me vjen keq per Anilen, me vjen edhe me shume keq kur merr vesht nga ato qe shkruan Anila, se talenti i saj nuk eshte fituar fale auditorve te universitetit, po talent i lindur.

Artikulli i saj sot eshte i pa vlere se e ka botuar tek nje fletushke pa vlere, po neser pres nga Anila nje analize me te hollsishme, si me thene "tip Bashe" , ku nuk i mungon grinta, zhurma, sinqeriteti, analiza e plote, ku po drejtohet shtypi shqiptar, cila do jete e ardhmja e shtypit, ku synohet te arrihet , nje perfeksionim, nje renie teposhte, a vetem interesa financiare, interesa fitimi.

Ekziston ne shqiperi nje sfere e larte intelektuale , qe ndikon direkt apo indirekt tek zgjedhjet qe bejne pronaret e gazetave?

Centralistet e gazetave, marrin telefonata nga publiku , ku shprehin pelqimin a mospelqimin e tyre, kundrejt nje artikulli, ose kundrejt nje gazetare.

Jane pronaret te ndjeshem kundrejt opinionit publik, apo vetem kundrejt pushteteve politike.

Nje analize e qete, jo integraliste, do ndihmonte me shume Anilen, se ky artikull "qaraman".

tani, hajde te punojme qe te rikthejme republiken parlamentare dhe forcen e presidentit arbiter, te shtojme edhe kufizimin e mandateve dhe sincerisht do isha nder me aktivet per realizimin e tij. po sa per heqja lenes venja prenes, per mua me i besushem eshte sala se edi. kaq. ti ke bindje tjeter.

...ti ju drejtohesh njerzeve krejtesisht te gabuar per shqetesimin qe ke .Problemi eshte se keta qi ti ju ben thirje per pune, vetem ate te shkrete  nuk e kane ngrene  tere jeten.Ata njesoj si dhe te paret e tyre mendojne se dine  vetem te komandojne  dhe jo te punojne si gjithe te tjeret .Ndersa problemi i besushmerise dhe garancise qe kane shqiptaret dhe aleatet perendimor ndaj Sales behet me evident kur si zgjidhje tjeter ofrohet ekipi i pinjolleve te llojit Bushati,Peza apo Gjoni te cilet kane aritur te marin sot  peng drejtimin e PS.Do ishte absurde per perendimin aleanca me  kete  lloj amalgami pervers.

Nuk ishte kjo qe kerkonte opoziten te kthehej ne parlament ? Mbaj mende qe lexoja artikujt e saj me frymen "konstruktive".

Ajo pra, ajo vota e vjedhur dhe e blere e 2009 beri qe media jote te blihej edhe ty mbasi te perdoren te dhane brrylin. Ty nuk te besohej atehere! Eshte e hidhur, shume e hidhur kur ata qe te ngriten dhe te premtuan shume, ne fund te hodhen poshte si dicka te pa vlere. Do kaloj! S'ka vlere e verteta sot.

 

 

 Liqen, une nuk jam per tu shitur, keshtu qe sme ka blere njeri. Vlerat e mia....hmmmm....sta plotesoj dot per momentin deshiren per ti njohur. Sorry!!!!

 Anilen ke Gazeta Shqiptare do e zevendesoje Sonila M. smiley

Sonila duke e majt veten dhe si femer seksi *, dmth mbas berjes se buzeve si bythe pule, i takon te behet drejtoreshe si ajo baxhella e Albanian Screen qe e ka bere Tv si bordello.

* Ne zhargon thuhet : duke e majt veten si alamet p... smiley

P.S. E Djele dhe pune sikur nuk shko, po ca kane fat mooti. smiley

 

S'na sqaruat, kush e bleu kete fletrrufene (GSH) tani qe po pushohet Anila?

Por unë nuk tërhiqem, as nga telefonat që erdhën për shkarkimin tim.

Ashtu te lumte. As Rama s'terhiqet para vendimit te Kolegjit Zgjedhor. Shpresoj tju shikoj te dyve ne greven e urise te radhes. Vecse kete here Anila duhet te rrish me shume se 24 ore dhe duhet te flasesh per dicka me teper se salcicet.

Uaaaa

Sa shume komente. Do kisha hyre me pare, te me falni por kam qene shume e zene me PR e Rally Albania, nga Valbona ne Karaburun e sot ne Tirane.

Me duket se ka pak paqartesi:

E para, nuk "qarravitem" per shkarkimin, s'e kam bere kurre as sot e as dje. ideja e shkrimit eshte shteti qe funksionon ne telefon. kur flas shteti, nuk e kam fjalen per "pushteti". shteti, jemi te gjithe ne, qytetaret e vet.

E dyta, une nuk terhiqem se nuk e kam bere kurre. Per te gjithe ju qe shkruani nga jashte shqiperise ne kete faqe, e dini shume mire se ne demokracite qe ekzistojne ne bote nuk ndodhin te tilla shkarkime.

e treta, shkrimin e kam botuar ne faqen time ne fcb, nuk e kam idene se kush gazete e ka marre, por edhe nese e ka marre Tema, apo cdo lloj teme qe e boton, ben shume mire per ti sensibilizuar te gjithe.

E katerta, mbaj mend njehere qe kam hyre te "Peshku", duke u bere debat shume i madh, per nje ceshtje te trajtuar nga GSH. Per shkak te viteve te mia te punes atje, uroj dhe shpresoj (me shume dyshim) ne ruajtjen e pavaresise se asaj gazete, ashtu sikurse punova me pronare italiane.

E pesta, perpara kemi pushime, Relax, relax, relax....shtatori nuk eshte shume larg smiley

e para, e dyta...e fundit:
po t'i lexosh komentet, do kuptosh se 95% jane romuze mes peshqve, pa lidhje me ket shkrimin tat per funksionimin e shtetit/ pushtetit permes telefonit.
 

S'e ditke qe gazetaret - aq me teper kryeredaktoret - nuk lexojne por vec shkruajne?

 E kuptoj, keshtu eshte kur bredh nga nje koment tek tjetri per gjera pa lidhje!!!!

Sa per te hequr merakun smiley , une te kjo tema pata komentuar vetem sepse pashe, qe kishte komentuar njeri, me te cilen me shkon muhabeti e thashe te nderroj dy fjale. kshu qe...

 Ka shume menyra komunikimi. Ti ke zgjedhur ate te pershtatshmen smiley

pershendetje.

po une jam treguar me xhentlemen ketu, i vetmi qe Ju kam uruar suksese ne jeten profesionale

Per shkak te viteve te mia te punes atje, uroj dhe shpresoj (me shume dyshim) ne ruajtjen e pavaresise se asaj gazete, ashtu sikurse punova me pronare italiane.

smiley

Kjo duhet vene tek theniet. smiley

 Xhibi, ndonjehere e them edhe une thenien

anila, nese ke mundesi te me kenaqesh nje kuriozitet: po kur punoje vete 'nga telefoni', te shijonte?

sa per kuriozitet, kam pushuar nga puna vetem 1, sepse iku ne shtepi duke lene faqet e gazetes hapur. Ja te iku dhe kurioziteti

Sa ke hequr me telefon nga puna shoqja Anila?

Po the asnje, ti kam gati emrat.

Koncetracione! Perqendrou!

A ma gjen dhe mua nje pune tek SHISH se kam ngelur keq per leke smiley

mos t'kam peshku ty ndonjehere mo peshkatar? per sqarime, nuk pushoja dot ndokend nga puna, sepse nuk i merrja une ne pune...ama do ishte shume mire ta kisha bere smiley

 Anila,bej nje shkrim ku ngre ne qiell Salen dhe rregullohet ai muhabet,e ka rradhen Alba me sa degjova,Ersin e kam vete ne patronazh,eshte djale i mire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).