roma-cezena.jpg (240×180)Vazhdojnë të dalin detaje gjithnjë e më të hollësishme mbi skandalin e basteve në futbollin italian.

Pas arrestimit të 16 personave dhe hapjes së hetimeve për 28 të tjerë, hidhet dritë mbi një mekanizëm kushtëzimi ndeshjesh që sillte fitime të pamata.

Në këtë sistem bastesh, përveç disa figurash të shquara të futbollit italian si Beppe Signori dhe drejtues klubesh, është përfshirë edhe një grup shtetasish shqiptarë. 

Në dokumentat e prokurorisë ata cilësohen si persona që pasi kanë kryer të njëjtën veprimtari në kampionatin shqiptar, po ndjekin të njëjtën metodë edhe në Itali. Vinin baste me shifra marramendëse, kryesisht në sitet aziatike shumë orë përpara takimeve sepse ishin të sigurtë për rezultatet e ndeshjeve.

Është zbuluar se grupi i shqiptarëve kishte vënë një bast prej 23 milionë eurosh për ndeshjen Padova-Atalanta, gjë që kishte shkaktuar një lloj konflikti me grupet e tjera të përfshira në këtë mekanizëm të paligjshëm, të cilët nuk guxonin të rrezikonin kaq shumë. 

Hetimi që tronditi futbollin italian u hap pasi në nëntor të vitit të kaluar u zbulua që disa futbollistëve të skudrës së Cremonese u ishin futur qetësues në pije për të ulur rendimentin e tyre në lojë. Përgjimet telefonike çuan më pas në zbulimin e këtij sistemi të zgjeruar bastesh të paligjshme. 

14 Komente

 Ver baste dhe shqiptaret ketej, duke arumentuar "jo bleu kete, jo ka kete te demtuar". lol

 

Topka Channel gjithmone ja fut ca lajme sensacionale qe te heqin zarin. Na doli tani qe shqiptaret kane eksportuar krimin e organizuar sportiv ne Itali. Te eksportosh cfaredo lloj krimi ne Itali eshte si te eksportosh rere ne shkretetiren e Saharase. Plus qe italianet kane pervoje te madhe ne fushen e dallavereve, nuk kane nevoje per eksperiencen e bastexhinjve te Superliges.

 Pse genjen qe TCH thote se e kane eksportuar shqiptaret?

Me fal qe te shava TCH, here tjeter do te te marr leje me shkrim. Lexo midis rrjeshtave, mos e merr gjithcka shabllon.

 jo, s'ka asgje per shabllon. Ke thene troc, midis dhe anash rrjeshtave, qe tch thote qe shqiptaret eksportojne hilen ne futboll, nderkohe qe s'e thote. Eshte thjesht genjeshter. S'ke pse e zgjat kot.

Mire daku, vazhdo me idene tende se nuk kam kohe te merrem me kete muhabet. mbec shendoshe.

Une s'e lexova ashtu, por mbase edhe lexova gabim.

Nuk e kane eksportuar shqiptaret krimin e organizuar ne Itali, perkundrazi. Aty thjesht thuhet qe benin pjese edhe shqiptare.  

Per me teper, tentakulat e basteve jane te shtrira e te mire-organizuara nderkombetarisht.  

 Shqiptaret thjesht transportonin parate... me 23 milion euro bast mbi nje rezultat, nuk ka kompani ne bote qe te pranoje ate ndeshje si te vlefshme.

A thua te jet katandis edhe Shabani (Beluli) yne keshtu? smiley

nuk kam Shaban une, ate qe kisha,e bera lanet.smiley

tani ti kthehemi pak temes. futbolli italjan ka vite qe eshte i krimbur, i korruptuar. jo shume larg, 3 a 4 vjet perpara, plasi  skandali Moggi (Juventus). kampionati  kishte vite qe ishte i stisur.  se kush do dilte kampion, ishte terezitur mire, pa filluar kampionati .  dihen keto gjera.  pra kot i ngaterrojne shqiptaret aty, (te cilet shume shume kane luajtur baste),  pasi terthorazi, ashtu le te kuptohet shkrimi; sikur gjoja shqiptaret qenkan protagoniste (sollen metodat e kampionatit shqiptar thote)  ne kete skandal te ri te futbollit italjan, skandalet e te cilit skane te sosur.

ë këtë sistem bastesh, përveç disa figurash të shquara të futbollit italian si Beppe Signori dhe drejtues klubesh, është përfshirë edhe një grup shtetasish shqiptarë. 

Në dokumentat e prokurorisë ata cilësohen si persona që pasi kanë kryer të njëjtën veprimtari në kampionatin shqiptar, po ndjekin të njëjtën metodë edhe në Itali.

 

 

Per kete e kisha fjalen dhe une. Por ja qe me keqkuptuan.

Ore vetem mos ti kete ndodh gje Finit tone pa nami le te behet.

Ne fakt, futbolli sot eshte semur pikerisht nga organizuesit e basteve/llotove.  

Pse çfarë pret ti kur sponsor i ekipeve është kompania e basteve BWIN apo 888 betting etj etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).