f357dbacd0b21ac64d33bd8da1e6fa4f.jpg (640×405)

Ambientalistët, protestë të hënën: Po shkatërrohet fauna, projekti pa leje mjedisore

Fadroma e firmës private të kontraktuar nga drejtoria e rrugëve ka nisur punën prej dy ditësh në Kopshtin Botanik.

Sipas projektit të ndërtimit të unazës së madhe, një pjesë e kopshtit botanik do të prishet, pasi është e pamundur të zhvillohen ndryshe punimet. Ndërkohë që këto punime kanë nisur ditën e enjte dhe do të vazhdojnë më tej, ambientalistët e shqetësuar, të angazhuar dhe duke kërkuar që kjo çështje të mos ketë nota politike, ditën e hënë në orën 11 do të organizojnë protestë pikërisht në zonën e prekur nga punimet për të tentuar bllokimin apo rishikimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili ka hyrë në fuqi që në muajin prill.

Por ekologjistët kanë marrë informacione të tilla që lidhen me një proces jo korrekt. Sipas tyre, punimet nga ana e firmës së kontraktuar janë të ligjshme, pasi është miratuar me VKM, por nga ana tjetër mungon një leje mjedisore për projektin dhe punimet në Kopshtin Botanik.

Vendimi i Këshillit të Ministrave sipas ambientalistëve është i paligjshëm, pasi është shkelur Konventa e Arhusit dhe për çdo vendim që merret me impakt mjedisor, sipas ambinetalistëve nuk mund të merret pa u konsultuar me mjedisin. EDEN, organizatë ambinetaliste ka kërkuar nga donatorët në vendin tonë, nga Drejtoria e Rrugëve, Ministria e Transporteve, Kryeministria të mbajë parasysh se Kopshti Botanik është unik në llojin e tij, pasuria e faunës dhe të gjitha llojet e specieve, të cilat kanë kosto tepër të lartë për t’u mbjellë nga e para ashtu siç është deklaruar si një formë zgjidhje nga autoritetet shtetërore. Nga ana tjetër, një pjesë e Kopshtit Botanik shërben për kërkim shkencor, për mbjelljen e bimëve specifike, të cilat merren dhe përdoren në zona të pashkelura. Është pasuri floristike, botanike, sipas ekspertëve dhe një nga “laboratorët”, auditorë për të gjithë ata studentë, të cilët aktualisht ndjekin studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.

Ambientalistët sqarojnë se për projektin e Unazës së Madhe nuk ka pasur asnjë konsultim dhe projekti nuk është publikuar dhe diskutuar me publikun. Për këtë ata kanë shprehur indinjatën e tyre duke e konsideruar si veprim që mbajti të fshehtë informacionin. Kopshti Botanik i Tiranës është themeluar në vitin 1971. Ai zë një sipërfaqe prej rreth 15 ha. Në të rriten rreth 1.400 lloje dhe nënlloje bimore, kryesisht të vendit tonë. Kopshti Botanik konsiderohet si njësi shërbimi universitar, në varësi të drejtpërdrejtë nga Dekanati i Fakultetit të Shkencave Natyrore. 

10 Komente

 Vendimi i Këshillit të Ministrave sipas ambientalistëve është i paligjshëm, pasi është shkelur Konventa e Arhusit dhe për çdo vendim që merret me impakt mjedisor, sipas ambinetalistëve nuk mund të merret pa u konsultuar me mjedisin. 

A nuk po e kuptoni o njerez, qe nuk pytet mo njeri ne kete ven.......se nuk po e rru asnjoni per kete ven, qe i gjithe ky aparati shteteror administrata, policia, gjykata e ku di une se çfare tjeter, jane vene ne dispozicion te ca njerezve.......te cilet tallin leshte me kete vend dhe me kete popull.......dhe populli une revolucionar punetor dhe vigjilent, ne brigjet e Adriatikut, shkon e i voton perseri?????? 

Hallall o popull, mos bertit shume kur te ta fusin,....... tralin me gjithe pasqyra.........

dhe keta bertasin per nje cope kopesht botanik......hahaha, ne na iku barra e vojit, keta po kerkojne kokrren e ullinit.......

Si mund te merret seriozisht kjo "shoqate" ambientalistesh kur keta nuk dine mire te shkruajne e te lexojne? "Po shkaterrohet fauna"- thone kerricat. Po faunen e keni ne kopshtin zoologjik more koketrashe!!!!

 Nuk e zhvendosin nja 10-15-20 metra me tehu ate unazen e madhe, qe te ngelen te gjitha palet te kenaqur. 

 Nuk ka problem. Nga nji kopesht i madh Botanik, do bejme disa te vegjel lart e poshte. Per ti lulezuar, i lulezon Luli, dora vete.

Kta jane ata qe do sjellin ujin ne Tirane?

Me vjen te qesh me kta ambielistet shqiptare qe thone nuk duan ti japim nota politike. Po ate kopsht nuk po e prish politika?

antishqiptari prishi akademine e shkencave  e jo me kopshtin bimor,,di gje njeri ne ka kaluar genghis khan-i nga alpet tona,,

mos u merzit, se kopshti aty do mbetet...do behet kopsht Betonik

  është shkelur Konventa e Arhusit dhe për çdo vendim që merret me impakt mjedisor, sipas ambinetalistëve nuk mund të merret pa u konsultuar me mjedisin. 

Po kush pyet per Konventa atje aty vendos ve-ke-me-ja njesoj si KZ!

Konsulta eshte nje proces demokratizimi, proces thellimi, mendimi,proces pjekurie dhe veprimi.ne cdo aspekt. Ndersa ne Shqiperi ka vetem "Yyyyyrryshshshshshshs!" Ve-ke-me-ja eshte nje buldozer pa sy pa vesh!

 

Cfare injorance dhe projektesh driteshkurtra!!! Po pse keshtu zhvillohet Shqiperia? Edhe ato pak gjera te bukura qe i kane mbetur t'i varrosim nen beton? Dakort qe kemi nevoje per rruge, por ka dhe prioritete te tjera. Ka pershtatje projektesh, ka adaptim ne varesi te kerkesave te njerezve, ka rishqyrtim, ka zera ekspertesh, alternativa, debate... Une nuk e kuptoj nuk kane dale keta njerez jashte, nuk kane pare si i ruan bota hapesirat e gjelbra, si i zhvillon, cfare te mirash materiale dhe shpirterore sjellin parqet, natyra e mirembajtur, lulet, pemet, zogjte...? Shikoni per shembull kopshtin botanik ne Edinburg ne Skoci:

http://www.rbge.org.uk/

cfare pasurie per qytetin dhe turizmin e tij, per femijet, per te moshuarit, per shkencat botanike, per aktivitetet shkencore e kulturore... per brezat qe vijne dhe qe do kene me cfare te krenohen, me cfare te dashurohen... Ne vend qe te marrim shembull nga vendet me te zhvilluara se ne, ne bejme komplet te kunderten. Shkaterrim, shkaterrim, dhe vetem shkaterrim...

po nuk e perfytyrojne dot si nevoje hapesiren e gjelber

kto thon, kemi gjelberim plot dhe te mburren me pyllin ke liqeni; atje ne fakt te duket sikur kane ardh pemet me nejt mes pyllit te njerezve

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).