Shqiperia ime,

sa e dua kete vend,

se ketu ka ende ngjyra,

Se ketu ka dale edhe sivjet pranvera,

Levrijne cicellonjat ne ullishte,

Zgjohesh ne mengjes prej cicerimes se zogjve

E merr fryme thelle, thelle.

 

Eshte veshtire,

Pasha Zotin eshte veshtire,

Te ngre koken, ne vendin tem,

 

Njolla te zeza ngado.

 

Klithma dhimbje ngado.

 

Njerez te lodhur, ngado.

 

Por une e dua Shqiperine.

 

Ne Shqiperi ka ende ngjyra,

Ka ende njerez qe dashurojne,

Bebe qe lindin.

 

Dhe une, ti, ne

do ta bejme vendin tone edhe me te bukur,

do ti japim me shume ngjyra,

do ti japim shprese femijeve qe lindin ketu,

e ti mesojme njerezit te dashurojne

perseri e perseri.

 

Sepse shpirti yne jane keto gure,

Venat tona jane keto lugina,

Ky det eshte endrra jone,

 

Ne s’mund ta leme Shqiperine te vdese,

Sepse ne vdesim me te…

111 Komente

NJESH 

dhe teper bile

 thx. monda. mundesh mos te vesh fare, fare. edhe minus. as mua s'me pelqen ky lloj angazhimi. do isha me shume per kozmopolitet.

 

av, pa 'ja ktu se t'kallzon monda smiley

Teper shume bile, por s'e lija pa vene se e lashe nja ca here pa vene e pa thene. 

 smiley

 Shqiperia jote...blu natyrisht.Do ta bejme sigurisht, me ullishta e me arrore, me te lumte ajo dore.

 Shkinaks, me pelqen lirizmi yt, romantizmi yt, nje vjershe qe qendron krahas atyre te Ndre Mjedes.....apo Lasgushit, ne forme.....nje vjershe e thjeshte, fryt i nje mendimi te shpejte, dhe me siguri, qe sapo e ke shkruar i ndikuar nga debatet ketu...ndihet paksa fryma e shpirtit rebel, qe shkruan per ta mposhtur kundershtarin me mjete te tilla shprehese, atdhedashurie...

Po Lasgushi shkruante te tilla tema, vetem si proteste ndaj diktatures, ishte me mire qe ta tregonte shpirtin e tij protestues, nepermjet harrreses, apo shkrimit te te tilla vargjeve......

Keto vargje qe ti ke sjelle, jane te vyera per shqiptaret e merguar, te cilet kane mall per memedhene...

Ne s’mund ta leme Shqiperine te vdese,

Sepse ne vdesim me te…

Po sikur ne te kemi vdekur me pare Shkinaks, si do ti veje hallit Shqiperise.....?????

alidemso, rri pash zotin mos hy n'gjynahe te tilla.  Evokim Lasgushi e Ndre Mjeda me kete "gjene" ketu.  Shqiperine po ia shesin me cka mbi toke e c'ka nen toke e ky nanurit cicellonja e miza ne diell. 

Rri pash Zotin.  

Me mire futja nje Konice "(S)shqiptar ... s'te mora vesh asnjehere".

 Shkinkas, na traumatizove. Nuk e kuptoj se si mund ti nderrosh rregjistrat e poezise ne kete menyre. Kjo poezi duket sikur eshte nxjerre nga Revistat Nentori te viteve 50 me Aleks Çaç.

 Rron njeriu i Ri, rron. smiley

 casti, pf. neser harrohet. sa mbesin keshtu! smiley

alidems, momenti. kjo ishte e angazhume, e shkruar bash ktu, bash tani. per me tregu se jo gjithcka eshte mire, po ky eshte vendi im. dhe perfundimisht une e ti do e ndertojme se jemi ktu. bashke me spiritusin. po thjeshte na duhet te behemi bashke dhe te kuptojme se kemi shume me teper te perbashketa se sa dallime, po te duam ti shohim.

 Kemi me teper te perbashketa se sa dallime.....mire e ke thone...po a mund te me besh nje listim te te perbashketave dhe te dallimeve, sipas ideve te sjella ketu tek peshku..... (jo per ato qe ne te dy i dime)

POlitikisht jemi te dallushem, njeri i majte dhe tjetri i djathte....dhe keto dallime jane thjesht ideologjike...me kupton, duhet te jene thjesht ideologjike, nese ka mbetur ndopak ideologji ketu nder ne.......por kur vjen rasti per qeverrisje, qe te dy palet duhet te jemi te perbashket se qe te dy ne edhe perfitojme edhe e hame njesoj, flas per njerez te barabarte.......

Pra kur flasim per taxat i kemi te dy njesoj, kur flasim per rruget po te dy i kemi njesoj, edhe kur flasim per spitalet, edhe ato i kemi te dy njesoj, kur flasim per protestat edhe ato duhet ti kemi njesoj, flasim per protesta qe behen kur preket thelbi i demokracise, kur preket sistemi i te jetuarit, apo i te punuarit, deri ketu jemi dakort...

po pse nuk biem dakort per 21 janarin, se çeshte dikush ketu, qe po thote qe ata te vraret e 21 janarit, nuk u vrane nga garda, po .....etj, (se nuk dua te futem ne diskutime llogje Kavaje....) Kur flasim per procedurat ligjore, pse duhet te kemi mendime te ndryshme, apo se u perkasim partive te ndryshme, dhe ato na edukojne me mbajtje llogore.....A eshte kjo qytatari, apo militantizem?????

Ketu pra duhet te filloje Shqiperia, ketu duhet te fillojme dhe ne.....tek te parit e gjerave me te njejtin kendveshtrim, sa e vlefshme eshte kjo mase per qytetarin, per popullin, ne menyre qe populli, une ti, ata,te mos vdesim para shqiperise....ky duhet te jete dhe thelbi i diskutimeve tona....

A do ta bejme Shqiperine, si do ta bejme, dhe kur do ta bejme.....??????

Kete pyetje shtron me te drejte dhe ti...po pergjigja jone, e sejcilit prej nesh, si do te jete???? me siguri nje pergjigje prej militanti...se keshtu na kane rreshtuar partite, se keshtu na ka edukuar partia meme.......qe na e paska rrenjosur ne gen......

ah mor shkinaks i varfri ti cte ka gjetur.  dihen bindjet e tua politike.  skane per te ta falur.   ti tashme ke ''cen'' ne biografi.  mos u mundo kot te sjellesh poezi ketu.  gjithmone do te te kryqezojne...

 Belul, jo keshtu, mos paragjyko......

une po paragjykoj?!  nuk jam i poezive,  por i lexoj komentet.   nuk eshte hera e pare qe ia bejne keshtu ketij...  me beri pershtypje, prandaj nderhyra.

Belul, me fal i dashur por ajo qe thua ti eshte shantazh dhe shantazh i paster.  BS i thone nga keto ane.  Derrit daje s'kemi pse i themi. Aq me teper qe autori pranon qe ka bere me qellim "poezi te angazhume."   

dale monda dale, se po i ngaterron gjerat. apo mbrojtja me e mire eshte sulmi, thone   ketej nga ne.smiley.   kujt po i bej shantazh?  nje ''keshille'' miqesore shkinaks-it i dhashe, kaq.  ia spjegova alidemsit  mesiper perse.

Fola per vete.  Se s'e kam "kryqezuar" ne ndonje poezi tjeter.  

T'u hodha ne sulm se sulmi eshte mbrojtja me e mire smiley

Poezia njesh dhe pike.  Proza me beterr.

jo jo,  nuk te kisha ty ndermendje kur bera komentin, sinqerisht. por sic thashe (se po riperseris veten.smiley) ca komente  me bene  pershtypje edhe  te poezia tjeter.

 Belul, nuk eshte poezi dhe shkinaks e di kete, eshte nje koment i poetizuar, nje reflektim per ate temen, dhe shpejt e shpjet  e mprefi penen smiley 

Skane faj keta,hajt se do boni dhe ju sallaksit poezi,majeni men ca do ju bojme.

I poshter smiley.  

pse mo,ti nuk ben vjersha,biles une prandaj nuk po nderhyj shume se i besoj komentit tend  se une nuk marr vesht nga keto poezite,por sidoqofte (se kam me ty) me shume rrespekt.

Ti pse ben sikur s'e di se me cfare kuptimi e them "i poshter" ne rastin tend.  Apo per te ngaterru dynjane smiley.

PS: E di vete ti smiley.  

brad, o berishe i vogel smiley, e gjeta kush mi ve njishat ke vjerrshat e mia smiley

Per zotin asnjehere deri tani,po tani e mbrapa o Ramiste e vogel jo njesha por do marrin pirunin e do ta boj vrima vrima kompjuterin,blen Partia te tjere.

smiley po qesh me ze....smiley

 brad, o birish i vogel-thuje tama se i nelet hatri smiley

yes, next time, sa te me dali ne shteg smiley

ate qe dot s'ma jepte kush

PD*-ja ime ti ma dhe

nje vile buze detit plot me rrush

me madheshtoren permbi dhe.

*ose PS-ja; LSI-ja s'quhet, brad, se del i rrokje teper.

po, em, po pse mos thurresh vargje ti, e more vilen ne bregdet smiley...

kam mik, me shpres... PPU connection, quhet.

bota me rrota mer, sot me ndihmon bradi mu, neser un bradin... kshu shkojn kto pun.

 nga sa duket, une e alidemsi do mbesim prape pa vila e pa gje. ju te udheheqjes i rregulloni punet, ne dalim ne miting, po ne fund, ju vilat ne bregdet, na shpi n;parafabrikate te alidemi. smiley

dil ne proteste shkinaks, permbysni emin smiley

Dashke dhe vile zotrote,ty po te mysin per nje poezi,lene mo vilen qe ta sekuestrojne tre here ne dite smiley

 admina ju lutem mi rregulloni xixellonjat se paskem lene nam. i kam lene cicellonja. kush e di ku e paskem patur mendjensmiley faleminderit.

smiley ene do rregullosh shqipnine ti me ket menie qe ke smiley

Hekuran, si tha ajo: mos e luj, se s'ta quj...

ps. lene mer se mir e ke!

 cice-llonja -me cfaje te huaja poezia, ka nota erotike. Si nuk e vuni re dhe Monda smiley

Kush tha mer qe s'e vura re.  S'e lexove me siper togfjaleshin "nanuritje cicellonjash" smiley.  

E kapet juve me vonese smiley.

 tashi po e shoh qe e paska kape edhe monda. po mu me bene verejtje censura e brendshme ketu. hajt mo. 

Une te vura 5 me * per te rregulluar pak biografine.. smiley, sesi me vjen kur i shof ato njishat, nejse kane lezet se do te thote je njeshi.. smiley

 ja dhe kjo u magjeps nga cicellonjat smiley

pse mos kur xixellojne blu ka lezet, romantike.. smiley

 ehe smiley

 Levrijne cicellonjat ne ullishte,

Per Ciljeten e kishe fjalen ?!! smiley

Kot fare! Ku i sheh ngjyrat o Shkinaks?

 

Njolla te zeza ngado.

 

Klithma dhimbje ngado.

 

Njerez te lodhur, ngado...edhe ngjyra?????

Ketu ngjyrat mund ti shtosh vetem me eagle.

Jam e bindur qe kur e ka shkruar kete "vjershe" shkinaksi ka nenqeshur me vete.. smiley do ngelet ne histori kjo vjershe smiley  

 

 ne vetem te fletet e votimit ne tirane kishim 4 ngjyra. imagjino te tjerat. 

shtoji pastaj edhe pallatet qe ka pikturu edi. 

edhe do vende te tjera. ka mundesi plot per me pa ngjyra, po te kemi deshire. 

Ehe, i marrci te ligat daltonizmit te Sales, jalla. 

Si ua fut te tyreve ai, se s'mjaftoi ajo "e flet latinishten si me ken prej Dragobiet" po tani po don me ua mohu ene ngjyrat. 

 Ky det eshte endrra jone- ketu recituesi heq pak ne zemer smiley

Laughing

Me dekonspirove, ma gjete ku me dogji me shume Laughing

jo jo,   kur thote  ''ky det eshte endrra jone'',  shkinaks  enderron  per ate vilen prane detit.smiley

 Shume dobet. Si poezi, them, dhe ja ul vleren edhe mendimit kjo lloj sjelljeje.

Edhe Ben Alia do ta kishte zili si text.

kush eshte ky ben alia mo vlla.

Eshte nje artist i shkalluar qe e fton çani.

Aha eshte ai socialisti qe i bie saksofonit tek Banda e Ushtrise,i ka shku emri,ka bo fushate per PS.

cdmth poezi a angazhuar?

po shihja ne google per 'poezi te angazhuara' por me ra interneti edhe s'po punon me.

 Më patetike se vetë poezia, është qëllimi për të cilin është shkruar. 

Sa gjynaf të përdoret në mënyrë të tillë "logosi". 

 

Sa gjynaf të përdoret në mënyrë të tillë "logosi"

pse na e ofendon "fjalen" o burr i dheut

Λόγος është më shumë se "fjalë". 

Andej vjen "llogjika".  Na, që mos të ngelet qejfi:   Kujdes me fjalën! 

Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

"logo" ne asnje menyre nuk eshte me shume se "fjale". keto jane perralla, dengla te shpikura per te cilesuar supremacine e greqishtes se lashte, botes greke antike ose filozofise... komplet dengla. arabet e para 500-600 vjeteve nuk kishin asnje veshtiresi te perkthenin ato tekste, dhe si te tilla edhe u futen ne evrope. jane dengla poshteruese bile, qe te dale dikush e te tregoje pamundesine e nje gjuhe per te konvertuar terma te nje gjuhe tjeter... dokrra. ofenduese bile. smiley

 bio-logji

gjeo-logji

tekno-logji

logji-stikë

log.

b-log.

log-aritëm.

l-log-ari

log-in.

log-out

 

per "log"(-logbook, - chip-log... ) e ke krejt kot njehere. dhe per disa te tjera, po nuk do i futem asaj.

dhe gjithesesi, do ndjeje nje furtune te brendshme nese do i hyje thjesht fjales "logos" per t'i shpjeguar origjinen dhe etimologjine. dhe dyshoj se ti, sidomos ti, do e nxirrje greke.

dhe gjithesesi, edhe ne kuptimin qe i ke nxjerre ti, absolutisht qe nuk do kishte fare problem sikur ne vend te "logos" te perdorej "fjala". prandaj me vjen pakez turp qe te degjoj keshtu gjerash nga ti.

you should come back to be the one i've known you for. smiley

 mos u bëj biased ndaj grekëve të vjetër. Kanë patur një kulturë të gjerë + demokraci që para 2500 vjetësh. respect to them. 

 

 

not really. smiley

dhe asnje gje nuk u ha atyre kodosheve. kurren e kurres nuk do pranoja te isha biased. jam biased persa i perket vemendjes; mbi gjerat qe me do zemra, por jo nga gje tjeter. smiley luftoj per kete gje, e kam mision. smiley

Zotrules, ka mundesi te japesh nje argument se pse "logos" duhet trajtuar thjesht si "fjale?" Me sa di une "logos" eshte jo vetem fjala, por edhe nje realitet pertej fjales e qe mund te mos jete zbuluar ende nepermjet saj, edhe rregullat e perdorimit te fjales, kushtet e shfaqjes se fjales, kufinjte e fjales, krizat qe mund te kete fjala me vetveten, e rrjedhimisht abiset gjuhesore qe mund te dalin ne pah fal ketyre krizave, etj, etj. Por ndoshta e kam gabim. Ndoshta "logos" eshte thjesht "fjala" dhe pike. Ndoshta thjeshtesia eshte virtyt ne kete pike. Por a mund te me shpjegosh se c'lidhje ka virtyti ketu nese ka ndonje lidhje fare?

 

nese nje realitet i tille egziston, qe te mos egzistoje vetem ne mendjen tende, duhet qe te bindesh se dhe fjala e mbulon ate term. nese logosi e mbulon greqisht, edhe fjala shume mire e mbulon shqip.

por shpesh here, situata te tilla(terma te tille) mbijetojne vetem ne mendjet e njerezve.

ka dhe kompleks inferioriteti aty, se paradokse te tilla nuk krijohen vetvetiu. smiley

 aman o zoto... aman o burrë... 

e provoi Noli, apo Naimi që fjalën "gjeografi" t'a kthente në "dheshkronjë" s'nuk!! Nuk del gjë. Ai është një proces i nisur që në lashtësi, si rrjetë merimange, thurr qendrën edhe shpërhapet pastaj dhe i mbulon të gjitha fushat. 

ndaj kujt është kompleksi i inferioritetit një herë? 

shif të të shpjegoj "logosin", të parin fare... lidhja është midis "logos" -fjalë dhe "logos" llogjikë. Këto të dyja bashkohen në ART. Në poezi, muzikë, pikturë. fjala, shprehja, përputhet me mendjen. 

Kritika ime ishte këtu: njerëz, që pretendojnë në këto anë të jenë poetë, shkrimtarë, e përdhosin fjalën, duke përdhosur "logosin-llogjikë". 

Si do e thuash ti këtë më lart "në shqip"? 

 

ndaj kujt është kompleksi i inferioritetit një herë?

Ndaj asaj, qe mund te kishe qene, sikur ta njihje "fjalen" per te tille. imazh i papranueshem per ty tani???

fjala do te thote edhe logos, edhe llogjike, edhe shkence.

nuk do te thote ashtu, vetem ne mendje te dikujt; psh, tenden, tani.

sikur t'i futeshe fjales vetem nje shkalle me thelle, te pakten do kishe kuptuar sa e rende eshte si fjale, edhe ne shqip.

se ka fjale te dhene, fjale te mbajtur, fjale te sajuar, fjale te urte, e shume, e shume te tjera; po kaq te ndryshme nga njera tjetra... e vetem ne nivelin e pare kjo gje; imagjinoje te futesh ne te dytin, tretin....

solle shembull shume te dobet te Nolit. normalisht qe shqiperimi i nje fjale tashme shqip, nuk mund te jape ndonje rezultat aq bombastik. - gjeografi.

nejse. po e mbyll me kaq, se nuk dua qe te humbisni durimin dhe te beheni me nerva. sepse edhe do me vinte keq sikur te me quanit nacionalist te marre ketu. smiley

 E=mc2, a=a, etj, jane logos, por jo fjale, dhe mund te kete me mijera e milionera fjale qe t'i vijne verdalle per ta shprehur, por qe sa do fjale te perdoren, sa do te rafinohet fjala, nuk mund te shprehet ky logos me mire se sa me ato formulat qe nuk jane fjale. Nje kompozim i Beethovenit a i John Cage, nje balet nga Gjovalin Prelocaj, nje pikture e Enkelejd Zonjes, nje film pa ze nga Charlie Chaplin, kane nje logos te caktuar, por qe nuk mund te shprehen me fjale me mire se c'jane shprehur nga vete kompozimi, koreografia, piktura apo filmi. Me qe jemi tek mendja, eshte ne mendjen tende barazimi mes fjales dhe logosit, dhe po ne mendjen tende refuzimi ndaj faktit se logosi ekziston edhe atje ku fjala nuk ka as mundesi kuptimi, as mundesi perdorimi, e as mundesi ekzistence. 

 Unë nuk po të them që "fjala" nuk ka vlerë. Fjala ka vlerë, POR nuk është "logos". 

Madje fjala, nuk duhet të jetë logos. Edhe puna e gjuhës shqipe, nuk qëndron në "paaftësinë" për të përkthyer një fjalë që është mbrujtur në një tjetër sistem llogjik edhe konceptual.    Fjala ka veçantinë e vet, sigurisht. Edhe thellësinë e vet, poashtu. Ama logos nuk është. Tentativa për t'a barazuar logos-in me fjalë-n, është kompleks inferioriteti.   Ç'punë ke ti psh, që të vësh veten në siklet se a e përkthen dot shqipja logosin?Logos merret siç është. And move on. Ndërsa me fjalën, duhet shumë punë. Duhet kalitur, ujitur, prashitur etj.  ***Zoto, mua më pëlqejnë dallimet midis gjuhëve. E di si i thonë "lules së ballit" grekët? I thonë "dhoksa patri". E di ça do të thotë? "Lavdi Atit". E di pse i thonë kështu? Se kur bëjnë kryqin e thonë "lavdi atit, birit e shpirtit të shenjtë", lulen e ballit me tre gishta e prekin tek shprehja e parë.  Çfarë vërehet këtu tani? Që koncepti si e përdorin grekët është i llojit metafizik. Një shenjë fetare, i dha kuptim një shenje trupore. Ndërsa shqiptarët, e krahasojnë atë pjesë të ballit me lule. Dmth jemi popull më bukolik ne, më natyror, më pagan.  Kapish?  gjuhët e ndryshme, janë mënyra të ndryshme të kuptuari dhe të konceptuari. Zgjerojnë kapacitetin e mendjes. POR!!! Janë të ndryshme. 

miremengjes ore... smiley

1. fjala = logos. 100% ne ato kuptime qe e merr ti logosin. pastaj eshte pune e grekeve te dalin te punojne per te barazuar logosin me fjalen.

2. logos nuk eshte mbrujtur ne nje sistem tjeter.

3. togfjaleshat jane gje tjeter. lule balli. smiley kane "balle" greket??? se mbase dhe nuk kane... ne togfjalesha pastaj futet kultura e ndryshme, mentaliteti i ndryshem. shih psh lulen e ballit. ose beben e syrit e shume e shume te tjera... shumica jane te ndryshme; asnje(shume pak) kombinim nuk eshte i njejte. Po kjo eshte tjeter gje. Lule e ballit mund te jete shume me e re se lavdi atit, ne perdorim... dhe lavdi atit, mund te jete shume fare e re ne perdorim si lule-balli. pushket kane dale vone, keshtuqe... smiley shenja fetare i ka dhene emer nje pjese te trupit kur greket dergjeshin ne injorance. shekulli i 19, me shume gjasa. keshtuqe, asnje lloj krediti nuk ka metafizikja, filozofia, etj etj etj. ka merita, injoranca, ose sarkazma, ose ironia, ose aftesia e nje populli per te bere humor. shume faktore Oranje...

Ju dini qe logos mbulon ato dy kuptime, sepse ashtu jua kane mesuar, ashtu ju kane thene. nese do ju thoshin qe ne vegjeli qe fjala poashtu mbulon ato dy kuptime; sot nuk do kishim kete lloj dialogu. apo jo? Dmth, gjithe ky muhabet eshte per nje llaf goje. dhe tekstualisht per nje llaf goje eshte.

kembet ne toke tani. smiley

ne fillim ishte fjala. dhe fjala ishte prane perendise. dhe fjala ishte perendi. smiley ka 2000 vjet qe ky varg i mungon popullit tone. smiley

 gjes.

Po të komentoj vetëm këtë:

Ju dini qe logos mbulon ato dy kuptime, sepse ashtu jua kane mesuar, ashtu ju kane thene. nese do ju thoshin qe ne vegjeli qe fjala poashtu mbulon ato dy kuptime; sot nuk do kishim kete lloj dialogu. apo jo? Dmth, gjithe ky muhabet eshte per nje llaf goje. dhe tekstualisht per nje llaf goje eshte.

Jo ore. ahahaha. "logos" është një proces i tërë, i kalitur dhe kultivuar që nga lashtësia. Nuk kanë dalë për një llaf goje shumë prej disiplinave shkencore prej logos-it.  është e habitshme të mendosh se ti vërtet beson që dallimi midis të dyjave është çka na kanë mësuar që të vegjël. Shumë e habitshme.  më kujtove këtë pjesën: http://www.youtube.com/watch?v=ytqe7_OlQPw Zoto, duhet të jemi më proaktivë, embrace the culture. Any culture. Vetëm kjo që është e pakufijshme.  

jo.

PS: prandaj nuk doja te jepja shume komente ketu oranje. une dal mendjengushte, sepse nuk pranoj supremaci te nje gjuhe apo mendimi mbi nje gjuhe apo mendim tjeter.

aspekti filozofik eshte ai qe duhet te te kish mesuar tamam mbi kete gje. logosin nga ai aspekt po e analizon, ndersa fjalen... varja; jona eshte; cfare dime ne...

shkencat qe permend zotrote me prapashtesat "logos", cdo historian e di qe nuk jane shpikur per here te pare ne Greqi. prandaj, nese do marresh aspektin filozofik, tamam tamam, duhet te shohesh minimumi, mangesine e leksikut grek per te perkthyer termat indiane, egjiptiane, babilonas... ose perkthimin e sakte te tyre, cka do te ngrinte ne te njejtin nivel edhe ato gjuhe. dhe nese ata arriten te perkthejne ashtu, edhe ne mund te perkthejme ashtu. keto jane perrallologji.

nuk besoj ne supremacine e asnje gjuhe, qofte ajo prehistorike si e jona, qofte antike si greqishtja e lashte, qofte klasike si latinishtja, qofte "bastarde" si anglishtja(psh, por jo ne kuptimin e keq). mund t'i jepja shqipes pak me shume kredit, sepse ajo gjuhe ma cliron mendimin ne gjithe fuqine e tij, por kjo nuk dmth qe anglezit nuk i shkakton te njejtin efekt anglishtja, e grekut greqishtja...

ne nje diskutim pastertisht "shkencor", ky debat do mbyllej me nje shfletim fjalori. une aty humbas argumentin ndersa ti humbet fjalen. smiley

 ne nje diskutim pastertisht "shkencor", ky debat do mbyllej me nje shfletim fjalori. une aty humbas argumentin ndersa ti humbet fjalen. Smile

e bukur kjo. 

Po jo shumë e saktë. Unë fjalën e respektoj, jashtë mase. Edhe e shkruaj siç duhet, siç e sheh. Me të gjitha shenjat e alfabetit. 

Po çështja kryesore është këtu: greqishtja e zëmë është misër, shqipja grurë. Ato mund të krahasohen, se janë drithëra të dyja. Po nuk ka ndonjëra supermaci ndaj tjetrës, në kuptimin "teorik". Në kuptimin praktik, misri ka mijëra vjet që ujitet, krasitet, prashitet. me një fjalë KULTIVOHET. 

Gjuha jonë, nuk është pa kapacitet, po nuk është e kultivuar. E kupton dallimin? Është ajo që anglishtja i thotë "potential". 

Unë jam me atë që, njeriu ashtu si dhe gjuha, duhet të kultivojë veten. E të shpërfillë kufijtë nacionalë në këtë pikë. Një shqiptar i ditur është një milion herë më i vlefshëm se një injorant. Madje ne këtë vuajmë sot. Prangat e injorancës. 

po ta bej une kultivimin mu` para syve. ti nuk do ta lejosh. fjala mbulon cdo kuptim te logos. kultivuar.

kjo fare misri mund te mbije dhe te jape kallinj. ti me thua: nuk eshte miser.

 Une e mor vesh qe ti do ta vazhdosh kete muhabet vetem me Oranje, por degjo ndonjehere ndonje llaf ta haje dreqi. Fjala nuk mbulon cdo kuptim te logos, sepse logos ka edhe aty ku nuk ka fjale. Heshtja eshte logos, por jo thjesht heshtja negative, heshtja qe vjen si rezultat i fundit te fjaleve, se edhe ajo fjale eshte, por nje tjeter lloj heshtjeje, nje heshtje primale, nje heshtje qe ekziston perpara se fjala te ekzistoje. Mos e ler te te duket shume poetike kjo. Shembujt t'i dhashe. Tjeter gje eshte a=a, dhe tjeter gje eshte fjala. Logosi ben dallim mes shenjes dhe fjales. Nuk jam dakord me Oranje psh, qe thote se fjala nuk eshte logos. Fjala eshte logos. E gjitha, edhe ajo fjale qe eshte pathos, ethos, apo cfaredo, logos eshte. Puna eshte qe logos nuk eshte vetem fjale. Imagjino nje diagram Veni. Rrethi i madh i jashtem, nje rreth pa perimeter, po qe se lejohet paradoksi, eshte logosi. Brenda ketij rrethi eshte edhe fjala, por fjala nuk e mbulon dot te gjithe kete rreth. Nje pjese e ketij rrethi te madh qe eshte logos, qendron pa pasur nevoje per fjalen. Muzika, t'a haje dreqi, eshte logos, por jo fjale. Te thuash tashti se gjithe logosi eshte fjale, pa u perballur me pare me muziken si kundershembull, eshte te kembengulesh ne hava, eshte te injorosh bashkebiseduesin. Bujrum ore injoroje, por nuk pi uje argumenti po nuk mori ne konsiderate kundershembujt. Sa per Gjonin 1:1, ta perkthesh "ne fillim ishte fjala" do te thote, ironikisht pas gjithe kesaj kritike ndaj helenizmit, te biesh pre e helenizmit. Eshte perkthim i pasakte. "Ne fillim ishte komanda," por jo fjala. Ketu trashet muhabeti, sepse fjala eshte apofantike, ndersa komanda jo: "hape deren" nuk ka vlere te vertete apo te genjeshtert. Nejse, qe mos dal nga tema, te duhet ndonje lloj perkthimi i muzikes ne fjale salva veritate ne menyre qe te thuash se gjithe logosin, apo ne kete rast logosin muzikor, e mbulon fjala pa ia humbur kuptimin. Perndryshe keq me vjen por nuk ke argument por kokfortesi. 

u dini qe logos mbulon ato dy kuptime, sepse ashtu jua kane mesuar, ashtu ju kane thene. nese do ju thoshin qe ne vegjeli qe fjala poashtu mbulon ato dy kuptime; sot nuk do kishim kete lloj dialogu. apo jo? Dmth, gjithe ky muhabet eshte per nje llaf goje. dhe tekstualisht per nje llaf goje eshte.

plotesisht dakort zoto ,le ti hedhin nje sy edhe a.koles e te mos lexojne vetem paparigopulon

Po nuk e mbulon pra "fjala" ate term. Te thuash gjuha, hajde de, por as gjuha, sepse ndodh qe te shfaqet nje fenomen i ri, me nje logjike te veten, por per te cilin fjala nuk ekziston. Logosi po, por jo fjala. Fjala eshte ne logos, ndodhet ne logos, por logosi nuk perbehet vetem nga fjala, por edhe nga fenomene qe jane paragjuhesore, si psh, marredheniet e njeriut me kafshet kane nje logos te caktuar, por qe nuk mund te shprehet nga fjala, apo marredheniet e njeriut me konceptet apo nocionet, kane nje logos te caktuar por qe nuk eshte e thene qe fjala te jete krijuar ende per ta shprehur kete marredhenie. Nuk eshte ceshtje e te qenit vetem ne mendjen time, apo thjesht subjetkive. Perkundrazi, te thuash se "logosi" eshte "fjala" do te thote te biesh pre e nje perfaqesimi dyfish subjektiv, ne rradhe te pare do te thote te pranosh se kush zoteron fjalen zoteron logosin, pra anthropocentrizem, dhe ne rradhe te dyte, te rrezosh nje konvencion mijeravjecar per hir te nje patriotizmi puritan gjysem te pjekur gjysem te djegur, pra shqiptarocentrizem. Anglezet qe nuk i thone fjales "fjale," por "word" nuk kane logos, apo nese kane, nuk mund te kete pika takimi me logosin shqiptar, sipas teje. Nuk eshte ceshtje inferioriteti kjo. Eshte ceshtje praktike, qe vetem nje lloj puritanizmi radikal do e vinte ne dyshim, por qe gjithsesi, cfaredo qofte thelbi i "logosit" do humbiste.

Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

komplimente, poezi e bukur.

 Mat ,

duhet me e pranu pa shume komente qe shnikasi me kete poezine per ylberin dhe sidomos per ate poezine per Amarildon qe mori flamurin duhet me qene i pari ne antologjine e poeteve te ketij viti. Ta ka kalu dhe ty bile smiley

Admin,

me gjithe respektin pse je kaq i/e poshter ? Nuk gjen dot menyre tjeter ? smiley

gud xhob shkinaks. aj llajkd it.

nje verejtje:

cicellonja? - nuk e kuptoj. (xixellonja?)

do ti japim me shume ngjyra... - do t'i.

do ti japim shprese femijeve... - do t'u japim shprese (atyre - u)

e ti mesojme... - e t'i mesojme...

.......................

shume e mire. me pelqeu. smiley

sa më pëlqejnë cicëllonjat.. varianti sipëror i pi*këllonjave

gjithsesi, pas dëshpërimit ekzistencial të shekullit të njëzetë ka ardh një agim i ri. Koha e gëzimit ekzistencial. Pa esencë.

gaudio ergo sum

et semper coca cola

 "Koha eshte e maskarenjeve, por Atedheu i Shqiptareve." ~ A. Podrimja  

Në përvjetor të ditlindjes tënde
Ke plot dhurata mbi tavolinë,
Po midis tyre një derr i vogël
Feçkën lëviz dhe hungërrin.
Po midis tyre një derr i vogël
Lëviz dhe hungërrin

(Refreni)
Leht e leht përqark, derri rrotullohet
Vemi anembanë, i trembur po zgjohet
Një qesh e sokëllin, një qan e ulërin
Shqipëria jonë kështu është
Një qesh e sokëllin një qan e ulërin
Shqipëria jonë kështu është

Rrugëve me gropa nëpër kanale
Në parlament zyra partish
Në katër anët bëhet rrumpallë
Prish edhe ndreq, ndreq edhe prish
Në katër anët bëhet rrumpallë
Prish edhe ndreq dhe prish

http://www.fajtori.com/tread.php?al=Këngë_Humoristike&k=Dhuratë%20për%20ditëlindje

Dallendyshe sqepgjilpere
Faqekuqe bishtgershere
Cili vend te eshte dukur
Ne gjithe boten me i bukur?

Me e bukur o femije
Eshte nena Shqiperi!

 

Vjershe nga kopshti me dreke 37 ne kohen e RPSSH.

Shkinaks, eshte dash me na ba nji nder te gjitheve, kthehu prape ne Itali, qe te te vije frymezimi, se mesa shoh muza t'paska cof...

.

 ruhu nga bariu kur e shef ashtu te dehur

ka kaluar nat te keqe dhe muskujt i ka te ngrehur smiley

megjithmend, cpaten me to?!  emo,  meqe te shoh edhe jemi brenda temes (supozohet.smiley),  kam konstatuar,(nga kenget shumta dhe ligjerimet  e popullit),  qe çobanet apo barinjte kane bere namin  ne dashuri, uje te zi i kane nxjerre.smiley.  dmth te ishe çoban aso kohe, kishe nje lloj statusi.  sukses i garantuar.  po tu besojme kengeve te popullit natyrisht.

ndonje mendim?smiley

tema e gabuar, belul. tradite e peshkut bejtja, por duhej tjeter vend.

sa per cobanet, them qe kane ndikuar shume gjera: romantika e natyres, shpirti i shtegtimit, vetmia dhe meditim i gjate, ushqim natyror plot kalori, ajer i paster dhe levizja gjithe diten...

e drejte e drejte.  a po,  nga keto qe the ,une do shtoja edhe mospasja e ujit ne shtepi  ka luajtur goxha rol. vajza shkonte e vetmuar me bucelen ne krah  diku larg te proi qe zakonisht gjendej i menjanuar ne nje koder apo pyll, pikerisht aty rrotull kulloste kopeja.....

 

Ti je ilaci Cobanit.. (grupi Pilurit)

O perkarshi detit te kalter
Ndenja te shplodhem njecike
Ti je si nje zog i shkathet
xixa c’me leshuan siteeee

O ne te marca moj Manushaqe
S’dua doktor e ilace
O mos u nxit o zog i shkathet
bregu eshte moj vend i ashper

O me te celur te bajames
dola anes detit shkova
shkova vola moj Manushaqe
dora mu mbush me limona

(pjesa tjeter detyre shpie)

 

.

 O Sol çer tregon kjo pika .

mejtim

veri naaaaaaaaaaaaajs... smiley

A ju ka dal dielli sivjet apo ala jo?

te na vini anes se jemi si kokrra e thanes. dje dhe sot=24 ore qe ka rene shi brenda nje muaji te tere... dhe neser ka per te qene nje diell maskara, dhe ky muaj ka qene nam gjithashtu... qe gjithsesi busho... vendi im eshte Shqiperia. me ate mburrem se me ate dhe me shajne. me kupton?

Maj men, nga 2007 besoj, boris kok lakren kur thosh se duhet te djegim sa me shume qymyr qe te japim kontributin tone per ngrohjen globale ne menyre qe ne te jemi Xhamajka e re smiley 

Ka ca bare anash lumit, ne Chiswick...

nuk e di. boris eshte i shkalluar. di te them si mban koha ne kohe reale. sot ka rene shi deri nga ora 12. neser pres diell te fuqishem ose bej greve. meqe me pyete. smiley

morniiiiiing!Big GrinBig GrinBig Grin

what do you know??? Sunny it is! Big Grin just like i said!!!

Big GrinBig GrinBig Grin

morning,coffee time (or tea time) smiley

sot jam bere telef. smiley por dielli me ka buzeqeshur. smiley

Shqiperi

kur edhe peshqit ta kthejne barkun, e ta ç'kthejne shpinen

 thenk ju, per fotot. and sorry

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).