Eshte quajtur nje nga artistet e rinj me te talentuar duke kaluar ne top hite kengetare te njohur si Kate Perry and Rihanna...

Love 2 U Baby

When she turns 18

I am in Love

29 Komente

I zakonshem.Tip Gaxhe ne anglisht.

 Ko kenga e dyte si e degjuar, e kendon nje goce ne anglisht.....kush ka bo plagjature kujt.......

Tip komercial,mgjth mua s'me duket aq keq ..lezetshem smiley

Per rrymen e vet eshte shume mire.

 

p.s

Ja nje qe ka shkuar ne Amerike e ka bere me shume se te rrije te peshku. lol

Ka lindur ne Amerike. Christian Berishaj.

 Bravo i qiofte, edhe pse paska defekt lindjeje kete mbiemrin.

sikur i ngjan pak ketij ky, apo me duket mua?

me fal, po nuk mund te jesh pak patriot e ta duash vendin tend? po ja ky kengetar shqiptar po ben historine e tij, e prandaj po ben edhe ehistorine tone. suksesi i tij edhte edhe suksesi yne smiley. se mos na e shani edhe jevg smiley se sikur i pashe ca tendenca.

 Eshte zili. Ka emigrante qe ikin te bejne dicka dhe bejne dicka, ka emigrante qe shkruajne ne peshk dhe kujtojne se bejne dicka. smiley

po c'eshte keshtu? ketu po u sha kadareja plas lufta e trete, kur guxon dikush te ndrise ne nje lloj perpjekje jashte shqiperise a brenda saj i pervishen te gjithe. edhe se pse me eshte krijuar pershtypja qe ky kengetari paska tendenca te deklaruara si i djathte. ndoshta kjo eshte arsyeja, qe shume nga te rinjte qe nuk kane lidhje me te shkuaren e synojne te ardhmen por ama jane te djathte, sulmohen padrejtesisht. ja ky eshte nje rast.

morsa, m'pelqen kjo teoria jote.  por pse iu pergjigje postimit tim  (ta them edhe njehere: une nuk e shava ate),  kete se mora vesh une.  s'shoh asnje lidhje..

ta kam te shabllonizimi i shijeve beluli. kemi rene padashje ne nje lloj standarti. dmth, ja e quan dore gershera - perse, se ngjajne te dy pak te ngjyrosur, se jane te zbehte, te vetmuar, te deshperuar, se njeri la lesht per te shkuar deri aty ku eshte, e tjetri qethte lesht. e keshtu. ne njerfare menyre mua me duket si tendencioze. por ndoshta e kishe krejt si shaka, e une te kthej te faluren smiley.

 grunge, po pse vella, vetem ata qe shkojne jashte duhet te punojne, po ne mrena çar te bojme apo te rrime ne peshk e te dredhim zinxhirin....eheheheeeee

lool smiley

dakord. e pra eshte kjo e fundit.  kur pashe foton e ketij, me erdhi  ne mend Eduardi. pune impresioni,kaq.smiley

 kjo lloj muzike, nuk eshte muzika ime ne fakt, por kjo eshte ceshtje shijesh.  ketij djalit i uroj suksese te metejshme.smiley

kjo lloj "muzike" beluli ndoshta nuk hyn fare te muzika. por ne, as mua nuk me pelq hic, por meqe nuk gjykojme britnin me ata cunat e tjere per qejf nuk kemi pse kete tonin smiley.

pervec vetullave dhe duarve ,i ngjan cik Eduartit  smiley

Ne shqiptaret jemi gjithmone kritikues ,boll me kritikat ,te veme ne pah anet e mira .Fundja ,c'fare ka Justin Bieber me shume nga ana profesionale smiley

po ato te tjeret take this e take that, e timberlaku e dajaku, po pse xhanem nuk eshte gje se ngjan si aktor nga ato te filemit italian te atyre viteve 60 70, apo thjesht se eshte shqiptar.

nuk eshte e lehte te cash ne boten e artit ,prandaj duhen perkrahur ata qe e marrin inciativen .............se nuk eshte ne shijen tende ,s'do te thote se eshte keq smiley

 urime dhe sa me lart ne top-charts

miredita evribadi. smiley

titulli???

kaq keq paskemi mbetur saqe cdo gje duhet patjeter cilesuar me kombesine "shqiptar"???

a nuk mund te fillohet me emrin e artistit? a thua se cau perpara per shkak se ishte shqiptar?

nejse, urime djaloshit.

cfare dmth "christian tv"? smiley

haj venus smiley

 

 Ne mos gaboj, kete kengetarin, ma kane zene syte tek kanalet muzikore. 

Ne radhe te pare eshte i vetmi kengetar Shqiptar qe ka mundur te hyje ne chartet Amerikane...Keshtu qe mendoj se duhet te vihet ne dukje kombesia. E dime fare mire se sa kengetare Shqiptare u nisen drejt tokes se bekuar dhe u kthyen te zgenjyer..Shume shume kenduan ne ndonje dasem alla Shqiptarce ne Restorantet "Italiane"(me pronare Shqiptare) ne SHBA.

Tani le te kthehemi tek ky djali(Christian Berishaj)...Megjithese llojin e tij te muzikes une nuk e pelqej, vlen te theksohet se videot dhe muzika qe krijon jane teper profesjonale(ne llojin e tij).Per mendimin tim per moshen qe ka eshte artist i kompletuar...Pak biografi nga Web:

Babane e ka pasur biznesmen te fuqishem ne Real Estate(Nick Berishaj),keshtu qe nuk ka pasur probleme financjare.Ka studjuar muzike qe ne nje moshe te vogel dhe moshen 12vjecare filloi te punonte me programe profesjonale per DJ si pro tools dhe filloi te kompozonte kenge...Ne moshen 18vjecare krijoi Grupin Love Arcade.(Grup qe krijoi sountrack per American Pie, Beta House).Menjehere ju ofrua nje kontrate me Atlantic Records dhe njekohesisht refuzoi nje kontrate me Sony Records. Gjithashtu ka bashkepunuar me grupe te njohura si Backstreet Boys dhe Black Cards , nje grup i krijuar nga Basisti i grupit te njohur Fallout Boy, Pete Wentz dhe vokalistes brilante Shqiptare Bebe Rexha...(Nje emer tjeter Shqiptar qe po shkelqen ne arenen muzikore)

 

 

Pete Weitz me Bebe Rexhen.....

Beating in my chest(Demo)

Dominoes

 

 

 

bravo mer, ca te thush tjeter

Peshku qeka mush plot me adoleshente smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).